Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhja e
Përmbledhjeve
Përmbledhje përgatitur nga
Shtëpia Universale e Drejtësisë
1963-1990
- Gratë 1
- Jeta e familjës 31
- Muzika 51
- - Ndalimi i pijeve të dëmshme 57
- Nje jetë e ndershme dhe e shenjtë 64
- Njerëzit e shquar 76
- Opozita 90
- Paqja 98
- Përsosmëri në të gjitha gjerat 127
- Radio 138
- Rinia 140
- Ruajtja e Martesave Bahá'í 155
Kopje e recensuesit
GRATË
Janar 1986
Përmbledhur nga Departamenti i Kërkimeve
të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Pasqyra e lëndës
I. Koncepti Bahá'í i barazisë 1
II. Roli i edukimit dhe i zhvillimit të grave. 10
III. Aplikimi i barazisë në jetën familiare 13
IV. Gratë në botën në përgjithësi 18
V. Rritja e zhvillimit të grave 22
VI. Bibliografi 29
I. Koncepti Bahá'í i barazisë
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2092. O BIJ TË NJERËZVE! Nuk e dini pse ju kemi krijuar të gjithë nga i njëjti pluhur? Që askush të mos e lëvdojë veten mbi tjetrin. Peshojeni gjithnjë në zemrat tuaja sesi jeni krijuar. Derisa Ne ju kemi krijuar të gjithë nga i njëjti brumë, ju takon të jeni të barabartë si një shpirt i vetëm, të ecni me të njëjtin hap, të hani me të njëjtën gojë dhe të banoni në të njëjtin vend, në mënyrë që nga qenia juaj më e thellë, me bëmat e veprat tuaja, të dalin në pah shenjat e njëshmërisë dhe thelbi i shkëputjes. Kjo është këshilla Ime për ju, o tubim drite! I vini veshin kësaj këshille, që të fitoni frytin e shenjtërisë nga pema e lavdisë së mahnitshme.

(Fjalët e Fshehura, nga Arabishtja, #68)

2093. I lartësuar, i lartësuar pafundësisht është Ai i Cili i zhduki ndryshimet dhe e vendosi harmoninë. I lavdëruar me lavdi të pafundme është Ai i Cili e pushoi mosmarrëveshjen dhe dekretoi solideritetin dhe unitetin. I lavdëruar qoftë Perëndia, Penda e Më të Madhit që i hoqi dallimet ndërmjet shërbëtorëve dhe shërbëtoreve të Tij dhe, nëpërmjet favoreve të Tij të përsosura dhe mëshirës gjithëpërfshirëse vendosi mbi të gjithë rangun dhe gjendjen të së njëjtës lartësi. Ai ua theu shpinën imagjinatave boshe me shpatën e ligjërimit dhe i shmangu rreziqet e fantazive të kota nëpërmjet energjisë devijuese të fuqisë së Tij.

(Nga një tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2094. Ky i Keqtrajtuar e dëgjoi zërin tënd dhe atë që gjuha jote e brendëshme dhe e jashme e shqiptoi në lavdërim të Zotit tënd. Për drejtësinë e Perëndisë! Ato që zotërojnë njerëzit, dhe thesaret e tokës, dhe ato që janë pronë e mbretërve dhe e sundimtarëve, nuk barazohen në këtë ditë me këngën e lavdërimit të Tij. Zoti i Mbretërisë dëshmon lidhur me këtë në këtë moment të lavdishëm. Dhe me ta dëgjuar rënkimin dhe vajtimin tënd, Ne po i përgjigjemi me një Tabelë që thërret në mes të qiellit dhe tokës duke të përmendur ty me fjalë që e pakësojnë atë që u shfaq prej teje në dashurinë e Tij, në shërbimin e Tij, në kujtimin dhe lavdërimin e Tij. Dhe Ai e nxorri prej gojës tënde besimin tënd tek Ai. Ai është me të vërtetë Më Bujari, Më Zemërgjeri. Nëse ti e dëgjon me të vërtetë atë që t'u shfaq nga Penda Ime Supreme në këtë moment, ti do të fluturosh me krahët e zellit në qiellin e dashurisë për Zotin e Ditës së Besëlidhjes dhe do të thuash gjatë të gjitha ditëve të jetës tënde: Falenderimiet qofshin të tuat, O Ti, Dëshira e botës, dhe lavdërimet qofshin të Tuat, O Ti i shumëdashuri i njerëzve të logjikshëm. E gjithë ekzistenca qoftë sakrificë në favorin tënd dhe gjithë ç'ka qenë e çdo të jetë qoftë peng për Fjalën Tënde. O Ti i keqtrajtuari në mes të njerëzve të armiqësisë, O ti në dorën e të Cilit janë frerët e të gjithëve në qiell dhe mbi tokë...

Në këtë Ditë Dora e mirësisë hyjnore i hoqi të gjitha dallimet. Shërbëtorët e Perëndisë dhe shërbëtoret e Tij shihen në të njëjtin plan. I bekuar është shërbëtori që arriti tek ajo që dekretoi Perëndia dhe që lëviz si gjethja sipas flladeve të vullnetit të Tij. Ky favor është i madh dhe kjo pozitë është e lartë. Bujaritë dhe dhuratat e Tij manifestohen dhe janë të prnaishme gjithmonë. Kush është në gjendje të ofrojë mirënjohjen e duhur për dhuratat e Tij të njëpasnjëshme dhe favoret e vazhdueshme?

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

2095. Për Jetën Time! Emrat e shërbëtoreve që i janë përkushtuar Perëndisë u shkruan dhe u parashtruan nga Penda e Më të Lartit në librin Ngjyrë vishnje. Ato ua kalojnë burrave në sytë e Perëndisë. Sa të shumtë janë heronjtë dhe kalorësit në beteja që janë privuar prej të Vetmit të Vërtetë dhe nuk kanë pjesë në njohjen e Tij, por ti e ke arritur dhe e ke marrë pjesën tënde.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2096. Në të vërtetë Penda e më të Madhit të dëshmojë për njohjen e tij, për dashurinë tënde për Të dhe për kthimin nga Pamja Antike në kohën kur bota e hodhi poshtë Atë, me përjashtim të atyre që donte Perëndia, Më i Larti....

Ty të bëhet mirë që e stolise vetveten me ornamentin e dashurisë së Perëndisë dhe që u aftësove ta përmendësh Atë duke e shqiptuar lavdërimin e Tij. Mirësia hyjnore, në tërësinë e vet, është në dorën e fuqishme të Perëndisë, i latësuar qoftë Ai. Ai ua jep atë cilitdo që dëshiron. Sa shumë burra e konsideronin vetveten fetarë të njohur dhe depozitues të mistereve qiellore, por kur sprova më e lehtë e vizitonte, ai ngrihej me një kundërshtim dhe mohim të tillë, sa Grupimi në Lartësi rënkonte dhe vajtonte. Megjithatë nëpërmjet dhuratave të Zoti dhe favorit të tij të pafundmë, ti ke arritur në sekretin e fshehur dhe në thesarin e mirëruajtur. Ruaja, pra, në emër të Perëndisë këtë pozitë të lartë dhe fshihe atë nga sytë e tradhëtarëve. Lavdia që shkëlqen nga horizonti i Mbretërisë Sime, qoftë mbi ty dhe mbi çdo shërbëtore që i ka arritur shkëlqimet e Fronit Tim sublim.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

2097. Ne i kërkojmë Perëndisë t'i ndihmojë të gjitha gjethet për të arritur dijeninë e pemës dhe për të os i privuar ato nga oqeani i zemërgjerësisë së Tij. Në këtë ditë nuk i kushtohet vëmendje pozitës së lartë, apo të ulët, varfërisë apo pasurisë, fisnikërisë dhe prejardhjes, dobësisë apo forcës. Cilido që e njeh të Shumëdashurin e pakrahasueshëm zotëron pasurinë e vërtetë dhe zë një pozitë hyjnore. Sot, në oborrin e të Vetmit të Vërtetë, mbretëresha e botës dhe të tjerët si ajo nuk kanë as vlerën e një kokrre mustarde, sepse megjithëse ajo mund të flasë në Emër të Perëndisë, duke e lartësuar Zotin e krijimit çdo ditë në tempulin e trupit të saj e duke harxhuar shuma të mëdha pasurie tokësore për zhvillimin e kombit të saj, ajo është privuar nga njohja e Diellit të Manifestimit të Tij dhe pengohet nga i Vetmi i Vërtetë në kujtim të të cilit ajo vepron.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

2098. Nëpër shekuj dhe kohëra shumë burra ndenjën në pritje për Revelacionin e Perëndisë, por, megjithatë, kur Drita shkëlqeu nga horizonti i botës, të gjithë, me përjashtim të disave, i larguan fytyrat e tyre prej saj. Cilado nga shërbëtoret që e njohu Zotin e të gjitha Emrave u regjistrua në Libër, si ata burra, nga Penda e Më të Lartit. Ofroji ti lavdërime të Shumëdashurit të botës që të ndihmoi ta njohësh ditëburimin e Shenjës së Tij dhe Shfaqësin e evidencave të lavdisë së Tij. Kjo është një bujari e madhe, një favor bujar. Ruaje atë në emër të të Vetmit të Vërtetë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

Nga Shkrimet dhe Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

2099. Që nga fillimi i ekzistencës gjer në Ditën e Premtuar, burrat e mbajtën superioritetin mbi gratë në çdo drejtim. Thuhet në Kuran: "Burrat kanë superioritet mbi gratë." Por në këtë Dispensacion mrekullues, vërshimi suprem i Zotit të Lavdishëm u bë shkak i arritjeve të dukshme të grave. Disa shërbëtore ua kaluan burrave në fushën e dijenisë. Ato u ngritën me dashuri dhe spiritualitet të tillë, sa u bënë shkak për vërshimin e bujarisë së Zotit Sovran mbi njerëzimin dhe me shenjtërinë, pastërtinë dhe atributet e shpirtit të tyre çuan shumë njerëz në brigjet e unitetit. Ato u bënë një pishtar udhëzues për endacakët në shkretëtirat e humbura dhe i ndezën të pashpresët e botës me zjarrin e dashurisë për Zotin. Kjo është një karakteristikë bujare e kësaj Epoke mrekulluese që i dha fuqi seksit më të dobët dhe i dha fuqi mashkullore grarisë....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2100. O shërbëtore e Perëndisë! Në këtë dispensacion të mahnitshëm, në të cilin Bukuria e Lashtë dhe Drita e Shfaqur - u bëftë theror shpirti im për të dashurit e Tij - është ngritur në horizontin e shpresave shumëshekullore, gratë kanë marrë atributet e burrave, duke treguar vendosmëri në Kauzën e Perëndisë dhe duke shfaqur heroizmin e forcën e burrave trima. Ato pushtuan arenën e njohurive mistike dhe ngritën lart flamurin në majat e sigurisë. Edhe ti duhet të bësh një përpjekje të fuqishme dhe të tregosh kurajën më të madhe. Ushtroje veten dhe shijo ëmbëlsinë e një gllënjke qiellore, sepse shija e ëmbël e dashurisë së Perëndisë do të zgjasë deri në fundin që s'ka fund.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2101. Jepi falenderime Zotit se në mes të asaj race ti je besimtarja e parë,1 e ngritur për t'i udhëzuar të tjerat. Shpresoj se nëpërmjet bujarive dhe favoreve të tjera të Bukurisë Abhá fytyra jote do të ndriçohet, dispozita jote do të jetë e kënaqshme dhe do të përhapet aroma jote, që sytë e tu të shikojnë, veshët të të dëgjojnë, gjuha të jetë elokuente, zemra të të mbushet me lajme të gëzuara supreme dhe shpirt yt të freskohet prej aromave hyjnore, që ti të mund të ngrihesh në mes asaj race dhe të merresh me përmirësimin e njerëzve duke u mbushur me dritë. Edhe pse bebëza e syrit është e zezë, ajo është burim i dritës. Ashtu qofsh edhe ti. Dispozita duhet të jetë e shkëlqyer, jo dukja. Si rrjedhim, me besim dhe siguri supreme, thuaj: 'O Perëndi, më bëj dritë të shkëlqyer, një llambë ndriçuese, një yll me shkëlqim që të mund t'i ndriçojë zemrat me një rreze të shkëlqyer nga Mbretëria Jote Abhá....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2102. Ngritja e një asambleje të grave për ta çuar më tej dijeninë është kerjtësisht e pranueshme, por diskutimet duhet të kufizohen në çeshtjet edukative. Kjo duhet bërë në mënyrë të tillë që diferencat, nga dita në ditë, të fshihen, por jo që Perëndia e ndaloftë, kjo të çojë në zënka ndërmjet burrave dhe grave. Ashtu si dhe për çështjen e perçes, nuk duhet bërë asgjë pa mençuri. Gratë e veçanta duhet që sot të ndjekin një rrugë që do të jetë shkak i lavdisë së përjetshme për të gjtihë grarinë, që të gjitha gratë të mund të ndriçohen. Dhe i takon mitingut të mësojë, të organizojë mbledhje ku të recitohen vargje, të ofrojë lutje për mbretërinë e Zotit të shenjave të qarta dhe ta institucionalizojë edukimin për vajzat. Kujtoni mënyrën e mësimdhënies të Jináb-i-Ṭáhirih. Ajo nuk ishte aspak e shqetësuar, për këtë fakt ishte e shkëlqyer. Tani bota e grave duhet të jetë një botë shpirtërore, jo politike, kështu ajo do të jetë e shkëlqyer. Gratë e kombeve të tjera janë zhytur të gjitha në çështje politike. Ç'përfitim nxjerr kjo dhe cili është fruti që prodhon? Brenda mundësive, ju mund të merreni me çështje shpirtërore që do të çojnë në lartësimin e Fjalës së Perëndisë dhe në përhapjen e aromave të Tij. Sjellja juaj duhet të çojë në harmoni me të gjtihë dhe në përmirësim dhe në kënaqësi të mirë për të gjithë...

Unë po përpiqem, me konfirmimet e ndihmën e Bahá'u'lláhut, për ta përmirësuar aq shumë botën e shërbëtoreve sa të gjithë do të habiten. Ky përparim ka qëllim të jetë në spiritualitet, në virtute, në përsosmëritë njerëzore dhe në dijenitë hyjnore. Në Amerikë, djepi i çlirimit të grave, gratë ende pengohen nga pjesëmarrja në institucionet politike, sepse ato bëjnë sherr. Ato ende nuk kanë anëtarë në shtëpinë e përfaqsuesve. Gjithashtu Bahá'u'lláhu ka shpallur: "O ju njerëz të Shtëpisë së Drejtësisë." Ju duhet të jeni të qetë e të përmbajtur, në mënyrë që puna të vazhdojë me mençuri, përndryshe do të ketë një kaos të tillë sa ju do të lini gjithçka dhe do t'ia mbathni. "Kjo foshnjë e porsalindur po e kalon brenda natës shtegun që kërkon një qind vjet për t'u kaluar." Shkurtimisht, ju duhet të merreni tani me çështjet e spiritualitetit të kulluar e të mos konkuroni me burrat. 'Abdu'l-Bahái do të marrë me takt hapate duhura. Jeni të sigurta. Në fund ti do të thërrasësh vetë, "Kjo është me të vërtetë mençuri suprem!" Unë u bëj thirrje ta ndërprisni konkurrencën ndërmjet burrave dhe grave....

Askush nuk mund të arrijë çdo gjë i vetmuar. 'Abdu'l-Bahái do të jetë i kënaqur dhe do të ndihmojë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2103. Dije, o shërbëtore, se në vështrim të Bahá'ít gratë llogariten njësoj si burrat dhe Perëndia ka krijuar gjithë njerëzimin sipas shëmbëlltyrës së Vet e sipas ngjashmërisë së Tij. Për këtë arsye, burrat dhe gratë janë njësoj revelues të emrave dhe atributeve të Tij dhe nga pikëpamja shpirtërore nuk ka ndryshim midis tyre. Kushdo që i afrohet Perëndisë, qoftë burrë apo grua, është shumë i pëlqyer. Sa shumë shërbëtore entuziaste dhe të përkushtuara, në hijen mbrojtëse të Bahá'ít, kanë treguar epërsi ndaj burrave dhe i kanë tejkaluar të famshmit e dheut.

Megjithatë, sipas tekstit të qartë të Ligjit të Perëndisë, Shtëpia e Drejtësisë kufizohet me burra2; për shkak të një fjale të urtë të Perëndisë Zot, që së shpejti do të bëhet manifest aq qartë sa dielli në mes të ditës.

(Pjesë të zgjedhura nga nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #38:3,4)

2104. Dhe midis mësimeve të Bahá'u'lláhut është edhe barazia e grave dhe burrave. Bota njerëzore ka dy krahë - një janë gratë dhe tjetri burrat. Zogu nuk mund të fluturojë përderisa krahët nuk zhvillohen barabar. Sikur një krah të mbetet i dobët fluturimi është i pamundur. Nuk mund të arrihet suksesi e mbrothësia ashtu siç duhet derisa bota e grave të bëhet e barabartë me botën e burrave në përvetësimin e virtyteve dhe përsosmërive.

(Pjesë të zgjedhura nga nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #227:18)

2105. Përderisa ky është shekulli i dritës, është i qartë se Dielli i Realitetit, fjala e shfaqi veten përpara gjithë njerëzimit. Një prej potencialeve të fshehura në mbretërinë e njerëzimit ishte aftësia apo kapaciteti i grarisë. Nëpërmjet rrezeve të ndritshme të shkëlqimit hyjnor, kapaciteti i grave u zgjua dhe u manifestua në këtë epokë, që barazia e burrave dhe grave të bëhet një fakt i zbatuar....

...

Në këtë ditë, burrat duhet ta shikojnë realitetin pa anësi dhe pa parygjykime, me qëllim që të arrijnë dijeninë dhe konluzionet e vërteta. Pra, ku qëndron pabarazia ndërmjet burrit e gruas? Që të dy janë njerëz në fuqinë e funksionet e secilit ka plotësim për tjetrin. Tek e fundit ndodh kështu: gruas i janë mohuar mundësitë që burrat i kanë pasur për një kohë kaq të gjatë, veçanërisht privilegji i edukimit....

...

E vërteta është se i gjithë njerëzimi është krijesë dhe në shërbim të një Perëndie dhe në sytë e Tij të gjithë janë njerëz. Njeri është një term që zbatohet për të gjithë njerëzimin. Deklarata biblike "Le ta bëjmë njeriun në imazhin tonë, sipas ngjashmërisë sonë," nuk do të thotë se nuk u krijua gruaja. Imazhi dhe ngjashmëria me Perëndinë zbatohet edhe për të, gjithashtu. Në Persisht dhe Arabisht ka dy fjalë të veçanta që përkthehen në Anglisht si njeri: njëra nënkupton burrin dhe gruan së bashku, tjetra e dallon njeriun si mashkull nga gruaja femër. Fjala e parë dhe përemri i saj janë kolektive; tjetra kufizohet tek mashkulli. Po kështu është në Hebraisht.

Ta pranosh dhe ta vesh re dallimin që Perëndia nuk e kishte për qëllim në krijim, është injorancë dhe bestytni...

Shpresoj se Flamuri i barazisë do të ngrihet anembanë pesë kontinenteve, atje ku ende nuk është njohur dhe vendosur. Në këtë botë të ndriçuar të Perëndimit, gruaja ka përparuar në një shkallë të pamatshme përtej grave të Orientit. Dhe le të dihet edhe një herë se gjersa burri dhe gruaja ta dallojnë dhe ta kuptojnë barazinë, përparimi shoqëror dhe politik këtu dhe kudo nuk do të jetë i mundshëm. Sepse bota e njerëzimit përbëhet prej dy grupeve apo anëtarëve: njëri është gruaja; tjetri është burri. Gjersa këta dy anëtarë të mos jenë të barabartë në forcë, njëshmëria e barzimit nuk mund të vendoset dhe lumturia dhe gëzimi i njerëzimit nuk do të jetë një realitet. Zoti dëshiroftë që kjo të ndodhë.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 74-77)

2106. Sot përpara njerëzimit dalin çështje të një rëndësie shumë të madhe të veçantapër këtë shekull të shkëlqyer...

Një prej këtyre çështjeve ka të bëjë me të drejtat e gruas dhe barazinë e saj me burrin. Në epokat e shkuara është thënë se gruaja dhe burri nukjanë të barabrtë - me fjalë të tjera, gruaja konsiderohej inferiore ndaj burri, bile edhe nga pikëpamja e anatomis dhe e krijmit të saj. Ajo konsiderohej veçanërisht inferiore në inteligjencë dhe mbizotëronte universalisht ideja se asaj nuk i lejohej të dilte në arenën e çështjeve të rëndësishme. Në disa vende burrat shkuan gjer atje sa të besonin dhe të mësonin se gruaja i takonte një sfere më të ulët se sa njerëzimit. Por në këtë shekull, që është shekulli i dritës dhe i revelacionit të mistereve, Perëndia po provon për kënaqësinë e njerëzimit se e gjitha kjo është injorancë dhe gabim; bile, për më tepër, është mjaft e bazuar se burrat dhe gratë si pjesë përbërëse të njerëziit janë të barabartë dhe nuk lejohen diferencime, sepse janë të gjithë njerëz. Kushtet në shekujt e shkuar ndryshonin për shkak të mungesës së mundësive te gruaja. Asaj i mohohej e drejta dhe privilegji i edukimit dhe u la në gjendjen e saj të pazhvilluar. Natyrisht ajo nuk përparoi. Në realitet, Perëndia e krijoi të gjithë njerëzimin dhe në vlerësimin e Perëndisë nuk ka dallim në mes të mashkullit dhe femrës. E pranueshme në sytë e Tij është zemra e atij që është i pastër, qoftë burrë apo grua. Perëndia nuk kërkon, je ti burrë apo grua; ai gjykon veprimet njerëzore. Nëse ato janët të pranueshme në pragun e të Lavdishmit, burri dhe gruaja do të njihen dhe shpërblehen me barazi.

(Po aty, f. 133)

2107. Bota e njerëzimit përbëhet nga dy pjesë: meshkuj dhe femra. secila është plotësuese e tjetrës. Si rrjedhim, nësenjëra është difektoze, tjetra pa dyshim do të jetë e paplotë dhe nuk mund të arrihet përsosmëria. Ka një dorë të djethtë dhe një të majtë në trupin njerëzor, që funksiojojnë barazisht për shërbim dhe administrim. Nëse njëra është difektoze, difekti natyrisht do të ndikojë tek tjetra duke ndikuar tek tërësia; sepse arritja nuk është normale nëse nuk janë të përsosura të dyja. Po qe se ne themi se një dorë është e paaftë, ne provojmë pamundësinë dhe paftësinë e tjetrës; sepse të kesh një dorë nuk ke plotësi. Ashtu siç është plotësia fizike e kompletuar me dy duar, po kështu burri dhe gruaja, dy pjesët e trupit shoqëror duhet të jenë të përsosur. Nuk është e natyrshme që ndonjëri të mbetet i pazhvilluar; dhe nëse nuk janë përsosur që të dy, lumturia e njerëzimit nuk do të realizohet.

(Po aty, f. 133)

2108. Gjendja e gruas në kohët e shkuara ishte shumë për të ardhur keq, sepse besohej në Lindje se për gruan ishte më mirë të ishte injorante. Preferohej që ajo të mos dinte shkrim e këndim, me qëllim që të mos informohej për gjërat e botës. Gruaja konsiderohej si e krijuar për të rritur fëmijë dhe për të bërë detyrat e shtëpiakes. Nëse ndiqte kurse edukative, kjo konsiderohej në kundërshtim me panjollësinë; si rrjedhim gratë bëheshin të burgosura të shtëpisë. Shtëpitë bile nuk ishin dritare të hapura në botën e jashme. Bahá'u'lláhu i shkatërroi këto ide dhe shpalli barazinë e burrit dhe të gruas. Ai e bëri gruan të respektuar duke komanduar që të gjitha gratë të edukohen, që të mos ketë diferenca në edukimin e të dyja sekseve dhe që burri e gruaja të kenë të njëjta të drejta. Në vlerësimin e Perëndisë nuk ka dallim seksi. Ai që ka mendime të pastra, edukim superior, arritje shkencore të mëdha, vepra të shumta filantropike, qoftë burrë apo grua, i bardhë apo me ngjyrë i takojnë njohja dhe të drejtat e plota; nuk ka diferencim të asnjë lloji...

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 166)

2109. Mungesa e progresit dhe e aftësive të gruas ka ndodhur për shkak të nevojës së saj për edukim dhe mundësi të barabarta. Nëse ajo do të lejohej në këtë barazi, pa dyshim do të ishte bashkurdhëtare e burrit në aftësi dhe kapacitet. Lumturia e njerëzimit do të arrihet kur gratë dhe burrat të koordinojnë dhe do të përparojnë me barazi, sepse secili është plotësues dhe ndihmues i tjetrit.

(Po aty, f. 182)

2110. Ai vendos barazinë e burrit dhe të gruas. Kjo është veçanësia e mësimeve të Bahá'u'lláhut, sepse të gjitha fetë e tjera e kanë vendosur burrin mbi gruan.

(Po aty, f. 455)

2111. Gratë kanë të drejta të barabarta me burrat mbi tokë; në fe e në shoqëri ato janë një element shumë i rëndësishëm. Sakohë gratë ndalohen të arrijnë mundësitë e tyre më të larta, për aq kohë burrat nuk do të jenë në gjemdje të arrijnë madhështinë që mund të kishin.

(Bisedat e Parisit, #40:33)

2112. Në botën e njerëzimit ... seksi femëror trajtohet sikur të ishte më i ulët dhe nuk i lejohen të drejta e privilegje të barabarta. Kjo gjendje nuk vjen nga natyra, por nga edukimi. Në krijimin Hyjnor nuk ka një dallim të tillë. asnjëri nga sekset nuk qëndron më lart se tjetri në sytë e Perëndisë. Përse, pra, njëri seks shpall inferioritetin e tjetrit, duke i refuzuar atij të drejtat e privilegjet, sikur Perëndia ta kishte autorizuar për një mënyrë të tillë veprimi? Në qoftë se gratë do të kishin të njëjtat epërsi shkollimi si ato të burrave, rezultati do të tregonte aftësinë e barabartë të të dy sekseve për shkollim.

Në disa drejtime gruaja qëndron më lart se burri. Ajo është më zemërdhembshur, më e ndieshme, intuita e saj është më intensive.

(Bisedat e Parisit, #50:5,6)

2113. Drejtësia Hyjnore kërkon që të drejtat e të dy sekseve të respektohen në mënyrë të barabartë, përderisa asnjëri prej tyre nuk qëndron më lart se tjetri në sytë e Qiellit. Dinjiteti para Perëndisë nuk varet nga seksi, por nga dëlirësia e dritësia e zemrës. Virtytet njerëzore u takojnë në mënyrë të barabartë të gjithëve!

(Bisedat e Parisit, #50:10)

2114. Në këtë Revelacion të Bahá'u'lláhut gratë ecin krah për krah me burrat. Në asnjë lëvizje ato nuk do të lihen prapa. Të drejtat e tyre janë në shkallë të barabartë me ato të burrave. Ato do të futen në të gjitha degët administrative të politikës. Ato do të arrijnë në gjithçka një shkallë të tillë që do të konsiderohet si pozita më e lartë në botën e njerëzimit dhe do të marrin pjesë në të gjitha çështjet. Të jeni e sigurt. Mos shikoni kushtet e tanishme; në një të ardhme jo të largët bota e grave do të bëhet krejt e ndritshme dhe e plotlavdishme, Sepse Shenjtëria e Tij Bahá'u'lláhu ka dashur kështu! Në kohë zgjedhjesh e drejta e votës është një e drejtë e patjetërsueshme e grave dhe futja e grave në çdo fushë njerëzore është një çështje e pakundërshtueshme dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund ta vonojë ose parandalojë këtë.

Por ka disa çështje, pjesëmarrja në të cilat nuk është e përshtatshme për gratë. Për shembull, në kohën që komuniteti është duke marrë masa mbrojtëse energjike kundër sulmit të armiqve, gratë përjashtohen nga shërbimi ushtarak. Mund të ndodhë që në një kohë të caktuar fise luftëdashëse e të egra të sulmojnë me furi kombin, duke pasur si qëllim të bëjnë një kasapanë të përgjithshme të pjesëtarëve të tij; në këto rrethana mbrojtja është e nevojshme, por është detyrë e burrave të organizojnë e zbatojnë të tilla masa mbrojtëse dhe jo e grave, sepse ato e kanë zemrën të butë dhe nuk mund të përballojnë pamjen e tmerrit të masakrës, edhe në qoftë kjo për hir të mbrojtjes. Nga ndërmarrje të tilla e të ngjashme gratë përjashtohen.

Përsa i përket përbërjes së Shtëpisë së Drejtësisë, Bahá'u'lláhu u drejtohet burrave. Ai thotë: "O ju burra të Shtëpisë së Drejtësisë!"

Por kur është puna për të zgjedhur anëtarët e saj, e drejta që u takon grave, përsa i përket votës dhe fjalës së tyre, ajo është e padisktueshme. Kur gratë arrijnë shkallën e fundit të përparimit, atëherë, në pajtim me kërkesat e kohës e të vendit dhe me aftësinë e tyre të madhe, ato do të kenë privilegje të jashtëzakonshme. Të keni besim lidhur me këtë. Shenjtëria e Tij Bahá'u'lláhu e ka forcuar shumë kauzën e grave dhe të drejtat e privilegjet e grave janë një prej parimeve më të mëdha të 'Abdu'l-Baháit. Të jeni e sigurt! Së shpejti do të vijë dita kur burrat, duke iu drejtuar grave, do të thonë: "Të bekuara qoftshi! Të bekuara qofshi! Me të vërtetë ju meritoni çdo dhuratë. Me të vërtetë ju meritoni t'i stolisni kokat tuaja me kurorën e lavdisë së pasosur, sepse në shkenca e arte, në virtyte e përsosuri ju do të bëheni të barabarta me burrin, dhe përsa i përket butësisë së zemrës, mëshirës së pakursyer e mirëkuptimit ju qëndroni më lart."

(Bisedat e Parisit, #59:5-8)

2115. Gruaja e Lindjes ka përparuar më parë në Indi, Persi dhe anembanë Orientit, nuk konsiderohej si qenie njerëzore. Fise të caktuara Arabe i llogaritnin gratë e tyre si bagëtitë. Në gjuhët e tyre emri i gruas do të thotë gomar, pra, i njëjti emrë përdorej edhe për pasurinë e burrit që llogaritej me numrin e këtyre kafshëve të barrës që ai zotëronte. Poshtërimi më i madh që mund t'i bëhej dikujt ishte t'i thërrisje një burri, "Ti grua!"

Nga momenti i shfaqjes së Bahá'u'lláhut kjo çështje ndryshoi. Ai e zhduku idenë e dallimit në mes të sekseve, duke i shpallur ato të barabartë në çdo kapacitet.

Në kohët e shkuara konsiderohej mençuri që gruaja të mos dinte se si të shkruante apo të lexonte; ajo mund të merrej vetëm me punë shtëpie. Bahá'u'lláhu e deklaroi edukimin e gruas si më të rëndësishëm se sa të burrit. Nëse nëna është injorante, edhe nëse Bábai ka dijeni të mëdha, edukimi i fëmijës do të jetë me të meta, sepse edukimi fillon që me qumshtin. Një fëmijë gjirir është si një degë e njomë që kopshtari mund ta kthejë si të dojë.

Lindja ka filluar t'i edukojë gratë e veta. Ka disa në Persi, që janë çliruar nëpërmjet kësaj Kauze, mençuria dhe elokuenca e të cilave nuk mund të refuzohet nga 'ulamátë. Shumë prej tyre janë poete. Ato janë absolutisht të patrembura.

...

Unë shpresoj për një përparim të një shkalle të ngjashme në mes të grave të Europës që secila të shkëlqejë si një llampë; që ato të mund të thërrasin për shpalljen e mbretërisë; që ato të mund t'i ndihmojnë me të vërtetë burrat; bile, që ato të mund të jenë edhe superiore ndaj burrave, në drejtim të shkencave, dhe megjithatë të këputura shpirtërisht, kështu që e tërë bota të mund të dëshmojë për faktin se burrat dhe gratë kanë absolutisht të njëjtat të drejta. Për mua do të ishte shkak gëzimi të madh, nëse do të shikoja gra të tilla. Kjo është një punë e dobishme; prej saj gruaja do të hyjë në mbertëri. Përndryshe, nuk do të ketë rezultate.

('Abdu'l-Bahá on Divine Philosophy ['Abdu'l-Bahá mbi Filozofinë Hyjnore] (Boston: Tudor Press, 1918), f. 81-83)

2116. Në të kaluarën bota ka qenë qeverisur me anë të forcës dhe burri ka sunduar mbi gruan për arsye të cilësive të tij më të dhunshme e agresive, si të trupit dhe të mendjes. Por ekuilibri është tani duke ndryshuar; forca po e humbet mbizotërimin e vet dhe mprehtësia e mendjes, intiuta e cilësitë shpirtërore të dashurisë e të shërbimit, në të cilat gruaja është e fortë, po shkojnë në ngjitje. Pra, epoka e re do të jetë një epokë më pak mashkullore dhe e përshkuar më shumë nga ideale femërore ose, më saktë, do të jetë një epokë në të cilën elementet mashkullore e femërore të qytetërimit do të jenë më mirë të balancuar.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 3, nr. 3, f. 4, cituar në J. E. Esslemont, Bahá'u'lláhu dhe Epoka e Re, #9, bot. i katërt, Tiranë 1990, f. 134-35)

Ekstrakte nga letrat e shkruara nga Shoghi Effendiut:

2117. Nëse pozita e gruas në mësimet Bahá'í paraqitet siç duhet, sigurisht që do të tërheqë shumë vëmendje, sepse jo vetëm që është legale, por gjithashtu shpirtërore dhe edukative. Idealet tona janë aq të larta dhe në të njëtjën kohë aq të zbatueshme sa të gjitha pikëpamjet e tjera do të kenë mangësi nëse krahasohen me to.

(7 janar 1931 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë dhe të Burmës)

2118. Përsa i përket pyetjes suaj lidhur me anëtarësinë në Shtëpinë Universale të Drejtësisë: ka një tabelë prej 'Abdu'l-Baháit në të cilën ai e përcakton përfundimisht se anëtarësia e Shtëpisë Universale përbëhet prej burrave dhe se mençuria e kësaj do të shfaqet krejtësisht dhe do të vlerësohet në të ardhëshmen. Në Shtëpitë Lokale si dhe Kombëtare të Drejtësisë, megjithatë, gratë kanë të drejta të plota të anëtarësimit. Si rrjedhim, ato nuk mund të zgjidhen vetëm në Shtëpinë Ndërkombëtare. Bahá'ít duhet ta pranojnë këtë deklaratë të Mjeshtrit me një shpirt besimi të thellë, me bindje se ka një udhëzim hyjnor dhe një mençuri pas kësaj që do të shpaloset gradualisht për sytë e botës.

(28 korrik 1936 për një besimtar individual)

2119. Përsa i përket anëtarësisë së Shtëpisë Ndërkombëtare të drejtësisë 'Abdu'l-Bahái deklaron në një tabelë se ajo kufizohet tek burrat, dhe se mençuria për këtë do të shfaqet dukshëm si dielli në të ardhëshmen. Sidoqoftë besimtarët duhet ta dijnë se, siç e ka deklaruar qartë vetë 'Abdu'l-Bahái, sekset janë të barabartë përveç disa rasteve, prandaj përjashtimi i grave nga Shtëpia ndërkombëtare e Drejtësisë nuk duhet të jetë i çuditshëm. megjithatë nga fakti se nuk ka rëndësi funksioni në mes të seksesve, askush nuk duhet të nxjerrë përfundimin se ndonjë seks është nda natyra superior apo inferior ndaj tjetrit. Apo se ata janë të pa barabartë në të drejtat e tyre.

(14 dhjetor 1940 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë dhe të Burmës)

Ekstrakte nga letrat e shkruara prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2120. Është e dukshme nga shkrimet e Ruajtësit se atje ku Bahá'u'lláhu shpreh një ligj ndërmjet një burri dhe një gruaje ky zbatohet në mënyrë të dyanshme, ndërmjet një burri dhe një gruaje, nëse konteksi nuk e bën këtë të pamundur. Për shembull, teksti i Qitapit Akdas e pengon burrin që të martohet me gruan e të jatit (d.m.th. njerkën e tij), dhe Ruajtësi ka treguar se po ashtu një grua ndalohet të martohet me thjeshtrin e saj...

(28 prill 1974 për një besimtar individual)

2121. Lidhur me pyetjet tuaja për barzinë në mes të burrave dhe grave, kjo, siç e ka shpjeguar shpesh 'Abdu'l-Bahái, është një princip themelor i Bahá'u'lláhut; si rrjedhim ligjet e Akdasit duhet të studiohen nën dritën e saj. Barazia në mes të burrit e gruas, në të vërtetë, nuk mund të nënkuptojë psikologjikisht identifikimin e funksioneve. Në disa gjëra gratë ua kalojnë burrave, për të tjera burrat janë më të përshtashëm se gratë, ndërsa në shumë gjëra ndryshimi i seksit nuk ka fare efekt. Ndryshimet e funksioneve janë më të dukshme në jetën familjare. Aftësia për të qenë nën ka nënkuptime shumë të gjera që njihen në Ligjin Bahá'í. Për shembull, kur nuk është e mundur të edukohen të gjithë fëmijët e dikujt, atëhere bijat duhe të kenë preferencë mbi bijtë, pasi nënat janë edukatorët e parë të gjeneratës që pason. Përsëri, për arsye psikologjike, gratë lejohen nga përjashtime të caktuara të agjërimit që nuk zbatohen për burrat.

(24 korrik 1975 për një besimtar individual)

2122. Çështja e parë që duhet zgjidhur është se si në botën e tanishme, me strukturën e saj të copëzuar të konfliktit, mund ta ndryshojmë në një botë në të cilën do të veprojë harmonia dhe bashkëveprimi.

Rendi Botëror mund të thellohet vetëm mbi një ndërgjegje të patundur për njëshmërinë e njerëzimit, një e vërtetë shpirtërore të cilën e konfirmojnë të gjitha shkencat njerëzore. Antropologjia, fiziologjia, psikologjia, njohin vetëm një lloj qenieje njerëzore, edhe pse me ndryshime të panumërta në aspekte dytësore të jetës. Njohja e kësaj të vërtete kërkon braktisjen e paragjykimit - të pragjykimit të çdo lloji - të racës, klasës, ngjyrës, kredos, seksit, shkallës së qytetërimit material, gjithçka që i aftëson njerëzit ta konsiderojnë veten superiorë mbi të tjerët.

Pranimi i njëshmërisë së njerëzimit është parakushti i parë themelor për riorganizmin dhe administrimin e botës si një vend, shtëpia e njerëzimit. Pranimi universal i këtij principi shpirtëror është esencial për çdo përpjekje të suksesshme për vendosjen e paqes botërore...

(Tetor 1985 për popujt e botës)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2123. Për kushtin e përgjithshëm se burrat dhe gratë kanë barazi në Besim, kjo, siç u shpjegua shpesh prej 'Abdu'l-Baháit, është principi themelor që vjen prej Bahá'u'lláhut dhe si rrjedhim përmendja prej Tij të "burrave të drejtësisë" në Qitapin Akdas, duhet të konsiderohet nën dritën e këtij principi...

(29 qershor 1976 për një besimtar individual)

2124. 'Abdu'l-Bahái thekson: "Në këtë epokë hyjnore bujaritë e Perëndisë e kanë përfshirë botën e grave. Barazia e burrave dhe grave, me përjashtim të disa rasteve jo të rëndësishme, është shpallur tërësisht dhe kategorisht. Distancimet janë hequr të tëra." Ndryshimi mes burrave dhe grave nga njëri-tjetri nga disa karakteristika dhe funksione është një fakt i pandryshueshëm i natyrës; gjëja e rëndësishme është se Ai i konsideron pabarazi të tilla që mbeten në mes të sekseve si "të parëndësishme".

(8 janar 1981 Asambleja Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)

2125. Ju keni plotësisht të drejtë të deklaroni se burrat dhe gratë kanë dallime dhe ndryshime themelore. zgjidhja që jepet në mësimet e Bahá'u'lláhut, siç e vëreni ju me korrektesë, nuk është që burrat të bëhen si gratë, dhe as që gratë të bëhen burra. 'Abdu'l-Bahái na jep ne kyçin e problemit, kur Ai na mëson se cilësitë dhe funksionet e burrave dhe grave "plotësojnë" njëri tjetrin. Ai më tej e sqaroi këtë pikë, kur tha se "epoka e re" do të jetë "një epokë në të cilën elementët mashkullorë dhe femërorë të qytetërimit do të jenë të balancuar më mirë."

(22 prill 1981 për një besimtar individual)

2126. Mund të ndihmojë të theksohet ... se principi Bahá'í i barazisë së burrave dhe grave deklarohet qartë në mësime dhe fakti se ky ndryshime të funksionit në mes tyre në fusha të caktuara nuk e mohon këtë princip.

(23 gusht 1984 për dy besimtarë)
II: Roli i edukimit në zhvillimin e grave
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2127. Është detyra thelbësore e prindërve t'i rrisin fëmijët e tyre që të jenë të qëndrueshëm në besim... Sepse çdo vepër e lavdërueshme lind nga drita e fesë, dhe mungesa e kësaj dhuntie supreme do të bëjë që fëmija të mos i largohet së keqes dhe as të priret drejt së mirës.

(Edukim Bahá'í, #12:1)
Nga Shkrimet dhe Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

2128. Lëvduar qoftë Perëndia, gratë besimtare kanë organizuar takime ku ato do të mësojnë si ta shpjegojnë Besimin, do të përhapin aromat e këndshme të Mësimeve dhe do të bëjnë plane për edukimin e fëmijëve.

... të pranishmet duhet të interesohen për të gjitha mënyrat e përgatitjes së fëmijëve vajza; si t'u mësojnë atyre degët e ndryshme të dijes, mirësjelljen, një mënyrë të përshtatshme jetese, të kultivojnë tek ato një karakter të mirë, dëlirësinë e qëndresën, këmbënguljen, forcën, vendosmërinë, qëndrueshmërinë në qëllimet; qeverisjen e punëve të shtëpisë; edukimin e fëmijëve dhe çdo gjë që ka të bëjë posaçërisht me nevojat e vajzave - duke pasur si qëllim që këto vajza, të rritura në kështjellën e të gjitha përsosurive dhe të mbrojtura nga një karakter i mirë, kur ato vetë të bëhen nëna t'i rritin fëmijët e tyre që nga foshnjëria me një karakter të mirë e që të sillen si duhet.

Le të studiojnë ato gjithashtu çdo gjë që i shërben shëndetit të trupit e fuqisë fizike të tij dhe si t'i ruajnë fëmijët e tyre nga sëmundjet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #94:1,2-3)

2129. Punoni për udhëheqjen e grave në atë vend, mësoni të rejat e fëmijët, në mënyrë që nënat të mund t'i edukojnë vogëlushët e tyre që në moshë të mitur, t'i përgatisin ata me rrënjë, të kujdesen që ata të kenë karakter e moral të mirë, t'i çojnë në shtegun e të gjitha virtyteve të njerëzimit, të parandalojnë zhvillimin e çfarëdo sjelljeje të qortueshme dhe t'i rritin në përqafimin e edukimit Bahá'í. Kështu të gjithë këta fëmijë të njomë do të ushqehen në gjirin e dijes së Perëndisë e të dashurisë për Të. Kështu ata do të rriten e lulëzojnë, do t'u mësohet devotshmëria dhe dinjiteti i njerëzimit, vullneti për t'u përpjekur e për të qenë të qëndrueshëm. Kështu ata do të mësojnë këmbënguljen në të gjitha gjërat, vullnetin për të përparuar, fisnikërinë dhe vendosmërinë e lartë, dëlirësinë dhe pastërtinë e jetës. Kështu ata do të bëhen të zotët të çojnë deri në fund me sukses çdo gjë që ndërmarrin.

Nënat le të kenë parasysh se çdo gjë që ka të bëjë me edukimin e fëmijëve është me rëndësi të dorës së parë. Ato të bëjnë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim, sepse kur degëza është ende e njomë dhe e butë ajo rritet ashtu si ta mësosh atë. Prandaj është detyrë e nënave të përkujdesen për të vegjëlit e tyre ashtu siç kujdeset kopshtari për bimët e njoma. Le të përpiqen ato ditë e natë për të rrënjosur në fëmijët e tyre besim e siguri, frikën e Perëndisë, dashurinë për të Shumëdashurin e botëve dhe të gjitha cilësitë e tiparet e mira. Sa herë që një nënë sheh se fëmija i saj ka vepruar mirë, le ta lavdërojë e miratojë atë, duke ia gëzuar zemrën; dhe nëse tek ai do të shfaqet qoftë edhe tipari më i vogël i padëshirueshëm, le ta këshillojë fëmijën dhe ta dënojë atë, duke përdorur mjete të mbështetura në arsye, qoftë edhe vetëm një qortim të lehtë me fjalë, po qe se është i nevojshëm. Por, sidoqoftë, nuk është e lejueshme të rrihet fëmija ose të poshtërohet ai, sepse karakteri i fëmijës do të zvetënohej krejt po qe se do t'u nënshtrohej goditjeve ose sharjeve.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #95:1-2)

2130. ... është detyrë e Bábës dhe e nënës të aftësojnë fëmijët e tyre si me sjelljen e mirë dhe në studimin e librave; studimi të jetë në shkallën e duhur, që asnjë fëmijë, qoftë vajzë apo djalë, të mos mbetet analfabet....

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #101:1)

2131. Gëzimi më i madh i 'Abdu'l-Baháit është kur shikon që një numër gjethesh nga shërbëtoret e Bukurisë së Bekuar janë edukuar, se ato janë esenca të shkëputjes dhe mirinformohen për misteret e botës së ekzistecës; që ato ngrenë një thirrje të tillë për lavdërimin dhe për lavdinë e Emrit Më të Madh, sa i bëjnë pjesëtarët e Altarëve të Mbretërisë të kthejnë kokën dhe të gëzohen, dhe se ato recitojnë lutje në prozë dhe poezi, duke i kënduar bukur vargjet hyjnore. Unë ushqej shpresën se ti do të jesh një prej tyre, do të nxjerrësh perla, do të merresh vazhdimisht me këndimin e lavdërimeve për Të dhe do të recitosh vargje qiellore për lavdinë e tipareve të Tij...

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persiashtja)

2132. ...Ti ke shkruar për shkollën e vajzave. Ajo që shkruaje më parë ende mbetet e vërtetë. Nuk mund të ketë përmirësim, nëse vajzat nuk rriten nëpër shkolla dhe qendra mësimore, nëse ato nuk mësojnë për shkencat dhe degë të tjera të dijenisë dhe nëse nuk përfitojnë prej arteve të shumta, sa t'u nevojitet me edukim hyjnor. Sepse do të vijë dita, kur këto vajza të bëhen nëna. Nënat janë edukatoret e para të fëmijëve, që përcaktojnë virtutet e natyrës së brendëshme të fëmijës. Ato e inkurajojnë fëmijën të fitojë përsosmëri dhe sjellje të mira, e paralajmërojnë atë ndaj tipareve jo të mira duke e inkurajuar të ketë vendosmëri, qëndrueshmëri dhe durim në vështirësi, për të avancuar në rrugln e gjatë të progresit. Si rrjedhim, konsiderata e veçantë për edukimin e vajzave është e nevojshme. Ky është një subjekt shumë i rëndësishëm dhe duhet administruar dhe organizuar nën kujdesin e Asamblesë Shpirtërore...

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2133. ...është detyra e vajzave të kësaj epoke të lavdishme të jenë tërësisht mësuara me degët e ndryshme të dijenisë, me shkencat dhe artet dhe të gjitha mrekullitë e kohërave të shkuara, që ato pastaj të mund t'i edukojnë fëmijët e tyre dhe t'i mësojnë ato që nga ditët e hershme për mënyrat e përsosjes.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2134. Për më tepër, edukimi i gruas është më i nevojshëm dhe më i rëndësishëm se i burrit, sepse gruaja është stëvitësi i fëmijës që nga foshnjëria e tij. Nëse ajo është me të meta dhe e papërsosur për vete, fëmija do të jetë patjetë ri paaftë, si rrjedhim, papërsosmëria e gruas, nënkupton një gjendje papërsosmërie të të gjithë njerëzimit, sepse, ajo është nëna që rrit, kujdeset dhe e udhëzon rritjen e fëmijës. Ky nuk është funksion i Bábait. Nëse edukatori nuk është kompetent, edukimi si rrjedhim nuk do të jetë i plotë. Kjo është e qartë dhe e pakundërshtueshme. A mund të jetë një student i shkëlqyer dhe i përsosur nëse mësuesi është analfabet dhe injorant? Nënat janë eduktoret e para të njerëzimit; nëse ato janë të papërsosura sa keq për konditat dhe të ardhëshmen e racës.

...

Prej disave kundërshtohet që gruaja të jetë e barabartë me aftësinë e burrit dhe thonë se ajo është e paaftë që nga krijimi. Kjo është thjesht fantazi. Ndryshimi në aftësitë ndërmjet burrit dhe gruas janë krejtësisht në sajë të mundësive dhe të edukimit. Gjer tani gruaja ishte privuar nga e drejta dhe privilegji i zhvillimit të barabartë. Nëse asaj do t'i jepen mundësi të barabara, nuk ka dyshim se ajo do të jetë e barabartë me burrin. Historia e evidenton këtë. Në kohët e shkuara gratë e shquara janë ngritur në çështjet e kombeve dhe ua kanë kaluar burrave me arritjet e tyre...

...

Shkurtimisht qëllimi është ky: se nëse gruaja do të ishte tërësisht e edukuar dhe do t'i kishte të drejtat e saj, ajo do ta fitonte aftësinë për arritje të mrekullueshme dhe do ta provonte veten të barabartë me burrin. Ajo është bashkëndihmëse me burrin, plotësimi dhe kompletimi i tij. Që të dy janë njerëz, që të dy janë pajisur me fuqitë e inteligjencës dhe me trupëzimin e virtuteve humane. Me të gjitha fuksionet dhe dhe fuqitë njerëzore ata janë partnerë dhe të barabartë. Tani, në sferat e veprimtarisë njerëzore, gruaja nuk i manifeston aftësitë e saj të lindura, për shkak të mungesës të edukimit dhe të aftësive. Pa dyshim edukimi do ta vendosë barazimin e saj me burrin...

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 133-37)

2135. Në shpalljen e njëshmërisë së njerëzimit, Ai na mësoi se burrat e gratë janë të barabartë në sytë e Perëndisë, dhe se nuk duhet bërë dallim në mes tyre. Ndryshimi i vetëm ndërmjet tyre tani është në saje të mungesës të edukimit dhe të stërvitjes. Nëse gruas i jepen mundësi të barabarta edukimi, dallimi dhe vlerësimi për inferioritet do të zhduket..

Ai përhapi adaptimin e të njëjtit kurs të edukimit për burrin e gruan. Vajzat e djemtë duhet të pasojnë të njëjtin sistem studimi, në këtë mënyrë çohet më tej uniteti i sekseve. I gjithë njerëzimi do të ketë të njëjtat mundësi edukimi do të realizohet barazia e burrave dhe grave, do të shkatërrohen krejtësisht themelet e Luftës.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 174-75)

2136. Përse duhet të lihet mendërisht e pazhvilluar gruaja? Shkenca është për t'u lavdëruar - qoftë nëse zbulohet prej intelektit të burrit apo të gruas, kështu pak nga pak, gruaja avancaon, duke arritur evidenca të aftësive të barabarta me burrin - qoftë në kërkimet shkencore, në aftësitë politike apo në çdo sferë të veprimtarisë njerëzore. Është i qartë konkluzioni se gruaja ka mbetur pas dhe të ndihmës intelektuale. Nëse i jepen të njëjtat mundësi edukative apo kushte studimi, ajo do të zhvillojë të njëjtat mundësi dhe aftësi.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 281)

2137. Bahá'u'lláhu ka shpallur se, përderisa injoranca dhe mungesa e edukimit janë barriera ndarëse në me të edukimit, të gjithë duhet të kenë edukim dhe instruktim. Nëpërmjet kësaj mundësie do tëkurohet mungesa e kuptimit të dyanshëm dhe do të çohet më tej dhe do të përparojë uniteti i njerëzimit. Edukimi universal është një ligj universal. Si rrjedhim është detyra e çdo Bábai t'i mësojë dhe t'i instruktojë fëmijët e tij sipas mundësive që ka. Nëse ai është i paaftë për t'i edukuar, organizata politike, përfaqësuesit e popullit duhet të krijojnë mundësitë për edukimin e tyre.

Dallimi i sekseve që ekziston në botën njerëzore është për shkak të mungesës së edukimit për gruan, të cilës i mohohen mundësitë e barabarta për zhvillim dhe përparim. Barazia e sekseve do të vendoset në porporcion me rritjen e mundësive që i jepen gruas në këtë epokë, sepse burri dhe gruaja janë marrës të barabartë të fuqive dhe të dhuntive të Perëndisë Krijuesi. Perëndia nuk ka urdhëruar dallim në mes tyre në qëllimin e Tij të përkryer.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 300)

2138. Edukimi i çdo fëmije është i detyrueshëm.... Përveç këtij edukimi të përhapur, çdo fëmije i duhet mësuar një profesion, art apo zanat, kështu që anëtar i komunitetit do të aftësohet për ta siguruar jetesën e vet. Puna e bërë me shpirt shërbimi është forma më e lartë e adhurimit....

('Abdu'l-Bahá on Divine Philosophy ['Abdu'l-Bahá mbi Filozinë Hyjnore], f. 78)

2139. Kushtojini vëmendje të veçantë shkollës për vajza, sepse madhështia e kësaj Epoke të mahnitshme do të shfaqet si rezultat i përparimit në botën e grave. Ja përse ju shihni që në çdo vend bota e grave po shkon përpara, dhe kjo falë ndikimit të Manifestimit Më të Madh dhe të fuqisë së mësimeve të Perëndisë.

(Edukimi Bahá'í, #67:4)

2140. Zemrat tona u gëzuan nga letra jote në lidhje me shkollën për vajza.

Lëvduar qoftë Perëndia që tani ka një shkollë të këtij lloji në Teheran, ku vashat, falë bujarisë së Tij, arsimohen dhe me të gjitha forcat zotërojnë arritjet e njerëzimit. Së shpejti gratë në çdo fushë do të ecin në një hap me burrat.

Deri tani, në Persi mjetet për përparimin e grave nuk kanë ekzistuar. Por tani, shyqyr Zotit, me agimin e Mëngjesit të Shëlbimit, ato po shkojnë përpara nga dita në ditë. Shpresojmë se ato do të dalin në ballë në virtyte e arritje, në afrinë pranë Oborrit të Perëndisë Fuqiplotë, në besim e siguri - dhe se gratë e Lindjes do të bëhen zilia e grave të Perëndimit.

(Edukimi Bahá'í, #81:1-3)

Nga një letër e shkruar prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2141. Shkaku i edukimit universal, që tashmë përfshin në shërbimin e vet një ushtri njerëzish të dedikuar nga çdo besim dhe komb, meriton mbështetjen më të madhe që mund të jept prej qeverive të botës. Sepse injoranca është padyshim shkaku kryesor për rënien dhe shkatërrimin e popujve dhe për përjetësimin e paragjykimit. Asnjë komb nuk mund të arrijë sukses, nëse nuk u akardohet edukim të gjithë qytetarëve të tij. Mungesa e burimeve e kufizon aftësinë e shumë kombeve për ta plotësuar këtë nevojë, duke informuar një vend të caktuar prioritetesh. Agjencitë që marrin vendime lidhur me këtë, bëjnë mirë të kenë parasysh vënien e prioritetit të parë për edukimin e grave dhe të vajzave, meqë nëpërmjet nënave të edukuara përfitimet e dijenisë mund të përhapen me efektivitetin dhe shpejtësinë më të madhe nëpër shoqëri. Për të qenë në përshtatje me kërkesat e kohës, duhet gjithashtu të kihet parasysh koncepti i mësimit të qytetarsië botërore si pjesë e standartit për edukimin e çdo fëmije.

(Tetor 1985 për popujt e botës)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2142. Element shumë i rëndësishëm për arritjen e një barazie të tillë është thënia e Bahá'u'lláhut se djemtë dhe vajzat duhet të pasojnë në thelb të njëjtin sistem në shkolla.

(28 dhjetor 1980 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Zelandës së Re)

2143. Shtëpia e Drejtësisë e konsideron nevojën për edukimin e udhëzimin e grave, për shkak të përgjegjësisë së tyre primare si nënë, si një mundësi të shkëlqyer pë rorganizmin e veprimtarive të grave. Përpjekjet tuaja duhet të përqëndrohen në edukimin e tyre për funksionin që kanë si edukatore të gjeneratës që rritet. Gratë duhet gjithashtu të inkurajohen për t'i tërhequr burrat e tyre dhe anëtarët meshkuj të familjeve drejt Besimit, kështu që komuniteti Bahá'í do të jetë përfaqësues i asaj shoqërie në të cilën bën pjesë. Gradualisht shpirti i unitetit dhe i miqësisë, siç parashtrohet në mësimet tona, do të reflektohet në jetën e familjeve Bahá'í.

(29 shkurt 1984 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Mariana)

III. Zbatimi i principit të barazisë në jetën familjare

Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2144. Qëndrueshmëria në Kauzë përmendet në Tabela dhe parashtrohet nga Penda e Antikut të Ditëve. Falenderoje të Shumëdashurin e botës që ti ia dhe zemrën Atij dhe po flet për ta lavdëruar Atë. Shumë burra janë privuar në këtë ditë nga përmendja e Zotit të Gjithëmjaftueshëm dhe nga njohja e së vërtetës së Tij. Ndërsa shumë gra e kanë fiksuar shikimin mbi horizontin e Më të Lartit dhe e stolisën vetveten me veshjen e dashurisë së botës. Kjo është mirësia e Perëndisë të cilën Ai ia jep cilitdo që dëshiron. Për diellin e ditës së mistereve natike! Aroma erëmbël e çdo frymëmarrje të marrë në dashurinë e Perëndisë përhapet në oborrin e prezencës së Zotit të Revelacionit. Shpërblimi i asnjë vepre të mirë nuk ka humbur e as do të humbasë. I bekuar je ti, dyfish i bekuar je! Ti llogaritesh në mes të atyre shërbëtoreve dashuria e së cilave për shoqet e tyre nuk i ka penguar t'i arrijnë brigjet e detit të Mëshirës dhe Mirësisë. Dashtë Perëndia që ti të pushosh përjetësisht pranë hijeve të favoreve të të Gjithëmëshirshmit dhe të jesh e sigurt për bujaritë e Tij. Merru me lavdërimin e të Vetmit të Vërtetë e gëzohu në dashamirësinë e Tij.

Bota merr fund dhe e përjetshme është vetëm dashuria e Perëndisë. Dashtë Perëndia që ti ta ndjekësh të Vetmin të Vërtetë në çdo botë të botrave të tij dhe të jesh e lirë nga gjithçka tjetër, përveç Atij...

(Nga një Tabelë e Përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

2145. Të gjithë duhet ta dinë, dhe në këtë drejtim t'i arrijnë shkëlqimet e diellit të sigurisë duke u ndriçuar prej tyre: gratë dhe burrat kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë të barabartë në sytë e Perëndisë. Vendi i Agimit të dritës së Perëndisë e derdh shkëlqimin e vet mbi të gjithë me të njëjtin shkëlqim. Në të vërtetë Perëndia i krijoi gratë për burrat dhe burrat për gratë. Më të shumëdashurit e njerëzve përpara Perëndisë janë më të qëndrueshmit dhe ata që ua kanë kaluar të tjerëve në dashurinë e tyre për Perëndinë, e lartësuar qoftë Lavdia e Tij...

Miqtë e Perëndisë duhet të stolisen me ornamentin e drejtësisë, të barazisë, të mirësë dhe të dashurisë. Meqë ata nuk e lejojnë vetveten të jenë objekt poshtërsie dhe abuzimi, në të njëjtën mënyrë ata nuk duhet ta lejojnë një tirani të tillë të kalojë tek shërbëtoret e Perëndisë. Ai, në fakt, flet të vërtetën dhe urdhëron atë që u sjell përfitim, shërbëtoreve dhe shërbëtorëve, të Tij. Ai është Mbrojtësi i gjithë kësaj bote dhe i tjetrës.

(Nga një Tabelë e Përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

Ekstrakte nga Shkrimet dhe Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

2146. Zoti, i pashoq është Ai, ka bërë gruan dhe burrin të rrojnë me njëri-tjetrin në shoqërinë më të ngushtë dhe për të qenë, bile, si një shpirt i vetëm. Ata të dy ndihmojnë njëri-tjetrin, janë dy miq të ngushtë, që duhet të shqetësohen për mirëqenien e njeri-tjetrit.

Në qoftë se jetojnë kështu, ata do të kalojnë përmes kësaj bote me kënaqësi të përkryer, të lumtur, me paqe në zemër dhe do të bëhen objekt i hirit e pëlqimit hyjnor të Mbretërisë së qiellit. Por në qoftë se veprojnë ndryshe, ata do ta kalojnë jetën e tyre me hidhërim të madh, duke dëshiruar çdo çast vdekjen e do të jenë faqenxirë në mbretërinë qiellore.

Përpiquni, atëherë, të rroni me njëri-tjetrin shpirt e zemër si dy pëllumba në fole, sepse kjo do të thotë të jesh i bekuar në të dyja botët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháít, #92:1-3)

2147. duke ndjekur parimet e Perëndisë e Ligjin e shenjtë, mëkoni fëmijët tuaj që prej foshnjërisë me qumështin e edukimit universal dhe rritini ata që, prej ditëve të para, thellë në zemrat e tyre, në vetë natyrën e tyre, të krijohet vendosmërisht një mënyrë jetese në pajtim me Mësimet hyjnore në të gjitha gjërat.

Sepse nënat janë edukatoret e para, këshilltaret e para; dhe në të vërtetë janë nënat ato që përcaktojnë lumturinë, madhështinë e së ardhmes, mënyrat e mirësjelljes, diturinë dhe gjykimin, kuptimin dhe besimin e të vegjëlve të tyre.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháít, #96:1,2)

2148. ... çdo ati e nëne i vihet për detyrë të përpiqen me të gjitha mundësitë të edukojnë të birin dhe të bijën, t'i mëkojnë ata nga gjiri i dijes dhe t'i rrisin në prehrin e shkencave e të mjeshtrive. Në qoftë se e lenë pasdore këtë çështje, ata do të konsiderohen përgjegjës e do të meritojnë qortimin në praninë e Zotit të rreptë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháít, #98:2)

2149. O ju nëna të dashura, dijeni se në sytë e Perëndisë mënyra më e mirë për ta adhuruar Atë është të edukoni fëmijët dhe t'i ushtroni ata në të gjitha përsosuritë e gjinisë njerëzore; një vepër më fisnike se sa kjo as që mund të përfytyrohet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháít, #114)

2150. Vini re se sa lehtë rregullohen punët në një familje ku ka unitet, se çfarë përparimi bëjnë pjestarët e kësaj familjeje dhe si atyre u shkon mbarë në botë. Punët e tyre janë në rregull, ata gëzojnë rehati e qetësi, janë të sigurtë, kanë një pozitë të garantuar, të gjithë i kanë zili. Një familje e tillë përmirëson nga dita në ditë gjendjen dhe nderin e saj.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháít, #221)

2151. Ju keni pyetur nëse një burrë mund të jetë i aftë ta pengojë gruan e tij nga përqafim i i dritës hyjnore, apo një grua ta largojë bashkëshortin e saj nga fitimi i hyrjes për në Mbretërinë e Zotit. Në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk mund ta pengojë tjetrin nga hyrja në Mbretëri, në qoftë se burri nuk ka një lidhje të tepruar me gruan dhe gruaja e bashkëshortin. Në të vërtetë, kur ndonjëri prej të dyve e adhuron tjetrin gjer në përjashtimin e Perëndisë, atëhere secili mund ta pengojë tjetrin nga kërkimi i pranimit i hyrjes në Mbretërinë e Tij.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja, e botuar në Jeta e familjës, #841)

2152. Pyetje: Cili është qëndrimi i besimit tuaj kundrejt familjes?

Përgjigje: Sipas mësimeve të Bahá'u'lláhut, familja, duke qenë një njësi njerëzore, duhe të edukohet sipas rregullave të shenjtërisë. Të gjitha virtutet duhet të mësohen në familje. Integriteti i lidhjes familjare duhet të kihet parasysh vazhdimisht dhe të drejtat e anëtarëve individualë nuk duhet të shkelen. Të drejtat e djalit, të Bábait, të nënës - asnjëra prej tyre nuk duhet ë shkelet, asjnëra prej tyre nuk duhet të jetë arbitrare. Ashtu si i biri ka detyrime të caktuara për atin e tij, Bábai, po ashtu, ka detyrime të caktuara për të birin. Nëna, motra dhe anëtarët e tjerë të shtëpisë kanë privilegjet e tyre të caktuara. Të gjitha këto të drejta dhe privilegje duhet të ruhen, duke ruajtur ndërkohë unitetin e familjes. Dëmtimi i i njërit duhet të konsiderohet dëmtimi i të gjithëve; rehatia e secilit rehatia e të gjithëve; nderimi i njërit, nderimi i të gjithëve.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 168)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut për besimtarët individualë nëse nuk citohet ndryshe:

2153. Kur një ndryshim i tillë opinioni dhe besimi ndodh ndërmjet burrit dhe gruas, kjo është fatekeqësi sepse pa dyshim tërhiqet prej lidhjeve shpirtërore të cilat janë fortesa e lidhjeve familjare, veçanërisht në kohë vështirësish. Sidoqoftë, mënyra se si kurohet nuk është veprimi në mënyrë të tillë sa ta largojmë palën tjetër. Një prej objekteve të Kauzës është në fakt vendosja e një lidhje më të ngushtë në shtëpi.Në raste të tilla, pra, Mjeshtri këshillonte bindje ndaj dëshirave të palës tjetër dhe kutjen. Lutu që burri juaj të mund ta shikojë gradualisht dritën dhe në të njëtjën kohë vepron në mënyrë të tillë që ta tërheqësh atë më pranë në vend që ta paragjykosh. Sapo sigurohet harmonia atëhere ju do të jeni në gjendje të shërbeni pa u ndaluar.

(15 korrik 1928)

2154. Shoghi Effendi beson se si rezultat i këtij telegrami dhe i kësaj letre. Gruaja juaj do të jetë në gjendje t'i përkushtojë pak më shumë kohë familjes së saj, por gjithashtu ai shpreson se ju do të jeni në gjendje tandihmoni atë për të fituar kohë dhe mundësi që t'i shërbehej një Kauze që është kaq e dashur dhe pranë zemrës së saj dhe në të cilën shërbimet e saj vlerësohen shumë.

(19 qershor 1931)

2155. Ruajtësi, në vërejtete tij ... rreth marrëdhënieve ndërmjet prindërve e fëmijëve, grave dhe burrave në Amerikë, nënkupton se ka një tendencë në atë vend që fëmijët të jenë shumë indipedentë ndaj dëshirave të prindërve të tyre dhe u mungon respekti i dhur ndaj tyre. Gjithashtu gratë; në disa raste; kanë tendencë të ushtrojnë një shkallë të padrejtë dominimi mbi burrat e tyre, që sigurisht, nuk është e mirë, po ashtu si burri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht gruan e tij.

(22 korrik 1943)

2156. Është një prej mësimeve themelore të Besimit që uniteti të ruhet në shtëpi. Sigurisht kjo nuk do të thotë se ndonjë anëtar i familjes ka të drejtë ta influencojë besimin e ndonjë anëtari tjetër; dhe kur kjo zbatohet prej të gjtihë anëtarëve, atëhere duket i sigurt se uniteti do të jetë i mundhshëm.

(6 korrik 1952)

2157. Ruajtësi e vlerëson plotësisht dëshirën tuaj për të shkuar si pioner në këtë kohë dhe dëshirën për ta ndihmuar vendosjen e besimit në zona të reja, por ju nuk duhet të shkoni kundër dëshirave të burrit tuaj dhe ta detyroni atë të lerë gjithçka me qëllim që ju të mund t'i shrbeni në këtë mënyrë Besimit. Ne duhet të kemi parasysh dëshirat dhe të drejtat e atyre që janë të lidhur ngushtë me jetën tonë.

Nëse burri juaj dëshiron të qëndrojë atje ku je, sigurisht që ka një fushë të gjerë për mësimdhënie atje...

(31 korrik 1953)

2158. Kudo ku ka një familje Bahá'í të interesuarit duhet që me çdo mënyrë të mundëshme ta ruajnë atë, sewpse divorci dënohet ashpërsisht në Besime, ndërsa hatmonia, uniteti dhe dashuria mbahen lart si idealet më të larta në marrëdhëniet njerëzore. Kjo duhet të zbatohet gjithnjë për Bahá'ít, nëse ata shërbejnë në fshën e pionierizimit apo jo.

(9 nëntor 1956, për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Amerikës Qendrore)

Nga letra të shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për besimtarët individualë nëse nuk citohet ndryshe:

2159. Nuk duhet të jetë për t'u habitur që mësuesi i parë i fëmijës është nëna, sepse orientimi i parë i foshnjes është nga nëna. Kjo dhunti e natyrës në asnjë mënyrë nuk e minimizon rolin e Bábait në familjen Bahá'í. Përsëri, statusi i barazisë nuk do të thotë identifikim i funksionit.

(23 qershor 1974)

2160. Duke paturparasysh probleme që po kaloni ju me gruan, Shtëpia e Drejtësisë thekson se uniteti i familjes suaj duhet të marrë prioritet mbi çdo konsideratë tjetër. Bahá'u'lláh u erdhi të sillte unitet në botë dhe një unitet themelor është ai i familjes. Si rrjedhin ne duhet të besojmë se besimi ka për qëllim ta forcojë familjen jo ta dobësojë atë. Për shembull, shërbimi i Kauzës nuk duhet të prodhojë neglizhencë të familjes. Është e rëndësishme që ju ta sistemoni kohën tuaj në mënyrë të tillë që jeta juaj familjare të jetë harmonike dhe shtëpia juaj të marrë vëmendjen që i takon.

Bahá'u'lláhu gjithashtu theksonte rëndësinë e konsultimit. Ne nuk duhet të endojmë se kjo metodë e vlefshme e kërkimit të zgjidhjeve kufizohet në institucionet administrative të Kauzës. Konsultimi i familjes që përfshin diskutimin e plotë dhe zemërhapur si dhe i nxitur nga dijenia për nevojën e moderimit dhe të balancës mund të jetë ilaçi për sherret shtëpiake. Gratë nuk duhet të përpiqen t'i dominojnë burrat e tyre, as burrat gratë ....

(1 gusht 1978)

2161. Asgjë që ju dhe burri juaj diskutuan për problemet e familjes suaj në Asamblenë Shpirtërore nuk mori ndonjë këshillë dhe gjithashtu e diskutuam situatën tuaj me një këshilltar familjeje pa sukses. Shtëpia e Drejtësisë e ndien se është mjaft thelbësore që burri juaj dhe ju ta kuptoni se martesa mund të jetë burim mirëqenie, që përçon një sens lumturie dhe sigurie shpirtërore. Megjithatë, kjo nuk ndodh rastësisht, sepse që martesa të bëhet një strehë kënaqësie kërkohet bashkëpunimi i vetë partnerëve të martuar e ndihma e familjeve të tyre ...

(24 qershor 1979)

2162. Anëtarët e një familjeje kanë të gjithë detyra dhe përgjejgësi kundrejt njëri-tjetrit dhe ndaj familjes në përgjithësi, dhe këto detyra dhe përgjegjësi ndryshojnë nga anëtari në anëtar për shkak të marrëdhineve të tyre natyrale. - Prindërit kanë detyrën e padiskutueshme që t'i edukojnë fëmijët e tyre - por jo anasjelltas; fëmijët kanë për detyrë t'u binden prindërve të tyre - prindërit nuk u binden fëmijëve; nëna - jo Bábai - mban fëmijët, kujdeset për ta në fëmijëri dhe është kështu edukatori i tyre i parë. Si rrjedhim bijat kanë të drejtë më të madhe për edukim se sa bijtë dhe siç ka shkruar sekretari i Ruajtësit në emër të tij, "Detyra e rritjes së një fëmije Bahá'í, siç theksohet kohë pas kohe në Shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji unik i së cilës, në fakt është të krijojë shtëpinë e saj në kondita të tilla që do të çonin në mirëqenien e përparimin material e shpirtëror. Edukimi që një fëmijë merrr së pari nëpërmjet nënës së tij përbën theelin më të fuqishëm për zhvillimin e tij të së ardhëshmes..." Një rezultat i kësaj përgjejgësie të nënës është detyra e saj për t'u mbështetur nga burri i vet - një bashkëshort nuk ka të drejta të padiskutueshme për t'u mbështetur prej gruas së tij....

...

Në çdo grup, sado dashamirëse të jenë konsultimet, ka megjithatë pika, për të cilat nga koha në kohë, nuk mund të arrihet marrëveshje. Në një Asamble Shpirtërore kjo dilemë zgjidhet me shumicë votash. Por nuk mund të bëhet fjalë për shumicë votash kur janë vetëm dy palë, siç ndodh në rastin e burrit e të gruas. Prandaj ka momente kur gruaja duhet t'i hapë rrugë burrit të saj, siç ka momente kur burri duhet t'i hapë rrugë gruas së tij, por asnjeri prej tyre nuk duhet të dominojë në mënyrë të padrejtë mbi tjetrin. Shkurtimisht, marrëdhënia ndërmjet burrit e gruas duhet të bëhet si në lutjen e parashtruar prej 'Abdu'l-Baháit, e cila lexohet shpesh në martesat Bahá'í:

"Në të vërtetë, ata martohen në bindje ndaj komandës tënde. Bëji ata të jenë shenja të harmonisë dhe të unitetit gjer në fund të kohës."

Këto janë të gjitha marrëdhënie përbrenda familjes, por ka një sferë shumë më të gjerë marrëdhëniesh, sesa në shtëpi, midis burrit e gruas, e kjo gjithashtu duhet të konsiderohet në kontekstin e shoqërisë Baha'i, dhe jo në bazë të normave shoqërore të së kaluarës ose të së tashmes. Për shembull, megjithëse nëna është edukatorja e parë e fëmijës dhe ka një ndikim të rëndësishëm në formimin e karakterit të saj, Bábai ka gjithashtu përgjegjësi për edukimin e fëmijëve të tij, dhe kjo përgegjësi është kaq e rëndësishme, saqë Bahá'u'lláhu ka deklaruar se ai Bába që nuk e ushtron atë humbet të drejtat e tij të atësisë. Po kështu, megjithëse përgjegjësia kryesore për të mbajtur familjen nga ana financiare bie mbi burrin, kjo nuk do të thotë aspak se vendi i gruas është brenda mureve të shtëpisë....

(28 dhjetor 1980 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Zelandës së Re)

2163. Megjithatë ju keni pyetur për rregullat specifike të sjelljes për rregullimin e marrëdhënieve të bashkëshortëve dhe bashkëshorteve. Shtëpia e Drejtësisë nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe ndjen se tashmë janë udhëzimet e tua që përfshihen në përbledhjen për këtë subjekt. Për shembull është principi se e drejta e secilit dhe e të gjithëve duhet ruajtur në njësinë familjare dhe se këshilla dhe konsultimi dashamirës duhet të jetë nota kyçe, se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen me harmoni dhe dashuri dhe se ka raste kur burri apo gruaja duhet t'i hapin rrugë dëshirës së tjetrit. Se në çfarë rrethanash duhet të bëhet ekzaktësisht një diferencim i tillë, kjo është një çështje që vendoset nga çdo çift...

(16 maj 1982)

2164. Ju pyesni për qortimin se gjithsecili duhet të punojë dhe kjo do të thotë se ju, në grua dhe nënë, duhet të punoni për jetesë si bën burri juaj. Ne na u kërkua t'u japim të lexoni një fragment, "i dymbëdhjeti Lajm i Gëzuar", nga Tabela e Bishárát e Bahá'u'lláhut3. Ju do ta shikoni se direktiva është që miqtë të merren me njëprofesion që do të jetë për përfitimin e njerëzimit. Punët e shtëpisë janë një detyrë mjaft e nderuar dhe me përgjegjësi që ka një rëndësi themelore për njerëzimin...

(16 qershor 1982)

2165. Lidhur me pyetjen tuaj nëse nënat duhet të punojnë jashtë shtëpisë, do të ndihmonte nëse ke parasysh çështjen nga perspektiva e konceptit të familjes Bahá'í. Ky koncept bazohet mbi principin se burri ka përgjegjësinë kryesore për mbështetjen financiare të familjes dhe gruaja është edukatori kryesor dhe primar i fëmijëve. Me këtë në asnjë mënyrë nuk kuptohet se këto funksione janë të fiksuara pandryshueshmërisht dhe nuk mund të ndryshohen dhe të përshtaten sipas situatave të caktuara familjare, kjo as nuk do të thotë se vendi i gruas shtë të mbyllet në shtëpi. Për më tepër, ndërsa i caktohet përgjejgësia primare, pritet që Báballarët të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëvedhe gratë duhet gjithashtu ta fitojnë bukën. Siç e treguat ju me të drejtë, 'Abdu'l-Bahái i inkurajonhte gratë të "marrin pjesë tërësisht e barazisht në çështjet e botës."

Lidhur me pyetjet tuaja specifike, vendimi lidhur me sasinë e kohës që një nënë duhet të shpenzojë duke punar jashtë shtëpisë, varen nga rrethanat që ekzistojnë përbrenda shtëpisë, që mund të ndryshojnë nga koha në kohë. Konsultimi familjar do të ndihmojë për të dhënë përgjigje...

(9 gusht 1984)

2166. Rëndësia e madhe që i jepet rolit të nënës vjen nga fakti se ajo është edukatori i parë i fëmijës. Qëndrimi i saj, lutjet e saj, madje edhe çfarë ha dhe gjendja e saj fizike kanë një ndikim të madh mbi fëmijën kur ai është ende në barkun e nënës. Kur fëmija lind, pikërisht nëna është e pajisur nga Perëndia me qumështin, që është ushqimi i parë i fëmijës, dhe nënkuptohet që, po të jetë e mundur, ajo duhet të qëndrojë me fëmijën për ta rritur e për ta mësuar atë qysh në ditët dhe muajt e parë. Kjo nuk do të thotë se edhe Bábai nuk e do, ose nuk lutet e nuk kujdeset për fëmijën e tij, por meqë ai ka si përgjegjësi kryesore të mbajë familjen, koha që ai ndodhet pranë fëmijës është zakonisht e kufizuar, kurse nëna zakonisht qëndron pranë fëmijës gjatë kësaj periudhe intensive të formimit të saj, kur kjo rritet e zhvillohet më shpejt se në çdo periudhë tjetër gjatë gjithë jetës së saj. Ndërsa fëmija rritet e bëhet më i pavarur, natyra e marrdhënieve të tij me nënën e me Bábanë ndryshon dhe Bábai mund të luajë një rol më të madh.

(23 gusht 1984 për dy besimtarë)
IV. Gratë në botën në përgjithësi
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2167. Çdonjëri prej jush urdhërohet të merret me ndonjë punë, si me ndonjë zeje, tregti e të tjera si këto. Ne me hir e kemi lartësuar angazhimin tuaj në një punë të tillë në rangun e adhurimit të Perëndisë, të Vetmit Perëndi të Vërtetë. Peshojini në zemrat tuaja hirin dhe bekimet e Perëndisë dhe falënderojeni Atë mëngjes e mbrëmje. Mos e humbni kohën në përtesë e plogështi. Merruni me atë që do t'ju sjellë përfitim juve vetë dhe të tjerëve. Kështu është dekretuar në këtë Tabelë, nga horizonti i së cilës ylli i urtisë dhe i fjalës shkëlqen i shndritshëm.

Në sytë e Perëndisë, njerëzit më të përçmuar janë ata që rrinë duarkryq e lypin. Kapuni fort pas fillit të mjeteve materiale, duke u mbështetur tërësisht te Perëndia, Siguruesi i të gjitha mjeteve. Kur secili merret me ndonjë zeje ose tregti, në sytë e Perëndisë një punë e tillë konsiderohet si një akt adhurimi; dhe kjo s'është veçse një shenjë e bujarisë së Tij të pafund e gjithëpërfshirëse.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #3:22-23)

Ekstrakte nga Shkrimet dhe Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

2168. Shërbëtoret e Perëndisë dhe robinat e Oborrit të Tij hynjor duhet të paraqesin atribute dhe qëndrime të tilla në mes të grave të botës, që do t'i bëjn ato të dallohen dhe të bëhen të njohura në rrethet e grave. Pra, ato duhet të shoqërohen me to me panjollësi supreme dhe dinjitet të qëndrueshëm, me besim të patundur, me ligjëratë tëlihdur, me gjuhë të rrjedhshme me dëshmi të pakundërshtueshme dhe vendosmëri të lartë. Kërkojini Perëndisë që ju të mund t'i arrini të gjitha këto bujari.

(Nga një Tabelë e Përkthyer nga Persishtja.)

2169. Derisa të mos jetë vendosur plotësisht realiteti i barazisë ndërmjet burrit e gruas, zhvillimi më i lartë shoqëror i njerëzimit nuk është i mundur. Po të pranohet që gruaja është deri diku inferiore kundrejt burrit në pikëpamje të cilësive e të arritjeve, kjo ose çdo dallim tjetër do të vazhdojë të jetë burim mosmarrveshjeje e shqetësimesh. I vetmi shërim është shkollimi; sepse barazi do të thotë kualifikim i barabartë...

Le të bëhet e ditur edhe një herë që derisa gruaja dhe burri të mos njohin e kuptojnë barazinë, përparimi shoqëror e politik këtu e kudo gjetkë nuk do të jetë i mundur....

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 76-77)

2170. ...në bazë të fesë shfaqet prej Bahá'u'lláhut se gruas duhet t'i jepet privilegji i edukimit të barabartë me burrin dhe të drejta të plota në privilegje. Me fjalë të tjera, duhet të ketë ndryshim në edukimin e mashkullit dhe të femrës me qëllim që graria të mund të zhvillojë kapacitet dhe zhvillim të barabartë me burrat në ekuacionin shoqëror dhe ekonomik. Atëhere bota do të arrijë unitet dhe harmoni. Në kohërat e shkuara njerëzimi ka qenë difektoz dhe i papërkryer, sepse kjo ka qenë e paplotë. Lufta dhe egërsitë e saj e kanë shkatërruar botën; edukimi i gruas do të jetë një hap i fuqishëm drejt rimëkëmbjes dhe mbarimit të tij, sepse ajo do ta përdorë të gjithë influencën e saj kundër luftës.Gruaja rrit fëmijën dhe edukon të riun deri në pjekuri. Ajo do të refuzojë të japë bijt e saj për t'u flijuar në fushën e betejës. Ajo do të jetë faktori më i madh në vendosjen e paqes universale e të arbitrazhit ndërkombëtar. Me siguri, gruaja do ta zhdukë luftën midis gjinisë njerëzore....

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 108)

2171. Përsëri, dihet mirë në histori se atje ku gratë nuk kanë marrë pjesë në çështjet njerëzore e ardhmja kurrë nuk arriti gjendje kompletimi dhe përsosjeje. Nga ana tjetër, çdo ndërmarrje me influencë e botës njerëzore në të cilën gratë kanë qenë pjesëmarrëse ka fituar rëndësi. Kjo është historikisht e vërtetë dhe përtej kundërshtimit edhe në fe. Jezu Krishti kishte dymbëdhjetë dishepuj dhe ndërmjet pasuesve të Tij ishte dhe një grua e njohur si Maria Magdalena. Judas Iskarioti u bë një tradhëtar dhe hipokrit dhe pas kryqëzimit njëmbëdhjetë dishepujt që mbetën ishin të lëkundur dhe të pavendosur. Është e sigurt nga faktet e Ungjijve se ajo që i ngushëlloi ata dhe e rivendosi besimin e tyre ishte Maria Magdalena.

...

Çështja më madhore e kësaj dite është paqja e arbitrariteti ndërkombëtar e paqja universale është e pamundur pa një votim universal....

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 134)

2172. Pyetje: A nuk është fakt se paqja univesale nuk mund të arrihet pa demokraci politike në të gjitha vendet e botës?

Përgjigje:Është mjaft evidente se në të shkuarën nuk do të ketë centralizëm në vendet e botës, qofshin ata konstitucionalë në qeverisje, republikanë apo demokratikë në formë. Shtetet e Bashkuara mund të mbahen si një shembull i qeverisjes së ardhëshme - pra, me fjalë të tjera, çdo provincë do të jetë e pavarur në vetvete, por do të ketë një bashkim federal që mbron interesat e shteteve të ndryshme indipedente. Kjo mund të mos jetë një formë republikanë apo demokratike. Ta hedhësh mënjanë centralizimin që çon në despotizëm, është ekzigjencë e kohës. Kjo do të jetë produktive për paqen ndërkombëtare. Një fakt tjetër i një rëndësie të barabartë për sjelljen e paqes ndërkombëtare është votimi i grave. Pra, kur të vendoset barazia e përkryer ndërmjet burrave dhe grave, paqja mund të realizohet për arsyen e thjËshtë se graria në përgjithësi kurrë nuk është në favor të luftës. Gratë nuk do të dëshirojnë t'i lejojnë ata për të cilët janë kujdesur të shkojnë në fushën e betejës. Kur ato do të kenë një votë, ato do ta kundërshtojnë çdo shkak për gjendje lufte. Një faktor tjetër që do ta sjellë paqen universale është lidhja sëbashku e Lindjes dhe e Perëndimit.

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 167)

2173. Kur gjithë njerëzimi të ketë të njëjtat mundësi për edukim dhe barazia ndërmjet burrave e grave të jetë arritur, atëherë themelet e luftës do të shkatërrohen tërësisht. Pa barazi kjo do të jetë e pamundur, sepse të gjitha ndryshimet e dallimet çojnë në mosmarrëveshje e grindje. Barazia ndërmjet burrave e grave çon në zhdukjen e luftës, për arsye se gratë kurrë nuk do të kenë dëshirë ta sanksionojnë atë...

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 175)

2174. Gruaja duhet t'i përkushtojë veçanërisht energjitë dhe aftësitë e saj në drejtim të shkenca industriale dhe bujqësore duke kërkuar ta ndihmojë njerëzimin në atë që është më e nevojshme. Në këtë mënyrë ajo do të demostrojë aftësitë dhe do të sigurojë njohjen e barazisë në ekuacionin shoqëror dhe ekonimik...

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 283)

2175. Si rrjedhim, përpiquni t'i tregoni botës njerëzore se gratë janë shumë të zonja dhe të afta, se zemrat e tyre janë më të buta dhe të ndjeshme se sa të burrave, se ato janë më filantrope dhe me përgjegjësi ndaj atyre që kanë nevojë dhe vuajnë, se ato janë pandryshueshmërisht të vendosura kundër luftës dhe e duan paqen. Përpiquni që ideali i paqes kombëtare të mund të realizohet nëpërmjet përpjekjeve të grarisë, sepse burri është më i dhënë ndaj luftës sesa guraja dhe një fakt i vërtetë i superioritetit të gruas do të jetë shërbimi dhe aftësia e saj për vendosjen e paqes universale.

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 284)

2176. ...e përshkuar me të njëjtat virtutet si burri, duke u ngritur në të gjtiha shkallët e arritjeve njerëzore, gruaja do të bëhet e barabartë me burrin dhe pa u vendosur barazia, përparimi dhe arritjet e vërteta të racës njerëzore nuk do të lehtësohen.

Shkaqet evidente që e shkaktojnë këtë janë si pason: Gruaja nga natyra i kundërvihet luftës; ajo është mbrojtëse e paqes. Fëmijët rriten nën kujdesin e nënave që u japin atyre principet e edukimit dhe të punës këmbëngulëse në emër të tyre. mendoni, për shebull, një nënë që e ka rritur me kujdes të birin për njëzet vjet gjer në moshën e pjekurisë. Sigurisht ajo nuk do të jetë e kënaqur nëse ja marrin të birin dhe ai vritet në fushën e betejës. Si rrjedhim, ndërsa gratë shkojnë përpara në shkallën e burrit në pushtet e privilegje, me të drejtën e votave dhe qeverisjen njerëzore, lufta me siguri do të ndërpritet; sepse gruaja është nga natyra mbrojtësja më e devotshme dhe e palëkundur e paqes ndërkombëtare.

(The Promulgation of Universal Peace [Përhapja e Paqes Universale], f. 375)

2177. Në pajtim me frymën e kësaj epoke, gratë duhet të përparojnë e të kryejnë misionin e tyre në të gjitha fushat e jetës, duke u bërë të barabarta me burrat. Ato duhet të jenë në po atë nivel si dhe burrat e të gëzojnë të drejta të barabarta. Kjo është lutja ime e zjarrtë dhe një nga parimet themelore të Bahá'u'lláh-ut.

(J. E. Esslemont, Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re, #9, f. 133)

2178. ...Gruaja ka me të vërtetë një rëndësi më të madhe për racën. Ajo ka barrën më të rëndë dhe punën më të madhe. Shikojini botërat bimore dhe shtazore. Palma që mbart frut është pema më e çmuar nga rritësi. Arabi e di se për një udhëtim të gjatë mushka ka qëndresën më të madhe. Gjahtari i trembet më shumë luaneshës sesa luanit, për forcën dhe ashpërsinë e saj më të madhe.

Gruaja ka kurajo më të madhe morale se sa burri; ajo gjithashtu ka aftësi të veçanta që e aftësojnë atë t'ia dalë banë në momente rreziku dhe krize....

('Abdu'l-Bahá in London ['Abdu'l-Bahái në Londër], f. 102-103)

Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

2179. Lidhur me përfaqësimin Bahá'í në Konferencën Gjithë Aziatike të Grave: kjo është pa dyshim gjëja më e lavdërueshm që mund të bëhet, veçanërisht ndërsa Kauza thotë kaq shumë lidhur me pozitën e grave në shoqëri. Shoghi Effendi shpreson se Asambleja Kombëtare do të bëjë maksimumin e saj për të fituar admirimin e të gjtihë delegateve të mbledhura për mësimet e Kauzës përgjatë kësaj kohe. Ne gjithnjë duhet t'i shfrytëzojmë mundësi të tilla që të paraqitim vetveten. Ndoshta ne do t'ia dalim mbanë t'i bëjmë disa shërbime shoqërisë dhe t'ia pakësojmë të këqiajt easja.

(10 nëntor 1930 për Asamblenë Shpirtërore të Indisë dhe Burmës)

2180. Ajo që 'Abdu'l-Bahái nënkuptonte për gratë që ngrihen për paqe është se kjo është një çështje që në të vërtetë ka të bëjë me gratë dhe kur ato formojnë një masë të ndërgjegjshme dhe dominuese të opinionit publik kundër luftës, nuk mund të ektë luftë. Gratë Bahá'í tashmë njihen si anëtare të Besimit dhe të Rendit Administrativ. Nuk nevojitet organizatë tjetër. Por ato duhet që, nëpërmjet mësimit dhe mbështetjes morale aktive që i japin çdo lëvizjeje të drejtuar nga paqja, të kërkojnë të ushtrojnë një vëmendje të madhe mbi mendimet e grave të tjera lidhur e këtë çështje thelbësore.

(24 mars 1945 për një besitar idividual)

Ekstrakt nga një letër e shkruar prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2181. Emancipimi i grave, arritja e barazisë së plotë ndërmjet sekseve, është një prej parakushteve më të rëndësishme, edhe pse më pak të njohura tëpaqes. Mohimi i një cilësie të tillë krijon një padrejtësi kundër gjysmës së popullsisë së botës dhe formon tek burrat qëndrime dhe zakone dëmtuese që mbarten nga familja në vendin e punës, në jetën politike dhe përfundimisht në jetën në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk ka arsye, morale, praktike apo biologjike mbi të cilat mund të justifikohet një mohim i tillë. vetëm nëse gratë mirëpriten në partneritet të plotë në të gjitha fushat e përpjekjes njerëzore do të krijohet klima psikologjike dhe morale në të cilën mund të shfaqet paqja ndërkombëtare.

(Tetor 1985 për popujt e botës)

Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2182. ...një sferë edhe më të gjerë të marrëdhënieve midis burrave dhe grave sesa shtëpia dhe këtë gjithashtu ne duhet ta konsiderojmë në konteksin e shoqërisë Bahá'í, jo në normat shoqrërore të së shkuarës apo të së tashmes. Për shembull, megjithëse nëna është edukatoree parë e fëmijës dhe influencë shumë e rëndësishme formuese për zhvillimin e tij, Bábai gjithashtu ka përgjegjësinë e edukimit të tij dhe përgjegjësia e tij është kaq me peshë sa Bahá'u'lláhu e deklaronte se një Bába që nuk e bën këtë i humbet të drejtat e tij të atësisë. Po ashtu, megjithëse përgjegjësia primare për mbështetjen e familjes financiarisht vendoset mbi burrin, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se vendi i grave kufizohet vetëm në shtëpi. Përkundrazi, 'Abdu'l-Bahái deklaronte:

Në Dispensacionin e Bahá'u'lláhut, gratë përparojnë krah për krah me burrat. Nuk ka zonë apo rast ku ato të mbeten prapa:ato kanë të drejta të barabarta me burrat, dhe do të hyjnë në të ardhëshmen në të gjitha degët e administrimit të shoqërisë. E tillë do të jetë ngritja e tyre sa, në çdo sferë të përpjekjeve të tyre, ato do të arrijnë nivelet më të larta në botën njerëzore. ... 4

dhe përsëri:

Kështu do të ndodhë që kur gratë të marrin pjesë tërësisht dhe me barazi në çështjete e botës, kur ato të hyjnë me besim dhe me aftësi në arenën e madhe të ligjeve dhe të politikës lufta do të marrë fund; ...

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 135)

Në Tabelën e Botës, Vetë Bahá'u'lláhu parashikonte se gratë si dhe burrat do ta nxjerrin bukën, duke thënë:

Të gjithë, burra ose gra qofshin, duhet t'i japin një personi të besuar një pjesë të asaj që fitojnë nga tregtia, bujqësia ose nga punë të tjera, të destinuar për përgatitjen dhe shkollimin e fëmijëve, e cila të shpenzohet për këtë qëllim me dijeninë e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #7:22)

Një element shumë i rëndësishëm për arritjen e një barazie të tillë është thënia e Bahá'u'lláhut se djemtë dhe vajzat duhet të pasojnë esencialisht të njëjtin kurrikulum në shkolla.

(28 dhjetor 1980 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Zelandës së Re)

2183. Detyra e grave në qenien edukatore të para të njerëzimit është parashtruar qartësisht në Shkrime. Çdo grua, nëse dhe kur ajo bëhet nënë, vendos se si mund ta zbatojë më së miri nga njëra anë përgjegjësinë e saj kryesore si nënë dhe nga ana tjetër, në shkallën e mundur, të marrë pjesë në aspektet e tjera të veprimtarive të shoqërisë në të cilën ajo merr pjesë...

(22 prill 1981 për një besimtar individual)
V. Rritja e zhvillimit të grave
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2184. Në këtë Ditë Pema e Bekuar e Kujtesës flet në Mbretërinë e Ligjërimit dke thënë: mirë i del shërbëtorit që e ka kthyer fytyrën e tij kundrejt atij dhe që e përqafoi të vërtetën e tij, si dhe shërbëtores që e ka dëgjuar Zërin e Tij dhe është lumturuar. Në të vërtetë, ajo është mbrojtëse e fushës së logjikës së vërtetë. për këtë Gjuha e së vërtetës dëshmon nga Pozita e Tij e lartësuar.

O gjethja Ime, e bekuar je ti që ju përgjigje thirrjes sime kur ajo u bë në emër të të vetmit të vërtetë. Ti e njohe revelacionin Timkur burrat e famshëm ishin zhytur në manifestim e fanatzive të kota. Ti me të vërtetë e ke arritur mëshirën e Zotit tënd shumë herët. Falenderoje Atë me lavdërimin Tënd. Ai, është në fakt, me shërbëtoret dhe shërbëtorët që u kthyen drejt Tij. Lavdia e shkëlqyer nga horizonti i Mbretërisë sime qoftë mbi ty dhe mbi atë që të udhëzoi ty në shtegun tim të drejtë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

2185. Ne i kërkojmë të Vetmit të vërtetë t'i stolisë shërbëtoret e Tij me ornamentin e panjollësisë të besueshmërisë, të drejtësisë dhe të pastërtisë. Në të vërtetë Ai është Gjithëdhënësi, Gjithëzemërgjeri. ne i përmendim shërbëtoret e Perëndisë, në këtë kohë, dhe ua bëjmë të ditur atyre lajmet e gëzuara të dhuratave të mëshirës dhe të dhembshurisë së Perëndisë dhe konsideratën e Tij për ta, i lavdëruar qoftë Ai dhe ne i lutemi Atij për gjithë ndihmesën e tij që të zbatohen detyra të tilla që janë shka i lartësimit të Fjalës së Tij. Ai, në fakt, flet të vërtetën dhe u vë detyrë shërbëtorëve të Tij dhe shërbëtoreve të tij të bëjnë atë që u sjell përfitim atyre në çdo botë të botrave të Tij. Ai, në fakt, është Gjithëfalësi, i Gjithëmëshirshmi.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

Nga Shkrimet dhe Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

2186. Shkëlqimi i rrezeve të Diellit të së Vërtetës është i bollshëm dhe favoret e Bukurisë së Bekuar i rrethojnë besimtaret gra dhe shërbëtoret që e kanë arritur sigurinë. Në çdo moment shfaqet një dhuratë bujare. Shërbëtoret e të Mëshirshmit duhet t'i shfrytëzojnë mundësitë që paraqiten në këtë ditë. Secila duhet të përiqet t'i afrohet pragut hyjnor dhe të kërkojë bujari nga Burimi i ekzistencës. Ai po përpiqet të arrijë një gjendje të tillë dhe të konfirmohet me një pushtet të tillë sa ta nderojnë, vetëm me shqiptimin e një fjale, ta gjallërojë atë që është e trishtuar në shpirt, t'i japë shpresë të pashpresit, t'i japë atij që s'ka pjesë nga dhurata e madhe dhe t'i japë dijeni dhe mprehtësi të paditurit dhe të verbërit dhe vigjëlencë dhe gadishmëri të ngathtit dhe neglizhentit. Ky është atributi i shërbëtoreve të të Mëshirshmit. Kjo është karakteristika e robinave të Pragut të Perëndisë.

O ju gjethe që keni arritur sigurinë! Në vendet e Europës dhe të Amerikës shërbëtoret e të Mëshirshmit e fituan çmimin e përsosmërisë dhe të përparimit nga arena e burrave dhe në fushat e të mësuarit dhe të përphapjes aromave hyjnore ato kanë dhënë një ndihmesë të shkëlqyer. Së shpejti ato do të fluturojnë si zogj në Grupimin mbi lartësi në skajet më të largëta të botës dhe do t'i udhëzojnë njerëzit dhe do t'ua shfaqin atyre misteret hyjnore. Ju, që jeni gjethet e bekuara nga Lindja, duhet të digjeni me shkëlqim më të madhdhe të merreni e përhapjen e aromave të ëmbla të Zotit dhe me recitimin e vargjeve të Perëndisë. ngrihuni, pra, dhe ushtrojeni vetveten për t'i plotësuar nxitjet dhe këshillat e Bukurisë së Bekuar, që të gjitha shpresat mund të bëhen realitet dhe që pllaja e rrëkeve dhe e kopshtijeve të mund të bëhet kopësht i njëshmërisë.

Mbi ju, burra dhe gra qoftë lavdia e lavdive.
(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Persishtja)

2187. Në këtë Cikël të madhe dhe dispensacion mrekullues disa gra u ngritën, duke bërë ëmblema të unitetit dhe shenja të njëshmërisë për revelacionin e dhuntive hyjnore që merren nga burrat dhe gratë në masë të barabartë. "Në të vërtetë, më e nderuar në sytë e Perëndisë është më i virtutshmi ndërmjet jush"5 që aplikohet edhe për burrat edhe për gratë, për shëbrëtorët e shërbëtoret. Të gjithë janë nën hijen e fjalës së Perëndisë dhe të gjithë e marrin forcën e tyre nga bujaritë e Zotit. Si rrjedhim, mos e konsideroni vetveten të parëndësishëm duke dyshuar tek ajo që mund të bëjë një shërbëtore që jeton pas vellos...

Me një zemër të fortë, me hap të qëndrueshëm dhe me gjuhë elokuente ngrihuni për të përhapur Fjalën e Perëndisëduke thënë: "O Perëndi, edhe pse po rri e fshehur pas ekranit të panjollësisë dhe jam i kufizuar nga perdja dhe ekzigjenca e modestisë, shpresa që ushqej është të ngrej flamurin e shërbimit dhe të bëhem shërbëtore e Pragut Tënd të Shenjtë; të ec me një kalë dhe të depërtoj në ushtrinë e të paditurve, t'i mund regjimentet e fuqishme dhe t'i përmbys themelet e gabimit dhe të dhunës. Ti je Ndihmuesi i të dobëtëve. Ti je Mbështetësi i të varfërve, ti je Shpëtimtari i shërbëtoreve. Në fakt, Ti je i Gjithëfuqishmi dhe i Gjithëpushtetshmi."

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2188. Konfirmimet nga mbretëria e Perëndisë do të merren përsëri, duke i aftësuar disa gjethe të shkëlqyera të paraqiten me vezullim në morinë e kësaj bote me prova të qarta dhe me arsye bindëse që do ta stolisin Kauzën e Grarisë. Ato do të provojnë se gratë në këtë cikël janë të barabarta me burrat, bile, në disa aspekte ato ua kalojnë. Mendoni ju: në këtë Kauzë të mrekullueshme janë të shumtë burrat që u ngjitën në lartësitë e dijenisë; ata kishin ligjërim të shkëlqyer, prova bindëse, gjuhë elokuente dhe ligjëratë madhështore, por gjethja e bekuar, Jináb-i-Táhirih, për shkak se ishte grua, u zhyt me shkëlqim të jashtëzakonshëm dhe i trullosi të gjtihë njerëzit. Nëse ajo do të ishte burrë, nuk do të kishte ndodhur kështu aspak. Prandaj, ju duhet ta dini se madhështia e Kauzës ka depërtuar në nervat e venat e botës në mënyrë të tillë sa, nëse njëra prej gjetheve tërhiqet dhe fiton zotërim për demostrimin e arsyeve dhe të provave dhe për paraqitjen e evidencave bindëse, ajo do të shkëlqejë me ndriçim. O gjethe të ndritshme, unë betohem për Bukurinë e të Vetmit të dëshiruar dhe për Misterin e Ekzistencës se nëse ju punoni aktivisht në këtë mbretëri, vërshimet e bukurisë së bekuar do të reflektohen si dielli në pasqyrat e zemrave. Përparimi juaj do t'i habisë të gjithë.

Gjethet tërheqëse, kur të takohen me njëra-tjetrën, nuk do të bisedojnë thjesht për temperaturën e motit, për ftohtësinë e ujit, për bukuritë e luleve dhe të kopshteve, për freskinë e barit dhe të ujit që rrjedh.Ato në vend të kësaj do t'i përqëndrojnë diskutimet në glorifikimin dhe lavdërimin dhe në shqiptimin e provave dhe të arsyeve, në citimin e vargjeve dhe të traditave si dhe në parashtrimin e dëshmive të qarta. kështu që të gjitha shtëpitë e të shumëdashurve do të kthehen në vendtakime për mësimet e shpjegimit të Kauzës.

Nëse ju veproni kështu, në një kohë të shkrurtër, vërshimet e Mbretërisë do të jenë kaq të dukshme sa secila prej shërbëtorëve të të Mëshirshmit do të bëhet një libër ndriçues që shfaq misteret e Zotit të mëshirës.

Mbi ju qoftë lavdia e lavdive.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2189. Në këtë Dispensacion mrekullues favoret e Zotit të Lavdishëm u garantohen shërbëtoreve të të Mëshirshmit, prandaj, ato duhet që ashtu si burrat, ta marrin çmimin dhe të shkëlqejnë në këtë fushë, kështu që të provohet dhe të bëhet e dukshme se influenca depërtuese e Fjalës së Perëndisë në këtë Dispensacion të ri i bëri gratë të barazohen me burrat dhe se në arenën e provave ato do t'ua kalojnë të tjerave. Pra, robinat e vërteta të Bukurisë së Bekuar duhet të gjallërohen prej shpirtit të shkëputjes dhe të freskohen nga flladet e interesimit. Me zemrat e mbushura plot e përplot nga dashuria për Perëndinë, me shpirt të kënaqur nga lajmet e gëzuara qiellore dhe me përulje dhe modesti ekstreme le të flasin ato me ligjëratë elokuente dha ta lavdërojnë dhe t'i thurrin lavdi Zotit të madh, se ato janë manifestime të bujarisë së Tij dhe u stolisëm me kurorën e shkëlqimit.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2190. E bekuar, të bekuar jeni, sepse ju i sajuat takimet shpirtërore dhe u morët me parashtrimin e provave dhe të evidencave hyjnore. Ju keni për qëllim ta përhapni të vërtetën në mbështetje të manifestimit të dritës së Kauzës, nëpërmjet argumentave dhe provave përfundimtare të bazuara mbi shrimet e shenjta të së shkuarës. Ky është një qëllim shumë fisnik dhe kjo shpresë e ushqyer është shkak për ndriçimin e të gjithë popujve dhe kombeve.

Që nga fillimi i ekzistencës gjer në ditën e tanishme në secilin prej cikleve dhe dispensacioneve të shkuara, gratë nuk kanë mbajtur asnjëherë takime për gra dhe nuk kanë ngritur klasa me qëllimin e përhapjes së mësimeve. KJo është një prej karakteristikave të këtij Dispensacioni të lavdishëm dhe të këtij shekulli të madh. Ju, me siguri, do të përpiqeni ta përsosni këtë takim dhe ta rritni dijeninë tuaj për realitetet e mistereve qiellore, kështu që, dashtë Perëndia, në një kohë të shkurtër, gratë do të bëhen një lloj si burrat; ato do të marrin një pozitë udhëheqëse në mes të të shkolluarve, secila do të ketë një gjuhë të rrjedhshme dhe ligjëratë elokuente dhe do të ndriçojë si llampat e udhëzimit anembanë botës. Në të njëjtat drejtime, gratë kanë aftësi mahnitëse; ato nxitojnë në interisimin e tyre për Perëndinë dhe janë intensive në zjarrin e adhurimit për Të.

Shkurtimisht, kalojini ditët e netët me shfrytëzimin e Ligjëratave të shenjta dhe me përfitimin e përsosmërive. Merruni gjithnjë me diskutimin e këtyre çështjeve. Kur ta takoni njëra-tjetrën, përçojini lajmet e gëzuara dhe jepini shpresë njëra-tjetrës, për shkak të konfirmimeve të bujarive të Zotit Antik dhe Gjithmonëjetues. Secila le të parashtrojë prova dhe evidenca dhe të bisedojë për misteret e mbretërisë, kështu që Shpirti i vërtetë hyjnor të mund ta përshkojë trupin e pasigurt të botës dhe sekretet e të gjitha gjërave, qofshin në të shkuarën apo në të ardhëshmen, të mund të bëhet i dukshëm dhe i shkëlqyer.

O shërbëtore të dashura të Perëndisë! Mos i vini re meritat dhe aftësitë tuaja, në vend të kësaj fiksoni shikimin tuaj tek favoret dhe konfirmimet e Bukurisë së bekuar, sepse mirësia e Tij e përjetshme do ta bëjë bimën e parëndësishme një bimë të bekuar, do ta kthejë mirazhin e vapës në ujë të freskët dhe verë; do ta bëjë atomin e harruar vetë thelbin e ekzistencës, të paditurin, erudit në shkollën e dijenisë. Do ta aftësojë një shkurre me gjemba të lulëzojë dhe do ta bëjë tokën e zezë të prodhojë lule aromatike dhe të pasura. Ajo do ta kthejë gurin në rbin me çmim të madh dhe do ta mbushë detin e guackave me perla të shkëlqyera. Kjo mirësi do të ndihmojë që fëmija pa eksperiencë të bëhet një mësues i shkolluar dhe do ta aftësojë një embrion të brishtë të shfaqë realitetin e vargut: "I përshëndetur qofsh Zot, Më i Shkëlqyeri i të gjithë krijuesve".6 Në të vërtetë Zoti im është i pushtetshëm bi gjithçka.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2191. Në këtë ditë detyra e secilit qoftë burrë apo grua, është ta shpjegojë Kauzën. Në Amerikë, gratë ua kanë kaluar burrave në këtë drejtim dhe e kanë marrë udhëheqjen në këtë fushë. Ato përpiqen më shumë për udhëzimin e njerëzve të botës dhe përpjeket e tyre janë më të mëdha. Ato konfirmohen nga dhuntitë dhe bekimet hyjnore. Është shpresa ime se në Lindje shërbëtoret e të Mëshirshmit do të bëjnë gjithashtu përpjekje të tilla, t'i shfaqin aftësitë e tyre dhe t'i manifestojnë mundësitë e tyre....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2192. Tani është koha të parashtrojmë dhe të bëjmë ligjërata, koha që të shpjegojmë dhe të dëshmojmë. Zgjidheni gjuhën, parashtrojini të vërtetat dhe paraqiteni vlerën e vargut: "I Gjithëmëshirshmi na i mësoi Kuranin."7 Shpirti i Shenjtë flet nëpërmjet thelbit të përbrendshëm të gjuhës njerëzore, shpirti i Perëndisë që e dëshiron bashkimin me frymën njerëzore shpalos të vërtetat, Shpirti Besnik shkruan dhe Shirti i Ditëve Antike konfirmon. Unë betohem për bukurinë e pashok, i cili është Mbretëria e padukshme, se kur gjethet ta zgjidhin gjuhën e tyre për ta lavdëruar e glorifikuar Zotin Gjithëdashurues dhe për ta shpjeguar Kauzën e Zotit të Mirë, Grumbulli i Mbretërisë dhe pjesëtarët e Zonave të Padukshme do të dëgjojë dhe do të thërrasin me ekslamacione gëzimi dhe festimi ekstrem.

Lavdia qoftë mbi ty dhe mbi çdo shërbëtore që është e qëndrueshme në Besëlidhje.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

2193. O shërbëtore e Perëndisë! ... Nënave duhet t'u jepen Mësime hyjnore dhe këshilla të efektshme, ato duhen inkurajuar dhe të bëhen të etura të mësojnë fëmijët e tyre, sepse nëna është edukatori i parë i fëmijës. Është ajo që prej fillimit duhet të mëkojë të sapolindurin në gjirin e Besimit të Perëndisë e të Ligjit të Perëndisë, që dashuria hyjnore të hyjë tek ai që me qumështin e nënës dhe qoftë me të deri në frymën e tij të fundit.

Për sa kohë që nëna mbetet pa i mësuar fëmijët e saj dhe pa i nisur ata në udhën e duhur të jetës, mësimi që ata marrin më vonë me vullnet, nuk ka efekt të plotë. Është detyrë e Asambleve Shpirtërore t'u sigurojnë nënave programe të mirë-planëzuara për edukimin e fëmijëve, që tregojnë se si prej foshnjërisë, fëmija duhet të jetë nën kujdes dhe të mësohet. Këto udhëzime i duhen dhënë çdo nëne për t'i shërbyer asaj si një udhëzues, që secila të mësojë e ushqejë fëmijët e saj në përputhje me Mësimet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #113:1-2)

2194. ...ne nuk duhet të bëjmë dallime ndërmjet anëtarëve individualë të familjes njerëzore. Ne nuk duhet ta konsiderojmë asnjë person si të pafutshëm apo pa aftësi. Detyra jonë qëndron në edukimin e personave që dielli i dhuntive të Perëndisë të shkëlqejë mbi ta dhe kjo bëhet e mundëshme nëpërmjet pushtetit të njëshmërisë së njerëzimit. Sa më shumë dashuri të shprehet ndërmjet njerëzimit dhe sa mëi fuqishëm të jetë pushteti i unitetit aq më i madh do të jetë ky reflektim dhe revelacion, sepse dhurata më e madhe e Perëndisë është dashuria. Dashuria është burimi i të gjitha dhuntive të Perëndisë. Nëqoftëse dashuria nuk e zotëron zemrën, asnjë bujari tjetër hyjnore nuk mund të shfaqet në të.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 15)

2195. Shkurtimisht, supozimi i superioriteti nga burri do të vazhdojë të ushtrojë shtypje mbi ambicjen e gruas, sikur arritja e kësaj barazie të ishte e pamundur që nga krijimi; aspirata e gruas për avancim do të kontrollohet prej kësaj dhe ajo gradualisht do të bëhet e pashpresë. Në të kundërtën, ne duhet ta deklarojmës e kapaciteti i saj është i barabartë, bile më i madh se sa i burrit. Kështu do ta frymëzojmë atë me shpresë dhe ambicje dhe ndjeshmëria e saj për përparim do të vazhdojë të rritet. Asaj nuk i duhet thënë duke e mësuar se është më e dobët dhe inferiore në kapacitet dhe kualifikim. Nëse një nxënësi i thuhet se zjguarsia e tij është më e vogël se e nxënësve të tjerë, kjo bëhet një pengesë dhe gjymtim për përparimin e tij. Ai duhet të inkurajohet për të përparuar me deklaratën, "Ti je më i aftë dhe nëse përpiqesh do të arrish shkallën më të lartë."

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 76-77)

2196. Shkurtimisht, qëllimi është ky: se nëse gruaja do të edukohet tërësisht dhe do t'i jepen të drejtat e saj, ajo do ta fitojë aftësinë për arritje të mrekullueshme dhe do ta provojë se është e barabartë me burrin. Ajo është bashkëndihmëse e burrit, plotësuesi dhe ndihmuesja e tij...

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 136)

2197. Realitet e gjërave u shfaqën në këtë shekull të shkëlqyer dhe ajo që është e vërtetë duhet të dalë mbi sipërfaqe. Në mes të këtyre realiteteve është principi i barazisë së burrit me gruan - të drejta dhe privilegjetë barabarta në të gjitha gjërat që i përkasin njerëzimit. Bahá'u'lláhu e deklaroi këtë unitet mbi pesëdhjetë vjet më parë. Por ndërsa ky princip i barazisë është i vërtetë, është po ashtu e vërtetë se gruaja duhet ta provojë kapacitetin dhe aftësinë e saj, duhet t'i parashtrojë evidencat e barazisë. Ajo duhet të bëhet e aftë në arte dhe shkenca dhe të provojë me arritjet e saj se mundësitë dhe pushteti i saj ka qenë i fshehur. Demostrimet e forcës, të tilla siç ndodhin tani në Angli, nuk janë as të mira as efektive për Kauzën e grarisë dhe të barazisë. Veçanërisht, gruaja duhet t'ua përkushtojë energjitë dhe aftësitë e saj shkencave industriale dhe bujqësore, duke kërkuar ta ndihmojë njerëzimin në atë që është më e nevojshme. Në këtë mënyrë ajo do të demostrojë aftësitë dhe do të sigurojë njohjen e barazisë në ekuacionin shoqëror dhe ekonimik. Pa dyshim që Perëndia do ta konfirojmojë atë në përpjekje dhe sprova, sepse në këtë shekull shkëlqimi i Bahá'u'lláhut e ka shpallur realitetin e njëshmërisë së botës së njerëzimit dhe e deklaroi se të gjtiha kombet, popujt dhe racat janë një....

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 283-84)

2198. Barazia e sekseve do të vendoset në porpocion me mundësitë në rritje që përballon gruaja në këtë epokë, sepse burri dhe gruaja janë marrës të barabartë të pushtetit dhe të dhuntive të Perëndisë, Krijuesit. Perëndia nuk ka përcaktuar dallim ndërmjet tyre në qëllimin e Tij të përkryer.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 300)

2199. Gruaja duhet të përpiqet, pra, të arrijë një përsosuri më të madhe, të jetë e barabartë me burrin në çdo aspekt, të ecë përpara në çdo gjë ku ka qenë e prapambetur, në mënyrë që burri të detyrohet të njohë barazinë e saj në aftësi e arritje.

Në Evropë gratë kanë bërë një përparim më të madh sesa në Lindje, por mbetet ende shumë për të bërë! Kur studentët arrijnë në përfundim të shkollës së tyre, bëhet provim dhe rezultati i tij përcakton dijet e aftësinë e çdo studenti. Kështu do të jetë edhe me gruan; veprimet e saj do të tregojnë aftësinë e saj, nuk do të ketë më nevojë të shpallet kjo me fjalë.

Unë shpresoj se gratë e Lindjes, ashtu si dhe motrat e tyre në Perëndim, do të përparojnë me shpejtësi derisa njerëzimi të arrijë përsosurinë.

Bujaria e Perëndisë është për të gjithë dhe jep fuqi për çdo përparim. Kur burrat ta pranojnë barazinë e grave, nuk do të jetë nevoja që ato të luftojnë për të drejtat e tyre! Një prej parimeve të Bahá'u'lláh-ut është, pra, barazia e sekseve.

Gratë duhet të bëjnë përpjekjet më të mëdha për të fituar fuqi shpirtërore e për t'u rritur për nga virtyti i urtisë e i shenjtërisë, derisa ndiçimi e përpjekja e tyre të sjellë unitetin e njerëzimit. Ato duhet të punojnë me entuziazëm të zjarrtë për të përhapur Mësimet e Bahá'u'lláh-ut midis popujve, në mënyrë që drita rrezatuese e Bujarisë Hyjnore të mbështjellë zemrat e të gjitha kombeve të botës!

(Bisedat e Parisit, #50:11-15)

Ekstrakte nga letrat e shkruara prej Shoghi Effendiut:

2200. Lidhur me pozitën e grave Bahá'í në Indi dhe në Burmë si dhe për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm me burrat në punën administrative të Kauzës, unë e ndjej se tani është pjekur koha që ato gra që tashmë e zbatuan zakonin mbizotërues në Indi dhe në Burmë duke e hedhur poshtë vellon jo vetëm që duhet të kenë të drejtën për të votuar për zgjedhjen e përfaqsuesve të tyre lokalë e kombëtarë, por duhet që edhe vetë të kenë mundësi anëtarësimi në të gjtiha Asambletë Bahá'í anembanë Indisë dhe Burmës, qofshin ato lokale apo kombëtare.

Ky hap i përcaktuar dhe shumë i rëndësishëm, megjithatë, duhet bërë me kujdes dhe maturi, me urtësi dhe duke u mendar mirë. I duhet kushtuar vëmendja e duhur aftësisë së tyre aktuale dhe arritjeve të tyre të tanishme, kështu që vetëm ata që janë më të kualifikuar për anëtarësim, qofshin burra apo gra dhe pa marrëparasysh pozitën e tyre shoqërore, duhet të zgjidhen për pozitën me shumë përgjegjësi të anëtarit të Asamblesë Bahá'í.

Ky vendim madhështor, besoj, do të provojë se është një nxitës i madh i grave Bahá'í anembanë Indisë dhe Burmës, të cilat, shpresoj, tani do ta nxitin vetveten dhe do të përpiqen në maksimumin e aftësive të tyre për të fituar dijeni më të mira e më të thella për Kauzën, për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe sistematike në çështjet e përgjithshme të lëvizjes dhe për ta provuar veten në të gjitha drejtimet se janë ndriçuar, janë bashkëpunëtore me përgjegjësi dhe efikase me burrat në detyrën e tyre të përbashkët për përparimin e Kauzës aneban vendit të tyre.

Le t'i kuptojnë ato tërësisht përgjegjësitë e tyre të larta të kësaj dite, le të bëjnë ato gjithçka në fuqinë e tyre për t'i justifikuar shpresat e mëdha që ne ushqejmçë për të ardhëshmen e tyre dhe le ta provojnë ato vetveten në çdo aspekt si të afta për misionin fisnik që bota Bahá'í tani po ia beson përgjegjësisë së tyre.

(27 dhjetor 1923 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë dhe të Burmës)

2201. Të drejta të barabarta u janë akorduar grave Bahá'í që banojnë në djepin e Besimit, për të marrëpjesë në anëtarësinë e Asambleve Shpirtërore Bahá'í Kombëtare dhe lokale, duke hequr kështu pengesën e fundit që mbetet për arritjen e barazisë së plotë të të drejtave në drejtimin e çështjeve administrative të Komunitetit Persian Bahá'í.

(Prill 1954, botuar në Messages to the Bahá'í World 1950-1957 [Mesazhe për Botën Bahá'í 1950-1957] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1971), f. 65)

2202. Kështu që anëtarët e këtij komuniteti, të secilit seks dhe të çdo moshe, të çdo race dhe prejardhjeje, sado të kufizuar në eksperiencë, kapacitet dhe dijeni të mund të ngrihe si një i vetëm dhe t'i kapin me të dyja duart mundësitë e dhëna prej Perëndisë që tani u paraqiten atyre nëpërmjet dispensacioneve të një Providence gjithëdashuruese, gjithëvigjëlente, gjithëmbështetëse, duke u dhënë kështu një shtytje madhështore forcave nxitëse që i udhëheqi në mënyrë misterioze veprimet e kësaj Kryqëzate të porsanisur, papërshkrueshmërisht të fuqishme që përfshin të gjtihë botën. Kjo është një nga dëshirat më të dashura që një zemër dashamirëse dhe e mallëngjyer ka për ta në këtë pikë të madhe kthese në fatet e Besimit të Bahá'u'lláhut në kontinentin Amerikan.

(20 qershor 1954 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 132)

Ekstrakte nga letrat e një teleksi shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë:

2203. Lidhur me çështjen që ju ngrinit në letrën tuaj...se lëvizja për çlirimin e grave...po merr pozita ekstreme që kanë një farë influence mbi gratë e reja Bahá'í ne mendojmës e do të ishte mirë nëse Asambleja juaj do ta theksonte pozitën unike që gratë zënë duke qenë anëtare të Besimit Bahá'í, veçanërisht nëpërmjet pjesëmarrjes në administrimin e çështjeve të tij edhe në shkallë lokale edhe kombëtare.

(9 prill 1971 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)

2204. 'Abdu'l-Bahái ka theksuar se "Në mes të mrekullive që e dallojnë këtë dispensacion të shenjtë është ky, se gratë kanë fituar një trimëri më të madhe se sa burrat, kur rradhiten në rradhët e Besimit." Shoghi Effendi më tej deklarote se kjo "trimëri" me kalimin e kohës, "duhet të demostrohet në mënyrë më bindëse dhe të fitojë, për Kauzën e shumëdashur, fitore më nxitëse se ato që janë arritur gjer tani." Edhe pse duket qartë se e tërë bota Bahá'í i është përkushtuar inkurajimit dhe nxitjes së rolit jetësor të grave në komunitetin Bahá'í si dhe në shoqëri në përgjithësi, Plani Pesë Vjeçar u bën thirrje veçanërisht tetëdhjetë Asambleve Shpirtërore Kombëtare të orgnizojnë veprimtari Bahá'í për gratë. Në rrjedhën e vitit të tanishëm që është planifikuar "Viti Ndërkombëtar i Grave", si një veprimtari mbarëbotërore e kombeve të Bashkuara, veçanërisht, Bahá'í në këto tetëdhjetë komuniteti kombëtare, duhet të fillojnë dhe të zbatojnë programet që do të nxisin e çojnë më tej pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave në të gjtiha aspektet e jetës së komunitetit Bahá'í, kështu që nëpërmejt arritjeve të tyre miqtë do të demostrojnë dallimin e Kauzës së Perëndisë në këtë fushë të përpjkekjes njerëzore.

(25 maj 1975 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

2205. U BEJME THIRRJE VEÇANERISHT GRAVE BAHA'I, AFTESITE E TE CILAVE NE SHUME VENDE TE BOTES JANE ENDE GJERESISHT TE PASHFRYTEZUARA DHE POTENCIALI I TE CILAVE NE SHERBIM TE KAUEZES ESHTE KAQ I MADH, TE NGRIHEN E TE TREGOJNE ROLIN E RENDESISHEM QE U TAKON TE LUAJNE NE TE GJITHA FUSHAT E SHERBIMIT TE BESIMIT.

(24 mars 1977 Asambleja Shpirtërore Kombëtare)

2206. Rinia ka qenë për një kohë të gjatë në ballë të punës mësimore dhe tani zemrat tona gëzohen kur shikojnë gratë, në kaq shumë vende ku më parë aftësitë e tyre nk përdoreshin në shkallë të gjerë, që ia përkushtojnë shërbimin e vet të aftë jetës së komunitetit Bahá'í...

(Riḍván 1978 për Konventën Ndërkombëtare Bahá'í)

2207. Në zemër të të gjtiha veprimtarive shpirtërore, intelektuale duhet të zhvillohet dhe të çohet më tej edhe jeta e komunitetit të besimtarëve duke kërkuar: zbatimin me energji në rritje të zhvillimit të Asambleve Shpirtërore Lokale, kështu që ato të mund ta ushtrojnë influencën e tyre dobiprurëse dhe udhëzimin për jetën e komuniteteve Bahá'í; duke ushqyer një kuptim më të thellë për jetën e familjes Bahá'í; për edukimin Bahá'í të familjes, duke përfshirë mbajtjen e orëve mësimore Bahá'í dhe, ku nevojtitet zbatimi i shkollave tutoriale për dhënien e edukimit elementar; inkurajimin e të rinjve Bahá'í për studim dhe shërbime; dhe inkurajimin e grave Bahá'í për t'i ushtruar plotësisht privilegjet dhe përgjegjësitë e tyre në punën e komunitetit - le të dëshmojnë ata seç duhet për kujtimin e Gjethes Më të Madhe të Shenjtë, heroina e pavdekshme e dispensacionit Bahá'í, ndërsa ne i afrohemi përvjetorit të pesëdhjetë të ndarjes prej saj.

(Naw-Rúz 1979 për Bahá'ít e botës)

2208. Barazia e burrave dhe e grave, në kohën e tanishme nuk zbatohet universalisht. Në disa zona ku pabarazia tradicionale ednde pengon këtë progres ne duhet të udhëheqim duke praktikuar principin Bahá'í. Gratë dhe vajzat Bahá'í duhet të inkurajohen të marrin pjesë në veprimtaritë shoqërore, shpirtërore dhe administrative të komuniteteve të tyre....

(Riḍván 1984 për Bahá'ít e botës)

2209. U bëjmë thirrje komuniteteve lokale dhe kombëtare Bahá'í të sponsorizojnë një gamë të gjerë veprimtarish që do të tërheqin vëmendjen e njerëzve nga të gjitha shtresat e jetës për çështje të ndryshme lidhur me paqen të tilla si roli i grave....

(23 janar 1985 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

2210. Shtëpia e Drejtësisë e konsideron nevojën për t'i edukuar dhe udhëzuar gratë në përgjegjësinë e tyre primare si nëna, si një mundësi të shkëlqyer për organizimin e veprimtarive për gratë. Përpjekjet tuaja duhet të përqëndrohen për t'i ndihmuar ato në funksionin e tyre si edukatore të gjeneratës që rritet....

(29 shkurt 1984 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Mariana)

2211. Principi i barazisë në mes burrave dhe grave, si mësimet e tjera të Besimit, mund të vendoset efektivisht dhe universalisht në mes të miqve kur ai pasohet në lidhje me të gjtiha aspektet e jetës Bahá'í. Ndryshimi është një proces evolucionar që kërkon durim me vetvete dhe me të tjerët, edukim dashamirës dhe me kalimin e kohës, ndërsa besimtarët i thellojnë dijenitë e tyre për principet e Besimit, gradualisht i hedhin poshtë qëndrimet tradicionale të mbajtura gjatë dhe në mënyrë progresive e konfirmojnë jetën e tyre me mësimet unifikuese të Kauzës.

(25 korrik 1984 për një besimtar individual)
VI. Bibliografi

Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, bot. i dytë, Tiranë 1996.

Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, Tiranë 2002.

'Abdu'l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, Tiranë 2005.

'Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982.

'Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, Tiranë 2000.

'Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá in London ['Abdu'l-Bahá në Londër], Londër: Trusti Botues Bahá'í, 1982.

Shoghi Effendi, Messages to the Bahá'í World 1950-1957 [Mesazhe për Botën Bahá'í 1950-1957], Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1971.

Shoghi Effendi, Citadel of Faith [Kështjella e Besimit], Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980.

Edukimi Bahá'í, një përmbledhje, Tiranë 1999.
Jeta e familjës, një përmbledhje, Tianë 2005.

'Abdu'l-Bahá on Divine Philosophy ['Abdu'l-Bahái mbi Filozofinë Hyjnore], përmbledhur nga Isobel F. Chamberlain, Boston: The Tudor Press, 1917.

Esslemont, John Ebenezer, Bahá'u'lláhu dhe epoka e re, bot. i katërt, i rish., Tiranë 1999.

Revizionuar në korrik 1990
JETA E FAMILJËS
Janar 1982
Përmbledhur nga: Departamenti i Kërkimeve
të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

818. I bekuar është trualli, dhe shtëpia, dhe vendi, dhe qyteti, dhe zemra, dhe mali, dhe streha, dhe guva, dhe lugina, dhe toka, dhe deti, dhe ishulli, dhe livadhi, ku emri i Perëndisë është përmendur, dhe lëvdata e Tij është lartësuar.

(Një përzgjedhje: Lutje Bahá'í, Shkrime të Shenjta, f. 3)

819. Prindërit duhet të bëjnë çdo përpjekje për t'i rritur fëmijët e tyre që të jenë fetarë, sepse po të mos e arrijnë fëmijët këtë stoli më të madhe, ata nuk do t'u binden prindërve të tyre, që në njëfarë kuptimi do të thotë të mos i binden Perëndisë. Me të vërtetë, fëmijë të tillë nuk do të kenë konsideratë për askënd dhe do të bëjnë ashtu si t'u dojë qejfi.

(Edukimi Bahá'í, #14:2)

820. Unë ia këshilloj çdo biri t'i shërbejë atit të tij. Kështu e dekretova Unë këtë komandë në Libër.

(Nga Pyetje dhe Përgjigje - përkthyer nga Arabishtja)

821. Frutet e pemës së ekzistencës janë besueshmëria, besnikëria, vërtetësia dhe pastërtia. Pas njohjes së njëshmërisë së Sundimtarit, i lartësuar qoftë Ai, më e rëndësishmmja e të gjithë detyrave është të kesh konsideratën e duhur për të drejtat e prindërve të tu. Kjo çështje është përmendur në të gjithë Librat e Zotit. ...

(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

822. E bekuar është shtëpia që e ka arritur Mëshirën Time të brishtë, në të cilën festohet Kujtimi Im, dhe e cila fisnikërohet nga prezenca e të dashurve të mi, që e kanë shpallur lavdërimin Tim, mbahen fort pas kordës së mirësisë Sime dhe nderohen duke kënduar vagjet e Mia. Në të vërtetë ata janë shërbëtorët e ekzaltuar të cilët Zoti i ka lartësuar në Qayy£mu'l-Asm ' dhe në shkrime të tjera. Në të vërtetë Ai është Gjithë-dëgjuesi, Përgjigje-kthyesi, Ai i Cili i percepton të gjitha gjërat.

(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Arabishtja)

823. Këto fjalë të bekuara u shqiptuan prej gjuhës së Madhështisë në Tokën e Misterit,8 e lartësuar dhe e glorifikuar është ligjërata e Tij:

Njëra prej karakteristikave më dalluese të këtij Dispensacioni kaq të madh është ngjashmëria e atyre që e kanë njohur dhe e kanë përqafuar të vërtetën e kësaj Shfaqjeje dhe, në lavdinë e emrit të Tij, të Sundimtarit sovran, kanë pirë verën e zgjedhur nga kupa e dashurisë së Zotit të vetëm të vërtetë, të cilët pas vdekjes, nëse janë në dukje jobesimtarë, do të vishen mirësisht me faljen hyjnore dhe do të marrin pjesë në oqeanin e Mëshirës së Tij.

Kjo bujari, sidoqoftë, do t'u garantohet vetëm personave të tillë që nuk i kanë shkaktuar dëme Atij, i Cili është e Vërteta Sovrane, as nuk i kanë dëmtuar të dashurit e Tij. Kështu u përcaktua prej Atij i Cili është Sundimtari i Fronit në Lartësi dhe Sundues i kësaj bote dhe i botës që vjen.

(Nga një Tabelë - përkthyer nga Persishtja)

824. Unë bëra që ti të kthehesh në shtëpinë tënde, si dhuratë e mëshirës Time për nënën tënde, përderisa Unë e gjeta atë të pushtuar nga mjerimi. Unë të kam këshilluar ty në Libër "të mos adhurosh asnjë përveç Zotit dhe të tregosh mirësi kundrejt prindërve të tu".9 Kështu ka folur Zoti i vetëm i vërtetë dhe dekreti u plotësua nga i Gjithëfuqishmi, nga i Gjithëmençuri. Si rrjedhim Unë bëra që ti të kthehesh tek ajo dhe tek motra jote, që sytë e nënës tënde të çeleshin dhe që ajo të ishte mirënjohëse.

Them, O njerëzit e mi! Tregoni nderim ndaj prindërve tuaj dhe u bëni homazhe atyre. Kjo do të bëjë që bekimet të zbresin mbi ju prej reve të bujarisë së Sundimtarit tuaj, i Lartësuari, i Madhi.

Kur unë mësova për trishtimin e saj, Unë të drejtova ty të kthehesh tek ajo, si shenjë mëshire për ty prej prezencës Sime dhe, si një qortim për të tjerët.

Kujdes se mos ju bëni atë që do t'i trishtojë zemrat e nënave dhe të etërve tuaj. Ndiqni ju shtegun e së Vërtetës i cili me të vërtetë është një shteg i drejtë. Nëse dikush do t'iu linte të zgjidhni midis për të më bërë një shërbim Mua apo atyre, zgjidhni t'i shërbeni atij, dhe një shërbimi tillë le të jetë një rrugë që të çon tek unë. Ky është këshillimi Im dhe komanda për ju. Zbatoje, pra, atë që Sundimtari i Fuqishmi, i Miri e ka përshkruar për ty.

(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Arabishtja)
Nga Shkrimet e Bábit:

825. Eshtë e mirë që shërbëtori, pas çdo lutje, t'i lypë Zotit që t'u japë falje dhe mëshirë prindërve të tij. Kështu që thirrja e Zotit do të ngrihet:"Mijëra e mijëra prej atyre që ke kërkuar për prindërit e tu do të bëhen rikompensimet e tua!" I bekuar është ai që i kujton prindërit e tij kur komunikon me Zotin. Nuk ka, në fakt, tjetër Zot, përveç Atij, i Fuqishmi, i Shumëdashuri.

(Selections from the Writings of the Báb [Seleksione nga Shkrimet e Bábit], bot. i. rev. (Haifa: Qendra Botërore Bahá'í, 1982), f. 94)

826. O Zoti im! Vërshimi i bujarisë dhe i bekimeve të tua le të zbresë mbi shtëpitë e personave që e përqafuan Besimin Tënd, si simbol e Mirësisë tënde dhe si shenjë e dashamirësisë të Prezencës tënde,

(Selections from the Writings of the Báb [Seleksione nga Shkrimet e Bábit], f. 200)

Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

827. Për sa i përket terminologjisë që Unë përdor në letrën time, duke të ftuar të shenjtërosh veten në shërbim të Kauzës së Perëndisë, kuptimi i saj është ky: Përqendro mendimet e tua në mësimin e Besimit. Vepro ditë e natë sipas mësimeve, këshillave dhe udhëzimeve të Bahá'u'lláhut. Kjo nuk e pengon martesën. Ti mund të marrësh një burrë dhe në të njëjtën kohë t'i shërbesh Kauzës së Perëndisë; njëra nuk e përjashton tjetrën. Dije vlerën e këtyre ditëve; mos e lër këtë rast të të ikë nga duart. Lutju Zotit të të bëjë një qiri të ndritshëm, që të udhëheqësh një mori të madhe njerëzish përmes kësaj bote të errët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #64:3)

828. Për masën e njerëzve, martesa është lidhje fizike, dhe ky bashkim mund të jetë vetëm i përkohshëm përderisa kjo lidhje është e paradestinuar të përfundojë me një ndarje fizike.

Midis njerëzve Bahá'í sidoqoftë, martesa duhet të jetë një bashkim si i trupit ashtu dhe i shpirtit, sepse si burri dhe gruaja janë eksituar nga e njëjta verë, të dy janë dashuruar pas së njëjtës Fytyrë të pashoqe, të dy jetojnë e veprojnë përmes së njëjtës frymë, të dy janë të ndriçuar nga e njëjta lavdi. Kjo lidhje midis tyre është shpirtërore, për rrjedhojë është një lidhje që do të vazhdojë përgjithmonë. Po kështu, ata gëzojne lidhje të forta e të qëndrueshme në botën fizike, sepse meqë martesa është e bazuar si në shpirt dhe në trup, ky është një bashkim i vërtetë dhe si i tillë do të jetë i vazhdueshëm. Në rast se kjo lidhje është thjesht fizike e asgjë më shumë, është e sigurtë që ajo do të jetë vetëm e përkohshme dhe do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në ndarje.

Prandaj kur njerëzit e Baháit vendosin të martohen, bashkimi duhet të jetë një marrëdhënie e vërtetë, një përputhje si shpirtërore ashtu edhe fizike, në mënyrë që gjatë çdo faze të jetës dhe në të gjitha botët e Perëndisë bashkimi i tyre të jetë i qëndrueshëm; sepse kjo njëshmëri reale është një rrezatim i dashurisë së Perëndisë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #84:2-4)

829. Martesa Bahá'í është angazhimi i të dy palëve ndaj njëri-tjetrit dhe lidhja e ndërsjelltë e mendjes dhe e zemrës midis tyre. Secili duhet, sidoqoftë, të ushtrojë kujdesin më të madh për t'u njohur plotësisht me karakterin e tjetrit, që besëlidhja e tyre të vazhdojë përgjithmonë. Qëllimi i tyre duhet të jetë : të bëhen shokë jete të dashur dhe të shkrihen në njëri-tjetrin si një trup i vetëm në jetë të jetëve ...

Martesa e vërtetë e Bahá'íve është që burri dhe gruaja të jenë të bashkuar si fizikisht dhe shpirtërisht, që ata vazhdimisht të përmirësojnë jetën shpirtërore të njëri-tjetrit dhe të gëzojnë unitet të përjetshëm në të gjitha botët e Perëndisë. Kjo është martesa Bahá'í.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #86:1-2)

830. Dhe mbi gjithë bashkimet e tjera është ai midis qenieve njerëzore, veçanërisht kur ndodh me dashurinë për Perëndinë. Në këtë mënyrë bëhet e dukshme njëshmëria kryesore, kështu shtrihet themeli i dashurisë në shpirt.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #87:2)

831. Gruaja tënde nuk është në harmoni me ty, por qoftë lavdërimi me Perëndinë, Bukuria e Bekuar është e kënaqur me ty dhe po derdh përmbi ty bujari dhe bekimet më të mëdha. Por, megjithatë, provo të jesh i duruar me gruan, që ndoshta transformohet dhe zemra e saj ndriçohet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #89:2)

832. Për sa i përket burrit tënd të respektuar: është detyra tënde ta trajtosh me mirësi të madhe, të marrësh parasysh dëshirat e tij dhe të jesh pajtuese me të gjatë gjithë kohës, deri sa ai të shohë që për shkak se ti e ke drejtuar veten drejt Mbretërisë së Perëndisë, ëmbëlsia për të dhe dashuria për Perëndinë veçse është shtuar, ashtu si interesimi yt për dëshirat e tij në çdo rrethanë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #91:2)

833. O ju dy besimtarë të Perëndisë! Zoti, i pashoq është Ai, ka bërë gruan dhe burrin të rrojnë me njëri-tjetrin në shoqërinë më të ngushtë dhe për të qenë, bile, si një shpirt i vetëm. Ata të dy ndihmojnë njëri-tjetrin, janë dy miq të ngushtë, që duhet të shqetësohen për mirëqenien e njeri-tjetrit.

Në qoftë se jetojnë kështu, ata do të kalojnë përmes kësaj bote me kënaqësi të përkryer, të lumtur, me paqe në zemër dhe do të bëhen objekt i hirit e pëlqimit hyjnor të Mbretërisë së qiellit. Por në qoftë se veprojnë ndryshe, ata do ta kalojnë jetën e tyre me hidhërim të madh, duke dëshiruar çdo çast vdekjen e do të jenë faqenxirë në mbretërinë qiellore.

Përpiquni, atëherë, të rroni me njëri-tjetrin shpirt e zemër si dy pëllumba në fole, sepse kjo do të thotë të jesh i bekuar në të dyja botët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #92:1-3)

834. O ju nëna të dashura, dijeni se në sytë e Perëndisë mënyra më e mirë për ta adhuruar Atë është të edukoni fëmijët dhe t'i ushtroni ata në të gjitha përsosuritë e gjinisë njerëzore; një vepër më fisnike se sa kjo as që mund të përfytyrohet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #114:1)

835. O i shtrenjti i 'Abdu'l-Baháit! Qofsh bir i Bábait dhe qofsh fryt i asaj peme. Qofsh bir që është lindur prej shpirtit dhe zemrës së tij dhe jo vetëm prej uji dhe balte. Një bir i vërtetë është i tillë pasi është degëzuar nga pjesa shpirtërore e njeriut. Unë i kërkoj Perëndisë që ti gjatë gjithë kohës qofsh i provuar dhe i forcuar.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #117:1)

836. Vini re se sa lehtë rregullohen punët në një familje ku ka unitet, se çfarë përparimi bëjnë pjestarët e kësaj familjeje dhe si atyre u shkon mbarë në botë. Punët e tyre janë në rregull, ata gëzojnë rehati e qetësi, janë të sigurtë, kanë një pozitë të garantuar, të gjithë i kanë zili. Një familje e tillë përmirëson nga dita në ditë gjendjen dhe nderin e saj.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #221:9)

837. Qetësoje nënën tënde dhe përpiqu të bësh atë që e çon në lumturi zemrën e saj. ...

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1 (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 74)

838. Jepi mallin dhe përshëndetjet e mia për ngushëllimin e syrit tënd,10 në fakt unë i dua ata që të dy, ashtu si një Bába i dhembshur i do fëmijjët e tij. Sa për ty. të kesh për ta një dashuri të madhe dhe të bësh maksimumin për t'i mësuar ata kështu që ata të mund të rriten nëpërmjet qumshit të dashurisë së Zotit,sepse është detyra e prindërve që t'i mësojnë mirë dhe në tërësi fëmijët e tyre.

Ka gjithashtu disa detyra të shenjta për fëmijët kundrejt prindërve, detyra që janë shkruar në Librin e Zotit, që i përkasin Zotit. Mirëqenia [e fëmijëve] në këtë botë dhe në Mbretëri varet nga kënaqësia e mirë e prindërve, dhe pa këtë ata do të jenë në humbje të dukshme.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 2 (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 362-63)

839. Sa për pyetjen tënde në lidhje me burrin dhe gruan, lidhja në mes tyre dhe fëmijëve u jepet atyre prej Zotit: Dije ti, me të vërtetë, bashkëshorti është i kthyer sinqerisht nga Zoti, i zgjuar prej thirrjes së mrekullisë së El-Bahá dhe i këndon vargjet e Njëshmërisë në asambletë e mëdha; gruaja është një qënie që dëshiron të mbulohet dhe i kërkon atributet e Zotit dhe emrat e Tij; dhe lidhja në mes tyre nuk është gjë tjetër veç Fjala e Zotit. Në të vërtetë, ajo [Fjala e Zotit] bën që turmat të mblidhen dhe të veçuarit të bashkohen. Kështu burri dhe gruaja çohen në afinitet, bashkohen dhe harmonizohen, tamam sikur të ishin një person. Nëpërmjet bashkimit të tyre të dyanshëm; sjoqërisë dhe dashurisë prodhohen rezultete të mëdha në botën materiale dhe shpirtërore. Materiali shpirtëror është dalja e mrekullive hyjnore. Rezultati material janë fëmijët që lindin në djepin e dashurisë së Zotit, që ushqehen nga gjiri i dijenisë së Zotit, që rriten në gjoksin e dhuntisë së Zotit dhe që forcohen në gjunjët e Zotit që i stërvit. Fëmijë të tillë janë ata për të cilët Krishti tha, "Në të vërtetë ata janë fëmijët e Mbretërisë!"

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 3 (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 605-06)

840. Miqtë e Zotit duhet të jenë kaq të gjallë dhe të sjellshëm dhe të tregojnë qartë një karakter dhe qëndrim të tillë të shkëlqyer, sa t'i habisin të tjerët. Dashuria në mes burrit e gruas nuk duhet të jetë thjesht fizike, por, më mirë, duhet të jetë shpirtërore dhe qiellore. Këta dy persona duhet të konsiderohen si një i vetëm. Sa e vështirë do të ishte ta ndaje një person të vetëm! Jo vetëm kaq, por e madhe do të ishte vështirësia!

Shkurtimisht, themeli i Mbretërisë së Zotit bazohet mbi harmoninë dhe dashurinë, njëshmërinë, marrëdhënien dhe bashkimin, jo vetëm mbi diferencat, veçanërisht midis burrit e gruas....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

841. Ju keni pyetur nëse një burrë mund të jetë i aftë ta pengojë gruan e tij nga përqafim i dritës hyjnore, apo një grua ta largojë bashkëshortin e saj nga fitimi i hyrjes për në Mbretërinë e Zotit. Në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk mund ta pengojë tjetrin nga hyrja në Mbretëri, në qoftë se burri nuk ka një lidhje të tepruar me gruan dhe gruaja e bashkëshortin. Në të vërtetë, kur ndonjëri prej të dyve e adhuron tjetrin gjer në përjashtimin e Perëndisë, atëhere secili mund ta pengojë tjetrin nga kërkimi i pranimit i hyrjes në Mbretërinë e Tij.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

842. Unë i kërkoj Zotit që mirësisht ta bëjë shtëpinë tënde qendër për përhapjen e dritës së udhëzimit hyjnor, për përhapjen e Fjalëve të Zotit dhe për ndezjen gjithmonë të zjarrit të dashurisë në zemrat e shërbëtorëve dhe të shërbetëtoreve të tij besnikë. Dije ti me siguri se çdo shtëpi në të cilën himni i lavdërimit është ngritur për Mbretërinë e Lavdisë në festim të Emrit të Zotit, është me të vërtetë një shtëpi qiellore dhe njëri prej kopshteve të zbavitjes në parajsën e Zotit.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

843. Nëse ti do të tregoje mirësi dhe konsideratë ndaj prindërve të tu kështu që ata të ndihen të kënaqur në përgjithësi, kjo gjithashtu do të më kënaqë Mua, sepse prindërit duhet të respektohen shumë dhe është esenciale që ata të jenë të kënaqur, me kusht që ata të mos të të pengojnë nga hyrja në Pragun e të Gjithëfuqishmit, as të të ndalojnë nga ecja në rrugën e mbretërisë. Në të vërtetë u përket atyre të të inkurajojnë të të nxisin ty në këtë drejtim.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

844. O Sundimtar! Në këtë Dispensacion më të Madh, ti e pranon lutjen e fëmijëve në emër të prindërve të tyre. Kjo është njëra prej dhuratave të pafundme speciale të këtij Dispensacioni. Si rrejdhim, O ti Sundimtar i mirë, pranoje kërkesën e Shërbëtorit tënd në pragun e njëshmërisë Tënde dhe zhyte atin e tij në oqeanin e mirësisë Tënde, sepse ky bir u ngrit të të bëjë Ty shërbim dhe po bën përpjekje vazhdimisht në shtegun e dashurisë Tënde. Në të vërtetë, Ti je Dhënësi, Falësi dhe i Miri!

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

845. Trajtoi të gjithë miqtë dhe kushërinjtë bile dhe të huajt me shpirtin e dashurisë dhe të mirësisë më të madhe.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

846. Ushtrojeni vetveten, që ju të aftësoheni të kërkoni virtute të tilla që do t'iu nderojnë dhe do t'iu veçojnë ju në mes të të gjitha grave. Me siguri, nuk ka kryelartësi dhe lavdi më të madhe për një grua sesa të jetë shërbëtore në Oborrin e madhështisë së Zotit; dhe cilësitë që do t'ia bëjnë të merituar këtë pozitë janë zemra e gatshme dhe e zgjuasr; një bindje e fuqishme në unitetin e Zotit, i Pashoku, një dashuri e ndjerë zemre për të gjitha shërbëtoret e Tij; pastërtia e panjollë dhe ndershmëria; bindja dhe konsiderata për burrin e saj; kujdesi për edukimin dhe ushqimin e fëmijëve të saj; gjakftohtësia, qetësia, dinjiteti dhe vetëkontrolli; zelli në lavdëriomin e Zotit dhe adhurimi i Tij, natën dhe ditën; qëndrueshmëria dhe palëkundshmëria në Besëlidhjen e Tij të shenjtë; dhe zjarri i madh; entuziasmi dhe përkushtimi ndaj Kauzës së Tij....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

847. Në lidhje me pyetjen tënde rreth konsultimit të Bábait me të birin, ose të birit me atin e tij, në çështjet e zanatit dhe të tregëtisë, konsultimi është njëri prej elementëve bazë të themelit të Ligjit të Zotit. Një konsultim i tillë sigurisht që është i pranueshëm, qoftë në mes atit dhe birit, apo në mes të të tjerëve. Nuk ka asgjë më të mirë se kjo. Njeriu do të konsultohet në të gjitha gjërat, sepse kjo do ta çojë atë në thellësitë e secilit problem dhe do ta aftësojë atë që ta gjejë zgjidhjen e drejtë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

848. Vëllai yt i dashur shkruan dhe i përmend emrat tuaj dhe të lavdëron dhe të ngre lart ty. Vër re sesa të adhuron ai dhe se ai të do ty. Kështu duhet të jetë një vëlla, kaq i dashur dhe shpirtngritës, ndryshe nga vëllai i 'Abdu'l-Baháit, që është më i hidhur.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

849. Ati, Bábai gjithmonë duhet ta edukojë birin e tij dhe ta njohë atë me mësimet qiellore. Ai duhet ta këshillojë dhe ta nxisë atë vazhdimisht, t'i mësojë atij sjelljen dhe karakterin e duhur ta aftësojë atë për të marrë edukim në shkollë, që të instruktohet në arte dhe shkenca siç është e dobishme dhe e nevojshme. Shkurtimisht, le të instalojë në mendjen e tij virtutet dhe perfeksionet e njerëzimit të botës. Mbi të gjitha ai duhet t'ia përsërisë mendjes së tij kujtimin e Zotit, kështu që venat e tij trokitëse dhe arteret të mund të pulsojnë me dashurinë e Zotit.

Biri, nga ana tjetër, duhet të tregojë bindjen më të madhe kundrejt atit të tij, dhe duhet të sillet si një shërbëtor i përulur dhe i nënshtruar.Ditë dhe natë ai duhet të kërkojë me zell të sigurojë rehatinë dhe mirëqenien e Bábait të tij të dashur dhe të sigurojë kënaqësinë e tij të mirë. Ai duhet ta lërë rehatinë dhe gëzimin e tij dhe të përpiqet vazhdimisht t'u sjellë kënaqësi zemrave të atit dhe të nënës së tij, që prej saj ai të mund të arrijë kënaqësinë e të gjithëfuqishmit dhe të ndihmohet mirësisht nga ushtritë e papara.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

850. Mbaje burrin tënd të dashur dhe gjithmonë paraqit një temperament miqësor kundrejt tij, nuk ka rëndësi sesa i nxehur është ai. Edhe nëse dashamirësia jote e bën atë edhe më të ashpër; manifesto edhe më shumë mirësi, butësi, ji më e dashur dhe toleruese ndaj veprimeve mizore dhe keqtrajtimit të tij.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)
Nga Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

851. Larmia e cilësive të trashëguara vjen nga forca ose dobësia e konstruktit - domethënë kur të dy prindërit janë të dobët, fëmijët do të jenë të dobët; në qoftë se ata janë të fortë, fëmijët do të jenë të fuqishëm. Po kështu, pastërtia e gjakut ka ndikim të madh; sepse fara e pastër është si lloji më i zgjedhur që ekziston në bimët e në kafshët. Për shembull, ju e shihni se fëmijët e lindur nga Bába e nënë të dobët e të pafuqishëm do të kenë nga natyra konstrukt të brishtë e nerva të dobët; ata do të sëmuren e nuk do të kenë as durim, as qëndrueshmëri, as vendosmëri, as këmbëngulje, dhe do të jenë të nxituar; sepse fëmijët trashëgojnë dobësinë e pafuqinë e prindërve të tyre.

Veç kësaj, një bekim i veçantë u jepet disa familjeve e disa brezave. Kështu, është një bekim i veçantë që të gjithë Profetët e bijve të Izraleit kanë ardhur nga pasardhësit e Abrahamit. Ky është një bekim që Perëndia ia ka dhuruar kësaj breznie: Moisiut nga i ati dhe e ëma, Krishtit në linjën e nënës së tij; po kështu Muhametit e Bábit dhe të gjithë Profetëve e Manifestimeve të Shenjta të Izraelit. Bukuria e Bekuar11 është gjithashtu një pasardhës i linjës së Abrahamit, sepse Abrahami kishte edhe djem të tjerë veç Ishmaelit e Isakut, të cilët në ato kohë emigruan në tokat e Persisë e të Afganistanit, dhe Bukuria e Bekuar është një prej pasardhësve të tyre.

Nga kjo shihet qartë se karakteri i trashëguar gjithashtu ekziston dhe në një shkallë të tillë saqë, në rast se karakteret nuk janë në pajtim me origjinën e tyre, ata megjithëse i përkasin fizikisht asaj linje, shpirtërisht nuk konsiderohen anëtarë të familjes, si Kanaani12, që nuk llogaritej se ishte i racës së Nojit.

('Abdu'l-Bahá, Përgjigje për disa pyetje, #57:5-7)

852. Edhe Bábai e nëna përballojnë shqetësimet e vështirësitë më të mëdha për fëmijët e tyre; dhe shpesh, kur fëmijët kanë arritur moshën e pjekurisë, prindërit shkojnë në botën tjetër. Rrallë ndodh që një Bába e një nënë ta shohin në këtë botë shpërblimin për kujdesin e shqetësimet që kanë përjetuar për fëmijët e tyre. Prandaj fëmijët, në këmbim të këtij kujdesi e shqetësimi, duhet të tregohen bamirës e shpirtmirë dhe të kërkojnë ndjesë e falje për prindërit e tyre. Kështu, në këmbim të dashurisë e të mirësisë së treguar nga ati juaj, ju duhet t'u jepni të varfërve për hir të tij dhe, me nënshtrimin e përulësinë më të madhe, të luteni për ndjesë e falje të mëkateve dhe të kërkoni mëshirën supreme.

('Abdu'l-Bahá, Përgjigje për disa pyetje, #62:5)

853. Nëse dashuria dhe marrëveshja manifestohen në një familje të vetme, kjo familje do të avancojë, do të bëhet e ndriçuar dhe shpirtërore; por nëse armiqësia dhe urretja ekzistojnë përbrenda saj, shkatërrimi dhe shpërndarja janë të pa evitueshme. ...

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë, (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 144-45)

854. Sipas mësimeve të Bahá'u'lláhut, familja, duke qenë një njësi njerëzore, duhet të edukohet sipas rregullave të shenjtërisë. Të gjitha virtutet duhet të mësohen në familje. integriteti i lidhjes familjare duhet të kihet vazhdimisht parasysh, dhe të drejtat e anëtarëve individualë nuk duhet të shkelen. Të drejtat e birit, të atit, të nënës - asnjëra prej tyre nuk duhet shkelur, asnjëra prej tyre nuk duhet të jetë arbitrare. Ashtu si i biri ka detyrime të caktuara ndaj të atit të vet, Bábai ka, po ashtu, detyrime të caktuara ndaj të birit të vet. Nëna, motra dhe anëtarët e tjerë të shtëpisë kanë privilegjet e tyre të caktuara. Të gjitha këto të drejta dhe privilegje duhet të respektohen, kështu që do të mbahet uniteti i familjes. Dëmtimi i njërit do të konsiderohet dëmtimi i të gjithave; rregullimi i njërit - rregullimi i të gjithave; nderimi ndaj njërit - nderimi ndaj të gjithave.

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 168)

855. Fëmija nuk duhet të shtypet apo të censurohet ngaqë është i pazhvilluar; por duhet stërvitur me durim...

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 180-81)

856. Kur ju doni një pjesëtar të familjes suaj ose një bashkatdhetar, le të bëhet kjo me një rreze të Dashurisë së Pakufishme! Le të jetë kjo në Perëndinë dhe për Perëndinë! Kudo që gjeni atributet e Perëndisë duajeni atë person, i familjes suaj apo i një tjetre qoftë. ...

('Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, #9:21)

857. Kjo është me të vërtetë një shtëpi Bahá'í. Sa herë gjendet një shtëpi, ose vend-takimi, e tillë, i jepet një ndihmë shumë e madhe zhvillimit të përgjithshëm të qytetit e të vendit të cilit i përket. Ajo inkurajon rritjen e diturisë e të shkencës dhe është e dobishme për frymën shpirtërore intensive e për dashurinë që përhap midis popujve.

('Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, #24:1)

858. Konsidero efektete e dëmshme të mosharmonisë dhe të sherrit në një familje; pastaj reflekto për favoret dhe bekimet që zbresin mbi atë familje, kur uniteti ekziston në mes të anëtarëve të saj të ndryshëm. Çfarë përfitimesh dhe bekimesh të pallogaritshme do të zbresin mbi familjen e madhe njerëzore, nëse uniteti dhe vëllazëria vendoseshin! Në këtë shekull, kur rezultatet dobiprurëse të unitetit dhe efektet e këqia të mosharmonisë janë qartësisht të dukshme, mjetet për arritjen dhe përsosjen e miqësisë njerëzore kanë dalë në botë. Shenjtëria e tij Bahá'u'lláhu shpalli dhe solli rrugën nëpërmjet së cilës armiqësia dhe sherri mund të hiqen nga bota njerëzore. Ai nuk la mundësi apo kushte për përleshje dhe mosmarrëveshje. Së pari ai shpalli njëshmërinë e njerëzimit dhe mësimet e specializuara fetare për kushtet ekzistuese njerëzore.

(Nga një Tabelë e botuar në Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 17, nr. 7 (Tetor 1926), f. 232)

859. Shtëpia ime është një shtëpi e paqes. Shtëpia ime është shtëpia e gëzimit dhe e zbavitjes. Shtëpia ime është shtëpia e të qeshurës dhe e emocioneve. Cilido që hyn nëpër portat e kësaj shtëpie, duhet të dalë me zemër të kënaqur. Kjo është shtëpia e dritës; cilido që hyn këtu duhet të bëhet i ndriçuar....

(Nga një Tabelë e botuar në Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 9, nr. 3 (28 prill 1918), f. 40)

860. Eshtë shumë e rëndësishme për njeriun që të rrisë një familje. Për sa kohë sa ai është i ri, për shkak të vetëkënaqësisë ai nuk e kupton rëndësinë e saj, por kjo do të bëhet një veprim keqardhjeje kur ai do të plaket... Në këtë Kauzë të lavdishme, jeta e një çifti të porsamartuar duhet t'i ngjasojë jetës së engjëjve në qiell - një jetë plot me gëzim dhe me zbavitje shpirtërore; një jetë e unitetit dhe e harmonisë, një miqësi edhe mendore edhe fizike. Shtëpia duhet të jetë e rregulluar dhe e mirë organizuar. Idetë e mendimet e tyre duhet të jenë si rrezet e diellit të së vërtetës dhe ndriçimi i yjeve të shkëlqyeshëm në qiej. Ashtu si dy zogj, ata duhet të cicërojnë meloditë përmbi degët e pemës së shoqërisë dhe të harmonisë. Ata gjithmonë duhet të jenë të mbushur me gëzim dhe kënaqësi dhe të jenë një burim lumturie për zemrat e të tjerëve. Ata duhet t'u japin shembull shokëve të tyre, të manifestojnë një dashuri të vërtetë dhe të sinqertë kundrejt njëri-tjetrit dhe të edukojnë fëmijët e tyre në një mënyrë të tillë që ta rrisin famën dhe lavdinë e familjes së tyre.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

Nga letrat e shkruara prej Shoghi Effendiut për besimtarët individuale:

861. Unë iu nxis ju që të përqëndroheni për njëfarë kohe mbi ato mjete që ju mendoni se përfundimisht do të sigurojnë vullnetin e mirë, tolerancën dhe simpatinë e bashkëshortit tuaj. Trego ndaj tij dashamirësinë dhe konsideratën më të madhe, dhe përpiqu, në momentin e duhur që ta bësh atë ta kuptojë qëllimin dhe shpirtin e Besimit. Unë do të lutem për suksesin e përpjekjeve tua në lidhje me këtë dhe e dëshiroj lumturinë tuaj me gjithë zemër.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në letrën e datës 20 mars 1928, shkruar në emër të një besimtari individual)

862. Unë nuk përmbahem, prej dashurisë sime të madhe dhe prej simpatisë për ty, pa shtuar vetë disa fjalë me qëllim që të ta ngulisë në mendje nevojën për të treguar vazhdimisht, vëmendje, konsideratë dhe dashuri të madhe për bashkëshortin tënd të dashur dhe të respektuar. Unë kam shpresë të madhe se nga qëndrimi dhe konsiderata jote për të do të varet pranimi i tij përfundimtar i Kauzës të cilën ju e doni kaq shumë dhe i shërbeni kaq mirë. Simpatia ime e thellë është me ju në punët tuaja shtëpiake të cilat unë e di se peshojnë rëndë mbi zemrën tënde. Unë do të vazhdoj të lutem për ju nga thellësitë e zemrës time. Unë lutem që ju të mund të arrini në aktivitetet tuaja të shumëfishta atë që dëshiron më shumë zemra juaj.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datës 20 dhjetor 1928, shkruar në emër të tij për një besimtar individual)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

(Ato që pasojnë janë nga letrat për besimtarët individualë nëse nuk deklarohet ndryshe.)

863. Kur një diferencë e tillë në opinione dhe në besim ndodh në mes të burrit e gruas, është një fat i keq, sepse pa dyshim ai largon atë lidhje shpirtërore që është forca e lidhjes familjare, veçanërisht në kohë vështirësish. Rruga, sidoqoftë, për ta kuruar atë nuk bëhet duke vepruar në mënyrë të tillë që të largohesh nga ana tjetër. Njëri prej objekteve të Kauzës është, në fakt, ta shtosh afërsinë e lidhjes midis shtëpive. Në të gjitha rastet e tillla, pra, zotëria këshillonte bindjen ndaj dëshirave të grupit tjetër dhe lutjen. Lutu që burri yt të mund ta shikojë gradualisht dritën dhe në të njëjtën kohë vepron në mënyrë të tillë që ta tërheqësh atë më pranë, në vend që të paragjykosh për të. Sapo harmonia sigurohet, atëhere ti do të jesh e aftë të shërbesh e pa penguar.

(15 korrik 1928)

864. Nën rrethanat e tilla Mjeshtri u kërkonte mikeshave të ishin të bollshme në dashurinë e tyre dhe të bëheshin jashtëzakonisht të bindura ndaj bashkëshortëve të tyre. Individë të tillë duhet të shikojnë nëpërmjet veprave se Kauza nuk ka ardhur për të thyer lidhjet familjare, por për t'i forcuar ato; nuk ka ardhur për të eliminuar dashurinë, por për ta forcuar atë; nuk u krijua për t'i dobësuar institucionet shoqërore, por për t'i forcuar ato.

(14 tetor 1928)

865. Sigurisht Shoghi Effendi do të dëshirojë t'iu shikojë ju dhe miqtë e tjerë duke ia dedikuar tërë kohën e tyre dhe energjinë Kauzës, sepse ne kemi shumë nevojë për punonjës kompetentë, por shtëpia është një institucion që Bahá'u'lláhu erdhi ta fuqizojë dhe jo ta dobësojë. Shumë gjëra të gabuara kanë ndodhur në shtëpitë Bahá'í pikërisht nga neglizhimi i kësaj çështjeje. Shërbejini Kauzës por gjithashtu kujtoni detyrat tuaja ndaj shtëpive tuaja. U përket ju të gjeni balancën dhe të shikoni dhe të kujdeseni që asnjëra të mos iu bëjë ju ta neglizhoni tjetrën. Ne do të kishin shumë më tepër burra në Kauzë nëse gratë do të ishin më të menduara e më të moderuara në veprimtaritë e tyre Bahá'í.

(14 maj 1929)

866. Shtëpia e një Bahá'í të vërtetë është një fortesë e vërtetë mbi të cilën Kauza mund të mbështet ndërsa planifikohen fushatat e saj. Nëse... dhe ... e duan njëri-tjetrin dhe do të dëshirojnë të martohen, Shoghi Effendiu nuk dëshiron që ata të mendojnë se duke bërë kështu do t'ia mohojnë vetvetes privilegjin e të shërbyerit; në fakt një bashkim i tillë do ta çojë më tej aftësinë e tyre për të shërbyer. Nuk ka asgjë më të mrekullueshme sesa martesa e Bahá'íve të rinj dhe formimi i shtëpive të vërteta Bahá'í, të tipit që Bahá'u'lláhu i dëshironte. Iu lutem jepuni atyre të dyve, përshëndjet e dashura të Ruajtësit.

(6 nëntor 1982)

867. Një Zot është vetëm i dashur ose jo vetëm një Zot i përsosur. Hyjnoriteti duhet t'i poseidojë që të dyja këto aspekte, ashtu siç duhet të shprehë çdo Bába të dy qëndrimet e tij kundrejt fëmijëve të vet. Nëse ne mendohemi për një çast, ne do ta kuptojmë se mirëqenia jonë mund të sigurohet vetëm kur të dy këto atribute njerëzore të praktikohen me barazi.

(29 prill 1933)

868. Nuk ka kufi për ofertat tona për Tempullin. Sa më shumë ne japim, më mirë është për Kauzën dhe për veten tonë. Por rasti juaj është një rast i veçantë, meqënëse bashkëshorti juaj nuk është një besimtar. Dhe ju mund t'ia dilni mbanë ta bindi atë për rëndësinë e donacioneve tuaja për Kauzën, aq më mirë. Por ju kurrë nuk duhet ta kundërshtoni atë për këtë çështje dhe të lejoni që kjo ta shqetësojë paqen dhe unitetin e familjes suaj. ...

(21 shtator 1933)

869. Ruajtësi dëshiron që unë t'iu nxis ju veçanërisht që të mbeteni të duruar e të keni besim, dhe mbi të gjitha t'i tregoni burrit tuaj mirësinë dhe dashurinë më të madhe, në kthm për të gjithë kundërshtimin dhe urrejtjen që ju merrni prej tij. Një qëndrim pajtues dhe miqësor në raste të tilla nuk është vetëm detyra e çdo Bahá'í, por është gjithashtu mënyra më efektive për të fituar Kauzën, simpatinë dhe admirimin e armiqve të saj të mëparshëm. Dashuria është, me të vërtetë, eliksiri më i fuqishëm që mund t'i transoformojë më të egrit dhe më të këqijtë e njerëzve në persona qiellorë. Shembulli yt shërbeftë për ta konfirmuar më tej të vërtetën e këtij mësimi të mrekullueshëm të besimit tonë.

(6 dhjetor 1935)

870. Ruajtësi ... ka mësuar me shqetësim të madh për vështirësitë dhe telashet e familjes suaj. Ai dëshiron që unë t'iu siguroj ju për lutjet e tij të zjarrta në emrin tuaj dhe në emrin e të dashurve të shtëpisë tënde që ju të udhëzoheni dhe të ndihmoheni nga Lart për t'i rrafshuar diferencat tuaja dhe për ta restauruar harmoninë e plotë dhe shoqërinë në mesin tuaj. Ndërsa ai do t'iu nxiste ju që të bënit çdo sakrificë, me qëllim që të sillni unitetin në familjen tuaj, ai dëshiron që ju të mos ndiheni të inkurajuar, nëse përpjekjet tuaja nuk do t'iu japin ndonjë rezultat imediat. Ju duhet të bëni tuajën me besim absolut se duke vepruar kështu ju po plotësoni detyrën tuaj si Bahá'í. Pjesa tjetër sigurisht është në dorën e Zotit.

Përsa i përket qëndrimit të burrit tuaj kundrejt Kauzës: megjithëse mund të jetë jo miqësor, ju duhet të që gjithmonë të shpresoni, që nëpërmjet mjeteve miqësore dhe pajtuese, dhe me mençuri, takt dhe përpjekje të duruara ju mund ta arrini graduakisht për të fituar simpatinë e tij për Besimin. Në asnjë rast ju nuk duhet të përpiqeni t'ia diktoni dhe t'ia impononi atij me forcë bindjet tuaja personale fetare. As nuk duhet ta lejoni kundërshtimin e tij për Kauzën t'i pengojë seriozisht aktivitetet tuaja...Ju duhet të veproni me durim, me takt dhe me konfidencë se përpjekjet tuaja udhëzohen dhe përforcohen prej Bahá'u'lláhut

(23 korrik 1937)

871. Ai është shumë i lumtur kur mori vesh për konfirmimin e mikeshës...suaj dhe për dëshirën e saj serioze për t'i shërbyer dhe për ta përparësuar Besimin. Ai me siguri që do të lutet në emër të saj, që ajo, pavarësisht nga kundërshtimi i prindërve dhe i kushurinjve të saj, të fitojë në rritje dijeninë dhe kuptimin e mësimeve, e të gjallërohet me një zell të tillë sa të ngrihet dhe të kthejë për Kauzën një numër të madh të bashkëbesimtarëve të saj të mëparshëm.

Në asnjë rrethanë, sidoqoftë, ajo nuk duhet të lejojë që prindërit e saj të ndahen tërësisht nga ajo, por është detyra e saj të përpiqet, nëpërmjet përpjekjeve të durara, të vazhdueshme dhe dashamirëse, të fitojë simpatinë e tyre për Besimin, dhe bile, ndoshta, të marrë konfirmimin e tyre...

(6 korrik 1938)

872. Përsa u përket planeve tuaja: Ruajtësi i aprovon tërësisht pikëpammjen tuaj se nuk ka rëndësi sesa urgjente dhe jetësore mund të jenë kërkesat e punës mësimore, ju në asnjë lloj rrethane nuk duhet ta neglizhoni edukimin e fëmijëve tuaj, pasi kundrejt tyre ju keni një detyrim jo më pak të shenjtë sesa kundrejt Kauzës.

Çdo plan apo marrëveshje që ju mund të arrini sipas së cilës ju mund t'i kombinoni detyrat e dyfishta kundrejt familjes suaj dhe Kauzës, do t'u lejonin ju të rifilloni punën aktive në fushën e përhapjes së mësimeve, dhe gjithashtu të kujdesini mirë për fëmijët tuaj që të mos e rrezikoni të ardhëshmen e tyre për Kauzën, duke marrë dhe aprovimin e përzemërt të Ruajtësit.

(17 korrik 1938)

873. Institucioni i martesës, siç u vendos prej Bahá'u'lláhut, ndërsa i jep rëndësinë e duhur aspektit fizik të bashkimit martesor, konsideron atë të nënshtruar ndaj qëllimeve morale dhe shpirtërore dhe funksioneve me të cilat ai u vesh nga Providenca e gjithëmençur dhe e dashur. Vetëm kur këto vlera të ndryshme marrin rëndësinë e tyre të duhur, dhe vetëm mbi bazën e nënshtrimit të fizikes ndaj morales, dhe të trupores ndaj shpirtërores mund të shmangen ekseset e shthurrjes në marrdhëniet martesore, siç po i dëshmon kaq trishtueshëm epoka jonë dekadente, ndërsa jeta familjare restaurohet në pastërtinë e vet origjinale, duke plotësuar funksionet e vërteta për të cilat u krijua prej Zotit.

(8 maj 1939)

874. Ndërsa Ruajtësi e vlerëson lart dëshirën tënde për të marrë pjesë aktive në fushën mësimore, ai e kupton gjithashtu se ndryshimi me dëshirat e bashkëshorti tuaj, kundrejt të cilit ju keni detyra jo më pak të shenjta dhe lidhëse sesa ato që ju përballoni si një besimtare, duhet të bëjnë që ju të përpiqeni të rregulloni planet tuaja duke mos u larguar shumë prej tij, veçanërisht meqë ai vetë është i shqetësuar që ju të mos ndaheni, sado përkohësisht, nga jeta juaj shtëpiake.

(5 qershor 1939)

875. Ruajtësi, megjithatë, është mirënjohës se ai nuk ka kundërshtim me principine vajtjes në takimin Bahá'í dhe u jep juve liri të plotë që të merrni pjesë në të gjitha aktivitet lokale Bahá'í. Edhe pse ai mund të instistojë që ju të merrni miratimin e tij për çështje të tilla, ju nuk duhet të ndiheni e Mirzatur apo e dekurajuar por duhet të vazhdoni, në një mënyrë miqësore dhe pajtuese, të përpiqeni të fitoni simpatinë e tij kundrejt Kauzës. Ju nuk mund të knei ndonjë shkak serioz për ndonjë inat të vërtetë kundër tij, nëse ai ndërhyn pa vend në punën tuaj Bahá'í, duke iu penguar ju nga zbatimi i detyrimve tuaja jetësore shpirtëroe dhe administrative kkundrejt Besmit.

Ruajtësi do të lutet ndërkohë që shpresat tuaja për ta parë atë të konfirmuar mirë dhe aktiv në Kauzë të plotësohen, dhe se gjithashtu ju mund të udhëzoheni të adaptoni kundrejt tij një qëndrim të tillë të vërtetë Bahá'í, që do të shërbejë për t'i zgjuar edhe më tej simpatitë e tij për Besimin dhe për t'i gjallëruar energjitë shpirtërore të fshehura përbrenda zemrës së tij të fshehura, gjer në pikën e sjelljes së konfirmimit të tij të plotë për Kauzën rri e e sigurtë dhe këmbëngul me besim në përpjekjet tuaja.

( 5 gusht 1939)

876. Detyra e rritjes së një fëmije Bahá'í, siç theksohet shpesh herë në shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji unik i së cilës është në të vërtetë që të krijojë në shtëpinë e saj kondita të tilla që do të çonin në avancimin dhe në mirëqenien e tij materiale dhe shpirtërore. Edukimi të cilin një fëmijë e merr fillimisht nëpërmjet nënës së tij, përbën themelin më të fuqishëm për zhvillimin e tij të ardhshëm dhe ky, pra, duhet të jetë shqetësimi më i madh i gruas suaj...Të përpiqet që tani për t'i dhënë birit të saj të porsalindur një edukim të tillë shpirtëror, që do ta aftësonte atë më pas për t'i marrë përsipër dhe për t'i zbatuar siç duhet të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e jetës Bahá'í.

(16 nëntor 1939)

877. Ai i ka vënë re ndjenjat e admirmit të vërtetë të dashurisë suaj për të shërbyer në fushën e përhapjes së mësimeve, por i vjen keq të dëgjojë se rrethanat tuaja shtëpiake nuk ju lejojnë që ta zbatoni këtë dëshirë të zemrës suaj.

Nëse ai megjithë zemër e vlerëson zellin tuaj për të punuar për Besmin, në territore të largëta dhe të pashkelura gjer tani, ai e ndjen, se në kuadrin e kundërshtimit të burrit tuaj dhe gjithashtu duke konsideruar nevojën e fëmijëve tuaj për ndihmën dhe udhëzimin tuaj nga afër, ju, tani për tani, duhet të punoni në lokalitet e pashkelura në afërsi të...apo në qytet pranë.

( 7 nëntor 1940)

878. Çështja e stërvitjes dhe e edukimit të fëmijëve në rastet kur njëri prej prindërve është jo Bahá'í u përket vetë prindërve, që duhet të vendosin për rrugën që atyre iu duket më e mira dhe që çon në ruajtjen e unitetit të familjes së tyre dhe në mirëqenien e ardhëshme të fëmijëve të tyre. Sapo fëmija mbush moshën, sidoqoftë, ai duhet t'i jepet liri të plotë për të zgjedhur fenë e tij, pavarësisht nga dashjet dhe dëshirat e prindërve të tij.

(14 dhjetor 1940 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Indisë dhe të Burmës)

879. ...tani që ju që të dy ndiheni një dëshirë të sinqertë për t'i bashkuar përpjekjet tuaja që ta bëni jetën tuaj martesore të lumtur, Shoghi Effendi iu këshillon ju që të bëni gjithçka që keni në dorë me anë të dashurisë dhe të mirësisë, për ta kthyer bashkëshortin nga ana juaja dhe për t'ia hequr pargjykimet e tij kundër Kauzës.

(27 nëntor 1941)

880. Asaj sigurisht që nuk do t'i vijë keq, nëse ajo vë re se familja e saj nuk i dëgjon mësimet-sepse jo çdo person ndriçohet shpirtërisht. Në të vërtetë, shumë anëtarë të familjeve të vetë Profetëve mbetën të pakonvertuar, bile edhe përpara shembullit e bindjes së vet të Manifestimit të Zotit; si rrjedhim, miqtë nuk duhet të shqetësohen nga gjëra të tilla, por në vend të kësaj ta lënë të ardhëshmen e atyre që ata duan në duart e Zotit, dhe me shërbimet dhe devocionet e tyre për Besimin, të fitojnë të drejtën për t'u lutur për rilindjen e tyre përfundimtare shpirtërore. ...

(9 mars 1942)

881. Të thella siç janë lidhjet familjare, ne duhet të kemi parasysh gjithmonë se lidhjet shpirtërore janë edhe më të thella; ato janë të përjetshme dhe e mbijetojnë vdekjen, ndërsa lidhjet fizike, nëse nuk mbështeten nga lidhjet shpirtërore, janë të kufizuara në këtë jetë. Ju duhet të bëni gjithçka në pushtetin tuaj, nëpërmjet lutjes dhe shembujve, për t'i hapur sytë e familjes suaj për Besimin Bahá'í, por mos u shqetësoni më tepër seç duhet për veprimet e tyre. Kthehuni tek vëllezërit dhe motrat tuaja Bahá'í që jetojnë me ju në dritën e Mbretërisë.

(8 maj 1942)

882. Besimi ynë është i njëjtë edhe për fëmijët, si për njerëzit e rritur, dhe zerma e tij gëzohet kur ai i shikon të dyja palët duke punuar sëbashku për t'ia çuar Mesazhin e tij të madh të mirësisë,të gjithë njerëzimit.

(30 nëntor 1942 për dy besimtarë)

883. Në lidhje me deklaratën e Ruajtësit se mësimdhënia kondicionohet nga kombinimi i prindërve dhe se duhet të jetë e nevojshme për ta të bien dakord, ju pyesni nëse ky rregull aplikohet njëlloj tek fëmijët që janë në moshë apo jo. Përgjigja e Ruajtësit është se kjo rregull zbatohet vetëm për ata që nuk e kanë mbushur ende moshën.

(Nga një letër e datës 18 janar 1943 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Persisë)

884. Bahá'u'lláhu e ka nxitur martesën në mes të gjithë njerëzve si natyrale dhe një rrugë e drejtë për jetën. Ai gjithashtu, sidoqoftë, e ka theksuar fort natyrën e saj shpirtërore, e cila, edhe pse në asnjë mënyrë nuk e përjashton një jetë fizike normale, është aspekti më esencial i martesës. Që dy persona të jetojnë jetën e tyre në dashuri dhe harmoni ka një rëndësi më të madhe sesa ata të konsumohen nga pasioni për njëri-tjetrin. Njëra është një shkëmb i madh fuqie mbi të cilin mbështetesh në kohë nevoje; tjetra është diçka krejt e përkohshme e cila mund të vdesë në çdo kohë.

( 20 janar 1943)

885. Ruajtësi, në vërejtjet e tij...rreth marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve, grave dhe bashkëshortit në Amerikë, fliste për një tendencë në atë vend që fëmijët janë tepër të pavarur prej dëshirave të prindërve të tyre dhe nuk e kanë respektin e duhur kundrejt tyre. Gjithashtu gratë në disa raste, kanë tendencë të ushtrojnë një shkallë të padrejtë dominimi mbi bashkëshortët e tyre, e cila, sigurisht nuk është e drejtë, po ashtu si edhe burri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht gruan e vet.

(22 korrik 1943)

886. Ai e ndjen se ju duhet që patjetër të tregoni ndaj burrit tuaj dashurinë dhe simpatinë më të madhe; nëse ne kurrë nuk kemi dyshim sesi duhet të sillemi si Bahá'í, ne duhet të mendojmë për 'Abdu'l-Baháin dhe të studiojmë jetën e Tij dhe të pyesim vetveten sesi do të kishte vepruar Ai sepse ai është shembulli ynë i përsosur në çdo mënyrë sesa i mirë ishte Ai dhe sesi ngrohtësia dhe mirësia e Tij ndriçonin si drita e diellit mbi të gjithë.

Bashkëshorti juaj dhe djali juaj kanë të drejtë mbi dashurinë tënde dhe të japin ty mundësinë e mrekullueshme për ta demostruar besimin tuaj në Kauzë.

Gjithashtu ju duhet t'i luteni Bahá'u'lláhut që të ndihmojë të bashkoheni me bashkëshortin tënd dhe ta bësh shtëpinë tënde një shtëpi të vërtetë dhe të lumtur.

(9 mars 1946)

887. Atij i erdhi shumë keq kur të pa ty që ke telashe në shtëpinë tënde, për shkak të Besimit Bahá'í. Ai e ndien se ju do të bëni gjithçka në pushtetin tuaj për ta çuar më tej dashurinë dhe harmoninë ndërmjet bashkëshortit tuaj dhe vetvetes, për hatrin tuaj dhe për hatrin e fëmijëve tuaj. Ju, sidoqoftë, duhet t'i theksoni atij se çdo njeri është i lirë ta kërkojë Zotin vetë, dhe se, megjithëse, ju kurrë nuk do të kërkoni ta influenconi atë apo të diskutoni besimin Bahá'í me të, nëse ai nuk do, ai duhet të të lerë të lirë t'i mdjekësh mitingjet. Ruajtësi shpreson se nëpërmjet durimit, taktit dhe lutjes, ju do ta mposhtni gradualisht paragjykimin e tij.

(16 mars 1946)

888. Një Bahá'í kurrë nuk detyrohet të qëndrojë në një vend të caktuar; nëse ju nuk mund ta siguroni jetesën atje ... dhe dëshironi të shkoni pranë prindërve tuaj të moshuar, ju keni të drejtë të plotë të niseni. ...

(1 prill 1946)

889. Shoghi Effendiu dëshiron që unë të shtoj këtë shënim në lidhje me martesën tuaj:ai nuk e ndien se çdo besimtar, në të gjitha rrethanat ciladoqofshin, mund ta përdorë ndonjëherë Kauzën apo shërbimin ndaj saj si shkak për braktisjen e martesës; divorci, siç e dimë, dënohet shumë me forcë prej Bahá'u'lláhut dhe vetëm rrethanat e rëndësisë së jashtëzakonshme e justifikojnë atë. ...

(7 prill 1947)

890. Ai e ndien në lidhje me problemet tuaja familjare, se ju duhet t'i parashtroni këto çështje në Asamblenë tuaj, nëse ju kërkoni këshilla; njëra prej detyrave të këtyre Asambleve është t'i këshillojnë dhe t'i ndihmojnë miqtë, dhe është privilegji tuaj t'i drejtoheni Asamblesë tuaj...

(10 prill 1947 për dy besimtarë )

891. Ai ishte shumë i lumtur kur dëgjoi për dëshirën tuaj që të ndihmojë në punën mësimdhënëse ...

Ai nuk mendon se aktivitet tuaja në këtë fushë, sidoqoftë, duhet të jenë burim mosharmonie në mes jush dhe burrit tuaj të dashur, dhe ai iu siguron ju se ai do të lutet për të në Faltoret e Shenjta, që Zoti të zgjojë tek ai logjikën e kuptimin e Besimit tonë dhe ta gjallërojë atë në shërbimin e tij.

(30 prill 1947)

892. Bahá'u'lláhu e ka deklaruar qartë se miratimi i të gjithë prindërve që jetojnë kërkohet për një martesë Bahá'í. Kjo zbatohet nëse prindërit janë Bahá'í apo jo Bahá'í, të divorcuar prej vjetësh apo jo. Këtë ligj të madh, Ai e ka krijuar për ta forcuar gjendjen shoqërore, për t'i thurrur më ngushtë lidhjet shtëpiake, për të vendosur njëfarë mirënjohje dhe respekti në zemrat e fëmijëve për ata që iu kanë dhënë atyre jetë dhe për t'i dërguar shpirtat e tyre në udhëtimin e përjetshëm drejt Krijuesit të tyre. Ne Bahá'ít duhet ta kuptojmë se në shoqërinë e tanishme procesi krejt i kundërt po ndodh: të rinjtë merakosen gjithnjë e më pak për dëshirat e prindërve të tyre, divorci konsiderohet e drejtë natyrale dhe fitohet me pretekstet më të lehta dhe më të palejueshme dhe të mjera. Njerëzit e ndarë nga njëri-tjetri, veçanërisht nëse njëri prej tyre ka kujdestari të plotë mbi fëmijët, dëshirojnë pastaj të zvogëlojnë rëndësinë e partnerit në martesë, për përgjegjësinë si prind për rritjen e këtyre fëmijëve në këtë botë. Bahá'ít duhet, duke i pasuar me rreptësi ligjet dhe mësimet Bahá'í, të luftojnë me këto forca korruzive të cilat po e shkatërrojnë me shpejtësi jetën shtëpiake dhe mrekullinë e marrëdhënieve familjare, duke e copëtuar strukturën morale të shoqërisë.

(25 tetor 1947 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë)

893. Në lidhje me pyetjet që i drejtoi atij: ai ndihet i sigurt se, megjithëse në disa mënyra ju mund të jenë një barrë financiare për fëmijët tuaj, është një privilegj i tyre që ata të kujdesen për ju; ju jeni nëna e tyre dhe u keni dhënë atryre jetë, dhe nëpërmjet bujarisë së Bahá'u'lláhut ata tani tërhiqen drejt Besimit të Tij. Çdo gjë që ata bëjnë për ju është rikompesim për ato që ju keni bërë për ta.

(20 shtator 1948)

894. Përgjegjësia juaj kundrejt birit dhe bashkëshortit tuaj është shumë e madhe, dhe Ruajtësi shpreson se puna juaj së shpejti do të arrijë pikën ku ju mund të ktheheni të paktën për disa kohë, tek ata, dhe t'u jepni atyre atë dashuri dhe inkurajim që është kontributi i madh i gruas për jetën shtëpiake.

(5 gusht 1949)

895. Ai ishte veçanërisht i kënaqur kur dëgjoi se marrdhëniet tuaja familjare janë kaq të kënaqëshme dhe e ndien se ju po bëni gjënë e duhur duke iu nënshtruar dëshirave të burrit tuaj duke qëndreuar jashtë më gjatë.

Ruajtësi për një kohë të gjatç e ka ndierë se Bahá'ít Amerikanë, në disa raste, nuk jetojnë në lartësinë e martesës ideale të parashtruar prej Bahá'u'lláhut. Ata ndikohen nga influencat e qëndrimit të tanishëm të lehtë dhe egoist të njerëzve kundrejt lidhjeve martesore. Si rrjedhim, kur ai shikon se ju jetoni me sukses në lartësinë e standardit Bahá'í, duke bërë maksimumin tuaj për ta ruajtur këtë lidhje të shenjtë që keni me bashkëshortin tuaj, ai është shumë i lumtur me të vërtetë. Ai shpreson se ju do të jeni në gjendje që të bëheni shembull për të tjerët. Sepse ai nuk është dakord me disa Bahá'í. që në emër të shërbimit për Kauzën, ndahen nga bashkëshortët e tyre dhe shkojnë e marrin të tjerë!

(2 prill 1950)

896. Eshtë njëri prej mësimeve esenciale të Besimit që uniteti të ruhet në shtëpi. Sigurisht kjo nuk do thotë se çdo anëtar i familjes ka të drejtë të influencojë besimin e ndonjë anëtari tjetër; dhe nëse kjo kuptohet nga të gjithë anëtarët, atëhere duket e sigurt se uniteti do të jetë i qëndrueshëm.

(6 korrik 1952)

897. Ruajtësi do të lutet që nëna juaj të mund të bëhet një Bahá'í dhe t'i shërbejë shumë aktivisht Kauzës së Zotit. Duhet patur parasysh se nëse ti jeton një jetë të përkushtuar Bahá'í, nëna jote do të ndikohet ndoshta po aq shumë nga studimi dhe leximi. Kur ajo e shikon efektin e Mësimeve Bahá'í në jetën e një personi, që shumë shpesh ka një efekt shumë të madh.

(12 korrik 1952)

898. Ai e ndien se ju duhet me të gjitha mjete të bëni çdo përpjekje për ta ruajtur martesën tuaj, veçanërisht për hatër të fëmijëve tuaj, të cilët, si të gjithë fëmijët e prindërve të divorcuar, vetëm vuajnë nga këto konflikte, sepse atyre u mohohet bekimi i Bábait dhe i nënës në të njëjtën shtëpi, që kujdesen për interesat e tyre bashkërisht.

Tani që ju e kuptoni se bashkëshorti juaj është i sëmurë, ju duhet të jnei e aftë ta pajtoni vetveten me vështirësitë që ju keni hasur me të emocionalisht dhe jo të merrni një qëndrim mosfalës, sado që kjo u bën të vuani.

Ne e dimë se Bahá'u'lláhu vrenjtej shumë përpara divorcit; dhe është me të vërtetë detyra e Bahá'íve që të bëjnë një përpjekje gati mbinjerëzore të mos e lejojnë një martesë Bahá'í të shpërbëhet.

(6 mars 1953)

899. Ruajtësi e vlerëson tërësisht dëshirën tuaj për të shkuar si mësimdhënës në këtë kohë dhe për të ndihmuar Besimin në zonat e pashkelura, por ju nuk do të shkoni kundër dëshirës së bashkëshortit tuaj dhe ta detyroni atë që të sakrifikojë gjithçka me qëllim që ju të mund t'i shërbeni Besimit në këtë mënyrë. Ne duhet të kemi parasysh edhe dëshirat dhe të drejtat e tyre që janë të lidhura ngushtë me jetën tonë.

Nëse burri juaj dëshiron të mbetet atje ku jeni, sigurisht ka një fushë të gjerë për mësimdhënie atje...

(31 korrik 1953)

900. Bijtë tuaj, megjithëse ata nuk janë të aftë në fillim për të shërbyer me ju në mësimdhënie, sigurisht ju ndihmojnë, për shkak të shpirtit të tyre të devotshëm dhe bashkëpunimit të tyre të plotë. Jeta në rastin më të mirë është plotë me kthesa të papritura sepse t'i lesh djemtë e tu në shtëpi, ai e ndien se nuk paraqet ndonjë rrezik të mëtejshëm. Ata janë dedikuar Kauzës dhe padyshim që do të frymëzohen nga shembulli juaj.

(10 gusht 1953 për dy besimtarë)

901. Në lidhje me pyetjen tuaj se ju po niseni si një mësimdhënës... Ruajtësi e ndien, në kuadrin e kundërvënies së Bahá'u'lláhut ndaj divorcit, se nuk është mirë për një Bahá'í, edhe për qëllime mësimdhënie, të prishë martesën. Ai. si rrjedhim, ju nxit ju të përpiqeni megjithë fuqitë tuaja për t'u pajtuar me bashkëshortin tuaj, ndërsa ia e konsideron këtë më të rëndësishme sesa largimi juaj për në një vend të pashkelur për mësimdhënie.

(27 gusht 1953)

902. ...ai dëshiron që unë të them se ai është dakord me nisjen tuaj për mësimdhënie. Sidoqoftë, nëse ju e konsideroni se shkuarja juaj në ishujt e Paqësorit për mësimdhënie do t'i shkatërrojë marrdhëniet tuaja me Bábian tuaj, atëhere ai do të sugjeronte se ndoshta gruaja juaj mund të shkojë tani, dhe pastaj, ju mund të shikoni sesi mund të rregullohen gjërat që ju të bashkoheni me të më pas.

(27 shtator 1953)

903. Ruajtësi, në kuadrin e faktit se bashkëshorti juaj nuk dëshiron me të vërtetë të ndahet prej jush, por përkundrazi dëshiron ta ruajë martesën, e ndien se ju, si një Bahá'í, nuk keni të drejtë ta shkatërroni atë për shakak se ju dëshironi t'i shërbeni Besimit.

Martesa është një insitucion shumë i shenjtë. Bahá'u'lláhu thoshte se qëllimi i tij është ta çojë përpara unitetin. Nëse miqtë për hatër të Kauzës e neglizhojnë këtë institucion, ata e vendosin Besimin në një ekspozim të keq përpara publikut. Në ditët e sotme njerëzit e botës po bëhen imoralë dhe e trajtojnë institucionin e martesës kaq lehtë; ndërsa ne, si Bahá'í, në kontrast me njerëzit e botës, po përpiqemi që të krijojmë një standard të lartë moral dhe të theksojmë shenjtërinë e martesës.

Nëse burri juaj do t'iu lejojë të bëni një sasi pune mësimore dhe me raste të udhëtoni për interesat e Besimit, aq më mirë; por ai nuk mendon se Besimi duhet të bëjë një gjë që e shkatërron jetën tuaj familjare.

(6 korrik 1954)

904. Ai e ndjen, në kuadrin e rrethanave dhe të ndjenjave të burrit tuaj, dhe gjithashtu duke marrë parasysh se dy fëmijët e tu të rritur natyrisht do të dëshironin të të shikonin, dhe me të vërtetë duhet të të shikojnë në mënyrë që ti t'i ndihmosh ata në jetën e tyre Bahá'í, kështu që gjëja më e zgjuar për ty do të ishte të jepje mësim me burrin tuaj diku në Sh.B.A., ku shërbimet e tua do të kishin të një vlere më të madhe.

(29 korrik 1954)

905. Ai i vlerëson shumë shërbimet mësimdhënëse që ju keni kryer. Ai shpreson se që tani ju dhe burri juaj i dashur do të jeni të aftë për t'i shërbyer Besimit të bashkuar dhe me devocion sëbashku, pasi kjo është forma më e lartë e koooperimit Bahá'í në martesë.

(3 mars 1955)

906. Në rastin e shëndetit të prindërve tuaj, kur prezenca juaj nevojitet patjetër, atëhere ju nuk duhet t'i lini ata. Nëse. sidoqoftë, ka ndonjë të afërt tjetër që mund të kujdeset për ta, atëhere ju mund të ndihmoni me punën tuaj në...dhe t'i ndihmoni miqtë në vendosjen e Besimit me një themel solid atje.

(28 tetor 1955)

907. Ai do të lutet që kundërshtimi i bashkëshortit dhe i motrës suaj të ndryshojë, nëpërmjet veprimeve të tua të dashurisë, mirësisë dhe të durimit dhe të tolerancës që ti tregon ndaj tyre.

(20 mars 1956)

908. Sa herë që ka familje Bahá'í, ata që janë të interesuar duhet që me të gjitha rrugët të bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë, sespe divorci dënohet me forcë nga Mësimet, ndërsa harmonia, uniteti dhe dashuria mbahen lart si idealet më të larta në marrdhëniet njerëzore. Kjo dhet zbatuar gjithmonë për Bahá'ít, nëse ata shërbejnë në fushën e mësimdhënies apo jo.

(9 nëntor 1956 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare e Amerikës Qëndrore.)

909. Ai ndien se, tani që ju e keni gjetur gjënë që kërkonit nga përbrenda, dhe e keni këtë gëzim shtojcë në jetën tuaj të Besimit të lavdishëm, ju duhet të jeni më i mirë me bashkëshortin tuaj dhe më e kujdesshme se kurrë, duke vënë gjithçka në dorën tënde për ta bërë atë që ta ndiejë se kjo nuk të ka larguar ty prej tij, por të ka bërë vetëm ta duash atë, dhe dëshira juaj për të qënë një grua e mirë për të është bërë më e madhe. Nëse ai përfundimisht do të jetë i aftë të bëhet një Bahá'í apo jo, është diçka që vetëm koha mund ta tregojë; por nuk ka dyshim për detyrat e tua, dhe kjo duhet ta bëjë atë ta vlerësojë faktin se veprimtaria jote e re nuk ka ndërhyrë në ndonjë mënyrë me jetën shtëpiake apo martesën e tij, por, në të kundërtën, i ka fuqizuar të dyja.

Eshtë e vështirë, kur dikush e ka gjetur atë që e di që është e vërtetë, dhe qëndron duke e parë një të afërt dhe të dashur që është tërësisht i verbër ndaj saj. Tundimi është të përpiqesh dhe "t'i nxisësh ata që ta shikojnë dritën", por kjo shpesh është shkatërruese. Heshtja,dashuria dhe durimi do të arrijnë fitore më të mëdha në raste të tilla. Sidoqoftë, burri juaj nuk ka të drejtë t'u kërkojë ju që të mos jeni një Bahá'í. Kjo shkon shumë larg. Askush nuk duhet të spekullojë me lidhjen e shenjtë që çdo qenie njerëzore ka të drejtë ta ketë me Krijuesin e vet.

(20 prill 1957)

910. Sdioqoftë, siç e di padyshim, Bahá'u'lláhu e ka theksuar se qëllimi i martesës do ta çojë më tej unitetin, kështu që ju do ta keni parasyhs kur keni të bëni me të afërmit tuaj jo Bahá'í; ata nuk mund të presësh të mendojnë ashtu siç mendojmë ne për çështjet e miqësisë raciale, dhe ne nuk duhet t'ua imponojmë pikëpamjet tona atyre, por më mirë të kërkojmë t'i edukojmë ata me mençuri dhe me dashuri.

(30 gusht 1957)
Nga mesazhet e Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

(Ata u adresohen besimtarëve individualë, nëse nuk deklarohet ndryshe)

911. Në lidhje me pyetjen tënde lidhur me marrdhëniet e acaruara në mes teje dhe vjehrrës tënde dhe se çfarë duhet bërë për ta përmirësuar situatën, ne e ndiejmë se ti, me ndihmë dhe konsultimin e bashkëshortit tënd, duhet të këmbëngulësh në përpjekjet e tua për ta arritur unitetin në familje. Nga përshkrimi juaj i qëndrimit jo miqësor që vjehrra juaj shfaq kundrejt jush është e qartë se nuk keni një detyrë të lehtë. Sidoqoftë, gjëja e rëndësishme është që ju, si një Bahá'í, është që ta dini këshillën e 'Abdu'l-Baháit për t'u përqëndruar në cilësitë e mira të individit dhe që kjo mënyrë afrimi me vjehrrën t'ua fuqizojë vendosmërinë për të arritur unitetin. Dhe për më tepër, këmbëngulja në lutje do t'u japë ju fuqinë për të të vazhduar me përpjekjet tuaja.

(6 shtator 1970)

912. Një Bahá'í i cili ka një problem mund të dëshirojë të vendosë vetë për të pas lutjes e pasi t'i ketë peshuar të gjitha aspektet e tij në mendjen e vet; ai mund të preferojë të kërkojë këshillën e miqve individualë apo të këshilltarëve profesionistë të tillë si doktori apo avokati i ij, kështu që ai mund ta konsiderojë këshillën e tyre kur merr vendim; ose në rastin kur disa njerëz implikohen, siç është situata familjare, ai mund të dëshirojë t'i mbledhë sëbashku ata që janë të ndikuar, kështu që ata të mund të arrijnë në një vendim kolektiv....

(19 mars 1973 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Kanadasë)

913. Që mësuesi i parë i fëmijës është nëna, kjo nuk duhet të jetë habitëse, sespe orientimet primare për foshnjen janë të nënës së tij. Ky fakt i natyrës në asnjë mënyrë nuk e minimizon rolin e Bábait në familjen Bahá'í. Përsëri, barazia e gjendjes nuk do të thotë identitet i funksionit.

(23 korrik 1974)

914. Duke i konsideruar problëemet që ti dhe gruaja juaj po kaloni, Shtëpia e Drejtësisë thekson se uniteti i familjes suaj duhet të marrë prioritet mbi çdo konsideratë tjetër. Bahá'u'lláhu erdhi që të sillte unitet për botën dhe një unitet fundamental është ai i familjes. Si rrjedhim, ne duhet të besojmë se Besimi ka për qëllim ta fuqizojë familjen, e jo ta dobësojë atë. Për shembull, shërbimi për Kauzën nuk duhet të, prodhojë neglizhim për familjen. Eshtë e rëndësishme që ju ta rregulloni kohën tuaj në mënyrë të tillë që jeta juaj familjare të jetë harmonike dhe që shtëpia juaj ta marrë kujdesin që e kërkon.

Bahá'u'lláhu gjithashtu theksonte rëndësinë e konsultimit. Ne nuk duhet të mendojmë se kjo metodë e vlefshme e kërkimit të zgjidhjeve kufizohet vetëm në institucionet administrative të Kauzës. Konsultimi familjar, shfrytëzimi i diskutimit të plotë dhe të hapur, dhe i gjallëruar nga ndjenja e nevojës për moderim dhe balancë, mund të jetë balsami për konfliktin shtëpiak. ...

(1 gusht 1978)

915. Megjithë shërbimet Bahá'í duhet të ndërmerren me shpirtin e sakrificës, askush nuk duhet të humbë nga shikimi rëndësinë që u jepet në Shkrimet tona të Shenjta përgjegjësive që kanë prindërit në marrdhëniet me fëmijët e tyre, si dhe për detyrat e fëmijëve kundrejt prindërve të tyre.

(19 nëntor 1978)

916. Shtëpia e Drejtësisë sugjeron se të gjitha deklaratat në Shkrimet e Shenjta në lidhje me zonat specifike të marrëdhënieve mes burrave dhe grave, duhet të konsiderohen nën dritën e principit të barazisë në mes të sekseve që ka qenë e deklaruar me autoritet dhe vazhdimisht në Tekstet e Shenjta. Në Tabelat e Tij, 'Abdu'l-Bahái afirmon:"Në këtë epokë hyjnore, bujaritë e Zotit e kanë përfshirë botën e grave. Barazia në mes të burrave dhe grave, me përjashtim të disa rasteve të neglizhueshme, është shpallur tërësisht dhe kategorisht. Dallimet janë hequr krejtësisht." Që burrat dhe gratë ndryshojnë nga njëri-tjetri në disa karakteristika dhe funksione të caktuara është një fakt i pandryshueshëm i natyrës; gjëja e rëndësishme është se 'Abdu'l-Bahái i konsideron pabarazi të tilla që mbeten ndërmjet sekseve si "të neglizhueshme".

Marrdhëniet në mes burrit dhe gruas duhet të shikojnë konteksin e idelit Bahá'í të jetës familjare. Bahá'u'lláhu erdhi që të sillte unitetin e botës dhe një unitet fundamental është ai i familjes. Si rrjedhim, ne duhet të besojmë se Besimi ka për qëllim ta fuqizojë familjen, dhe jo ta dobësojë atë, dhe njëri nga kyçet për fuqizimin e unitetit është konsultimi dashamirës. Atmosfera përbrenda një familjeje Bahá'í, si dhe përbrenda komunitetit në përgjithësi, duhet të shprehë "kyçin e Kauzës së Zotit" i cili, deklaronte Ruajtësi i shumëdashur, "nuk është autoriteti diktatorial, por miqësia e përulur, jo pushteti arbitrat pro shpirti i sinqertë dhe konsultimi dashamirës."

Një familje, sidoqoftë, është një lloj shumë i veçantë "komuniteti". Departatmenti i kërkimeve nuk ka ndeshur ndonjë deklaratë që ta cilësojë specifikisht Bábain si përgjegjës për "sigurimin, progresin dhe unitetin e familjes" siç deklarohet në librin e Bah¡yyih Nakhjav nit, por mund të merret me një numër përgjegjësish që ka mbi vete, prej të cilave Bábai mund të konsiderohet si "koka" e familjes. Anëtarët e familjes të gjithë kanë detyra dhe përgjegjësi kundrejt njëri-tjetrit dhe për familjen në përgjithësi, dhe këto detyra dhe përgjegjësi ndryshojnë nga anëtari në anëtar, për shkak të marrëdhënieve të tyre natyrale. Prindërit kanë detyrën padiskutueshme për të edukuar fëmijët e tyre - por jo anasjelltas; fëmijët kanë për detyrë t'u binden prindërve të tyre - prindërit nuk u binden fëmijëve; nëna - jo Bábai, i mbart fëmijët, kujdeset për ta në fëmijëri, dhe kështu është edukatori i parë, si rrjedhim bijat knaë një të drejtë më të madhe për edukim mbi fëmijët dhe, siç e ka shkruar sekretari i Ruajtësit në emër të tij, "detyra e rritjes së një fëmije Bahá'í, siç theksohet shpesh herë në shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji unik i së cilës është në të vërtetë të krijojë në shtëpinë e saj kondite të tilla, të cilat do të çonin në mirëqenien dhe avancimin material dhe shpirtëror. Edukimi që një fëmijë merr së pari me anë të nënës së tij përbën themelin më të fuqishëm për zhvillimin e tij të mëpastajmë..." Një rezultat i kësaj përgjegjësie të nënës është e drejta e saj që të mbështet nga burri i saj-një burrë nuk ka të drejtë të kulluar për t'u mbështetur nga gruaja e vet. Ky princip i përgjegjësisë së burrit për ta furnizuar dhe për ta mbrojtur familjen mund të shihet i aplikuar gjithashtu në ligjin ku u mungon testamenti, i cili bën kalimin e vendbanimit të familjes, pas vdekjes së Bábait, jo tek e veja e tij por tek djali i tij më i madh; djali në të njëjtën kohë ka përgjegjësinë për t'u kujdesur për nënën e tij.

Në këtë kontekst të detyrave të dyanëshme dhe plotësuese, dhe të përgjegjësive që gjithkush duhet t'i lexojë në Tabelën në të cilën 'Abdu'l-Bahái jep këshillat pasuese:

O Shërbëtore të Zotit Gjithëmjaftues!

Ushtrojeni vetveten që të aftësoheni të keni virtuete të tilla që do t'u nderojnë dhe do t'u dallojnë në mes të të gjitha grave. Me siguri, nuk ka kryelartësi dhe lavdi më të madhe për një grua sesa të jetë një shërbëtore e oborrit të Madhërisë së Zotit; dhe cilësitë që do të bëjnë që ajo ta meritojë këtë post janë zemra vigjëlente dhe e zgjuar; një besimi palëkundur në unitetin e Zotit, i Pashoku; një dashuri e ndjerë zemre për të gjitha shërbëtoret e Tij; një pastërti e panjollë dhe ndershmëri; besim dhe konsideratë për burrin e saj; kujdesi për edukimin dhe ushqimin e saj; gjakftohtësia, qetësia, dinjiteti dhe vetkontrolli; zelli në lavdërimin e Zotit, dhe adhurimi i Tij ditë dhe natë, qëndrueshmëria dhe palëkundshmëria në Besëlidhjen e Tij të shenjtë; dhe zjarrmia, entuziasmi dhe afërsi më e madhe me Kauzën e Tij. ...13

Kjo këshillë për shkallën më të lartë të spiritualitetit dhe të vetë mohimit nuk duhet të shikohet si një përcaktim legal që i jep burrit autoritet absolut mbi gruan e tij, sepse, në një letër të shkruar për një besimtar individual në 22 korrik 1943, sekretari i shumëdashuri Ruajtësit shkruante në emër të tij:

Ruajtësi, në vërejtjet e tij ... rreth marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve, grave dhe bashkëshortëve në Amerikë, fliste për një tendencë në atë vend që fëmijët janë tepër të pavarur prej dëshirave të prindërve të tyre dhe nuk e kanë respektin e duhur kundrejt tyre. Gjithashtu gratë në disa raste, kanë tendencë të ushtrojnë një shkallë të padrejtë dominimi mbi bashkëshortët e tyre, e cila, sigurisht nuk është e drejtë, po ashtu si edhe burri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht gruan e vet.

Në çdo grup, sado dashamirës të jetë konsultimi, ka megjithatë çështje mbi të cilat, nga koha në kohë, marrëveshja nuk mund të arrihet. Në një Asamble Shpirtërore kjo dilemë zgjidhet me shumicë votimi. Sidoqoftë, nuk mund të ketë maxhorancë kur vetëm dy grupe implikohen siç është rasti i burrit dhe i gruas. Si rrjedhim, ka raste kur një grua duhet t'i nënshtrohet burrit të saj, dhe raste kur një burrë duhet t'i nënshtrohet gruas së tij, por asnjëri nuk duhet të dominojë padrejtësisht tjetrin. Shkurtimisht, marrdhëniet ndërmjet burrit e gruas duhet të mbahen lart me lutjet e paraqitura nga 'Abdu'l-Bahái e cila shpesh lexohet në martesat Bahá'í: "Në të vërtetë, ata janë martuar në bindje të Komandës tënde. Bëj që ata të bëhen shenja të harmonisë dhe të unitetit gjer në fund të kohës."

Këto janë të gjitha marrdhëniet përbrenda familjes, por ka një sferë edhe më të gjerë të marrëdhënieve midis burrave dhe grave sesa shtëpia dhe këtë gjithashtu ne duhet ta konsiderojmë në konteksin e shoqërisë Bahá'í, jo në normat shoqrërore të së shkuarës apo të së tashmes. Për shembull, megjithëse nëna është edukatoree parë e fëmijës dhe influencë shumë e rëndësishme formuese për zhvillimin e tij, Bábai gjithashtu ka përgjegjësinë e edukimit të tij dhe përgjegjësia e tij është kaq me peshë sa Bahá'u'lláhu e deklaronte se një Bába që nuk e bën këtë i humbet të drejtat e tij të atësisë. Po ashtu, megjithëse përgjegjësia primare për mbështetjen e familjes financiarisht vendoset mbi burrin, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se vendi i grave kufizohet vetëm në shtëpi. Përkundrazi, 'Abdu'l-Bahái deklaronte:

Në Dispensacionin e Bahá'u'lláhut, gratë përparojnë krah për krah me burrat. Nuk ka zonë apo rast ku ato të mbeten prapa:ato kanë të drejta të barabarta me burrat, dhe do të hyjnë në të ardhëshmen në të gjitha degët e administrimit të shoqërisë. E tillë do të jetë ngritja e tyre sa, në çdo sferë të përpjekjeve të tyre, ato do të arrijnë nivelet më të larta në botën njerëzore. ...14

dhe përsëri:

Kështu do të ndodhë që kur gratë të marrin pjesë tërësisht dhe me barazi në çështjete e botës, kur ato të hyjnë me besim dhe me aftësi në arenën e madhe të ligjeve dhe të politikës lufta do të marrë fund; ...

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 135)

Në Tabelën e Botës, Vetë Bahá'u'lláhu parashikonte se gratë si dhe burrat do ta nxjerrin bukën, duke thënë:

Të gjithë, burra ose gra qofshin, duhet t'i japin një personi të besuar një pjesë të asaj që fitojnë nga tregtia, bujqësia ose nga punë të tjera, të destinuar për përgatitjen dhe shkollimin e fëmijëve, e cila të shpenzohet për këtë qëllim me dijeninë e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #7:22)

Një element shumë i rëndësishëm për arritjen e një barazie të tillë është thënia e Bahá'u'lláhut se djemtë dhe vajzat duhet të pasojnë esencialisht të njëjtin kurrikulum në shkolla.

(28 dhjetor 1980 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Zelandës së Re)

(Përmbledhur në një letër të datës 18 shkurt 1982, e shkruar në emër të Shtëpisë Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

Revizionuar në korrik 1990
PËRMBLEDHJE E PJESËVE TË ZGJEDHURA NGA
SHKRIMET Bahá'í PËR MUZIKËN
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

1408. Këndoji, o shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë që ke marrë, siç i këndojnë ata që janë afruar pranë Tij, që ëmbëlsia e melodisë sate të ndezë vetë shpirtin tënd e të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve.

(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #136:2)

1409. Ne jua kemi bërë të ligjshme të dëgjoni muzikë e këngë. Por kini mendjen që të dëgjuarit e tyre të mos ju bëjë të kapërceni kufijtë e sjelljes së hijshme e të dinjitetit. Le të jetë gëzimi juaj gëzim i lindur nga Emri Im Më i Madh, një emër që rrëmben zemrën dhe çon në ekstazë mendjet e të gjithë atyre që janë qasur pranë Perëndisë. Ne, me të vërtetë, e kemi bërë muzikën si një shkallë për shpirtrat tuaj, një mjet me anën e të cilit ata të mund të ngjiten në mbretërinë qiellore; mos e bëni, pra, atë krahë për egon e pasionin. Me të vërtetë, nuk Na pëlqen t'ju shohim të renditur ndër të marrët.

(Qitapi Akdas, Q51)

1410. I bekuar është ai që në agim, me mendimim të ngulitur te Perëndia, i përqëndruar në kujtimin e Tij dhe duke iu lutur për ndjesë, i drejton hapat për në Mashrekol Azkar [Mashriqu'l-Adhkár] dhe, pasi hyn atje, ulet në heshtje për të dëgjuar vargjet e Perëndisë, Sovranit, të Fuqishmit, të Gjithëlavdëruarit. Thuaj: Mashrekol Azkar është çdo ndërtesë e ngritur në qytete e fshatra për të më thurur lavde Mua. Ky është emri me të cilin është quajtur ai para fronit të lavdisë, në qofshi ndër ata që kuptojnë.

Ata që recitojnë vargjet e Mëshirëplotit me zërat më të melodishëm, do të shquajnë në to gjëra me të cilat toka e qielli kurrë nuk mund të krahasohen. Prej tyre ai do të thithë aromën hyjnore të botëve të Mia, botë që sot askush nuk mund t'i shohë, veç atyre që u është dhuruar vizioni falë këtij Revelacioni sublim e të mrekulleshëm. Thuaj: Këto vargje tërheqin zemrat e dëlira në ato botë shpirtërore, të cilat nuk mund të shprehen me fjalë e as të nënkuptohen me aluzione. Bekuar qofshin ata që vënë vesh.

(Qitapi Akdas, Q115-16)

1411. Mësojuni fëmijëve tuaj vargjet e reveluara nga qielli i madhështisë e i pushtetit, që ata, me zërat më të melodishëm, të recitojnë Tabelat e Mëshirëplotit në mjediset e Mashrekol Azkarëve. Cilido që është rrëmbyer nga ekstaza e lindur prej adhurimit të Emrit Tim, Më Zemërdhembshurit, do të këndojë vargjet e Perëndisë në mënyrë të tillë që të pushtojë zemrat e atyre që ende janë të mbështjellë në dremitje. Lum ai që ka shijuar Verën Mistike të jetës së pasosur nga fjala e Zotit të tij të mëshirshëm në Emrin Tim, emër përmes të cilit çdo mal i lartë e madhështor është bërë pluhur.

(Qitapi Akdas, Q150)
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1412. Kjo epokë e mrekullueshme i ka shqyer perdret e bestytnisë dhe e ka ndaluar paragjykimin e popujve të Lindjes.

Në mes të Kombeve të Orientit, muzika dhe harmonia nuk aprovohej, por Drita e manifestuar, Bahá'u'lláhu në këtë periudhë të lavdishme shfqai në Tabelat e Shenjta se të kënduarit dhe muzika janë ushqimi shpirtëror i zemrave dhe i shpirtërave. Në këtë dispensacion muzika është një prej arteve që aprovohej së tepërmi dhe konsiderohet të jetë shkaku i lartësimit të zemrave të trishtuara dhe të pashpresa.

Si rrjedhim ... jepuni muzikë vazgjeve dhe fjalëve hyjnore, kështu që ato të mund të këndohen me melodi nxitëse të shpirtit në takime dhe Asamle dhe që zemrat e dëgjuesve të mund të valëzohen dhe të ngrihen drejt mbretërisë 'Abhá me ndërhyrje dhe lutje.

(Bahá'í World Faith [Besimi Botëror Bahá'í], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f. 378)

1413. Falenderoje ti Perëndinë që je instruktuar në muzikë dhe melodi, që këndon me zë të këndshëm për lavdërimin dhe madhështinë e të Përjetshmit, të Gjallit. Unë i lutem Perëndisë që ti të mund ta shfrytëzosh këtë talent në lutje dhe në hyrje, me qëllim që personat të mund të gjallërohen, shpirtërat të mund të gjallërohen zemrat të mund të tërhiqen dhe të gjithë të ndizen me zjarrin e dashurisë së Perëndisë!

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 3 (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1916), f. 512)

1414. ...megjithëse tingulli është vetëm vibracione të ajrit që ndikojnë mbi timpanin e dëgjimit dhe vibracionet e ajrit janë një ndodhi në mes të ndodhive që varen prej ajrit, shikojeni se sa influencojnë shpirtërat, notat e mrekullueshme apo një këngë e magjishme! Një këngë e mrekullueshme të jep krahë në shpirt dhe ta mbush zemrën me ekzaltim...

(Bahá'í World Faith [Besimi Botëror Bahá'í], f. 334)

1415. Gëzimi më i madh u arrit - lavdëruar qoftë Perëndia! - sepse miqtë e kaluankohën gjatë asaj dite të gëzueshme duke kënduar në tokën e Mashrekol Azkarit dhe e shijuan përkujtimin e zotit të vargjeve me gëzimin më të madh.

...

Unë shpresoj se, gjatë Rezvanit15 të ardhshëm, do të mbahet një festë e madhe në tokën e Mashrekol Azkar, do përgatitet një festim shpirtëror dhe meloditë e violinës dhe të mandolinës dhe himnet e lavdërimit dhe të madhështimit të Zotit të Ushtrive do ta bëjnë të gjithë auditorin të gëzuar dhe të emocionuar.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1 (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1930))

1416. O shërbëtore e Perëndisë! Këndo me melodi të mrekullueshme në takimet e shërbëtoreve, duke e lavdëruar dhe lartësuar Zotin tënd suprem.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1, f. 65)

1417. O ti i tërhequr prej mbretërisë! Përfundoi studimet në artin e muzikës dhe sakrifikoja vetveten pak e ashumë Zotit të mbretërisë.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 3, f. 671)

1418. ...një zë muzikor dhe melodioz i jepjetë një zemre tërheqëse, por i zhyt drejt epshit ata shpirtra që janë të gllabëruar prej pasionit dhe mëshirës.

(The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1979), f. 100)

1419. O shërbëtorë të Baháit! Muzika konsiderohet si një shkencë e vlefshme në rpagun e të gjithëfuqishmit, kështu që ti të mund t'i këndosh vargjet në takimet dhe mitingje të mëdha me një melodi tepër mrekulluese dhe të krijosh himne të tilla në lavdërim të Mashrekol Azkarit sa ta magjepsësh Grupimin mbi Lartësi. Në sajë të kësaj, ta kuptosh se sa shumë admirohet dhe lavbdërohet arti i muzikës. Përpiqu, nëse mundesh, të përdorësh melodi shpirtërore, këngë dhe muzikë dhe ta çosh muzikën tokësore në harmoni me melodinë qiellore. Atëhere ti do ta vesh re se çfarë influence ka muzika dhe ç'jetë e gëzim qiellor jep ajo. Luaj një melodi dhe muzikë të tillë sa ti bësh bilbilat e mistereve hyjnore të mbushen me gëzim dhe ekzaltim.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

1420. Ç'takim i mrekullueshëm është ky! Këta janë fëmijët e Mbretërisë. Kënga që porsa dëgjuam ishte shumë e mrekullueshme në melodi dhe në fjalë. Arti i muzikës është hyjnor dhe efektiv. Ai është ushqimi i ndërgjegjes dhe i shpirtit. Nëpërmjet fuqisë dhe magjepsjes së muzikës. shpirti i njeriut ngrihet lart. Ajo ju jep një shtytje dhe një efekt të mrekullueshëm zemrave të fëmijëve, sepse zemrat e tyre janë të pastra dhe meloditë kanë një influencë të madhe mbi ta. Talentet e brendshëm me të cilët zemrat e këtyre fëmijëve janë pajisur do të gjejnë shprehi nëpërmjet artit të muzikës. Prandaj, ju duhet ta ushtroni vetveten për t'i bërë ata të aftë; mësojini ata të këndojnë me përsosmëri dhe efektivitet. Është detyrë e çdo fëmije që të dijë diçka për muzikën, sepse pa dijeni për këtë art, meloditë e instrumentit dhe zërat nuk mund të shijohen siç duhen. Po ashtu, është e nevojshme që shkollat ta mësojnë atë me qëllim që shpirtrat e zemrat e nxënësve të mund të gjallërohen dhe të nxiten dhe jeta e tyre të ndriçohet me gëzim.

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 52)

1421. Muzika është njëprej arteve të rëndësishme. Ajo ka një efekt të madh mbi shpirtin njerëzor. Meloditë muzikore janë diçka që krijohet nga vibracionet e ajrit, sepse muzika nuk është gjë tjetër përveç shprehjes së vibracioneve, që, duke e arritur timpanin i ndikojnë nervat e dëgjimit. Meloditë muzikore, pra, janë ato efekte të çuditshme të prodhuara nga vibracioni. Megjithatë ato kanë veprimin më të madh mbi shpirtin. Në të vërtetë, megjithëse muzika është diçka materiale, megjithatë efekti i saj madhështor është shpirtëror dhe arritja e saj më të madhe është në fushën e shpirtit. Nëse një person dëshiron të mbajë një ligjëratë, ajo do të ishte më efektive pas melodive muzikore. Grekët antikë si dhe filozofët Persianë i kishin zakon t'i mbanin ligjëratat e tyre si më poshtë: - Së pari, luanin disa melodi muzikore dhe kur auditori i tyre arrinte një farë interesi ata i linin instrumentat e tyre menjëherë dhe fillonin ligjëratën. Në mes të muzikantëve më të shquar të Persisë ishte njëri i quajtur Barbot, që sa herë që shtrohej një çështje e madhe në oborrin e Mbretit dhe ministri nuk kishte mundur ta bindte mbretin, ata ia referonin menjëherë çështjen Barbodit, kështu ai do të shkonte me instrumentin e tij në oborrr dhe luante muzikën më të përshtatshme dhe më prekëse, duke arritur kështu menjëherë përfundimin, sepse Mbreti ndikohej menjëherë nga meloditë prekëse muzikore, ndjenja të caktuara zemërgjerësie ia zmadhonin zemrën dhe ai hapte rrugë. Ju mund ta provoni këtë: nëse keni dëshirë të madhe për ta arritur qëllimin tuaj, përpiquni të arrini kështu në një auditor të madh pasi të jetë luajtur një solo e madhe, por kjo duhet bërë në një auditor mbi të cilin muzika ka efekt, sepse janë disa njerëz që janë si gurët dhe muzika nuk mund të ndikojë mbi gurët.

Muzika është një mjet i rëndësishëm i edukimit dhe i zhvillimit të njerëzitmit. Por e vetmja mënyrë e vërtetë është nëpërmjet mësimeve të Perëndisë, Muzika është si ky qelq, që është krejtësisht i pastër dhe i lëmuar. Ajo është ekzaktësisht si kjo kupë e kristaltë përpara nesh dhe Mësimet e Perëndisë, ligjëratat e Perëndisë, janë si uji. Kur gota osa kupa është absolutisht e pastër dhe e tejdukshme dhe uji është krejtësisht i freskët dhe i kulluar, atëhere ai do të japë Jetën; prandaj, Mësimet e Perëndisë, qofshin ata në formën e himneve apo komunikime apo lutje, kur ato këndohen në mënyrë melodike, janë shumë mbresëlënëse. Për këtë arsye Sghenjtëria e Tij Davidi i Këndonte Psalmet në të Shenjtin e të Shenjtëve Jeruzalem me melodi të ëmbla. Në këtë rast arti i muzikës merr jnë rëndësi të jashtëzakonshme. Përsosmëria e Bekuar, kur Ai së pari erdhi në barraka (Acca përsëriti këtë deklaratë, në se në mes të pasuesve të tanishëm do të kishte prej atyre që luanin ndonjë instrument muzikor, d.m.th., fyell apo harpë, apo mund të këndonte, kjo do ta kishte magjepsur këdo: "Shkurtimisht, meloditë muzikore formojnë një rol të rëndësishëm në kombinime apo në karakteristikat e jashme apo të brendëshme apo në cilësitë e njeriut, sepse janë frymëzuese apo fuqizuee e motiveve të ndjeshmërive materiale dhe shpirtërore. Çfarë fuqie motivuese kanë të gjitha ndjenjat e dashurisë! Kur njeriu është i lidhur me dashurinë e Perëndisë, muzika ka një efekt të madh mbi këtë.

(Table Talk [Biseda Tryezë], 'Akká, korrik 1909, cituar në Herald of the South [Kasneci i Jugut], (13 janar 1933), f. 2-3)

1422. Zëri është vibracione të ajrit dhe është si valët e detit. Zëri prodhohet nëpërmjet instrumentalitetit të buzëve, të fytit, të dhëmbëve të gjuhës, etj. Këto shkaktojnë një valë në ajër dhe kjo valë arrin nervat e veshit, i cili si rrjedhim ndikohet. Ky është zëri.

...

Ka dy lloje zërash. Një kur instrumenti i plotë është i përsosur, atëhere dalja e tingullit është i përsosur, së dyti, ur instrumenti nuk është i përsosur, ai ndikon mbi zërin në mënyrë të tillë sa e bën të pakënaqshëm. Ajo që sapo thamë ka të bëjë edhe me vetë zërin. Eshtë natyrale për zemrën dhe shpirtin që të kënaqen dhe gëzohen në të gjitha gjërat që kanë simetri, harmoni, dhe përsosmrëi. Për shembull: një shtëpi e mrekullueshme, një oborr i projektuar mirë, një vijë simetrike, një lëvizje e hiijshme një libër i shkruar mirë, një veshje të këndëshme, - në fakt të gjitha gjërat qëkanënë vetvete mirësi apo bukuri janë të kënaqshme për zemrën dhe shpirtin - si rrjedhim, është e sigurt se zëri i vërtetë shkakton kënaqësi të madhe.

Ç'është muzika? Ajo është kombinimi i tingujve harmonikë. Ç'është poetika? Eshtë mbledhja simetrike e fjalëve. Pra, ato janë të kënaqshme nëpërmjet harmonisë dhe ritmit. Poetika është shumë më efektive dhe më e plotë se sa proza. Ajo nxit më shumë, sepse hartohet me finesë.

Një zë i mirë kur bashkohet me muzikë të mrekullueshme shkakton një efekt të madh, sepse të dy janë të dëshirueshëm dhe të kënaqshëm. Të gjitha këto kanë në vetvete një organizim dhe janë ndërtuar mbi ligje natyrore. Si rrjedhim, ato korrespondojnë me rregullin e ekzistencës si diçka që do të përshtatej në një formë. Një zë i vërtetë përshtatet në formën e natyrës. Kur ndodh kështu, kjo i ndikon nervat dhe ato ndikojnë në zemër dhe shpirt.

Në botën e ekzistencës gjërat fizike kanë një lidhje me realitet shpirtërore. Një nga këto është zëri, që e lidh veten me shpirtin. Dhe shpirti mund të ngrihet lart nëpërmjet këtij mjeti sepse megjithëse është diçka fizike, është një prej organizimeve materiale, natyrore - si rrjedhim, është efektiv.

Të gjitha format kur kuptohet siç duhet e kënaqin shpirtin. Meloditë janë si uji. Zëri është si gota. Uji i kulluar në një gotë të pastër është i kënaqshëm. Pra është i pranueshëm. Por edhe pse uji është i pastër, nëse hidhet në një gotë që nuk është e tillë, kjo do ta bëjë atë të papranueshëm. Si rrjedhim, një zë difektoz edhe pse muzika është e mirë, është i pakëndshëm.

Shkurtëmisht: meloditë edhe pse janë materiale lidhen me shpirtëroren, si rrjedhim, ato japin një efekt të madh. Një lloj i caktuar melodie e bën shpirtin të lumtur, një tjetër e bën atë të trishtuar, një tjetër e nxit atë për të vepruar. Të gjitha këto ndjenja mund të shkaktohen nga zëri dhe muzika, sepse nëpërmjet nervave ajo lëviz dhe e nxit shpirtin. Edhe mbi kafshët muzika ka efekt. Për shembull: kur ata dëshirojnë ta bëjnë devenë të kalojë një rrugë shkretëtire, ata i vendosin asaj zile ose i bien fyellit dhe ky tingull nuk e lë atë ta kuptojë lodhjen e udhëtimit; nervat e saj ndikohen, por ajo nuk ka një nxitje të mendimit, sepse ajo nuk ndjen asgjë përveç sensacionit fizi.

...

Gjithçka që ka njeriu në zemër, ndikohet dhe zgjohet prej melodisë. Nëse një zemër bëhet me ndjenja të mira dhe një zë i kulluar, bashkohet së bashku, krijohet një efekt i madh. Për shembull: nëse ka dashuri në zemër, nëpërmjet melodisë, ajo do të rritet gjersa intesiteti i saj zor se mund të përballohet; por nëse mendime të këqija janë në zemër të tilla si urrejtja, kjo do të rritet dhe shumëfishohet. Për shembull: muzika e përdorur në luftë zgjon dëshirën për gjakderdhje. Kuptimi është se melodia bën që çfarëdolloj ndjenje në zemër të rritet.

Disa ndjenja krijohen rastësisht dhe disa e kanë një bazë. Për shembull: disa njerëz janë të mirë nga natyra, por mund të shqetësohen rastësisht nga një valë zemërimi, por nëse ata e dëgjojnë muzikën, natyra e vërtetë do ta riafirmojë vetvteten. Muzika me të vërtetë zgjon realen , natyrën e vërtetë thelbin individual. Me çfarëdo qëllimi që ta dëgjoni muzikën, ky qëllim do të fuqizohet. Për shembull do të jepet një koncert për të varfërit dhe të pafatit, dhe, nëse do të shkoni atje për këtë qëllim, muzika do t'ua shtojë dhembshurinë dhe zemërgjerësinë. Kjo është arsyeja përse muzika përdoret në luftë. Dhe po ashtu me të gjitha gjërat që shkaktojnë nxitje të nervave.

(Fjalët e 'Abdu'l-Baháit për Zj. Mary L. Lucas, siç citohet në A Brief Account of my Visit to Acca [Një rrëfim i shkurtër i vizitës sime në Acca] (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1905), f. 11-14)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

1423. Lidhur me të kënduarin disa krijimeve të shkruara prej zj. ...., ai mendon se do të ishin një ide e shkëlqyer dhe kur zj. Lua Getsinger jetonte me familjen e Mjeshtrit, ajo shpesh i këndonte ato dhe përpiqej që t'ua mësonte fëmijëve të vegjël në familje.

(22 mars 1928 për një besimtar individual)

1424. Ai mendon se do të ishte veçanërisht e mrekullueshme t'i shihje fëmijët e vegjël që i këndonin ato në grupe....

(22 mars 1928 për një besimtar individual)

1425. Ruajtësi i vlerëson himnet që ju i kompozoni në mënyrë kaq të mekullueshme. Ato me siguri që përmbajnë realitetet e Besimit dhe do t'ju ndijmojnë ju me të vërtetë t'ua jepni Mesazhin të rinjve. Muzika na ndihmon ta ndikojmë shpirtin njerëzor; ajo është një mjet i rëndësishëm që na ndihmon të kominojmë me shpirtin. Ruajtësi shpreson se nëpërmjet kësaj ndihmese ju do t'ua jepni Mesazhin njerëzve dhe do të tërhiqni zemrat e tyre.

(15 nëntor 1932 për një besimtar individual cituar në Bahá'í News nr. 71 (shkurt 1933), f. 2)

1426. Lidhur me pyetjen kryesore që ju bëni në lidhje me këndinin e himneve në takimet Bahá'í: Ai dëshiron që unë t'ju siguroj se nuk ka asnjë kundërshtim. Elementi e muzikës, pa dyshim, është një tipar i rëndësishëm i të gjitha takimeve Bahá'í. Vetë Mjeshtri e ka theksuar rëndësinë e saj. Por miqtë duhet që në tëkët, si dhe të gjitha gjërat e tjera të mos i kalojnë kufijtë e moderimit dhe të bëjnë kujdes ta ruajnë karakterin e rreptë shpirtëror të tëgjtiha takimeve të tyre. Muzika duhet të çojë në spiritualitet dhe nëse ajo e krijon një atmosferë të tillë, nuk mund të ketë kundërshtime ndaj saj.

Një dallim i një rëndësije jetësore, megjithatë, duhet të vendoset qartësisht ndërmjet këndimit të himneve të kompozuara prej besimtarëve dhe këndimit të Ligjëratave të Shenjta.

(17 mars 1935 për një besimtar individual)

1427. Përsa i përket pyetjes suaj në lidhje me përdorimin e muzikës në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, ai dëshiron që ju t'i siguroni të gjithë miqtë se ai jo vetëm e miraton një praktikë të tillë, por mendon se madje është e këshillueshme që miqtë në takimet e tyre të përdorin himne të kompozuar nga vetë Bahá'í-të, si dhe himne, poema e psalme të bazuara në Fjalët e Shenjta.

(7 prill 1935, për një besimtar individual)

1428. Edhe pse tani është vetëm fillimi iartit Bahá'í, megjithatë miqtë që e ndjejnë se janë të talentuar në çështje të tilla, duhet të përpiqen t'i zhvillojnë dhe t'i kultivojnë dhuntitë e tyre dhe nëpërmjet veprave të tyre ta reflektojnë edhe pse jo sa duhet, Shpirtin hyjnor të cilin Bahá'u'lláhu ja dha botës.

(4 nëntor 1937 për një besimtar individual)

1429. Muzika, si një prej arteve është një një zvillimim kultural natyror dhe Ruajtësi nuk mendon se duhet të ketë ndonjë "kultivim të muzikës Bahá'í", për më tepër të përpiqemi të zhvillojmë një shkollë Bahá'í të pikturës apo të të shkruarit. Besimtarët janë të lirë të piktrojnë, të shkruajnë dhe të kompozojnë siç i udhëheqin talentet. Nëse shkruhet muzikë, e lidhurme shkrimet e shenjta, miqtë janë të lirë ta përdorin atë, por nuk duhet konsideruar një kërkesë e takimeve Bahá'í të kenë një muzikë të tillë. Për më tepër miqtë t'u rrinë larg formave të përcaktuara, sepse ata duhet ta kuptojnë se Kauza është absolutisht universale dhe ajo që mund të duket si një shtesë e mrekullueshme për mënyrën e tyre të festimit të një Feste etj, ndoshta do të binte në veshët e njerëzve të një vendi tjetër si tinguj të pakëndshëm - dhe anasjelltas. Për sa kohë ata e kanë mzikën ppër hatrin e vet, ajo është në rregull, por ata nuk duhet ta konsiderojnë atë muzikë Bahá'í.

(20 korrik 1946 për Asamble Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1430. Muzika instrumentale mund të përdoret në festat Bahá'í.

(20 gusht 1956 për një besimtar individual)

1431. Përsa i përket krijimit të një libri këngësh Bahá'í, kuptimi juaj se nuk ka shprehje kulturore që mund të quhet Bahá'í, në këtë kohë (muzikë e veçantë, literaturë, art arkitekturë etj; që të jetë lule e qytetërimit dhe që nuk vjen në fillim të një revelacioni të ri), kjo është korrekte. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi këgë Bahá'í, me fjalë të tjera, këngë të shkruara nga Bahá'ít për subjekte Bahá'í.

(21 shtator 1957 për Asamble Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)

1432. Ju duhet të përpiqeni dhe t'i zgjidhni çështjet për këngët me Komitetin revizionues apo me Asamblenë Shpirtërore Kombëtare. Një Bahá'í mund të shkruajë këngë, duke e përmendur besimin. Kjo nuk është "muzikë Bahá'í", por muzikë në të cilën përmendet Besimi. Kjo ndoshta është ajo që nënkuptonte Asambleja Shpirtërore Kombëtare.

(24 tetor 1957 për një besimtar individual)

(Përmbledhur për përfshirje në një letër të datuar 1 mars 1972, e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

Revizionuar në korrik 1990
NDALIMI I PIJEVE TË DËMSHME
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut

1783. Është e papranueshme që njeriu, të cilit i është dhuruar arsyeja, të kryejë diçka që ia rrëmben atë. Jo, përkundrazi, ai duhet të sillet në mënyrë të denjë për pozitën e tij si njeri, e jo sipas veprimeve të gabuara të çdo shpirti të pamatur e të lëkundur.

(Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, Q 119)

1784. O BIR I PLUHURIT! Mos i largo sytë nga vera e pashoqe e të Shumëdashurit të pavdekshëm, dhe mos i hap ato për llumet e ndyrë e të vdekshëm. Merr nga duart e Kupëmbajtësit hyjnor kupën e jetës së pavdekshme, që gjithë urtia të jetë jotja dhe që ti të dëgjosh zërin mistik që po thërret nga mbretëria e të padukshmit. Qani me dënesë ju që keni qëllime të ulëta! Përse i keni kthyer shpinën verës Sime të shenjtë e të pavdekshme dhe keni pranuar ujë jetëshkurtër?

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Persishtja, #62)

1785. Trembjuni ju Zotit, O njerëz të tokës dhe mos mendoni se vera që Unë përmenda në Tabelën Time është vera që pijnë njerëzit e cila bën që inteligjenca e tyre të largohet, natyra e tyre njerëzore të shtrembërohet, drita e tyre të ndryshohet dhe pastërtia e tyre të njolloset. Në të vërtetë miratimi im është për atë verë që e fuqizon dashurinë e njeriut për Zotin, për të Zgjedhurit e Tij dhe për të dashurit e Tij dhe që e ndez në zemra zjarrin e Perëndisë dhe dashurinë për Të, duke e lavdëruar dhe ngritur lart Atë. Kaq e fuqishme është vera që rrjedh prej andej, sa do ta tërheqë atë që e pi në oborrin e pranisë dhe të shenjtërisë së Tij, duke e aftësuar atë që ta arrijë prezencën e Zotit, Mbretit, të Lavdishmit, Më të Mrekullueshmit. Eshtë një verë që fshin nga zemrat e të dashurve të vërtetë çdo mundësi kufizimi, vendos vërtetësinë e shenjave të njëshmërisë dhe të unitetit të Tij hyjnor dhe i udhëheq ata për tek Shtatorja e të Shumëdashurit, në prezencën e Perëndisë, Zoti Sovran, Vetëjetuesi, Gjithëfalësi, Gjithëzemërmiri. Unë nënkuptoj me këtë Verë, Lumin e Perëndisë dhe favorin e Tij, burimin e ujërave të Tij të gjalla dhe Verën Mistike dhe mirësinë hyjnore, ashtu siç paraqitet në Kuran, nëse ju jeni prej atyre që kuptojnë. Ai tha, dhe sa e vërtetë është fjala e Tij: "Një verë e shijshme për ata që e pijnë."16 Dhe me këtë Ai nuk nënkuptonte gjë tjetër përveç verës që unë ua përmenda ju, O njerëz të sigurisë!

Kujdes, se mos ju e këmbeni Verën e Perëndisë për verën tuaj, sepse ajo ua trullos mendjet dhe ua largon vështrimin nga Pamja e Zotit, i Gjithëlavdishmi, i Pashoku, i Paarritshmi! Mos e prekni atë, sepse ajo u ndalohet ju me kërkesë të Perëndisë, i Lartësuari i Gjithëfuqishmi.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

1786. Vera Mistike e Perëndisë së vërtetë ka një dehje të ndryshme dhe shkakton një tjetër stimulim. Njëra e zvogëlon inteligjencën e njeriut, tjetra e shton atë. Njëra të bën të humbur, ndërsa tjetra të jep jetë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

1787. "Pini, o shërbëtore të Perëndisë, Verën Mistike nga kupa e fjalëve të Mia. Largojeni, pra, nga vetja atë që mendjet tuaja e urrejnë, sepse ju është e ndaluar në Tabelat e në Shkrimet e Tij. Kini mendjen se mos e shkëmbeni Lumin që është jetë e vërtetë me atë që shpirtrat zemërkulluar e urrejnë. Helmatisuni me verën e dashurisë së Perëndisë, dhe jo me atë që bën të vdesin mendjet tuaja, o ju që e adhuroni Atë! Me të vërtetë, ajo i është ndaluar çdo besimtari, burrë a grua qoftë. Kështu ka ndriçuar mbi horizontin e fjalës Sime dielli i porosisë Sime, që shërbëtoret që besojnë tek Unë të mund të ndriçohe".

(Cituar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit

1788. "Pirja e verës, sipas tekstit të Librit Më të Shenjtë, është e ndaluar; sepse ajo është shkak i sëmundjeve kronike, dobëson nervat dhe konsumon mendjen".

(Cituar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

1789. Lidhur me përdorimin e alkoolit: sipas tekstit të Qitap Akdasit, pijet qofshin të buta apo të forta janë të ndaluara. Shkaku për këtë ndalesë është se alkooli e çorienton mendjen dhe e dobëson trupin. Nëse alkooli do të ishte i dobishëm, ai do të ishte sjellë në botë prej krijimit hyjnor dhe jo nga përpjekjet e njeriut. Gjithçka që është e dobishme për njeriun ekziston në këtë krijim. Tani, është provuar dhe përcaktuar shkencërish dhe nga ana shkencore se alkooli është i dëmshëm.

Sa për kuptimin e asaj që shkruhet në Tabela: "Unë zgjodha për ty ato që janë në qiell dhe në tokë", kjo nënkupton ato gjëra që janë në përputhje me qëllimin hyjnor dhe jo atë gjëra që janë të dëmshme. Për shembull, njëra prej gjërave ekzistuese është helmi. A mund të themi ne se helmi duhet të përdoret meqë ai është krijuar nga Zoti? Megjithatë, alkooli dëmtues, nëse përshkruhet nga një mjek për pacientin dhe nëse përdorimi i tij është absolutisht i nevojshëm atëhere bëhet i lejueshëm.

Shkurtimisht, Unë shpresoj se ti mund të dehesh me verën e dashurisë së Perëndisë, të gjesh lumturinë e përjetëshme dhe të marrësh gëzim dhe hare të pambaruar. €do verë e ka depresionin si efekt pasues, me përjashtim të verës së dashurisë së Perëndisë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

1790. Intelekti dhe aftësia e të kuptuarit janë dhunti të Perëndisë prej të cilave njeriu dallohet nga kafshët e tjera. A do të donte një njeri i mençur ta humbiste këtë Dritë në errësirën e dehjes? Jo, për Zotin! Kjo nuk do ta kënaqte atë! Ai, më mirë, do të bënte atë që do t'i zhvillonte aftësitë e inteligjencës dhe të logjikës së tij, por jo atë që do ta shtonte neglizhencën e tij, moskokëçarjen dhe rrënimin. Ky është një tekst i qartë në Librin e shquar, ku Perëndia parashtron çdo virtut të mirë dhe ekspozon çdo veprim të gabuar.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)
Nga letrat e shkruara nga Shoghi Effendiu:

1791. Lidhur me pyetjen tuaj të parë për alkoolin dhe pijet, Bahá'u'lláhu, plotësisht në dijeni për mizerjen e madhe ku të çojnë ato, i ndalon, pasi Ai shprehimisht deklaron se çdo gjë që ta merr mendjen, apo me fjalë të tjera që të bën të dehur, është e ndaluar. ...

(15 shkurt 1926 për një besimtar individual)

1792. Vera e përmendur në Tabela ka pa dyshim një kuptim shpirtëror, sepse në Qitap Akdasit, ne na ndalohet përfundimisht të pijmë jo vetëm verë, por çdo gjë që na e çorienton mendjen. Në poezi, si tërësi, vera ka një kuptim të ndryhsëm nga lëngu dëmtues. Ne e shikojmë këtë të përdorur prej poetëve Persianë të tillë si Saadi dhe Omër Khajamit dhe Hafizit që nënkupton atë element që e afron njeriun tek i shumëdashuri i tij hyjnor, që e bën atë ta harrojë veten e tij materiale, në mënyrë që t'i kërkojë më mirë nevojat e tij shpirtërore. Eshtë shumë e nevojshme t'ua sqarojmë fëmijëve atë që nënkupton kjo verë, kështu që ata të mos e ngatërrojnë atë me verën e zakonshme.

(4 nëntor 1946 për një besimtar individual)

1793. Lidhur me pyetjen që ju bëni në lidhje me shitjen e pijeve alkoolike nga miqtë:Ai dëshiron që unë t'iu informoj se të merresh me pije të tilla, në çdo formë, nuk inkurajohet aspak nga Kauza. Besimtarët duhet, pra, ta konsiderojnë këtë si detyrim shpirtëror për t'u larguar nga ndërmarrja e ndonjë biznesi që do t'i përfshinte ata në trafikun e pijeve alkoolike.

(6 nëntor 1935 për një Asamble Shpirtërore Lokale)

1794. Lidhur me pyetjen e tretë (shitjen e pijeve alkoolike në dyqanet dhe restorantet e pronarëve Bahá'í, Ruajtësi i shumëdashur më tha mua ta theksoj se kjo praktikë është shumë e parregullt dhe e kundërshtueshme dhe do të ishte njëlloj sikur të inkurajonte veprime që i ndalon Besimi. Eshtë me të vërtetë detyrë e ndërgjegjëshme e çdo Bahá'í të vërtetë t'i braktisë praktika të tilla. Sidoqoftë, nëse një pronar Bahá'í e jep me qira pronën e tij pa marrë pjesë vetë aspak në këtë biznes apo pa e ndihmuar qiramarrësin, atëhere ai nuk mban përgjegjësi. Megjithatë, pronari duhet të përdorë çdo mjet të mundshëm për t'i pastruar pronat e tij prej ndyrësisë së këtij biznesi të degratuar; sa më tepër e dëmshme do të ishte, nëse vetë ai do të merrej me gjëra të tilla të neveritshme.

(Nga një letër e datuar 6 nëntor 1935 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare e përkthyer nga Persishtja)

1795. Lidhur me pyetjen tuaj për përdorimin e alkoolit për t'u fërkuar: besimtarët mund të përdorin çdo lloj alkooli për çdo lloj kure të tillë, me kusht që ata të mos e pijnë atë nëse, sigurisht, ata nuk janë të detyruar të veprojnë kështu, sipas këshillës së një mjeku kompetent dhe të ndërgjegjshëm, që mund ta ketë përshkruar atë për kurimin e në sëmundje të veçantë.

(25 korrik 1938 për një besimtar individual)

1796. Lidhur me pyetjen tuaj, për ato ushqime që janë përzier me pak alkool, të tilla, si likeri, rumi etj., nëse duhen klasifikuar më të njëjtën kategori si pijet e dëmshme dhe, si rrjedhim, duhet të shmangen prej besimtarëve, Ruajtësi dëshiron miqtë ta dinë se të tilla ushqime apo pije, janë të ndaluara rreptësisht.

(9 janar 1939 për një besimtar individual)

1797. Shkaku pse Bahá'u'lláhu e ndalonte pirjen e pijeve alkoolike është sepse ato janë të këqija për shëndetin, më në veçanti për mendjen. Sigurisht mund t'ia theksoni këtë Z. ... dhe Z. ... dhe ju, gjithashtu, mund të luteni që ata vetë ta ndiejnë nevojën për ta lënë atë; por këto janë zakone që çdo individ duhet të kërkojë t'i heqë për të mirën e vet.

(17 shkurt 1945 për një besimtar individual)

1798. Shkalla në të cilën përdorimi i alkoolit është përhapur në botën e sotme është me të vërtetë alarmuese; ai është një e keqe e madhe dhe ne Bahá'ít mund ta shikojmë qartë pësre Bahá'u'lláhu e ndalon plotësisht pirjen e tij.

(23 shkurt 1946 për një besimtar individual)

1799. Çdo mënyrë që i ndihmon njerëzit ta heqin zakonin e tmerrshëm të të pirit, është e shkëlqyer dhe duhet parë me simpati dhe aprovim nga Bahá'ít. Ai iu falenderon për pamfletin e Anonimëve Alkoolistë që ju e dërguat dhe u kënaq kur e pa atë.

(25 korrik 1946 për një besimtar individual)

1800. Ai e ndien se ju, në mësimdhënie, sigurisht nuk duhet ta filloni me një çështje të tillë të vështirë si mospirja e verës; por, kur një person dëshiron të lidhet me Besimin, atij i duhet folur. ...

(7 prill 1947, për dy besimtarë)

1801. Sigurisht asnjë Bahá'í nuk duhet të pijë dhe, nëse ai këmbëngul dhe refuzon ta lerë atë, Asambleja duhet të veprojë. Por në ato qendra të porsakrijuara ju duhet të jeni shumë të kujdesshmë se mos grupi shpërndahet për shkak të një veprimi shumë të rreptë apo të papritur.

(19 korrik 1947 për një besimtar individual)

1802. Kur ne e kuptojmë se Bahá'u'lláhu thotë ... se të pirët e shkatërron mendjen dhe të mos e prekim fare atë, ne e kuptojmë se sa të qarta janë mësimet e tij për këtë subjekt.

(30 shtator 1949, për një besimtar individual)

1803. Sidoqoftë, të pirët ndalohet në Librin e Ligjeve dhe, megjithëse Ruajtësi nuk e ka bërë këtë një çështje imediate për t'u shqyrtuar, kur njerëzit kërkojnë anëtarësim, të gjithë Bahá'ít nuk duhet të pijnë dhe, nëse ata këmbëngulin, Asambleja duhet të veprojë. ...

(7 gusht 1950 për një besimtar individual)

1804. Nga letra juaj merret me mend se disa prej besimtarëve tuaj kujtojnë se Akdasit lidhur me përdorimin e pijeve alkoolike, varet nga personi, dhe mund të zbatohet apo jo, sipas dëshirave të individit. Kjo nuk është korrekte. Ligji i Akdasit lidhur me mospërdorimin e pijeve alkoolike është i detyrueshëm për të gjithë Bahá'ít. Ruajtësi beson, sidoqoftë, se me Bahá'ít e rinj, që vijnë në besim, duhet të ketë lëshime; por ai beson se, kur një person është Bahá'í për njëfarë kohe, shoqëria e tij Bahá'í dhe shpirti i mësimeve që ai i studion dhe përpjekjet për t'u bërë shembull do të përgatisin një ndryshim në karakterin e tij dhe individi do ta lërë të pirën. Sidoqoftë, Bahá'ít e vjetër dhe të afirmuar, duhet të zbatojnë ligjin e mospërdorimit të pijeve alkoolike.

(19 gusht 1952 për një besimtar individual)

1805. Asambletë duhet të jenë të mençura dhe të arsyeshme kur merren me masa të tilla, por në të njëjtën kohë duhet të mos e tolerojnë një mospërfillje të stërzgjatur dhe flagrante të Mësimeve Bahá'í lidhur me alkoolin.

(26 qershor 1956 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1806. Lidhur me pyetjen që ju bëni: Bahá'ít nuk duhet të pijnë në asnjë rrethanë. Kjo është e ndaluar kaq qartë në Tabelat e Bahá'u'lláhut, sa nuk ka shfajësim për ata, as ta prekin atë në formën e një dollie apo ta përdorin në një puding kumbullash të pjekura; në fakt ndalohet në çdo rast.

Nuk ka shkak, pse Bahá'ít të mos servirin disa pije freskuese me përmbajtje të vogël alkoolike, nëse ata e dijnë sinqerisht se kjo do ta çojë më tej punën e tyre mësimore. Nëse ata mund t'i arrijnë objektivat e tyre pa vepruar kështu, kjo do të ishte më e mirë; por ne nuk duhet t'u japim njerëzve përshtypjen se ne jemi të veçantë në çdo qëndrim.

(3 mars 1957 për një besimtar individual)
Nga letrat e Shtëpisë Universale të Drejtësisë

1807. Sa për ata besimtarë që vazhdojnë të pijnë, ata duhet të këshillohen dashamirësisht, pastaj të paralajmërohen rreptësisht dhe përfundimisht të privohen nga e drejta e tyre për të votuar. Numri i herëve, kur një person këshillohet apo paralajmërohet, është një çështje që lihet në gjykimin e secilës Asamble Shpirtërore Lokale në konsultë me Asamblenë Shpirtërore Kombëtare. Politika që adaptoni ju nuk nënkupton heqjen e të drejtave administrative të besimtarëve në një rrugë burokratike dhe automatike, siç do të bënte i nxituari dhe i padrejti. Asambleja juaj si dhe të gjitha Asambletë Shpirtërore Lokale duhet t'i vënë në dijeni miqtë, me kurajo dhe vazhdimisht, për t'ua kujtuar detyrimin e tyre në këtë aspekt, për t'i zgjidhur rreptësisht të gjitha rastet flagrante, duke i përdorur ato, me forcën e shembullit, ata ta ushtrojnë influencën e tyre mbi besimtarët e tjerë. U duhet bërë e qartë Asambleve Lokale se ata duhet të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me besimtarët e ndikuar nga zakone të tilla të të pirit, nëse ndonjë besimtar i tillë premton që, gradualisht dhe sistematikisht, ta pakësojë të pirën e tij me objektivin e lënies së plotë të këtij zakoni.

Ne jemi të sigurt se Asambleja juaj Kombëtare, me mençuri, dashamirësi dhe vendosmëri, do të ketë sukses në çrrënjosjen e kësaj të keqeje nga rradhët tuaja dhe do të krijojë lartësim shpirtëror dhe avancim për besimtarët në zonën e jurisdiksionit tuaj.

(12 nëntor 1965 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1808. Ka arsye të caktuara shkencore për të cilat alkooli mund të përdoret, por ne besojmë se një Bahá'í nuk duhet ta nënshtrojë veten me dëshirë për eksperimente shkencore që i kërkojnë atij të pijë pije alkoolike.

(13 korrik 1966 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1809. Alkooli nuk duhet të shërbehet në asnjë pritje, as në shtëpi apo në ndonjë vend publik, në të cilin ju i prisni njerëzit. ... Ne besojmë se ju nuk do ta përdornit termin "darkë koktej". Emërimi qoftë "çaj" apo "pritje" do të ishte i preferueshëm.

(31 dhjetor 1967 prë një besimtar individual)

1810. ... është e qartë se në të gjitha rastet e sponsorizuara zyrtarisht prej institucioneve Bahá'í apo kur mikpritësi vepron si përfaqësues i Kauzës, nuk duhet servirur alkoool. Në shtëpitë private apo në rrjedhën e biznesit apo të veprimtarisë porfesionale, lihet në ndërgjegjen e vetë Bahá'íve, nëse ata u servirin pije alkoolike jo-Bahá'íve, por këshilla është shumë e fortë që ta zbatojnë ndalimin e urdhëruar prej Bahá'u'lláhut.

(8 shkurt 1968 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1811. ... asnjë institucion Bahá'í nuk duhet t'i servirë pijet alkoolike në asnjë rrethanë dhe ne, gjithashtu, e ndjejmë se duhet të ishte e parregullt që një Bahá'í të shërbejë pije të tilla në një pritje të dhënë prej tij.

(19 dhjetor 1968, për dy besimtarë)

1812. Sa për pyetjen numër gjashtë lidhur me shitjen e alkoolit nga një besimtar, siç e deklaroni ju, "Sigurisht ai duhet ta ndërpresë shitjen e alkoolit në dyqanin e tij". Sidoqftë, meqë ai ishte një besimtari i ri dhe merrej me këtë punë para se të ishte Bahá'í, ai i duhet dhënë një mundësi e arsyeshme për të gjetur një mjet tjetër nga i cili ai mund të sigurojë jetesën dhe i duhet dhënë çdo ndihmesë prej Asamblesë Shirtërore Kombëtare për ta arritur këtë. Ai duhet të trajtohet me durim dhe mirëkuptim, veçanërisht, nëse ai bën përpjekje për ta lënë këtë punë dhe për të kërkuar një punë tjetër. Sidoqoftë, nëse pasi afati i arsyeshëm ka mbaruar dhe asnjë përpjekje nuk është bërë për t'u përshtatur me ligjin Bahá'í, atëhere, si mjet të fundit, Asambleja nuk do të ketë alternativë tjetër, veçse t'i pezullojë të drejtat e tij administrative.

(13 mars 1974, për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1813. Ne nuk kemi gjetur tekste që t'i ndalojnë miqtë të përdorin erëza në ushqimin e tyre. Kjo mund të jetë një çështje për një legjislacion të mëvonshëm të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, por, tani për tani, miqtë duhet të lihen të lirë të bëjnë si të dëshirojnë. I njëjti princip zbatohet për ata që punojnë në fabrikat që i prodhojnë ato.

(7 prill 1974 për një besimtar individual)

1814. Shkelja flagrante nga anëtarët e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare i kërkesës Bahá'í për të abstenuar nga pijet alkoolike, do të ketë me siguri një efekt dëmtues për komunitetin Kombëtar dhe, këtyre shkeljeve, duhet t'u rezistohet e forcë, nëpërmjet konsultimit të sinqertë për këtë çështje të Këshilltarëve me Asamblenë Shpirtërore Kombëtare, kështu që përveç qortimeve, paralajmërime të rrepta t'i jepen anëtarit ose anëtarëve në fjalë dhe të imponohen sanksione, nëse mospërfillja ndaj ligjeve Bahá'í është e vazhdueshme.

(Nga një memorandum i datuar 10 shkurt 1975, për Qëndrën Ndërkombëtare të Mësimdhënies)

1815. Punë të tilla [Bahá'í që janë të punësuar si jo-Bahá'í dhe profesioni i të cilëve përfshin servirjen apo shitjen e pijeve alkoolike] mbulojnë një fushë shumë të gjerë të shkallës së punësimit, pra, i lihet individit të vendosë, nëse pao jo, ai e ndien se puna e tij e shkel shpirtin e ligjit Bahá'í. Në rast se dyshon, ai, sigurisht, mund të konsultohet me Asamblenë e Tij shpirtërore për të marrë këshilla.

...

Ne nuk kemi gjetur tekst të qartë apo instruksion të Ruajtësit të shumëdashur për një situatë të tillë [shtija e pijeve alkoolike nga një biznes në të cilën një Bahá'í është partner me jo-Bahá'í] dhe e ndjejmë se në këtë situatë nuk mund të vendosen rregulla të shpejta dhe të rrepta, tani për tani.... ne e ndjejmë se kjo është një çështje për të cilën duhet vendosur në çdo rast, nën dritën e shpirtit të mësimeve dhe të rrethanave të rastit dhe, nëse situata e ve në rrezik emrin e mirë të Besimit apo është një truk i qartë nga ana e besimtarit për t'i bërë bisht ligjit Bahá'í, kjo duhet lënë në ndërgjegjen e besimtarit që ka të bëjë me të që, sigurisht, duhet të informohet për mësimet Bahá'í lidhur me alkoolin dhe duhet të bëjë çdo përpjekje për ta shkëputur vetveten nga një veprimtari e tillë.

I mësipërmi [paragrafi] ka të bëjë me Bahá'ít që tashmë janë partnerë shitblerjeje në çështje të tilla. Sidoqoftë, është qartë se një Bahá'í që nuk është në një situatë të tillë nuk duhet të hyjë në të.

(Nga një mmorandum i datuar 15 janar 1976 për Qendrën Ndërkombëtare të Mësimdhënies)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë

1816. Kristianizimi i ardhshëm i ... fëmijës, nuk duhet të paraqesë probleme, sepse prindi Bahá'í, nuk duhet të ketë kundërshtim ndaj pagëzimit të fëmijës së tij, nëse nëna Katolike e dëshiron këtë gjë. Po ashtu. përdorimi i shampanjës në në atë rast është një çështje në të cilën ajo është e lirë të veprojë, por, sigurisht, Bahá'ít nuk duhet të pijnë pije alkoolike.

(7 dhjetor 1977 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1817. Shtëpia e Drejtësisë thekson se, lidhur me raklamimin, Bahá'ít duhet të përdorin mençurinë për të vendosur çfarë lejohet ose jo. Për shembull, nëse nxjerrja e një reklame të veçantë për verërat do të ishte e palejueshme, nuk do të kishte kundërshtim ndaj reklamimit të nëpunësit Bahá'í për nxjerrjen e një shpalljeje ku janë shkruar çmimet e mallrave për shitje në një supermarket, edhe nëse verërat dhe alkooli përfshihet në të. KJo, pra, është çështje theksimi dhe mençurie. Së pari, Shëtpia e Drejtësisë, dëshiron që vendimi në çështje të tilla t'i lihet gjykimit të individit që ka të bëjë me to, por atje ku nuk ka asnjë dyshim,. apo ku Asambleja Shpirtërore Kombëtare e ndjen se emri i mirë i Besimit po dëmtohet, Asambleja, sigurisht, duhet të konsultohet dhe mund të vendosë sipas rrethanave të veçanta.

Në kuadrin e kërkesave për ndërgjegjen e tij në dritën e ligjit Bahá'í, një nëpunës Bahá'í i reklamimit duhet të këshillohet mirë që të përfshijë një klauzolë në çdo kontratë që ai nënshkruan, për ta mbrojtur të drejtën e tij në rast hezitimi.

(20 dhjetor 1977 për një besimtar individual)

1818. Lidhur me pyetjet që ju bëni rreth bërjes së ilustrimeve për manualin e firmës së verës, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se ju takon ju të vendosni. ...

(18 janar 1978 për një besimtar individual)

1819. Sa për pyetjet tuaja lidhur me servirjen e alkoolit nga Bahá'ít për mysafirët e tyre jo-Bahá'í, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se, për shkak të shumë rrethanave të ndryshme që lidhen me këtë çështje, ajo nuk dëshiron të bëjë ndonjë deklaratë përfundimtare tani për tani. Eshtë e qartë se Vetë Bahá'ít nuk duhet të pijnë alkool, ndërsa pjesa tjetër, tani për tani duhet të vendosë sipas ndërgjegjes së vet..

Lidhur me interesimin tuaj, nëse një Bahá'í mund të mbajë konjak në shtëpinë e tij për përdorim të jashtëzakonshëm sipas këshillës së doktorit Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se nuk ka kundërshtim për këtë.

(2 mars 1978 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1820. Në rastin e një besimtari që vazhdon të pijë pije alkoolike, Asambleja duhet të vendosë nëse shkelja është flagrante dhe, nëse është ashtu, duhet të përpiqet ta ndihmojë atë ta kuptojë rëndësinë e bindjes ndaj ligjit Bahá'í. Nëse ai nuk reagon, ai duhet paralajmëruar disa herë dhe, nëse kjo nuk ka sukses, ai humbet të drejtën e votimit. Në rast të një të alkoolisti që po mundohet ta mposhtë dobësinë e tij, Asambleja duhet të tregojë durim të veçantë dhe mund t'i sugjerojë këshillim dhe ndihmë profesionale. Nëse shkelja nuk është flagrante, Asambleja nuk ka nevojë të marrë asnjë masë.

(26 shtator 1978 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Revizionuar në Gusht 1990
NJË JETË E NDERSHME DHE E SHENJTË

Një përmbledhje e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve

i Shtëpisë Universale të Drejtësisë

Një jetë e tillë e virtytshme dhe e shenjtë, me modestinë, dëlirësinë, përkoren, dinjitetin dhe pastërtisë mendore që nënkupton, kërkon moderim në çdo gjë që ka të bëjë me veshjen, gjuhën, argëtimet dhe në çdo lloj veprimtarie artistike e letrare. Ajo kërkon vigjilencë të përditshme për të mbajtur nën kontroll dëshirat mërshore dhe prirjet e shthurura. Ajo kërkon të hiqet dorë nga sjellja me mendjelehtësi, nga rendja e tepruar pas kënaqësive banale e shpesh të zvetënuara. Ajo kërkon mospërdorim të plotë të çfarëdolloj pijeve alkoolike, të opiumit e të drogave të tjera që bëhen ves. Ajo dënon prostituimin e artit e të letërsisë, praktikat e nudizmit e të bashkëjetesës jashtë martese, pabesinë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe çdo lloj sjellje të shthurrur, intimiteti të tepruar e vesi seksual.

(Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 35-36)

Faqet
- Standardi Bahá'í 46 - 49
- Një jetë e ndershme dhe e shenjtë 50 - 60
- Fuqia e shembullit 60 - 64
STANDARDI BAHÁ'Í
Natyra e Ligjit Bahá'í:

116. ... Ata që Perëndia i ka pajisur me intuitë do ta pranojnë me lehtësi se porositë e dhëna nga Perëndia përbëjnë mjetet supreme për ruajtjen e rendit në botë dhe për sigurinë e popujve të saj. ...

O ju popuj të botës! Dijeni me siguri se porositë e Mia janë llampat e kujdesit Tim dashamirës midis shërbëtorëve të Mi dhe kyçet e mëshirës Sime për krijesat e Mia. Kjo është dërguar nga qielli i Vullnetit të Zotit tuaj, Zotit të Revelacionit....

Thuaj: Nga ligjet e Mia mund të nuhatet aroma e ëmbël e rrobës Sime dhe me ndihmën e tyre flamurët e fitores do të ngulen në majat më të larta. Gjuha e fuqisë Sime i ka drejtuar nga qielli i lavdisë Sime të gjithëfuqishme krijimit Tim këto fjalë: "Zbato porositë e Mia, për hir të bukurisë Sime." Lum dashuruesi që ka thithur aromën hyjnore të të Shumëdashurit të tij prej këtyre fjalëve, të ngarkuara me parfumin e një mirësie që asnjë gjuhë s'e përshkruan dot. Për jetën Time! Ai që ka pirë verën e zgjedhur të drejtësisë nga duart e favorit Tim bujar, do të sillet rreth porosive të Mia, që shkëlqejnë mbi Agimin e krijimit Tim.

Mos mendoni se Ne ju kemi reveluar një kod të thjeshtë ligjesh. Jo, përkundrazi, Ne kemi hapur Verën e zgjedhur me gishtat e fuqisë e të pushtetit. Për këtë dëshmon ajo që ka reveluar Penda e Revelacionit. Mendoni për këtë, o njerëz me intuitë!...

(Bahá'u'lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #155:2-5)

117. Ashtu siç ka ligje që e qeverisin jetën tonë fizike, duke kërkuar që ne ta furnizojmë trupin tonë me ushqime të caktuara, t'i ruajmë ato përbrenda një shkalle të caktuar temperaturash e kështu me rradhë, nëse ne dëshirojmë të shmangim paaftësitë mendore, kështu gjithashtu ka ligje për qeverisjen e jetës sonë shpirtërore. Këto ligje i janë zbuluar njerëzimit në çdo epokë prej Manifestimit të Zotit, dhe bindja ndaj tyre është e njër rëndësie jetësore, nëse qenia njerëzore, dhe njerëzimi në përgjithësi, do të zhvillohet siç duhet dhe harmonikisht. Për më tepër, këto aspekte të ndryshme janë të ndërvarura. Nëse një individ i shkel ligjet shpirtërore të zhvillimit të vet, ai do të dëmtojë jo vetëm vetveten por edhe shoqërinë në të cilën ai jeton. Në mënyrë të ngjashme, kushtet shoqërore kanë një efekt të drejt për drejtë individët që duhet të jetojnë përbrenda tyre.

(Nga një letër e datës 6 shkurt 1973 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar tek Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973 (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f. 105-106)

118. Ne kemi marrë parasysh disa nga letrat tuaja dhe i kemi shënuar pyetjet tuaja dhe pikëpamjen tuaj se shumë të rinj Bahá'í në ... janë në konfuzion, dhe po luten për udhëzime me gjuhë të qartë sesi të përballojnë situatat e përditshme, veçanërisht ato që lidhen me seksin.

Nuk është as e mundëshme as e dëshirueshme për Shtëpinë Universale të Drejtësisë që të parashtrojë rregulla që mbulojnë çdo situatë. Më mirë të jetë detyra e besimtarit individual që të vendosë, sipas nënkuptimit të tij me lutje të Shkrimeve, cila do të jetë rruga preçize e sjelljes së tij në lidhje me situatat që ai has në jetën e tij të përditshme. Nëse ai do ta plotësojë misionin e tij të vërtetë në jetë si pasues i Perfeksionit të Bekuar, ai do t'i japë formë jetës së tij sipas Mësimeve. Besimtari nuk mund ta arrijë objektivin e tij thjesht duke jetuar në një grumbull rregullash rigoroze. Kur jeta e tij orientohet drejt shërbimit të Bahá'u'lláhut, dhe kur çdo veprim i ndërgjegjshëm kryhet brenda këtij kuadri referencash, ai nuk do të dështojë për ta arritur qëllimin e vërtetë të jetës së tij.

Si rrjedhim, çdo besimtar duhet që të studiojë vazhdimisht Shkrimet e shenjta dhe instruksionet e Ruajtësit të shumëdashur, duke u përpjekur gjithmonë të arrijë një kuptim të ri dhe më të mirë të rëndësisë së tyre për të dhe për shoqërinë e tij. Ai duhet të lutet me zjarr për Udhëzimin Hyjnor, mençurinë dhe fuqinë për të bërë atë që është e kënaqshme për Zotin dhe për t'i shërbyer Atij në të gjitha kohërat dhe me maksimumin e aftësive të tij.

(Nga një letër e datës 17 tetor 1967 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për një besimtar individual)

119. Sa për panjollësinë, ky është njëri prej koncepteve më të vështira për t'u sqaruar në këtë epokë me liri të tepërta, por Bahá'ít duhet të bëjnë përpjekjet më të mëdha për t'i mbajtur lart standardet Bahá'í, s'ka rëndësi sesa e vështirë mund të duket kjo në fillim. përpjekje të tilla do të bëhen më të lehta, nëse të rinjtë do ta kuptojnë se ligjet dhe standardet e Besimit duan t'i çlirojnë ata nga vështirësitë e patreguara shpirtërore dhe morale, në të njëjtën mënyrë si një vlerësim i duhur i ligjeve të natyrës që e aftëson dikë për të jetuar në harmoni me forcat e planetit.

(Nga një letër e datës 14 janar 1985 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Liria e vërtetë:

120. Shikoni mendjengushtësinë e njerëzve. Ata kërkojnë atë që është e dëmshme për ta dhe refuzojnë atë që do t'u sillte përfitim. ...

... Dijeni se mishërimi i lirisë e simboli i saj është kafsha. Ajo që i ka hije njeriut është t'u nënshtrohet kufizimeve të tilla që ta mbrojnë atë nga padija e vet dhe ta ruajnë nga goditjet e të ligjve. Liria e bën njeriun të kalojë kufijtë e korrektësisë dhe të shkelë dinjitetin e pozitës së tij. Ajo e ul atë deri në nivelin e shthurjes e të ligësisë së skajshme.

Shikojini njerëzit si një kope dhensh, që kanë nevojë për një bari që t'i mbrojë. Kjo është, në fakt, e vërteta, e vërteta e padiskutueshme. Ne e miratojmë lirinë në rrethana të caktuara dhe refuzojmë ta mbështesim atë në disa të tjera. Ne jemi, me të vërtetë, i Gjithëdijshmi.

Thuaj: liria e vërtetë qëndron në nënshtrimin e njeriut ndaj urdhërave të Mi, edhe pse ju e kuptoni aq pak këtë. Sikur njerëzit të zbatonin atë që Ne kemi dërguar nga Qielli i revelacionit, ata, me siguri, do të arrinin liri të plotë. Lum njeriu që ka parë Qëllimin e Perëndisë në çdo gjë që i ka reveluar Ai nga Qielli i Vullnetit të Tij, i cili përshkon të gjitha gjërat e krijuara. Dijeni: Liria që ju sjell përfitim juve nuk gjendet askund, veçse në nënshtrimin e plotë në shërbim të Perëndisë, së Vërtetës së Përjetshme. Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e kësaj, nuk do të pranojë ta shkëmbejë atë me tërë sundimin e tokës e të qiellit.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #159:1-4)

121. ... në lidhje me popujt që zhurmojnë për liri: liria e përkorë që garanton mirëqenien e botës njerëzore, që mban e ruan lidhjet universale, gjendet me fuqinë dhe shtrirjen e saj më të plotë në mësimet e Bahá'u'lláhut.

(Pjesë të zghedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #227:27)

Standardi Bahá'í i panjollësisë:

122. Të zgjedhurit e Zotit...nuk duhet të vënë re konditat e shturrjes së shoqërisë në të cilën ato jetojnë as evidencat e degratimit moral dhe të sjelljes së lehtë të cilën shfaqin njerëzit rreth tyre. Ata nuk duhet të kënaqen thjesht me dallimin relativ dhe përsosmërinë. Për më tepër ata do ta fiksojnë vështrimin e tyre mbi lartësitë më fisnike të përcaktuara nga këshillat dhe qortimet e Pendës së lavdisë si qëllimi i tyre suprem. Pastaj do të kuptohet lehtësisht sesa të shumta janë fazat që do të mbeten për t'u kaluar dhe sesa larg është qëllimi i dëshiruar-një qëllim i cili nuk është gjë tjetër, veçse bërja shembull e moralit dhe e virtutit qiellor.

(Nga një letër e datës 30 tetor 1924 e shkruar nga Shoghi Effendiu për Asamblenë Shpirtërore Lokale të Teheranit, përkthyer nga Persishtja)

123. Duhet pasur, sidoqoftë, parasysh se mbajtja e një standardi të tillë të lartë sjelljeje morale nuk duhet të shoqërohet ose të ngatërrohet me ndonjë formë asketizmi ose puritanizmi të tepruar e fanatik. Standardi i ngulitur nga Bahá'u'lláh-u kërkon që në asnjë rrethanë të mos i mohojë askujt të drejtën dhe privilegjin e ligjshëm për të pasur avantazhin e përfitimin më të plotë nga gëzimet, bukuritë e kënaqësitë, me të cilat e ka pasuruar aq shumë botën Krijuesi Gjithëdashës. "Po qe se një njeri", na siguron Vetë Bahá'u'lláh-u, "dëshiron ta zbukurojë veten me stolitë e botës, të veshë rrobat e saj ose të marrë pjesë në përfitimet që ajo mund të japë, atij nuk do t'i ndodhë asgjë e keqe, në qoftë se ai nuk lejon që ndonjë gjë të ndërhyjë midis tij dhe Perëndisë, sepse Perëndia ka urdhëruar çdo gjë të mirë, të krijuar qoftë në qiell apo në tokë, për shërbëtorët e Tij që me të vërtetë besojnë tek Ai. Hani, o ju njerëz, gjërat e mira që ju ka lejuar Perëndia dhe mos ia mohoni vetes dhuratat e Tij të mahnitshme. Falënderojeni e lavdërojeni Atë, dhe jini ndër ata që janë me të vërtetë mirënjohës".

(Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38-39)

124. Standardi Bahá'í është shumë i lartë, veçanërisht kur krahasohet me moralin krejtësisht të kalbëzuar të botës së tanishme. Por ky standard i yni do të krijojë njerëz më të shëndetshëm, më fisnikë dhe do të nxisë martesa më të stabilizuara.

(Nga një letër e datuar 19 tetor 1947 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

NJË JETË E PANJOLLË DHE E SHENJTË
Përcaktimi:

125. Një jetë e tillë e virtytshme dhe e shenjtë, me modestinë, dëlirësinë, përkoren, dinjitetin dhe pastërtisë mendore që nënkupton, kërkon moderim në çdo gjë që ka të bëjë me veshjen, gjuhën, argëtimet dhe në çdo lloj veprimtarie artistike e letrare. Ajo kërkon vigjilencë të përditshme për të mbajtur nën kontroll dëshirat mërshore dhe prirjet e shthurura. Ajo kërkon të hiqet dorë nga sjellja me mendjelehtësi, nga rendja e tepruar pas kënaqësive banale e shpesh të zvetënuara. Ajo kërkon mospërdorim të plotë të çfarëdolloj pijeve alkoolike, të opiumit e të drogave të tjera që bëhen ves. Ajo dënon prostituimin e artit e të letërsisë, praktikat e nudizmit e të bashkëjetesës jashtë martese, pabesinë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe çdo lloj sjellje të shthurrur, intimiteti të tepruar e vesi seksual. Ajo nuk mund të pranojë kompromis me teoritë, kriteret, zakonet dhe tepritë e një epoke dekadente. Përkundrazi, ajo përpiqet të demonstrojë, përmes forcës dinamike të shembullit të saj, karakterin shkatërrimtar të teorive të tilla, falsitetin e kritereve të tilla dhe kotësinë e kërkesave të tilla, zvetënimin e zakoneve të tilla dhe karakterin dhunues të teprive të tilla.

(Shoghi Effendi , Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 35-36)

Panjollësia:

126. ... Pasues i vërtetë i Imi është ai që, sikur të shkonte përmes një lugine prej ari të kulluar do ta kalonte atë si një re e vetmuar, pa u kthyer prapa e pa u ndalur. Një njeri i tillë është, me siguri, nga të mitë. Nga rrobat e tij Tubimi i epërm mund të thithë aromën e shenjtërisë. ... Dhe sikur të takonte më të bukurën e më të hijshmen grua, ai nuk do ta ndiente zemrën e tij të tërhequr as nga hija më e vogël e dëshirës për bukurinë e saj. Një njeri i tillë është, me të vërtetë, mishërimi i dëlirësisë së papërlyer. Kështu ju mëson Penda e të Lashtit të Kohëve, siç është urdhëruar prej Zotit tuaj, të Fuqiplotit, Bujariplotit.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #60:3)

127. "Pastërtia dhe dëlirësia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë stolitë më të mëdha për shërbëtoret e Perëndisë. Perëndia Më është Dëshmitar! Shkëlqimi i dritës së dëlirësisë derdh ndriçimin e vet mbi botët e shpirtit, dhe aroma e tij përhapet madje edhe në Parajsën Më të Lartësuar". ...

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 37-38)

128. Në lidhje me aspektet pozitive të panjollësisë, Shtëpia Universale e Drejtësisë deklaron se Besimi Bahá'í e njeh vlerën e impulsit seksual dhe e thekson se institucioni i martesës u zgjodh si rruga për shprehjen e tij të drejtë. Bahá'it nuk besojnë se impulsi i seksit mund të shtypet, por se ai duhet të rregullohet dhe të kontrollohet.

Ndershmëria në asnjë mënyrë nuk nënkupton shkëputjen nga marrdhëniet njerëzore. Ajo i çliron njerëzit nga tirania dhe kudondodhja e seksit. Një person që i kontrollon impulset e tij seksuale aftësohet që të ketë miqësi të thella dhe të qëndruehdme me shumë njerëz edhe burra edhe gra, pa e nxirë ndonjëherë atë lidhje unike dhe të paçmuar që duhet ta bashkojë burrin dhe gruan.

(Nga një letër e datur 8 maj 1979 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Moderimi:

128a. Çdo gjë që i kalon kufijtë e moderimit pushon së ushtruari një ndikim mirëbërës. Merrni, për shembull, gjëra të tilla si liria, qytetërimi e të tjera si këto. Sado që shumë njerëz të mençur mund t'i shikojnë këto në mënyrë të favorshme, por po të çohen në ekstrem ato ushtrojnë mbi njerëzit një ndikim dëmprurës.

(Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #11:19)

129. Zgjedhja e robeve dhe prerja e mjekrës si dhe veshja personale lihen në gjykimin e njerëzve, por kujdes, O njerëz, se mos ju e bëni vetveten lodra të injorantit.

(Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #3:12)

130. Fjala njerëzore është një realitet që synon të ushtrojë ndikimin e vet dhe që kërkon moderim. Përsa i përket ndikimit të saj, ai kushtëzohet nga përsosuria, e cila nga ana e saj varet nga shkëputja dhe dëlirësia e zemrave. Ndërsa moderimi i saj duhet kombinuar me taktin e urtinë, siç porositet në Shkrimet dhe Tabelat e Shenjta.

(Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #11:30)

131. Ne iu kemi lejuar ju që të dëgjoni muzikë dhe këngë. Kujdes se mos një dëgjim i tillë iu bën t'i kaloni kufijtë e rregullsisë dhe të dinjitetit. Gëzohuni me harenë e Emrit Tim Më të Madh nëpërmjet të cilit zemrat magjepsen dhe mendjet e të mirëfavorizuarve tërhiqen.

(Bahá'u'lláh, nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

132. ...Në mësime atje nuk ka asgjë kundër vallëzimit, por miqtë duhet ta kenë parasyhs se standardi i Bahá'u'lláhut është modestia dhe ndershmëria. Atmosfera e holleve moderne të vallëzimit, ku lejohet aq shumë duhan dhe pije dhe mospërmbajtje, është shumë e keqe, ndërsa vallëzimet e rregullta nuk janë të dëmshme në vetvete. Sigurisht nuk ka ndonjë të keqe nga vallëzimi klasik apo nga mësimi i të kërcyerit në shkolla. Gjithashtu nuk ka të keqe në pjesëmarrjen në drama. Po ashtu edhe në interpretimin në kinema. Gjëja e keqe, në ditët e sotme, është se arti në vetvete, nuk është veçse kurrupsioni fatkeq, që shpesh i rrethon këto arte. Si Bahá'í ne nuk kemi nevojë të shmangim asnjërin prej arteve, por veprimet dhe atmosferën që ngadonjëherë krijohet në këto profesione, ne duhet ta shmangim.

(Nga një letër e datuar 30 qershor 1952 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë, Pakistanit dhe Burmës.)

Vigjilenca e përditshme e veprimëve:

133. Ngrihuni, o njerëz, dhe, me pushtetin e fuqisë së Perëndisë, vendosni të triumfoni mbi vetveten, në mënyrë që gjithë bota të mund të çlirohet e të spastrohet nga nënshtrimi ndaj perëndive të fantazive të saj boshe - perëndi që i kanë shkaktuar humbje të mëdha dhe janë përgjegjëse për mjerimin e adhuruesve të tyre të pafat. Këta idhuj formojnë pengesën që e ndalon njeriun në përpjekjet e tij për të ecur përpara në shtegun e përsosurisë.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #43:3)

134. O BIR I QENIES! Gjyko vetveten çdo ditë para se të thirresh për të dhënë llogari; sepse vdekja do të vijë tek ti pa paralajmërim dhe ti do të thirresh të japësh llogari për bëmat e tua.

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Arabishta, #31)

135. Sepse dëshira është një flakë që ka bërë shkrumb frytet e jetëve të panumërta të të diturve, një zjarr përpirës që as deti i gjerë i dijeve të grumbulluara prej tyre s'e shuan dot. Shumë herë ka ndodhur që një person i pajisur me të gjitha atributet njerëzore e që mbante margaritarin e të kuptuarit të vërtetë, ka rendur megjithatë pas pasioneve të veta, derisa cilësitë e tij të shkëlqyera e kanë kapërcyer kufirin e moderimit, duke e çuar atë në tepri. Qëllimet e tij të kulluara janë shndërruar në të liga, atributet e tij nuk janë përdorur më në mënyrë të denjë dhe forca e dëshirave të tij e ka larguar nga rruga e drejtë e shpërblimet e saj drejt rrugësh të rrezikshme e të errëta. Një karakter i mirë është në sytë e Perëndisë, të të zgjedhurve të Tij e të atyre që kanë intuitë më e shkëlqyera e më e lavdërueshmja e të gjitha gjërave, por gjithnjë me kusht që qendra e rrezatimit të tij të jenë arsyeja e dija dhe baza e tij moderimi. ...

(Bahá'u'lláh, Sekreti i qytetërimit hyjnor, #109)
Braktisja e sjelljes së lehtë:

136. O MIKU IM! Ti je ylli i ditës i qiejve të shenjtërisë Sime, mos lër të eklipsohet shkëlqimi yt nga shthurja e botës. Grise velin e shkujdesjes, që nga prapa reve të dalësh i ndriçuar dhe t'i veshësh të gjitha gjërat me rrobën e jetës.

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Persishtja, #73)

137. ... Çlirojeni veten nga lidhjet e kësaj bote e kotësitë e saj. Kini mendjen të mos jepeni pas tyre, sepse ato ju shtyjnë të rendni pas epsheve e dëshirave tuaja lakmitare, dhe ju pengojnë të hyni në Shtegun e drejtë e të lavdishëm.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #128:3)

138. Në faqen [35 dhe 36] të Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, Ruajtësi i shumëdashur i përshkruan jo vetëm kërkesat e ndershmërisë, por të një "jete të ndershme dhe të shenjtë" - që të dy epitetet janë të rëndësishme. Njëra prej shenjave të shoqërisë dekadente, një shenjë që është shumë evidente në botën e sotme, është një devocion gati frenetik pas kënaqësisë dhe zbavitjes, një etjen e pangopur për zbavitje, një devocion fanatik pas lojrave dhe sportit, një mosdashje për t'i trajtuar çështjet seriozisht, dhe një qëndrim përbuzës denigrues kundrejt virtutit dhe vlerave solide. Braktisja e "sjelljes së lehtë" nuk nënkupton se një Bahá'í duhet të jetë fytyrë thartuar apo përjetësisht solemn. Humori, lumturia, gëzimi janë karakteristika të një jete të vërtetë Bahá'í. Sjellja e lehtë lodh dhe përfundimisht çon në Mirzatje dhe boshësi, ndërsa lumtuaria dhe gëzimi i vërtetë dhe humori që janë pjesë të një jete të balancuar që përfshin mendimin serioz, zemërbutësinë dhe qëndrimin e nënshtruar ndaj Zotit, janë karakteristika që e pasurojnë jetën dhe e shtojnë shkëlqimin e saj.

Zgjedhja e fjalëve të Shoghi Effendiut është gjithnjë e rëndësishme, dhe se cila është e rëndësishme për ta kuptuar udhëzimin e tij. Në këtë fragment të veçantë, ai nuk i ndalon kënaqësitë "e parëndësishme", por ai paralajmëron ndaj "përkushtimit të tepruar" ndaj tyre dhe tregon se ato shpesh mund të jenë "të keqdrejtuara". Pesoni vihet në dijeni për kujdesin e 'Abdu'l-Baháit që ne të mos e lejojmë kalimin e kohës të bëhet harxhim i kohës.

(Nga një letër datuar 8 maj 1979 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Alkooli:

139. Helmatisuni me verën e dashurisë së Perëndisë, dhe jo me atë që bën të vdesin mendjet tuaja, o ju që e adhuroni Atë! Me të vërtetë, ajo i është ndaluar çdo besimtari, burrë a grua qoftë.

('Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

140. Pirja e verës, sipas tekstit të Librit Më Të Shenjtë, është e ndaluar; sepse ajo është shkak i sëmundjeve kronike, dobëson nervat dhe konsumon mendjen.

(Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

Drogat:

141. Përsa i përket opiumit, ai është i urrejtshëm e i mallkuar. Ruajna Zot nga ndëshkimi që ai u sjell atyre që e përdorin. Teksti i Librit Më të Shenjtë e ndalon shprehimisht dhe e dënon kryekëput atë. Arsyeja tregon se të pish opium është njëfarë çmendurie, dhe përvoja dëshmon se kush e përdor atë del krejtësisht jashtë mbretërisë njerëzore. Na ruajtë Zoti të gjithëve nga kryerja e një veprimi kaq të tmerrshëm, që shkatërron vetë themelin e gjithçkaje që është njerëzore dhe që shpronëson përgjithmonë prej saj atë e kryen këtë veprim. Sepse opiumi mbërthen shpirtin në mënyrë të tillë që ndërgjegjja e atij që e përdor shuhet, mendja e tij fshihet, perceptimet e tij gërryhen. Ai e bën të gjallin të vdekur. Ai shuan nxehtësinë e natyrshme. Nuk mund të përfytyrohet dëm më i madh sesa ai që shkakton opiumi. Lum ata që nuk kanë dëgjuar kurrë as të përmendet emri i tij; atëherë mendoni sa fatzi është ai që e përdor.

('Abdu'l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #129:10)

142. Në lidhje me hashashin, ju theksoni se disa Persianë janë mësuar me përdorimin e Tij. Zot i Mirë! Ky është më i keqi i të gjithë intoksikantëve, dhe ndalimi i tij jepet qartë. Përdorimi i tij shkakton desintegrimin e mendimit dhe apati të plotë shpirtërore. Si mundet që dikush ta kërkojë frutin e pemës së ferrit dhe të provojë prej tij, të udhëhiqet për të marrë cilësitë e një monstre? Si mundet që dikush ta përdorë këtë drogë të ndaluar, duke ia hequr kështu vetvetes bekimet e të Gjithëmëshirshmit?...

Akooli e konsumon mendjen dhe e bën njeriun të kryejë akte absurditeti, por...ky hashash i keq e shuan mendjen, e ngrin shpirtin, e bën gur karakterin, e shkatërron trupin dhe e bën njeriun të turbulluar dhe të humbur.

('Abdu'l-Bahá, nga një Tabelë-e përkthyer nga Persishtja)

143. Në lidhje me të ashtëquajturat virtute "shpirtërore" të haluçinogenit,...stimulimi shpirtëror duhet të vijë nga kthimi i zemrës së dikujt drejt Bahá'u'lláhut, dhe jo nëpërmjet mjeteve fizike të tilla si droga dhe reagentët.

Nga përshkrimi i dhënë në letrën tuaj duket se reagentët haluçinogenikë janë një formë intoksikanti. Ndërsa miqve, duke përfshirë të rinjtë, u kërkohet që të abstenojnë rigorozisht nga të gjitha format e intoksikantëve dhe më tej parashikohet që t'i binden ligjit qytetar të vendit të tyre, është e qartë se ata duhet të kufizohen duke mos i poërdorur këto droga.

Një përgjegjësi shumë e madhe për paqen e së ardhëshmes dhe për mirëqenien e botës mbetet tek rinia e sotme. Rinia Bahá'í me fuqinë e Kauzës me të cilën ata janë lidhur le të jetë një shembull ndriçues për shokët e tyre.

(Nga një letër e datuar 15 prill 1965 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)

144. ... Bahá'ít nuk duhet të përdorin reagentë haluçinogjenikë, duke përfshirë LSD, dhe substanca të tjera të ngjashme, veçse kur përshkruhen për kurim mjekësor. As ata gjithashtu nuk duhet të implikohen me eksperimente me të tilla substanca.

(Nga një letër e datuar 11 janar 1967 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për një Asamblenë Shpirtërore Kombëtare)

Qëndrimi Bahá'í kundrejt seksit:

145. I deklaruar shkurtimisht koncepti Bahá'í i seksit bazohet në besimin se ndershmëria duhet të praktikohet strikt në të dy sekset jo vetëm se është në vetvete mjaft i lavdërueshëm nga etika, por gjithashtu sepse në sajë të ekzistencës së tij kemi rrugën e vetme për një jetë martesore të lumtur e të suksesshme. Marrdhëniet e seksit të çdo forme jashtë martese, si rrjedhim nuk janë të lejuashme, dhe cilido që e thyen këtë rregull jo vetëm që do të jetë përgjegjës para Zotit, por do të marrë edhe dënimin e nevojshëm nga shoqëria.

Besimi Bahá'í e njeh vlerën e impulsit seksual, por e dënon shprehjen e tij të paligjshme dhe të parregullt si dashuri e lirë, bashkëjetesë e të tjera, të cilat i konsideron të gjitha të dëmshme për njeriun dhe për shoqërinë në të cilën ai jeton. Përdorimi i duhur i instikti seksual është e drejta natyrale e çdo individi, dhe është pikërisht për këtë shkak që institucioni i matresës është vendosur. Bahá'ít nuk besojnë në shtypjen e impulsit seksual, por në rregullimin dhe kontrollimin e tij.

(Nga një letër datur 5 shtator 1938 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

146. Në lidhje me pyetjen tuaj nëse ka ndojnë formë legjitime të shprehjes së instiktit seksual jashtë martesës; sipas Mësimeve Bahá'í asnjë veprim seksual nuk mund të kosiderohet i ligjshëm nëse nuk kryhet në mes të personave të martuar me ligj. Jashtë jetës martesore nuk mund të ketë përdorim të ligjshëm apo të rregullt të impulsit seksual. Rinia Bahá'í duhet, nga njëra anë, të mësojë mësimin e vetëkontrollit, i cili, kur ushtrohet, pa dyshim ka një efekt forcues mbi zhvillimin e karakterit dhe të personalitetit në përgjithësi, dhe nga ana tjetër duhet të këshillohet, bile edhe të inkurajohet, të lidhet me martesë ndërsa janë ende të rinj dhe në posedim të plotë të energjisë së tyre fizike. Faktorët ekonomikë pa dyshim, janë shpesh një pengesë serioze për martesën e hershme, por në shumicën e rasteve janë një justifikim dhe si të tilla, nuk duhet të mbitheksohen.

(Nga një letër e datuar 13 dhjetor 1940, e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

147. Ndershmëria nënkupton, edhe para edhe pas martesës, një jetë seksuale të pastër dhe të ndershme. Para martesës absolutisht të ndershme, pas martesës absolutisht besnike ndaj shokut të zgjedhur. Besnike në të gjitha veprimet e seksit, besnike në fjalë dhe në vepra.

Bota e sotshme është zhytur përveç gjërave të tjera, në një mbi egzagjerim të rëndësisë së dashurisë fizike dhe në një pakësim të vlerave shpirtërore. Sa të jetë e mundur besimtarët duhet të përpiqen ta kuptojnë këtë dhe të ngrihen mbi nivelin e shokëve të tyre që janë, tipikë të të gjitha periudhave dekadente në histori, duke mbivlerësuar anën thjesht fizike të çiftimit. Jashtë jetës së tyre normale të ligjëshme të martuar ata duhet të kërkojnë të vendosin lidhje shoqërie dhe dashurie që janë të bazuara mbi jetën shpirtërore të njeriut, jo mbi jetën e tij fizike. Kjo është njëra prej fushave të shumta në të cilat është detyra e Bahá'íve që të japin shembuj dhe të hapin rrugën për një standard të vërtetë njerëzor të jetës. kur shpirti i njeriut lartësohet dhe trupi i tij mbetet vetëm instrument për ndriçimin e shpirtit. Nuk ka nevojë të themi se kjo nuk e përjashton një jetë krejt normale seksuale në kanalin e vet legjitim të martesës.

(Nga një letër e datuar 28 shtator 1941 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besiomtar individual)

Praktikat imorale janë të dënuara:

148. Juve iu ndalohet të kryheni adulteri, pederasti dhe shthurrje. Shmangini ato, O grupim i besnikëve. Për drejtësinë e Zotit! Ju jeni thirrur në qenie për të pastruar botën nga ndyrësia e pasioneve të këqia. Kjo është ajo që Sundimtari i të gjithë njerëzimit ua urdhëroi ju, të mund ta kuptoni këtë. Ai që e lidh veten me të Gjithëmëshirshmin dhe që kryen vepra satanike, në të vërtetë nuk është i Imi. Për këtë dëshmon çdo atom, gur, pemë dhe frut, dhe përtej tyre kjo Gjuhë gjithmonëshpallëse, e vërtetë dhe e besueshme.

(Bahá'u'lláhu nga një Tabelë - e përkthyer nga Arabishtja)

149. Kur ne e kuptojmë se Bahá'u'lláhu thotë se adulteria e pengon progresin e shpirtit në jetën e përtejme-kaq për të ardhur keq është kjo-dhe se pijet e shkatërrojnë mendjen, ndaj të mos u afrohemi atyre, ne e shikojmë sesa të qarta janë mësimet në këto subjekte.

(Nga një letër e datuar 30 shtator 1949 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

150. Në mes të shumë të këqijave ë tjera që veprojnë në shoqëri në këtë pikë të ulët shpirtëroe në histori është çështja e imoralitetit dhe e mbitheksimit të seksit. Homoseksualiteti, sipas Shkrimeve të Bahá'u'lláhut, dënohet shpirtërisht. Kjo nuk do thotë se njerëzit në një situatë të tillë nuk duhet të ndihmohen dhe nuk duhet të këshillohen dhe nuk duhet të simpatizohen. Por kjo do të thotë se ne nuk besojmë se ajo është një mënyrë e lejueshme jetese; e cila, për fat të keq, shpesh ka një qëndrim të pranueshëm sot.

Ne duhet të luftojmë kundër të këqiave të shoqërisë me mjete njerëzore dhe me ato mjekësore dhe shoqërore gjithashtu.Ne duhet të jnmi tolerantë, por pa kompromis, të logjikshëm por të palëkundshëm në pikëpamjen tonë.

(Nga një letër e datuar 21 maj 1924 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar indivual)

151. Një numër problemesh seksuale, si homoseksualiteti dhe transeksualiteti mund të kenë aspekte mjekësore dhe në raste të tilla sigurisht duhet t'i kthehemi më mirë ndihmës mjekësore. Por është e qartë nga mësimet e Bahá'u'lláhut se homoseksualiteti nuk është një konditë me të cilin personi duhet të pajtohet, por një shtrembërim i natyrës së tij apo të saj që duhet të kontrollohet dhe të mposhtet. Kjo mund të kërkojë një luftë të madhe, por gjithashtu e tillë mund të jetë lufta e një personi heteroseksual për të kontrolluar dëshirat e tij ose të saj. Ushtrimi vetëkomtroll në këtë, si në kaq shumë aspekte të tjera të jetës, ka një përpjekje dobiprurëse për progresin e personit. Ai duhet për më tepër, të ketë parasysh se megjithëse të jesh i martuar është mjaft e dëshirueshme dhe Bahá'u'lláhu e rekomandonte me forcë këtë, ky nuk është qëllimi qëndror i jetës, Nëse një person duhet të presë për një periudhë të kosiderueshme përpara se të gjejë një bashkëshort, ose nëse përfundimisht, ai ose ajo duhet të mbeten beqarë, kjo nuk do të thotë se ai apo ajo, për këtë arsye, mbetet i paaftë për të plotësuar qëllimin e jetës së tij apo të saj.

(Nga një letër e datuar 6 shkurt 1973 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar në Messages of the Universal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 110-11)

152. Letra juaj që pyeste për referencat direkte apo inderekte në shkrimet e Besimit për përdhunimin apo sulmin seksual i referohet Departamentit të kërkimeve dhe ne jemi përpjekur të të dërgojmë komentet e mëposhtëme.

"Shthurja" ndalohet qartësisht prej Bahá'u'lláhut (shih Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin të Ujkut], f. 49) dhe Shoghi Effendi deklaronte se një "jetë e shenjtë dhe e ndershme", sipas mësimeve të Besimit, nënkupton dënimin e të gjitha llojeve të "veseve seksuale". (Shih Ardhja e Drejtësisë Hynjore", f. 36)

Sa për përmbajtjen e Qitap Akdasit, një prej të dhënave të këtij Libri Kaq të Shenjtë është "të mos jepemi pas pasioneve tona" (shih Qitapi Akdas, f. 161). Për më tepër, duhet t'u referohemi një nga "ndalimet" të përmendura në faqen 157 të Qitap Akdasit, domethënë "marrëdhëniet intime jashtë kurore". Kjo fjalë paraqitet në këtë libër, sepse fjalët në një përmbledhje është e nevojshme të jenë të shkurtëra dhe nga fjala origjinale e përdorur nga Bahá'u'lláhu në Akdas, d.m.th., "ziná", kihet parasysh në përgjithësi marrëdhëniet intime jashtë kurore. Sidoqoftë, kjo në asnjë mënyrë nuk i mbulon të gjitha kuptimet e konceptit të "ziná" në gjuhën legale të përdorur në Arabisht dhe Persisht. Njëra nga format e "ziná" - domethënë kur marrdhëniet e paligjshme seksuale kryhen me forcë dhe me dhunë - janë përdhunimi apo sulmi seksual.

Sa për dënimet për veprime të tilla përdhunimesh, ato do të vendosen në të ardhëshmen nga Shtëpia Universale e Drejtësisë.

(Nga një letër e datuar 8 qershor 1982 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Aplikimi i një jete të ndershme dhe të shenjtë:

153. ...[ndershmëria absolute] ka të bëjë kryesisht e drejtpërsëdrejti me rininë Bahá'í, e cila mund të japë një ndihmesë vendimtare për pjekurinë, pastërtinë dhe forcën shtytëse të jetës së komunitetit Bahá'í, dhe nga e cila duhet të varet se ç'rrugë do të marrë në të ardhmen fati i saj, si dhe shpalosja e plotë e potencialeve që i ka dhuruar Perëndia....

...

Përsa i përket një jete të virtytshme e të shenjtë, ajo duhet parë si një faktor jo më pak thelbësor, që duhet të ketë pjesën e vet në fuqizimin dhe gjallërimin e komunitetit Bahá'í, nga i cili varet pastaj suksesi i çdo plani ose ndërmarrjeje Bahá'í. Në këto ditë, kur forcat e ateizmit po dobësojnë indin moral dhe po gërryejnë themelet e moralitetit individual, detyra e dëlirësisë dhe e shenjtërisë duhet të kërkojë gjithnjë e më shumë vëmendjen e besimtarëve amerikanë, qoftë si individë, qoftë si kujdestarë përgjegjës të interesave të Besimit të Bahá'u'lláhut. Në kryerjen e një detyre të tillë, së cilës rrethanat e veçanta që rrjedhin nga një materializëm i tepruar e kapitës, që mbizotëron tani në vendin e tyre, i japin një rëndësi të veçantë, ata duhet të luajnë një rol të dukshëm e dominues. Të gjithë ata, burra a gra qofshin, duhet që, në këtë orë plot kërcënim, kur dritat e fesë po shuhen dhe kufizimet që vë ajo po hiqen njëri pas tjetrit, të ndalen për të ekzaminuar vetveten, për të vëzhguar sjelljen e vet dhe, me një vendosmëri të veçantë, të ngrihen për ta spastruar jetën e komunitetit të tyre nga çdo gjurmë e shthurjes morale që mund t'ia njollosë emrin ose të dobësojë integritetin e një Besimi kaq të shenjtë e të çmuar.

Kjo jetë e virtytshme dhe e shenjtë duhet të bëhet parimi rregullues në sjelljen dhe veprimet e të gjithë Bahá'íve, si në marrëdhëniet e tyre shoqërore me anëtarët e komunitetit të vet dhe në kontaktet e tyre me botën në përgjithësi. Ajo duhet të stolisë e të përforcojë orvatjet e pareshtura dhe përpjekjet e merituara të atyre që kanë misionin e lakmueshëm të përhapjes së Mesazhit e të administrimit të punëve të Besimit të Bahá'u'lláhut. Ajo duhet mbrojtur në tërësinë e me të gjitha ato që nënkupton, në çdo fazë të jetës së atyre që mbushin radhët e atij Besimi, qoftë në vendet e tyre, ose në udhëtimet e tyre, në klubet e tyre, në shoqatat e tyre, në argëtimet e tyre, në shkollat e në universitet e tyre. Asaj i duhet kushtuar vëmendje e veçantë në zhvillimin e veprimtarive shoqërore të çdo shkolle verore Bahá'í dhe në çdo rast tjetër mbi të cilin organizohet e inkurajohet jeta e komunitetit Bahá'í. Ajo duhet njejësuar ngushtësisht e vazhdimisht me misionin e rinisë Bahá'í, qoftë si element i jetës së komunitetit Bahá'í, qoftë si faktor i përparimit e i orientimit të së ardhmes së rinisë së vendit të vet.

(Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 28; f. 34-35)

PUSHTETI I SHEMBULLIT
Një karakter i vlefshëm:

154. Kush ngrihet, në këtë Ditë, për të ndihmuar Kauzën Tonë dhe thërret në ndihmë ushtritë e një karakteri të denjë e një sjelljeje të drejtë, me një veprim të tillë do të shkaktojë një ndikim që, me siguri, do të përhapet në botën mbarë.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #131:4)

155. Një Bahá'í njihet për atributet e manifestruara prej tij, jo nga emri i tij: ai njihet nga karakteri i tij, jo nga personi i tij.

(`Abdu'l-Bahá'í nga një Tabelë-e përkthyer nga Persishtja)

156. ...duke mbajtur lart ligjin Bahá'í përballë të gjitha vështirësive, ne jo vetëm që i fuqizojmë karakteret tona, por i influencojmë dhe ata përreth nesh.

(Nga një letër e datuar 6 shkurt 1973 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar tek Messages of the Universal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 107)

Rëndësia e Veprave

157. O BIR I SHËRBËTORES SIME! Udhëheqja gjithmonë është dhënë me fjalë, por tani jepet me vepra. Secili duhet të kryejë vepra të kulluara e të shenjta, sepse fjalët janë pronë e të gjithëve, kurse vepra të tilla u përkasin vetëm të dashurve Tanë. Prandaj përpiquni me mish e me shpirt të dalloheni përmes veprave tuaja. Kështu ju këshillojmë Ne në këtë tabelë të shenjtë e të shkëlqyer.

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Persishtja, #76)

158. Një akt i vetëm drejtësie ka fuqi të tillë sa mund ta ngrejë pluhurin lart tej qiellit të qiejve. Ai mund të këpusë çdo lidhje dhe ka fuqinë që të përtërijë forcën që është shuar e zhdukur...

Jini të çiltër, o njerëz të Perëndisë, jini të çiltër; jini të drejtë, jini të drejtë...

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #131:3,4)

159. Ruajtësi ka nxitur herë pas here për nevojën tepër të madhe që rinia Bahá'í të bëhet shembull i mësimeve, më veçanërisht në aspektin moral të tyre. Nëse ata nuk dallohen për sjelljen e tyre të mirë ata nuk mund të presin që të rinj të tjerë të hyjnë në Kauzë me seriozitet.

Ai me gjithë zemër bie dakord me ju se nëse ne i praktikojmë mësimet, ne mund të presim që Besimi të rritet, sepse qëllimi i të gjitha feve - duke përfshirë edhe tonën - është që ta çojë njeriun më pranë Zotit dhe ta ndryshojë karakterin e tij, i cili është i një rëndësie maksimale. Shumë theksim u është bërë aspekteve ekonomike dhe shoqërore të Mësimeve; por aspekti moral nuk mund të theksohet dot së tepërmi.

(Nga një letër e datuar në 6 shtator 1946 e shkruar në emët të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

Fuqia e Shembullit:

160. Përmirësimi i botës mund të arrihet me anë të veprave të kulluara e të mëdha, me një sjellje të lavdërueshme e të hijshme.

(Bahá'u'lláh, cituar te Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 30)

161. Le të bëhen veprimet tuaja udhëheqje për mbarë njerëzimin, sepse fjalët e shumicës së njerëzve, qofshin me pozitë të lartë ose të ulët, ndryshojnë nga sjellja e tyre. Pikërisht përmes veprave tuaja ju mund të dalloheni nga të tjerët. Përmes tyre shkëlqimi i dritës suaj mund të përhapet mbi gjithë tokën. Lum njeriu që e dëgjon këshillën Time dhe i zbaton porositë e dhëna prej Atij që është i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #139)

162. Këto janë ditët që do bëjnë Kauzën hyjnore fitimtare dhe një ndihmë efektive! Fitorja e Besimit të Zotit varet nga mësimet; ndërsa mësimi kondicionohet nga drejtësia e veprimeve dhe bëmat dhe sjellja e mirë. Guri themelor i jetës së jetuar në rrugën e Zotit është ndjekja e përsosmërisë morale dhe arritja e një karakteri të pajisur me cilësitë që janë të kënaqëshme në sytë e Tij. Bahá'ít duhet ta stolisin vetveten e tyre me këtë veshje të shenjtë; me këtë shpatë të fuqishme ata duhet t'i pushtojnë kështjellat e zemrave të njerëzve. Njerëzit janë lodhur dhe nuk e durojnë retorikën dhe leksionet e predikimit dhe të referateve. Në këtë ditë, e vetmja gjë që mund ta shpëtojë botën nga vështirësitë dhe t'i tërheqë zemrat e njerëzve të saj, janë veprat, jo fjalët; shembulli, jo këshilla; virtutet prej shenjtori, jo deklarat dhe kodet e botuara nga qeveritë dhe kombet për çështjet sociale dhe politike. Në të gjitha çështjet, të mëdha apo të vogla, fjala duhet të jetë plotësuese e veprës, ndërsa vepra shoqja e fjalës: Secila duhet të plotësojë, ta mbështesë dhe ta përforëcojë tjetrën. Në këtë drejtim Bahá'ít duhet të kërkojnë të dallohen...

(Nga një letër e datuar 8 dhjetor 1923 e shkruar nga Shoghi Effendi për Bahá'ít në Bombei - e përkthyer nga Persishtja)

163. Eshtë në radhë të parë nëpërmjet fuqisë së veprave fisnike dhe karakterit jo nga pushteti i ekspozimit dhe i provave, që miqtë e Zotit, duhet t'i demonstrojnë botës se ajo që u premtua prej Zotit do të ndodhë, se tashmë po kryhet dhe se lajmet e gëzuara hyjnore janë të qarta, evidente dhe të plota. Dhe pse nëse disa persone të ndritshëm nuk dalin në arenën e shërbimit duke ndriçuar me shkëlqim në grupin e njerëzve, detyra e mbrojtjes së të vërtetës të kësaj Kauze përpara syve të njerëzve të ndriçuar do të ishte me të vërtetë e vështirë. Sidoqoftë, nëse miqtë bëhen trupëzime të karakterit dhe të virtutit të mirë, fjalët e argumentat do të jenë sipërfaqësore. Vetë veprat e tyre do të shërbejnë si dëshmi elokuente, dhe sjellja e tyre fisnike do të sigurojë ruajtjen, integritetin dhe lavdinë e Kauzës së Zotit.

(Nga një letër e datuar 19 dhjetor 1923 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Bahá'ít e Lindjes - e përkthyer nga Persishtja)

164. Nuk ka dyshim se standardi i panjollësisë së kulluar të theksuar nga Bahá'u'lláhu në mësismet e Tij mund të arrihet nga miqtë, vetëm kur ata qëndrojnë të palëkundur dhe me kurajo si pasues pa kompromis të mënyrës së jetesës Bahá'í, tërësisht të ndërgjegjshëm se ata përfaqësojnë mësimet që janë vetë antiteza e forcave shkatërruese të cilat në mënyrë kaq tragjike po prishin thurrjen e vlerave morale të njeriut. Tendenca e tanishme në shoqërinë moderne dhe konflikti i saj me principet tona sfiduese të sjelljes morale, në vend që të influencojë mbi besimtarët, ta rrisë vendosmërinë e tyre për t'i pasuar pa devijim standardet e pastërisë dhe të panjollësisë të parashtruara për ta nga besimi i tyre, duke i stimuluar ata t'i plotësojnë detyrimet e tyre të shenjta me vendosmëri për t'i luftuar kështu forcat e këqia që sabotojnë themelet e moralit individual.

(Nga një letër e datuar 22 maj 1966 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për dy besimtarë)

165. Eshtë detyra sfiduese e Bahá'íve që t'i binden ligjit të Zotit në jetën e tyre, duke fituar gradualisht miratimin e pjesës tjetër të njerëzimit.

Në konsiderimin e efektit të bindjes ndaj ligjeve mbi jetën individuale, gjithkush duhet të ketë parasysh se qëllimi i kësaj jete është ta përgatisë personin për tjetrën. Këtu gjithkush duhet të mësojë të kontrollojë dhe të drejtojë impulset shtazarake, jo të bëhet skllav i tyre. Jeta në këtë botë është vazhdimësi e provave dhe e arritjeve, e gabimeve dhe e përparimeve të reja shpirtërore. Nganjëherë rruga mund të duket shumë e vështirë, por gjithkush mund të dëshmojë përsëri dhe përsëri, se personi që i bindet pa u lëkundur ligjit të Bahá'u'lláhut, sado e vështirë që të duket, rritet shpirtërisht, ndërsa ai që bën kompromis me ligjin për hatër të lumturisë së tij të dukshme del se ka qenë duke pasuar një ëndër boshe: Ai nuk e arrin lumturinë që ai kërkonte, ai e vonon përparimin e tij shpirtëror dhe shpesh krijon probleme të reja mbi vetvten.

(Nga një letër e datuar 6 shkurt 1973 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar në Messages of the Univesal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 106)

Revizionuar në korrik 1990
NJERËZIT E SHQUAR
PJESË TË ZGJEDHURA NGA SHKRIMET DHE LETRAT

E SHKRUARA NGA SHOGHI EFFENDIU DHE NGA SHTËPIA UNIVERSALE TË DREJTËSISË, OSE NË EMËR TË TYRIT

E përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve
i Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Shtator 1990
Pasqyra e lëndës

I. RENDËSIA E UDHËZIMIT TE "PERSONAVE TË SHQUAR DREJT KAUZËS" 76

II. DISA UDHËZIME PËR ARRITJËN E NJERËZVE TË SHQUAR. 79

2.1. "VENDOSJA E LIDHJEVE TE MIQËSISË" 79
2.2. QENDRIMET E METODAT 81
2.3. ROLI I ASAMBLEVE SHPIRTËRORE 85
2.4. "RRUGA E MATURISË" 87

I. Rëndësia e udhëzimit të "personave të shquar drejt Kauzës"

Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1821. Unë shpresoj se ti do të ... përpiqesh të mësosh disa persona me influencë dhe të një rrangu të lartë, sepse zemrat e njerëzve janë tërhequr drejt Kauzës së Perëndisë dhe mendjet e tyre janë hutuar dhe mahnitur nga madhështia mrekulluese. ta që zenë pozita të larta, gjtihashtu, janë bërë mjaft të hapur ndaj këtij mesazhi. Të dashurit e Perëndisë, si rrjedhim duhet të bëjnë një përpjekje të vendosur dhe duhet t'i udhëheqin këta persona të shquar drejt Kauzës.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1822. Ju duhet që gjithnjë të kërkoni t'i udhëzoni njerëzit e shquar, sepse sapo një person i tillë është rilindur, ai ka mundësi të sjellë gjallërimin e një mijë personave. Kështu shpirti i së vërtetës do të fluturojë i pandalur nëpër venat dhe artieret e turmave.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1823. Prandaj ti duhet të kërkosh ta çosh Mesazhin tek personi me influencë dhe të bëhesh një shak udhëzimi për të shkolluarit dhe për të shquarit, që të ketë mundësi të ngrihen në Iran persona të mençur, të urtë që do të jenë mbrojtës edhe për të mirën e shtetit dhe për mirëqenien e popullsisë, që do të punojnë me zell ditë e natë gjer në fund, që kombi i tyre i madh të mund ta rimarrë dhe rifitojë lavdinë e mëparshme që e gjithë bota ta shikojë shkëlqimin e mbretërve të K¡y n¡y n dhe që populli i tij i shkëlqyer të mund të ndriçojë në mes të popujve të njerëzimit me një vezullim të jashtëzakonshëm duke arritur lumturinë dhe kënaqësinë e qëndrueshme.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1824. Ju duhet t'i kushtoni vëmendje serioze çështjes së mësimdhënies dhe t'i mendoni rrugët për përhapjen e Mesazhit tek njerëzit e shquar, sepse sapo një person i tillë ia ka dhënë besnikërinë besimit, ai do të bëjë që njerëzit të udhëhiqen, grup pas grupi, në burimin e udhëzimit të pagabueshëm.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shoghi Effendiut:17

1825. Eshtë detyrë e Bahá'íve t'i shfrytëzojnë mundësitë e tanishme dhe me mençuri, vendosmëri të palëkundur dhe gëzim, t'i ngulisin të vërtetat e Besimit të tyre në vëmendjen e çdo personi me mendje të arsyeshme tek i cili ata gjejnë dëshirën për të dëgjuar, t'u shpjegojnë atyre, principet fisnike, mësimet universale, doktrinat bazë dhe ligjet themelore të epokës së re të inaguruar prej Bahá'u'lláhut. Në të njëjtën mënyrë, ata duhet t'u demostrojnë qartë dhe bindshëm bashkëqytetarëve të tyre, qofshin me ose pa pozitë, nevojën e pranimit dhe të njohjes së mësimeve të shkëlqyera të Manifestimit Universal të Perëndisë; duhet t'u tregojnë udhëheqësve të vendit të tyre, se uniteti, forca dhe vitaliteti shpirtëror i komunitetit Bahá'í është realitet i perceptueshëm dhe konkret; duhet t'i leeminojnë dhe t'i anullojnë efektet e paragjykimeve, bestytnive, keqkuptimeve dhe të të gjitha koncepteve të kota dhe të gabuara në zemrat e njerzve të pastër dhe të drejtë dhe duhet ta tërheqin komunitetin e Emrit Më të Madh, nëpër të gjitha kanalet dhe me të gjitha mjetet, personat me kapacitet, eksperiencë dhe devocion, që duke u bashkuar me rradhët e besimtarëve, duke shkëputur vetveten nga lidhjet e jashme do ta identifikojnë vetveten me gjithë zemër me komunitetin e organizuar të Bahá'íve në zonë, do të punojnë me shpirt dhe me zemër për të konsoliduar themelet e besimit Bahá'í dhe për t'i shpallur lajmet e gëzuara të Ditës së Premtuar.

Lidhur me mësimin Bahá'í për shkrim dhe këndim, vahzdimi në kohën e tanishme është një shërbim i madh edhe i dëshirueshëm edhe fitimprurës. Po ashtu vendosja e kontaktit dhe mbajtja e marrëdhënieve miqësore me zyrtarët qeveritarë dhe me figura të tjera të shquara në vend është një çështje që duhet të konsiderohet prej miqvesinjë detyrim i padiskutueshëm.

(2 nëntor 1928 shkruar nga Shoghi Effendiu për Asamblenë Shpirtërore Qendrore të Iranit - përkthyer nga Pesishtja)

1826. Shoghi Effendi u gëzua kur dëgjoi për bisedën tuaj me zotëri...Sa shumë shpreson ai që shkollarë të tillë të fitojnë një kuptim të vërtetë për shpirtin dhe mësimet e Kauzës dhe të ngrihen për ta shpërndarë mjegullën e keqkonceptimeve që e paragjykon mendjen e shkollarëve në botën Perëndimore. Kauza ka nevojë të madhe për njerëz të tillë kompetentë dhe me mendje shpirtërore që pas një studimi të përgjithshëm të Lëvizjes do të ndajnë me botën frutin e punës së tyre.

(11 mars 1929 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1827. ...ai e ndjen se nj çështje e rëndësishme është t'u konfirmohet njerëzve me kapacitet dhe aftësi të vërteta - nga çfarëdolloj shtrese shoqërore qoftshin - se Kauza ka nevojëtani dhe do të ketë nevojë në rritje për persona me aftësi të mëdha që të mund ta paraqesin atë përpara publikut të gjerë, t'i administrojnë çështjet e saj gjithnjë e në rritje dhe kontribuojnë për avancimin e saj në çdo fushë.

(30 tetor 1941 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1828. Sa më shumë njerëz me kapacitet e pranojnë Besimin, aq më ilarë do të bëhet standarti i të gjithë grupit.

(17 qershor 1942 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1829. Kauza e Perëndisë ka vend për të gjithë. Ajo, në fakt, nuk do të ishte Kauza e Perëndisë, nëse nuk do të pranonte dhe do të mirëpriste këdo - të pasur dhe të varfër, të edukuar dhe injorantë, të paditur dhe të shquar - Perëndia me sihuri i do ata të gjithë pasi ai i krijoi ato të gjithë.

(10 dhjetor 1942 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1830. Ai u kënaq shumë kur mësoi...se pritja juaj ishte e suksesshme dhe se ju tani e ndjeni se njerëzit e klasave të larta po fillojnë të zgjohen nga gjumi i tyre dhe ta shikojnë dritën e Bahá'u'lláhut. Duhet të vijë koha kur ata të veprojnë kështu; vetëm çështja është se sa shpejt. Shumë, gjithashtu, varet nga futja përbrenda e Besimit, mjaft njerëz me kapacitet të vërtetë për të futur një bërthamë që do të tërheqë persona të ngjashëm me ta...

(22 nëntor 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1831. Ai shpreson se kontratat juaj me Kryetarin...do të jetë e frutshme dhe se zemra e tij mund të hapet për Mesazhin që ju i çuat atij. Do të ishte një përfitim i madh për Besimin, nëse një Kryetar i shquar i një fisi do ta pranonte dhe do t ngrihej për t'i shërbyer asaj.

(31 maj 1952 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

Nga letrat e shkruara prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1832. ...një prej detyrave më të rëndësishme të secilës Asamble Shpirtërore Kombëtare është t'i njohë udhëheqësit e mendimit dhe burrat e gratë eshquar në atë vend me qëllimet themelore, historinë dhe statusin e tanishëm të arritjeve të Kauzës. Një veprimtari e tillë duhet të zbatohet me mençurinë më të madhe, me gjykim dhe dinjitet.

(2 korrik 1967 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare botuar në Wellspring of Guidance: Messages 1963-1968 [Burimi i Udhëzimit: Mesazhe 1963-1968], bot. i parë i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f.117)

1833. Qëllimi tepër i madh i punës mësimore të kohës së tanishme është mbartja e Mesazhit të Bahá'u'lláhut në çdo shtresë të shoqërisë njerëzore dhe të çdo drejtimi të jetës. Një reagi i mirë ndaj mësimeve shpesh do të gjendet në zonat që nuk e presin dhe një reagim i tillë duhet të pasohet me shpejtësi, sepse suksesi në një zonë pjellore zgjon një reagim tek ata që u interesuan në fillim.

I njëjti prezantim i mësimeve nuk do ta tërheqë këdo, metoda e shprehjes dhe e punës duhet të ndryshojë në përputhje me këndvështrimin dhe interesat e dëgjuesit. Një metodë që është e projektuar t'i bëjë thirrje cilitdo zakonisht rezulton në tërheqjen e seksionit të mesëm, duke i lënë të paprekura të dy ekstremet. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për t'u siguruar se Fjala shëruese e Perëndisë i arrin të pasur dhe të varfër, të mësuar dhe analfabetë, të vjetër dhe të rinj, besimtarë dhe atesitë, si dhe banorët e kodrave të largëta dhe të ishujve, banorët e qyteteve të mëdha,biznesmenët e periferisë, punëtorët në lagjet e varfëra, fiset nomade, fermerët, studentët e universitetit; të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për planet mësimore të Komunitetit Bahá'í.

(31 tetor 1967 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar në Wellspring of Guidance [Burimi i Udhëzimit], f.124)

1834. Ka pasur përparime të dukshme në procesin e fitimit të një njohjeje më të gjerë për Kauzën e Perëndisë dhe për rritjen e marrëdhënieve të ngrohta me autoritet qytetare, një çështje e një rëndësije jetësore në këto ditë kur ka një rritje të opozitës për Besimin nga ata që, duke keqinterpretuar, natyrën dhe qëllimet e saj të vërteta, alarmohen nga përparimi i saj.

(Riḍván 1978 për Konventën Ndërkombëtare Bahá'í)

1835. Megjithatë këto shkatërrime18 kanë sjellë energji të reja në zemrat e miqve, i kanë ushqyer rrënjët e thella të Kauzës dhe kanë arritur të korra të mëdha që sinjalizojnë fitore. Kryesuese në mes të tyre janë mbyllja e Planit Pesë Vjeçar; fillimi i Planit Shtatë Vjeçar, tani në vitin e fundit të fazës së tij të dytë; dhe shpallja e pakryesuar e Besimit për Krerët e Shteteve, pralamentet e parlamentarët, ministrat e zyrtarët qeveritarë, udhëheqësit e mendimit dhe njerëzit e shquar në profesione, që rezultoi në ndryshimin e qëndrimit nga një pjesë e shtypit, që tani në rritje na afrohet për t'u informuar rreth Kauzës. ...

Pjekuria në rritje e komunitetit fetar mbarëbotëror që të gjitha kto procese tregojnë se po evidentohet duke arritur, në një numër komunitetesh kombëtare, jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit të tyre, jep shembull me themelimin e shkollave ttoriale, hapjen e stacioneve të radiove ndjekjen e e programeve të zhvillimit fshatar dhe kooperimin në planet mjekësore dhe bujqësore. Këtyre fillimeve të hershme mund t'u shtohen aftësitë e padyshueshme që fitohen, si rezultat i krizës Iraniane, në kontaktet me organizatat Nëdrkombëtare, qeveritë kombëtare dhe masmedian - vetë elementet e shoqërisë me të cilat duhet të bashkëpunohet në rritje drejt realizimit të paqes në tokë.

(Riḍván 1983 për Bahá'ít e botës)

1836. Hyrja e Kauzës në skenën botërore është e dukshme nga numri i delaratave publike nga të cilat ne jemi deklaruar si "qytetarë model", "të sjellshëm", "të bindur pas ligjit", "jo fajtorë për ndonjë gabim apo krim politik"; të gjitha jnaë të mira, por jo në lartësinë e duhur përsa i pëket realitetit të besimit dhe qëllimeve dhe synimeve të tij. Megjithatë njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë për Besimin dhe dhuet shfrytëzuar mundësia. Përpjekje këmbëngulëse më të mëdha duhet të bëhen për njohjen e udhëheqësve të botës, në të gjitha zonat e jetës, me natyrën e vërtetë të revelacionit të Bahá'u'lláhut si shpresën e vetme për paqëtimin dhe unifikimin e botës. Njëkohësisht me programe të tilla duhet të ndiqet në mënyrë të pandërprerë, me enrgji, puna mësimore, kështu që ne të mund të shihemi si një komunitet në rritje, ndërsa zbatimi universal prej miqve i Ligjeve Bahá'í në jetën personale do të sigurojë për tërësinë e rritjen e dëshirës për të marrë pjesë në mënyrën Bahá'í të jetesës. Prej të gjitha këtyre mjeteve imazhi publik i Besimit do të bëhet, gradualisht por në mënyrë konstante, mëi ngjashëm me karakterin e tij të vërtetë. ...

Nuk mund të ketë dyshim se përparimi i Kauzës që tani e tutje do të karakterizohet nga një marrëdhënie gjithnjë e në rritje me agjencitë, veprimtaritë, institucionet dhe individët udhëheqës të botës jo-Bahá'í. ne do të kërkojmë një pozitë më të lartë në Kombet e Bashkuara, të bëhemimë të njohur me vendimet e qeverive, një figurë e njohur në shtyp, subjekt i interesit të akademikëve dhe në mënyrë të paevitueshme zilia e strukturave të dështuara. Përgatitja jonë për të reaguar ndaj kësaj situate duhet të jetë thellimi i vazhdueshëm në besimin tonë, një pasim i palëkundur i principeve të abstenimit nga politika partiake dhe liria nga paragjykimet, përmbi të gjithanjë kuptim në rritje i të vërtetave dhe lidhjes së tij themelore me botën moderne.

(Riḍván 1984 për Bahá'ít e botës)

II. Disa udhëzime për arritjen e njerëzve të shquar

2.1 "Vendosja e lidhjeve të miqësisë"
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1837. Disa nga të dashurit duhet të vendosin lidhje miqësie me të shquarit e krahinës dhe të manifestojnë kundrejt tyre konsideratën më të ngrohtë. Në këtë mënyrë ata njerëz do të bëhen të njohur me mnyrën Bahá'í të jetesës, do t'i mësojnë mësimet e të Mëshirshmit dhe dotë informohen me influencën dominuese të Fjalës së Perëndisë në çdo pjesë të globit. Në se vetëm njëri prej këtyre personave tërhiqet prej Kauzës, të tjerët do të tërhiqen po ashtu me shpejtësi, me që njerëzit kanë prirje të pasojnë hapat e njerëzve të tyre.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1838. Ju duhet të përpiqeni që ta zgjeroni rrethin e atyre me të cilët ju keni marrëdhënie miqësore dhe të vendosni kontakte më të ngushta me ata persona dashamirës mendimi i vetëm i të cilëve është të bëjnë mirë, që po punojnë për çështjen e paqes universale dhe që nuk ushqejnë dëshirë tjetër veçse të dëshmojnë për bashkimin e njerëzimit botëror. Ju duhet të kërkoni shoqërinë e njerëzve si ata, që të mund t'i pajisni me dijeni për Mbretërinë Qiellore, sepse megjithëse motivet e tyre janë tepër të mira, përsëri ata nuk e kuptojnë se të gjitha pushtet e tokës janë të pafuqishme për ta vendosur paqen universale apo për ta çuar përpara njëshmërinë e botës njerëzore. Asgjë pa pushtetin e Fjalës së Perëndisë dhe pa frymëmarrjen e Shpirtit të Shenjtë nuk mund të ketë sukses ndonjëherë.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shoghi Effendiut:19

1839. Ruajtësi ynë shpreson dhe lutet se ju do të udhëhiqeni në përpjekjen tuaj për të mbledhur së bashku në banket qytetarë të ndryshëm të shquar të racave dhe feve të ndryshme me qëllimin e vetëm për t'i fituar ata përfundimisht për njohjen e Besimit të Shenjtë të Perëndisë. Ju duhet të theksoni aspektin universal të Kauzës dhe të tregoni dashamirësinë dhe dashurinë më të madhe ndaj tyre, të gjitha si përgatitje për pranimin e tyre eventual të të gjithë të vërtetës.

(8 tetor 1927)

1840. Disa nga çështjet ishin me interes të madh për të, veçanërisht ajo pjesë që fliste për kontaktet që ju keni bërë me njerëzit e shquar duke i bërë ata të flasin në takimet tuaja. Kjo është një metodë efektive për t'i bërë ata të marrin pjesë në mënyrë aktive për çuarjen përpara të Besimit dhe në rritjen e dijenisë së tyre për shpirtin dhe mësimet e tij bazë.

Shoghi Effendi shpreson se ndonjë ditë ata do të dalin si shërbëtorë të devotshëm dhe do t'ia përkushtojnë jetën kësaj. ...ka njerëz të shquar që janë miq dhe admirues të Kauzës, por në sajë të qëndrimit të tyre të natyrshëm konservator dhe të kujdesshëm kundrejt gjithçkaje të re preferojnë të jenë vëzhgues më tepër se sa mbrojtës të pasionuar. Megjithatë ata nuk mund të vazhdojnë me atë gjendje mendore pa pasion, ndonjë ditë do të ndjehen të tërhequr pa dashje në të....

Ai po iu dërgon dy kopje të Lajmëtarët e Agimit që t'u jepen dy miqve të shquar të Kauzës. Një prej tyre ai dëshiron t'i jepet zotit ... si njohjeje e shërbimeve që ai na ka bërë ne... Kjo është një formë për ta ngjallur inteersin e njerëzve të tillë të shquar për përparimin e Besimit. Ndoshta një ditë ata do të marrin pjesë aktive.

(6 maj 1932)

1841. Ai gjithashtu ishte shumë i kënaqur kur pa se Kauza po merr publicitet gazete atje dhe se ju po fitoni interesin dhe simpatinë e redaktorëve dhe të njerëzve të rëdësishëm. Besimi ka nevojë për miq si dhe përpasues dhe ju duhet të përpiqeni gjithnjë t'i arrini zemrat e udhëheqësve të ndriçuar nëpërmjet mësimeve të tij.

(5 tetor 1945 për një Asamble Shpirtërore Lokale)

1842. Ka, siç thoni ju me të vërtetë, shumë adhurues të rëndësishëm të Besimit në Sh.B.A. - dhe në fakt, në vende të tjera, por nuk ka mundësi që njerëz të tillë ta përqafojnë tani për tani Kauzën, ata nuk janë ende të gatshëm ta identifikojnë veten me një Lëvizje që ende lufton me një numër relativisht të vogël pasuesish; për më tepër, shumë njerëz të tillë nuk do të donin t'i bënin përpjekjet e kërkuara për të jetuar sipas standardeve të sjelljes Bahá'í! Megjithatë, është e sjkëlqyeshme që ne t fitojmë më shumë miq dhe admirues; kjo në vetvete e ndihmon Kauzën dhe e ndihmon presligjin e saj, ndësa gradualisht disa prej këtyre njerëzve mund të bëjnë sakrificën në hyrjen në shërbimin e saj.

(25 shkurt 1947)

1843. Ai e ndjen se besimtarët duhet të bëjnë çdo përpjekje, në mënyrën e duhur dhe me gjykim, për t'i mbajtur kontaktet me njerëzit e rëndësishëm... Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për t'u siguruar se udhëheqësit e mendimit në jetën publike nuk janë thjesht të familjarizuar me emrin Bahá'í, por, brenda mundësive, të kenë marrëdhënie të ngrohta me disa anëtarë të komunitetit tonë, nëse jo me organin e Besimit.

(18 shkurt 1951 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Nga Letrat e shkruara prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1844. Një veprimtari shumë e rëndësishme që është ndjekur efektivisht në shumë pak vende është ndërmarrja e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare për një përpjekje të mbështetur, të planifikar, për t'i çuar më tej marrëdhëniet miqësore me njerëzit e shquar dhe me zyrtarët përgjegjës të qeverisë dhe për t'i familjarizuar ata personalisht me doktrinat bazë dhe me mësimet e Besimit. Një veprimtari e tillë duhet të vazhdohet me mençuri dhe gjykim dhe kërkon vëmendjen konstante të një komiteti përgjegjës si dhe revizionimin periodik nga vetë Asambleja Shpirtërore Kombëtare. Atje ku është e suksesshme kjo mund ta mënjanojë efektivisht opozitën ndaj Besimit dhe e lehtëson rrugën për shumë aspekte themelore të zhvillimit të komunitetit Bahá'í.

(Naw-Rúz 1974 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

1845. Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se Asambleja juaj Kombëtare duhet të bëjë më shumë për të shpërndarë informacione të shtypura rreth Besimit, që është i vlefshëm. Një fillim duhet bërë për t'i identifikuar personat e rëndësishëm në vendin tuaj dhe të gjenden mënyrat për t'u takuar me ta personalisht që të njihen me Besimin. Për këtë qëllim Shtëpia e Drejtësisë përsëri ju nxit të emëroni një komunitet për t'i studiuar mundësitë, nëse disa Bahá'í të shquar...janë tepër të zënë për të marrë pjesë, atëhere ju ose duhet t'i ridrejtoni përpjekjet e tyre ose të thërrisni të tjerët për këtë detyrë.

(22 gusht 1934 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2.2 Qendrimet e metodat
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

1846. Jini të drejtë, o shërbëtorë në veprimet tuaja! Mos u largoni nga i dobëti; më përmendi mua në mes të më të mëdhenjve dhe mos kini frikë.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1847. Sepse ne, pasuesit e Bukurisë së Bekuar, duhet të merremi të gjithë me shërbimin ndaj Kauzës së Perëndisë dhe të bëhemi burime të udhëzimit për njerëzimin. Ti duhet, në se e gjykon atë të këshillueshme dhe të mundëshme të vazhdosh përpara me organizmin e takimeve me funksionarët. Dhe kur miqtë e tu të shquar të mblidhen, folu atyre për Kauzën. Ti duhet që po ashtu t'i këshillosh miqtë të sajojnë takim tjetër me të njëjtat persona, qëdo të mbahet në mbrëmje për t'iu adresuar atyre. Ky është një shërbim i madh dhe unë po ta besoj ty, dhe unë i lutem Perëndisë, që Ai të mund të ta japë ndihmesë dhe konfirmimin e Tij dhe t'i sjellë bekimet e Tij mbi Familjen tënde.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shoghi Effendiut:20

1848. Unë shpresoj se zjarri yt pasional, eksprienca e pjekur dhe flaka e dashurisë suaj do të arrijë shumë nga klasa e lartë e njerëzve me të cilët shoqërohesh. Kauza duhet t'i arrijë lartësitë dhe unë të shikoj ty si një apostull të shumëdashur dhe entuziast të 'Abdu'l-Baháit që fiton për Kauzën, persona të kulturuar dhe të aftë. Mos u dekurajo dhe të jesh i sigurt për lutjet e mia dashamirëse të vazhdueshme për suksesin e përpjekjeve të tua shumë të çmuara.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datuar 2 prill 1925 shkruar në emër të tij)

1849. Që nga fillimi i saj21 Shoghi Effendi ka ushqyer shpresën për ta bërë atë një punë që do të ishte interesante dhe ndriçuese për lexuesin. E destinuar kryesisht për jo-Bahá'ít, ai u përpoq të tërhiqte nëpër faqet e saj vëmendjen e njerëzve të edukuar dhe të ndriçuar, veçanërisht të udhëheqësve në çdo vend, me pikëpamjen e njohjes së tyre me principet e gjera dhe themelore të Besimit për të fituar konsideratën e tyre për Lëvizjen si një forcë në rritje për mirë dhe për paqe anembanë të tërë botës. Si rrjedhim me kënaqësi të madhe ai e ka parë rritjen e përvitshme të rëndësisë së botimit dhe ndjenja e tij kohët e fundit është nxitur shumë nga fjalët e interesit dhe të vlerësimit që janë marrë nga shumë anë dhe nga njerëz kryesues, në mes të të cilëve ishte një letër shumë inkurajuese nga Sir Herbert Samuel. Në të vërtetë Shoghi Effendi ka vendosur t'u dërgojë kopje sa më shumë udhëheqësve që të jetë e mundur dhe kopjet e vitit të shkuar iu dhanë Perandorit të Japonisë, Shahut të Persisë dhe Mbretëreshës Marie të Rumanisë.

(12 dhjetor 1929, shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1850. Sa për punën mësimore në kolegje dhe universetet kjo është shumë e rëndësishme, sepse studentët në tërësi janë të hapur dhe pak të influencuar nga tradita. Ata do të hyjnë me lehtësi në Kauzë, nëse subjekti paraqitet siç duhet dhe kënaqet siç duhet intelekti dhe ndjenjat e tyre. Megjithatë kjo duhet provuar vetëm nga persona që kanë patur edukim universitar dhe si rrjedhim e njohin mendjen e rinisë inteligjente dhe të edukuar.

(3 shkurt 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, botuar në Bahá'í News [Bota Bahá'í] nr. 64 (korrik 1932), fq. 4)

1851. Letrën që ju ia dërgonit Sekretarit të shtetit ai e pëlqeu shumë ai beson sinqerisht që nëpërmjet metodash dhe komunikimesh të tilla autoritet do ta marrin në konsideratë rëndësinë e Kauzës dhe gradualisht do të ndiejnë simpati dhe admirim të thellë për shpirtin e saj. Eshtë shumë e rëndësishme që ata ta dijnë se ku qëndrojmë ne dhe cili është qëndrimi ynë kundrejt disa prej çështjeve dhe problemeve të rëndësishme që përballon bota në ditët e sotme. Këtojanë çështje të vështira dhe mjaft delikate, por shpirti i Mjeshtrit me siguri do t'i udhëheqë dhe frymëzojë për të bërë atë që është e duhur dhe e mençur.

(4 maj 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1852. Eshtë me të vërtetë për t'u çuditur se sa shumë mendimtarë modernë, me dëshirën e vet, po tërhiqen pranë mësimeve të Besimit dhe po shprehin pikëpamje shumë të ngjashme me tonat. Kjo tregon qartë të vërtetën e thënies së Mjeshtrit se shpirti i lëvizjes i ka përshkuar zemrat e të gjithë njerëzve të botës. Duart e Perëndisë veprojnë dhe i udhëheqin kombet, njerëzit intelektualë dhe udhëheqësit e shoqërisë në pranimin gradual të Mesazhit të Tij të zbuluar nëpërmjet Bahá'u'lláhut.

Mënyra me të cilën ne mund ta nxitojmë zhvillimin e këtij procesi është të luajmë rolin tonë në përhapjen e Fjalëve të Perëndisë anembanë. Edhe pse ne mund të mos shikojmë ndonjë rast të kthimit të menjëhershëm nga ana e këtyre intelektualëve, megjithatë ata do të influencohen në pikëpamjen dhe kënvështrimin e tyre ndaj Besimit me admirim më të madh dhe me një dëshirë më pozitive për t'u udhëhequr nga këshillat e tij,. Shoghi Effendi, pra, dëshiron që unë t'ju inkurajoj në punën tuaj, duke dërguar literaturën e duhur për njerëz të tillë të shkolluar.

(7 maj 1933 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1853. Nëpërmjet leximit të një vepre22 të tillë interesante dhe studioze shumë, pa dyshim, do të zgjihen dhe nxiten ndërsa të tjertë do të zemërohen gjer në shkallën e sulmimit të ashpër të Besimit. Publiciteti i paparë me të cilin Kauza do të pritet, do të përbëjë në vetvete një hap të rëndësishëm drejt një njohje më të gjerë dhe më të madhe të lëvizjes nga personalitet e shquara, edhe në rrethet intelektuale, edhe në ato shoqërore.

(15 maj 1934 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1854. Lidhur me punën tuaj me klasat e larta, Ruajtësi është plotësisht dakord me ju që njerëzit e pasur dhe të kulturuar e kanë nganjëherë kapacitetin e madh për gjëra shpirtërore. Por ata kanë nevojë për tipin e duhur të njerëzve që t'u drejtohen atyre dhe një metodë që t'u përshtatet atyre shpirtërisht. Metodat tona mësimore duhet të lejojnë një shkallë të caktuar elasticiteti në vendosjen e kontakteve me tipa të ndryshëm kërkuesash individualë. Çdo kërkues duhet të punojë nga këndi i vet. Ata që janë në thelb të tipit mistik duhet që së pari të japin ato mësime të Kauzës që e theksojnë natyrën e vlerën e realiteteve shpirtërore; ndërsa ata që kanë mendime praktike dhe një tip pozitiv janë natyrisht më të gatshëm dhe të predispozuar të pranojnë aspektin shoqëror të Mësimeve. Por sigurisht, i tërë Mesazhi, në të gjitha aspektet dhe me të gjitha nënkuptimet që përfshin duhet t'i shpjegohet të porsaardhurit. Sepse të jesh besimtar nënkupton ta pranosh Kauzën në tërësinë e vet dhe jo të pasosh disa nga mësimet e saj. Megjithatë, siç është deklaruar tashmë, kjo duhet të bëhet gradualisht dhe me takt. Sepse ky kthim është në fund të fundit një proces i ngadalshëm.

(28 dhjetor 1936 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1855. Eshtë e mrekullueshme të shihet më së fundi, se intelektualët po u kthehen problemeve të botës dhe po kërkojnë t'i zgjidhin ato. Përkrah punës me jo-Bahá'ít, që janë pranë shumë mësimeve të Bahá'u'lláhut, ne besimtarët duhet të vazhdojmë punën tonë të kulluar Bahá'í, që vetëmne mund ta bëjmë dhe që ka pasoja shumë të mëdha për të ardhëshmen e njerëzimit në çdo sferë.

(14 prill 1947 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1856. Ata23 duhet të mos jenë as provokativë as të tërhequr, as fanatikë as shumë liberalë, në paraqitjen e tipareve thelbësore dhe dalluese të besiit të tyre. Ata nu duhet të jenë as luftarakë apo tepër të guximshëm, por duhet të veprojnë shpejt ose ta kenë parasysh kohën, duhet të përdorin një metodë të drejtpërdrejtë ose indirekte, duhet të jenë sfidues ose pajtues, në përshtatje të rreptë me pranimin shpirtëror me personin me të cilin ata vijnë në kontakt, nëse ai është një fisnik apo njeri i zakonshëm, veroir apo jugor, i rëndomtë apo prift, kapitalist apo socialist, qytetar apo princ, artizan apo lypës. Në paraqitjen e tyre të Mesazhit të Bahá'u'lláhut ata as nuk duhet të hezitojnë as të tërhiqen. Ata duhet të mos jenë përbuzës ndaj të të pasurit as të ndrojturit përpara të madhit. Në ekspozimin të tyre të të vërtetave ata as nuk duhet ta mbitheksojnë as ta kalojnë shkarazi të vërtetën që ata mbrojnë, qoftë dëgjuesi i tyre anëtar i familjes mbretërore apo një udhëheqës Kishe, apo politikan, apo tregëtar, apo një njeri i zakonshëm. Të gjithëve, të mëdhenj apo të vegjël, të pasur apo të varfër ata duhet t'u ofrojnë me duar të hapura, me një zemër të dashur, me gjuhë të rrjedhëshme, me durim të pafund me besnikëri pa kompromis, me mençuri të madhe, me kurajo të palëkundur Kupën e Shpëtimit, në një kohë kaq kritike për të hutuarit, të uriturit, të trishtuarit dhe turmat e trembura.

(5 qershor 1947 shkruar nga Shoghi Effendiu për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështillja e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 25-26)

1857. Mungesa e paragjykimit (në më të shumtën e rasteve) altruizimi i vërtetë i shkencëtarit të kulluar demostrohet fare mirë dhe, nëse njerëzve të tillë u prezantohet siç duhet besimi, ky do të ketë ndikim të madh; për më tepër njerëz të tillë mund të bëjnë gjëra madhështore për Kauzën, nëse bashkohen me të.

Sigurisht që ka një vend në Kauzë për njerëzit e shquar dhe ne kemi nevojë për më shumë prej tyre por administrimi duhet të funksionojë mbi baza konsultative, jo udhëheqëse.

(5 korrik 1947 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1858. Duket se ajo që na nevojitet tani është studimi më i thellë dhe koordinuar Bahá'í me qëllim që të tërheqim njerëz të tillë si ata që ju kontaktoni. Bota - të paktën bota e mendimtarëve- është kapur tani prej të gjitha principeve të mëdha dhe universale të shpallura prej Bahá'u'lláhut mbi 70 vjet më parë dhe kështu që sigurisht këto nuk u tingëllojnë atyre "të reja". Por ne e dimë se mësimet e thella, kapaciteti i Rendit të Tij të projektuar Botëror për ta rikrijuar shoqërinë janë të reja dhe dinamike. Këto ne duhet të mësojmë t'i paraqisim me zgjuarsi dhe me takt për njerëz të tillë!

(3 korrik 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1859. ...Zgjidhja e dhënë për problemet botërore prej Bahá'u'lláhut është e vetmja zgjdhje - duke qenë hyjnore në origjinë - dhe nevojitet dëshpërimisht; si rrjedhim ne, ata pak që e kemi kapur vizionin, nuk duhet t'i harxhojmë energjitë tona duke ndjekur rrugët e pasuara nga njerëzimi të cilat nuk i zgjidhin problemet e tij të rënda të ditëve të tanishme. ne duhet të përqëndrohemi tek Kauza, sepse ajo nevojitet për të kuruar botën. ky është një qëndrim i shëndoshë, sepse nëse ne nuk ja përkushtojmë vetveten punës dhe mësimit Bahá'í, cili do ta bëjë këtë?

Nga ana tjetër ka një ndryshim të madh midis kësaj dhe të mësuarit. Nëse Bahá'ít dëshirojnë të jenë me të vërtetë efektivë në mësimdhënien e Kauzës, ata kanë nevojë të diskutojnë me zgjuarsi, në mënyrë intelektuale për gjendjen e tanishme të botës dhe problemet e saj. Ne kemi nevojë për shkollarët Bahá'í, jo vetëm për njerëz që i dijnë thellë mësimet, por gjithashtu njerëz që lexojnë shumë dhe janë të edukuar, të aftë për t'i lidhur mësimet tona me mendimet e kohës të udhëheqësve të shoqërisë.

Ne Bahá'ít, me fjalë të tjera, duhet t'i armatosim mendjet me dijeni, me qëllim që ta demostrojmë më mirë, veçanërisht për klasën e edukuar, të vërtetën që jep Besimi ynë. Megjithatë Ruajtësi i këshillon miqtë të mos e humbin kohën dhe energjitë e tyre për t'u shërbyer lëvizjeve që janë pasqyrim i principeve tona, por që besojmë të paafta për t'i zgjidhur krizat e tanishme shpirtërore në të cilat bota e gjen vetveten. Ne mund të bashkëveprojmë me lëvizje të tilla dhe me nxitësit e tyre për rezultate të mira, ndërsa në të njëtjn kohë qëndrojmë hapur si Bahá'í me një program specifik për t'ia afruar shoqërisë.

(5 korrik 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë

1860. Në kuadrin e vështirësive që ju keni kaluar për ta publikuar Besimin në shtypin kombëtar në..., Shtëpia e Drejtësisë na instruktoi të themi se ka tre rrugë veprimi për ta arritur këtë në të ardhëshmen. E para, është e rëndësishme që të ketë besimtarë të caktuar, të tillë si anëtarët e komitetit publik të informacionit, që t'u jepet detyra e rritjes së kontakteve personale me figurat me influencë në median e informacionit kombëtar. Ky kontakt personal është një element jetësor në rritjen e pranueshmërisë së medias për lajme rreth Besimit. Së dyti, si një ndihmesë për çuarjen më tej të lidhjeve të tilla, përfaqësuesi juaj mund të marrin me vete shembuj të materialeve të shkëlqyera rreth Besimit që janë botuar në gazeta të tilla të rëndësishme si "Le Monde", "The Times" e Londrës dhe "New York Times"... Së treti, përmendja e përsëritur e besimit në shtrypin lokal do të kontribuojë dëshirën e shtypit kombëtar për ta konsideruar Besimin Bahá'í si një material i vlefshëm për gazetën.

(5 janar 1931 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

1861. Me afrimin e Vitit të Paqes dhe me rritjen e shpejtë të dijenisë në mes të njerëzve mendimtarë për nevojën e zgjidhjeve mbarëbotërore të problemeve që e kërcënojnë njerëzimin, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se ka nevojë për kërkime dhe për të shkruar libra dhe në gazeta për subjektet që janë të interesit imediat për udhëheqësit e mendimit dhe për njerëzimin në përgjithësi.

(31 mars 1935 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për Shoqatën e Studimeve Bahá'í në Kanada)

1862. Gjithashtu përmend se ka nevojë të arrijë tek udhëheqësit e mendimit dhe njerëzit autoritarë me Mësime; se ka një tendencë për njerëzit që të jenë më të gatshëm për t'i pranuar idetë e reja, në se ato janë pranuar tashmë nga shtresat e larta të shoqërisë. Po të jetë kështu, ndoshta mund të zhvillohet një program i projektuar për të ftuar Bahá'í të shquar nga vende të tjera që të vizitojnë... me qëllim që të kontaktohen individët e shquar të një pozite apo profesioni të ngjashëm.

(16 shkurt 1987 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1863. Komuniteti Kombëtare Bahá'í kanë organizuar dhe drejtuar me sukses konferenca ndërfetare, seminare paqeje, simpoziume mbi racizmin dhe subjekte të tjera mbi të cilat ne kemi bërë një kontribut specifik, shpesh duke e arritur publicitetin e gjerë dhe duke bërë të interesohen udhëheqës të lartë të shoqërisë.

(Riḍván 1987 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Bahá'ít e botës)

2.3 Roli i Asambleve Shpirtërore

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:24

1864. Njohja me persona të tillë të mirënjohur të rëndësishëm është gjithnjë çështje shumë delikate sepse kërkon mjaft mençuri, kurajo dhe aftësi, por ata miq që me të vërtetë ndjejnë një nxitje për të vepruar kështu dhe që i kanë cilësitë e nevojshme, duhet të punojnë me miq të tillë që, nëse veprohet kështu, mund t'i japin një përfitim shumë të madh Kauzës. Megjithatë, në çdo rast, mbështetja dhe ndihma e Asamblesë Lokale apo Kombëtare jo vetëm është e dobishme por edhe e nevojshme, nëse kontaktet e rëndësishme të këtij lloji duhet të jenë të dobishme dhe premtuese...

(30 gusht 1933 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1865. ...Një përpjekje e vendosur duhet të bëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur kombëtar të të gjithë komunitetit, të ndihmuar nga Lidhjet e tyre publike, Uniteti Racor, Takimet Publike, edukimi Vizual, Byroja e Folësve Universitarë dhe Komitetet e Radios, për të vendosur masat tashmë të adpatuara për shpalljen nëpërmjet shtypit e radios së të vërtetave të Besimit për masat dhe për vendosjen e një kontakti më të ngushtë me udhëheqësit e mendimit publik, me kolegjet dhe universitetet dhe me redaktorët e gazetave dhe të revistave.

(5 qershor 1947 e shkruar nga Shoghi Effendiu për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957], f . 8-9)

1866. Asambleja Kombëtare nuk duhet të jetë e ndrojtur në përpjekje për të kontaktuar vizitorë të rëndësishëm.... Pozita e Besimit tani është e tillë që përfaqësuesit mund të kërkojnë dhe të marrin vëmendje. Nëse ata janë gjithnjë të suksesshëm apo jo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është t'u lihet njerëzve me influencë ta kuptojnë që ne jemi aktivë dhe në skenën botërore, po të shprehemi kështu.

(23 nëntor 1951 e shkruar nga Shoghi Effendiu për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1867. Ruajtësi ishte shumë i kënaqur kur mësoi se Asambleja juaj kishte patur takim të suksesshëm me Prefektin e... dhe Ministrin për Punët e Jashme; kontakte të tilla duhet të zbatohen në një nivel të lartë dhe vetëm besimtarët e aftë që ndoshta ofrojnë mikpritje apo kanë disa pika kontakti me zyrtarët në fjalë apo që janë vetë të interesuar për t'u takuar, duhet të përdoren nga Asambleja juaj dhe në lidhje me anëtarët tuaj të takojnë personazhe të tillë.

(30 qershor 1952 e shkruar nga Shoghi Effendiu për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1868. Ai e ndjen se tani ka ardhur koha kur ju duhet të ngrini një komitet kombëtar që duhet të bëjë kontakte me autoritet qytetare në një nivel qytetar dhe me figurat e rëndësishme publike të Shtetit dhe me administrat e mëdha të Qytetit. Qëllimi i këtyre kontateve është të vendosin marrëdhënie miqësore me figurat e rëndësihme publike, kështu që ata të mund të jenë të informur plotësisht për Besimin e principet e tij, të mund të fitojnë besim tek Bahá'ít dhe veprimtaritë e tyre, të mund ta kuptojnë aspektin jo politik të besimit, dhe, në të ardhmen, të jenë të nxitur për të na ndihmuar ne ndërsa zhvillohet Besimi.

(29 dhjetor 1953 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1869. Asambletë Shpirtërore Kombëtare duhet të përdorin metoda të mençura dhe dinjitoze për njerëzit e shquar në të gjitha zonat e përpjekjeve njerëzore. T'i njohin ata me natyrën e komunitetit Bahá'í dhe me doktrinat bazë të Besimit duke fituar vlerësimin dhe miqësinë e tyre.

(Naw-Rúz 1979 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Bahá'ít e botës)

1870. ...Shtëpia e Drejtësisë është jashtëzakonisht e lumtur që Asambleja juaj Kombëtare po i vazhdon përpjejet e saj të mençura, efektive dhe të pandërprera për t'i familjarizuar zyrtarët ne vendin tuaj me Besimin. Metoda të tilla duhen planifikuar sa herë që të paraqitet rasti. Ndërkohë, nëpërmjet përpjekjeve tuaja të ndryshme të deklaratave, Komuniteti Bahá'í duhet që në mënyrë indirekte të tërheqë vëmendjen e njerëzve nga të gjitha shtresat e shoqërisë për Kauzën, kështu që do të jetë më e lehtë për Bahá'ít që të kenë një rrugë pozitive drejt zyrtarëve në rast nevoje.

(26 korrik 1987 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1871. Shkëndija që ndezi interesin në rritje të Kauzës së Bahá'u'lláhut u bë prej qëndresës heroike dhe durimit të miqve të shumëdashur në Iran, të cilët e prekën komunitetin botëror Bahá'í që të drejtonte një program këmbëngulës të orkestruar me kujdes për t'i bërë thirrje ndërgjegjes së botës. Kjo ndërmarrje e gjerë, që përfshin të tërë komunitetin vepron në mënyrë të bashkuar nëpërmjet Rendit të Tij Administrativ, të shoqëruar nga veprimtaritë energjike dhe të dukshme të atij komuniteti në sfera të tjera që janë detajuar veças. Megjithatë, ne jemi të shtytur të përmendim se një e ardhëshm e rëndësishme e kësaj pune ekstensive është njohja e një faze të re në punët e jashme të Kauzës, e karakterizuar nga pjekuria e shënuar e Asambleve Shpirtërore Kombëtare në marrëdhëniet e tyre në rritje me organizatat qeveritare dhe joqeveritare dhe me publikun në përgjithësi.

Kjo njohje nxiti një takim në Gjermani, nëntorin e shkuar, nga përfaqësuesit kombëtarë Bahá'í të punëve të jashme prej Europës dhe Amerikës së Veriut së bashku me përfaqësuesit më të lartë të Zyrave të Komunitetit Ndërkombëtar Bahá'í, me qëllim që ta përmirësonin koordinimin e punës së tyre. Ky ishte një hap i parë drejt grumbullimit të më shumë Asambleve Shpirtërore Kombëtare në një funksionim harmonik, të një rrjeti ndërkombëtar të aftë për zbatimin e ndërmarrjeve globale në këtë fushë që zgjerohet me shpejtësi. E lidhur me këto zhvillime ishte arritje e rëndësishme e njohjes ndërkombëtare akorduar Besimit nëpërmjet pranimit të tij formal tetorit të shkuar në anëtarësinë e rrjetit për konservimin e fenë të Fondit të mirënjohur mbarëbotëror për natyrën.

(Riḍván 1988 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Bahá'ít e botës)

2.4 "Rruga e maturisë"
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1872. ...ti fillimisht duhet të adaptosh atë rrugë maturie që urdhëron Besimi. Në fazat e hershme ti duhet të kërkosh shoqërinë e anëtarëve të shquar të zonës dhe, duke e bërë vetveten tërësisht modest përpara mbretërisë së padukshme të lavdisë ti duhet të lutesh për shpëtim dhe mbrojtje, kështu që Shpirti i Shenjtë të mundet që nëpërmjet vërshimit të mirësisë së tij të të japë ndihmesë. Kur, me sjelljen tëdfe dhe qëndrimin e mirë, me ngrohtësinë tënde, me fjalimet e panjola dhe të shkëlqyera ti do t'ia arrish të fitosh dashamirësinë e secilit prej tyre, pastaj portat e udhëzimit qiellor do të hapen krejtësisht; atëhere kupa bujare do të kalojë përreth të gjithë personave që të pijnë prej saj dhe të dehen me verën e mistereve dhe të vërtetave të shenjta.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:25

1873. Ju përmendi në letrën tuaj qëllimin për të kontaktuar me përfaqësuesit e lëvizjes që janë pasqyrim i Kauzës në principet që ata mbrojnë. Shoghi Effendi beson se në të gjitha këto komunikime dhe veprimtari ju duhet ta ruani presligjin dhe superioritetin e Kauzës. Ne kurrë duhet të bëjmë kompromis me principet për disa përmirësime të përkohshme që ne do t'i arrijmë. Eshtë e rëndësishme që ta nxjerrim Kauzën para vëmendjes të udhëheqësve të tillë të mendimit dhe për këtë qëllim ne duhet të kontaktojmë me ta, por synimi ynë duhet të jetë t'i tërheqim ata tek Kauza në vend që t'i pasojmë hapat e tyre.

(29 nëntor 1926 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1874. Unë jam dakord plotësisht me ju se mosndërhyrja në politikë nuk nënkupton shoqërimin nga ana e miqve me botën e jashme. Unë e kuptoj se ju do t'i impresioni miqtë me nevojën e mbajtjes së marrëdhënieve të ngushta por jo shumë itnime, me autoritet, përfaqësuesit e huaj dhe udhëheqësit e mendimit publik në kryeqytet. Ata duhet të jenë në vëzhgim, megjithatë se mos një shoqëtrim tepër i ngushtë, çon në mënyrë të pakuptueshme në kompromis për principet që ne i ushqejmë dhe i mbajmë lart. Ata duhet të përzihen me të gjitha klasat e shoqërisë pa e lidhur vetveten me politikën dhe planet e tyre.

(Në dorëshkrimet e Shoghi Effendiut shtuar nga një letër të datuar 8 tetor 1927, shkruar në një letër në emër të tij)

1875. Eshtë detyrimi ynë suprem të përpiqemi të sjellim dijeninë e këtij Revolucioni tek autoritet më të larta dhe tek personalitet kryesuese në mes të bashkatdhetarëve tanë, por të mos e lidhim vetveten apo të mos e identifikojmë besimin tonë me rrugët e tyre politike, me ambicjet dhe planet e tyre partiake. I Gjithëfuqishmi le t'ju udhëheqë dhe t'iu mbështesë në përpjekjet tuaja të larta dhe t'iu aftësojë të fitoni për Kauzën e tij udhëheqësat më të aftë më virtuozë dhe më të ndriçuar të opinionit publik të atij vendi.

(Në dorëshkrimet e Shoghi Effendiut shtuar nga një letër të datuar 15 prill 1932, shkruar në një letër në emër të tij)

1876. Shoghi Effendi e aprovon plotësisht takimi tuaj me njerëzit e fuqishëm që janë në pushtet dhe që kanë kontrollin e qeverisjes në duart e tyre. Në fdakt ai të nxit ta përdorësh vetveten në të gjitha mundësitë e tilla që paraqiten, por ti duhet të jesh shumë i kujdesshëm qwë të mos diskutosh çështje që janë politike dhe që janë çështje debatimi ndërmjet partive të ndryshme. Kjo do ta tërhiqte Kauzën në çështjet politike, gjë që është rreptësisht e ndaluar prej Mjehshtrit. Shqetësimi juaj në takimin me njerëz të tillë do të jetë t'i familjarizoni ata me mësimet të Kauzës dhe t'i mbushni ata me shpirtin e lëvizjes. Në rast se njerëz të tillë e përfaqësojnë lëvizjen ata do të udhëheqin me veten e tyre mijëra të tjerë drejt Kauzës.

(15 prill 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1877. Eshtë plotësisht e rregullt për institucionet Bahá'í të paraqisin pikëpamjet apo rekomandimet Bahá'í për ndonjë subjekt të rëndësisë jetësore për Besimin, që është nën shqyrtimin e një qeverie. Nëse vetë autoriteti qeveritar e shtron një e fton një parashtrim të tillë apo, nëse është i gatshëm t'i pranojë rekomandimet. Sidoqoftë Asambletë Bahá'í nuk duhet t'u bëjnë presion autoriteteve për çështje të tilla, as veças, as së bashku me të tjerët. Bahá'ít do t'i parashtrojnë pikëpamjet e tyre, nëse lejohet, duke i shprehur ato sa më qartë dhe me forcë kur paraqitet rasti, por të mos shkojnë përtej saj në fazën e shtytjes së autoriteteve për t'i adaptuar këto pikëpamje, kur shqyrtohet nëse ësht apo jo e mençur ta bëjmë një parashtrim të tillë për ndonjë çështje të veçantë, Asambleja Bahá'í në këtë rast duhet të ketë kujdes që të mos i harxhojë energjitë e Komitetit apo t'i devijojë burimet duke bërë parashtrime nëse interesat e besimit nuk e kërkojnë atë. Po ashtu Asambleja duhet të sigurohet se kjo, duke e analizuar situatën në hollësira dhe detaje, "nuk i largon pa nevojë ose i zemëron qeverinë apo njerëzit", apo e përfshin Besimin në "thirrjet e ulëta dhe sherret e sekteve ndërlufuese të fraksioneve dhe të kombeve".

(21 nëntor 1971 për një besimtar individual)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë)

1878. Shtëpia e Drejtësisë e mori letrën tuaj të 13 dhjetorit 1986 që pyet nëse janë të lejueshme veprimtaritë e Bahá'íve lidhur me qeveritë...

...

Politika e përgjithshme e shpallur prej Shoghi Effendi tek The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror Bahá'í], fq. 63-67, duhet të mbahet lart me ndërgjegje prej miqve, megjithatë, ndërsa Besimi del nga errësira, zbatimi i aspekteve të caktuara të kësaj politike do të kërkojë sqarimet e Shtëpisë së Drejtësisë. Me kalimin e kohës, praktikat në fushën politike do të pësojnë përfundimisht ndryshime të thella të parashikuara në shkrimet Bahá'í. Si rrjedhim, ajo që ne kuptojmë tani për politikën e mosndërhyrjes në çështjet politike do të pësojë gjithashtu ndryshime; por siç ka shkruar Shoghi Effendi, ky instruksion, "Në fazën e tanishme të evolucionit të Besimit tonë, duhetë të theksohet në rritje, qoftë në Lindje apo Perëndim."

Në kuadrin e nevojës të komunitetit Bahá'í për t'u lidhur me qeveritë, qoftë për arsye të mbrojtjes së anëtarëve të tij të persekutuar apo për reagim ndaj mundësive që dalin për shërbim, një kuptim korrekt i atij që është veprim legjitim Bahá'í, përballë politikës së mosndërhyrjes në çështjet qeveritare është mjaft i vështirë për t'u arritur nga ana e miqve individualë. Forca e rrethanave, që vepron nga jashtë dhe nga brenda, po e nxit komitetin Bahá'í në marrëdhëniet e caktuara me qeveritë.

Si rrjedhim, është e rëndësishme që vendimi për drejtimin e marrëdhënieve të tilla të bëhet nga institucione të autorizuara të Besimit dhe jo nga individët. Çështje të këtij lloji, nën kompleksitetin e plotë të çështjeve njerëzore me të cilat komuniteti Bahá'í duhet të ndeshet me kompleksitetin e plotë të çështjeve njerëzore me të cilat komuniteti Bahá'í duhet të ndeshet në rritje edhe shpirtërisht, edhe praktikisht, gjyimi individual nuk është i mjaftueshëm.

(23 qershor 1987 për një besimtar individual)

1879. Kjo është një fushë shërbimi në të cilën duhet t'u jepet individëve shumë mundësi për iniciativë për shembull, në aspektin e punës që duhet bërë pët arritjen e personave të rëndësishëm, është e nevojshme të mbështetmi në lidhjen personale që Bahá'ít individualë kanë zhvilluar apo janë të aftë të zhvillojnë, të mbështetemi mbi lidhjet personale që Bahá'ít individualë kanë zhvilluar apo janë të aftë t'i zhvillojnë, të mbështetemi në aftësinë e tyre për të tërhequr vëmendjen e personave të tillë sepse këta Bahá'í janë tërhequr pët vete në mënyra të veçanta, ndërsa ushtroni gjykim të kujdesshëm në zgjedhjen e individëve, ju mund të bëni thirrje për shërbime të tilla dhe t'u jepni atyre çdo udhëzim të nevojshem. Ju gjithashtu duhet të jeni të ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve dhe ta shmangni kontrollin e tepruar apo bile edhe dukjen e tij, në marrëdhëniet tuaja me ata që merren me këto shërbime të rëndësishme.

(26 prill 1988 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare)

1880. Komentet tuaja lidhur me mbajtjen e konteakteve me zyrtarët e nivelit të ulët të hierarkisë së Qeverisë suaj janë pritur mirë dhe ju duhet të ndiheni i sigurt në ndjekjen e kësaj rruge të mençur veprimi.

Nuk ka kundërshtime për nisjen e kntakteve me zyrtarët e lartë të Kishës Katolike. Kjo do të kërkojë konsideratën tuaj të kujdesshme përsa i përket kohës së një veprimi të tillë dhe vendosmërisë nga ju për mënyrën e veprimit pa shkaktuar pa dashje ngritej e opozitës për Besimin. Asambleja juaj inkurajohet të vendosë kontakte me shoqatat kombëtare, duke patur parasysh nevojën për t'i zgjedhur me mençuri këto organizata, kështu që të mos i shfrytëzoni burimet tuaja njerëzore dhe financiare përtej kufijve të arsyeshëm apo të mos e largoni komunitetin komunitetin nga përpjekjet e tij parësore të mësimdhënies. Meqë kjo balancë ndonjëherë është e vështirë për t'u arritur, ju mund të dëshironi ta përfshini këtë si një element të konsultimit tuaj me Këshilltarët në rolin e ... në procesin e daljes së Besimit nga errësira në Amerikën Latine dhe në botë.

(23 mars 1989 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare)

PJESË TË ZGJEDHURA PËR OPOZITËN
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut

1523. Shikoni sesi në këtë Dispensacion njerëzit pa vlerë e të marrët kanë imagjinuar me naivitet se me mjete të tilla si masakra, plaçkitja e syrgjynosja mund të fikin Llambën që ka ndezur Dora e fuqisë Hyjnore, ose të eklipsojnë Diellin e shkëlqimit të përjetshëm. Ata duket se janë krejt të paditur për të vërtetën që, pikërisht kundërshtime të tilla janë vaji që ushqen flakën e kësaj Llambe! E tillë është fuqia transformuese e Perëndisë. Ai ndryshon çdo gjë që dëshiron; Ai me të vërtetë ka pushtet mbi të gjitha gjërat...

(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #29:5)

1524. Mos i vër veshin poshtërimit që i janë nënshtruar në këtë Ditë të dashurit e Perëndisë. Ky poshtërim është krenaria e lavdia e çdo nderimi tokësor dhe e çdo pozite të lartë në këtë botë. A mund të përfytyrohet nder më i madh sesa nderi i dhënë nga Gjuha e të Lashtit të Kohëve, kur Ai përmend të dashurit e Tij në Më të Madhin e Burgjeve? Po afrohet dita kur retë që janë futur ndërmjet do të shpërndahen tërësisht, kur drita e fjalëve "Çdo nderim i takon Perëndisë dhe atyre që e duan" do të shfaqen të qarta si dielli mbi horizontin e Vullnetit të të Fuqiplotit.

...

Së shpejti bota dhe çdo gjë që ndodhet në të do të zhytet në harresë, dhe gjithë nderimi do t'u përkasë të dashurve të Zotit, Lavdiplotit, Më Bujarit.

(Qëmtime, #140:2,4)

1525. Thuaj: O njerëz të Perëndisë! Hapni sytë se mos pushtetet e tokës ju trembin, ose fuqia e kombeve ju dobëson, ose rrëmuja e përçarësve ju prish mendjen, ose eksponentët e lavdisë tokësore ju dëshpërojnë. Jini si një mal në Kauzën e Zotit tuaj, të Gjithëfuqishmit, Lavdiplotit, të Padetyrueshmit.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 82)

1526. Thuaj: Kini mendjen, o njerëz të Baháit, se mos të fuqishmit e tokës ju grabisin forcën, ose ata që sundojnë botën ju kallin frikën. Mbështeteni besimin te Perëndia dhe i leni punët tuaja në dorën e Tij. Ai, vërtet, përmes fuqisë së të vërtetës do t'ju bëjë fitimtarë, dhe Ai me të vërtetë ka fuqi të bëjë atë që dëshiron, dhe në duart e Tij janë frerët e forcës së gjithëfuqishme.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 85)

1527. Është detyrë e të gjithë njerëzve që, secili sipas aftësisë së tij, të hedhin poshtë argumentat e atyre që kanë sulmuar Besimin e Perëndisë. Kështu ka urdhëruar Ai që është Fuqiploti, i Gjithëpushtetshmi. Ai që dëshiron të përhapë Kauzën e të vetmit Perëndi të vërtetë, le ta përhapë atë me pendën dhe gjuhën e tij dhe jo të përdorë shpatën ose dhunën. Në një rast të mëparshëm Ne e kemi reveluar këtë urdhër dhe tani e konfirmojmë atë, në qofshi ndër ata që kuptojnë. Për drejtësinë e Atij që, në këtë Ditë, thërret në zemrën e të gjitha gjërave të krijuara: "Perëndi, nuk ka Perëndi tjetër veç Meje!" Sikur një njeri të ngrihej për të mbrojtur, në shkrimet e tij, Kauzën e Perëndisë, kundër atyre që e sulmojnë, një njeri i tillë, sado e papërfillshme të jetë ndihmesa e tij, do të jetë kaq i nderuar në botën që do të vijë, saqë Tubimi i epërm do ta ketë zili lavdinë e tij. Asnjë pendë nuk mund të përshkruajë sa sublime është pozita e tij, as ndonjë gjuhë nuk mund të tregojë shkëlqimin e saj. Sepse cilitdo që qëndron fort e i patundur në këtë Revelacion të shenjtë, të lavdishëm e të lartë, do t'i jepet një pushtet i tillë që do t'i japë mundësi t'i bëjë ballë e t'i qëndrojë çdo gjëje që është në qiell e mbi tokë. Perëndia është Vetë dëshmitar për këtë.

(Qëmtime, #154:1)

1528. Kur të ketë ardhur fitorja, çdo njeri do ta shpallë veten besimtar dhe do të nxitojë të strehohet nën besimin e Perëndisë. Lum ata që në ditët kur sprovat kanë përfshirë botën kanë qëndruar të patundur në Kauzën dhe nuk janë larguar nga e vërteta e saj.

(Qëmtime, #150:1)

1529. Errësira e gabimit që ka mbuluar Lindjen e Perëndimin po ndeshet, në këtë cikël kaq të madh, me dritën e Udhërrëfimit Hyjnor. Shpatat dhe ushtat e saj janë shumë të mprehta e shpuese; ushtria e saj tepër e etur për gjak.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 13)

1530. Në këtë ditë, forcat e të gjithë krerëve të feve janë të prirura drejt shpërbërjes së bashkëvëllazërisë së Mëshirëplotit dhe shkatërrimit të Ndërtesës Hyjnore. Ushtritë e botës, qofshin materiale, kulturore apo politike, po shpërthejnë nga çdo anë sulmet e tyre, sepse Kauza është e madhe, shumë e madhe. Madhështia e saj është, në këtë ditë, e qartë dhe e dukshme në sytë e njerëzve.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 13)

1531. ...Sa e madhe, sa e madhe është Kauza! Sa e ashpër është beteja e të gjithë popujve dhe kombeve në tokë. Së shpejti do të dëgjohet pranë dhe larg zhurma e turmave anembanë Afrikës, përmes Amerikës, thirrja e Europianit dhe e Turkut, rënkimi i Indisë dhe i Kinës. Një dhe të gjithë, ata do të ngrihen me të gjitha forcat e tyre të qëndrojnë për Kauzën e Tij. Pastaj kalorësit e Zotit, të ndihmuar nga mirësia e Tij prej lartësive, të fuqizuar nga besimi, të ndihmuar nga forca e të kuptuarit dhe të përforcuar nga legjionet e besëlidhjes do të nrgihen dhe do të bëjnë të dukshme të vërtetën e vargut: "Shih konfuzionet që ka rënë mbi fiset e mundura!"

(Cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh, Selected Letters [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut, Letra të zgjedhura], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 11)

1532. Prestigji i Besimit të Perëndisë është rritur jashtzakonisht shumë. Madhështia e tij tashmë është e dukshme. Afroi dita kur kjo do të hedhë një hutim të madh në zemrat e njerëzve. Pra, gëzohuni o banorëtë Amerikës, gëzohuni me kënaqësi të jashtëzakonshme!

(Cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 79)

1533. O yje të shumëdashur të Perëndisë! Kur erërat të fryjnë ashpërsisht, shirat të bien me forcë, vetëtimat të ndriçojnë, të buçasin bubullimat, të zbresin rrëketë dhe stuhitë e sprovave të bëhen të ashpra, mos u trishtoni; sepse pas kësaj stuhie, në të vërtetë, do të vijë pranvera hyjnore, kodrat dhe fushat do të bëhen të gjelbra, pllajat e grurit do të valëzojnë gëzueshëm, toka do të mbulohet me lulëzime, pemët do të vishen me rroba t gjelbra dhe do të stolisen me lulëzime dhe fruta. Kështu bekimet do të bëhen të dukshme në të gjitha vendet. Këto favore janë rezultat i këtyre stuhive dhe cikloneve.

...

Prandaj, o ju të shumëdashur të Perëndisë, mos u shqetësoni kur njerëzit ju kundërvihen, ju persekutojnë, ju shkaktojnë vuajtje dhe telashe duke thënë të këqia kundrejt jush. Errësira do të largohet dhe drita e shenjave të dukshme do të shfaqet, perdja do të largohet dhe drita e realitetit do të shkëlqejë nga [mbretëria e padukshme e 'Abhá] këtë po ua tregojmë përpara se të ndodhë, kështu që kur ushtritë e njerëzve të ngrihen undër jush për dashurinë time, të mos shqetësoheni apo turbulloheni; përkundrazi, jini të fortë si një mal, sepse ky persekutim dhe shpifje të njerëzve mbi ju është i paracaktuar. I bekuar është personi që mbetet i palëkundur në rrugë!

('Abdu'l-Bahá, Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabelat e `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1, (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 12-14)

1534. ...një turmë e madhe njerëzish do të ngrihet kundër jush duke ju shtypur, duke shprehur përbuzje dhe përçmim duke shmangur shoqërimin me ju dhe duke ju tallur. Megjithatë, Ati qiellor do t'u ndriçojë në një shkallë të tillë sa ju si rrezet e diellit, ju do t'i shpërndani rrezet errëta të bestytnisë, do të shkëlqeni me ndriçim në mes të qiellit dhe do ta ndriçoni faqen e tokës. Ju duhet të fiksoheni fort në kohën kur do të vijnë këto sprova dhe të demostroni qëndresë dhe durim. Ju duhet t'i përballoni ato me dashurinë dhe dashamirësinë më të madhe; ta konsideroni kundërvënien dhe persekutimin si kapriço fëmijësh dhe të mos i kushtoni rëndësi asgjëje që ata bëjnë. Sepse në fund, ndriçimi i Mbretërisë do ta mposhtë errësirën e botës dhe lartësimi dhe madhështia e pozitës suaj do të bëhet e dukshme dhe e qartë.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual, botuar në Bahá'í News, nr. 10 (Shtator 1910), f. 1-2)

Nga Shkrimet e Shoghi Effendiut:

1535. Megjithatë unë jam i sigurt dhe mbështetem nga bindja që kurrë nuk shuhet nga mendja ime se gjithçka që i ndodh Kauzës së Perëndisë, sado shqetësuese të jenë efektet imediate, është e mbarsur me mençurinë e pafundme dhe në fund të të fundit tenton t'i çojë më tej interesat e saj në botë. Në të vërtetë, eksperienca jonë në të shkuarën e largët si dhe ngjarjet e tanishme, janë të shumta për të na lejuar ne të mos dyshojmë në të vërtetën e këtij principi bazë, një princip që nga baticat dhe zbaticat e misionit tonë të shenjtë të kësaj bote, nuk duhet të harrohet, apo të neglizhohet kurrë prej nesh.

(Nga një letër e datuar 23 dhjetor 1922 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë, botuar në Bahá'í Administration: Selected Messages 1922-1932 [Administrimi Bahá'í, Mesazhe të zgjedhura 1922-1932], bot. i rev., (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í 1980), f.27)

1536. Se Kauza e Perëndisë në ditët që vijnë do të dëshojë shumë orë sfiduese dhe do të kalojë nëpër faza kritike në përgatitje për lavditë e ngjitjes së saj të premtuar në botën e re, kjo është afirmuar shpesh në mënyrë të pamohueshme nga Mjeshtri ynë i ndarë prej nesh dhe u provua me plot shembuj nga e shkuara heroike dhe nga historia e trazuar...

(Nga një letër e datuar 23 shkurt 1944 për Bahá'ít e Amerikës, botuar në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 60-61)

1537. Ne nuk mund të besojmë se ndërsa lëvizja rritet në forcë, në autoritet dhe influencë, telashet dhe vuajtjet me të cilat ajou ndesh në të shkuarën do të pakësohen dhe zhduken. Jo, ndrësa ajo rritet nga forca në forcë, mborjtësit fanatikë të fortesave të Ortodoksisë, cilido qoftë emërtimi i tyre, duke e kuptuar influencën depërtuese të këtij besimi në rritje, do të ngrihen dhe do të sforcojnë çdo nerv për ta sguar dritën e tij dhe për ta diskretituar emrin e tij. Sepse i shumëdashuri 'Abdu'l-Bahá e dërgoi profecinë e tij të zjarrtë që brenda mureve të fortesës 'Akká - fjalë kaq të rëndësishme për parashikimin e trazirës së ardhëshme botërore, megjithatë të pasura në premtimin e fitores përfundimtare...

...

Miq të shumëdashur, mbi ne bie detyrimi suprem për të qëndruar përkrah Tij, për t'i luftuar betejat e tij dhe për t'i arritur fitoret e Tij. Le ta provojmë vetveten të vlefshëm për këtë besim.

(Nga një letër e datuar 12 shkurt 1927 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 123)

1538. Të para në dritën e eksperiencës së shkuar,rezultati i paevitueshëm i përpjekjeve të tilla të kota, sado këmbëngulëse dhe të këqija qofshin, është të kontribuojnë në njohjen më të gjerë dhe më të thellë nga besimtarët dhe jobesimtarët të tipareve dalluese të Besimit të shpallura prej Bahá'u'lláhut. Këto kritika kundërvënëse, qofshin apo jo të diktuara nga e keqja, shërbejnë vetëm për të'i galvanizuar shpirtërat e mbështetësve të tij të zjarrtë dhe për t'i konsoliduar rradhët e shtytësve të tij besnikë. Ata do ta pastrojnë besimin nga elementët e lëkundur bashkëpunimi i vazhdueshëm i të cilëve me besimtarët tenton ta diskretitojë emrin e ndershëm të Kauzës dhe ta njollosë pastërtinë e shpirtit të saj. Ne, pra, duhet t'i mirëpresim jo vetëm sulmet e hapura që drejtojnë kundër saj armiqtë e saj të betuar, por gjithashtu duhet ta shikojmë si një bekim të maskuar çdo stuhi të keqeje që pretenduesit e besimit apo ata që pretendojnë të jenë ekspontentë besnikë e lëshojnë nga koha në kohë. Në që vend ta sabotojnë besimin, sulme të tilla, qofshin nga brenda apo nga jashtë e përforcojnë themelet e tij dhe e shtojnë intesitetin e zjarrit të tij. Në vend që ta errësojnë shkëlqimin e tij, ato i shpallin botës karakterin e lartë të këshillave të tij, kompletësinë e unitetit të tij, veçanësinë e pozitës së tij dhe dominim e influencës së tij.

(Nga një letër e datuar 21 mars 1930 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 15-16)

1539. Le ta kuptojë çdo mbajtës serioz i Kauzës së Bahá'u'lláhut se stuhitë që do të përballojë kjo luftë e Besimit të Perëndisë do të jenë më të ashpra se cilado që tashmë është provuar, ndërsa përparon procesi i shpërbërjes së shoqërisë. Le ta dinë ata se së shpejti përmasat e plota të qëllimeve mrekulluese të Besimit të Bahá'u'lláhut do të bëhen të njohura nga ato fortesa të Ortodoksisë të nderuara prej kohës dhe të fuqishme, që kanë për qëllim ta ruajnë dominimin mbi mendimet dhe ndërgjegjen e njerëzve, sepse ky Besim foshnjor duhet të ndeshet me armiq më të fuqishëm dhe më të ashpër se sa torturuesit më të ulët dhe klerikët më fanatikë që e kanë bërë të vuajnë të shkuarën. Përveç armiqve do të vijnë në ekzistencë konvulsionet që do ta zënë qytetërimin në vdekje, i cili do t'i shtojë persekutimet që tashmë kanë rënë mbi këtë besim!

(Po aty, f. 17)

1540. Ne na duhet vetëm t'u referohemi paralajmërimeve të thëna prej 'Abdu'l-Baháit me qëllim që ta kuptojmë gjerësinë dhe karakterin e forcave që janë të destinuara t'i kundërvihen besimit të shenjtë të Perëndisë....

Madhështore siç është lufta që ravijëzojnë fjalët e tij, ato dëshmojnë për fitoren e plotë që janë të destinuar të arrijnë përfundimisht mbajtësit lart të emrit Më të Madh. Popujt, kombet, pasuesit e besimeve të ndryshme, do të ngrihen sëbashku dhe vazhdimisht për ta dërrmuar unitetin e tij, për ta sabotuar forcën e tij dhe për ta degraduar emrin e tij të shenjtë. Ata do ta sulmojnë jo vetëm shpirtin që ngulit ai, por edhe administratën që shtë kanali, instrumenti,trupëzimi i atij shpirti. Sepse ndërsa autoriteti me të cilin Bahá'u'lláhu e ka veshur të shkuarën e Komunwellthit Bahá'í bëhet gjithnjë e më i dukshëm, aq më e ashpër do të jetë sfida nga çdo skaj që do të hidhet mbi të vërtetat që mban.

(Po aty, f. 17)

1541. Sado i egër, që mund të duket sulmi i forcave të errësirës, që akoma mund të hidhërojnë këtë Kauzë, sado e dëshpëruar dhe e gjatë qoftë lufta e tyre, sado të këqia qofshin zhgënjimet që ajo ende mund të provojë, ngjitja që përfundimisht do të sigurojë do të jetë e tillë që asnjë Besim tjetër nuk e ka arritur në historinë e tij. ...

Megjithatë, kush e di që triumfet, të patejkalueshme për nga shkëlqimi, nuk janë në gatishmëri për masën e pasuesve të palodhshëm të Bahá'u'lláh-ut? Sigurisht, ne qëndrojmë shumë afër ndërtesës madhështore, që dora e Tij e ka ngritur për të qenë e aftë, në kohën e tashme të evolucionit të Revelacionit të Tij, për të kërkuar, të jetë e aftë, bile edhe për të shprehur përmasat e plota të lavdisë së tij të premtuar. Historia e tij e shkuar, e larë me gjakun e martirëve të panumërt, na frymëzoftë me mendimin që, çdo gjë që mund t'i ngjasë kësaj Kauze, sado të frikshme të jenë forcat që mund ta sulmojnë atë, sado të shumta kundërshtitë që ajo mund të hasë, marshimi i saj përpara nuk mund të ndalet kurrë dhe ajo do të vazhdojë të përparojë deri sa të jetë përmbushur plotësisht premtimi i fundit fare, i mbajtur brenda fjalëve të Bahá'u'lláh-ut.

(Nabíl, Lajmëtaret e Agimit, #1032,1033)

1542. Ndarja që është vendosur ndërmjet institucioneve të besimit Bahá'í dhe organizatave fetare islamike që i kundërvihe natij - një lëvizje e nisur në Egjipt dhe që po përhapet në mënyrë të qëndrueshme anembanë Lindjes së Mesme dhe që me kohë do ta kalojë influencën e vet në Perëndim - imponon çdo mbajtës besnik të Kauzës detyrimin e shmangies së çdo fjale apo veprimi që mund ta paragykojë pozitën që kanë shpallur apo mbajtur armiqtë tanë, gjatë viteve të fudit dhe me dëshirën e tyre... Kundërshtarët tanë në Lindje e kanë filluar luftën. Kundërshtarët tanë të ardhshëm në Perëndim nga ana e tyre, do të ngrihen për ta çuar atë një fazë më tej. Detyra jonë, në pritje për këtë përplasje të paevitueshme shtë që ta mbajmë lart pa dyshim dhe me besnikëri të padiskutueshme integritetin e besimit tonë dhe t'i demosntrojmë tiparet dalluese të institucioneve të tij me përcaktim hyjnor.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 15 qershor 1935, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, botuar në Bahá'í News nr. 95 (Tetor 1935), f . 2)

1543. Forcat antifetare, të filozofisë së kulluar materialiste, të paganizmit të pakumufluar janë zgjidhur, po përhapen tani dhe duke e konsoliduar vetveten, po përpiqen të pushtojnë disa prej institucioneve më të fuqishme Kristiane të botës perëndimore, këtë mund ta vërejë çdo vëzhgues i panshëm. Këto institucione po bëhen gjithnjë e më pasive, shumë pak prej tyre tashmë kanë një farë ideje për influencën dominuese të Kauzës së Bahá'u'lláhut, që me keqësimin e fuqisë së tyre të brendëshme dhe me shthyrrjen e disiplinës së tyre, ata do ta shikojnë zemërim të thellë rritjen e Rendit të Tij të Ri Botëror dhe gradualisht do të vendosin ta sulmojnë atë, ndërsa një kundërshtim i tillë nga ana e vet do ta shpejtojë rënien e tyre, të paktë, nëse ka të tillë vëzhgues të kujdesshëm të përparimit të besimit të Tij, do të jenë ata që do ta vënë në dyshim këtë.

(Nga një letër e datuar 11 mars 1936 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 180-81)

1544. Të ashpra dhe të shumta do të jenë sulmet me të cilat qeveritë, racat, klasat dhe fetë, xheloze për presligjin e saj në rritje dhe të trembura për forcën e tij të konsoliduar, do të kërkojnë t'ia heshin zërin dhe t'ia shkallmojnë themelet. I patronditur nga obskurantizmi relativ që e rrethon atë në kohën e tanishme dhe i pamposhtur nga forca që do të rreshtohen kundër tij në të ardhmen, ky komunitet, unë ndihme i sigurt, s'ka rëndësi se sa të vështira janë agonitë e kësaj epoke të vështirë, do ta pasojë destinacoin e vet, i palëkundur në rrugën e tij, pa a paësuar seriozitetin, pa e ulur vendosmërinë, pe i lëkundur bindjet e veta.

(Nga dorëshkrimi i Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 5 korrik 1938, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, botuar në Messages to America: Selected Letters and Cablegrams Adressed to the Bahá'ís of North America 1932-1946 [Mesazhe për Amerikën: Letra the telegrame të zgjedhur, drejtuar Bahá'íte në Amerikë e Veriut 1932-1946] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í 1947), f. 14)

1545. Marshimi i pandalshëm i besimit të Bahá'u'lláhut... i nxitur nga influenct shtytëse që krijojnë pa mençuria e armiqve të tij dhe forcat e brendëshme, e kthen vetveten në një seri pulsimesh ritmike, të përforcuara, nga njëra anë, nëpërmjet shpërthime eksplozive të armiqve të tij dhe prej vibracioneve të fuqisë hyjnore që e shpejton atë, me një momewnt gjithnjë në rritje, nëpër rrugën e paracaktuar të përgatitur për të nga dora e të Gjithëfuqishmit.

(Nga dorëshkrimi i Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 12 gusht 1941, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, po aty, f. 51)

1546. Si munden fillimet e një përmbysjeje botërore, të cilat çlirojnë forca që po çrregullojnë kaq rëndë ekuilibrin shoqëror, fetar, politik e ekonomik të shoqërisë së organizuar, duke hedhur në kaos e konfuzion sisteme politike, doktrina raciale, koncepte sociale, standarte kulturore, shoqata fetare e marrëdhënie tregtare - si munden tronditje të tilla, në një shkallë kaq të gjerë, kaq të papara, të mos shkaktojnë reperkusione në institucionet e një Besimi në moshë kaq të njomë, mësimet e të cilit kanë lidhje të drejtpërdrejtë e jetësore me çdonjërën prej këtyre sferave të jetës e të sjelljes njerëzore?

S'është ndonjë çudi e madhe, pra, në qoftë se ata që mbajnë lart flamurin e një Besimi kaq të përhapur, të një Kauze kaq sfiduese, e shohin veten të ndikuar nga shtytja e këtyre forcave që trondisin botën. S'është për t'u habitur, në qoftë se ata shohin që, midis kësaj vorbulle pasionesh kontestuese, liria e tyre të cungohet, parimet e tyre të përçmohen, institucionet e tyre të sulmohen, motivet e tyre të shahen, autoriteti i tyre të rrezikohet, pohimet e tyre të hidhen poshtë.

(Nga një letër të datuar 25 dhjetor 1938, drejtuar Bahá'ít e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, botuar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 10-11)

1547. Por ushtria e pamposhtur e Bahá'u'lláhut, së cilës i takon të zhvillojë në Perëndim, në njërën prej vatrave të stuhive të mundshme këtu, në emër e për hir të Tij, një prej betejave më të ashpra e më të lavdishme, nuk duhet t'i trembet asnjë kritike që mund të drejtohet kundër saj. Le të mos zmbrapset ajo nga asnjë dënim, me anë të të cilit gjuha e shpifësit mund të kërkojë t'ia poshtërojë motivet. Le të mos tërhiqet përballë avancimit kërcënues të forcave të fanatizmit, të ortodoksisë, të korrupsionit e të paragjykimit që mund të bashkohen kundër saj. Zëri i kritikës është një zë që tërthorazi mbështet shpalljen e Kauzës së saj. Mosdhënia popullaritet s'bën tjetër veçse nxjerr më tepër në pah kontrastin midis saj e kundërshtarëve të saj, ndërsa dëbimi nga shoqëria është në vetvete fuqia magnetike që, më në fund, do të tërheqë në kampin e saj armiqtë më zhurmëmëdhenj e më kokëfortë të saj.

(Po aty, f. 47 )

1548. Ne mund të zbulojmë një rritje jo më pak të dukshme në karakterin e opozitës qëduhet përballuar - ...një opozitë, që tani, nëpërmjet rritjes së rendit të përcvaktuwr hyjnor në Perëndimin Kristian dhe me ndikimin e tij fillestar mbi institucionet qytetare dhe fetare, e bën të drejtë përfshirjen e mbështetësve të tij në sistemet dhe qeveritë e ngritura të lidhura me hierarkitë kishtare më antike dhe më të kristializuara në kristianitet. Në të njëjtën kohë, ne dallojmë, nëpërmjet mjegullës së një armiqësie gjithnjë në rritje, përparimin, me dhimbje, por të vazhdueshëm, të komuniteteve të caktuara përbenda zonave të veta nëpër fazat e obskurantizmit, persekutimit, emancipimit dhe të njohjes - faza që duhet të arrijnë kulmin në rrjedhën e shekujve pasues, në vendosjen e Besmit dhe në krijimin me autoritetin dhe pushtein e tij të madh të Komunwellthit botëpërfshirës Bahá'í...

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], bot. i rev. (Wilmette:Trusti Botues Bahá'í 1987), parathënia f. xvii)

1549. Një vëzhgim i tipareve të shquara të një shërbimi kaq të bekuar dhe të frutshëm duhet t'i përmendë profecitë e shkruara prej pendës së pagabueshme të qendrës së emëruar të Besëlidhjes së Bahá'u'lláhut. Ato ravijëzojnë ashpërsinë e sulmeve që do të krijojë në Perëndim marshimi i pandalshëm i Besimit, në Indi dhe në Lindjen e Largme, kur ai do të përplaset me urdhërat kishtare tënderuara prej kohësh të feve Kristiane, Budiste dhe Hindu. Ato parashikojnë trazirat që do të krijojë emancipimi i tij nga prangat e ortodoksisë fetare në Amerikë, Europë, Kontintentet Aziatike dhe Afrikane...

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 315)

1550. Megjithë goditjet e drejtuara mbi forcën e tij foshnjore, qofshin nga krijuesit e autoritetit të përkohshëm dhe shpirtëror nga përbrenda apo armiqtë zeMirzanj nga përjashta, Besimi i Bahá'u'lláhut, në vend që të thyhet dhe të përulet ka shkuar nga forca në forcë, nga fitorja në fitore. Në të vërtetë historia e tij, nëse lexohet drejt, mund të thuhetse e ka zgjidhur vetveten nëpërmjet një serie pulsimesh, krizash alternative dhe triumfesh, që e kanë çuar atë gjithnjë e më pranë destinacionit të vet me emërtim hyjnor...

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 409)

1551. Trazirat që e ndjekin shpalosjen progresive të besimit të Bahá'u'lláhut kanë qenë me të vërtetë më të mëdha se sa ato nga të cilat kanë vuajtur fetë në të shkuarën. Ndryshe nga këto fe, megjithatë, këto trazira nuk kanë arritur ta dëmtojnë unitetin e tij, apo të krijojnë, qoftë edhe përkohësisht, një thyerje në rradhët e pasuesve të tij. Ai jo vetëm që i mbijetoi këto stuhi, por doli i pastruar dhe i padëmtuar, i pajisur me aftësi më të mëdha dhe për të kaluar çdo krizë që mund të krijojë marshimi i tij i pandalshëm në të ardhëshmen.

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 410)

1552. Çfarëdo që të bjerë mbi këtë Besim foshnjor të Perëndisë, në dekadat e ardhëshme apo në shekujt që pasojnë, cilado qofshin mjerimet, rreziqet dhe trazirat që mund të krijojë faza tjetër në këtë zhvillim mbarëbotëror, nga cilado shtabe të nisen sulmet nga armiqtë e tij të tanishëm apo të së ardhëshmes, sado të mëdha qofshin tërheqjet dhe zbrapsjet që mund të përsojmë, ne, që jemi priveligjuar ta kuptojmë, në shkallën që mendjet tona mund ta imagjinojnë, rëndësinë e këtyre fenomeneve madhështore të lidhura me ngritjen e vendosjen e tij, nuk kemi dyshim se ajo që tashmë është arritur 500 vitet e para të jetës provohet si garanci e mjaftueshme se besimi do të vazhdojë të shkojë përpara duke kapur lartësi të tjera, duke dërrmuar çdo pengesë, duke hapur horizonte të reja dhe duke arritur fitore edhe më të fuqisheme gjersa misioni i tij i lavdishëm të arrihet përfundimisht, duke u zgjatur në hapësirat e paqarta të kohës që shtrihen përpara.

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 412)

1553. Në kuadrin e nevojës për të siguruar zhvillimin harmonik të Besimit, nuk duhet injoruar asnjë mundësi që mund të na ofrojnë armiqtë potencilaë të besimit, qofshin fetarë apo ndryshe, për t'i parashtruar me një gjuhë jo provokuese dhe të përmbajtur doktrinat e tij, për t'i mbrojtur interesat e tij, për ta shpallur universalitetin e tij, për ta afirmuar supernatyroren, karakterin mbikombëtar dhe jo politiktë institucioneve të tij dhe pranimin e tij për originën hyjnore të besimit që e ka paraprirë atë...

(Nga një letër e datuar 5 qershor 1947 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadelle of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957], (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1930), f. 23)

1554. Në të vërtetë kjo fatkeqësi e re që, si pasojë e dispensacioneve misterioze të providencës, ra mbi besimin në këtë orë të papritur, në vend që t'u japë një goditje fatale institucioneve apo egzistencës së tij, duhet të konsiderohet si një bekim i fshehur, jo si "qamet", por "providencë" e Perëndisë, jo si një "përmbytje shkatërruese", por "shi delikat" mbi një "kullotë të gjelbër", një "fitil" dhe "vaj" në "llampën" e Besimit të Tij, "ushqim" për Kauzën e Tij, "ujë për atë që është mbjellë në zemrat e njerëzve" "kurorë mbi kokën e tyre" i Lajmëtarit të tij për këtë ditë.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datës 20 gusht 1955, shkruar në emër e tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, po aty, f. 139)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

1555. ...kur vetë progresi i Kauzës nga njëra anë dhe rënia korresponduese e organizatave kishtare nga ana tjetër do t'i nxitë në mënyrë të paevitueshme udhëheqësit kishtarë kristianë ta kundërshtojnë ashpësisht dhe ta sabotojnë Besimin, besimtarët do të kenë një rast të drejtë për ta mbrojtur dhe justifikuar Kauzën...

(Nga një letër e datuar 25 maj 1938 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1556. Çështja e refuzimit të sulmeve dhe të kritikave drejtuar kundër Kauzës nëpërmjet shtypit, siç e ndjen ai, i takon për shqyrtim Asamble Shpirtërore Kombëtare. Ky organ, qoftë drejtpësëdrejti apo nëpërmjet veprimit të komiteteve të veta duhet të vendosë nëse është e këshillueshme t'u përgjigjegjet sulmeve të tilla dhe gjithashtu duhet ta vëzhgojë me kujdes dhe ta shqyrtojë çdo deklaratë që miqtë dëshirojnë ta dërgojnë në shtyp për këtë qëllim. Vetëm nëpërmejt jë mbikqyrjeje dhe kontrolli të tillë të të gjithë veprimtarisë të shtypit Bahá'í, miqtë mund të shpresojnë ta shmangin konfuzionin dhe keqkuptimin në mendjen e tyre dhe në të publikut në përgjithësi, të cilin ata mund ta arrijnë nëpërmjet shtypit.

Ruajtësi do të këshillonte, pra, që si rrjedhim ju të kërkoni udhëzimin dhe aprovimin e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare në të gjitha përpjekjet tuaja për t'i refuzuar kritikat e armiqve të Kauzës, pasi ka raste të caktuara kur është një humbje absolute e kohës dhe e energjisë, dhe, bile absolutisht e dëmshme t'u kundërvihesh sulmeve të tilla, që shpesh çojnë në kundërvënie të pafundme dhe të pafrutshme. Asambleja Shpirtërore Kombëtare mund t'ju këshillojë ju më së miri se çfarë veprimi duhet ndërmarrë në çështje të tilla.

(Nga një letër e datuar 28 shtator 1938 për një besimtar individual)

1557. Miqtë ... nuk duhet të ndjehen të zemëruar, sepse ata kanë sigurinë e Bahá'u'lláhut se të çfarëdo natyre e karakteri të jenë forcat që i kundërvihen Kauzës së Tij, triumfi i saj përfundimtar është padyshim i sigurt.

(Nga një letër e datuar 30 gusht 1937 për një besimtar individual)

1558. Ne kemi çdo arsye të shpresojmë dhe besojmë se në të ardhëshmen shumë prej klerikëve të ndriçuar mund të kërkojnë strehën e Bahá'u'lláhut, ashtu siç ndihemi të sigurt se ne gjthashtu mund të presim në një kohë të ardhëshme kundërshtimin e zellshëm ndaj Besimit tonë nga ana e tyre që nuk shikojnë në të shpëtimin e botës, por kundërvënien ndaj famës e pozitës së tyre.

(Nga një letër e datuar 6 korrik 1942 për një grup besimtarësh)

1559. Duket njëkohësisht e çuditshme dhe për të ardhur keq që kisha dhe klerikët, gjithmonë në çdo epokë, të jenë kundërshtarët më të hidhur të çdo të Vërtete për të cilën ata vazhdimisht i nxitin pasuesit e tyre që të jenë të përgatitur që ta presin! Ata janë bërë kaq të lidhur ngushtë me formën, sa vetë thelbi u shpëton atyre!

Sidoqoftë, denoncime të tilla si ato që ministri juaj i ka bërë publikisht kundër jush dhe Besimit Bahá'í nuk mund t'i bëjnë aspak dëm Kauzës; përkundrazi ato vetëm shërbejnë për ta përhapur emrin e saj anembanë dhe për ta dalluar si një fe e pavarur.

(Nga një letër e datuar 7 shkurt 1945 për një besimtar individual)

1560. Megjithëse kjo përkohësisht mund të jetë një shqetësim për punën tuaj dhe një zbrapsje, nuk ka dyshim se ajo sinjalizon një hap përpara në përparimin e Besimit; sepse ne e dimë se besimi ynë i shumëdashur duhet që përfundimisht të ndeshet me ortodoksitë e rreshtuara të së shkuarës; dhe se ky konflikt nuk bën gjë tjetër veçse çon në fitore më të mëdha, gjer në emëancipimin përfundimtar, njohjedn dhe lartësimin.

(Nga një letër e datuar 8 prill 1951 për dy besimtarë)

1561. Ne kemi për t'u ndeshur me opozitën në rritje nga vendet e dominara prej kishës, por kundërveprimet tona duhet të ndërmerren me kujdes. Ai do të dëshirojë që ju gjithnjë të konsultoheni me nenë çështje që e çojnë Besimin përpara qeverisë apo organeve kishtare në raste të këtij lloji.

(Nga një letër e datuar 23 nëntor 1951 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)

PAQJA
Gusht 1985

Një përmbledhje e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve

i Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

1562. Kjo është Dita në të cilën favoret më të çmuara të Perëndisë janë derdhur mbi njerëzit, Dita në të cilën hiri më i fuqishëm i Tij është futur në gjithë gjërat e krijuara. U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dhe, në bashkim e paqe të përsosur, të qëndrojnë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij. Ata duhet të kapen pas gjithçkaje që, në këtë Ditë, çon në lartësimin e pozitës së tyre dhe u shërben interesave të tyre më të mira.

(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #4:1)

1563. Qëllimi i Perëndisë në dërgimin e Profetëve të Tij midis njerëzve është i dyfishtë. I pari është t'i çlirojë bijtë e njerëzve nga errësira e injorancës dhe t'i çojë ata drejt dritës së të kuptuarit të vërtetë. I dyti është të sigurojë paqen e qetësinë e njerëzimit dhe të gjejë të gjitha mjetet me të cilat ato mund të vendosen.

(Qëmtime, #34:5)

1564. O ju që banoni mbi tokë! Tipari dallues që shquan karakterin mbizotërues të këtij Revelacioni Suprem qëndron në faktin që Ne ... kemi parashtruar kërkesat thelbësore të harmonisë, të mirëkuptimit, të unitetit të plotë e të qëndrueshëm. Lum ata që u përmbahen ligjeve të Mia.

(Qëmtime, #43:10)

1565. Qenia e Madhe, duke dashur të revelonte premisat e paqes e të qetësisë në botë, si dhe të përparimit të popujve të saj, ka shkruar: Duhet të vijë koha kur nevoja imperative për mbajtjen e një kuvendi të gjerë e gjithëpërfshirës njerëzish do të bëhet realitet në shkallë universale. Sundimtarët dhe mbretërit e tokës duhet medoemos të jenë të pranishëm aty dhe, duke marrë pjesë në debatet e tij, të shqyrtojnë mënyra e mjete të tilla që të hedhin themelet e Paqes së Madhe botërore midis njerëzve. Një paqe e tillë kërkon që Fuqitë e Mëdha, për hir të qetësisë së popujve të tokës, të pajtohen plotësisht me njëra-tjetrën. Në qoftë se ndonjë mbret do të rrokte armët kundër një mbreti tjetër, të gjithë së bashku duhej të ngriheshin e ta parandalonin atë. Po të bëhet kjo, kombet e botës nuk do të kenë më nevojë për kurrfarë armatimesh, veç atyre që janë të nevojshme për ruajtjen e sigurisë së mbretërive të tyre dhe për mbajtjen e rendit të brendshëm në territoret e tyre. Kjo do të sigurojë paqen e qetësinë e çdo populli, qeverie e kombi. Ne do të guxonim të shpresojmë se mbretërit dhe sundimtarët e tokës, pasqyrat e emrit të hirshëm e të gjithëfuqishëm të Perëndisë, mund të ngrihen në këtë shkallë dhe ta mbrojnë njerëzimin nga kasaphana e tiranisë... Po afrohet dita kur të gjithë popujt e botës do të adoptojnë një gjuhë universale dhe një shkrim të përbashkët. Kur të jetë arritur kjo, në çdo qytet që të udhëtonte njeriu, do të ishte sikur të vinte në shtëpinë e vet. Këto gjëra janë të detyrueshme e absolutisht thelbësore. Është detyrë e çdo njeriu me intuitë e të arsyeshëm të përpiqet ta kthejë në realitet e veprim atë që është shkruar... Me të vërtetë njeri është ai që sot ia përkushton veten shërbimit të mbarë racës njerëzore. Qenia e Madhe thotë: I bekuar e i lumtur është ai që ngrihet për të mbështetur interesat e vërteta të popujve e të fiseve të tokës. Në një fragment tjetër Ai proklamon: Nuk duhet të krenohet ai që do vendin e vet, por ai që do gjithë botën. Toka është një vend i vetëm dhe njerëzimi qytetarët e tij.

(Qëmtime, #117)

1566. O ju sundimtarë të tokës! Përse keni errësuar shkëlqimin e Diellit dhe keni bërë që ai të mos ndriçojë më? Vini veshin këshillës që ju jep Penda e Më të Lartit, në mënyrë që si ju dhe të varfërit të mund të arrini qetësinë e paqen. Ne i lutemi Perëndisë t'i ndihmojë mbretërit e tokës të vendosin paqen mbi tokë. Ai, me të vërtetë bën atë që do.

O mbretër të tokës! Ne shohim sesi çdo vit ju i rritni shpenzimet tuaja dhe ua ngarkoni barrën e tyre shtetasve tuaj. Kjo është, me të vërtetë, krejtësisht e jashtëzakonisht e padrejtë. Frikësojuni fshamjeve e lotëve të këtij të Munduari dhe mos u ngarkoni barrë të tepërta popujve tuaj. Mos i plaçkitni ata për të ngritur pallate për veten tuaj; përkundrazi, zgjidhni për ta atë që zgjidhni për veten tuaj. Kështu Ne shpalosim para syve tuaj atë që do t'ju sjellë përfitim, sikur ta kuptonit këtë. Njerëzit tuaj janë thesaret tuaja. Kujdes që sundimi juaj të mos dhunojë porositë e Perëndisë dhe që të mos i lini ata që ju janë besuar në duart e grabitësve. Ju nga popujt sundoni, me mjetet e tyre mbaheni, me ndihmën e tyre arrini fitore. Megjithatë, me ç'përbuzje i shikoni ata! Sa e çuditshme, vërtet tepër e çuditshme!

Tani që ju e keni refuzuar Paqen e Madhe, përmbajuni kësaj, Paqes Më të Vogël, që të mund të përmirësoni ndoshta, deri në njëfarë shkalle, gjendjen tuaj e atë të shtetasve tuaj.

O sundimtarë të tokës! Pajtohuni me njëri-tjetrin, që të mos keni më nevojë për armatime, veçse në atë masë që mjafton për të ruajtur territoret e zotërimet tuaja. Hapni sytë mos e lini pasdore këshillën e të Gjithëdijshmit, Besnikut.

Jini të bashkuar, o Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e grindjes do të pushojë midis jush dhe popujt tuaj do të gjejnë qetësi, në qofshi ndër ata që kuptojnë. Nëse ndonjëri prej jush rrëmben armët kundër një tjetri, ngrihuni të gjithë kundër tij, sepse kjo s'është veçse drejtësi që duket sheshit.

(Qëmtime, #119)

1567. Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe siguria e tij janë të paarritshme, po të mos krijohet e përderisa nuk do të jetë vendosur në mënyrë të bindëse uniteti i saj. Ky unitet nuk mund të arrihet kurrë sa kohë do të lejohet që këshillat e reveluara prej Pendës së Më të Lartit të kalojnë pa u vënë re.

(Qëmtime, #131:2)

1568. Ne i lutemi Zotit - e lartësuar qoftë lavdia e Tij - dhe ushqejmë shpresën se Ai do t'i ndihmojë mirësisht manifestimet e ndikimit dhe të pushtetit dhe ditëburimet e sovranitetit dhe të lavdisë, mbretërit e tokës - Zoti i ndihmoftë ata nëpërmejt mirësisë së Tij fuqizuese - për vendosjen e Paqes së Vogël. Ky, me të vërtetë, është mjeti më i mirë për sigurimin e qetësisë së kombeve, është detyra e siovranëve të botës - Zoti i ndihmoftë ata - që të mbahen fort të bashkuar pas kësaj Paqeje, e cila është instrumenti kryesor për mbrojthjen e të gjithë njerëzimit. Është shpresa Ime se ata do të ngrihen për të arritur atë që do të çojë në mirëqenien e njeriut. Është detyra e tyre të mbledhin një asamble gjithëpërfshirëse, në të cilën duhet të marrin pjesë ata ose ministrat e tyre, për të marrë ato masa që kërkohen për të vendosur unitetin dhe harmoninë në mes të njerëzve. Ata duhet t'i heqin armët e luftës dhe t'u kthehen mjeteve për rindërtimin universal. Nëse një mbret do t'i ngrejë armët kundër një tjetri, të gjithë mbretërit e tjerë duhet të ngrihen për ta penguar atë. Armët dhe armatimet, atëhere, nuk do të nevojiten më, veçse në një masë të tillë sa të ruajnë sigurinë e brendëshme të vendeve të tyre përkatëse. Nëse ata e arrijnë këtë bekim tepër të madh, popujt e çdo kombi do të shikojnë, me qetësi dhe të kënaqur, punën e tyre dhe rënkimet dhe ankimet e shumicës së njerëzve do të pushonin. Ne i kërkojmë Zotit t'i ndihmojë ata të bëjnë vullnetin dhe kënaqësinë e Tij. Ai, me të vërtetë, është Zoti i fronit në lartësi dhe i tokës poshtë, dhe zot i kësaj bote dhe i botës tjetër. Do të ishte e preferueshme dhe më e përshtatshme që mbretërit e shumëndershëm të vinin vetë në një asamble të tillë dhe të shpallnin dekretet e tyre. Çdo mbret që do të ngrohet dhe do të zbatojë detyrën e tij, ky, në të vërtetë, në sytë e Zotit, do të bëhet qendra e vëmendjes së të gjithë mbretërve. I lumtur është ai dhe i madh është bekimi i tij!

(Epistle to the Son of the Wolf [Letra për të Birin e Ujkut], (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1988), f. 30-31)

1569. I gjasthi Lajm i Gëzuar është vendosja e Paqes së Vogël, hollësitë e së cilës janë reveluar më parë nga Pena Jonë Më e Lartësuar. I madh është bekimi i atij që e mbështet atë dhe i përmbahet çdo gjëje që ka urdhëruar Perëndia, i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #3:11)

1570. ... Në çdo gjë kërkohet moderim. Çdo gjë që çohet në ekstrem, bëhet burim të këqiash. Shikoni qytetërimin e Perëndimit, sa trazime e shqetësim u ka shkaktuar ai popujve të botës. U shpik një mjet skëterre dhe u pa se ishte një armë shkatërrimi aq e tmerrshme, saqë diçka e ngjashme kurrë nuk ishte parë e dëgjuar. Është e pamundur të spastrohen këto shthurje të rrënjosura kaq thellë e dërrmuese, veç në qoftë se popujt e botës bashkohen për të ndjekur një qëllim të përbashkët dhe përqafojnë një besim të vetëm universal. Mbani vesh e dëgjoni Thirrjen e këtij të Munduari dhe aderoni me vendosmëri në Paqen e Vogël.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #6:31)

1571. E para: Është detyrë e të ngarkuarve të Shtëpisë së Drejtësisë t'i japin shtysë Paqes së Vogël, në mënyrë që popujt e tokës të lehtësohen nga barra e shpenzimeve të tepruara. Kjo është një çështje imperative dhe absolutisht e domosdoshme, sepse luftërat e konfliktet qëndrojnë në rrënjët e vuajtjeve e të fatkeqësive.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #7:19)

1572. Ai bëri gjëra që mbollën tmerr në zemrat e njerëzve. Por për Penën e Lavdisë tirania e botës kurrë nuk ka qenë e as do të jetë pengesë. Me begatinë e hirit e të dashamirësisë Sonë, Ne kemi reveluar në mënyrë të posaçme për sundimtarët dhe ministrat e botës atë që sjell shpëtim e mbrojtje, qetësi e paqe, që ndoshta bijtë e njerëzve të jenë të siguruar nga të këqiat e shtypjes. Ai, me të vërtetë, është Mbrojtësi, Ndihmëdhënësi, Ai Që Sjell fitoren. Është detyrë e njerëzve të Shtëpisë së Drejtësisë të Perëndisë ta ngulin ditë e natë shikimin mbi atë që ka rrezatuar prej Penës së Lavdisë për edukimin e popujve, për ndërtimin e kombeve, për mbrojtjen e njeriut dhe për ruajtjen e nderit të tij.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:52)

1573. ...Ata që zotërojnë pasuri dhe janë të veshur me autoritet e pushtet duhet të shfaqin konsideratën më të thellë për fenë. Në të vërtetë, feja është një dritë rrezatuese e një kështjellë e pamposhtur për mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e popujve të botës, sepse frika e Perëndisë e detyron njeriun të mbahet fort pas së mirës dhe të shmangë të keqen. Po të shuhej llampa e fesë, do të lindnin kaosi e pështjellimi dhe dritat e ndershmërisë e të drejtësisë, të qetësisë e të paqes do të pushonin së ndriçuari. Për këtë dëshmon çdo njeri që me të vërtetë kupton.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:53)

1574. Kemi urdhëruar gjithë njerëzimin të vendosë Paqen e Madhe, mjetin më të sigurt për mbrojtjen e njerëzimit. Sovranët e botës duhet, në marrëveshje të përbashkët, të kapen fort pas saj, sepse ajo është mjeti suprem që mund t'u sjellë sigurinë e mbarëvajtjen gjithë popujve e kombeve. Ata, me të vërtetë, janë manifestimet e pushtetit të Perëndisë dhe agimet e autoritetit të Tij. I lutemi Fuqiplotit të ketë mirësinë t'i ndihmojë ata në atë që u sjell mirëqenien nënshtetasve të tyre. Pena e Lavdisë ka dhënë më parë për këtë çështje një shpjegim të plotë; lum ata që veprojnë në përputhje me të.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:54)

1575. Qëllimi i fesë, i reveluar nga qielli i Vullnetit të shenjtë të Perëndisë, është të vendosë unitetin dhe mirëkuptimin midis popujve të botës; mos e bëni atë shkak mosmarrëveshjesh e grindjesh. Feja e Perëndisë dhe ligji i Tij i shenjtë janë instrumentet më të fuqishme dhe mjetet më të sigurta për lindjen e dritës së unitetit midis njerëzve. Përparimi i botës, zhvillimi i kombeve, qetësia e popujve dhe paqja për të gjithë ata që banojnë mbi tokë janë ndër parimet e urdhrat e Perëndisë. Feja i fal njeriut më të çmuarën e të gjitha dhuratave, ofron kupën e mirëqenies, jep jetë të pasosur dhe resh të mira të pavdekshme mbi njerëzimin. Është detyrë e krerëve dhe e drejtuesve të botës, veçanërisht e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë të Perëndisë, të përpiqen me të gjitha forcat të ruajnë pozitën e saj, të mbështesin interesat e saj dhe të lartësojnë rangun e saj në sytë e botës. Po kështu, është detyrë e tyre të interesohen për kushtet e nënshtetasve të tyre dhe të njihen me punët e veprimtaritë e komuniteteve të ndryshme në zotërimet e tyre. I ftojmë manifestimet e pushtetit të Perëndisë - sovranët e sundimtarët mbi tokë - të vihen në lëvizje dhe të bëjnë gjithçka varet prej tyre, që ndoshta të dëbojnë nga kjo botë mosmarrëveshjet dhe ta ndriçojnë atë me dritën e mirëkuptimit.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:63)

1576. Shpresojmë që prijësit fetarë dhe sundimtarët e botës do të ngrihen të bashkuar për ta reformuar këtë epokë dhe për të rimëkëmbur fatet e saj. Pasi të kenë reflektuar për nevojat e saj, le të këshillohen ata së bashku dhe, përmes një debati të pjekur e të plotë, t'i japin botës së sëmurë rëndë ilaçin e duhur.

Qenia e Madhe thotë: Qielli i urtisë hyjnore është ndriçuar nga dy yjet e konsultimit e të dhembshurisë. Këshillohuni së bashku për të gjitha çështjet, sepse konsultimi është feneri udhërrëfyes që ndriçon rrugën dhe dhuron mirëkuptim.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, #11:15,16)

1577. Këshillohuni ju së bashku dhe shqetësimi juaj le të jetë vetëm ajo që i sjell përfitim njerëzmit dhe i përmirëson konditat e tij. ... Konsiderojeni botën si trup njerëzor i cili, edhe pse i krijuar i plotë dhe i përsosur, është sëmurur, për shkaqe të ndryshme, me sëmundje dhe probleme të rënda. As për një ditë nuk gjeti prehje, bile sëmundja e saj u bë edhe më serioze, pasi ra nën kurat e mhjekëve të paaftë që i kanë hipur kalit të dëshirave të tyre tokësore dhe kanë gabuar shumë keq. Dhe, nëse dikur, nëpërmjet kujdesit të një mjeku të aftë, një anëtar i atij trupi shërohej, pjesa tjetër mbetej e sëmurë si më parë. Kështu iu informon ju i Gjithëdituri, i Gjithëmençuri. ... Ajo që Zoti ka përcaktuar si kurën sovrane dhe si instrumentin më të fuqishëm për shërimin e të gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve të saj në një Kauzë universale, në një Besim të përbashkët. Kjo nuk mund të arrihet ndryshe, veçse nëpërmjet pushtetit të një Mjeku të aftë, të gjithëfuqishëm dhe të frymëzuar. Kjo është në fakt e vërteta dhe gjithçka tjetër nuk është veçse gabim.

Kujtoni këto ditë në të cilat Mrekullia Antike, Ai i Cili është Emri Më i Madh, u dërgua për ta rigjeneruar dhe për ta unifikuar njerëzmin. Shikoni se si me shpata të zhveshura ata u ngritën kundër Tij dhe bënë atë që e shkaktoi shpirtin Besnik të tronditet. Dhe kur Unë u thashë atyre: 'Shih, Reformuesi i Botës erdhi,' ata u përgjigjen: 'Ai, në fakt, është njëri nga nxitësit e trazirave'...

(Nga Tabela për Mbretëreshën Viktoria, cituar nga Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 39-40; f. 163)

Nga Fjalët e Bahá'u'lláhut:

1578. Lavdi Zotit që erdhe!... Ke ardhur të shohësh një të burgosur e një syrgjyn... Ne duam vetëm të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; e megjithatë na konsiderojnë nxitës konfliktesh e revoltash që meritojnë burgim e syrgjynosje... Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të unitetit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kundërshtitë midis racave - ç'të keqe kanë këto?... Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e "Paqes së Madhe" do të vijë... A nuk keni nevojë për këtë edhe ju atje në Evropë? A nuk është kjo që parashikoi Krishti?... E megjithatë, shohim që mbretërit e sundimtarët tuaj i shpenzojnë pakursim thesaret e tyre më me dëshirë për mjete të shkatërrimit të gjinisë njerëzore, sesa për mjete që do t'i sillnin lumturi njerëzimit... Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje... Le të mos lavdërohet njeriu se do vendin e vet, por të lavdërohet se do gjininë njerëzore..."

(Fjalë folur E.G. Browne, nga portreti i pendës së tij për Bahá'u'lláhun, nga J. E. Esslemont, Bahá'u'lláhu dhe epoka e re, bot. i katërt, Tiranë 1999, f. 38-39)

Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1579. Dije ti se gjithë fuqitë e kombinuara nuk e kanë forcën për të vendosur paqen universale, as për t'i rezistuar, në çdo kohë e stinë, sundimit të pakapërcyeshëm të këtyre luftërave pafund. Megjithatë së shpejti fuqia e qiellit, sundimi i Shpirtit të Shenjtë, do të ngrejë mbi majat e larta flamujt e dashurisë dhe paqes dhe atje sipër kështjellave të madhërisë dhe të fuqisë këta flamuj do të valëviten nga erërat e rrëmbyera që fryjnë prej dorës së ngrohtë të Perëndisë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #146:6)

1580. Flini të qetë se në këtë epokë të shpirtit Mbretëria e Paqes do të ngrejë tabernakullin e saj mbi majat e botës, në këtë mënyrë urdhrat e Princit të Paqes do të sundojnë arteriet dhe nervat e çdo njeriu për të tërhequr nën hijen e Tij mbrojtëse gjithë kombet e dheut. Bariu i vërtetë do t'u japë deleve të tij të pinë prej burimeve të dashurisë, të së vërtetës dhe të unitetit.

O shërbëtore e Perëndisë, paqja në fillim duhet të vendoset midis individëve deri sa ajo çon në fund në paqen midis kombeve. Prandaj, o ju Bahá'ít, përpiquni me gjithë fuqinë për të arritur nëpërmjet fuqisë së Fjalës së Perëndisë dashurinë e vërtetë, shkrirjen shpirtërore dhe lidhjet e qëndrueshme midis individëve. Kjo është detyra juaj.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #201:1,2)

1581. Për sa kohë këto paragjykime [fetare, raciale, kombëtare, politike] mbijetojnë do të ketë luftëra të vazhdueshme dhe të frikshme.

Për të dalë nga kjo gjendje duhet të ekzistojë paqja universale. Për ta sjellë këtë duhet të krijohet një Gjykatë Supreme, përfaqësuese e gjithë qeverive dhe popujve; atje duhet të drejtohen si çështjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare dhe të gjithë duhet të zbatojnë urdhrat e asaj Gjykate. Sikur ndonjë qeveri apo popull të mos bindet, le të ngrihet e tërë bota kundër asaj qeverie apo atij populli.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #202:10,11)

1582. Tani paqja universale është një çështje me rëndësi të madhe, por uniteti i ndërgjegjes është thelbësor, në mënyrë që themeli i kësaj çështjeje të jetë i sigurtë, ndërtimi i saj i qëndrueshëm dhe godina e saj e fortë.

Për këtë arsye Bahá'u'lláhu, pesëdhjetë vjet më parë, e shtjelloi çështjen e paqes universale në një kohë kur Ai ishte i mbyllur në fortesën e Akkas, i munduar dhe i burgosur. ...

Midis mësimeve të Tij ishte deklarata e paqes universale. ... mësimet e Bahá'u'lláhut për vendosjen e paqes universale nuk ishin të kufizuara. Ata përqafuan shumë mësime që plotësonin dhe mbështesnin paqen universale.

...

Si përfundim, të tilla mësime janë të shumta. Këto parime të shumëllojshme që përbëjnë bazat më të mëdha për lumturinë e njerëzimit e që janë prej bujarive të të Mëshirshmit, i duhen shtuar çështjes së paqes universale dhe të kombinohen me të që rezultatet të shtohen. Përndryshe realizimi i paqes universale në vetvete në botën njerëzore është i vështirë. Pasi mësimet e Bahá'u'lláhut kombinohen me paqen universale, ato janë si një tavolinë e pajisur me çdo lloj ushqimi të freskët e të shijshëm. Çdo shpirt mund të gjejë atë që dëshiron në atë tavolinë të bujarisë pambarim. Në qoftë se çështja kufizohet vetëm në paqen universale, nuk do të arrihen rezultatet e shquara që priten e dëshirohen. Kuadri i paqes universale duhet të jetë i tillë që gjithë komunitetet dhe fetë të gjejnë të realizuara në të dëshirat e tyre më të larta. Mësimet e Bahá'u'lláhut janë të tilla që gjithë komunitetet e botës, qofshin fetare, politike apo etike, të lashta apo moderne, gjejnë në to shprehjen e dëshirës së tyre më të lartë. ...

Për shembull, çështja e paqes universale rreth së cilës Bahá'u'lláhu thotë se duhet krijuar një Gjykatë Supreme: megjithëse Lidhja e Kombeve është krijuar, sidoqoftë ajo është e paaftë për vendosjen e paqes universale. Por Gjykata Supreme të cilën e ka përshkruar Bahá'u'lláhu do të përmbushë këtë detyrë të shenjtëruar me fuqi e pushtet maksimal. Dhe plani i Tij është ky: që asambletë kombëtare të çdo vendi e kombi - domethënë parlamentet - duhet të zgjedhin dy ose tre persona që janë njerëzit më të zgjedhur të atij kombi e që janë të mirinformuar në lidhje me të drejtën ndërkombëtare e marrëdhëniet midis qeverive, që janë në dijeni për nevojat kryesore të botës njerëzore në këtë kohë. Numri i këtyre përfaqësuesve duhet të jetë në përpjesëtim me numrin e banorëve të atij vendi. Zgjedhja e këtyre shpirtrave që janë votuar nga asambleja kombëtare, që është parlamenti, duhet të miratohen nga shtëpia e lartë, kongresi e kabineti, gjithashtu nga presidenti ose monarku që këta persona të jenë të zgjedhurit e gjithë kombit dhe të qeverisë. Gjyqi Suprem do të përbëhet prej këtyre njerëzve, kështu që i gjithë njerëzimi do të marrë pjesë atje, sepse secili prej këtyre delegatëve është një përfaqësues i të tërë kombit të vet.26 Kur Gjykata Supreme jep një vendim mbi ndonjë çështje ndërkombëtare, ose njëzëri ose me shumicë, nuk do të ketë më tej ndonjë pretekst për paditësin apo vend për kundërshtim për të paditurin. Në rastin kur ndonjë nga qeveritë apo kombet, në ekzekutimin e vendimit të pakundërshtueshëm të Gjykatës Supreme është mospërfillës ose i vonuar, pjesa tjetër e kombeve do të ngrihen kundër tij, sepse gjithë qeveritë e kombet e botës janë mbështetësit e kësaj Gjykate Supreme. Shikoni se ç'themel i fortë është ky! Por qëllimi nuk do të realizohet siç duhet me një Lidhje të kufizuar e të cunguar. Kjo është e vërteta rreth situatës që është deklaruar. ...

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #227:4,5,6,25,)

1583. Qytetërimi i vërtetë do të shpalosë flamurin e tij në vetë zemrën e botës, kur disa prej sovranëve të saj të shquar e fisnikë - shembuj të shkëlqyer përkushtimi e vendosmërie - do të ngrihen me vullnet të paepur e me vizion të qartë, në të mirën e lumturinë e mbarë njerëzimit, për të hedhur themelet e Kauzës së Paqes Universale. Ata duhet ta bëjnë Kauzën e Paqes objekt të një konsultimi të përgjithshëm dhe të përpiqen me të gjitha mjetet që disponojnë të themelojnë një Bashkim të kombeve të botës. Ata duhet të përfundojnë një traktat detyrues dhe të bëjnë një besëlidhje, dispozitat e të cilave të jenë të efektshme, të padhunueshme e të përcaktuara mirë, t'i shpallin këto në gjithë botën dhe të sigurojnë miratimin e mbarë gjinisë njerëzore. Kjo përpjekje supreme e fisnike, burim i vërtetë i paqes e i mirëqenies së gjithë botës, duhet të konsiderohet e shenjtë nga të gjithë ata që banojnë mbi tokë. Të gjitha forcat e njerëzimit duhet të mobilizohen për të siguruar qëndrueshmërinë e vazhdimësinë e kësaj Besëlidhjeje Supreme. Në këtë Pakt gjithëpërfshirës duhet të fiksohen qartë caqet e kufijtë e të gjitha kombeve pa përjashtim, të përkufizohen në mënyrë përfundimtare parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis qeverive dhe të përcaktohen të gjitha marrëveshjet e detyrimet ndërkombëtare. Po kështu, duhet të vendosen kufij të rreptë të sasisë së armatimeve të çdo qeverie, sepse po të lejohet të rriten përgatitjet për luftë dhe forcat ushtarake të një kombi, kjo do të ngjallte dyshime tek të tjerët. Parimi themelor që rregullon këtë Pakt solemn duhet të jetë aq i përcaktuar, saqë në qoftë se më pas një qeveri do të shkelte ndonjë prej dispozitave të tij, të gjitha qeveritë e tokës të ngriheshin për ta detyruar atë të nënshtrohej plotësisht, madje vetë gjinia njerëzore, si një njeri i vetëm, të vendoste që me të gjitha mjetet në dispozicion ta përmbyste atë qeveri. Në qoftë se ky ilaç më i madh do të aplikohej në trupin e sëmurë të botës, ai padyshim do të shërohej nga sëmundjet dhe do të mbetej përjetë i shëndoshë e i sigurt.

Mendoni sesi, po të krijohej një situatë e tillë fatlume, asnjë qeveri nuk do të kishte nevojë të grumbullonte vazhdimisht armë lufte, dhe as do të detyrohej të prodhonte pareshtur armë të reja për të nënshtruar gjininë njerëzore. Do të ishte e mjaftueshme një forcë e vogël për të ruajtur sigurinë e brendshme, për të bërë zap kriminelët dhe elementët turbullues, si dhe për të parandaluar rrëmujën në vend, asgjë më shumë. Në këtë mënyrë e gjithë popullsia, para së gjithash, do të çlirohej nga pesha dërrmuese e shpenzimeve që sot i imponohen për qëllime ushtarake dhe, së dyti, një numër i madh njerëzish nuk do t'ia kushtonin më kohën shpikjes së vazhdueshme të armëve të reja shkatërruese, dëshmi të lakmisë e të etjes për gjak, aq të papajtueshme me dhuntinë e jetës, përkundrazi do t'i drejtonin përpjekjet e tyre për të prodhuar çdo gjë që i shërben ekzistencës, paqes e mirëqenies së njeriut, duke u bërë faktor zhvillimi e begatie për të gjithë. Kështu çdo komb mbi tokë do të jetonte me nder dhe çdo popull do të përkundej në qetësi e gëzim.

Disa njerëz të pavetëdijshëm për fuqinë e fshehtë të përpjekjes njerëzore, e konsiderojnë këtë si krejt të pazbatueshme, madje tej caqeve të angazhimit njerëzor më të madh. Por nuk është kështu. Në të kundërtën, falë mëshirës së pashtershme të Perëndisë, dashamirësisë së të dashurve të Tij, përpjekjeve të pakrahasueshme të shpirtrave të urtë e të zotë, si dhe mendimeve e ideve të udhëheqësve të pashoq të epokës së sotme, asgjë nuk mund të konsiderohet e paarritshme. Ajo që kërkohet është përpjekja, përpjekja e pareshtur. Asgjë veç vendosmërisë së paepur nuk mund ta arrijë këtë. Shumë kauza, që në epokat e shkuara quheshin si krejt vizionare, janë bërë sot shumë të lehta e të mundshme. Përse, pra, ta konsiderojmë të pamundur realizimin e kësaj Kauze kaq të madhe e të lartë - ylli i ditës i qiellit të qytetërimit të vërtetë dhe burimi i lavdisë, i përparimit, i mirëqenies e i suksesit për mbarë njerëzimin? Me siguri do të vijë dita kur drita e saj e mahnitshme do ta shtrijë shkëlqimin e vet mbi tërë bashkësinë njerëzore. ...

Në qoftë se përgatitjet ushtarake do të vazhdojnë me ritmin e tanishëm, aparati i konfliktit do të arrijë një pikë të tillë që lufta do të bëhet e padurueshme për njerëzimin.

Nga ato që thamë del qartë se lavdia dhe madhështia e njeriut nuk qëndrojnë në etjen për gjak e në kthetrat e mprehta, në sheshimin përtokë të qyteteve e në rrënimet, në kasaphanën e ushtarakëve e të civilëve. Ajo që mund t'i sigurojë atij një të ardhme të ndritur është, përkundrazi, nami i tij për drejtësi, mirësia e tij ndaj të gjithëve, të shtresave të larta apo të ulëta qofshin; është ndërtimi i qyteteve, i fshatrave e i distrikteve; është ta bëjë jetën të lehtë, paqësore e të lumtur për të gjithë njerëzit; është të vendosë parime themelore për progresin, të ngrejë nivelin e jetesës dhe të shtojë pasurinë për tërë popullsinë. ...

Asnjë pushtet mbi tokë nuk mund të mposhtë ushtritë e drejtësisë dhe çdo kala duhet të bjerë përballë tyre, sepse njerëzit përkulen me dëshirë nën goditjet e kësaj shpate vendimtare, dhe vende që më parë ishin të rrënuara lulëzojnë nën hapat e kësaj ushtrie. Ka dy flamuj të fuqishëm të cilët, kur lëshojnë hijen e tyre mbi kurorën e çdo mbreti, bëjnë që ndikimi i qeverisjes së tij të përshkojë shpejt e me lehtësi, ashtu si drita e diellit, gjithë tokën: i pari nga këta dy flamuj është urtia; i dyti është drejtësia. Kundër këtyre dy forcave tepër të fuqishme nuk qëndrojnë dot kodrat e hekurta, dhe muri i Aleksandrit do të shembej përballë tyre. Është e qartë se jeta në këtë botë të vagëlluar është fluturake dhe e paqëndrueshme si era e mëngjesit, dhe duke qenë kështu sa me fat janë të mëdhenjtë që lënë pas një emër të mirë dhe kujtimin e një jete të harxhuar në shtegun e pëlqimit të Perëndisë.

Pushtimi mund të jetë edhe diçka e lavdërueshme, dhe ka raste që lufta bëhet baza e fuqishme e paqes, ndërsa rrënimi mjeti më i mirë i rindërtimit. Në qoftë se, për shembull, një sovran i virtytshëm i udhëheq trupat e tij për të bllokuar një sulm rebelësh e agresorësh, ose zbret në fushën e betejës dhe shquhet në një luftë për të bashkuar një shtet e një popull të ndarë, me një fjalë në qoftë se ai shpërthen një luftë për një qëllim të drejtë, atëherë ky zemërim në dukje është vetë mëshira, dhe kjo tirani në pamje të jashtme është vetë thelbi i drejtësisë e kjo luftë është guri themeltar i paqes. Sot detyra që u ka hije sundimtarëve të mëdhenj është të vendosin paqen e përgjithshme, sepse në të qëndron liria e të gjithë popujve.

('Abdu'l-Bahá, Sekreti i qytetërimit hyjnor, #121-23,124-25,128,130)

1584. Në ciklet e shkuara, edhe pse ishte vendosur harmonia, përsëri, për shkak të mungesës së mjeteve, uniteti i njerëzimit nuk u arrit. Kontinentet mbetën të përçara në tërësi, bile edhe në mes popujve të të njëjtit kontinent, uniteti dhe shkëmbimi i mendimeve ishin gati të pamundura. Si rrjedhim, marrëdhëniet, kuptimi dhe uniteti në mes të të gjithë popujve dhe racave të botës ishte i pamundur. Sot, megjithatë, mjetet e komunikimit janë shtuar dhe pesë kontinentet e tokës praktikisht janë shkrirë në një. ... Në të njëtën mënyrë të gjithë anëtarët e familjes njerëzore, qofshin popuj apo qeveri, qytete apo fshatra, janë bërë të ndërvarur prej njëri-tjetrit. Sepse askush nuk e siguron më vetë gjithçka, përderisa lidhjet politike i bashkojnë të gjithë popujt dhe kombet dhe lidhjet tregëtare dhe industriale, të bujqësisë dhe të edukimit, po fuqizohen nga dita në ditë. Si rrjedhim uniteti i të gjithë njerëzimit mund të arrihet në këtë ditë. Në fakt kjo nuk është gjë tjetër, veçse një prej mrekullive të kësaj epoke mrekullirash, të këtij shekulli të lavdishëm. Prej kësaj gjëje epokat e mëparshme ishin të privuara, ndërsa ky shekull - shekulli i dritës - u pajis me lavdinë unike dhe të pa parë, me pushtet dhe me ndriçim. Si rrjedhim, mrekullitë shpalosen të reja dhe magjepsëse çdo ditë. Dhe do të shihet eventualisht se si drita e qirinjve të tij do të ndriçojë në grupet e njerëzve.

Shiko se si drita e tij tashmë po agon përmbi horizontin e botës së errësuar. Qiriri i parë është uniteti në fushën politike, vezullimet e para të të cilit tashmë mund të shquhen. Qiriri i dytë është uniteti i mendimit në ndërmarrjet botërore, arritja e të cilit do të dëshmohet së shpejti, qiriri i tretë është uniteti në liri i cili me siguri do të bëhet realitet. Qiriri i katërt është uniteti fetar që është baza e vetë themelit dhe i cili, me pushtetin e vetë Zotit, do të shfaqet me gjithë shkëlqimin e vet. Qiriri i pestë është uniteti i kombeve - një unitet që në këtë shekull do të vendoset me siguri, duke bërë që të gjithë popujt e botës ta konsiderojnë vetvteen si qytetarë të të njëjtit komb të përbashkët. Qiriri i gjashtë është uniteti i racave, që do t'i bëjë të gjithë banorët e tokës popuj e farefis të së njëjtës racë. Qiriri i shtatë është uniteti gjuhësor, pra, zjgedhja e një gjuhe universale me të cilën të gjithë popujt do të instruktohen dhe do të bisedojnë. Secila dhe të gjitha këto do të bëhen realitet i paevitueshëm, sepse pushteti i Mbretërisë së Zotit do të ndihmojë për realizimin e tyre.

(Cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 38-39, dhe The Promised Day Is Come [Dita e Premtuar ka ardhur], bot. i rev., (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 120-21)

1585. ...çdo kauzë e madhe në këtë botë të ekzistencës gjen një shprehje të dukshme me anë të tre mjeteve: i pari, qëllimi; i dyti, konfirmimi; i treti, veprimi. Sot në botë ka shumë njerëz që çojnë më tej paqen dhe pajtimin dhe kërkojnë realizimin e njëshmërisë dhe të unitetit të botës njerëzore; por ky qëllim ka nevojë për një pushtet dinamik, në mënyrë që të mund t'i manifestohet botës së qenieve: Në këtë ditë instruksionet hyjnore dhe nxitjet e Zotit i shërbejnë çuarjes më tej të këtij qëllimi të madh, ndërsa konfirmimet e Mbretërisë gjithashtu e mbështesin dhe ndihmojnë realizimin e këtij qëllimi. Si rrjedhim, megjithëse forcat dhe mendimet e kombinuara të popujve të botës nuk munden të vetmuara të arrijnë këtë qëllim të lartësuar, pushteti i Fjalës së Zotit depërton në të gjitha gjërat dhe ndihmesa e Mbretërisë Hyjnore është e vazhdueshme. Së shpejti do të bëhet evidente dhe e qartë se emblema e paqes Më të madhe janë mësimet e Bahá'u'lláhut, ndërsa tenda e bashkimit dhe e harmonisë në mes të kombeve është Shtatorja e Mbretërisë Hyjnore sepse nën të, qëllimi, pushteti dhe veprimi, që të treja, mblidhen së bashku. Realizimi i gjithçkaje në botën e qenieve varet prej këtyre tre elementeve.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

1586. Sa më shumë të jetë e mundur, mos rri i qetë për asnjë çast, udhëto në veri dhe në jug të vendit dhe bëju thirrje të gjithë njerëzve të njëshmërisë së botës njerëzore dhe të paqes universale, duke thënë: O njerëz! Bahá'u'lláhu parashtroi themelin e pqaes universale pesëdhjet vjet më parë. Ai bile u adresoi Letra mbretërve, duke deklaruar se lufta mund të shkatërronte themelet e njerëzimit botëror, se paqja mundëson jetën e përjetëshme dhe se një rrezik ekstrem e pret njerëzimin. Gjithashtu tre vjet para se të shpëtonte lufta botërore, 'Abdu'l-Bahái udhëtoi në Amerikë dhe në shumicën e Europës, ku ai e ngriti zërin e tij përpara mitingjeve, shoqatave dhe kishave, duke bërë thirrje: O ju grumbull njerëzish! Kontineti i Europës është bërë tashmë me të vërtetë një arsenal i mbushur me eksploziv. Ka depozita të mëdha materiale shkatërruese që fshihen nën tokë, të gatshme për të shpërthyer me një shkëndijë të vetme, që mund ta bëjnë botën të tronditet. O ju njerëz që kuptoni! Nxiteni vetveten që të krijoni mundësinë që ky akumulim materiali të rrezikshëm të mos shpërthejë. Por kjo thirrje shkoi pa ia vënë veshin dhe si rrjedhim kjo luftë vrasëse shpërtheu.

Shumica e njerëzimit tashmë e kupton se çfarë fatkeqësia e madhe është lufta dhe se si lufta e kthen njeriun në një kafshë të egër, duke bërë që qytete dhe fshatra të begatëshme të reduktohen në rënoja dhe themelet e ndërtesave njerëzore të shemben. Tani, meqë të gjithë njerëzit i kanë hapur sytë dhe janë bërë të vëmendshëm, është koha për përhapjen e pqaes universale - një paqe të bazuar mbi drejtësinë dhe principialitetin - që njerëzimi të mos u ekspozohet rreziqeve të mëtejshme në të ardhmen. Tani është agimi i paqes universale dhe ylli i saj i ndritshëm shkëlqen dhe hedh dritë në Lindje dhe Perëndim, duke vezulluar. Vendosja e paqes universale nuk është e mundur, veçse nëpërmjet pushtetit të Zotit...

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

1587. Trazirat dhe konfuzioni po rriten çdo ditë në botë. Ato do të arrijnë një intesitet të tillë, sa do ta bëjnë strukturën njerëzore të paaftë për t'i duruar më. Atëhere njerëzit do të zgjohen dhe do t'u bëhet e qartë se feja është fortesa e pathyeshme dhe manifestimi i dritës së botës, ndërsa ligjet e saj, këshillat dhe mësimet e saj janë burimi i jetës mbi tokë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)
Nga Fjalët e 'Abdu'l-Baháit

1588. Sot bota njerëzore ka nevojë për një unitet dhe pajtim ndërkombëtar. Për t'i vendosur këto principe të mëdha fundamentale duhet një pushtet i fuqishëm shtytës. Është mjaft e qartë se uniteti i botës njerëzore dhe paqja Më e Madhe nuk mund të arrihet nëpërmjet mjeteve materiale. Ato nuk mund të vendosen as nëpërmjet pushtetit politik, sepse imteresat politike të kombeve janë të ndryshme dhe politika e popujve ndryshon dhe është kontradiktore. Ato nuk mund të themelohen nëpërmejt pushtetit radikal apo patriotik., sepse këto janë pushtete njerëzore, egoiste dhe të dobëta. Vetë natyra e diferencave raciale dhe e paragjykimeve patriotike e pengon realizimin e këtij uniteti dhe të kësaj marrëvesheje. Si rrjedhim, evidentohet se çuarja më tej e njëshmërisë së mbretërisë së njerëzimit, e cila është esenca e mësimeve të të gjitha manifestimeve të Zotit, është e pa mundur veçse nëpërmjet pushtetit hyjnor dhe frymës së Shpirtit të Shenjtë. Pushtetet e tjera janë shumë të dobëta dhe janë të pa afta për ta arritur këtë.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë, (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 11-12)

1589. Ne do të lutemi që emblema e paqes ndërkombëtare të ngrihet lart dhe që njëshmëria e botës njerëzore të mund të arrihet dhe të realizohet. E gjitha kjo bëhet e mundëshme dhe e zbatueshme nëpërmjet përpjekjeve tuaja. Qoftë kjo demokraci Amerikane, kombi i parë që do të vendosë themelet e marrëveshjes ndërkombëtare. Qoftë ky kombi i parë që do të shpallë universalitetin e njerëzimit. Qoftë ky i pari që do ta çojë më tej Paqen Më të Madhe dhe nëpërmjet këtij kombi të demokracisë le të përhapen më tej këto qëllime dhe institucione filantropike duke shkuar anembanë botës. Në të vërtetë, ky është një komb i madh dhe i nderuar. Këtu liria ka arritur shkallën e vet më të lartë. Qëllimet e popullit të saj janë më të vlefshmet. Ata janë me të vërtetë të vlefshëm për të qenë të parët në ndërtimin e Shtatores së Paqes Më të Madhe dhe për të shpallur njëshmërinë e njerëzimit. Unë do t'i lutem Zotit për asistencë dhe afirmim në emrin tuaj.

(Po aty, f. 36-37)

1590. Sot nevoja më e madhe e njerëzimit është ndërpreja e keqkuptimeve që ekzistojnë në mes të kombeve. Kjo nëse uniteti i gjuhëve nuk realizohet, paqja Më e Madhe dhe njëshmëria e botës njerëzore nuk mund të organizohet me efektivitet dhe nuk mund të vendoset, për shkak se funksioni i gjuhës është portretizimi i mistereve dhe i sekreteve të zemrave njerëzore. Zemra është si një kuti dhe gjuha është kyçi. Vetëm duke përdorur çelësin ne mund ta hapim kutinë dhe të shikojmë gurët e çmuar që ajo përmban. Prandaj, çështja e një gjuhe ndihmëse ndërkombëtare ka një rëndësi shumë të madhe. ... Është shpresa ime se ajo mund të prefeksionohet nëpërmjet bujarive të Zotit dhe se njerëz të zgjuar mund të zgjidhen nga vende të ndryshme të botës për të organizuar një kongres ndërkombëtar qëllimi kryesor i të cilit do të jetë çuarja më tej e këtij mjeti ndërkombëtar të ligjërimit.

(Po aty, f. 60-61)

1591. ...meqenëse unë e shoh se kombi Amerikan është kaq i aftë për arritje dhe se kjo qeveri është më e ndershmja e qeverive perëndimore, institucionet e saj janë superiore ndaj të tjerave, dëshira dhe shpresa ime është që flamuri i pajtimit ndërkombëtar të ngrihet së pari në këtë kontinet dhe standardi i paqes Më të madhe të shpaloset këtu. Populli Amerikan dhe qeveria e tyre qofshin të bashkuar në përpjekjet e tyre në mënyrë që kjo dritë të mund të agojë në këtë vend dhe të përhapet në të gjitha zonat, sepse kjo është njëra nga dhuratat më të mëdha të Zotit. Me qëllim që Amerika ta shfrytëzojë këtë mundësi, unë lutem që ju të përpiqeni dhe të luteni me shpirt dhe me zemër, duke ia përkushtuar të gjitha energjitë tuaja këtij qëllimi: që flamuri i paqes ndërkombëtare të mund të ngrihet këtu dhe që kjo demokraci të mund të bëhet shkaku i përfundimit të gjendjes së luftës në të gjitha vendet.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 83-84)

1592. Në epokat e shkuara njerëzimi kishte mangësira dhe pa aftësi sepse nuk ishte i kompletuar. Lufta e egërsitë e saj e kishin dëmtuar botën; edukimi i gruas do të jetë një hap i fuqishëm që do të çojë në heqjen dhe fundin e tyre, sepse ajo do ta përdorë influencën e saj kundër luftës. Gruaja i rrit fëmijët dhe edukon rininë gjer në pjekuri. Ajo do të refuzojë t'i japë bijtë e saj si sakrifica për fushën e betejës. Në fakt, ajo do të jetë faktori më i madh për vendosjen e paqes universale dhe të arbritaritetit ndërkombëtar. Me siguri që gruaja do ta heqë gjendjen e luftës në mes të njerëzimit....

(Po aty, f. 108)

1593. Dhe të gjithë ne e dimë se paqja ndërkombëtare është e mirë, se ajo çon në mirëqenien njerëzore dhe në lavdinë e njeriut, por dëshira dhe veprimi nevojiten për ta vendosur atë. Veprimi është thelbësor. Meqenëse ky shekull është një shekull i dritës, mundësia për veprim i jepet njerëzimit. Do të bëhet e nevojshme që principet hyjnore të përphapen në mes të njerëzve gjersa koha për veprime të arrijë. Me siguri që do të ndodhë kështu dhe me të vërtetë koha dhe kushtet janë pjekur për veprim tani....

(Po aty, f. 121)

1594. Kjo ka për të ndodhur. Pushteti i tokës nuk mund t'i pengojë privilegjet dhe dhuratat që Zoti i ka përcaktuar për këtë shekull të madh dhe të lavdishëm. Kjo është nevojë dhe nxitje e kohës. ... Le të bëhet ky shekull një diell për shekujt e mëparshëm, shkëlqimi i të cilit do të zgjasë përgjithmonë, kështu që në të ardhëshmen ata do ta lavdërojnë shekullin e njëzet, duke thënë se shekulli i njëzet ishte shekulli i dritave, shekulli i njëzet ishte shekulli i jetës, shekulli i njëzet ishte shekulli i paqes ndërkombëtare, shekulli i njëzet ishte shekulli i dhuratave hyjnore dhe shekulli i njëzet ka lënë gjurmë që do të mbeten përjetë.

(Po aty, f. 125-26)

1595. Çështja më e madhe e ditëve të sotme është paqja dhe arbitrimi ndërkombëtar dhe kjo paqe ndërkombëtare është e pamundur pa arbitrimin e përgjithshëm. Fëmijët edukohen nga gratë. Nëna mbart shqetësimet për rritjen e fëmijës, kalon vështirësitë e lindjes dhe të edukimit të tij. Si rrjedhim, është shumë vështirë për nënën që t'i dërgojë në fushën e betejës ata për të cilët ato kanë përkushtuar kaq shumë dashuri dhe kujdes. Mendo një bir që u rrit dhe u edukua për njëzet vjet rrjesht nga një nënë e devotshme. Sa netë të lodhëshme pa gjumë, sa ditë me shqetësime ka shpenzuar ajo! Ajo e ka shpëtuar atë prej rreziqeve dhe vështirësive gjer në moshën e pjekurisë, por sa e vështirë do të ishte ta sakrifikonte atë në betejë! Prandaj, nënat nuk do ta pranojnë luftën, as do të kënaqen me të. Kështu do të ndodhë, kur gratë të marrin pjesë tërësisht dhe me barazi në çështjet e botës, kur ato do të hyjnë me besim dhe aftësi në arenën e madhe të ligjeve dhe të politikës, lufta do të marrë fund; sepse gruaja do të jetë pengesë për këtë gjë. Kjo është e vërtetë pa asnjë dyshim.

(Po aty, f. 134-35)

1596. Tani shekulli i lavdishëm dhe i shkëlqyer i njëzetë agoi dhe bujaria hyjnore po rrezaton ngado...

Në fakt, ky mund të quhet mrekullia e shekujve, sepse është plot me manifestime mrekullish. Koha ka ardhur, që i gjithë njerëzimi do të bashkohet, kur të gjitha racat do t'i mbeten besnike të njëjtit atdhe, të gjitha fetë do të bëjnë një fe dhe ndarja fetare dhe raciale do të marrin fund. Është dita në të cilën njëshmëria e njerëzimit do ta ngrejë lart standardin e vet dhe paqen ndërkombëtare, si një mëngjes të vërtetë, që do ta përmbytë botën me dritën e tij....

(Po aty, f. 153)

1597. Ai përhapi adaptimin e të njëjtës rrugë për edukimin e burrit e të gruas. Vajzat dhe djemtë duhet të ndjekin të njëjtin program studimi, si rrjedhim të çojnë më tej unitetin e sekseve. Kur i gjithë njerëzimi do të ketë të njëjtat mundësi edukimi dhe barazia e burrit me të gruas do të realizohet, themelet e luftës do të shkatërrohen plotësisht. Pa barazi kjo do të ishte e pa mundur, sepse të gjithë ndryshimet dhe dallimet çojnë në disharmoni dhe sherr. Barazia në mes burrave dhe grave çon në heqjen e gjendjes së luftës për shkak se gratë kurrë nuk do të dëshironin ta pranonin atë. Nënat nuk do t'i jepnin bijtë e tyre si sakrifica për fushën e betejës pas njëzet vjetësh shqetësimesh dhe përkushtim dashurie për t'i rritur ata që nga fëmijëria, nuk ka rëndësi shkaku përse ata po thirren në luftë. Nuk ka dyshim se kur gruaja të fitojë barazi të drejtash, lufta do të ndërpritet krejtësisht në mes të njerëzimit.

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 175)

1598. Bota ka nevojë më të madhe për paqe ndërkombëtare. Gjersa ajo të vendoset, njerëzimi nuk do ta fitojë qetësinë dhe rehatinë. Është e nevojshme që të gjitha kombet dhe qeveritë të organizojnë një gjyq ndërkombëtar në të cilin të referohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe diferencat. Vendimi i këtij gjyqi do të jetë përfundimtar. Kundërvëniet individuale do të gjykohen nga gjyqet lokale. Çështjet ndërkombëtare do të paraqiten përpara gjyqit universal dhe kështu shkaku për luftë do të hiqet fare.

(Po aty, f. 301)

1599. Unë e shikoj se këta dy kombe të mëdha Amerikane [Shtetet e Bashkuar dhe Kanadaja] janë mjaft të aftë dhe të avancuar... Është shpresa ime se këta kombe të nderuara do të mund të bëhen faktorë spikatës për vendosjen e paqes ndërkombëtare dhe për njëshmërinë e botës njerëzore...

(Po aty, f. 318)

1600. Bota njerëzore përbëhet nga dy krahë: mashkulli dhe femra. Përsa kohë këta dy krahë nuk janë të barabartë në forcë, zogu nuk mund të fluturojë. Gjersa graria të arrijë të njëjtën shkallë si burrat, gjersa ajo të ketë të njëjtën fushë veprimtarish, arritje të jashtëzakonshme për njerëzimin nuk mund të ketë; njerëzimi nuk mund të fluturojë drejt majave të larta. Kur të dy krahët apo pjesët bëhen të barabarta në forcë, kanë të njëjtat privilegje, fluturimi i njeriut do të bëhet jashtëzakonisht i lartë dhe i jashtëzakonshëm. Prandaj, gruaja duhet të marrë të njëjtin edukim si burri dhe të gjitha barazitë të vendosen. Kështu, e pajisur me të njëjtat virtute si burri, e rritur me të gjitha shkallët e arritjeve njerëzore, gruaja do të bëhet e barabartë me burrin dhe pa u arritur kjo barazi, progresi dhe arritjet e vërteta për racën njerëzore nuk do të lehtësohen.

Shkaqet evidente që parashtrohen janë si më poshtë: gruaja nga natyra i kundërvihet luftës; ajo është mbrojtëse e paqes. Fëmijët rriten dhe brumosen nga nënat që u japin atyre principet e para të edukimit dhe të punës këmbëngulëse në emër të tyre. Mendo për shembull një nënë që e ka rritur me kujdes të birin për njëzet vjet gjer në moshën e pjekurisë. Me siguri ajo nuk do pranojë të ketë një bir që t'i merret për t'u vrarë në fushën e betejës. Prandaj, ndërsa gruaja shkon përpara drejt shkallës së burrit, në pushtet dhe privilegj, me të drejtën e votës dhe kontrollin në qeverisjen njerëzore, me siguri që lufta do të marrë fund; sepse gruaja nga natyra është mbrojtëse më e devotëshme dhe e palëkundur e paqes ndërkombëtare.

(Po aty, f. 375)

1601. Një Gjykatë Supreme do të zgjidhet nga popujt dhe qeveritë e çdo kombi, ku anëtarë nga çdo vend e qeveri do të mblidhen në unitet. Të gjitha konfliktet do të sillen para kësaj Gjykate, misioni i së cilës do të jetë të parandalojë luftën.

(Bisedat e Parisit, #40:28)

1602. Një gjykatë Supreme do të vendoset nga popujt dhe qeveritë e çdo kombi, e përbërë prej anëtarësh të zgjedhur nga çdo vend e qeveri. Anëtarët e këtij Këshilli të Madh do të mblidhen në unitet. Të gjitha mosmarrëveshjet e karakterit ndërkombëtar do t'i paraqiten kësaj Gjykate, e cila do të ketë për detyrë të rregullojë nëpërmjet arbitrazhit çdo gjë që përndryshe mund të bëhej shkak për luftë. Misioni i kësaj Gjykate do të ishte të parandalojë luftën.

(Bisedat e Parisit, #40:28)

1603. Sa për çështjen e çarmatimit, të gjithë kombet duhet të çarmatosen në të njëjtën kohë. Nuk do të funksiononte, dhe nuk propozohet, që disa kombe të hedhin armët, ndërsa të tjerët fqinjët e tyre, të mbeten të armatosur. Paqja e botës duhet të krijohet me marrëveshje ndërkombëtare. Të gjitha kombet duhet të pranojnë të çarmatosen njëkohësisht...

Asnjë konmb nuk mund të ndjekë politikë paqësore ndërsa fqinji i tij mbetet luftarak. Nuk ka drejtësi në këtë gjë. Askush nuk duhet të ëndërrojë sugjerimin se paqja botërore mund të vijë nëpërmjet një rruge të tillë veprimi. Ajo do të vijë nëpërmjet marrëveshjeve të përgjithëshme dhe të plota ndërkombëtare dhe jo në rrugë tjetër...

Veprimi i njëkohshëm, vazhdonte ai, është i nevojshëm në çdo plan për çarmatim. Të gjitha qeveritë e botës duhet t'i transformojnë anijet e tyre të luftës në anije tregëtare. Por asnjë komb nuk mund ta fillojë i pari një politikë të tillë dhe do të ishte budallallëk nëse ndonjë fuqi do të përpiqej të vepronte kështu...Kjo thjesht do t'i hapte rrugë shkatërrimit...

...

A ka ndonjë shenjë se paqja përfundimtare e botës do të vendoset në ndonjë periudhë të mundëshme? U pyet 'Abdu'l-Bahái. Ajo do të vendoset në këtë shekull, u përgjigj ai. Ajo do të jetë universale në shekullin e njëzet. Të gjithë kombet do të imponohen për të...

...
Nëpërmjet presionit ekonomik?

Po: kombet do të imponohen për të bërë paqe dhe për të rënë dakort për heqjen e luftës. Barra e tmerrshme e taksave për qëllime lufte do të bëhet e padurueshme për njerëzit...

Jo, tha 'Abdu'l-Bahái në mbyllje, unë përsëris, asnjë komb nuk mund të çarmatoset në këto rrethana. Çarmatimi me siguri që do të vijë, por ai duhet vijë dhe do të vijë me anë të miratimit të përgjithshëm të kombeve të qytetëruara të tokës. me marrëveshje ndërkombëtare ata do t'i hedhin arnët dhe një epokë e re paqeje do të fillojë.

Vetëm kështu dhe në asnjë mënyrë tjetër paqja do të vendoset mbi tokë.

(Nga intervista me një reporter gazete, cituar në 'Abdu'l-Bahá in Canada ['Abdu'l-Bahái në Kanada], (Thornhill: Botimet Kanadeze Bahá'í, 1987), f. 34-35)

1604. Sapo Parlamenti i Njeriut të vendoset dhe pjesët e tij përbërëse të organizohen, qeveritë e botës do të hyjnë në besëlidhjen e miqësisë së përjetëshme dhe nuk do të kenë nevojë të mbajnë ushtri dhe flota të mëdha. Disa batalione për të ruajtur rendin e brendshëm dhe një Polici Ndërkombëtare për të ruajtur rrugët dhe detrat do të jenë të nevojshme. Atëhere këto shuma të mëdha do të kthehen për kanale të tjera më të dobishme, varfëria do të zhdueket, dijenia do të shtohet, fitoreve të Paqes do t'u këndohet nga poetët dhe këngëtarët, dijenia do të përmirësohet dhe konditat e njeriut do të lëkunden në djepin e lumturisë dhe të gëzimit. Atëhere, nëse një qeveri është kushtetuese apo republikane, monarki e trashëguar apo demokraci, sunduesit do t'ia kushtojnë kohën e tyre begatisë së kombit, zgjedhjes së ligjeve të drejta dhe me mend dhe përmirësimit dhe afërsisë më të madhe të lidhjeve miqësore me fqinjët e tyre - kështu bota e njerëzimit do të bëhet një pasqyrë që reflekton virtutet dhe atributet e Mbretërisë së Zotit.

Me një marrëveshje të përgjithëshme të gjithë qeveritë e botës do të çarmatosen njëkohësisht... Nuk do të funksiononte nëse njëri hedh armët ndërsa të tjerët refuzojnë të bëjnë kështu. Kombet e botës duhet të kombinojnë me njëri-tjetrin lidhur me këtë subjekt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kështu ata mund t'i braktisin së bashku armët vdekjeprurëse të kashapanës njerëzore. Për sa kohë një komb i rrit buxhetet e tij ushtarake dhe detare, edhe kombet e tjera do të nxiten në këtë konkurrencë të çmendur për shkak të interesave të tyre natyrale dhe të drejta....

...

Tani çështja e çarmatimit duhet vënë në praktikë nga të gjitha kombet dhe jo vetëm nga një ose dy. Si rrjedhim mbrojtësit e Paqes do të përpiqen natë e ditë, kështu që individët e çdo vendi të mund të bëhen paqedashës, opinioni publik të mund të fitojë një mbështetje të madhe dhe të vazhdueshme dhe nga dita në ditë ushtria e Paqes Ndërkombëtare të shtohet çarmatimi plotë të arriohet dhe Flamuri i Pajtimit Universal të valëvitet mbi majat e maleve të tokës.

...

Idealet e paqes duhet të ushqehen dhe të përhapen në mes të banorëve të tokës; ata duhet të instruktohen në shkollën e Paqes dhe për të këqijat e luftës. Së pari: financierët dhe bankierët duhet të mos i japin para asnjë qeverie që planifikon të fillojë një luftë të padrejtë mbi një komb të pafajshëm. Së dyti: presidentët dhe drejtuesit e hekurudhave dhe të kompanive detare duhet të kufizohen duke mos transportuar municione lufte, motora armësh, mitraloza, topa dhe barut nga një vend në tjetrin. Së treti: ushtarët duhet të bëjnë peticion, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, tek Ministrat e Luftës, politikanët, anëtarët i Kongresit dhe gjeneralët për t'ua sqarar me gjuhë të kuptueshme shkaqet dhe arsyet përse ata e kanë çuar vendin në prag të një katastrofe të tillë kombëtare. Ushtarët duhet (ta kërkojnë këtë si një privilegj. "Na i demostroni ne", ata duhet të thonë, "se kjo është një luftë e drejtë dhe vetëm atëhere ne do të hyjmë në betejë, përndryshe ne nuk do të ndërmarrim asnjë hap. ... Dilni nga vendet ku jeni fshehur, hyni në betejë, nëse doni të sulmoni njëri - tjetrin dhe shqyeni njëri-tjetrin në copëra, nëse ju dëshironi të hidhni tutje të ashtëquajturat konventa tuajat. Mosmarrëveshja dhe sherri janë në mes jush; përse na bëni ne një popull të pafajshëm, pjesëtarë në të? Nëse beteja dhe gjakderdhja janë gjëra të mira, atëhere na udhëhiqni ju me prezencën tuaj!"

Shkurtimisht, çdo mjet që sjell luftë duhet të kontrollohet dhe shkaqet që e pengojnë fillimin e luftës të vendosen; - kështu që konflikti fizik të mund të bëhet një pamundësi. Nga ana tjetër, çdo vend duhet të jetë përkufizuar mirë, me kufijtë e veta egzakte të shënuara, me integritetin e vet Kombëtar të siguruar, me indipendencën e vet të vazhdueshme të ruajtur dhe me interesat e veta jetësore të nderuara nga familja e kombeve. Këto shërbime duhet të bëhen nga një komision i paanshëm, ndërkombëtar. Në këtë mënyrë të gjitha shkaqet për fërkime dhe diferenca do të hiqen. Dhe në rast se do të ketë mosmarrëveshje në mes tyre, ata mund të arbitrojnë përpara Parlamentit të Njeriut, përfaqësuesit e të cilit do të zgjidhen nga njerëzit më të mençur dhe më me gjykim të të gjithë kombeve të botës.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 5, no. 8 (Gusht 1914), f. 115-17)

1605. Çdo shekull mbart zgjidhjet e një problemi dominues. Megjithëse mund të jenë shumë probleme, përsëri njëri prej problemeve të panumërta do të zmadhohet dhe do të bëhet më i rëndësishmi i të gjithëve.

...në këtë shekull të ndritshëm dhurata më e madhe për botën e njerëzimit është Paqja Universale, që duhet të themelohet, kështu që mbretëria e krijimit të mund ta fitojë qetësinë, Lindja dhe Perëndimi, që përfshijnë në krahët e tyre pesë kontinente të globit, të mund ta përqafojnë njëri-tjetrin, që njerëzimi të mund të pushojë nën tendën e njëshmërisë së njerëzimit botëror dhe flamuri i paqes universale të mund të valëvitet mbi të gjitha krahinat...

..

Sot detyra e vërtetë e një mbreti të fuqishëm është të vendosë paqen universale; sepse në të vërtetë ajo shënon lirinë e të gjithë popujve të botës. Disa persona që janë injorantë për botën e njerëzimit të vërtetë dhe për ambicjet e saj të larta për të mira të përgjithëshme, mendojnë se një konditë e tillë e lavdishme për jetën është shumë e vështirë, bile gati e pamundur për t'u arritur. Por nuk është kështu, përkundrazi.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 7, no. 14 (Nëntor 1916), f. 186)

1606. O ju individë të njerëzimit, gjejini ju mjetet për parandalimin e kësaj vrasjeje dhe gjakderdhjeje të madhe. Tani është koha e caktuar! Tani është koha e duhur! Ngrihuni ju, bëni ju një përpjekje, vini në zbatim forcën tuaj të jashtëzakonshme dhe shpaloseni Flamurin e Paqes Universale dhe bllokojeni furinë e papërmbajtur të këtij përroi të egër që po e shkatërron dhe dëmton gjithçka.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 18, no. 11 (Shkurt 1928), f. 345)

1607. Nëpërmjet çfarë procesi, vazhdonte pyetësi, do të vendoset kjo paqe mbi tokë? A do të vijë ajo menjëherë pas deklaratës universale të së Vërtetës?

Jo, ajo do të vijë gradualisht, tha 'Abdu'l-Bahái. Një bimë që rritet shumë shpejt zgjat për një kohë të shkurtër. Ju jini familja juaj dhe ai vështroi përreth me një buzëqeshje, fëmijët e mi të rinj! Nëse një familje jeton në harmoni, rezultate të larta mund të arrihen. Zgjeroheni rrethin; kur një qytet jeton në harmoni intime rezultate më të mëdha do të pasojnë dhe një kontinet që është tërësisht i bashkuar në të njëjtën mënyrë do t'i bashkojë të gjitha kontinentet e tjera. Atëhere do të vijë koha e rezultateve më të mëdha, sepse të gjithë banorët e tokës do t'i përkasin të njëjtës vendlindje.

('Abdu'l-Bahá in London: Addresses, and Notes of Conversations ['Abdu'l-Bahá në Londër: Fjalime, dhe shënime të bisedave], bot. përkujtimor (Londër: Trusti Botues Bahá'í, 1987), fq.106)

Nga Shkrimet e Shoghi Effendiut:

1608. Miq të shumëdashur! Njerëzimi, nëse shikohet në dritën e sjelljes individuale të njeriut apo në marrëdhëniet ekzistuese ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të organizuar, për fat të keq, ka shkuar në rrugë të gabuar dhe ka bërë një rënie të madhe që nuk mund të korrigjohet me anë të përpjekjeve të pa ndihmuara të sunduesve dhe burrave të shtetit më të njohur dhe më të mirë të tij - sado pa interes të jenë motivet e tyre, sado të dedikuar të jenë veprimet e tyre, sado të pakuryser të jenë në zellin dhe në përkushtimin ndaj kësaj kauze. Asnjë skemë të cilën kalkulimet e politikanit më të mirë mund ta planifikojnë, asnjë doktrinë të cilën eksponentët më të shquar të teorive ekonomike mund të mendojnë ta parashtrojnë, asnjë princip që moralistët më të zjarrtë përpiqen ta paraqesin, nuk mund të sjellë, në fund të fundit, themele të përshtatëshme mbi të cilat e ardhëshmja e botës së çrregulluar mund të ndërtohet. Asnjë thirrje pët tolerancë të dyanëshme që të mençurit e botës mund të ngrenë, sado nxitëse dhe këmbëngulëse, nuk mund t'i paqësojë pasionet e saj apo ta ndihmojë të rimarrë qetësinë. As ndonjë skenë e përgjithëshme e kooperimit të organizuar ndërkombëtar, në çfarëdo lloj sfere të veprimtarisë njerëzore, sado gjenial në konceptim apo i gjerë në fushë, nuk do t'ia dalë mbanë të shmangë thelbin e shkakut të së keqes që e ka përmbysur kaq keq ekuelibrin e shoqërisë së ditëve të sotme. Bile, unë marr guximin të afirmoj, edhe vetë veprimi i mënyrës së planifikimit që kërkon unifikim politik dhe ekonomik të botës - një princip që po mbrohet në rritje kohët e fundit - nuk jep në vetvete antidotin kundër helmit që në mënyrë konstante po e dërrmon enerjginë e popujve dhe të kombeve të organizuara. Ç'gjë tjetër, do të mundeshim ne të afirmonim me besim, përveç pranimit pa rezerva të Programit Hyjnor të shpallur me një thjeshtësi dhe me një forcë të tillë gjashtëdhjet vjet më parë prej Bahá'u'lláhut, duke trupëzuar në thelbin e vet planin me përcaktim hyjnor të Zotit për unifikimin e njerëzimit në këtë epokë, të dubluar me një bindje të palëkundur në efikasitetin e sigurt të të gjitha ideve të tij, që përfundimisht janë të afta t'i ndalojnë forcat e çintegrimit të përbrendshëm i cili, nëse mbetet i pakontrolluar, do të vazhdojë të gllabërojë oragent e një shoqërie të dëshpëruar. Drejt këtij qëllimi - qëllimi i një Rendi Botëror, me origjinë Hyjnore, gjithëpërfshirës në fushën e vet, i barabartë në princip, sfidues në tipare - për të cilin njerëzimi i shqetësuar duhet të përpiqet.

Të pretendosh t'i kesh kuptuar të gjitha nënkuptimet e skemës së komplikuar të Bahá'u'lláhut për solidaritetin njerëzor mbarë botëror apo të thellohesh në rëndësinë e tyre, do të ishte mendjemadhësi nga ana e bile mbështetësve të deklaruar të Besimit të Tij. Të përpiqesh t'i shikosh të gjitha mundësitë e tij, të vlerësosh përfitimet e tij të së ardhëmes, të penelosh lavdinë e tij, do të ishte e parakohëshme bile edhe në një fazë kaq të avancuar të evolucionit të njerëzimit.

Të gjithë ne mund të përpiqemi në mënyrë të arsyeshme për t'u munduar të fitojmë një thërrmijë të vezullimeve të para të Agimit të premtuar që duhet, në kohën e duhur, ta përzërë errësirën që e ka rrethuar njerëzimin. Gjithçka që ne duhet të bëjmë është të zgjedhim, duke e veçuar mirë, ato që ne na duken të jenë principet udhëzuese të parashtruara në Rendin Botëror të Bahá'u'lláhut, siç përforëcohet dhe shpallet prej 'Abdu'l-Baháit, Qendra e Besëlidhjes së Tij në të gjithë njerëzimin dhe Përkthyesi i emëruar dhe Parashtruesi i Fjalës së Tij.

Revolta dhe vështirësitë e masës së përvuajtur të njerëzimit krijoi në një shkallë aspak të vogël pasoja direkte të Luftës Botërore që i atribohet mendjengushtësisë dhe miopisë së Hartuesve të Traktateve të Paqes, gjë që vetëm një mendje e njëanëshme refuzon ta pranojë...

Do të ishte e kotë sidoqoftë të debatoje se lufta, megjithë humbjet që përfshiu, me zemërimin që ngjalli dhe me urrejtjen që la pas, ishte përgjegjëse vetëm për konfuzionin e paparë në të cilin gati çdo seksion i botës së qytetëruar është zhytur në të tashmen. Nuk është një fakt - dhe kjo është ideja qëndrore që unë dua të theksoj - se qëllimi kryesor i trazirave të kësaj bote i atribohet, jo dhe aq shumë pasojave që shpjet ose vonë do të konsiderohen si zhvendosje tranzitore në çështjet e një bote në ndryshim të vazhduar, por më tepër janë dështimi i atyre në duart e të cilëve është lënë fati imediat i popujve dhe i kombeve, që rregullojnë sistemet e tyre të institucioneve ekonomike dhe politike për nevojat imperative të një epoke që zhvillohet me shpejtësi? A nuk janë këto kriza kronike që trondisin shoqrinë e ditëve tona në sajë të paaftësisë ankuese të udhëheqësve të njohur të botës që nuk i lexojnë siç duhet shenjat e kohërave, që nuk e çlirojnë vetveten një herë e mirë nga idetë e tyre të parakrijuara dhe nga besimet e tyre të kushtëzuara, duke mos e ristrukturuar makinerinë e qeverive të tyre respektive sipas atyre standardeve që janë të qarta në deklaratën supreme të Bahá'u'lláhut për njëshmërinë e njerëzimit - tipari i parë dhe spikatës i Besimit që Ai shpalli?....

Sa patetike me të vërtetë janë përpjekjet e këtyre udhëheqësve të institucioneve njerëzore që, në mospërfillje të shpirtit të epokës, përpiqen t'i rregullojnë proceset Kombëtare, në përshtatje me ditët e vjetra të kombeve të vetë qeverisura të një epoke e cila ose duhet të arrijë unitetin e botës, siç parashtrohej prej Bahá'u'lláhut, ose duhet të vdiste. Në një kohë kaq kritike në historinë e qytetërimit, është detyra e udhëheqësve të të gjitha kombeve të botës, të mëdhenj apo të vegjël, qofshin në Lindje apo në Perëndim, qofshin fitimtarë apo të humbur, t'i kushtojnë vëmendje tingullit të thirrjes së Bahá'u'lláhut dhe, të përshkruar tërësisht në një sens solidariteti botëror, thelbi i besnikërisë ndaj Kauzës së Tij, të ngrihen burrërisht për ta zbatuar në tërësinë e vet planin e shërimit që Ai, Mjeku Hyjnor, përshkroi për një njerëzim të sëmurë. Le t'i diskreditojnë ata, një herë e mirë, të gjitha idetë e parapërgatitura, çdo paragjykim kombëtar, duke i kushtuar vëmendje këshillës sublime të 'Abdu'l-Baháit, Parashtruesi i autorizuar i mësimeve të Tij. Ju mund t'i shërbeni më mirë vendit tuaj, ishte këshilla e 'Abdu'l-Baháit për një zyrtar të lartë në shërbim të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e pyeti Atë për mënyrën më të mirë se si ai mund t'i çonte më tej interesat e qeverisë dhe popullit të vet, nëse ti përpiqesh, me kapacitetin si qytetar i botës, të ndihmosh për zbatimin përfundimtar të principit të federalizmit duke i parashtruar qeverisë së vendit tënd marrëdhëniet që ekzistojnë tashmë ndërmjet popujve e kombeve të botës.

...

Një formë e një supershteti botëror ka nevojë të krijohet, në favor të të cilit të gjithë kombet e botës do të dorëzojnë çdo pretendim për të bërë luftë, të drejtat e caktuara për të vendosur taksa dhe të gjitha të drejtat për të mbajtuar armatime, përveç për qëllim të ruajtes së rendit të përbrendshëm përbrenda dominimeve të tyre përkatëse. Një shtet i tillë do të duhet të përfshijë përbrenda orbitës së tij një aparat ndërkombëtar ekzekutiv të përshtatshëm për të imponuar autoritet suprem dhe të pakëndurshtueshëm për çdo anëtar të pabindur të Komonwealthit; një parlament botëror anëtarët e të cilit do të zgjidhen nga populli në vendet e tyre përkatëse dhe zgjedhja e të cilave do të konfirmohet nga qeveritë e tyre përkatëse; dhe një gjyq suprem gjykimi i të cilit do të ketë efekt detyrues bile edhe në ato raste kur grupet e interesuara nuk pranojnë vullnetarisht ta parashtrojnë rastin e tyre për shqyrtim. Një komunitet botëror në të cilin të gjitha barrierat ekonomike do të shkatërrohen përfundimisht dhe ndërvarësia e Kapitalit dhe e Punës do të njihet përfundimisht; në të cilin zhurma e fanatizmit fetar dhe e sherrit do të marrë fund përgjithmonë; në të cilin flamuri i zemërimit racial do të shueht përfundimisht; në të cilën një kod i veçantë i ligjit ndërkombëtar - produkti i gjykimit të thellë të përfaqësueve të federuar të botës - do të ketë si miratim të vetin ndërhyrjen e menjëhershme dhe të njëkohëshme të forcave të kombinuara të grupeve të federuara; dhe përfundimisht do të kemi një komunitet botëror në të cilin furia e Kombëtarizmit kapriçoz e militant do të kthehet në një qytetari të bindur dhe të ndërgjegjëshme - e tillë duket në fakt, në vija të gjera, Rendi i parashikuar prej Bahá'u'lláhut, një Rend që do të konsiderohet si fruti më i mirë i një epoke që po piqet ngadalë.

...

Le të mos ketë keqkuptime përsa i përket kuptimit gjallërues të Ligjit mbarëbotëror të Bahá'u'lláhut. Në vend që të ketë për qëllim përmbysjen e themeleve ekzistuese të qeverisë, ai kërkon ta zgjerojë bazën e saj në përshtatje me nevojat e një bote përherë në ndryshim. Kjo nuk u kundërvihet pretindimeve legjitime, as nuk i mohon besnikëritë thelbësore. Qëllimi i saj është që as të mos e ulë flakën e patriotizmit të shëndoshë dhe inteligjent në zemrat e njerëzve, as të mos e heqë sistemin e autonomisë kombëtare, kaq esenciale, nëse të këqiat e centralizimit të tepruar duhet të shmangen. Kjo nuk injoron, as nuk përpiqet ta ndrydhë diversitetin e origjinave etnike, të klimës, të historisë, të gjuhës dhe të traditës, të mendimit dhe të zakoneve, që i diferencojnë kombet dhe popujt e botës. Ajo kërkon për një besnikëri më të madhe, për një aspiratë më të madhe se ato që e kanë gjallëruar racën njerëzore. Ajo konsiston në nënshtrimin e shtytjeve dhe të interesave kombëtare ndaj kërkesave imperative për një botë të unifikuar. Ajo e mohon centralizmin e tepruar nga një anë dhe i shmang të gjitha përpjekjet për uniformitet nga na tjetër. Parrulla e saj është uniteti në diversitet ashtu siç e ka sqaruar Vetë 'Abdu'l-Bahái.

...

Nënkuptimet e tij [të Principit të Njëshmërisë së Njerëzimit] janë më të thella, pretendimet e tij më të mëdha se të secilit prej Profetëve më të avancuar të mëparshëm. Mesazhi i saj aplikohet jo vetëm për individët, por ka të bëjë në rradhë të parë me natyrën e këtyre marrëdhënieve thelbësiore që duhet t'i lidhin të gjithë shtetet dhe kombet si anëtarë të një familjeje njerëzore. Ajo nuk përbën thjesht shpalljen e një ideali, por qëndron e lidhur në mënyrë të pazgjidhëshme me një institucion të përshtatshëm për trupëzimin e të vërtetës së tij, për demostrimin e vlerës së tij dhe për përjetësimin e influencës së tij. Ai nënkupton një ndryshim organik në strukturën e shoqërisë së ditëve tona, një ndryshim të tillë që bota kurrë nuk e provuar akoma. Ai përbën një sfidë, njëkohësisht trimërore dhe universale, për t'i nxjerrë jashtë përdorimit parrullat e kredove kombëtare - kredo që ka ardhur koha të marrin fund dhe të cilat, sipas rrjedhës së rregullt të ngjarjeve që marrin formë dhe kontrollohen nga Providenca, duhet t'i hapin rrugë një ungjilli të ri, në thelb i ndryshëm dhe shumë më superior ndaj asaj që bota ka kuptuar tashmë. Ai bën thirrje për jo më pak se sa rindërtimi dhe demilitarizimi i të gjithë botës së qytetëruar - një botë e unifikuar në mënyrë organike në të gjitha aspektet thelbësore të jetës së saj, me makinerinë e vet politike, me aspiratat e veta shpirtërore, me financat dhe tregëtinë e vet, me gjuhën dhe shkrimin e saj dhe megjithatë e pafundme në diversitetin e karakteristikave Kombëtare të pjesëve të federuara të saj.

Kjo përfaqëson përsosmërinë e evolucionit njerëzor - një evolucion që i ka patur fillimet e tij të para në lindjen e jetës familjare, në zhvillimin e mëpastajmë për arritjen e solidaritetit farefisnor, që çoi më pas në krijimin e qytetit shtet dhe në zgjerimin e mëvonshëm në institucionin e kombeve të pavarura dhe sovrane.

...

Të marrim vetëm një shembull. Sa të sigurta ishin konfirmimet e bëra në ditët para konfirmimit të shteteve të kontinentit Amerikano Verior lidhur me barrierat e pakalueshme që pengonin rrugën për federimin e tyre përfundimtar! A nuk ishte deklaruar gjerësisht dhe me forcë se interesat kontradiktore, mosbesimi i dyanshëm, ndryshimet e zakoneve dhe të qeverive që i ndanin shtetet ishin të tilla sa asnjë forcë, qoftë shpirtërore apo kohore, nuk do të shpresonte ta harmonizonte apo ta kontrollonte këtë? Dhe megjithatë sa të ndryshme ishin konditat që mbizotëronin njëqind e pesëdhjetë vjet më parë nga ato që e karakterizojnë shoqërinë e ditëve të sotme! Me të vërtetë nuk do të ishte egzagjerim po të thuhej se mungesa e këtyre lehtësirave që progresi shkencor modern i ka vënë në shërbim të njerëzimit të kohës së sotme, e bënte problemin e shkrirjes së shteteve Amerikane në një federatë të vetme, megjithëse kishin njëfarë ngjashmërie në tradita të caktuara, një detyrë shumë herë më komplekse se sa ajo që ka përballë njerëzimi i përçarë në përpjekjet e tij për të arritur unifikimin e të gjtihë njerëzve.

Kush e dinte se për zbatimin e një koncepti kaq të lartësuar, vuajtje edhe më intensive se ato që janë provuar gjer tani do të shkaktoheshin mbi njerëzimin? A do të mundte ndonjë gjë tjetër përveç zjarrit të një lufte civile megjithë dhunën dhe të apriturat - një luftë që gati e copëtoi Republikën e madhe Amerikane - t'i shkrinte shtetet, jo vetëm në një bashkim të grupeve të veçanta, por në një Komb, megjithë ndryshimet etnike që i karakterizonin pjesët e tij përbërëse? Një revolucioni tillë kaq fundamental, që përfshiu ndryshime të mëdha në strukturën e shoqërisë, do të dukej mjaft i pamundur të arrihej nëpërmjet procesit të zakonshëm të diplomacisë dhe të edukimit. Ne duhet vetëm ta kthejmmë vçështrimin në historinë e përgjakur të njerëzimit për ta kuptuar se asgjë pa një agoni intensive mendore dhe fizike nuk ka qenë e aftë t'i kryejë këto ndryshime epokë krijuese që përbëjnë majat më të larta në historinë e qytetërimit botëror.

Të mëdha dhe me prespektivë kanë qenë këto ndryshime të së shkuarës, që mund të kuptohen vetëm nëse shikohen në perspektivën e tyre të duhur, veçse si korrektime të një pas njëshme që çojnë në transformimin e fushës dhe madhështisë së pashoqe të cilën njerëzimi duhet ta kryejë në këtë epokë. Që forcat e një katastrofe botërore mund të krijojnë një fazë të tillë të re të mendimit njerëzor, për fat të keq, kjo po bëhet e qartë në rritje. Se asgjë pa zjarrin e një trazire të ashpër, të paparë në intesitet, nuk mund t'i shkrijë dhe t'i bashkojë pjesët e kundërta, që përbëjnë elementët e qytetërimit të sotshëm, duke i bërë komponentë integralë të Komunwelthit botëror të së ardhëshmes, që është një e vërtetë të cilën ngjarjet e ardhëshme do ta demostrojnë në rritje.

Zëri profetik i paralajmërimit të Bahá'u'lláhut, në fragmentet përmbyllëse të "Fjalëve të Fshehura", "popujt e botës" se një "fatkeqësi e paparë po i ndjek ata dhe se një shpërblim i trishtuar i pret ata" hedh me të vërtetë një dritë tronditëse mbi fatin imediat të njerëzimit të përvuajtur. Asgjë përveç një trazire të ashpër, prej së cilës njerëzimi do të dalë i pastruar dhe i përgatitur, nuk mund të çojë në vënien para përgjegjësisë të udhëheqësve të një epoke të re që do t'u vihet mbi shpinë.

Unë përsëri do ta ktheja vëmendjen tuajk në këto fjalë shumëkuptimëshe të Bahá'u'lláhut të cilin unë tashmë e kam cituar: "Dhe kur ora e caktuar të vijë, atëhere papritur do të shfaqet ajo që do t'i bëjë gjymtyrët e njerëzimit të dridhen."

A nuk e ka konfrimuar 'Abdu'l-Bahái vetë me një gjuhë fare të qartë se "Një luftë tjetër, më e ashpër se e para do të shpërthejë me siguri?"

Me arritjen e kësaj ndërmarrjeje kolosale dhe të papërshkruar në lavdi - një ndërmarrje që ua kalonte burimeve të politikës Romake dhe të cilin përpjekjet e dëshpëruara të Napoleonit nuk mundën ta arrijnë - do të ketë në dorë realizimin e atij mijëvjeçari që poetët e të gjitha epokave i kanë kënduar dhe që vëzhguesit e kanë ëndërruar për një kohë të gjatë. Prej tij do të varet plotësimi i profecive të thëna nga Profetët e vjetër, kur shpatat do të kthehen në plugje dhe luani dhe qengji do të rrinë së bashku. Vetëm kjo mund të çojë në Mbretërinë e Atit Qiellor siç parashikohet nga Besimi i Jezu Krishtit. Vetëm kjo mund të vendosë themelin e një Rendi të Ri Botëror të paraparë prej Bahá'u'lláhut - një Rend Botëror që do të reflektojë, sado zbehtësisht, mbi këtë plan tokësor, shkëlqimet e mëdha të Mbretërisë Abha.

Edhe një fjalë më tepër në mbyllje. Shpallja e njëshmërisë së Njerëzimit - guri kryesor i themelit të dominimit gjithëpërfshirës të Bahá'u'lláhut - në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohet me shprehje të tilla të shpresës së devotshme siç bëhej në të shkuarën. Nuk është vetëm një thirrje ajo që bëri Ai, e vetmuar dhe e pandihmuar përballë kundërshtimit të madh dhe të kombinuar të dy prej fuqive më të mëdha Orientale të kohës së Tij - ndërsa ai Vetë, një i mërguar dhe i burgosur në duart e tyre. Ajo nënkupton menjëherë një paralajmërim dhe një premtim - një paralajmërim se në të është mjeti i vetëm për shpëtimin ew një bote që po vuan shumë, një premtim se realizimi i tij është në rrugë e sipër.

I thënë në një kohë, kur mundësia e tij ende nuk ishte parashikuar seriozisht në asnjë vend të botës, në sajë të fuqisë qiellore që Shpirti i Bahá'u'lláhut u dha atyre, bëri që më në fund të konsiderohet nga një numër në rritje njerëzish mendimtarë, jo vetëm si një mundësi në afrim, por si një e ardhëshme e nevojshme e forcave që tashmë veprojnë në botë.

Sigurisht që bota, e zvogëluar dhe e transformuar në një organizëm të vetëm mjaft kompleks nga progresi mahnitës i arritur në fushën e shkencave fizike, me zgjerimin mbarëbotëror të tregëtisë dhe të industrisë dhe të luftrave, nën presionin e forcave botërore ekonomike në mes të humnerave të qytetërimit materialist, qëndron në nevojë ekstreme për rideklarimin e së Vërtetës që parashtrohet në gjithë Revelacionet e së shkuarës me një gjuhë që u përshtatet kërkesave të tij esenciale. Dhe cili zë tjetër përveç atij të Bahá'u'lláhut - fjala e Zotit për këtë epokë - është i aftë të bëjë një transformim aaq radikal të shoqërisë, sa atë që Ai tashmë ka kryer në zemrat e atrye burrave dhe grave, kaq të ndryshëm dhe në dukje të papajtueshëm që përbëjnë trupin e pasuesve të Tij të deklaruar anembanë botës?

Se një koncept i tillë i fuqishëm po lulëzon në mendjet e njerëzve, se zëra po ngrihen në mbështetje të tij, se tiparet e tij në rritje duhet të kristalizohen me shpejtësi në ndërgjegjen e atyre që janë në autoritet, për këtë shumë pak mund të dyshojnë. Ky është një fillim modest që tashmë ka marrë formë në Administratën mbarëbotërore me të cilën pasuesit të Besimit të Bahá'u'lláhut janë bashkuar, përveç atyre zemrat e të cilëve janë infektuar nga paragjykimi dhe nuk mund të kuptojnë.

(28 nëntor 1931 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh: Selected Letters [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut: Letra të zgjedhura]; f.33-37, 40-43, 45-48)

1609. Asnjë makineri që nuk është në standardin e paraqitur prej Revelacionit Bahá'í, dhe sipas shabllonit suprim të përcaktuar prej mësimeve të Tij, edhe nëse përpjekjet e përbashkëta të njerëzimit mund ta projektojnë, kurrë nuk mund të shpresojë të arrijë gjë tjetër përveç "Paqes së Vogël" të cilën Autori i Besimit tonë e ka nënkuptuar Vetë në shkrimet e Tij. "Tani që ju e keni refuzuar Paqen Më të Madhe", Ai, duke i qortuar mbretërit dhe sunduesit e tokës, shkruante, "mbahuni ju fort pas kësaj Paqeje të Vogël, që të keni mundësinë që gjer në njëfarë shkalle të përmirësoni konditat tuaja dhe ato të vartësve tuaj." Duke u zgjatur në këtë Paqe të Vogël, Ai u adresohet kështu në të njëtjën Tabelë sunduesve të tokës: "Pajtohuni në mes tuaj, që jz të mos keni më nevojë për armatime veçse aaq sa të ruani territoret dhe dominimet tuaja... Bashkohuni, o Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e mosharmonisë do të qetësohet në mesin tuaj dhe njerëzit tuaj do të gjejnë prehje, nëse ju jeni nga ata që kuptoni. Nëse ndonjëri në mes tuaj do të rrëmbejë armët kundër tjetrit, ngrihuni ju të gjithë kundër tij, sepse ky s'është gjë tjetër veçse manifestim i drejtësisë."

Paqja Më e Madhe, nga ana tjetër, siç mendohej prej Bahá'u'lláhut - një paqe që në mënyrë të paevitueshme do të pasojë si një pasojë praktike e spiritualizimit të botës dhe e shkrirjes e të gjitha racave, kredove, klasave dhe kombeve - nuk mund të qëndrojë mbi ndonjë bazë tjetër dhe nuk mund të ruhet nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër, veçse nëpërmjet urdhëresave me përcaktim hyjnor që janë sqaruar në Rendin Botëror që qëndron i lidhur me Emrin e Tij të shenjtë....

...

Revalacioni i Bahá'u'lláhut, misioni suprem i të cilit nuk është tjetër veçse arritja e këtij uniteti organik dhe shpirtëror të të gjithë trupit të kombevce, nëse ne u përmbahemi nënkuptimeve të tij, duhet të konsiderohet si sinjalizues nëpërmjet ardhjes së tij për ardhjen e epokës së të gjithë racës njerëzore.Ai duhet parë jo thjesht si një tjetër ringjallje shpirtërore me fatin gjithmonë në ndryshim të njerëzimit, jo vetëm si një fazë e mëtejshme në një zinxhir të Revelacioneve progresive, bile as si një kulmizim i një serie ciklesh të ripërsërituar profetike, por si një shenjë e fazës së fundit dhe më të lartë ne evolucionin e mrekullueshëm të jetës skolektive të njerëzve mbi këtë planet. Shfaqja e komunitetit botëror, ndërgjegja e qytetërimit botëror, themelimi i një qytetërimi dhe i një kulture botërore - të gjitha këto duhet të sinkronizohen me fazat fillestare në shpalosjen e Epokës së Artë të Erës Bahá'í - që, nga vetë natyra e tyre duhet të konsiderohen, përsa i përket jetës së këtij planeti, si skajet më të largëta në organizimin e shoqërisë njerëzore, megjithëse njeriu, si një individ, do të vazhdojë pafundësisht të ecë përpara dhe të zhvillohet, bile duhet ta bëjë këtë me të vërtetë si rezultat i një përsosmërie të tillë.

...

I gjithë njerëzimi po rënkon, po vdes për të udhëhequr në unitet dhe për t'i dhënë fund këtij martirizimi të epokës së gjatë. Dhe megjithatë ai refuzon me kokëfortësi të përqafojë dritën dhe të shpallë autoritetin sovran të një Pushteti që mund ta shpëtojë nga komplikimet dhe ta shmangë fatkeqësinë armiqësore që kërcënon ta gllabërojë atë.

Kërcënues me të vërtetë është zëri i Bahá'u'lláhut që tingëllon nëpërmjet këtyre fjalëve profetike: "O ju njerëz të botës! Dijeni, me të vërtetë, se një fatkeqësi e paparë ju pason dhe shpërblimi trishtues ju pret. Mos mendoni se ajo që keni bërë më ka humbur prej vështrimit Tim." Dhe përsëri: "Unë kam një orar të caktuar për ju, O njerëz. Nëse ju dështoni në kohën e caktuar, të ktheheni nga Zoti, Ai, me të vërtetë, do t'u kapë me forcë dhe do të bëjë që vuajtje për të ardhur keq t'u sulmojnë ju nga çdo drejtim. Sa i ashpër, me të vërtetë, është dënimi që Zoti juaj do t'ua japë ju!"

A duhet që njerëzimi, i poshtëruar siç është tani, të vuajë me vështirësi edhe më të mëdha, përpara se influenca e tij purifikuese mund ta përgatisë atë që të hyjë në Mbretërinë qiellore të destinuar për t'u vendosur mbi tokë? A duhet që inagurimi i një epoke kaq të gjerë, kaq unike, kaq të ndriçuar të historisë njerëzore të drejtohet drejt një katastrofe kaq të madhe të çështjeve njerëzore dhe as nuk kujton, bile nuk e vë re, përmbysjen e tmerrshme të qytetërimit romak në shekujt e parë të Erës Kristiane? A duhet që një seri konvulsionesh të thella ta trondisë dhe ta godasë racën njerëzore, përpara se Bahá'u'lláhu të zerë vend në mendjet dhe në ndërgjegjet e masave, përpara se trashëgimia e Tij e pakundërshtueshme të njihet universalisht dhe ndërtesa fisnike e Rendit të Tij Botëror të ngrihet dhe të vendoset?

Epokat e gjata të foshnjërisë dhe të fëmijërisë, nëpërmjet të cilave raca njerëzore duhet të kalonte, e kanë kthyer atë përsëri në pikën e nisjes. Njerëzimi tashmë po provon trazira të lidhura me epokën më të turbullt të evolucionit të tij, fazën e adoleshencës, kur padurimi i rinisë dhe furia e saj arrijnë kulmin dhe duhet të zëvendësohen gradualisht nga durimi, mençuria dhe pjekuria që e karakterizojnë fazën e burrërisë atëherë raca njerëzore do të arrijë atë pozitë pjekurie që do ta aftësojë atë t'i fitojë të gjithë pushtetet dhe kapacitetet prej të cilave zhvillimi i tij përfundimtar do të varet.

Unifikimi i të gjithë njerëzimit është shenjë dalluese e fazës së cilës shoqëria njerëzore po i afrohet tashmë. Uniteti i familjes, i fisit, i qytetit shtet dhe i kombit u provuan me sukses dhe u zbatuan plotësisht. Uniteti botëror është qëllimi drejt të cilit njerëzimi i hallakatur po shkon. Ndërtimi i kombeve mori fund. Anarkia që jetonte me sovranitetin e shtetit po shkon drejt kulmit. Një botë, që rritet në pjekuri, duhet ta braktisë këtë vrull, të njohë njëshmërinë dhe tërësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe të vendosë një herë e mirë makinerinë që mund ta trupëzojë më së miri këtë princip njerëzor të jetës së saj.

...

Uniteti i racës njerëzore, siç parashikohet prej Bahá'u'lláhut, nënkupton vendosjen e një Komenwealthi botëror në të cilin të gjitha kombet, racat, kredot dhe klasat janë të lidhura ngushtë dhe vazhdimisht dhe në të cilin autonomia e anëtarëve të shtetit dhe lirija personale dhe iniciativa e individëve që i përbëjnë ato janë përfundimisht dhe tërësisht të ruajtura. Ky Komonwelth duhet, për aq sa ne mund ta kuptojmë, të përbëhet prej një legjislacioni botëror, anëtarët e të cilit, si të besuar të të gjithë njerëzimit, do t'i kontrollojnë përfundimisht të gjitha burimet e të gjitha kombeve përbërëse dhe do të nxjerrin ligje të tilla që do të kërkohen për të rregulluar jetën, për të plotësuar nevojat dhe për të rregulluar marrëdhëniet e të gjitha racave dhe popujve. Një organ ekzekutiv botëror, i mbështetur nga një forcë ndërkombëtare, do t'i vërë në jetë vendimet e marra dhe do t'i zbatojë ligjet e aprovuara nga ky legjislacion botëror, duke e ruajtur unitetin organik të të gjithë Komonwelthit. Një gjyq botëror do të gjykojë dhe do të japë gjykimin e tij të detyrueshëm dhe përfundimtar për çdo mosmarrëveshje që mund të dalë në mes të elementëve të ndryshme përbërës të këtij sistemi universal. Një mekanizëm i komunikimit ndërbotëror do të planifikohet, duke përfshirë të gjithë planetin, i çliruar nga pengesat dhe kufizimet Kombëtare dhe do të funksionojë me shpejtësi të mrekullueshme dhe rregullsi të përsosur. Një kryeqytet botëror do të veprojë si një qendër nervore e qytetërimit botëror, si një fokus drejt të cilit forcat unifikuese të jetës do të bashkohen dhe nga i cili influenca energjidhënëse do të burojë. Një gjuhë botërore ose do të shpiket ose do të zgjidhet nga gjuhët që ekzistojnë dhe do të mësohet në shkollat e të gjitha kombeve të federuara si ndihmëse për gjuhën e tyre nënë. Një shkrim botëror, një literaturë botërore, një sistem i njëjtë dhe universal monedhe, peshe dhe përmasash, do të thjeshtësojë dhe lehtësojë marrëdhëniet dhe kuptimin në mes të kombeve dhe racave njerëzore. Në një shoqëri të tillë botërore, shkenca dhe feja, dy forcat më të fuqishme në jetën njerëzore, do të pajtohen, do të bashkëveprojnë dhe do të zhvillohen me harmoni. Shtypi, nën një sistem të tillë, ndërsa i hap fushë të lirë shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme dhe bindjeve të njerëzimit do të pushojë së qëni i manipuluar nga interesat e caktuara, qofshin private apo publike dhe do të çlirohet nga influenca e qeeverive dhe e popujve që konkurrojnë. Burimet ekonomike të botës do të organizohen, burimet e saj të lëndës së parë do të kontrollohen dhe do të përdoren tëlrësisht, tregjet e saj do të kooordinohen dhe do të zhvillohen dhe shpërndarja e produkteve të saj do të rregullohet me barazi.

Rivalitetet kombëtare, urrejtjet dhe intrigat do të marrin fund, ndërsa armiqësia racore dhe paragjykimi do të vendosen nga miqësia raciale, kuptimi dhe bashkëpunimi. Shkaqet e sherrit fetar do të zhduken përfundimisht, barrierat ekonomike dhe kufizimet do të hiqen tërësisht dhe dallimi i parregullt në mes të klasave do të fshihet. Dhe akumulimi i madh i pronave nga ana tjetër do të zhduket.

Energjia e jashtëzakonshme e çliruar dhe e humbur në luftë, qoftë ekonomike apo politike, do të përdoret për qëllime të tilla që do të zgjerojnë shkallën e shpikjeve njerëzore dhe të zhvillimit teknik, për rritjen e produktivitetit të njerëzimit, për zhdukjen e sëmundjeve, për zgjerimin e kërkimeve shkencore, për rritjen e standardit të shëndetit fizik, për mprehjen dhe rafirimin e mendjes njerëzore, për shfrytëzimin e burimeve të papërdorura dhe të panjohura të planetit, për zgjatjen e jetës njerëzore dhe për çuarjen më tej të çdo veprimtarie tjetër që mund të stimulojë jetën intelektuale, morale dhe shpirtërore të të gjithë racës njerëzore.

Një sistem botëror federal, që do ta sundojë të gjithë tokën dhe do të ushtrojë autoritet të pakundërshtueshëm mbi të gjitha burimet e tij jashtëzakonisht të mëdha, që do të shkrijë dhe do të trupëzojë idealet e Lindjes dhe të Perëndimit, i çliruar nga mallkimi i luftës dhe nga vuajtjet e saj dhe i kthyer nga shfrytëzimi i të gjitha burimeve të mundëshme të energjisë mbi sipërfaqen e planetit, një sistem në të cilin forca bëhet shërbëtore e Drejtësisë, jeta e të cilit mbështet nga njohja universale e një Zoti dhe nga devotshmëria ndaj një Revelacioni të përbashkët - i tillë është qëllimi drejt të cilit njerëzimi, i nxitur nga forcat unifikuese të jetës, po lëviz.

(11 mars 1936, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 162-63, 201-04)

1610. Sprova botëtronditëse, të cilën Bahá'u'lláh-u, siç është cituar në faqet e mëparshme, e ka profetizuar në mënyrë aq të gjallë, mund ta gjejë atë të përfshirë, në një shkallë të paparë, në vorbullën e saj. Nga kjo vorbull ai me sa duket do të dalë, ndryshe nga reagimet e tij në konfliktin e fundit botëror, i vendosur në mënyrë të ndërgjegjshme që të shfrytëzojë mundësinë e vet, të ushtrojë me tërë peshën ndikimin e vet në zgjidhjen e problemeve kolosale që kjo sprovë duhet të lerë pas, dhe të largojë përgjithmonë, bashkë me kombet motra të Lindjes e të Perëndimit, mallkimin më të madh, i cili që prej kohësh që s'mbahen mend ka cfilitur e poshtëruar gjininë njerëzore.

Atëherë, dhe vetëm atëherë, kombi amerikan, i formuar e i spastruar nga prova e rëndë e luftës së përgjithshme, i regjur nga vështirësitë e saj dhe i disiplinuar nga pësimet e saj, do të jetë në gjendje ta ngrejë zërin në këshillat e kombeve, të vendosë ai vetë gurin e themelit të një paqeje të qëndrueshme e universale, të shpallë solidaritetin, unitetin dhe pjekurinë e njerëzimit dhe të ndihmojë për vendosjen e mbretërisë së premtuar të drejtësisë mbi tokë. Atëherë, dhe vetëm atëherë, kombi amerikan, ndërsa komuniteti i besimtarëve amerikanë në zemrën e tij kryen misionin e vet të përcaktuar në mënyrë hyjnore, do të jetë në gjendje të përmbushë fatin e lavdishëm sa s'thuhet, të caktuar për të nga i Gjithëfuqishmi dhe të ruajtur në mënyrë të pavdekshme në shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it. Atëherë, dhe vetëm atëherë, kombi amerikan do të arrijë "atë që do të stolisë faqet e historisë", "do të bëhet zilia e botës dhe i bekuar si në Lindje dhe në Perëndim".

(25 dhjetor 1938, botuar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 76-77)

1611. Bota, në të vërtetë, po shkon drejt fatit të saj. Ndërvarësia e popujve dhe e kombeve të tokës, çfarëdo që mund të thonë apo të bëjnë udhëheqësit e forcave përçarëse të tokës, mbetet tashmë një fakt i kryer. Uniteti i saj në sferën ekonomike tashmë është kuptuar dhe njohur. Mirëqenia e një pjese nënkupton mirëqenien e tërësisë dhe dëmtimi i një pjese dëmton tërësinë. Revelacioni i Bahá'u'lláhut, sipas fjalëve të Tij, "Jep një shtytje të re dhe hap një drejtim të ri" në këtë proces të gjerë që tashmë vepron në botë. Zjarret e ndezura nga kjo trazirë e madhe janë rrjedhojat e dështimit të njerëzve për ta njohur atë. Ata, për më tepër, po nxitojnë drejt përsosmërisë së saj. Kundërshtimi i stërzgjatur anembanë botës së përvuajtur, i bashkuar me kauzën dhe shkatërrimin universal, po i trondit kombet, po nxit ndërgjegjen botërore, deziluzionin e masave, përgatit ndryshime radikale në vetë konceptin e shoqërisë dhe lidh përfundimisht gjymtyrët e shkëputura dhe të përgjakura të njerëzimit në një trup të vetëm, të bashkuar organikisht dhe të pandashëm.

...

Për karakterin e përgjithshëm, nënkuptimet dhe tiparet e këtij Komonwealthi botëror, të destinuar për të dalë, shpejt apo vonë prej kasaphanës, agonisë dhe trazirës së këtij konvulsioni të madh botëror, unë tashmë referova në sqarimet e mia të mëparëshme. Mjafton vetëm të thuhet se kjo përsosje, nga vetë natyra e saj, do të jetë një proces gradual dhe, siç e ka parashikuar Vetë Bahá'u'lláhu, duhet të çojë së pari në vendosjen e Paqes së Vogël të cilën kombet e tokës do ta vendosin vetë, megjithëse ende jo të ndërgjegjshëm për revelacionin e Tij dhe ende pa e ditur se po vendosin principet e përgjithshme që Ai i shpalli. Ky hap monumental dhe historik, që përfshin rindërtimin e njerëzimit si rezultat i njohjes universale të njëshmërisë dhe të tërësisë, do të sjellë në prag të tij spiritualizimin e masave, njohjen konsekuente të karakterit dhe të deklarimit të thënieve të Besimit të Bahá'u'lláhut - kushti themelor që do të përfundojë shkrirjen e të gjitha racave, kredove, klasave dhe kombeve që duhet të sinjalizojë shfaqjen e Rendit të Tij të Ri Botëror.

Pastaj, epoka pasuese e të tërë racës njerëzore do të shpallet dhe do të festohet nga të gjithë popujt e kombet e botës. Atëhere flamuri i Paqes Më të Madhe do të ngrihet. Atëhere sovraniteti mbarëbotëror i Bahá'u'lláhut - Themeluesi i Mbretërisë së Atit e profetizuar prej Birit dhe e parashikuar nga Profetët e Zotit përpara Atij dhe pas Atij, do të njihet, shpallet dhe do të vendoset përfundimisht. Atëherë qytetërimi botëror do të lindë, do të lulëzojë dhe do ta përjetësojë vetveten, një qytetërim me tërësinë e jetës i tillë që bota kurrë as nuk e ka parë as nuk e ka imagjinuar. Atëhere Besëlidhja e Përjetëshme do të plotësohet në tërësinë e saj. Atëhere me premtimin e përmbyllur në të gjithë Librat e Zotit siç jepet dhe të gjitha profecitë e thëna prej profetëve të vjetër do të bëhen realitet duke i realizuar vizionet e vëzhguesve dhe të poetëve. Atëhere planeti i nxitur prej besimit universal të banorëve të tij tek i vetmi Zot dhe nga besnikëria e tyre ndaj të njëjtit revelacion të përnashkët, do të pasqyrojë, përbrenda kufizimve të paraqitura në të, lavdinë e shkëlqyer të sovranitetit të Bahá'u'lláhut, duke ndriçuar në maksimumin e shkëlqimit të tij në Parajsën Abha dhe do të bëhet bazamenti i Fronit të Tij në lartësi duke u shpallur si parajsa tokësore, i aftë për plotësimin e destinacionit të shenjtë të planifikuar për të, që nga kohët që s'mbahen mend, prej dashurisë dhe mençurisë së Krijuesit të Tij.

(28 mars 1941, botuar në The Promised Day Is Come [Dita e Premtuar ka ardhur], f. 122-124)

1612. Principin e sigurimit të përgjithshëm Ai [Bahá'u'lláhu] e përkrah pa rezerva; rekomandon pakësimin e armatimeve kombëtare; dhe e shpall si të nevojshme dhe të paevitueshme mbajtjen e një takimi botëror në të cilin mbretërit dhe sunduesit e botës do të marrin vendim për të vendosur paqen në mes të kombeve.

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1987), f. 217-18)

1613. Gjatë Epokës Formuese të Besimit dhe në kursin e epokave të tashme dhe pasuese, faza e fundit dhe kurorëzuese në ngritjen e strukturës së Rendit Administrativ të Besimit të Bahá'u'lláhut - zgjedhja e Shtëpisë Universale të Drejtësisë - do të plotësohet Qitapi Akdas, Libri-Nënë i Revelacionit të Tij, do të jetë kodifikuar dhe ligjet e tij do të jenë përhapur, dhe Paqja e Vogël do të jetë vendosur, uniteti i njerëzimit do të jetë arritur dhe pjekuria e tij do të jetë fituar, Plani i menduar prej Bahá'u'lláhut do të jetë ekzekutuar, emancipimi i Besimit prej prangave të ortodoksisë fetare do të jetë realizuar dhe statusi i tij i pavarur fetar do të jetë njohur universalisht...

...

...ne nuk mund të mos i shikojmë veprimet e dy proceseve të ngjashme, që kanë filluar që në vitet përfundimtare të Epokës Heroike të Besimit tonë, secili përcaktohet qartë, secili i ndarë dhe i veçantë, megjithatë të lidhur ngushtë dhe të destinuar për t'u kulmizuar, në kohën e duhur, në një përsosmëri të vetme të lavdishme.

Njëri prej këtyre proceseve lidhet me misionin e komunitetit Amerikan Bahá'í, tjetri me destinacionin e kombit Amerikan. Ky u shërben drejtpërsëdrejti interesave të Rendit Administrativ të Besimit të Bahá'u'lláhut...

Procesi tjetër kthehet pas në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore që e hodhi Republikën e Madhe të perëndimit në shtjellën e fazës së parë të një trazire botërore. Ai e mori shtytjen e vet fillestare nëpërmjet formulimit të katërmbëdhjetë Pikave të Presidentit Vilson, duke e lidhur ngushtë, për herë të parë, atë Republikë me fatin e Botës së Vjetër. Ajo u tërhoq për herë të parë me shkëputjen e asaj Republike nga Liga e sapo krijuar e Kombeve të cilën Ai President kishte punuar ta krijonte. Kjo kërkoi një shtytje përpara kur shpërtheu Lufta e dytë Botërore, që shkaktoi vuajtje të papara mbi atë Republikë dhe e përfshiu atë edhe më shumë në çështjet e të gjithë kontinenteve të globit. Ajo u përforcua edhe më tej nëpërmjet deklaratës së trupëzuar në Kartën e Atlantikut, siç u parashtrua prej njërit prej krijuesve të saj kryesorë, Franklin D. Roosevelt. Ajo mori një kontur të përcaktuar nëpërmjet lindjes së Kombeve të Bashkuara në Konferencën e San Françiskos. Pastaj kërkoi një rëndësi më të madhe nëpërmjet zgjedhjes së vetë Qytetit të Besëlidhjes si vendin e organizatës së porsalindur, nëpërmejt deklaratës së bërë kohët e fundit, nga Presidenti Amerikan në lidhje me detyrat e vendit të tij në Greqi dhe në Turqi si dhe për nënshtrimin ndaj Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara ndaj problemit të mprehtë dhe të vështirë të Tokës së Shenjtë, qendra shpirtërore dhe administrative e Besimit Botëror të Bahá'u'lláhut. Sado e gjatë dhe me dredha të jetë rruga, ajo duhet të çojë, nëpërmjet një serie fitoresh dhe zbrapsjesh, në unifikimin politik të Hemisferave Lindore dhe Perëndimore, në shfaqjen e një qeverie botërore dhe në vendosjen e Paqes së Vogël, siç parashikohej prej Bahá'u'lláhut dhe konturohej prej Profetit Isaja. Më në fund, kjo duhet të kulmizohet me shpalosjen e flamurit të Paqes Më të Madhe, në Epokën e Artë të Dispensacionit të Bahá'u'lláhut.

(5 qershor 1947 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështillja e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957], (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 6, 32-33)

1614. Ngritja e kësaj Ndërtese nga ana tjetër do të shpallë ndërtimin, në rrjedhën e periudhave pasuese të Epokës Formuese të Besimit, të disa strukturave të tjera, të cilat do të shërbejnë si vendet administrative të institucioneve të tilla me përcaktim hyjnor si Ruajtësiteti, Duart e Kauzës dhe Shtëpia Universale e Drejtësisë. Këto Ndërtesa, në formën e një harku të madh dhe të pasuar nga një stil harmonik arkitekture, do të rrethojnë vendet e pushimit të Gjethes Më të Madhe të Shenjtë, që rradhitet si e para në mes të anëtarëve të seksit të saj në Dispensacionin Bahá'í, të Vëllait të saj, të ofruar si peng prej Bahá'u'lláhut për gjallërimin e botës dhe unifikimin e saj, dhe të Nënës së tyre të shpallur prej Tij si e zgjedhura e Tij "Bashkëpunëtore në të gjitha botrat e Zotit". Kompletimi përfundimtar i kësaj ndërmarrjeje madhështore do të shënojë kulmin e zhvillimit të një Rendi Administrativ mbarëbotëror me përcaktim hyjnor, fillimet e të cilit mund të gjenden që në vitet e fundit të Epokës Heroike të besimit.

Ky proces i gjerë dhe i parezistueshëm, i paparë në historinë shpirtërore të njerëzimit dhe i cili do të sinkronizohet me dy zhvillime jo më pak të rëndësishme - vendosja e Paqes së Vogël dhe evolucioni i institucioneve Kombëtare dhe lokale Bahá'í - njëri jashtë dhe tjetri përbrenda botës Bahá'í - duke çuar në përsosjen përfundimtare, në Epokën e Artë të Besimit, nëpërmjet ngritjes së standardit të Paqes Më të Madhe dhe daljes, në madhështinë e pushtetit dhe të lavdisë së vet, të Qendrës së fokusimit të veprimtarive përbërëse të Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut. Vendosja përfundimtare e këtij vendi në Konfederatën e ardhshëm Botërore Bahá'í do të sinjalizojë menjëherë shpalljen e sovranitetit të Themeluesit të Besimit tonë dhe ardhjen e Mbretërisë së Atit të lavdëruar vazhdimisht dhe të premtuar prej Jezu Krishtit.

Ky Rend Botëror, nga ana e tij, gjatë rrjedhës së Dispensacioneve pasuese të Ciklit Bahá'í, do të japë frutet e tij më të mira nëpërmjet lindjes dhe lulëzimit të një qytetërimi me frymëzim hyjnor, unik në tiparet e tija, botëpërfshirës në shtrirje dhe thellësisht spiritual në karakter - një qytetërim i destinuar ndërsa shpaloset, ta marrë shtytjen fillestare nga gjallërimi shpirtëror i atyre institucioneve të cilat, në gjendjen e tyre embrionale, tani lëvizin në barkun e Epokës së tanishme Formuese të Besimit.

(27 nëntor 1954 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtarë të Shteteve të Bashkuara, botuar në Messages to the Bahá'í World 1950-1957 [Mesazhe për Botën Bahá'í 1950-1957] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1971), f. 74-75)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

1615. Bota është në trazirë të madhe dhe më patetikja është se ajo u mësua të qëndrojë larg nga Zoti, i Cili është i vetmi që mund ta shpëtojë atë dhe t'ia heqë vuajtjet. Është detyra jonë, ne që na është besuar detyra e zbatimit të kurës hyjnore të dhënë prej Bahá'u'lláhut, ta përqëndrojmë vëmendjen tonë mbi realizimin e kësaj detyre dhe të mos prehemi gjersa paqja e profetizuar nga Profetët e Zotit të vendoset përfundimisht....

(9 dhjetor 1931 për Bahá'ít e Tokios)

1616. Shoghi Effendi e shkroi letrën e tij të fundit për miqtë perëndimorë, sepse ai e ndiente se publiku duhet bërë ta kuptojë qëndrimin që Besimi Bahá'í mban kundrejt problemeve mbizotëruese ekonomike dhe politike. Ne do ta vëmë botën në dijeni për qëllimin e vërtetë të Bahá'u'lláhut. Gjer tani Uniteti i njerëzimit kishte vetëm një rëndësi shkollore tani ai po bëhet gjithnjë e më shumë një subjekt ku thellohen politikanët ndërkombëtarë. Ai po hyn edhe në fushën e politikës praktike. Si rrjedhim, ky është një shans i mrekullueshëm për ne që të dalim përpara dhe t'i parashtrojmë mësimet që janë arsyeja dhe qëllimi i këshillave shoqërore të Bahá'u'lláhut. Shoghi Effendi shpreson se miqtë do ta përhapin këtë thirrje për një unitet organik të njerëzimit gjersa ai të formojë pjesë të besimit të ndërgjegjes në çdo njeri të gjallë të botës. Kujdes i madh duhet bërë sidoqoftë se mos ne keqkuptohemi dhe Besimi ynë klasifikohet në mes të lëvizjeve radikale.

(28 janar 1932 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1617. Shoghi Effendi dëshiron që unë të deklaroj marrjen e letrës suaj të datës 26 janar 1932 e cila shoqëronte një kopje të shtypur të letrës së tij të fundit. Ai iu falenderon të dyve për këtë si dhe për njëqind kopjet që do t'ia dërgoni atij. Ai është mjaft mirënjohës kur mëson se miqtë interesohen dhe e vlerësojnë mirë duke e bërë subjektin e asaj çështjeje në rend të ditës së fushatës së tyre mësimore. Ai shpreson sinqerisht se kjo gjithashtu do të zgjojë disa miq për rëndësinë e këtij mësimi të Kauzës dhe do t'i stimulojë ata që të bëjnë një studim të plotë dhe të thellë të tij. Sepse ai pa dyshim formon qëllimin e këshillave shoqërore të Besimit. Nuk ka asnjë arsye përse Bahá'í nuk duhet të udhëheqë në mbrojtjen e një federimi të tillë të botës, drejt të cilit bota po shtyhet nga forca të cilat ajo nuk mund t'i kontrollojë dot....

(16 janar 1932 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë)

1618. Kombet e ndryshme të botës kurrë nuk mund ta arrijnë paqen, veçse pas njohjes së rëndësisë së mësimeve dhe ngritjes lart megjithë zemër të tyre, sepse nëpërmjet këtyre këshillave, të gjitha problemet ndërkombëtare do të zgjidhen dhe çdo njeri do të sigurojë një ambient shpirtëror në të cilin ndërgjegja e tij mund të evoluojë dhe të prodhojë frutet e saj më të mira.

(15 janar 1933 për një besimtar individual)

1619. Ruajtësi gjithashtu i lexoi me interes të madh të gjitha letrat e mbyllura. Ai është mjaft i bindur se nëpërmjet këmbënguljes dhe veprimeve të vazhduara, kauza e Paqes do të triumfojë përfundimisht mbi të gjitha forcat e errëta që e kërcënojnë mirëqenien dhe progresin e botës së sotme. Por përpjekje të tilla thjesht njerëzore janë pa dyshim jo efikase, nëse nuk frymëzohen dhe udhëhiqen nga pushteti i besimit. Pa ndihmën e Zotit, siç jepet nëpërmjet mesazhit të Bahá'u'lláhut, paqja kurrë nuk mund të vendoset e sigurt dhe siç duhet. Mos konsiderimi i zjgidhjes Bahá'í për paqen botërore do të thotë ndërtim i themeleve mbi rërë. Pranimi dhe zbatimi i tij e bën paqen jo një ëndërr të thjeshtë apo një ideal, por një realitet të gjallë. Kjo është çështja që Ruajtësi dëshiron që ju ta zhvilloni, ta theksoni përsëri e përsëri dhe ta mbështetni me argumenta bindëse. Programi Bahá'í i paqes është me të vërtetë jo vetëm një rrugë për arritjen e këtij qëllimi. Ai është jo vetëm relativisht më i miri, ai është në fund të fundit, i vetmi instrument efektiv për vendosjen e mbretërimit të paqes në këtë botë. Ky qëndrim nuk përfshin ndonjë mohim të plotë të zgjidhjeve të tjera të ofruara nga filantropistë të ndryshëm. Ai thjesht tregon pa përsosmërinë e tyre të krahasuar me Planin Hyjnor për unifikimin e botës. ne nuk mund t'i shpëtojmë të vërtetës se asgjë tokësore, në fund të fundit, nuk mumnd të zgjasë shumë, nëse nuk mbështetet dhe ndihmohet nga pushteti i Zotit.

(25 shtator 1933 për një besimtar individual)

1620. Cilado qofshin mangësitë tona dhe sado të tmerrëshme të jenë forcat e errësirës që na rrethojnë ne sot, unifikimi i njerëzimit siç ravijëzohet dhe sqarohet nga Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut, në kohën e duhur, do të vendoset përfundimisht dhe mme forcë. Ky është premtimi i Bahá'u'lláhut dhe asnjë pushtet mbi tokë nuk mund të zgjasë aq shumë sa ta pengojë apo qoftë edhe vetëm ta vonojë realizimin e tij të duhur. Miqtë duhet, si rrjedhim, të mos i humbin shpresat, por tërësisht të ndërgjegjshëm për pushtetin dhe rolin e tyre ata duhet të këmbëngulin në përpjekjet e tyre të fuqishme në zgjerimin dhe në konsolidimin e dominimit universal të Bahá'u'lláhut mbi tokë.

(6 nëntor 1933 për një besimtar individual)

1621. Përsa i përket organit Ekzekutiv Ndërkombëtar të referuar prej Ruajtësit në "qëllimi i Rendit të Ri Botëror" të tij, duhet shënuar se kjo deklaratë kurrësesi nuk i referohet Komonwelthit Bahá'í të së ardhëshmes, por thjesht asaj qeverie botërore që do të shpallë ardhjen dhe që do të udhëheqë për vendosjen përfundimtare të Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut. Formimi i këtij organi Ekzekutiv Ndërkombëtar, që korrespondon me kreun apo komitetin ekzekutiv të qeverive më kombëtare të ditëve tona, është vetëm një hap që çon në qeverinë botërore Bahá'í të së ardhëshmes dhe si rrjedhim, nuk duhet identifikuar me institucionin e Ruajtësitetit apo me atë të Shtëpisë Ndërkombëtare të Drejtësisë.

(17 mars 1934 për dy besimtarë)

1622. Në lidhje me punën tuaj mësimore: ajo që Ruajtësi dëshiron që ti ta theksosh veçanërisht në të gjitha punët e tua, është nevoja e madhe për të gjithë individët e kombet e sotme që të adaptojnë në tërësinë e tyre, programet sociale të dhëna prej Bahá'u'lláhut për rindërtimin e jetës ekonomike dhe politike të njerëzimit. Ai dëshiron që ju t'i shpjegoni dhe t'i analizoni elementët që ndihmojnë në ngritjen e këtij Rendi Botëror Hyjnor në dritën e ngjarjeve të sotme dhe të konditave në botë. Theks i veçantë, ai e ndien, duhet vënë mbi nevojën nxitëse për ngritjen e një shteti botëror sovran dhe superKombëtar, si ai që përshkruhet prej Bahá'u'lláhut. Në botën që bëhet në rritje subjekt i rrëmujave dhe i trazirave që kurrë nuk i ka provuar më parë, realizimi i një nevoje të tillë po hyn jo vetëm në ndërgjegjen e të mençurve dhe të shkolluarve, por edhe tek njerëzit e zakonshëm gjithashtu. Besimtarët, si rrjedhim, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të bëjnë një përpjekje shumë të madhe për ta paraqitur me një gjuhë bindëse dhe elokuente, këto mësime shoqërore dhe humanitare të Besimit, i cili besojmë se përbën kurimin e vetëm për sëmundjet e panumërta që e kanë zënë botën e ditëve tona.

(15 nëntor 1945 për dy besimtarë)

1623. Lidhur me pyetjen tëndenë lidhje me referencën e 'Abdu'l-Baháit për "unitet në fushën politike": është dalluar qartë nga "uniteti i kombeve". I pari është një unitet që shtetet politikisht indipedente dhe sovrane e arrijnë në mes të tyre; ndërsa i dyti është ai që sillet midis kombeve, diferenca ndërmjet një shteti dhe një kombi është se ky i pari, siç e dini, është një tërësi politike pa qenë e nevojshme të jetë homogjen në racë, ndërsa i dyti nënkupton homogjenitet kombëtar si dhe politik.

(26 korrik 1936 për një besimtar individual)

1624. Përsa i përket punës suaj mësimore: Ruajtësi tashmë iu këshillon të theksoni në bisedat tuaja idenë e një supershteti botëror dhe konceptin e njëshmërisë së Njerëzimit si bazament të tij. Për më tepër, ai dëshiron gjithashtu që ju të theksoni faktin se njerëzimi, i marrë në tërësi, ka hyrë në epokën më kritike dhe më të madhe të evolucionit të vet, faza e pjekurisë. Kjo ide e epokës së ardhëshme të njerëzimit përbën boshtin qëndror të Mësimeve Bahá'í dhe është tipari më dallues i Revalacionit të Bahá'u'lláhut. Një kuptim i mirë i këtij koncepti jep kyçin për një vlerësim saktë të pretendimit të madh të bërë prej autorit të Besimit, edhe në lidhje me pozitën e Tij edhe për madhështinë e pakrahasueshme të Dispensacionit të Tij.

(12 tetor 1936 për një besimtar individual)

1625. Në lidhje me pyetjen që ti bëje në lidhje me kohën dhe mjeteve nëpërmjet të cilave Paqja e Vogël dhe Më e Madhe, e referuar prej Bahá'u'lláhut, do të vendoset, pas Luftës Botërore që vjen: pikëpamja jote se Paqja e Vogël do të vijë nëpërmejt përpjekjeve politike të Shteteve dhe të kombeve të botës, pavarësisht nga planet apo përpjekjet Bahá'í, ndërsa Paqja Më e Madhe do të vendoset nëpërmjet përdorjes së besimtarëve dhe me veprimin e drejtpërdrejtë të ligjeve të parashtruara prej Bahá'u'lláhut dhe me funksionimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë si organi suprem i supershtetit Bahá'í - pikëpamja juaj për këtë subjekt është shumë korrkte dhe në tërësi përputhet me shpalljet e Ruajtësit siç paraqiten në "Shpalosja e Qytetërimit Botëror."

(14 mars 1939 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë dhe për një besimtar individual)

1626. Edhe pse është e parakohëshme të përpiqesh dhe të mundohesh të parashikosh se mbi ç'baza kombet e ndryshme do të paraqiten në ndonjë këshill ndërkombëtar apo në ndonjë formë ndërkombëtare qeverisjeje, është e qartë se nga këndvështrimi Bahá'í kjo mund të zbatohet vetëm mbi bazën e drejtësisë së vërtetë; dhe drejtësia nuk nënkupton një racë që ka një votë superiore mbi përfaqësuesit e një race tjetër, duke i vënë kështu ata në pozitë dominuese.

(12 prill 1942 për një besimtar individual)

1627. Ajo që 'Abdu'l-Bahái nënkuptonte për gratë që ngrihen për paqe është se kjo është një çështje që ndikon në mënyrë jetike tek gratë dhe kur ato formojnë një masë të ndërgjegjëshme dhe të madhe të opinionit publik kundër luftës, nuk mund të ketë luftë. Gratë Bahá'í tashmë janë organizuar nëpërmjet anëtarësimit të Besimit dhe të Rendit administrativ. Nuk nevojitet organizim tjetër, por ato, nëpërmjet mësimit dhe nëpërjet mbështetjes aktive morale që ato japin, duhet që çdo lëvizje ta drejtojnë drejt paqes, të kërkojnë të ushtrojnë një influencë të madhe mbi mendimin e grave të tjera në lidhje me këtë çështje esenciale.

(24 mars 1945 për dy besimtarë)

1628. Shtatë Dritat e Unitetit nuk është e nevojshme që të shfaqen sipas rendit që jepet. Një frut i së dytës mund të jetë edhe kultura universale.

(19 nëntor 1945 për një besimtar individual)

1629. Mësimet e Bahá'u'lláhut do të vendosin një rrugë të re jetese për njerëzimin. Ata që janë Bahá'í duhet të përpiqen ta zbatojnë këtë mënyrë jetese sa më shpejt të jetë e mundur. Tani që koha arriti, kur Besimi Bahá'í po fiton shquarsi dhe po rishikohet nga kaq shumë popuj, është e nevojshme që pasuesit e Besimit të jetojnë sipas idealeve të larta të Besimit në të gjitha mënyrat. Kështu ata mund të demonstrojnë se Besimi Bahá'í krijon një mënyrë të re jetese, që i sjell individit një bashkëpunim të plotë me Vullnetin e Zotit dhe në këtë mënyrë vendos një shoqëri paqësore dhe universale. Lidhjet e përçara janë të njerëzve, ndërsa shërbimi universal është i Zotit.

Ruajtësi tani shqetësohet që të gjithë miqtë të arrijnë një ndërgjegje universale dhe një mënyrë universale jetese.

(20 nëntor 1955 për një besimtar individual)

1630. Qeveria botërore do të vijë, por ne nuk e dimë datën.

(15 gusht 1957 për një besimtar individual)
Nga letrat e Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1631. Kur Bahá'u'lláhu e shpalli Mesazhin e Tij për botën në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Ai e bëri mjaft të qartë se hapi i parë thelbësor për paqe dhe progresin e njerëzimit ishte unifikimi i saj. Pasi Ai thotë, "Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe sigurimi janë të paarritshme, nëse dhe gjersa uniteti i saj nuk është vendosur fuqimisht."27 Sot, sidoqoftë, ju do të gjeni shumë njerëz që marrin anën e pikëpamjes së kundërt: ata e shikojnë unitetin si një qëllim përfundimtar, gati të paarrritshëm dhe përqëndrohen së pari në kurimin e të gjitha sëmundjeve të tjera të njerëzimit. Ata le të dinë vetëm këtë, këto sëmundje të tjera janë vetëm simpotma dhe efekte anësore të sëmundjes bazë - mungesë uniteti.

Bahá'u'lláhu, për më tepër, deklaronte se rigjallërimi i njerëzimit dhe kurimi i të gjitha sëmundjeve të tij mund të arrihet vetëm nëpërmjet përdorimit të Besimit të Tij...

...

Ne na është thënë nga Shoghi Effendiu se dy procese të mëdha veprojnë në botë: Plani i Madh i Zotit, tronditës në progresin e tij, duke vepruar mbi njerëzimin e tërë, duke dërrmuar barrierat që pengojnë unitetin e botës dhe duke e bërë njerëzimin një trup të unifikuar në zjarret e vuajtjes dhe të eksperiencës. Ky proces do të prodhojë, në kohën e duhur të Zotit, Paqen e Vogël, unifikimin politik të botës. Njerëzimi atëhere mund t'i ngjajë një trupi që është unifikuar, po pa jetë. Procesi i dytë, detyra e dhënies frymë të këtij trupi të unifikuar - i krijimit të unitetit të vërtetë dhe i spiritualitetit që kulmizohet në Paqen Më të madhe - që është kur Bahá'ít, që janë duke punuar me ndërgjegje, me instruksione të detyjuara dhe duke vazhduar me udhëzimiet hyjnore, të ndërtojnë rrjetën e Mbretërisë së Zotit mbi tokë, në të cilën ata t'i thërrasin krijesat e tjera njerëz, duke u dhënë kështu atyre jetë të përjetëshme.

(8 dhjetor 1967, botuar në Wellspring of Guidance: Messages 1963-1968 [Burimi i Udhëzimit: Mesazhe 1963-1968], bot i parë i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f. 131-34)

1632. Është e vërtetë se 'Abdu'l-Bahái bëri deklarata që lidhin vendosjen e unitetit të kombeve në shekullin e njëzet. Për shembull: "Qiriri i pestë është uniteti i kombeve - një unitet që, në këtë shekull, do të vendoset me siguri, duke bërë që të gjithë popujt e botës ta konsiderojnë vetveten si qytetarë të një atdheu të përbashkët." Dhe, tek Dita e Premtuar ka ardhur, duke pasuar një deklaratë të ngjashme të cituar nga Përgjigje për disa pyetje, Shoghi Effendi bën këtë koment: "Kjo është faza në të cilën bota tani po i afrohet fazës së unitetit botëror, e cila, siç na siguronte 'Abdu'l-Bahái do të vendoset me siguri në këtë shekull."

Keni gjithashtu këtë deklaratë nga një letër e shkruar në 1946 për një besimtar individual me emër të Gardinit të shumëdashur nga sekretari i tij:

Ajo që ne dimë është se Paqja e Vogël dhe Më e Madhe do të vijë - datat e tyre ekzakte ne nuk i dimë. E njëjta është e vërtetë përsa i përket mundësisë për një luftë të ardhëshme; ne nuk mund të deklarojmë në mënyrë dogmatike se ajo do të bëhet apo jo - ajo që ne dimë është se njerëzimi duhet të vuajë dhe të dënohet mjaftueshëm për ta bërë atë t'i kthehet Zotit.

(29 korrik 1974)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1633. ...Besimi Bahá'í ka për qëllim eliminimin e të gjitha luftrave, duke përfshirë edhe atë bërthamore. Qëllimi themelor i Besimit tonë është uniteti dhe vendosja e paqes. Ky qëllim, i cili është kërkesa e njerëzve anembanë botës së pasigurt në rritje, mund të arrihet vetëm nëpërmjet Mësimeve të Bahá'u'lláhut. Meqënëse vetëm Bahá'ít mund t'i japin këto mësime ndja njerëzimit, miqtë duhet të mendohen mirë se si do ta harxhojnë kohën dhe energjinë dhe të ruhen për të mos u lidhur me aktivitete që në mënyrë jo të duhur i largojnë ata nga përgjegjësia primare e përhapjes së Mesazhit të Bahá'u'lláhut.

(4 korrik 1982 për një besimtar individual)

1634. Në kohën e sotme, subjekti i çarmatimit bërthamor është bërë një çështje e madhe politike, me demostrata që zhvillohen jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu në Angli dhe në disa vende Evropiane Perëndimore. Të merremi me çarmatimin bërthamor nuk i përket pozitës Bahá'í dhe do ta përfshinte Besimin në mosmarrëveshjet e sotme në mes të kombeve. Është shumë e qartë se Bahá'ít besojnë në çarmatim, jo vetëm për armët bërthamore por edhe biologjike, kimike dhe të gjitha format është esenciale...

(12 janar 1933 për një besimtar individual)

1635. Lidhur me kalimin nga sistemi i tanishëm i sovranitetit kombëtar në një sistem qeverisje botërore, Shtëpia e Drejtësisë është dakort plotësisht me pikëpamjen tuaj se Bahá'ít duhet që tani të bëjnë gjithçka në dorën e tyre për ta çuar më tej këtë tranzicion. Kjo kërkon disa veprimtari të lidhura me këtë, të gjitha janë qëllimet e Planit të tanishëm Shtatë Vjeçar. Njëri është vendosja sa më shpejt të jetë e mundur e Asambleve Lokale Shpirtërore të bazuara fuqimisht që funksionojnë me efiçencë në çdo pjesë të botës, kështu që kërkuesit, kudo, do të kenë një pikë referimi të cilës ata mund t'i drejtohen për udhëzim dhe për Mësime Besimi. E dyta është thellimi i besimtarëve, në të gjitha moshat, për kuptimin dhe bindjen ndaj mësimeve. E treta është shpallja e Besimit në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe në veçanëri tek ata që sundojnë dhe tek udhëheqësit e mendimit, kështu që ata që mbajnë drejtimin e popullit në duart e tyre do të mësojnë me saktësi për natyrën e urdhëresat e Besimit dhe do të fillojnë ta respektojnë atë dhe t'i zbatojnë principet e tij. E katërta është çuarja më tej e shkollimit Bahá'í, kështu që një numër në rritje besimtarësh do të jetë i aftë të analizojë probleme të njerëzimit në çdo fushë dhe të tregojë se si Mësimet i zgjidhin ato. E pesta është zhvillimi i marrëdhënieve në mes të Komunitetit Ndërkombëtar Bahá'í dhe Kombeve të Bashkuara, edhe drejtpërsëdrejti me institucionet më të larta të K.B. edhe në zonat e bazës së zhvillimit fshatar, të edukimit, etj.

Siç e dini pa dyshim, Ruajtësi tregonte se zhvillimi i njerëzimit nga kondita e tij e tanishme kaotike në fazën e Komonwealthit Botëror Bahá'í do të jetë i gjatë dhe gradual. Dalja në ekzistencë e Autoritetit Botëror dhe fillimi i Paqes së Vogël janë një transformim i madh në këtë proces dhe do të pasohen nga faza të tjera të zhvillimit të Besimit siç ravijëzohet nga Shoghi Effendi në shkrimet e tij. Pa dyshim, ndërsa këto ngjarje kryhen, këshillat që institucionet e Besimit mund t'u japin qeverive, skemat e administrimit botëror të ofruara nga komuniteti Bahá'í dhe projektet e mëdha humanitare që do të zhvillohen nën kujdestarinë e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, do të ushtrojnë një influencë të madhe në rrjedhën e progresit.

(19 janar 1983 për një besimtar individual)

1636. Është e vërtetë se Bahá'ít nuk janë pacifistë, përderisa ne e mbajmë lart përdorimin e forcës në shërbim të drejtësisë dhe të vendosjes së ligjit. Por ne nuk besojmë se lufta është ndonjëherë e nevojshme dhe heqja e saj është njëri prej qëllimeve kryesore dhe prej premtimeve më të ndritshme të revelacionit të Bahá'u'lláhut. Komanda e Tij specifike për mbretërit e tokës është: "Nëse ndonjëri prej jush do të marrë armët kundër tjetrit, ngrihuni ju të gjithë kundër tij, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse manifestim drejtësie."28 Ruajtësi i shumëdashur ka shpjeguar se uniteti i njerëzimit nënkupton vendosjen e një Konfederata botërore, një sistem federal botëror, "...të çliruar nga mallkimi i luftës dhe të këqijat e saj në të cilin Forca bëhet shërbëtore e Drejtësisë..." Organi ekzekutiv botëror i së cilit "i pasuar nga një Forcë ndërkombëtare, ...do të ruajë unitetin organik të të gjithë Konfederatës." Kjo duket qartë se nuk është luftë, por mbajtje e ligjit dhe e rendit në një shkallë botërore. Gjendja e luftës është një tragjedi përfundimtare e mosunitetit në mes të kombeve, ku nuk ka asnjë autoritet ndërkombëtar të fuqishëm sa duhet për t'i përmbajtur ata nga arritje e qëllimeve të tyre të kufizuara. Bahá'ít, si rrjedhim, kërkojnë t'u shërbejnë vendeve të tyre në mënyrë jo luftuese gjatë një lufte të tillë; ata pa dyshim do të shërbejnë në një forcë të tillë ndërkombëtare siç e parashikon Bahá'u'lláhu, nëse ajo krijohet.

(11 shtator 1984 për një besimtar individual)

1637. Misioni kryesor i Bahá'u'lláhut në paraqitjen në këtë kohë të historisë njerëzore është realizimi i njëshmërisë së njerëzmit dhe vendosja e paqes në mes të kombeve; si rrjedhim, të gjitha forcat që janë përqëndruar në arritjen e këtyre qëllimeve janë influencuar nga Revelacioni i Tij. Ne e dimë, sidoqftë, se paqja do të vijë me faza. Së pari, do të vijë Paqja e Vogël kur uniteti i kombeve do të arrihet, pastaj gradualisht Paqja Më e Madhe - uniteti shpirtëror si dhe shoqëror politik i njerëzimit, kur Konfederata Botërore Bahá'í, duke vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe urdhëresat e Librit Më të Shenjtë të Revalacionit Bahá'í, do të vendoset nëpërmjet përpjekjeve të Bahá'íve.

Sa për Paqen e Vogël, Shoghi Effendi ka shpjeguar se kjo fillimisht do të jetë një unitet politik i arritur me vendim të qeverive të kombeve të ndryshme; ajo nuk do të vendoset me veprimin e drejtpërdrejtë të komunitetit Bahá'í. Kjo nuk do të thotë, sidoqftë, se Bahá'ít do të rrijnë mënjanë dhe do të presin për Paqen e Vogël që të vijë, përpara se ata të bëjnë diçka për paqen e njerëzimit. Në të vërtetë, duke çuar më tej principet e Besimit, që janë shumë të nevojshme për ruajtjen e paqes dhe duke krijuar instrumentat Administrativ Bahá'í, të cilat siç na thotë Ruajtësi i shumëdashur janë skemat e shoqërisë së ardhëshme, Bahá'ít veprojnë vazhdimisht për përgatitjen e terrenit për një paqe të vazhdueshme, Paqa Më e Madhe mbetet qëllimi i tyre përfundimtar.

Paqja e Vogël në vetvete do të arrihet nëpërmjet fazave; në fazën fillestare qeveritë do të veprojnë tërësisht nga ana e tyre pa përfshirjen e ndërgjegjëshme të Besimit; më pas, në kohën e duhur të Zotit, Besimi do të ketë një influencë direkte mbi të në rrugët e treguara nga Shoghi Effendi në "Qëllimi i Rendit të Ri Botëror" të tij. Në lidhje me hapat që do të çojnë në këtë fazë të mësipërme, Shtëpia Universale e Drejtësisë me siguri do të vendosë se ç'duhet bërë, në përputhje me udhëzimet e Shkrimeve, të tilla si pasazhi që ju cituat nga Tablets of Bahá'u'lláh, f. 89.29 Ndërkohë, Bahá'ít pa dyshim do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka në dorën e tyre për ta çuar më tej vendosjen e paqes.

(31 janar 1985 për një besimtar individual)
PËRSOSMËRI NË TË GJITHA GJERAT
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

766. Thuaj: Kini mendjen, o njerëz të Bahá-it, të mos ecni në rrugët e atyre që fjalët u ndryshojnë nga veprat. Përpiquni të bëheni të aftë për t'u shfaqur popujve të tokës shenjat e Perëndisë dhe për të pasqyruar porositë e Tij. Le të bëhen veprimet tuaja udhëheqje për mbarë njerëzimin, sepse fjalët e shumicës së njerëzve, qofshin me pozitë të lartë ose të ulët, ndryshojnë nga sjellja e tyre. Pikërisht përmes veprave tuaja ju mund të dalloheni nga të tjerët. Përmes tyre shkëlqimi i dritës suaj mund të përhapet mbi gjithë tokën. Lum njeriu që e dëgjon këshillën Time dhe i zbaton porositë e dhëna prej Atij që është i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #139:8)

767. Le të jetë çdo mëngjes më i mirë se mbrëmja e së djeshmes dhe çdo ditë më e pasur se e djeshmja e saj. Merita e njeriut qëndron në shërbimin e virtytin, e jo në salltanetet e pasurisë e të bollëkut. ... Ruhuni nga përtacia e plogështia dhe kapuni pas asaj që i sjell përfitim njerëzisë, të rinj ose pleq, të lartë ose të ulët qofshin. ...

(Tabela të Bahá'u'lláhut të reveluar pas Qitapit Akdas, #9:4)

768. Bashkudhëtarët e Perëndisë janë, në këtë ditë, tharmi që duhet të fermentojë popujt e botës. Ata duhet të tregojnë besueshmëri të tillë, vërtetësi e këmbëngulje të tillë, vepra e karakter të tillë që gjithë njerëzimi të mund të përfitojë prej shembullit të tyre.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 29)

769. Thuaji atij, askush në këtë botë nuk mund të pretendojë për ndonjë lidhje me Mua, përveç atyre që, në të gjitha bëmat dhe sjelljen e tyre, pasuan shembullin Tim, në mënyrë të tillë që të gjithë popujt e botës qenë të pafuqishëm për t'i penguar ata që të bënin dhe të thonin atë që është e saktë dhe e duhur.

(Cituar në Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia Kalon Pranë], bot i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1987), f. 133)

770. Mobilizojeni çdo nerv për të arritur përsosmëritë e brendëshme dhe të jashme, sepse fruti i pemës njerëzore ka qenë dhe do të jetë gjithmonë perfeksionimi nga përbrenda dhe nga jashtë. Nuk është e dëshirueshme që një njeri të mbetet pa dijeni apo aftësi, sepse atëherë, ai është vetëm një pemë shterpë. Prandaj, me aq sa kapaciteti dhe aftësia iu lejon, ju duhet ta stolisni pemën ekzistencës me frute të tilla si dijenia, mençuria, perceptimi shpirtëror dhe ligjërata elokuente.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

771. Eshtë detyrë e fëmijëve, ta ushtrojnë veteveten në maksimum, për t'u mësuar me artin e të shkruarit dhe të lexuarit....Aftësitë e shkrimit që do të plotësojnë kërkesat minimale do të jenë të mjaftueshme për disa; ndërsa është më mirë dhe më e përshtatshme që ata të harxhojnë kohë duke studiuar ato degë të dijenisë që janë të zbatueshme.

Sa për atë që Penda Supreme ka parashtruar më parë, shkaku është se në çdo art dhe zotësi, Zoti e kërkon perfeksionimin maksimal.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

772. Ai u ka zgjedhur ju mes gjithë njerëzimit, sytë tuaj janë hapur për dritën e udhërrëfimit dhe veshët janë akorduar për muzikën e Kompanisë së epërme e të bekuar nga hiri i tij i begatë, zemrat e shpirtrat tuaj janë lindur për jetë të re. Falënderoni dhe lavdëroni Perëndinë që dora e blatimeve pa mbarim ka vënë përmbi kokën tuaj këtë kurorë me sumbulla xhevahiri, këtë kurorë, margaritarët e shkëlqyer të së cilës do të vezullojnë e shkëndijojnë përgjithmonë gjithë horizontet e kohës.

Për të falënderuar Atë për këtë bëni përpjekje të mëdha dhe zgjidhni për veten një qëllim fisnik. Me fuqinë e besimit, binduni ndaj mësimeve të Perëndisë dhe le të përputhen veprimet tuaja me ligjet e Tij.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #17:2-3)

773. O ushtri e Perëndisë! Nëpërmjet mbrojtjes dhe ndihmës së dhuruar nga Bukuria e Bekuar - u bëftë fli jeta ime për të dashurit e Tij - ju duhet të silleni në mënyrë të tillë që të shquheni e të shkëlqeni si dielli në mes shpirtrave të tjerë. Në qoftë se ndonjëri prej jush hyn në një qytet, ai, në saje të sinqeritetit, të çiltërsisë e të dashurisë, të ndershmërisë e të besnikërisë, të vërtetësisë e të dashamirësisë së tij ndaj të gjithë njerëzve të botës, duhet të bëhet një qendër tërheqëse, që njerëzit e atij qyteti të thonë: "Ky njeri është pa diskutim një Bahá'í, sepse figura e tij, sjellja e qëndrimi i tij, morali, natyra dhe prirjet e tij pasqyrojnë atributet e Bahá'íve". Para se të keni arritur këtë pozitë, ju nuk mund të thoni se i jeni përmbajtur me besnikëri Besëlidhjes dhe Testamentit të Perëndisë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #35:5)

774. O shokë të vërtetë! Gjithë njerëzimi është si fëmijët në një shkollë dhe Agimet e Dritës, Burimet e revelacionit hyjnor janë mësuesit, të mahnitshëm e të pashoq. Në shkollën e realiteteve ata i mësojnë këta bij e bija sipas mësimeve që vijnë nga Perëndia dhe i rrisin në gjoksin e mirësisë, që ata të zhvillohen në të gjitha drejtimet, të shfaqin dhunti e bekime të shkëlqyera të Zotit dhe të kombinojnë përsosuri njerëzore; që ata të përparojnë në të gjitha aspektet e sjelljes njerëzore, si të jashtme dhe të brendshme, të fshehura ose të dukshme, materiale ose shpirtërore, derisa ta bëjnë këtë botë të vdekshme një pasqyrë të madhe që të reflektojë botën tjetër që nuk vdes.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #102:1)

775. Prandaj, O të dashur të Perëndisë! Bëni një përpjekje të fuqishme derisa ju vetë të arrini këtë përparim e të gjitha këto konfirmime dhe të bëheni vatra të bekimeve të Perëndisë, agime të dritës së unitetit të Tij, nismëtarë të dhuntive e të favoreve të jetës së qytetëruar. Jini në atë tokë pararoja të përsosurive të njerëzimit; çoni përpara degët e ndryshme të dijes, jini aktivë e të përparuar në fushën e shpikjeve e të arteve. Përpiquni të korrigjoni sjelljen e njerëzve dhe synoni t'ia kaloni gjithë botës për nga karakteri moral. Ndërkohë që fëmijët janë ende në foshnjëri, ushqejini ata nga gjiri i hirit qiellor, rritini në djepin e çdo përsosurie, edukojini ata në përqafimin e bujarisë. Jepuni atyre epërsinë e çdo lloj dije të dobishme. Le të marrin pjesë në çdo mjeshtri e art të rrallë e të mahnitshëm. Edukojini ata me punë e përpjekje dhe që të kapërcejnë vështirësitë. Mësojini t'ua kushtojnë jetën gjërave që kanë rëndësi të madhe dhe frymëzojini që të ndërmarrin studime që do t'i sjellin dobi njerëzimit.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #102:3)

776. ... Ata duhet vazhdimisht të inkurajohen e të bëhen të etur për të kapur të gjitha majat e arritjeve njerëzore, në mënyrë që qysh nga vitet e tyre më të hershme të mësohen të kenë qëllime të larta, të sillen mirë, të jenë të pastër, të dëlirë e të panjollë, dhe të mësojnë të kenë vendosmëri të fortë e qëllim të patundur në të gjitha gjërat. ...

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #110:1)

777. Është detyrë e fëmijëve Bahá'í t'i kalojnë fëmijët e tjerë në përvetësimin e shkencave dhe të arteve, sepse ata janë përkundur me hirin e Perëndisë.

Çdo gjë që mësojnë fëmijët e tjerë në një vit, le ta mësojnë në një muaj fëmijët Bahá'í. Zemra e 'Abdu'l-Baháit digjet nga dashuria për të parë që njerëzit e rinj Bahá'í të njihen të gjithë nëpër botë për arritjet e tyre intelektuale. Nuk ka diskutim që ata do t'i shtojnë gjithë përpjekjet, energjitë dhe ndjenjën e krenarisë së tyre, për të mësuar shkencat dhe artet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #119:1-2)

778. Mësimi i këtyre fëmijëve është si puna e kopshtarit të dashur që kujdeset për bimët e tij të reja në fushat e lulëzuara të Lavdiplotit. Nuk ka dyshim që ai do të vjelë rezultatet e dëshiruara; kjo është e vërtetë sidomos mbi mësimin në lidhje me detyrimet Bahá'í dhe me sjelljen Bahá'í, sepse fëmijët e vegjël kanë nevojë të dinë pikërisht në zemrën e shpirtin e tyre se 'Bahá'í' nuk është thjesht një emër, por një e vërtetë. Çdo fëmijë duhet të aftësohet me gjërat e shpirtit, që ai të mishërojë gjithë virtytet dhe të bëhet burim lavdie për Kauzën e Perëndisë. Përndryshe, fjala e thjeshtë 'Bahá'í', nëse nuk jep fruta, do të shkojë drejt hiçit.

Përpiqu atëherë me gjithë zotësinë tënde t'u bësh të ditur këtyre fëmijëve se Bahá'í është ai që mishëron gjithë përsosmëritë, se ai duhet të shkëlqejë si një pishtar i ndezur, mos pastë errësirë mbi errësirë dhe ende të bartë emrin 'Bahá'í'.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #123:2-3)

779. Është detyrë e mjeshtërve të botës në çdo moment të ofrojnë njëmijë shenja mirënjohjeje në Pragun e Shenjtë, të bëjnë përpjekjet më të mëdha dhe të ndjekin profesionet e tyre me zell që përpjekjet të japin atë që do të manifestojë bukurinë e përkryerjen më të madhe para syve të të gjithë njerëzve.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #127:2)

780. Bëni, pra, një përpjekje të fuqishme, në mënyrë që njerëzit e Baháit të dallohen për nga dëlirësia e shenjtëria, ato cilësi që i ka aq për zemër 'Abdu'l-Bahái; që njerëzit e Perëndisë t'ua kalojnë të gjitha qenieve të tjera njerëzore në çdo lloj shquarsie; që si nga jashtë dhe nga brenda ata të kenë epërsi mbi të tjerët; që për nga dëlirësia, pastërtia, finesa dhe ruajtja e shëndetit të jenë në pararojë të atyre që njohin; dhe që për nga liria ndaj çdo skllavërimi, për nga dija, për nga vetëkontrolli i tyre të jenë të parët ndër ata që janë të pastër, të lirë e të urtë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #129:14)

781. Le të jenë të dashurit e Perëndisë, secili prej tyre, thelbi i pastërtisë, vetë jeta e shenjtërisë, në mënyrë që në çdo vend ata të bëhen të famshëm për shenjtërinë, pavarësinë e shpirtit dhe butësinë e tyre. Le të gëzohen ata prej gllënjkave të kupës së përjetshme të dashurisë së Perëndisë dhe të vijnë në qejf ndërsa pinë prej buteve të verës së Qiellit. Le të shohin Bukurinë e Bekuar, të ndjejnë flakërimin dhe ngazëllimin prej atij takimi e të mbeten pa gojë nga habia e mrekullia. Ky është stacioni i të sinqertëve; kjo është udha e besnikëve; ky është shkëlqimi që shndrit mbi fytyrat e atyre që janë pranë Perëndisë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #174:4)

782. Tani mes gjithë popujve të botës i shtrenjti duhet të ngrihet me zemrën si dielli, me një shtytje të fortë të brendshme, me ballin që i ndrin, me një frymë aromë-parfumi, me një gjuhë që flet kurdoherë për Perëndinë, një shpjegim të qartë si kristali, me një vendim të lartë, një fuqi të lindur nga qielli, me karakter shpirtëror e me krezmim veçse hyjnor. Le të bëhen të gjithë ata si një shkëlqim në horizontin e qiellit dhe një yll verbues në qiejt e botës. Le të jenë ata pemë me kokrra në tendat qiellore, lulishte aromë-ëmbël në kopshtet qiellore; le të jenë ata vargje përkryerjeje në faqen e universit, fjalë njëshmërie në Librin e Jetës. Kjo është epoka e parë dhe fillimet e hershme të dispensacionit të Dritës Më të Madhe, prandaj brenda këtij shekulli, brenda kësaj hapësire kohore duhet të fitohen virtytet e duhet të përsosen cilësitë e mira. Pikërisht në këto ditë Parajsa Abhá duhet të ngrejë tendat e saj mbi rrafshinat e botës, Dritat e realitetit duhet të revelohen tani dhe sekretet e blatimeve të Perëndisë duhen bërë të njohura, hiri i vjetër duhet të shkëlqejë tani dhe kjo botë të ndryshojë në një shesh-kënaqësie të qiellit, kopshtit të Perëndisë. Dhe prej zemrave të dëlira dhe prej bujarive qiellore tani duhet të bëhen manifest gjithë përsosmëritë, cilësitë dhe atributet e hyjnores.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #193:12)

783. I lutem Atij të blatojë krezmimet e Tij mbi ata të dashur, banorë në atë tokë të pastër e të shenjtë, t'u japë atyre përfundime të suksesshme në të gjitha gjërat: që në karakterin e tyre, sjelljen e tyre, fjalët e tyre, mënyrën e tyre të jetesës, në gjithçka që ata janë e bëjnë, t'i bëjë për të arritur dallimin mes njerëzve, që Ai t'i mbledhë ata në komunitetin botëror me zemrat mbushur me kënaqësi, zjarr e dashuri përvëluese, me dije e siguri, me vendosmëri e unitet, me fytyra të bukura e të shkëlqyera.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #207:1)

784. ... ata duhet të japin shembull në çdo aspekt të jetës së tyre me ato atribute dhe virtute që janë lindur prej Perëndisë dhe duhet të ngrihen për ta shquar vetveten me sjelljen e tyre të mirë. Ata duhet ta justifikojnë pretendimin e tyre për të qenë Bahá'í me vepra dhe jo me emër. Bahá'í i vërtetë është ai që përpiqet ditë e natë për përparimin dhe avancimin përgjatë rrugës së përpjekjes njerëzore, dëshira më e madhe e të cilëve është të jetojnë dhe të veprojnë për ta pasuruar dhe për ta ndriçuar botën, burimi i frymëzmit të të cilëve është esenca e virtutit Hyjnor, qëllimi i të cilëve në jetë është të sillne në mënyrë të tillë që të bëhen shkak për përparim të pakufishëm. Vetëm kur ai i arrin dhunti të tilla të përsosura, mund të thuhet për të, se ai është një Bahá'í i vërtetë. Sepse në këtë Dispensacion të shenjtë, lavdia kurorëzuese e cikleve dhe e epokave të shkuara, besimi i vërtetë nuk është thjesht një shpallje e unitetit të Zotit, por në të vërtetë të jetuarit e një jete që do t'i manifestojë të gjitha përsosmëritë dhe virtutet e nënkuptuara prej një besimi të tillë....

(Bahá'í Year Book (The Bahá'í World) [Libri Vjetor Bahá'í (Bota Bahá'í)], vëll.1 (New York: Komiteti Botues Bahá'í, 1926), f.12)

785. Kështu, O të shumëdashur të Zotit, përpiquni me zemrat dhe shpirtrat tuaj, që ju të mund të kualifikoheni me moralin dhe atributet e përsosmërisë së Bekuar, për të marrë pjesë në bujaritë e shenjtërisë së Tij; që ju të mund të bëheni shenja të unitetit dhe standarde të njëshmërisë, të zbuloni esencën e veçimit dhe të këndoni poezitë dhe harmonitë në këtë kopësht hyjnor, me melodi të mëshirshme; që ju të mund të bëheni si zogjtë falenderues dhe të këndoni një këngë në kopshtin e trëndafilave të ekzistencës, e cila të mund t'i mahnisë mendjet dhe ndijimet; që ju të mund ta lartësoni standardin mbi majën e universit që të mund të valojë në erërat e favorit dhe të mbillni një pemë në fushën e botës së dukshme e cila mund të japë frute të një delikatese dhe freskie maksimale.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabelat e Abdu'l-Bahá Abbas], vëll. 2 (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1915), f. 374)

786. O ju miq të Zotit! Bëni një përpjekje që të gjitha kombet dhe komunitet e botës, bile edhe armiqtë, ta vendosin besimin e tyre, sigurinë dhe shpresën tek ju; që, nëse një person gabon, për një qind mijë herë ai të mund ta kthejë fytyrën e tij drejt jush, me shpresë se ju do t'i falni mëkatet e tij; sepse ai nuk duhet të bëhet i pashpresë as të mos trishtohet apo të dëshpërohet. Kjo është sjellja dhe qëndrimi i njerëzve të Bahá's. Ky është themeli i shtegut më sublim! Ju duhet ta konfirmoni sjelljen dhe qëndrimet tuaja me këshillat e 'Abdu'l-Bahá.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabelat e Abdu'l-Bahá Abbas], vëll. 2, f. 436)

787. Pastaj dije ti, se, në fakt, njerëzit e Bahá'í duhet të shquhen nga të tjerët në të gjitha fushat, gjersa ata të bëhen llampa të të Vetmit të Vërtetë në mes të krijesave dhe yjeve të udhëzimit që ndriçojnë nga Grupimi Suprem.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabelat e Abdu'l-Bahá Abbas], vëll. 3 (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1916), f. 682)

788. Sot detyra më urgjente është pastrimi i karakterit, reformimi i moralit, korrigjimi i sjelljes. Është detyrë e të dashurve të Perëndisë për t'u ngritur mes gjithë popujve me cilësi e akte të tilla që erërat pranverore, të cilat fryjnë mbi kopshtet e shenjtërisë të kundërmojnë në gjithë tokën dhe të rikthejnë në jetë shpirtrat e vdekur. Arsyeja që Perëndia e ka bërë Veten manifest dhe që dritat pambarim po shkëlqejnë prej mbretërisë së të padukshmes, nuk është veçse stërvitja e të gjithë shpirtrave njerëzorë dhe zbukurimi i karaktereve të të gjithëve përmbi tokë - me qëllim që individët e bekuar, që e kanë çliruar veten prej territ të botës shtazore, të ngrihen me ato cilësi që janë të admirueshme për realitetin e njeriut. ...

(Nga një Tabelë, botuar në Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #2:16, dhe cituar tek Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 31-32)

789. Në këtë kohë, po ashtu, unë u kërkoj urgjentisht miqve të Zotit që të bëjnë çdo përpjekje, me aq sa përfshijnë kompetencat e tyre, në këto drejtime. Sa më shumë të përpiqen ata për ta zgjeruar fushën e dijenisë së tyre, aq më i mirë dhe më i kënaqshëm do të jetë rezultati. Të dashurit e Zotit, qofshin të rinj apo të vjetër, burra apo gra, secili sipas aftësive të tij, ta nxisë vetveten dhe të mos i kursejë përpjekjet për të zotëruar degë të ndryshme kontemporane të dijenisë, edhe shpirtërore edhe sekulare, edhe të arteve. Sa herë që ata mblidhen në takimet e tyre, biseda e tyre le të përqëndrohet në subjekte dhe të informojë për dijenitë e ditës.

Nëse ata e bëjnë këtë, ata do ta përmbysin botën me Dritën e Manifesuar dhe do ta kthejnë këtë tokë të pluhurosur në oborre të Mbretërisë së Lavdisë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

790. Eshtë e qartë se të nxënit është dhurata më e madhe e Perëndisë; që dijenia dhe zotërimi i saj është një bekim nga Qielli. Kështu është detyrë e miqve të Perëndisë të ushtrojnë një përpjekje të tillë dhe të përpiqen zell të madh për ta çuar më tej dijeninë hyjnore, kulturën dhe shkencat, që shumë shpejt ata që janë nxënës sot të bëhen më eruditët e të gjithë organizatave të të mençurve. Ky është një shërbim i bërë prej Vetë Zotit dhe është njëri prej komandamenteve të Tij të padiskutueshme.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

791. O miq të dashur! Bëni çdo përpjekje për t'i zotëruar degët e ndryshme të dijenisë dhe të kuptimit të vërtetë. Shfrytëzoni çdo nerv për të arritur përsosmëritë materiale dhe shpirtërore.

Inkurajohini fëmijët që nga fëmijëria e hershme që të zotërojnë çdo lloj mësimi dhe bëjini ata të zellshëm për t'u aftësuar në çdo art - me qëllim që nëpërmjet mirësisë favorizuese të Zotit, zemra e secilit prej tyre të mund të bëhet si një pasqyrë që zbulon sekretet e universit, duke penetruar në realitetin e përbrendshëm të të gjitha gjërave; dhe që secili të mund të mësojë kuadrin mbarëbotëror në të gjitha degët e dijenisë, të shekncave të dhtë arteve.

Sigurisht, sigurisht mos e neglizhoni edukimin e fëmijëve. Rritini ata të pajisur me cilësi shpirtërore dhe të siguruar me dhuntitë dhe favoret e Zotit.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

792. Përdorini çdo mjet për ta bërë këtë Shkollë një oborr të të gjithëmëshirshmit, nga e cila dritat e mësimit do të hedhin rrezet e tyre dhe prej secilës, fëmijët, qofshin Bahá'í apo të tjerë, do të edukohen në një shkallë të tillë sa të bëhen dhuratat e Zotit për njerëzit dhe krenaria e racës njerëzore. Lërini ata të bëjnë progresin më të madh në hapësirën më të shkurtër kohore, le t'i hapin ata sytë e tyre dhe të zbulojnë realitetet e të gjitha gjërave, të bëhen të aftësuar në çdo art dhe zanat dhe të mësojnë t'i kuptojnë sekretet e të gjitha gjërave, ashtu siç janë - kjo cilësi është njëri prej efekteve më qartësisht evidente të shërbimit ndaj Pragut të Shenjtë.

(Nga një Tabelë përkthyer nga Persishtja)
Nga Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

793. Unë iu jap ju këshillën time që është kjo: Edukojini këta fëmijë me këshillat hyjnore. Që në fëmijëri u futni në zemër dashurinë për Zotin, kështu që ata të mund ta manifestojnë në jetën e tyre frikën e Zotit dhe të kenë besim në dhuratat e Zotit. Mësojini ata të çlirojnë vetveten nga të metat njerëzore dhe të fitojnë perfeksionimet hyjnore që ekzistojnë në zemrën e njeriut. Jeta e njeriut është e dobishme, nëse ai i arrin përsosmëritë e njeriut, Nëse ai bëhet qendër e të metave të botës së njerëzimit, vdekja është më e mirë sesa jeta, mosekzistenca, më e mirë se sa ekzistenca. Prandaj, bëni ju një përpjekje, me qëllim që këta fëmijë të mund të mësohen dhe të edukohen siç duhet, që secili prej tyre të mund të arrijë përsosmërinë në botën e njerëzimit. Dijeni ju vlerën e këtyre fëmijëve, sepse ata janë të gjithë fëmijët e mi.

(Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], Bisedat e bëra prej 'Abdu'l-Baháit gjatë vizitës së Tij në Shtetet e Bashkura dhe në Kanada në 1912, bot. i dytë (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 53-54)

794. Unë dëshiroj që të bëheni të shquar. Bahá'ít duhet të shquhen nga njerëzit e tjerë. Por ky dallim nuk duhet të varet nga pasuria - që ata duhet të bëhen më të pasur se të tjerët. Unë nuk e dëshiroj dallimin tuaj financiar. Unë nuk dëshiroj një dallim të zakonshëm; as shkencor, tregëtar, industrial. Për ju unë dëshiroj dallimin shpirtëror - d.m.th, ju duhet të bëheni të spikatur dhe të dalluar në moral. Në dashurinë e Zotit ju duhet të bëheni të shquar në mes të të gjithë të tjerëve. Ju duhet të bëheni spikatës në dashuri për njerëzimin, dhe në unitet dhe harmoni, në dashuri dhe drejtësi. Shkurtimisht, ju duhet të bëheni të dalluar në të gjitha virtutet e botës njerëzore.- në besnikëri dhe sinqeritet, drejtësi dhe besë, palëkundshmëri dhe qëndrueshmëri, për vepra dhe shërbime filantropike ndaj botës njerëzore, për dashuri kundrejt çdo qenie njerëzore, për unitet dhe harmoni me të gjithë njerëzit, për heqjen e paragjykimeve dhe çuajren më tej të paqes ndërkombëtare. përfundimisht, ju duhet të bëheni të spikatur për ndriçimin qiellor dhe për zotërimin e dhuntive të Zotit. Unë e dëshiroj këtë dallim për ju. Kjo duhet të jetë pika e dallimit në mes jush.

(Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f.190)

795. Si rrjedhim unë them se njeriu duhet të udhëtojë në rrugën e Zotit. Ditë për ditë ai duhet të përpiqet të bëhet më i mirë, besimi i tij duhet të shtohet dhe të bëhet më i qëndrueshëm, cilësitë e tij të mira dhe kthimi i tij drejt Zotit duhet të bëhet më i madh, zjarri i dashurisë së tij duhet të ndizet më i shkëlqyer; pastaj nga dita në ditë ai do të bëjë përparime, sepse të ndalosh përparimin do të thotë të kthehesh prapa. Zogu, kur ai fluturon, ngjitet lart e më lart, sepse sapo ai e ndërpret fluturimin do të bjerë poshtë. Çdo ditë, në mëngjes, kur ngriheni ju duhet ta krahasoni të sotmen me të djeshmen dhe të shikoni se në çfarë konditash jeni. Nëse ju e shikoni se besimi juaj është më i fuqishëm dhe zemra juaj më e mbushur me Zotin dhe dashuria juaj e shtuar dhe liria juaj nga bota më e madhe, atëhere falenderojeni Zotin dhe kërkojini t'ua shtojë këto cilësira. Ju duhet të filloheni të luteni dhe të pendoheni për të gjitha që ju keni bërë, që janë të gabuara, dhe duhet të lypni dhe të kërkoni ndihmë dhe asistencë që ju të mund të bëheni më të mirë se dje, kështu që ju të mund të vazhdoni të bëni përparim.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 8, nr. 6 (24 qershor 1917), f. 68)

796. Ju duhet të bëheni qirinj vezullues të këshillave morale dhe të idelave shpirtërore, duke u bërë mjete për ndriçimin e të tjerëve. Vishini trupat tuaj me roben e virtuteve. karakterizojeni veten tuaj me karakteristikat e njerëzve të moralit hyjnor. Shmangini të gjitha sjelljet e veseve siç i shmangeni një gjarpëri helmues apo leprozit. Grupi i profesorëve dhe i studentëve le të impresionohet me pastërtinë dhe shenjtërinë e jetës suaj, kështu që ata të mund t'iu marrin ju si ekzemplarë të cilësisë, si shembuj të fisnikërisë së natyrës, si zbatues të ligjeve morale, duke i mbajtur të nënshtruar elementët e ulët nëpërmjet shpirtit të lartë, pushtues të vetvetes dhe mjeshtër rë tërësisë së forcave jetësore në të gjitha rrugët e jetës. përpiquni gjithmonë të jeni në krye të klasës suaj, nëpërmjet studimit serioz dhe meritave të vërteta. Jini gjithmonë në një gjendje lutjesh dhe vlerësojeni rëndësinë e gjithçkaje. Ushqeni ideale të larta dhe stimulojini forcat tuaja intelektuale dhe konstruktive.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 9, nr. 9 (20 gusht 1918), f. 98)

797. Unë shpresoj se ndërsa ju përpiqeni në këtë kolegj ju mund t'ua kaloni të gjithë studentëve të tjerë në degë të ndryshme të dijenisë që mësohen atje, kështu që të gjithë ata të mund të dëshmojnë se studentët Bahá'í kanë një tjetër fuqi, inspirohen me një nxitje tjetër, përshkohen nga një ambicje fisnike, stimulohen nga motive më të larta dhe veprojnë më gjerë dhe më mirë se të tjerët. Nëse ju nuk ua kaloni të tjerëve, atëhere çfarë dallimi do të mbetet për ju? Prandaj, ju duhet të përpiqeni të jeni superiorë ndaj tyre, kështu që gjithkush të mund të dëshmojë për këtë fakt....

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 9, nr. 9 (20 gusht 1918), f. 98-99)

798. Unë shpresoj se nëpërmjet favorit dhe bujarisë së Mrekullisë së Bekuar, shenjtëria e tij Bábi, dhe bekimet e pashuara që e përshëndesin mauzolenë e tij të shenjtë30 dhe konfirmimet e Abhás do të mund t'iu rrethojnë, që ju mund të karakterizoheni me tiparet e ndritshme dhe atributet e shkëlqyera të jetës Bahá'í. Morali juaj u bëftë më i përcaktuar nga dita në ditë! Besimi dhe siguria juaj u shtoftë nga dita në ditë! Tërheqja juaj ndaj Mbretërisë së Abhás u intensikoftë nga dita në ditë! Arritjet tuaja në shkenca dhe arte u bëfshin më universale nga dita në ditë! Të jepet mundësia, dashtë Zoti, që ju të bëheni të përsosur dhe të përkryer nga çdo këndvështrim dhe të jeni mjetet për ndriçimin e Persisë.

(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 9, nr. 9 (20 gusht 1918), f. 99-100)

Nga letrat e shkruara prej Shoghi Effendiut:

799. Një gjë do ta pakësojë shumë barrën e rëndë që peshon mbi mendje dhe zemër, dhe kjo gjë është shablloni me të cilin Bahá'ít përshtasin jetën private dhe karakterin e tyre ndaj kodit të lartë të vendosur prej Bahá'u'lláhut, Ky është një standard pafundësisht i lartë dhe gjithçka që nuk i përshtatet atij, në sytë e atyre që besojnë me të vërtetë, provon se është neglizhencë për të ardhur keq dhe kotësi e madhe.

(12 tetor 1924 për një besimtar individual)

800. Çdo besimtar, që dëshiron të dëshmojë për progresin e shpejtë dhe të shëndetshëm të Kauzës së Zotit, le të realizojë natyrën e dyfishtë të detyrës së tij. Le t'i kthejë ai së pari sytë e tij nga përbrenda dhe të kërkojë në zemrën e tij dhe ta kënaqë vetveten që në marrdhëniet e tij me besimtarët, pa dallim ngjyre dhe klase, ai ta vërtetojë vetveten me besnikëri në rritje ndaj shpirtit të Besimit të tij të shumëdashur. I sigurt dhe i kënaqur se ai po bën maksimumin e tij në një përpjekje të ndërgjegjëshme për t'iu afruar çdo ditë kësaj pozite të lartë tek e cila e thërret Mjeshtri i tij i mirë, le të kthehet ai tek detyra e tij e dytë, dhe, me konfidencën dhe energjinë e duhur, ta sulmojë pushtetin shkatërrues të atyre forcave që në zemrën e tij, tashmë ai ia doli mbanë t'i nënshtrojë. Me gjallëri të plotë ndaj efikasitet të padiskutueshëm të Bahá'u'lláhut dhe i armatosur me armët esenciale të përmbajtjes së mençur dhe vendosmërisë së palëkundur, le të bëjë ai një luftë të vazhdueshme kundër tendancave të trashëguara, instikteve korruptuese, modave të ndryshueshme, pretendimeve false të shoqërisë në të cilën ai jeton dhe lëviz.

(12 prill 1927 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shtetëve të Bashkuar dhe Kanadanë, botuar në Bahá'í Administration: Selected Messages 1922-1932 [Administrata Bahá'í: Mesazhe të Zgjedhura 1922-1932], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 130)

801. Ne mund ta provojmë vetvten të vlefshëm për Kauzën tonë, vetëm, nëse në sjelljen tonë individuale dhe në jetën trupore ne imitojmë me këmbëngulje shembullin e Mjeshtrit tonë të shumëdashur, të Cilin, terroret e tiranisë, stuhitë e abuzimit të pandërprerë, shtypja e poshtërimit, kurrë nuk do të devijojë asnjë fije floku nga ligji i shfaqur i Bahá'u'lláhut.

E tillë është rruga e shërbesës, e tillë është rruga e shenjtërisë, që Ai zgjodhi për ta shkelur gjer në fund të jetës së Tij. Asgjë që nuk e pason rigorozisht shembullin e Tij të lavdishëm, nek mund ta drejtojë siç duhet rrugën tonë përmes humnerave të kësaj epoke të rrezikshme, duke na udhëhequr për ta plotësuar destinacionin tonë të lartë.

(Po aty, f. 132)

802. Në ndërmarrjet filantropike dhe në aktet e bamirësisë, në çuarjen më tej të mirëqenies së përgjithshme dhe në përmirësimin e shërbimit publik duke përfshirë atë çdo grupi pa asnjë përjashtim, të shumëdashurit e Zotit le të tërheqin vëmendjen favorizuese të të gjithëve dhe t'i udhëheqin të gjithë të tjerët.

(Janar 1929 e adresuar për Bahá'ít e Lindjes - përkthyer nga Persishtja)

803. Puna me të cilën po merreni është e dashur dhe pranë zemrës sime dhe përbën njërin prej aspekteve më jetësore të aktiviteteve të shumëfishta të Besimit tonë të shumëdashur. Standardet më të larta të pastërtisë, të integritetit, të shkëputjes dhe të sakrificës duhet të ruhen nga anëtarët e grupit tuaj, me qëllim që t'iu aftësojnë të luani një rol vendimtar në zgjerimin dhe konsolidimin e Besimit. Një përgjegjësi e madhe qëndron mbi ju dhe asgjë që nuk i afrohet një jete të pastër, virtuoze, aktive dhe të vërtetë nuk mund t'iu aftësojë ta arrini destinacionin tuaj sublim....

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shkruar në një letër të datës 6 shtator 1934 shkruar në emër të tij për Këshillin e Rinisë së Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë)

804. Një ndershmëri e tillë në sjellje duhet të shfaqet, me forcë gjithnjë e më të madhe, në çdo gjykim që përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit Bahá'í, cilado qoftë pozita që kanë, mund t'u duhet të shprehin. Ajo duhet të pasqyrohet vazhdimisht në çështjet e biznesit të të gjithë pjesëtarëve të tij, në jetën e tyre familjare, në të gjitha punët që bëjnë dhe në çdo shërbim që ata mund të kryejnë, në të ardhmen, për qeverinë ose popullin e tyre. Ajo duhet të mishërohet në sjelljen e të gjithë zgjedhësve Bahá'í, kur ushtrojnë të drejtat e funksionet e tyre të shenjta. Ajo duhet të karakterizojë qëndrimin e çdo besimtari besnik lidhur me mospranimin e posteve politike, me mosaderimin në parti politike, me mospjesëmarrjen në polemika politike dhe me mosanëtarësimin në organizata politike e institucione kishtare. Kjo duhet të shfaqet në aderimin pa kompromis të të gjithëve, të rinj a të vjetër qofshin, në parimet e qarta themelore të parashtruara nga 'Abdu'l-Bahá-i në mesazhet e Tij, dhe në ligjet e porositë e reveluara prej Bahá'u'lláh-ut në Librin e Tij Më të Shenjtë. Ajo duhet treguar në paanësinë e çdo mbrojtësi të Besimit ndaj armiqve të tij, në objektivitetin e tij për të njohur meritat që mund të ketë armiku dhe në ndershmërinë për të përmbushur çdo detyrim që mund të ketë ndaj tij. Kjo duhet të përbëjë stolinë më të ndritshme të jetës, të punëve, të përpjekjeve e të fjalëve të çdo mësuesi Bahá'í, qoftë kur punon në atdhe ose jashtë vendit, qoftë kur ndodhet në radhët e para të forcave të mësimit, ose kur zë një pozitë më pak aktive e me përgjegjësi. Kjo duhet të bëhet shenja dalluese e asaj trupe të vogël në numër, por tepër dinamike e me përgjegjësi, të përfaqësuesve të zgjedhur kombëtarë të çdo komuniteti Bahá'í, i cili përbën shtyllën mbajtëse dhe instrumentin e vetëm për zgjedhjen, në çdo komunitet, të Shtëpisë Universale, vetë emri e titulli i së cilës, siç e ka përcaktuar Bahá'u'lláh-u, simbolizon atë ndershmëri në sjellje, që është misioni më i lartë që duhet ruajtur e imponuar.

(Më 25 dhjetor 1938 për Bahá'ít e Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë, e botuar tek Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 32-33)

805. Kjo jetë e virtytshme dhe e shenjtë duhet të bëhet parimi rregullues në sjelljen dhe veprimet e të gjithë Bahá'í-ve, si në marrëdhëniet e tyre shoqërore me anëtarët e komunitetit të vet dhe në kontaktet e tyre me botën në përgjithësi. Ajo duhet të stolisë e të përforcojë orvatjet e pareshtura dhe përpjekjet e merituara të atyre që kanë misionin e lakmueshëm të përhapjes së Mesazhit e të administrimit të punëve të Besimit të Bahá'u'lláh-ut. Ajo duhet mbrojtur në tërësinë e me të gjitha ato që nënkupton, në çdo fazë të jetës së atyre që mbushin radhët e atij Besimi, qoftë në vendet e tyre, ose në udhëtimet e tyre, në klubet e tyre, në shoqatat e tyre, në argëtimet e tyre, në shkollat e në universitet e tyre. Asaj i duhet kushtuar vëmendje e veçantë në zhvillimin e veprimtarive shoqërore të çdo shkolle verore Bahá'í dhe në çdo rast tjetër mbi të cilin organizohet e inkurajohet jeta e komunitetit Bahá'í. Ajo duhet njejësuar ngushtësisht e vazhdimisht me misionin e rinisë Bahá'í, qoftë si element i jetës së komunitetit Bahá'í, qoftë si faktor i përparimit e i orientimit të së ardhmes së rinisë së vendit të vet.

(Më 25 dhjetor 1938, botuar tek Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 35)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

806. Përgjegjësia e besimtarëve të rinj është shumë e madhe, pasi ata nuk duhet ta mjaftojnë vetveten me trashëgiminë e punës së Bahá'íve të mëparshëm dhe të vazhdojnë me çështjet e Kauzës në përgjithësi, por bota që shtrihet përpara tyre - siç premtohet prej Bahá'u'lláhut - do të jetë një botë e qortuar nga vuajtjet e saj, prandaj të jenë të gatshëm ta dëgjojnë Mesazhin e Tij Hyjnor gjer në fund; dhe si rrjedhim një karakter shumë sublim do të pritet nga eksponentët e një feje të tillë. Thellimi i dijenisë së tyre, përsosja e vetvetes sipas standardeve të virtutit Bahá'í dhe të sjelljes së mirë, duhet të jenë detyrat përparësore të çdo Bahá'í të ri.

(6 qershor 1941 për rininë Bahá'í të Bombeit, Indi, botuar në Dawn of a New Day [Agimi i një ditës së re] (Delhi i Ri: Trusti Botues Bahá'í, (1970)), f. 179-80)

807. Ruajtësi u kënaq kur e dëgjoi grupin tuaj të të rinjve. Fëmijët që stërviten me mësimet botëpërfshirëse të Bahá'u'lláhut, rriten për të qenë një racë me të vërtetë e re njerëzish. Ai shpreson se këta të rinj do ta përgatisin vetveten për detyrën e madhe që do t'u dalë përpara atyre në të ardhëshmen, për të ndihmuar për rindërtimin e botës me ndihmën dhe frymëzimin e mësimeve Bahá'í.

(25 dhjetor 1941 për Bahá'ít e Hobartit, Tasmani)

808. Nëse ne do të perceptojmë realitetin vërtetë të gjërave, ne duhet të shikojmë se më e madhja e të gjitha betejave që e trazon botën e sotme është beteja shpirtërore. Nëse besimtarët si ti, të rinj dhe të zellshëm dhe plot jetë, dëshirojnë të fitojnë dafinat e heroizmit të vërtetë dhe të pavdekshëm, atëhere le të bashkohen ata në betejën shpirtërore që përfshin çdo shpirt njerëzor - cilido qoftë profesioni i tij. Detyra më e vështirë dhe më fisnike në botën e sotme të jesh një Bahá'í i vërtetë; kjo kërkon që ne të mposhtim jo vetëm të këqijat e sotme që mbizotërojnë mbi të gjithë botën, por edhe dobësinë, lidhjet me të shkuarën, paragjykimet dhe egoizmin që mund të trashëgohen apo të fitohen nga vetë karakteret tona; që ne të japim një shembull të ndritshëm dhe të padëmtuar për njerëzit e tjerë.

(5 prill 1942 për një besimtar individual)

809. Ai shpreson se ju do të bëheni Bahá'í në karakter si dhe në besim. I tëri qëllimi i Bahá'u'lláhut është që ne të mund të bëhemi një lloj i ri njerëzish, njerëz që janë të drejtë, të mirë, inteligjentë, të vërtetë dhe të ndershëm dhe që jetojnë sipas ligjeve të Tij të mëdha të parashtruar për këtë epokë të re në zhvillimin njerëzor. Ta quajmë vetveten Bahá'í nuk është e mjaftueshme, qenia jonë të përbrendëshme duhet të fisnikërohet dhe të ndriçohet nëpërmjet të jetuarit të një jete Bahá'í.

(25 gusht 1944 për Sesionin e Rinisë Louhelen School)

810. Në të vërtetë, nëse miqtë do të kërojnë dhe do ta ushtrojnë vetveten për t'u bërë njëqind për qind Bahá'í, ata do ta shikojnë sesa do të shtohet influenca e tyre mbi të tjerat dhe sesa e shpejtë do të jetë përhapja e Kauzës. Bota nuk kërkon një kompromis, por një trupëzim të një ideali të lartë dhe të ndritshëm. Sa më shumë miq të jetojnë sipas mësimeve tona në çdo aspekt të jetës së tyre, në shtëpitë e tyre, në biznes, në marrdhëniet e tyre shoqërore, aq më i madh do të jetë atraksioni që ata ushtrojnë mbi zemrat e të tjerëve.

(23 janar 1945 për një besimtar individual)

811. Besimtarët, siç e dimë të gjithë duhet të përpiqen të japin një shembull në jetën dhe sjelljen e tyre personale që të tjerët të ndihen të detyruar ta përqafojnë Besimin që e reformon karakterin njerëzor. Sidoqoftë, për fat të keq, jo gjithkush e arrin me lehtësi dhe me shpejtësi fitoren mbi vetveten. Ajo që çdo besimtar, i ri apo i vjetër, duhet të kuptojë, është se Kauza ka fuqinë shpirtërore për të na rikrijuar ne, nëse bëjmë përpjekje për ta lënë fuqinë e saj të na inluencojë, dhe ndihma më e madhe në këtë drejtim është lutja. Ne duhet t'i kërkojmë Bahá'u'lláhut që të na ndihmojnë ne t'i ,poshtim të metat e karakterit tonë dhe gjithashtu të ushtrojmë pushtetin e vullnetit tonë për ta zotëruar dhe veten.

(27 janar 1945 për një besimtar individual)

812. Shpresa e tij e vazhdueshme është se besimtarët do të sillen, individualisht dhe në jetën e Komunitetit të tyre Bahá'í, në një mënyrë të tillë që ta tërheqin vëmendjen e të tjerëve ndaj Kauzës. Botës jo vetëm që i mungojnë principet dhe idealet e larta, por asaj, mbi të gjitha, i mungon shembulli i shkëlqyer që Bahá'ít mund ta japin.

(22 janar 1945 për një besimtar individual)

813. ... Bahá'ít e rinj në çdo qytet duhet të kenë pikësynim të kenë kontakte me veprimtaritë dhe klubet e rinisë lokale dhe të përpiqen t'i bëjnë pikëpamjet e tyre të ditura tek sa më shumë të rinj në sa më shumë mënyra që të ketë mundësi. Mbi të gjitha, ata duhet të japin një shembull të mirë para tyre; panjollësi, politesë, miqësi, mikpritje, optimizëm të gëzuar për të ardhëshmen përfundimtare, lumturinë dhe mirëqenien e njerëzimit, që duhet t'i dallojnë ata, duke i bërë që të fitojnë dashurinë dhe admirimin e shokëve të tyre të rinj. Gjëja që mungon qartësisht në jetën moderne është një standard i lartë i sjelljes dhe një karakter i mirë; të rinjtë Bahá'í duhet t'i demostrojnë që të dyja, nëse ata shpresojnë seriozisht të fitojnë anëtarë të Besimit nga gjenerata e tyre aq e desiluzionuar dhe e kontaminuar nga korrupsioni që shkaktoi lufta.

(20 tetor 1945 për Komitetin Komëtar të Rinisë së Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kandasë)

814. Ne duhet të jemi të duruar me të metat e të tjerëve dhe gjithmonë të përpiqemi të krijojmë dashuri dhe unitet në mes të besimtarëve, që, në fund të fundit,janë ende të papjekur në shumë mënyra dhe larg nga perfeksioni. Besimi në vetvete është një gjë e madhe dhe Bahá'ít duhet të përpiqen të bëhen instrumenta gjithnjë e më të përsosura për Bahá'u'lláhun, që të përdoren dhe ta arrijnë qëllimin e Tij.

(26 maj 1946 për një besimtar individual)

815. Ruajtësi e ka përmendur, në shumë raste, nevojën shumë të madhe që Rinia Bahá'í të japë shembull në Mësime, veçanërisht në aspektin moral të tyre. Nëse ata nuk shquhen për sjelljen e tyre sublime, ata nuk mund të presin që të rinjtë e tjerë ta marrin Kauzën shumë seriozisht.

(6 shtator 1946 për një besimtar individual)

816. Ai e ndien se rinia, në veçanti, duhet të përpiqet vazhdimisht dhe me vendosmëri të japë shembull të jetës Bahá'í. Në botën përreth nesh ne shikojmë kalbëzimin moral, korrupsionin, parregullsinë, vulgaritetin, sjelljet e këqija - të rinjtë Bahá'í duhet të jenë e kundërta e këtyre gjërave dhe, me panjollësinë e tyre, me drejtësinë e tyre, me rregullsinë e tyre me konsideratën e sjelljet e tyre të mira t'i tërheqin të tjerët, të rinj dhe të vjetër, tek Besimi. Bota është lodhur nga fjalët; ajo do shembull, dhe i përket rinisë Bahá'í që ta japë atë.

(19 shtator 1946 për Shkollën Verore në Green Acre)

817. Sytë e njerëzve të botës po fillojnë të fokusohen mbi ne; dhe, ndërsa gjendja e keqe e njerëzimit shkon keq e më keq, ne do të vëzhgohemi më intensivisht prej jo - Bahá'íve, që do të shohin nëse ne i mbajmë lart me gjithë zemër institucionet tona; nëse ne jemi njerëz të një krijimi të ri apo jo; nëse ne jetojmë sipas besimeve, principeve dhe ligjeve tona me vepra ashtu si dhe me fjalë. Ne duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Ne duhet të jemi shumë shembullorë.

(5 gusht 1955 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Britanikë, botuar në Unfolding Destiny [Shpalosja e Fatit] (Londër: Trusti Botues Bahá'í 1981), f. 350)

Revizionuar në nëntor 1990

PËRDORIMI I RADIOS DHE I TELEVIZIONIT PËR MËDIMDHËNIËS

(Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut)

1881. Lidhur me dëshirën tuaj për transmetimin e mesazhit, Shoghi Effendi do t'iu këshillonte të konsultoheni me Asamblenë Shpirtërore, nëse një veprim i tillë e merr aprovimin e tyre dhe nëse po, të kërkoni ndihmesën dhe mbështetjen e tyre për të gjetur mjetet më të mira për ta zbatuar planin tuaj. Ideja për një stacion transmetues është pak si ambicioze dhe kërkon shumë shpenzime financiare. Megjithatë, nëse ju e shihni këtë të mundëshme dhe përbrenda aftësive tuaja financiare, mos hezitoni të veproni kështu, përderisa kjo do t'iu aftësojë ta përhapni Kauzën në mënyrë shumë të lehtë dhe efikase.

(13 gusht 1933 për një besimtar individual)

1882. Sugjerimi juaj lidhu me instalimin e një stacioni radioje në Tempull, është me të vërtetë i shkëlqyer. Por mbetet për t'u parë nëse Asmbleja Shpirtërore Kombëtare e shikon të mundshëm nga ana financiare ndërmarrjen e një projekti të tillë, që pa dyshim, është një ndërmarrje mjaft e kushtueshme. Cilatdo qofshin shpenzimet për këtë projekt, nuk ka arsye përse besimtarët të mos fillojnë ta shqyrtojnë me vëmendje mundësinë e një plani të tillë që, kur të zbatohet dhe përsoset, mund t'i japë një nxitje të paparë zgjerimit dhe pnës mësimore anembanë Amerikës.

Megjithatë i përket Asamble Shpirtërore Kombëtare të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje dhe të vendosë në se fondi kombëtar i Kauzës është, tani për tani aq i fuqishëm sa të instalojë një stacion radioje në Tempull. Megjithatë Ruajtësi ndjehet konfident se ky plan do të marrë konsideratën e kujdesshme të anëtarëve të Asamblesë Shpirtërore Kombëtare dhe shpreson se, nëse ka mundësi, ata do të ndërmarrin veprime të përcaktuara lidhur me këtë çështje.

(31 janar 1937 për një besimtar individual)

1883. Ai i lexoi me interes sugjerimet e ndryshme që i bëni Asamblesë Shpirtërore Kombëtare dhe e ndjen se ato janë në themele të shëndosha veçanërisht me përdorimin e gjerë të radios, për fat të keq, tani për tani, gjithçka që bën kërkesa për burime të reja financiare të Kauzës në Amerikë - të tilla si stacionet transmetuese Bahá'í - nuk mund të diskutohen, pasi miqtë e kanë të vështirë t'i plotësojnë nevojat e mëdha për Fondet e mësimdhënies dhe të Tempullit. Megjithatë ai e ndjen se ideja duhet mbatjur parasysh për realizimin në të ardhmen.

(14 tetor 1942 për një besimtar individual)

1884. Lidhur me punën e radios ... ai sugjeron se konsiderata kryesore është tërheqja e vëmendjes së publikut për faktin se ekziston Besimi dhe mësimet e tij. Çdo lloj transmetimi, qoftë i fragmenteve nga Shkrimet apo i subjekteve problemore apo i leksioneve duhet të përdoret. Njerëzit kanë nevojë për ta dëgjuar fjalën Bahá'í, kështu që ata, nëse e pranojnë, të reagojnë dhe ta kërkojnë Kauzën. Detyra parësore e miqve kudo në botë është t'i vënë njerëzit në dijeni për ekzistencën e një Revelacioni të tillë; detyra tjetër e tyre është ta shpjegojnë atë.

(24 korrik 1943 për një besimtar individual)

1885. Ai e ndjen se do të ishte shkëlqyer nëse Kauza do t'u prezantohej më shumë njerëzve nëpërmjet radios, pasi ajo i arrin masat, veçanërisht ata që nuk interesohen për leksionet apo nuk marrin phjesë në takime.

(7 mars 1945 për një besimtar individual)

1886. Për çështjen e fitimit të kohës në radio, i përket Komitetit të Radios dhe Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të vendosë: por principi është se duhet bërë çdo përpjekje për t'i paraqitur mësimet për transmetim sa më shpesh që të jetë e mundur, përderisa mënyra me të cilën bëhet kjo është në përputhje me dinjitetin e besimit tonë të shumëdashur.

(15 gusht 1945 për një besimtar individual)

1887. Atij i erdhi keq kur mësoi nëpërmjet telegramit tuaj se projekti për një radiostacion Bahá'í nuk mund të zbatohet tani për tani; ai mendon se një stacion i tillë do të ishte një e ardhur shumë e madhe për Kauzën, jo vetëm si një mjet mësimsdhënës dhe si një formë e mrekullueshme publiciteti por gjithashtu si një shtytje për presligjin e tij. Ai e ndjen se Asambleja nuk duhet ta letë këtë çështje, por të vazhdojë të kërkojë rrugët për ta materializuar një projekt të tillë sa më shpejt të jetë e mundur.

(20 mars 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1888. Ai shpreson se ndërtimi i një radiostacioni Bahá'í do të jetë i mundshëm gjatë viteve që vijnë, pasi ew konsideron ëtë me rëndësi të madhe.

(4 maj 1946 për Komitetin e Radios të Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1889. Bahá'ít nuk duhet të jenë gjithnjë të fundit për të përdorur metodat e reja dhe që duket se janë të shkëlqyera, por më mirë të jenë të parët, pasi kjo kombinon me natyrën dinamike të Besimit që jo vetëm është progresiv, por edhe përmban përbrenda vetvetes farat e një kulture dhe qytetërimi krejtësusht të ri.

( 5 maj 1946 për një besimtar individual)

1890. Ruajtësi e aprovon principin e një radiostacioni dhe nu sheh arsye për të kundërshtur që ia të jetë në Tempull, por ai ka parasysh koston që ju cilësoni, si një barrë e rëndë në kohën e tanishme, për t'u mbatur nga Fondi, në kuadrin e shpenzimeve të shumta për Planin e Ri Shtatë Vjeçar. Nëse ka ndonjë mënyrë që kjo të bëhet për një çmim që mendoni se Fondi mund ta paguajë dhe që do të ishte më i arsyeshëm, Ai aprovon që ta bëni këtë. Në çdo rast Asambleja Shpirtërore Kombëtare duhet të nxisë fuqimisht për t'u njohur si një Organ Fetar dhe të kërkojë të drejta të plota ppër t'u përfaqësuar në transmetime me një hap të barabartë me kishat e tjera të konsoliduara.

(20 korrik 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1891. Ai e aprovon dëshirën tuaj për t'i shpjeguar principet e Besimit nëpërmjet radios. Por ju nxit të bëni ç'të mundni që gjithmonë, sado e vogël qoftë referenca që ju mund ta bëni, ta indentifikoni qartë apo ta lidhni atë që transmetoni me Bahá'u'lláhun. Koha është tami tepër e shkurtër për Bahá'ít që së pari ta edukojnë njerëzimin dhe pastaj t'i tregojnë atij se Burimi është ky Besim i ri botëror. Për mbrojtjen e tyre shpirtërore, njerëzit duhet ta dëgjojnë emrin Bahá'í - pastaj, nëse ata largohen verbërisht, nuk mund ta justifikoninvetveten duke thënë se kurrë nuk e dini se ekzistonte! Sepse ditët e errëta duken ende përpara botës dhe jashtë kësaj Strehe Hyjnore, njerëzit ne besojmë fuqimisht, nuk do të gjejnë bindje të brendëshme, paqe dhe siguri. Kështu ata kanë të drejtë të paktën të dëgjojnë për një Kauzë të tillë.

(24 prill 1949 për një besimtar individual)
EKSTRAKTE TË LIDHUR ME SUBJEKTIN E RINISË
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2232. I bekuar është ai që në fillim të rinisë së tij dhe në majë të jetës do të ngrihet për t'i shërbyer Kauzës së Zotit të fillimit dhe të mbarimit, duke e stolisur zemrën e vet me dashurinë e Tij. Manifestimi i një mirësie të tillë është më i madh se sa krijimi i qiejve dhe i tokës. Të bekuar janë të palëkundurit dhe mirë u bëhet atyre që janë të fortë.

(Nga një tabelë - e përkthyer nga Persishtja)
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

2233. Është detyra e të rinjve të ecin në hapat e Hakim31 dhe të edukohen me sjelljet e tij, sepse persona të tillë të rëndësishëm si ai dhe të ngjashmit me të tashmë kanë zbritur në mbretërinë Abhá. Rinia duhet të rritet dhe të zhvillohet për t'u zënë vendin etërve të tyre, që kjo mirësi e bollshme, në pasuesit e secilit prej të dashurve të Perëndisë që vuajtën agoni të mëdha të mund të rritet nga dita në ditë, gjersa në fund të japë frutet e veta mbi tokë dhe në qiell.

(Nga një tabelë - e përkthyer nga Persishtja)

2234. Prandaj, o ti rini e ndriçuar përpiqu natë e ditë t'i zbulosh misteret e mendjes dhe të shpirtit dhe t'i kuptosh sekretet e Ditës së Perëndisë. Informoje veten për faktet që ka nxjerrë Emri Më i Madh. Hapi buzët e tua në lavdërim. Shto argumenta dhe prova bindëse, udhëhiqi ata që janë të etur për burimin e jetës; jepu shëndet të sëmurëve. Bëhuni ju nxënës të Perëndisë; bëhuni mjekë të drejtuar nga Perëndia dhe shërohini të sëmurët në mes të njerëzimit. Sillini ata që janë jashtë në rrethin e miqve të ngushtë. Bëjini të dëshpëruar të mbushet me shpresë. Zgjojini ata nga dremitja; bëjeni neglizhentin ta ketë mendjen.

Të tilla janë frutet e kësaj jete tokësore. E tillë është pozita e lavdisë së shkëlqyer. Mbi ju qoftë Bahá'u'l-Abhá.

(Nga një tabelë - e përkthyer nga Persishtja)

2235. O Perëndi! Bëje këtë të ri të shkëlqyer dhe jepi bujarinë tënde mbi këtë krijesë të mjerë. Jepi atij dijeni, fuqi të shtuar në agim të çdo mëngjesi dhe ruaje atë përbrenda strehës së Mbrojtes tënde, kështu që ai të mund të çlirohet nga gabimi, të mund ta dedikojë vetvteten në shërbim të Kauzës tënde, ta udhëzojë të gabuarin, ta udhëheqë të pafatin, t'i çlirojë robërit dhe t'i zgjojë neglizhentët, që të gjithë mund të kurohen me kujtimin dhe lavërimin Tënd. Ti je i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi.

(Nga një tabelë - e përkthyer nga Persishtja)
Nga letrat e shkruara prej Shoghi Effendiut:

2236. Ajo që keni ndërmarrë për të arritur, nën udhëzimet dhe instruksionet e shëbrëtorit trim dhe të palodhur të Pragur Abhá, vëllait tim të shumëdashur Dr. Bagdati, është shumë e lavdërueshme dhe e një rëndësie supreme. Kurrë mos u lëkundni në ndërmarrjen tuaj të madhe. Thellojeni dijeninë tuaj për Kauzën. Përpiquni ta zgjeroni sferën e veprimtarive tuaja dhe kërkoni ta kuptoni dhe ta çoni më tej harmoninë që duhet të ekzistojë në mes të shkencës së vërtetë dhe Revelacionit hyjnor. Unë kurrë nuk do t'i braktis lutjet për ju. Kam shpresa të mëdha në triumfin përfundimtar të detyrës para jush.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 23 janar 1924, shkruar në emër të tij për Rininë Bahá'í të Çikagos, Illinois, Sh.B.A.)

2237. Rinisë Bahá'í duhet t'i shpjegohet se si duhet ta mësojë Kauzën e Perëndisë. Dijenia e tyre për principet e besimit duhet të thellohet dhe standarti i edukimit të tyre në shkencë dhe literaturë të çohet përpara. Ata duhet të njihen gjerësisht e gjuhën e përdorur dhe me shembullin e dhënë nga 'Abdu'l-Bahá në ligjëratat e Tij publike anembanë Perëndimit. Ata gjithashtu duhet të njihen me parakushtet themelore të mësimit siç shkruhet në Librat e Shenjta dhe Tabelat.

(9 qershor 1925 për Asamblenë Shpirtërore të Lindjes - përkthyer nga Persishtja)

2238. Unë ju nxis fuqimisht t'i kushtoni, ndërsa vazhdoni sutdimet, sa më shumë kohë që të mundeni studimit të plotë të historisë dhe të Mësimeve të Kauzës sonë të shumëdashur. Ky është parakushti për një karrierë të suksesshme në të ardhmennë shërbim të besimit Bahá'í në të cilin unë shpresoj dhe lutem se ju do ta shquani vetvten në ditët që vijnë.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 18 maj 1926, shkruar në emër të tij për një besimtar individual)

2239. Punonjësit e rinj dhe të zellshëm të Kauzës...zënë njëvend të mirë në zemrën time. Unë do t'i kujtoj shpresat e tyre, planet, veprimtaritë e tyre në orët e lutjes sime në Mauzolenë e Shenjtë. Unë i nxis ata t'i studiojnë thellësisht fjalimet e Bahá'u'lláhut dhe ligjërata e 'Abdu'l-Baháit dhe të mos mbështeten në paraqitjen dhe interpretimin e mësimeve që bëhen nga folësit dhe mësuesit Bahá'í. I Gjithëfuqishmi le t'iu mbështesë dhe t'iu udhëzojë ju në punën tuaj.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datuar 20 mars 1929, shkruar në emër të tij për një besimtar individual)

2240. Puna me të cilën ju merreni është e dashur dhe pranë zemrës sime dhe përbën një nga aspektet më jetësore të veprimtarive të shumfishta të Besimit tonë të shumëdashur. Standardi më i lartë i pastërtisë, i integritetit, i shkëputjes dhe sakrificës duhet të ruhet prej anëtarëve të grupit tuaj me qëllim që t'iu aftësojë të luanin një rol vendimtar për përhapjen dhe konsolidimine Besimit. Një përgjegjësi shumë e madhe qëndron mbi ju dhe në se nuk keni një jetë të pastër, virtuoze, aktive dhe me të vërtetë shëmbullore nuk do të jeni në gjendje ta plotësoni destinacionin tuaj të lartë. Unë do t'u lutem që të udhëzoni dhe të fuqizoni për ta bërë shumë efektiv shrëbimin ndaj Kauzës dhe që me shembullin tuaj të jepni një shtytje të freskët marshimit përpara të institucioneve të saj të porsalindura.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 6 tetor 1934, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Këshillit të Rinisë së Kanadasë)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

2241. Nëse gjenerata më e re Bahá'í, në të cilën Shoghi Effendi ka shpresa të mëdha, i kalon vështirësitë e studimit të thellë dhe të plotë të Kauzës, e lexon historinë e saj, i kërkon principet bazë dhe bëhet edhe e mirinformuar edhe energjike, ata sigurisht që mund ta arrijnë shumë. Mbi shpatullat e tyre, Mjeshtri ka lënë punën vigane të mësimdhënies. Ata duhet të ngrenë thirrjen për Mbretërinë dhe t'i zgjojnë njerëzit nga gjumi. Nëse ata dështojn ë Kauza është e dënuar të përfundojë në hamulli...

(26 prill 1923 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë dhe të Burmës)

2242. Shpresa e tij si dhe e miqve është që ju të rriteni në numër dhe në spiritualitet. E ardhëshmja e kësaj Kauze, që është kaq e dashur për ne të gjithë, varet nga energjitë dhe devocioni i gjeneratës në ngritje. Jeni ju që së shpejti do të thirreni për t'i mbajtur përgjegjësitëe saj dhe për ta ndërmarrë ndërmjarrjen e saj. Megjithatë që të bëhet kjo ju duhet të jeni të pajisur mirë. Duhet ta keni të zhvilluar në mënyrë të barabartë anën tuaj inteltektuale si dhe atë shpirtërore...

(28 dhjetor 1925 për Rininë Bahá'í të Baltimorit, Maryland, Sh.B.A.)

2243. Ne kishim dëgjuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme për mënyrën e mrekullueshme se si fëmijët tuaj u rritën duke folur për Kauzën në publik. Shpresa e Shoghi Effendiut është se ata, që të tre, do të bëhen folës të aftë dhe të devotshëm për Kauzën dhe subjekte që e pasqyrojnë atë. Për ta bërë këtë si duhet ata kanë nevojë për një bazament të fuqishëm të edukimit shkencor dhe letrar që për fat të mirë po e fitojnë. Është po aq e rëndësishme për djemtë dhe vajzat e reja Bahá'í që të edukohen siç duhet në kolegje me qëndrim të mirë, pasi kështu do të zhvillohen shpirtërisht.

Ana mendore si dhe shpirtërore e rinisë duhet të zhvillohet përpara se ne t'i shërbejmë efektivisht Kauzës.

(28 nëntor 1926 për një besimtar individual)

2244. Ai u kënaq shumë dhe u inkurajua së tepërmi me punën tuaj të ngadalshme, por progresive në me të anëtarëve të fakultetit dhe të studentëve në Kolegjin Shtetëror. Është një kohë e përshtatshme për Bahá'ít që të përpiqen dhe ta arrijnë mendimin dhe rininë e edukuar të vendit nga e cila varet kaq shumë e ardhëshmja, veçanërisht puna madhështore e zbatimit të shpirtit dhe të fjalëve të mësimeve Bahá'í sipas kërkesave të kohës, një punë për të cilën përgatitja e gjeneratave mund të jetë e nevojshme.

(13 qershor 1928 për një besimtar individual)

2245. Ai u interesua shumë për punën tuaj mes studentëve të universitetit dhe shpreson se kjo do t'japë shumë frute. Rinia e ka mendjen të hapur, të pa penguar nga paragjykimet dhe të gatshme për të pranuar çdo mesazh që i plotëson kërkesat e saj shpirtërore si dhe ato intelektuale. Megjithatë puna duhet të jetë edhe intensive edhe ekstensive. Nuk është e mjaftueshme që ju t'u adresoheni shumë grupeve studentore; do të gjenden persona që do ta pasojnë këtë punë, zgjidh ata që janë të interesuar të dinë më shumë dhe brumosi ata me mësime. Kjo detyrë pa dyshim i përket komunitet mësimor që duhet të jetë gjithmonë i gatshëm, takuptojë ku ndodhet grupi që do të mësojë dhe të dërgojë mësues për t'i sjellë ata në Kauzë.

(20 qershor 1931 për një besimtar individual)

2246. Duke qenë Bahá'í, ti sigurisht e di fajtin se Bahá'u'lláhu e konsideronte edukimin si një prej faktorëve më themelorë të një qytetërimi të vërtetë. Megjithatë që ky edukim, me qëllim që të jetë i përhstatshëm dhe i frutshëm, duhet të jetë përmbledhës nga natyra dhe të ketë parasysh jo vetëm anën fizike dhe intelektuale të njeriut, por gjithashtu edhe aspektet e tij shpirtërore dhe etike. Ky duhet të jetë programi i rinisë Bahá'í anembanë botës.

Dhe pa dyshim mjetet më të mira me anë të të cilave mund të arrihet ky zhvillim edukativ është pjesëmarrja në shoqata dhe takime të ndryshme që kanë për qëllim t'i çojnë më tej idealet e këtij qytetërimi të ri ndërkombëtar. Edhe pse Ruajtësi preferon që Bahá'ít të marrin pjesë në këto shoqata që janë përbenda orbitës së veprimtarive Bahá'í, megjithatë ai e aprovon dhe bilee inkurajon çdo person që dëshiron të marrë pjesë në lëvizjet jo - Bahá'í, me kusht që këto lëvizje të mos i shërbejnë ndonjë ideali apo principi që do ta pengojë apo dëmtojë përparimin e Kauzës.

(9 korrik 1931 për një besimtar individual)

2247. Shqetësimi mbizotërues në Amerikë dhe Europë duhet ta zgjojë rininë për kotësinë e përqëndrimit të të gjithë jetës së tyre në ndjekje të gjërave materiale. Ata duhet ta mësojnë mësimin se konsideratat shpirtërore duhet të jenë fatorët dominues të jetës sonë, se qëllimi ynë udhëheqës duhet të jetë çuarja përpara e jetës morale dhe kërkimi i asaj që është e përjetshme dhe e vazhdueshme.

Nëse kombet e ndryshme vazhdojnë të gabojnë dhe të udhëhiqen nga dëshirat egoiste të zmadhimit personal, ju duhet të jeni grupi që do të vuajë më shumë. Politika jonë e tanishme i mbart frutat e veta vetëm në të ardhëshmen dhe është rinia e tanishme që do të bëhen burrat e gratë e së ardhëshmes.

(2 nëntor 1931 për një besimtar individual)

2248. Shoghi Effendi u kënaq kur pa rezultatin e punës së arritur, që provoi interesin e thellë që Bahá'ít e rinj po tregojnë për përparimin e Besimit. Mesazhi i Bahá'u'lláhut që përmban zgjidhjen e vetme të vërtetë dhe të qëndrueshme të problemeve shoqërore dhe shpirtërore që i dalin përpara shoqërisë së tanishme, i është besuar kujdesit të tyre. Janë ata që, me shpirt shkëputjeje dhe shenjtërimi të plotë duhet të ngrenë flamurin e Besimit dhe të shtojnë mbështetjen e personave të fuqishëm dhe të dedikuar.

Nëpërmjet konferencavetë tilla Shoghi Effendiu shpreson se ju do ta zhvilloni dijeninë tuaj për problemet moderne dhe në të njëjtën kohë do t'i ndihmoni ato jo - Bahá'í që vijnë për të ndihmuar, për ta parë dritën e sjellë nga Bahá'u'lláhu për botën. Njerëzit që vijnë pranë dyerve tona dhe ndoshta hyjnë në shtëpinë tonë nuk duhet të lihen të largohen pa marrë me vete disa prej zbavitjeve që ne gëzojmë. Ata gjithashtu kërkojnë persona që dëshirojnë seriozisht t'i arrijnë idealet e tyre shpirtërore dhe shoqërore. Për t'u lidhur me ta ju keni kujdes për takt dhe kujdes dhe mund të hasni shumë vështirësi, por e tillë është detyra për të cilën na është bërë thirrje të punojmë.

Shoghi Effendiu shpreson se suksesi i kësaj vere të fundit do t'iu inkrajojë të mbani më shumë konferenca në të ardhëshmen, duke e zgjuar kështu rininë për shërbim të vërtetë dhe për ta përhapur mesazhin anembanë. Ai do t'ju kujtojë në të gjitha lutjet e tij dhe do të kërkojë që tëkeni udhëzim dhe ndihmesë hyjnore....

[Poshtë shënim me dorëshkrimin e Shoghi Effendiut:]

Unë u kënaqa me letrën tuaj që përfshinte një raport të shkëlqyer mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Jam veçanërisht i gëzuar të mësoj për rolin aktiv të luajtur nga rinia Bahá'í dhe kooperimin e tyre harmonik me besimtarët më të vjetër dhe më me eksperiencë. Unë do t'i paralajmëroj ata të jenë vigjëlentëse mos jepet përshtypja në botën e jashme se Bahá'ít janë politikë në qëllimet e tyre dhe ndjekin apo ndërhyjnë në çështje që u përkasin veprimtarive politike të qeverive të tyre përkatëse. Kauza, ende është në gjendjen e saj të foshnjërisë, kështu duhet mbrojtur siç duhet nga ky rrezik i veçantë....

(13 nëntor 1931 për një besimtar individual)

2249. Rinia duhet të inkurajohet ta stërvitë vetveten për të folur publikisht gjatë kohës që ende i ndjekin studimet në shkollë apo kolegj.

(7 dhjetor 1931 për një besimtar individual botuar në Bahá'í News nr. 64 (Korrik 1932), f. 4)

2250. Rrëfimi për punën tuaj në mes të studentëve të huaj e bëri Shoghi Effendinë shumë të lumtur. Këta të rinj jo vetëm që do të marrin një përshtypje të mirë për familjen dhe mikpritjen Amerikane, por edukimi shpirtëror që do të përpiqet t'ujapësh atyre do ta bëjë edukimin e tyre mjaft tëkompletuar dhe të vlefshëm. Kjo përveç faktit se në zemrën e tyre është mbjellë fara e mësimeve Bahá'í, që me kalimin e kohës do të japë embrion dhe do të krijojë frute të mrekullueshme. Të gjithë këta të rinj kur të kthehen në shtëpi do ta mbartin me vete Mesazhin dhe, edhe pse ata nuk janë bërë besimtarë të konfirmuar, do të mbeten miq gjithnjë të gatshëm për t'u shërbyer mësuesve Bahá'í që mund të takojnë. Shoghi Effendi shpreson se ju do ta zbatoni këtë punë, por në të njëjtën kohë do të përpiqeni t'i bëni ata Bahá'í të vërtetë - në shpirt si dhe në besim.

(4 shkurt 1932 për një besimtar individual)

2251. Gjendja e tanishme e botës - jostabiliteti i saj ekonomik, shoqëror, sherret, pakënaqësia politike dhe mosbesimi kombëtar - duhet ta zgjojnë rininë nga gjumi dhe ta bëjnë të kërkojë në atë që e ardhmja do të sjellë. Sigurisht janë ata që do të vuajnë më shumë në se ndonjë fatkeqësi do ta përfshijë botën. Si rrjedhim ata duhet t'i hapin sytë për rrethanat ezistuese, t'i studiojnë forcat negative që veprojnë dhe pastaj me përpjekje të vazhdueshme të ngrihen dhe të bëjnë reformat e nevojshme - reformat që do të përmbajnë përbrenda qëllimit të tyre fazat shpirtërore si dhe ato shoqërore dhe politike të jetës njerëzore.

(13 mars 1932 për një besimtar individual botuar në Bahá'í News, nr. 68 (Nëntor 1932), f. 3)

2252. Ajo që i bëri atij më shumë përshtypje në rrëfimin e shërbimeve tuaja ishte deklarata se Bahá'ít e rinj dhe të vjetër janë bashkuar fuqimisht dhe bashkëveprojnë në mbajtjen e barrës së Besimit në atë lokalitet. Asgjë nuk do t'i tërheqë bekimet dhe mirësinë e Perëndisë më shumë se sa uniteti i miqve dhe nuk ka gjë më të destruktive për qëllimin e tyre më të madh se sa përçarjet dhe keqkuptimet. MBaháuni pra pas unitet, nëse dëshironi t'ia dilni mbanë dhe t'i bindeni vullnetit të Zotit tuaj Bahá'u'lláh; sepse ky është objektivi i vërtetë i Misionit të Tij në këtë botë.

(11 tetor 1932 për Asamblenë Shpirtërore Lokale të West Englewoodit, New Jersey, Sh.B.A.)

2253. Sigurisht në këtë periudhë shumë kritike të historisë njerëzore, kur institucionet e vjetra po fillojnë të shemben apo po modifikohen në mënyrë të konsiderueshme, ka një sasi të caktuar gabimesh dhe ngjarjesh jo me fat; por një gjendje e tillë nuk është e vazhdueshme. Kauza dhe institucionet e saj gradualisht do t'ua zenë vendin dhe me shpirtin e vet burrëror do të sigurojnë bindjen e plotë të pasuesve të vet dhe të njerëzve të botës në tërësi. Kështu ne nuk ka nevojë të jemi shumë pesimistë për të ardhëshmen apo ta marrim situatën shumë seriozisht. Të rinjtë që jetojnë në mes të këtyre dy epokave, duke e parë shkatërrimin e institucioneve të vjetra, si rrjedhim janë në gjendje ta hedhin poshtë të gjithë respektin për to dhe në fakt e shohin me përbuzje çdo person që ende e mbron të vjetrën. Si rrjedhim ne shohim humbjen e moralit që mbizotëron në mes tyre. Kjo gjendje nuk është e vërtetë vetëm për Amerikën dhe Europën por gjithashtu edhe në Lindje dhe guxoj të them se në Lindje është më e madhe se nëPerëndim.

Edhe pse Rinia Bahá'í duhet ta kuptojë gjendjen në të cilën ata i shohin miqtë e tyre jo-Bahá'í dhe nuk duhet t'i dënojë ata për këtë, ata nuk duhet ta lenë vetveten të mbartet nga vala e ngjarjeve të botës siç po ndodh. Ndërsa ata shohin para tyre vetëm një botë që po shembet, ne gjithashtu shohim një botë të re që po ndërtohet. Ndërsa ata shohin shkatërrimin e institucioneve të vjetra që komandonin repsektin e tyre, ne po shohim agimi e një epoke të re me komandat e veta të rrepta dhe me kufij të rinj shoqërorë. Këndvështrimi i tyre materialistik u tregon atyre kotësinë e të gjitha gjërave, ndërsa besimi ynë tek një njeri i rigjeneruar dhe i spiritualizuar na bën të shohim në të ardhëshmen dhe ta ndërtojmë atë. Që t'i bëjmë ata që të pasojnë rrugën tonë, ne duhet ta simpatizojmë gjendjen e tyre të vështirë, por të mos ndjekim rrugën e tyre. Ne duhet të qëndrojmë në një plan të lartë moral dhe shpirtëror të jetës dhe të japim për ata shembullin e vërtetë, t'i nxitim gjer në nivelin tonë. Të rinjtë duhet të lexojnë ato që Bahá'u'lláhu dhe Mjeshtri thonë për çështje të tilla dhe t'i pasojnë ato me kosekuencë. Kjo nëse ata dëshirojnë të jenë të vërtetë me mësimet dhe duan t'i përhapin ato anembanë botës.

[Poshtëshënim me dorëshkrimin e Shoghi Effendiut:]

Veprimtaritë, shpresat dhe idealet e Rinisë Bahá'í në Amerikë si dhe në pjesët e tjera të botës, janë pranë dhe dashura për zemrën time. Mbi to qëndron përgjegjësia supreme dhe e vështirë për t'i çuar përpara interesat e Kauzës së Perëndisë në ditët që vijnë, për t'i koordinuar veprimtaritë e saj mbarëbotërore, për ta zgjeruar këndvështrimin e saj, për ta ruajtur integritetin, për t'i lartësuar virtutet e saj, për ta përcaktuar qëllimin e saj dhepër t'i kthyer idealet e qëllimet e saj në arritje të mëdha dhe të qëndrueshme. Detyra e tyre është e madhe, njëkohësisht e shenjtë, madhështore dhe vigane. Shpirti i Bahá'u'lláhut le t'i mbrojë, frymëzojë dhe mbështetë ata në zbatimin e detyrës së tyre me përcaktim hyjnor!

(26 tetor 1932 për një besimtar individual, botuar në Bahá'í News, nr. 443 (Shkurt 1968), f. 8)

2254. Lëvizja ka nevojë për të rinj që janë zgjuar shpirtërisht, të ngrihen dhe ta shkulin valën e qytetërimit material që e ka çuar njerëzimin në prag të shkatërrimit. Nëse forcat që tani po e rrënojnë shoqërinë, lihen të lirë, ne do ta neglizhojmë detyrën tonë për t'i ndalar ato dhe për t'i kontrolluar, kështu askush nuk do të guxojë të imagjinojë atë që do të sjellë e ardhshmja.

Vuajtjet më të mëdha do të bien mbi të rinjtë. Ata, si rrjedhim, duhet t'i mobilizojnë rradhët e tyre dhe, të bashkuar, të ngrihen dhe ta realizojnë detyrën e tyre për ngritjen e Perëndisë mbi Tokë.

(Botuar në Herald of the South [Kasneci i Jugut], vëll. 4, Nr. 5 (Janar-Mars 1933), f. 11; gjithashtu botuar në Bahá'í World [Bota Bahá'í], vëll. 5 (1932-1934) (New York: Komiteti Botues Bahá'í 1936), f. 320-72)

2255. Jeta nuk është e lehtë për të rinjtë e kësaj gjenerate. Ata hyjnë në jetë me zemrat plot shpresa, por gjejnë përpara vetes vetëm dështime dhe nuk shohin në të ardhëshmen gjë tjetër përveç errësirës. Ata kanë nevojë për dritën e manifestuar prej Bahá'u'lláhut, sepse ajo e ndriçon zemrën e tyre dhe e nxit energjinë e tyre për t'i përballuar vështirësitë.

(12 mars 1933 për një besimtar individual)

2256. Përsa i përket qëndrimit të grupit të saj kundrejt administrimit, ata duhet t'i kuptojnë këto gjëra, sepse së shpejti ata do ta shohin se pa një organ të mirë administrativ idetë e Kauzës kurrë nuk do të vihen në praktikë, as nuk do të sigurohet përparimi i ardhshëm i Besimit. Në marrëdhëniet me të rinjtë duhet të përdoret takt dhe arsyetim për t'i zgjidhur problemet me ta.

(22 prill 1933 për një besimtar individual)

2257. Është gjithnjë e kënaqshme të mësosh për efektet e shkëlqyera që mësimet e Kauzës sjellin në mënyrë tëpaevitueshme nëzemrat e mendjet e të rinjve dhe të rejave Bahá'í, duke dëshmuar zellin e tyre për t'i dhënë formë të tërë jetës së tyre sipas mësimve hyjnore të sjella në botë nga Bahá'u'lláhu. Sepse rinia Bahá'í përbën elementin kryesor aktiv të Kauzës. Detyra e tyre është që jo vetëm t'i studiojnë dhe t'i përhapin mësimet, por t'i vendosin ato në praktikën e vërtetë. Shpresohet se ju do t'i pasqyroni në rritje mrekullinë dhe pushtetin e principeve të besimit dhe do të bëheni shembuj tëshkëlqyer të çdo Bahá'í qëllimi i vetëm i jetës së të cilit është të ngjitet në lartësitë në të cilat Bahá'u'lláhu u bëri thirrje të ngjiten pasuesve të Tij.

(5 gusht 1933 për dy besimtarë)

2258. Tek Bahá'ít e rinj dhe aktivë si ju, Ruajtësi i përqëndron të gjitha shpresat e tij për përparimin e zgjerimin e ardhshëm të Kauzës dhe, mbi shpatullat e tyre ai e lë të gjithë përgjegjësinë për mbajtjen lart të shërbimit vetëmohues në mes të bashkëbesimtarëve. Pa këtë shpirt nuk mund të arrihet sukses në asnjë punë. Me triumfin e tij, edhe pse me vështirësi, kjo është e paevitueshme. Si rrjedhim ju duhet të përpiqeni në maskimum ta mbani të ndezur pishtarin tuaj të besimit, sepse nëpërmjet tij ju me siguri do të gjeni udhëzim, forcë dhe sukses përfundimtar.

(1 shtator 1933 për një besimtar individual)

2259. Unë nuk kam nevojë t'u tregoj shpresat e mëdha që ai ushqen për rolin e ardhshëm që të rinjtë Bahá'í do të luajnë në mënyrë të paevitueshme në mësimin si dhe në fushat administrative të veprimtarisë Bahá'í. Tek ata ai i përqëndron shpresat e tij thelbësore dhe jetësore për përhapjen efektive dhe të gjerë të Mesazhit, si dhe për fuqizimin e bazës së institucioneve administrative Bahá'í në lindje që gradualisht po marrin formë në mes të stuhive të një ashpërsie të paparë dhe në rrethana jashtëzakonisht tragjike.

Këshilla e tij vëllazërore për ju dhe për të gjithë besimtarët e rinj besnikë dhe të zjarrtë si ju është që ta thelloni dijeninë tuaj të historisë dhe të doktrinave të Besimit, jo vetëm me anë të studimit të kujdesshëm dhe të plotë, por gjithashtu nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, me gjithë zemër dhe të vazhdueshme në të gjitha veprimtaritë e komunitetit tuaj, qofshin ato administrative apo të tjera. Jeta e komunitetit Bahá'í ju jep një laborator shumë të nevojshëm, ku ju mund t'i ktheni në veprime të gjalla dhe konstruktive principet me të cilat ju mëkuan Mësimet. Ju mund të bëheni një pjesë e vërtetë e atij organizmi të gjallë duke e kapur shpirtin e vërtetë që rrjedh anembanë Mësimeve Bahá'í. Studimi i principeve dhe përpjekja për të jetuar sipas tyre, pra, janë dy mjetet thelbësore nëpërmjet të cilave ju mund të siguroni përparimin dhe zhvillimin e jetës suaj të brendëshme shpirtërore dhe të ekzistencës suaj të jeshme gjithashtu. Bahá'u'lláhu ju aftësoftë ju ta arrini këtëpozitë të lartë dhe le ta mbajë Ai pishtarin e besimit përgjithmonë të ndezuara në zemrat tuaja!

(2 nëntor 1933 për një besimtar individual)

2260. Ai megjithatë do t'iu këshillojë t'i përkushtoni më shumë kohë shpjegimit aktiv në publik. Për këtë qëllim ai do t'ju nxitë të shkoni, nëse është e mundur, në të gjitha sesionet dhe takimet e shkollës verore të Geyrseville, që ju jo vetëm të thelloni dijenitë tuaja për Mësimet, por gjithashtu të fitoni stërvitjen e nevojshme për parashtrimin e tyre në publik. Ambicja e çdo të riu Bahá'í duhet të jetë, në fakt, të bëhet një mësues i mirinformuar e kompetent.Pikërisht për këtë qëllim është ngritur institucioni i Shkollës Verore Bahá'í dhe rëndësia e saj është theksuar aq fuqimisht prej Ruajtësit.

(21 qershor 1945 për një besimtar individual)

2261. Problemi me të cilin ballafaqoheni shqetëson dhe ngatërron seriozisht shumë nga të rinjtë e sotshëm. Si të arrihet spiritualiteti është, me të vërtetë, jë pyetje për të cilin çdo i ri apo e re shpejt apo vonë të marrë një përgjigje të kënaqshme. Pikërisht për shkak se nuk është dhënë apo nuk është gjetur një përgjigje e tillë e kënaqshme, rinia moderne e gjen vetveten të hutuar, dhe si rrjedhim po mbartet prej forcave materialistike që po e sabotojnë fuqimisht themelin e jetës morale dhe shpirtërore të njeriut.

Në të vërtetë,shkaku kryesor për të keqen që po përparon në shoqëri është mungesa e spiritualitetit. Qytetërimi materialistik i epokës sonë ka absorbuar kaq shumë energji dheinteresa të njerëzimit, sa njerëzit në përgjithësi nuk e ndjenë nevojën për ta ngritur vetveten përmbi forcat dhe konditat e ekzistencës sëtyre të përditshme materiale. Nuk ka kërkesa të mjaftueshme për gjëra që ne duhet t'i thërrasim shpirtërore për t'i dalluar atyre prej nevojave dhe kërkesave të ekzistencës tonë fizike. Kriza universale që ndikon njerëzimin është, si rrjedhim, në thelb shpirtërore nga shkaku. Shpirti i epokës, i marrë në tërësi, është jo fetar. Këndvështrimi i njeriut mbi jetën është tepër i ulët e materialistik për ta aftësuar atë ta ngrejë vetvteten në zonat e larta të shpirtit.

Në këtë gjendje, kaq të sëmurë dhe t trishtuar, në të cilën ka rënë shoqëria, feja kërkon përmirësime dhe transformime. Sepse thelbi i besimit fetar është ajo ndjenjë mistike që e bashkon njeriun me Perëndinë. Kjo gjendje e bashkimit shpirtëror mund të përgatitet dhe të arrihet nëpërmjet meditimit e lutjes. Dhe ky është shkaku pse Bahá'u'lláhu e ka theksar kaq shumë rëndësinë e adhurimit. Nuk është e mjaftueshme për një besimtar që thjesht t'i pranojë dhe t'i zbatojë mësimet. Ai duhet, përveç kësaj të kultivojë sensin e spiritualitetit, që ai mund ta fitojë kryesisht nëpërmjet lutjes. Besimi Bahá'í si të gjitha fetë tjera hyjnore, është kështu në thelb mistik nga karakteri. Qëllimi i tij kryesor është zhvillimi i shoqërisë individuale nëpërmjet fitimit të virtuteteve dhe të fuqive shpirtërore. Është shpirti i njeriut që duhet të ushqehet së pari dhe ky ushqim shpirtëror mund të jepet më së miri prej lutjes. Ligjet dhe institucionet, siç shihen prej Bahá'u'lláhut mund të jepen me të vërtetë efektive vetëm kur jeta jonë e brendëshme shpirtërore është përsosur dhe transformuar, përndryshe feja do të degjenerojë në një organizatë të thjËshtë dhe do të bëhet diçka e vdekur.

Besimtarët, veçanërisht të rinjtë, duhet pra ta kuptojnë plotësisht nevojën e lutjes. Sepse lutja është absolutisht e nevojshme për zhvillimin e tyre të brendshëm shpirtëror. Dhe ky, siç është deklaruar tashmë, është themeli dhe qëllimi i vërtetë i Fesë së Perëndisë.

(8 dhjetor 1935 për një besimtar individual, botuar në Bahá'í News, nr. 102 (Gusht 1936) f. 3)

2262. ...Ruajtësi i kupton plotësisht vështirësitë që dalin në rrugën e kooperimit mes besimtarëve të rinj dhe të vjetër. Ky është një problem që i del Kauzës pothuajse kudo, veçanërisht në ato komunitete ku numri i Bahá'íve të rinj dhe të vjetër është pothuajse i njëjtë. Zgjidhja, si në të gjtiha rastet e tjera, duhet gjetur nëpërmjet kompromisit të mençur dhe të dynshëm. Besimtarët e vjetër duhet të heqin dorë nga disa prej koncepteve tëtyre të vjetra dhe metodave të punës me qëllim që të adaptojnë më mirë vetveten për rrethanat e kushtet e ndryshimit shoqëror. Tërinjtë gjithashtu duhet të mësojnë të veprojnë me mençuri, takt dhe moderim dhe të shfrytëzojnë dhe të përfitojnë nga eksperienca e gjatë e bashkëbesimtarëtve të tyre më të vjetër. Të vjetrit dhe të rinjtë kanë diçka më specifike për të kontribuar në progresin dhe mirëqenien e komunitetit Bahá'í. Energjia e rinisë duhet të kalitet dhe të udhëhiqet nga mençuria e moshës së vjetër.

Sa për qëndrimin e zemërimit që besimtarët e rinj marrin lidhur me këshilla të caktuara të Kauzës, të tilla si lutjet obligatore: atje nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë kompromis për një çështje të tillë që urdhërohet specifikisht prej Bahá'u'lláhut. Ne as duhet të kemi ndjenjë turpi kur zbatojmë ligje dhe këshilla të tilla, as duhet ta nënvleftësojmë vlerën dhe rëndësinë e tyre.Ashtu siç nuk kanë vështirësi miqtë që ta njohin vlerën e lutjeve specifike të zbuluara prej Bahá'u'lláhut, të tilla si Tabelat e agjërimit dhe të shërimit, po ashtu ata duhet ta kuptojnë se lutjet obligatore janë nga vetë natyra me efektivitet më të madh dhe kanë fuqi më të madhe se sa jo-obligatoret, kështu që janë thelbësore.

(4 janar 1936 për një besimtar individual)

2263. Ajo që mund ta kontrollojë rininë e mund ta shpëtojë atë nga greminat e materializmit të epokës është pushteti i Besimit të vërtetë, konstruktiv dhe të gjallë si ai që zbulohet nga fjala e Bahá'u'lláhut. Feja, si në të shkuarën, mbetet ende shpresa e vetme e botës, por jo ajo formë feje që udhëheqësit tanë kishtarë përpiqen ta predikojnë më kot. E ndarë nga feja jonë, morali e humb efektivitetin dhe pushon së udhëhequri dhe së kontrolluari jetën individuale dhe shorëqore të njeriut. Por, kur feja e vërtetë kombinohet me etikën e vërtet, atëhere përparimi moral bëhet një mundësi dhe jo thesht një ideal. Nevoja e rinisë sonë moderne është që një lloj i tillë etike të themelohet mbi besimin e kulluar fetar. Nëse këto të dyja nuk kumbinohen si duhet për t'u sjellë në veprim të plotë, atëhere nuk mund të ketë shpresë për të ardhëshme të njerëzimit.

(17 prill 1936 për një besimtar individual, botuar në Bahá'í News, nr. 104 (Dhjetor 1936), f. 1)

2264. Detyrimi për mësimdhënie është në thelb përgjegjësi i besimtarëve të rinj. Edukimi i tyre i plotë si rrjedhim duhet të drejtohet në mënyrë të tillë që t'i bëjë ata mësues kompetentë. Pikërisht për këtë qëllim janë Shkollat Verore Bahá'í, të cilat përbëjnë vetë bazat mbi të cilat do të ngrihen universitet Bahá'í të së ardhëshmes, që do të ndiqen gjerësisht nga besimtarët e rinj.

(15 maj 1936 për një grupet e të rinjve Bahá'í të Shteteve të Bashkuara)

2265. Lidhur me pyetjen tuaj në lidhje me veprimtarinë e të rinjve Bahá'í: Qëllimi kryesor i parashtrimit të të gjitha veprimtarive të tilla të ndërmarra nga rinia jonë Bahá'í anembanë botës, ështët të nxisin entuziasmin, të çojnë më tej instruktimin dhe ta rritin zhvillimin e shpirtit të solidaritetit dhe të bashkëpunimit në mes të të rinjve dhe të rejave Bahá'í, me qëllim që t'i aftësojnë ata në një periudhë të mëvonshme për të bashkëpunuar me zgjuarsi dhe harmoni me bashkëbesimtarët e tyre të çfarëdolloj klase, moshe dhe origjine. Veprimtari të tilla duhet tëndërmerren përbrenda kuadrit të rendit Administrativ. Ato as nuk duhet të mbitheksohen as të ndalohen. Formimi i komiteteteve të të rinjve është mjet për arritjen e qëllimit të deklaruar më lart, por nuk është një qëllim më vetvete.

(8 nëntor 1937 për një besimtar individual)

2266. Është shpresa e tij e ethshme dhe lutja e zjarrtë e zemrës së tij që ju mund ta thelloni ë rritje besimin tuaj dhe ta fitoni gradualisht kuptimin dhevlerësimin e Mësimeve, duke shfaqur seriozitet dhe këmbëngluje të tillë në studimet tuaja Bahá'í, sa gradualisht të fitoni dijeni të plota, edukim dhe eksperiencë të nevojshme për shërbim aktiv dhe efektiv për shërbimin në të ardhëshmen.

Edhe pse ende të rinj në moshë, ju duhet të përpiqeni që tani, nëpërmjet lidhjes së ngushtë me bashkëbesimtarët dhe nëpërmjet zbatimit besnik t studimeve tuaja Bahá'í, ta përgatitnivetvten për atë ditë kur ju do t'ju bëhet thirrje, si anëtar i rritur dhe me përgjegjësi i komunitetit, për të marrrë plotësisht pjesë në veprimtaritë e Kauzës, duke e provuar kështu vetveten të vlefshëm përtë qenë anëtar i kësaj Shoqate mbarëbotërore të themeluar prej Bahá'u'lláhut.

Ruajtësi u kënaq me të vërtetë kur mësoi se ju tashmë keni filluar të lexoni disa Libra Bahá'í dhe veçanërisht do t'ju këshillonte të përpiqeni të mësoni përmendësh fragmente të caktuara nga shkrimet e Bahá'u'lláhut, në veçanti, disa perj lutjeve të tij. Kjo stërvitje pa dyshim do të jetë një ndihmë shumë e madhe për ju në studimet e Kauzës dhe gjithashtu do të shërbejë për ta thelluar në mënyrë të konsiderueshme dhe për ta pasuruar jetën tuaj shpirtërore të tanishme.

(10 prill 1939 për një besimtar individual)

1002. Ai e ndjen se sa e rëndësishme është pjesëmarrja aktive e besimtarëve të rinj në çdo fushë të besimit, që nuk mund të vlerësohet sa duhet, sepse ata duhet të zbatojnë punën e madhe të rindërtitmit të së ardhëshmes, që do të ketë nevojë ekstreme për shembullin spiritual dhe për udhëheqje.

(16 Mars 1941 për një besimtar individual)

2267. Në të vërtetë është shumë e rëndësishme për Besimin, t'i përhapë mësimet e Bahá'u'lláhut në mes të të rinjve, pasi nëpërmjet veprimtarive të tyre, Kauza e Mjeshtrit tonë të shumëdashur do të përhapet në të ardhëshmen anembanë kontinentit Amerikan. Ata kanë mbi shpatullat e tyre të gjitha përgjegjësitë për përparimin e Lëvizjes. Është detyra jonë t'i rritim këto ndjenja spirituale, t'i ndriçojmë zemrat e tyre me dritën e udhëzimit që lëshoi përpara nesh Mjeshtri.

(2 nëntor 1932 për dy besimtarë, botuar në Bahá'í News, nr. 143 (Maj 1941), f. 8)

2268. Përgjegjësia e besimtarëve të rinj është shumë e madhe, pasi ata vetëm duhet ta përshtatin vetveten për të trashëguar punën e Bahá'íve të vjetër dhe për t'i vazhduar çështjet e Kauzës në përgjithësi, por edhe botën që qëndron përapara tyre - siç u premtua prej Bahá'u'lláhut - do të jetë një botë e pastruar nga vuajtjet, e gatshme për ta dëgjuar më në fund mesazhin e Tij Hyjnor; dhe si rrjedhim një karakter shumë i lartë do të pritet prej eksponentëve të një feje të tillë. Thellimi i dijenisë së tyre, prefeksionimi i tyre në standartet Bahá'í të virtutit dhe të sjelljes së drejtë duhet të të jetë detyra madhështore e çdo Bahá'í të ri.

(6 qershor 1941 për Rininë Bahá'í të Bombeit, Indi)

2269. Detyrat që do të përballojë gjenerat e tanishme e Rinisë Bahá'í - dhe në fakt tashmë ka filluar t'i përballojë ato - janë madhështore. Ata duhet të presin ta gjejnë vetveten të sprovuar ashpërsisht në ditët që vijnë - të sprovuar në karakteret e tre, besimin, forcën e bindjeve dhe pasimin e tyre të plotë të Ligjeve të Bahá'u'lláhut.

Shpresa më e madhe e Shoghi Effendiut dhe lutja e tij është që ata të mund ta dallojnë vetveten në sytë e bashkatdhetarëve të tyre që të evidentohet në rritje se ç'është një Bahá'í dhe përse përpiqet ai. Sa e mrekullueshme do të jetë të dëshmosh për kohën kur veprat dhe fjalët e Bahá'íve do të bëhen aq të mirënjohura sa njerëzit do të thonë: "Ah! Ai duhet të jetë Bahá'í - ata janë të tillë!" Dhe të nënkuptojnë me këtë një kompliment.

(19 tetor 1941 për Rininë Bahá'í në Shkollën Bahá'í në Louhelen, Sesioni Rinor)

2270. Erërat e sprovës dhe të vështirësive kanë fryrë mbi Besimin tonë më tepër se një herë dhe ai fuqimisht e ndjen se besimtarët e vjetër si ti duhet të bëjnë gjithçka në pushtetin e tyre për t'i mbrojtur Bahá'ít e rinj, për ta fuqizuar besimin e tyre, për t'i thelluar ata në Besëlidhje dhe për t'i aftësar ata të gjejnë strehë të plotë në Vullnetin dhe Testamentin e Mjshtrit të shumëdashur, në atë fortetsë të pathyeshme që ai ndërtoi për të na siguruar ne,kur Ai vetë të ishte larguar nga vështrimi ynë.

(26 tetor 1941 për një besimtar individual)

2271. Nëse ndonjëherë mund të thuhet se një fe i përkiste rinisë, atëhere me siguri që Besimi Bahá'í i tanishëm është kjo fe. E tërë bota po vuan, është zhytur në mizerje, e shtypur nën probleme të rënda. Detyra e shërimit të sëmundjeve të saj dhe e ndërtimit të së ardhëshmes së saj bie kryesisht mbi rininë. Ata janë gjenerata, që pas luftës, duhet të zgjidhin vështirësitë e tmerrshme të krijuaa nga lufta dhe të gjitha që erdhën me të. Dhe ata nuk do të jenë të aftë ta ndërtojnë të ardhshmen, veçse me ligjet dhe principet e parashtruara prej Bahá'u'lláhut. Kështu që detyra e tyre është shumë e madhe dhe përgjegjësia shumë e rëndë.

(8 maj 1942 për Rininë Bahá'í të Peoria, Illinois, Sh.B.A.)

2272. Të rinj si ju, të dedikuar çuditërisht në një lëvizje që të paditurit mund ta krahasonin si të njerëzve të pjekur me prirje filozofike mendimi, kaq të lirë nga zakonet e tanishme të dëmshme të shumicës së të rinjve, janë në pozitë të tërheqin vëmendjen dhe respektin e të rinjve dhe të moshuarve. Kjo Kauzë, megjithëse përqafon me vlerësim të barabartë njerëz të të gjitha moshave, ka një mesazh dhe mision të veçantë për rininë e gjeneratës suaj. Kjo është harta e të ardhmes së tyre, shpresa e tyre, garancia për ditë më të mira që do të vijnë. Si rrjedhim Ruajtësi është veçanërisht i lumtur që të rinjtë Bahá'í janë aktivë në punën pionerizuese...

(16 qershor 1942 për një besimtar individual)

2273. Kauza ka nevojë për më shumë shkollarë Bahá'í, njerëz që jo vetëm i janë përkushtuar asaj dhe besojnë në të dhe duke dëshiruar t'u tregojnë të tjerëve rreth saj, por që, gjithashtu, kanë njohuri të thella për Mësimet dhe rëndësinë e tyre dhe që mund t'i lidhin besimet e saj me mendimet bashkëkohore dhe mendimet e njerëzve të botës.

Kauza ka kura për të gjitha sëmundjet e botës. Shkaku pse më shumë njerëz nuk e pranojnë atë është sepse Bahá'ít nuk janë gjithnjë të aftë t'ua paraqitin atë atyre në atë mënyrë që t'ua plotsojë nevojat imdeiate të mendjeve të tyre. Bahá'ít e rinj si ti duhet ta përgatisin vetveten për t'ua sjellë me të vërtetë Mesazhin gjeneratës së tyre, që ka nevojë të dëshpëruar për të dhe që mund ta kuptojë gjuhën e tij të folur aq mirë.

Ai duhet t'iu këshillojë ju që në mes llibrave të tjera të studioni Bisedat e 'Abdu'l-Baháit, sepse metoda e Tij për t'ju drejtuar mendjes së publikut nuk mund të arrihet...Ai gjithashtu ju këshillon ta zhvilloni vetveten si folës publikë, kështu që do të jeni gjithnjë e më shumë të aftë për ta shpjeguar Kauzën...

(21 tetor 1943 për një besimtar individual)

2274. Ruajtësi shpreson se së bashku me studimet e tjera ju do t'i studioni vahzdimisht mësimet dhe do të përpiqeni të fitoni një dijeni të thellë për to. Rëndësia e latësimit të plotë të Bahá'íve të rinj në çdo degë të mësimeve është tepër e madhe, pasi ata kanë përpara detyra të mëdha mësimdhëniejeje për t'i realizuar.

(22 janar 1944 për një besimtar individual)

2275. Ruajtësi i ka këshilluar gjithnjë të rinjtë t'i studiojnë thellë lëndë të tilla si historia, ekonomia dhe sociologjia, pasi ato lidhen me mësimet dhe ndihmojnë në kuptimin e Besimit...

Nevoja më e madhe e rinisë së sotshme është kalitje e karakterit. Lutja është vetëm një faktor për këtë; ata duhet të mësojnë të jetojnë sipas mësimeve etike të Besimit...

Ai e ndjen se mësimi i Besimit për të rinjtë është i një rëndësie tepër të madhe në këtëditë, pasi ato jo vetëm do të bëhen punëtorë të së ardhëshmes, por do të jenë të aftë ta përhapin gjerësisht mesazhin në gjeneratën e tyre. Ai është dakord që ju t'i kushtoni shumë kohë kësaj pune, sipas mundësive, në lidhje me shërbimet e vlefshme që ju po ia bëni pa lodhje punës së mësimdhënies në qytete dhe fshatra.

(12 mars 1944 për një besimtar individual)

2276. ...lidhur me cilat studime ti duhet të specializohesh në kuadrin e mësimdhënies në të ardhëshme: Ai do të sugjeronte ose historinë, ekonominë apo sociologjinë, pasi këto nuk janë vetëm fusha në të cilat Bahá'í kanë interesim të madh, por gjithashtu mbulojnë subjekte në të cilat mësimet tona hedhin një dritë krejtësisht të re....

(13 mars 1944 për një besimtar individual)

2277. ...nëse besimtarët do ta përmbushin detyrën e tyre dhe do t'ia sjellin zgjidhjen Hyjnore njerëzimit, ata duhet ta përgatisin vetveten për detyrat e mëdha që kanë përpara. Kjo veçanërisht zbatohet për rininë Bahá'í. Të rinjtë dhe të rejat në Besim duhet të jenë studiues të thellë dhe mendimtarë të mësimeve të tij, kështu që ata mund t'i mësojnë njewrëzit në mënyrë bindëse se të gjitha problemet që u dalin atyre e kanë një kurim. Ata duhet ta kuptojnë administrimin, kështu që të mund të administrojnë me mençuri dhe efektivitet çështjet gjithnjë e në rritje të Kauzës; ata duhet të japin shembullin e mënyrës Bahá'í të të jetuarit...

(12 maj 1944 për një besimtar individual, botuar në Bahá'í News, nr. 175 (Qershor 1945), f. 3)

2278. Ai shpreson se ju do të bëheni Bahá'í në karakter si dhe në Besim. I tërë qëllimi i Bahá'u'lláhut është që ne të bëhemi një lloj i ri njerëzish, njerëz që janë të drejtë, të mirë, inteligjentë, të vërtetë dhe të ndershëm dhe që jetojnë sipas ligjeve të tij të mëdha të parashtruara për këtë epokë të re të zhvillimit njerëzor. Ta quajmë veten Bahá'í nuk është e mjaftueshme, qenia jonë e përbrendëshme duhet të fisnikrohet dhe të ndriçohet nëpërmjet të jetuarit të jetës Bahá'í.

(25 gusht 1944 për Shkollën Louhelen, Sesioni Rinor)

2279. Përveç shpjegimit të Kauzës, shërbimi më i madh që rinia Bahá'í mund të bëjë është të japë shembullin me jetën e tyre për mësimet e vaçanërisht të jenë nxitës - përbrenda komuniteteve Bahá'í dhe në botën në përgjithësi - të dashurisë dhe të harmonisë, cilësi që për fat të keq mungojnë në këto ditë urrejtje, dyshimi, hakmarrjeje dhe paragjykimi.

(15 tetor 1944 për Shkollën Louhelen, Sesioni Rinor)

2280. Të rinjtë janë me të vërtetë ata të cilët Kauza duhet t'i shtyjë, t'i përgjigjen thirrjes së saj, pasi vetëm ajo premton sigurinë e tyre të ardhëshme. Pa atë që Bahá'u'lláhu i dha njerëzimit këndvështrimin për të ardhëshmen e botës, bota do të dukej me të vërtetë e pashpresë, sepse forcat e këqija në natyrën enjerëzve duket se kanë fituar dominim. dhe vetëm një forcë shpirtërore, drejtpësëdrejti nga Perëndia, mund ta aftësojë anën a mierë të natyrës njerëzore të fitojë përsëri drejtimin e jetës së njerëzve.

(15 qershor 1945 për një besimtar individual)

2281. Këmbëngulni dhe shoqërohuni me çdo kusht me një shpirt miqësor me grupet e tjera të të rinjve, veçanërisht të një raceje tjetër apo minoritet kombëtar, pasi një shoqërim i tillë do të demostrojë bindjen tuaj të plotë në njëshmërinë e njerëzimit dhe do t'i tërheqë të tjerët tek Besimi, të rinjtë dhe t vjetrit po ashtu.

Një shpirt i lirë nga paragjykimet, i shoqërisë dashamirëse nga të tjerët është ajo që do t'i hapë sytë e njerëzve më shumë se çdo sasi fjalësh. Në kombinim me vepra të tilla ju mund ta shpjegoni besimin lehtësisht.

(18 qershor 1945 për Bahá'ít e Daytonit, Ohio, Sh.B.A.)

2282. Ai gjithnjë kënaqet kur sheh të rinj të ndriçuar dhe të aftë që e përqafojnë Kauzën, sepse bota e së ardhëshmes së afërt natyrisht ju përket atyre dhe përgjegjësitë e mëdha të asaj të ardhmëje duhet të bine mbi shpatullat e tyre. Ata nuk mund të gjejnë një metodë pune të krahasueshme me atë që Bahá'u'lláhu i dha botës në këtë epokë; shëndetin, drejtësinë, balancën e përsosur të sistemit të tij që është e vetmja që mund ta kryejë hapin tjetër në evolucionin e Njeriut - unifikimin e racës njerëzore si një familje banuese e këtij planeti.

(1 korrik 1945 për një besimtar individual)

2283. Ai e ndjen se një nga detyrat parësore të komitetit tuaj është t'i inkurajojë të rinjtë Bahá'í për punën pionerizuese, veçanërisht në Amerikën Latine: pasi ai tashmë i ka informuar besimtarët Amerikanë se detyrat madhështore që i presin ata në Europë - dhe në fakt në të gjithë botën - nuk mund të vahzdohen pa e mbaruarpunën e filluar në Amerikën e Jugut. Në këtë fushë Bahá'ít e rinj tashmë kanë ryer shumë dhe ai shpreson se të tjerët do të ngrihen për t'i pasuar ata.

Tani që lufta mbaroi dhe kaq shumë të rinj po çlirohen nga shërbimi dhe po kthehen në një jetë më normale, të rinjtë Bahá'í në çdo qytet duhet të lidhen me veprimtaritë dhe klubet e tërinjve lokalë dhe të përppiqen t'i bëjnë të njohura pikëpamjet e tyre tek sa më shumë të rinj dhe në sa më shumë mënyra që të jetë e mundur. Mbi të gjitha ata duhet t'u japin atyre një shembull të lart; panjollësi, politesë, miqësi, mikpritje, optimizëm të gëzuar për të ardhëshmen përfundimtae, lumturi dhe mirëqenie të njerëzimit, që duhet t'i dallojë ata dhe kështu të tërheqin në vetvete dashurinë dhe admirimin e shokëve të tyre të rinj. Gjëja që mungon më dukshëm në jetën moderne është një standard i lartë i sjelljes dhe i karakterit të mirë; të rinjtë Bahá'í duhet t'i demostrojnë të dyja këto, nëse ata dëshirojnë seriozisht të fitojnë për Besimin anëtarë të gjeneratës së tyre, të desilizionuar keq dhe kaq të kontaminuar nga liberalizmi i nxitur nga lufta.

Ai ju siguron se ai e siguri do të lutet për suksesin e punës së Komitetit tuaj dhe për rininë Bahá'í në përgjithësi, për të cilën ai ndjen një dashuri të madhe dhe ushqen shpresa shumë të mëdha.

(20 tetor 1945 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Komitetin Rinor Kombëtar të Kandasë)

2284. Ai gjithashtu ishte shumë i lumtur t'i shihte të rinjtë Bahá'í që organizojnë mitingje dhe bëjnë çdo përpjekje për t'u shkrirë me të rinjtë e tjerë, nëpërmjet klubeve dhe grupeve lokale dhe kështu tërheqin vëmendjen për Kauzën.

Siç e ka ripësëritur vazhdimisht Mjeshtri i shumëdashur, shembulli është mësuesimë i madh se të gjitha dhe Ruajtësi e ndjen se Bahá'ít, secili prej tyre të japin kontributin e vet për unitetin e komunitetit në të cilin jetojnë dhe t'ua tregojnë bashkëbesimtarëve të tyre të botës në përgjithëse, atë dashuri për të cilën bota po vdes, dashurinë e Perëndisë. Kur jo - Bahá'ít ta shohin dashurinë dhe unitetin tonë, pushteti ynë do të jetë i parrezistueshëm, përsosmëria e mësimeve, ligjeve dhe principeve tona atëhere do të sihet si realitet praktik.

(23 tetor 1945 për Asamblenë Lokale Shpirtërore të Daytonit, Ohio)

2285. Ruajtësi ka nxitur, përsësri dhe përsësi, për nevojën e madhe që rinia Bahá'í të japë shembull për Mësimet, më veçanërisht në askpektin moral të tyre. Në se ata nuk dallohen për sjelljen e tyre të lartë, ata nuk mund të presin që të rinjtë e tjerë ta marrin Kauzën shumë seriozisht.

Ai me gjithë zemër është dakort me jju se në se ne nuk i praktikojmë Mësimet, nuk mund të presim që Besimi të rritet, sepse qëllimi bazë i të gjtiha feve - duke përfshirë tonë - është ta sjellë njeriun më pranë Perëndisë dhe ta ndryshojnë karakterin e tij, që është e rëndësisë më të madhe. Theks tepër i madh zakonisht u vihet aspekteve sociale dhe ekonomike të mësimeve; por aspekti moral kurrë nuk mund tëtheksohet sa duhet.

(6 shtator 1946 për një besimtar individual)

2286. Ai e ndjen, se rinia, në veçanti, duhet të përpiqet në mënyrë konstante dhe të vendosur për të dhënë shembullin e një jete Bahá'í. Në botën përreth nesh ne shohim dekompozimin moral, liberalizmin, parregullsinë, vulgaritetin, si dhe të këqija - të rinjtë Bahá'í duhet të jenë e kundërta e këtyre gjërave dhe, me ndershmërinë e tyre, drejtësinë e tyre, rregullsinë e tyre, konsideratën dhe sjelljet e tyre të mira t'i tërheqin të tjerët, të rinj dhe të vjetër, drejt Besimit. Bota është e lodhur prej fjalëve; ajo do shembull dhe u përket të rinjve Bahá'í ta japin atë.

(19 shtator 1946 për Shkollën Verore Bahá'í Green Acre)

2287. Ata tani kanë një mundësi të artë për t'u ngritur dhe për t'i realizuar planet e tyre të dashura përpara se të jetë tepër vonë... Më shumë besimtarë duhet të ngrihen dhe duke e vendosur besimin e tyre tek Bahá'u'lláhu bëjnë detyrën e tyre ndaj Besimit ku ata mbështeten dhe e duan aq shumë. Rinia veçanërisht duhet të inkurajohet të hyjë në këtë fushë të shërbimit, sepse përhapja e Kauzës është shpresa e tyre e vetme për një botë stabël në të cilën mnd të jetojnë dhe të ngrejnë familjen e tyre.

(12 tetor 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Ishujve Britanikë)

2288. Ai e vlerëson shumë shpirti e përkushtuar dhe të vendosur me të cilin ju e përballoni të ardhëshmen dhe të gjitha përgjegjësitë Bahá'í që ajo do t'ua sjellë në rritje. Pjesa e të rinjve është shumë e madhe; ju keni mundësinë për të vendosur me të vërtetë të jepni shembull me fjalë dhe vepra për mësimet e Bahá'u'lláhut dhe t'i tregoni gjeneratës suaj se Rendi i Ri Botëror që Ai solli është një realitet konkret në jetën e pasuesve të Tij.

(12 mars 1946 për Shkollën Louhelen, Sesioni i të Rinjve të Rritur, botuar në Bahá'í News, nr. 190 (Dhjetor 1946), f. 1)

2286. Në fakt puna e të rinjve kudo në botën Bahá'í është e dashur për zemrën e tij dhe ai i kushton asaj rëndësi të madhe. Të rinjtë, që në mënyrë të paevtiueshme do të rriten për ta marrë mbi shpatulla të gjithë punën e Kauzës, janë me të vërtetë shpresa e saj, dhe duhet të jenë një prej faktorëve aktivë në përhapjen e saj. Nëpërmjet pasimit të tyre kurajoz të standardeve të larta morale dhe etike të vendosura prej Bahá'u'lláhut dhe duke fituar zotërimin e mësimeve të Tij të shumta, të ndryshme dhe të thella, ata mund t'i japin formë, në një shkallë të gjerë, zhvillimit dhe ndihmës së zgjerimit të shpejt të Besimit të tyre të shumëdashur në vendet në tëcilat ata punojnë. Ata duhet ta kuptojnë se përgjegjësia e tyre është e madhe dhe privilegji i tyre shumë i shtrenjtë.

(26 dhjetor 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Britanikë dhe të Komitetit Kombëtar të të Rinjve)

2290. Në vitet që shtrihen përpara, me qëllim që të përbushen detyrat e mëdha që i besoi kujdesit tonë Mjeshtri, të rinjve si ti do t'u kërkohet që të vazhdojnë punën dhe t'i mbushin vendet e lëna bosh nga besimtarët e gjeneratës së vjetër. Në të vërtetë ata duhet të bëjnë më tepër se kaq, ata duhet të krijojnë vende dhe funksione të reja për vetveten.

Ajo që Kauza kërkon me të vërtetë shumë tani për tani janë mësuesit e aftë, të mençur, të bazuar thellësisht në besim. Ai shpreson se ju do ta pësosni vetvten për të qenë një prej tyre.

(5 shkurt 1947 për një besimtar individual)

2291. Përsa i përket të ardhëshmes suaj, ai e ndjen se nëse ju spcializoheni n shkencat shoqërore kjo do t'u ndihmonte gjithashtu në mësimin e Kauzës. Dhe ai do t'u sugjeronte, që në se ka mundësi që ju të vendosni për një drejtim studimi apo ta vendosni vetvten përfundisht, ju und t'i bëni Kauzës një shërbim të madh duke shkuar atje ku ka një Asamble të dobët apo një grup të vetëm dhe të ndihmoni për zhvillimin e Besimit në atë vend.

(24 qershor 1947 për një besimtar individual)

2292. Ai është mjaft i lumtur kur dëgjon për formimin e grupeve të një rinorë që ju përmendni, pasi kjo jo vetëm që do ta nxisë shumë rininë Bahá'í dhe do ta aftësojë ato të tërheqin të rinj të tjerë tek Besimi, por gjithashtu do t'i bëjë punës së përgjithshme të Kauzës në ato qytete , shumë të mira. Ai e nxit komitetin tuaj të bëjë çdo përpjekje për ngritjen e grupeve rinore atje ku ka Asamble Shpirtërore dhe ku e lejojnë rrethanat.

(25 shtator 1947 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Komitetit Rinor Kombëtar të Ishujve Britanikë)

2293. Ka dy lloj Bahá'ísh, mund të thotë dikush: ata feja e të cilëve Bahá'í dhe ata që jetojnë për Besimin. Nuk ka nevojë të themi se nëse dikush i përket kategorisë së fundit, nëse dikush mund të jetë në pararojë të heronjve, të martirëve dhe të shenjtorëve është më e vlerësushme në sytë e Perëndisë. Ai beson se ju mund ta arrini këtë pozitë të lartë.

Por, pasi ta siguroni jetesën, ai iu nxit të konsultoheni me mësuesit tuaj në universitet dhe të shihni se në ç'fushë ata besojnë se ju mund të përparoni dhe mund të jeni i aftë për të gjetur punë. Ky është një detaj për të cilin ai nuk mund t'u këshillojë. Në princip është mirë nëse të rinjtë Bahá'í kërojnë karrierë që do t'i aftësojnë ata për të gjeturpunë jashtë, pasi atëhere ata mund të bëjnë shërbime të vlefeshme pionerizimi.

(16 prill 1950 për një besimtar individual)

2294. Ai iu nxit ta ndani mendjen për të bërë vepra të mëdha për Besimin; gjendja e botës po bëhet vazhdimisht e më e keqe e gjenerata juaj duhet të japë shenjtorë, heronj, martirë dhe administraorë të vitetve të ardhshme. me dediki dhe fuqi të plotë ju mund të ngjiteni në lartësi të mëdha.

(2 tetor 1951 për Shkollën Louhelen, Sesioni Rinor, botuar në Bahá'í News, nr. 253 (Mars 1952), f. 1)

2295. Ai iu nxit t'i përkushtoni vëmendje të veçantë kontaktit me minoritetet raciele. Në një vendi cili ka një element aq të madh paragjykimi kudrejt qytetarëve me ngjyrë si Shtetet e Bashkuara, shtë e e një rëndësije shumë të madhe që Bahá'ít, veçanërisht të rinjtë - të demostrojnë aktivisht mungesën tonë të plotë të paragjykimit, dhe, në fakt, paragjykimin tonë në favor të minoriteteve.

Ne nuk mund të zhvillojmë mirë një fushatë mësimdhënieje të suksesshme në AFrikë, nëse nuk e bëjmë atë në Komunitet e atdheut tonë duke demostruar shkalën më të plotë të dashurisë sonë për njerëzit që vijnë nga popullsia Afrikane.

(11 nëntor 1951 në Shkollën Louhelen, sesioni rinor)

2296. Si rrjedhim ai iu nxit ta shqyrtoni seriozisht tipin e profesionit apo të zanatit që mund t'iu sigurojë ju një post në një fushë pionerizimi në Afrikë apo në ishujt, Paqësorë, apo në Azi, me të cilin ju mund ta siguroni jetesën gersa i shëbeni gjithashtu Kauzës. Kjo është një sfidë e madhe dhe një mundësi e madhe që i afrohet gjenratës suaj.

(5 gusht 1952 në Shkollën Louhelen, sesioni rinor)

2297. Mbi shpatullat e rinisë së sotme qëndron e ardhëshmja e Besimit. Si rrjedhim ata duhet të jenë të edukuar mirë e të stërvitur veëm në Mësimet e Besimit, por gjithashtu në çështjet laike.

(24 maj 1954 për një besimtar individual)

2298. Profesioni i fesë suaj në stërvitjen dhe edukimin e fëmijëve është i tillë që do t'i japë asaj një zhvilim të pasur sepse ajo ndihmon në zhvillimin e karaktereve të të rinjve të sotshëm, që do të bëhen nesër udhëheqës të jerëzimit. Nëse ata do të udhëhieqenedhe materialisht edhe shpirtërisht, kjo do të jetë një fitore e madhe, sepse pasi bota të shkojë përmes mundimeve të saj të tanishme, do të predominojn vlerat shpirtërore dhe ata të rinj që kanë përfitimin edhe të edukimit materialedhe të atij shpirtëror do të jenë udhëheqësit e vërtetë të shoqërisë.

(22 maj 1955 për një besimtar individual)

2299. Ai shpresonse rinia Bahá'í në Gjermani do të inkurajohet të marrë pjesë më aktive në çështjet administrative dhe punën mësimore. Ata duhet që gjithnjë ta uptojnë se janë e ardhëshmja e Kauzës dhe se duhet të fitojnë nga eksperianca prej mësuesish dhe administratorësh e miqve më të vjetër, që të pregatiten për kohën kur barra e punës do të bjerë mbi shpatullat e tyre.

(21 qershor 1956 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Gjermanisë dhe të Austrisë)

2300. Ruajtësi i shumëdashur e ndjen se vëmendja e duhur nuk i është përcaktuar çështjes së kontaktimit të minoriteteve në Shtetet e Bashkuara. Një shtytje e madhe mund t'i jepet punës në vendet Europiane, në zona të caktuara të Lindjes së Largët dhe të Amerikës Latine, nëse Bahá'ít që jetojnë në qytete të mëdha dhe në qyteza universitare do të bëjnë një përpjekje të vendosur dhe të vazhdueshme për ta shtrirë miqësinë dhe mikpritjen tek studentët dhe banorët nga vendet ku Bahá'ít po luftojnë kaq shumë për vendosjen e Besimit. Ata jo vetëm kanë mundësi të bëjnë më shumë besimtarë lokalë, por ata mund ta rrisin gjithashtu anëtarësinë e komuniteteve jashtë, duke i thyer Bahá'ít përsëri nga Shtetet e Bashkuara. Kjo tashmë ka ndodhur në një numër rastesh me miqtë Kinezë dhe Japonezë, etj., për avantazhin e madh të Kauzës.

(19 korrik 1956 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Shteteve të Bashuara)

2301. Konfirmimet Hyjnore po zbresin si rrëke mbi ata që ngrihen për mësimdhënie. Në këtë kohë kritike në historinë e Besimit, mësimdhënia është një prej shërbimeve Bahá'í që konfirmohet. Bahá'í shpreson se ju si rrjedhim do të ngriheni me përpjekje të ripërtërira për ta luajtur rolin tuaj në këtë kryqëzatë të madhe që po përfshin anembanë botën. Amerikës i është bërë thirrje nga Mjeshtri për të luajtur një rol të rëndësishëm në këtë Kryqëzatë të madhe Botërore që po lëviz përpara me shpejtësi në rritje. Në se Bahá'í të tjerë nuk konfirmohen në Shtete të Bashkuara atëhere Amerika mund të privohet prej Fatit të vet të madh Shpirtëror.

Ruajtësi e shikon Rininë e Amerikës që e ngre Flamurin e Besimit në lartësi gjithnjë e më të larta e të lavdishme.

Rinia duhet të shkëputet nga të gjitha gjërat e botës dhe të mbushet me fuqinë dinamike të Shpirtittë Shenjtë, të ngrihet për përhapjen e Mesazhit dhe t'i gjallërojë zemrat.

(8 gusht 1957 për Rininë Bahá'í të Denverit, Colorado, Sh.B.A.)

Revizionuar në Shtator 1990
RUAJTJA E MARTESAVE BAHÁ'Í

Një përmbledhje e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve

të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Dhjetor 1990
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2302. Me të vërtetë, Zoti i do bashkimin e harmoninë dhe i urren ndarjen e shkurorëzimin.

(Qitapi Akdas, Q70)

2303. Në qoftë se nga ana e burrit ose e gruas lind antipati ose neveri, shkurorëzimi lejohet, por vetëm pasi të ketë kaluar plot një vit.

(Qitapi Akdas, f. 152)
Nga Shkrimet dhe e 'Abdu'l-Baháit

2304. Për masën e njerëzve, martesa është lidhje fizike, dhe ky bashkim mund të jetë vetëm i përkohshëm përderisa kjo lidhje është e paradestinuar të përfundojë me një ndarje fizike.

Midis njerëzve Bahá'í sidoqoftë, martesa duhet të jetë një bashkim si i trupit ashtu dhe i shpirtit, sepse si burri dhe gruaja janë eksituar nga e njëjta verë, të dy janë dashuruar pas së njëjtës Fytyrë të pashoqe, të dy jetojnë e veprojnë përmes së njëjtës frymë, të dy janë të ndriçuar nga e njëjta lavdi. Kjo lidhje midis tyre është shpirtërore, për rrjedhojë është një lidhje që do të vazhdojë përgjithmonë. Po kështu, ata gëzojne lidhje të forta e të qëndrueshme në botën fizike, sepse meqë martesa është e bazuar si në shpirt dhe në trup, ky është një bashkim i vërtetë dhe si i tillë do të jetë i vazhdueshëm. Në rast se kjo lidhje është thjesht fizike e asgjë më shumë, është e sigurtë që ajo do të jetë vetëm e përkohshme dhe do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në ndarje.

Prandaj kur njerëzit e Baháit vendosin të martohen, bashkimi duhet të jetë një marrëdhënie e vërtetë, një përputhje si shpirtërore ashtu edhe fizike, në mënyrë që gjatë çdo faze të jetës dhe në të gjitha botët e Perëndisë bashkimi i tyre të jetë i qëndrueshëm; sepse kjo njëshmëri reale është një rrezatim i dashurisë së Perëndisë.

Në të njëjtën mënyrë, kur ata shpirtra rriten për të qenë besimtarë të vërtetë, ata do të arrijnë një marrëdhënie shpirtërore me njëri-tjetrin e do të tregojnë një dhembshuri që nuk është e kësaj bote. Ata të gjithë, do të ngazëllehen me një gllënjkë nga dashuria hyjnore dhe bashkimi i tyre, ajo lidhje, do të rrojë, gjithashtu, përgjithmonë. Kjo do të thotë se shpirtrat që do të lënë veten në harresë, që zhvishen prej mangësive të njerëzimit dhe çlirohen prej skllavërisë njerëzore, pa asnjë dyshim që do të ndriçohen me shkëlqimet qiellore të njëshmërisë dhe do të arrijnë në një bashkim real në botën që nuk vdes.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #84:2-5)

2305. Për sa i përket pyetjes në lidhje me martesën nën Ligjin e Perëndisë: e para ti duhet të zgjedhësh një që është i kënaqur me ty dhe pastaj çështja është subjekt i pëlqimit nga Bábai e nëna. Para se të bësh zgjedhjen tënde, ata nuk kanë të drejtë të të ndërhyjnë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #85)

2306. Martesa Bahá'í është angazhimi i të dy palëve ndaj njëri-tjetrit dhe lidhja e ndërsjelltë e mendjes dhe e zemrës midis tyre. Secili duhet, sidoqoftë, të ushtrojë kujdesin më të madh për t'u njohur plotësisht me karakterin e tjetrit, që besëlidhja e tyre të vazhdojë përgjithmonë. Qëllimi i tyre duhet të jetë : të bëhen shokë jete të dashur dhe të shkrihen në njëri-tjetrin si një trup i vetëm në jetë të jetëve ...

Martesa e vërtetë e Bahá'í-ve është që burri dhe gruaja të jenë të bashkuar si fizikisht dhe shpirtërisht, që ata vazhdimisht të përmirësojnë jetën shpirtërore të njëri-tjetrit dhe të gëzojnë unitet të përjetshëm në të gjitha botët e Perëndisë. Kjo është martesa Bahá'í.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #86:1-2)

2307. O ju dy besimtarë të Perëndisë! Zoti, i pashoq është Ai, ka bërë gruan dhe burrin të rrojnë me njëri-tjetrin në shoqërinë më të ngushtë dhe për të qenë, bile, si një shpirt i vetëm. Ata të dy ndihmojnë njëri-tjetrin, janë dy miq të ngushtë, që duhet të shqetësohen për mirëqenien e njeri-tjetrit.

Në qoftë se jetojnë kështu, ata do të kalojnë përmes kësaj bote me kënaqësi të përkryer, të lumtur, me paqe në zemër dhe do të bëhen objekt i hirit e pëlqimit hyjnor të Mbretërisë së qiellit. Por në qoftë se veprojnë ndryshe, ata do ta kalojnë jetën e tyre me hidhërim të madh, duke dëshiruar çdo çast vdekjen e do të jenë faqenxirë në mbretërinë qiellore.

Përpiquni, atëherë, të rroni me njëri-tjetrin shpirt e zemër si dy pëllumba në fole, sepse kjo do të thotë të jesh i bekuar në të dyja botët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #92:1-3)

2308. Më parë në Persi divorci arrihej me lehtësi. Në mes njerëzve të Dispensacionit të shkuar një gjë e vogël do të shkaktonte divorc. Megjithatë, ndërsa drita e Mbretërisë shkëlqeu, personat u gjallëruan nga shpirti i Bahá'u'lláhut, pastaj ata totalisht e shmangën divorcin. Në Persi, divorci nuk ndodh në mes të miqve, nëse nuk ka një arsye detyruese që e bën të pamundur harmoninë. Në rrethana të tilla të rralla ndodhin disa raste divorcesh.

Tani miqtë në Amerikë duhet të jetojnë dhe të sillen në këtë mënyrë. Ata duhet të kufizohen rreptësisht nga divorci nëse nuk del diçka që i detyron ata për t'u ndarë, për shkak të urrejtjes së tyre për njëri-tjetrin, në atë rast me dijneninë e Asamblesë Shpirtërore, ata mund të vendosin të ndahen. Ata duhet të jenë të duruar dhe të presin një vit të plot. Nëse gjatë këtij viti nuk do të vendoset harmonia, atëhere mund të realizohet divorci i tyre. Nuk duhet të ndodhë që me rastin e një fërkimi të lehtë apo panëqasëie ndërmjet burrit e gruas, burri të mendojë të bashkohet me ndonjë grua tjetër, apo Perëndia e ndaloftë, gruaja të mendojë për një burrë tjetër. Kjo është kundër standardit të vlerave qiellore dhe të ndershmërisë së vërtetë. Miqtë e Perëndisë duhet të jetojnë dhe të sillen kështu, dhe të paraqesin një sjellje dhe karakter të tillë të shkëlqyer sa t'i habisin të tjerët. Dashuria ndërmjet burrit e gruas nuk duhet të jetë thjesht fizike, përkundrazi, duhet të jetë shpirtërore dhe qiellore. Këta dy persona duhet të konsiderohen si një shpirt, Sa e vështirë do të jetë të ndahet një shpirt i vetëm! Bile sa e madhe do të jetë kjo vështirësi!

Shkurtimisht, themelimi i mbretërisë së Perëndisë bazohet mbi harmoninë dhe dashurinë, njëshmërinë, marrëdhëniet dhe bashkimin jo bi dallimet, veçanërisht ndërmjet burrit e gruas. Nëse njëri prej këtyre të dyve bëhet shkak për divorc, pa dyshim që k do të ketë vështirësi të mëdha, do të bëhet viktimë e fatkeqësive dhe e kesperiencës së tmerrshme duke u bërë pishman thellësisht.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:32

2309. Kur një ndryshim i tillë opinioni dhe besimi ndodh ndërmjet burrit dhe gruas, kjo është fatekeqësi sepse pa dyshim tërhiqet prej lidhjeve shpirtërore të cilat janë fortesa e lidhjeve familjare, veçanërisht në kohë vështirësish. Sidoqoftë, mënyra se si kurohet nuk është veprimi në mënyrë të tillë sa ta largojmë palën tjetër. Një prej objekteve të Kauzës është në fakt vendosja e një lidhje më të ngushtë në shtëpi. Në raste të tilla, pra, Mjeshtri këshillonte bindje ndaj dëshirave të palës tjetër dhe lutjen. Lutu që burri juaj të mund ta shikojë gradualisht dritën dhe në të njëtjën kohë vepron në mënyrë të tillë që ta tërheqësh atë më pranë në vend që ta paragjykosh. Sapo sigurohet harmonia atëhere ju do të jeni në gjendje të shërbeni pa u ndaluar.

(15 korrik 1928)

2310. Divorci, sipas Akdasit është i lejueshëm. Por nuk inkurajohet. Të dy, burri dhe gruaja kanë të drejtë të barabartë të kërkojnë divorc, kurdoherë që njëri prej tyre e ndjen që është absolutisht thelbësore që të veprohet kështu. Divorci bëhet i vlefshëm edhe nëse njëra nga palët refuzon ta pranojë atë, edhe pasnjë viti ndarjeje, periudhë gjatë të cilës bashkëshorti është nën detyrimn e mbajtjessë gruas dhe të fëmijëve.

(6 korrik 1935)

2311. Ruajtësi e mori letrën tuaj ... dhe mësoi me shqetësim të madh për vështirësitë dhe telashet e familjes suaj. i dëshiron që t'iu sigurojë për lutjet e tij të zjarrta në emrin tuaj dhe në emër të të dashurve tuaj në shtëpi, që ju të mund të udhëzoni dhe të ndihmoni nga Lart për t'i qetësuar kontradiktat tuaja dhe për ta rikthyer harmoninë dhe shoqërinë e plotë në mesin tuaj. Ndërsa ai do t'u nxiste ta bënit çdo sakrificë me qëllim që ta sillte unitetin në familjen tuaj, ai dëshiron të os ndjeheni të dekuruajuar, nëse përpjekjet tuaj nukjapin ndonjë frut të menjëhershëm. Ju duhet të bëni atë që ju takon me besim absolut se duke vepruar kështu ju do të plotësoni detyrën tuaj si Bahá'í. Pjesa që mbetet është sigurisht në dorën e Perëndisë.

(23 korrik 1937)

2312. Vlefta e martesës Bahá'í varet nga miratimi i lirë dhe i plotë i të katër prindërve. Liria e prindërve në ushtrimin e kësaj të drejte është e pakufizuar dhe e pakushtëzuar. Ata mund ta refuzojnë miratimin me çdo arsye dhe mbajnë përgjegjësi vetëm përpara Perëndisë për vendimine tyre.

(19 mars 1938)

2313. Përsa i përket divorcit, Ruajtësi e deklaronte se ai dekurajohet, shihet me përçmim dhe është kundër kënaqsësisë së mirë të Perëndisë. Asambleja duhet të qarkullojë në mes të miqve ato që shfaqen nga Pend e 'Abdu'l-Baháit lidhur me këtë, kështu që të gjithë të kujtohen mirë. Divorci kushtëzohet vetëm nga aprovimi dhe leja e Asamblesë Shpirtërore. Anëtarët e Asamblesë duhet që në raste të tilla të studiojnë veças dhe me kujdes duke studiuar çdo rast. Nëse ka arsye të vlefshme për divorc dhe vihet re se pajtimi është krejtësisht i pamundur se antipatia është intensive dhe ajo nuk mund të hiqet, atëhere Asambleja mund ta aprovojë divorcin.

(7 korrik 1938 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2314. Ruajtësi e mori letrën tuaj ... dhe mësoi me shqetësim të thellë për gjendjen e disharmonisë që ekziston në mes tuaj dhe të burrit tuaj.

Ndërsa ai ju siguron se ai do të lutet për zgjidhjen e telasheve tuaja shtëpiake, ai do t'ju nxiste të përpiqeni me të gjitha mjetet në dorën tuaj, t'i qetësoni kontraditat tuaja dhe të mos i lejoni ato të arrijnë përmasa të tilla sa të çojnë ë ndarjne tuaj të plotë dhe vendimtare nga bashkëshorti.

Se megjithëse, sipas Ligjit Bahá'í, divorci lejohet, përsëri ai inkurajohet aspak dhe duhet të përdoret vetëm kur çdo pëpjekje për ta ndaluar atë provohet se është e kotë dhe jo efektive.

Ju dhe z. ... gjithashtu, duhet të mendoheni me kujdes për pasojat shpirtërore që do të sillte çdo akt divorci nga secila palë dhe të fuqizoheni nga forca e besimit duke besuar në bekimet që do t'u japë pasimi me rreptësi i ligjeve dhe principeve të Bahá'u'lláhut të gjithë besimtarëve të Tij besnikë, duke bërë një përpjekje të re për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet tuaja të përbashkëta dhe për ta rikthyer harmoninë, paqen dhe lumturinë në jetën tuaj familjare.

(11 shtator 1938)

2315. Unë dëshiroj t'iu siguroj ju, në veçanti, për ndërhyrjet e tij për t'u udhëzuar lidhur me planin tuaj për t'u bashkuar në martesë me Dr. ... I Shumëdashuri ju ndihmoftë në marrjen e vendimit të drejtë dhe t'ua heqë ju shqetësimin dhe vuajtjet që krijon në mënyrë të paevitueshme një veprim tepër i shpejtë në çështje të tilla. Ju duhet t'i kushtoni kësaj çështjeje, që është e një rëndësije të tillë jetësore, konsideratën tuaj të plotë që e meriton, duke i shqyrtuar të gjitha aspektet e saj me kujdes dhe pa pasion. Vendimin përfundimtar e keni ju dhe Dr. ... .

(17 janar 1939)

2316. Mësimet Bahá'í jo vetëm që e inkurajojnë jetën martesore, duke e konsideruar atë një mënyrë natyrale dhe normale të ekzistencës për çdo person të rregullt, të shëndetshëm dhe me ndërgjegje shoqërore dhe me përgjegjësi, por e ngrenë martesën gjer në statusin e institucionit hyjnor, duke patur si qëllim kryesor dhe të shenjtë përjetësimin e racës njerëzore, që është pikërisht lulja e të gjithë krijimit - dhe ngritja e saj në pozitën e vërtetë të destinuar për të prej Perëndisë.

(15 prill 1939)

2317. Situata që përballoni ju33 pranohet se është e vështirë dhe delikate por jo më pak të rënda dhe me të vërtetë jetësore janë përgjegjësitë që e pasojnë dhe që, si besimtarë besnik dhe i palëkundur, ju duhet t'i konsideroni me ndërgjegjë dhe me përgjegjësi. Ruajtësi, si rrjedhim, duke patur plotësisht dijeni të veçanta të rastit tuaj dhe edhe pse ka simpati të thellë ju në këtë çështje kontradiktore të cilën ju po e përballoni kaq me trishtim, nuk mundet, në kuadrin e këshillave të rrepta që përmbahen në Mësimet, as ta sanksionojë kërkesën tuaj për t'u lidhur në një martesë të dytë, ndërsa gruaja e parë është ende e gjallë dhe e lidhur me ju me lidhjen e shenjtë të martesës, as bile nu ju sugjeron apo ua aprovon që ta ndani atë pikërisht që të lejoheni të martoheni me një tjetër.

Sepse Mësimet Bahá'í nuk e përfshijnë mundësinë e bigamisë, por gjithashtu, duke lejuar divorcin e konsiderojnë atë një akt të urryer, që duhet lejuar vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe ku të përfshihen çështje të rënda që kalohet në konsiderata të tilla si tërheqja fizike apo përshtatja dhe harmonia seksuale. Institucioni i martesës, siç përcaktohet prej Bahá'u'lláhut, ndërsa i jep rëndësinë e duhur aspektit fizik të bashkimit martesor e konsideron atë si të nënshtruar ndaj qëllimeve morale dhe shpirtëroresi dhe funksioneve me të cilat ajo është veshur nga Providenca e gjithëmençur dhe dashamirëse. Vetëm kur këto vlera të ndryshm e marrin secila rëndësinë e duhur dhe vetëm mbi bazën e nënshtrimit të fizikes ndaj morales dhe të trupores ndaj shpirtërores, mund të shmangen eksese dhe liberalizma të tilla në marrëdhëniet martesore, si ato të epokës tonë dekadente që ne po i dëshmojmë me trishtim, në këtë mënyrë jeta martesore mund të rikthehet në pastërtinë e vet origjinale dhe ta plotësojë funksionin e vërtetë për të cilin u themelua prej Perëndisë.

Ruajtësi do të lutet me shumë zjarr, që, të frymëzuar dhe të udhëhequr nga një flamur i tillë hyjnor dhe të fuqizuar prej ndihmesës dhe konfirmimeve të sigurta të Bahá'u'lláhut, ju të mund të jeni i aftë t'i rregulloni marrëdhëniet tuaja në mënyrë të kënaqshme me personat në fjalë, kështu do të arrini një zgjidhje të drejtë për këtë problem të jetës suaj, që shtë sigurisht shumë i vështirë.

(8 maj 1939)

2318. Ai i kushtoi vëmendje pyetjes që bëni lidhur me problemin e martesës dhe se ajo është e rrallë në mes të besimtarëve në përgjithësi. Kjo është me të vërtetë një çështje shqetësimi të thellë për të, që disa prej besimtarëve tanë të rinj nuk i kushtojnë rëndësi çështjes së martesës dhe duket, siç e deklaroni ju të jenë nën përshtypjen se jeta martesore nuk inkurajohet në Kauzë. Ky sigurisht që është një koncept i gabuar dhe cilido që merr mundimin t'i lexojë me vëmendje dhe inteligjencë fjalët e Bahá'u'lláhut, duke vrarë mendjen për nënkuptimet e tyre, patjetër që do të bindet për të vërtetën se në Besimin Bahá'í martesa, dhe jeta familjare në veçanti, jo vetëm që janë të lavdërueshme, por përbëjnë një funksion shoqëror të rëndësisë së lartë dhe me të vërtetë jetësore, pasi vetëm nëpërmjet tyre raca njerëzore përjetësoghet.

Besimtarët duhet ta dinë mirë se edhe pse Bahá'u'lláhu nuk e bëri martesën një detyrim të pandarë, Ai, megjithatë, i atribuoi asaj një rëndësi të tillë shpirtërore dhe shoqërore sa asnjë besimtar individual, në rrethana normale, nuk mund të justifikohet duke e neglizhuar atë. Në fakt, në Librin e Tij të Ligjeve (në Qitapin Akdas), Ai thekson fuqimisht rëndësinë e saj dhe e përcakton qëllimin e saj thelbësor, që është krijimi i fëmijëve dhe edukimi i tyre në fenë e Perëndisë që ata të mund ta njohin dhe ta adhurojnë Atë duke e përmendur dhe e lavdëruar Emrin e Tij.

(17 shkurt 1940)

2319. ...ai ndihet me të vërtetë i gëzuar nga lajmet e reja të zgjidhjes të kontradiktave tuaja shtëpiake me zj. ... dhe veçnërisht kur mësoi se ju keni ndërmarrë së bashku një turne shumë të suksesshëm mësimdhënës... Kjo lidhje e përbashkët në shërbim të Kauzës, që po i bashkon kaq shumë zemrat tuaja dhe u provua se ishte zgjidhje efektive e problemeve tuaja personale, bën që ai të shpresojë dhe me të vërtetë do të lutet me zjarr, që të çimentohet më tej me kalimin e viteve edhe nëpërmjet pjesëmarrjes suaj të përbashkët dhe në rritje në punën tuaj mësimore...

(16 dhjetor 1940)

2320. Lidhur me pyetjen nëse është e nevojshme të merret pranimi i prindërve i një pjesmarrësi jo Bahá'í me një Bahá'í: siç e deklaronte Bahá'u'lláhu kërkohet miratimi i prindërve të të dyja palëve, me qëllim që të forcohet uniteti dhe të shmangen fërkimet, ndërsa Akdasi nuk specifion ndonjë specifikim nga ky rregull, prandaj Ruajtësi e ndjen se në të gjitha rrethanat kërkohet pranimi i prindërve të të dyja palëve.

(12 gusht 1941 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2321. Bahá'u'lláhu e ka theksuar shumë shenjtërinë e martesës dhe besimtarët duhet të bëjnë maksimumin e tyre për të krijuar harmoni në shtëpinë e tyre dhe një situatë që të paktën nuk është e keqe për fëmijët e tyre, por, nëse pas lutjes dhe përpjekjeve vetësakrifikuese kjo provon të jetë krejt e pamundur, atëhere ata mund t'i kthehen divorcit.

(10 nëntor 1943)

2322. Martesa në Akdas, parashtrohet si lidhja më e shenjtë dhe e pazgjidhshme, dhe Bahá'ít duhet ta kuptojnë se divorci shikohet si mjet i fundit, që duhet shmangur me të gjitha mënyrat, nëse është e mundur, por jo të jepet me lehtësi.

(17 tetor 1944)

2313. Ai e ndjen se ju dhe gruaja jaj duhet të bëni gjithçka që të mundfeni për të krijuar një marrëdhënie harmonike ndërmjet jush dhe për ta shmangur me të gjitha mjetet divorcin, nëse është e mundur. Qëndrimi Bahá'í shtë se martesa është një marrëdhënie shumë serioze dhee shenjtë, ndërsa divorci një mjet i fundit që duhet shmangur, nëse nga ana njerëzore kjo është e mundëshme.

(10 gusht 1945)

2324. Atij i erdhi shumë keq kur mësoi se ju dhe bashkëshorti juaj nuk jeni ende të lumtur. Është gjithnjë burim mjerimi në jetë, kur njerëzit nuk shkojnë dot mirë sëbashku, por Ruajtësi e ndjen se ju dhe bashkëshorti juaj, kur shqyrtoni duhet të mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe se si ky hap i rëndësishëm i bërë prej jush të influencojë në jetën dhe në lumturinë e tyre.

Nëse ju e ndjeni nevojën e këshillë si dhe të konsultimit, ai ju këshillon të konsultoheni në Asamblenë Lokale; Bahá'ít e tjerë me siguri do të bëjnë gjithçka që të munden për t'iu këshilluar dhe ndihmuar, për t'i mbrojtur interesat tuaja dhe atotë Kauzës.

(16 nëntor 1945)

2325. Ruajtësi ka përshtypjen se bashkëshorti juaj është një burrë i shkëlqyer dhe ai u kënaq shumë kur mësoi se ju të dy po ribashkoheni. Aie ndjen fuqimisht se Bahá'ít, nëse është e mundur më veçanërisht Bahá'ít që i shëbejnë Kauzës aq aktivisht dhe dukshëm sa ju dhe failja juaj duhet të japin një shembull të lartë për besimtarët më të rinj dhe Bahá'ít e rinj, në të gjitha drejtimet. Meqë Bahá'u'lláhu ishte kaq shumë kundër divorcit (edhe pse ai e lejon atë) dhe e konsideronte martesën si një përgjegjësi shumë të shenjtë, besimtarët duhet të bëjnë gjithçka që të munden për t'i ruajtur martesat që kanë bërë për t'i kthyer ato në bashkime shembullore, të drejtuar nga motivet më fisnike.

(19 tetor 1947)

2326. Bahá'u'lláhu e ka deklaruar qartë se kërkohet miratimi i të gjtihë prindërve që jetojnë për një martesë Bahá'í. Kjo nënkupton edhe kur prindërit janë Bahá'í apo jo-Bahá'í, të ndarë për vite me rradhë apo jo. Këtë ligj të madh, ai e ka parashtruar për ta fuqizuar lidhjen shoqërore, për t'i thurrur më ngushtë fijet e shtëpisë për të vendosur një farë mirënjohjeje dhe respekti në zemrat e fëmijëve për ata që u kanë dhënë atyre jetë dhe i dërgojnë shpirtërat e tyre në udhëtimin e tyre të përjetshëm drejt kirjuesit të tyre. Ne Bahá'ít duhet ta kuptojmë se në shoqërinë e ditëve të sotme po ndodh procesi ekzaktësisht i kundërt: të rinjtë merakosen më pak dhe më pak për dëshirat e prindërve të tyre, divorci konsiderohet si e drejtë natyrale dhe fitohet me pretekset më të vogla të padrejta dhe të mjera. Njerëzit që janë ndarë nga njëri-tjetri, veçanërisht nëse njëri prej tre ka të drejta të plota për t'i mbajtur fëmijët, dëshirojnë së tepërmi ta zvogëlojnë rëndësinë e partnerit në martesë, që është gjithashtu përgjegjës si prind për rritjen e këtyre fëmijëve në këtë botë. Kështu Bahá'í, nëpërmjet pasimit të rreptë të ligjeve dhe të mësimeve Bahá'í, duhet t'i luftojnë këto forca gërryese që po e shkatërrojnë me kaq shpejtësi jetën shtëpiake dhe bukurinë e marrëdhënieve familjare, duke e shqyer strukturën morale të shoqërisë.

(23 tetor 1947 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2327. Nuk ka dyshim se besimtarët në Amerikë, ndoshta të influencuar pa ndërgjegje nga morali tepër i shthurrur që mbizotëron dhe qëndrimi i lehtë kundrejt divorcit që duket se po mbizotëron në rritje, nuk po marrin divorcin seriozisht dhe nuk duket ta kuptojnë faktin se megjithëse Bahá'u'lláhu e ka lejuar atë, ai e lejon atë si mjet të fundit dhe e dënon atë fuqimisht.

Prezenca e fëmijëve si një faktor në divorc nuk mund të injorohet, sepse sigurisht kjo i shton një peshë më të madhe përgjegjësisë morale të burrit dhe të gruas që e konsiderojnë një hap të tillë. Divorci në rrethana të tilla nuk u përket më vetëm atyre dhe dëshirave apo ndjenjave të tyre, porgjithashtu i përket të gjithë së ardhmes së fëmijëve dhe qëndrimit të tyre kundrejt martesës. Sa për atë që ju dhe Mr. ... tani duhet të ndaheni: kjo është një çështje që intimisht ju përket ju të dyve, fëmijëve tuaj dhe së ardhmes suaj, kështu që ai nuk e ndjen se mund të bëjë më shumë se sa të theksojë atë që ju tha më sipër. Vendimi ju mbetet ju të dyve.

(19 dhjetor 1947)

2328. Divorci duhet të shmanget me mjaft rreptësi prej besimtarëve, dhe duhet përdorur vetëm në rrethana të rralla dhe urgjente. Shoqëria moderne është tepër e shturrur përsa i përket natyrës së shenjtë të martesës, por besimtarët duhet ta luftojnë fuqimisht këtë prirje.

(5 janar 1948)

2329. Atij i erdhi keq kur dëgjoi për mungesën e harmonisë dhe të lumturisë që është krijuar në shtëpinë tuaj dhe ju sigueron se ai do të lutet që kjo të vijë.

Ai sugjeron se ndoshta ju nuk i jepni bashkëshortit dashuri të mjaftueshe, fizikisht dhe shpirtërisht, për ta ruajtur të përqëndruar tek ju interesin e tij. Problemet e martesës shpesh janë shumë të komplikuara dhe të mprehta dhe ne Bahá'ít, duke qenë njerëz të ndriçuar dhe përparimtarë nuk duhet të hezitojmë, nëse duket e nevojshme apo e dëshirueshme, t'i drejtohemi shkencës për ndihmë në çështje të tilla. Nëse ju dhe bashkëshorti i diskutoni përsëri problemet, sëbashku apo veças - me një mjek të mirë, ju mund ta shihni se mund ta kuroni bashkëshortin tuaj apo të paktën do të përpiqeni që ta bëni këtë. Është për të ardhur shumë keq që dy besimtarë të bashkuar në këtë Kauzë të lavdishme dhe të bekuar me një familje, nuk do të jenë të aftë të jetojnë sëbashku me të vërtetë në harmoni dhe, ai e ndjen se ju duhet të ndërmerrni veprime konstruktive për të mos e lejuar situatën të bëhet më keq. Kur hija e ndarjes rri pezull mbi një burrë dhe një grua ata duhet të mos lenë gur pa kthyer në përpjkjet e tyre për ta shmangur këtë gjë që të bëhet realietet. Ai ju nxit ju të dyve që t'u kushtoni më shumë nga koha juaj Mësimeve të Kauzës dhe të luteni sëbashku që Bahá'u'lláhu të mund t'ju japë ju një dashuri reale dhe të qëndrueshme për njëri-tjetrin.

(5 korrik 1989)

2330. Atij i erdhi shumë keq kur dëgjoi se ju po mendoheni të ndaheni nga burri juaj. Siç e dini, Bahá'u'lláhu e konsideron lidhjen martesore shumë të shenjtë; ndërsa vetëm nën rrethana shumë të jashtëzakonshme dhe të padurueshme divorci këshillohet për Bahá'ít.

Ruajtësi nuk ju tregon ju se nuk duhet të ndaheni nga burri juaj; por ai ju nxit ta mendoni këtë me lutje, jo vetëm sepse ju jeni një besimtare dhe dëshironi t'u bindeni ligjeve të Perëndisë, por për hatër të lumturisë së fëmijëve tuaj, nëse nuk është e mundur që ju të ngriheni mbi kufizimet që keni ndjerë gjer tani në martesë dhe e bëni ndarjen.

Ne shpesh e ndjejmë se lumturia jonë është në një drejtim të caktuar; por, megjithatë, nëse ne duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë për të, më në fund, ne mund të zbulojmë se ne në të vërtetë nuk kemi blerë as liti as lumturi, por vetëm një situatë të re shqetësimi dhe deziluzionimi.

(5 prill 1951)

2331. Ai e ndjen se ju duhet që me të gjitha mjetet të bëni përpjekje për ta ruajtur martesën tuaj, veçanërisht për atë të fëmijëve tuaj, që si të gjithë fëmijët e prindërve të divrocuar, vetëm do të vuajnë nga besnikëria e paqëndrueshme, sepse janë privuar nga bekimi i atit dhe i nënës në shtëpinë e tyre, që duhet të kujdesen për interesat e tyre dhe që duhet t'i duan ata sëbashku. Tani e kuptoni se burri juaj është i sëmurë, ju duhet të jeni e aftë ta këshilloni vetveten për vështirësitë që keni përballuar me të emocionalisht dhe të mos merrni një qëndrim mosfalës, sado shumë që mund të vuani.

Ne e dimë se Bahá'u'lláhu vrenjtej shumë përpara divorcit; dhe është me të vërtetë detyrë e Bahá'íve që të bëjnë pothuajse një përpjekje supernjerëzore për të mos e lejuar martesën Bahá'í të shpërbëhet.

(6 mars 1953)

2332: Bahá'ít nuk duhet të thyejnë martesën nëse janë të martuar dhe të largohen nga intimiteti seksual përpara martesës. Nuk është mëkat në besimin Bahá'í nëse ju nuk martoheni, por martesa rekomandohet për besimtarët prej Bahá'u'lláhut. Nuk ka asnjë mësim në Besimin Bahá'í se ekzistojnë "shokët e shpirtit". Ajo që nënkuptohet është që martesa duhet të çojë në një miqësi të tillë të shpirtit që duhet të zgjasë gjer në botën tjetër, ku nuk ka seks dhe marrëdhënie në martesë; shtu siç ne duhet të vendosim me prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat dhe miqtë tanë një lidhje të tillë shpirtërore që duhet të jetë e përjetshme dhe jo të kemi thjesht lidhje fizike të marrëdhënieve njerëzore.

(4 dhjetor 1954)

2333. Atij i erdhi shumë keq kur dëgjoi se martesa juaj duket të ketë dështuar krejtësisht. Unë duhet t'ju them si Bahá'í se duhet bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar martesën për hatër të Perëndisë, jo për hatër të vetvetes. Në rastin e pionierëve, kjo është bile më e rëndësishme, sepse ata janë përpara syve të publikut. Megjithatë, në çështje të tilla nuk është as e duhur as e drejtë që Ruajtësi të ushtrojë presion mbi individin, ai vetëm mund t'ju bëjë thirrje dhe...të përpiqeni përsëri; por, nëse nuk mund ta kaloni këtë sprovë kjo është natyrisht një çështje personale.

(13 janar 1956)

2334. Ruajtësi do të lutet për zgjidhjen e problemeve tuaja. Ai do të lutet për shërimin e birit tuaj dhe për lumturinë dhe unitetin e familjes suaj. Bazat e vërteta të unitetit janë shërbimi dhe ai beson se të gjtiha anëtarët do të ngrihen me përpjekje të rinovuara për ta shpjeguar Besimin.

(6 shtator 1956)

2335. Kudo ku ka një familje Bahá'í, të gjithë duhet të bëjnë gjithçka që munden për ta ruajtur atë sepse divorci divorci dënohet ashpërsisht në Besime, ndërsa harmonia, uniteti dhe dashuria mbahen lart si idealet më të larta në marrëdhëniet njerëzore. Kjo duhet të zbatohet gjithnjë për Bahá'ít, nëse ata shërbejnë në fushën e pionierizimit apo jo.

(9 nëntor 1956, për Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë 34

2336. Duke shqyrtuar problemet që ju dhe gruaja juaj po kaloni Shtëpia e Drejtësisë thekson që se uniteti i familjes suaj duhet të marrë prioritet mbi çdo konsideratë tjetër. Bahá'u'lláhu erdhi për të sjellë një unitet mbi botë dhe një unitet themelor është ai i familjes. Prandaj, ne duhet të besojmë se Besimi ka për qëllim që ta forcojë familjen jota dobësojë atë. Për shembull, sërbimi ndaj Kauzës nuk duhet të sjellë neglizhimin e familjes. Është e rëndësishme për ju ta sistemoni kohën tuaj, kështu që jet juaj familjare të jetë harmonike dhe shtëpia juaj të marrë vëmendjen që kërkon.

Bahá'u'lláhu gjithashtu e theksonte rëndësinë e konsultimit. Ne nuk duhet të mendojmë se kjo metodë e vlefshme e kërkimit të zgjidhjeve kufizohet vetëm për institucionet administrative të Kauzës. Konsultimi familjar me diskutime të plota dhe të hapura dhe i gjallëruar nga dijenia e nevojës për moderim dhe balancë, mund të jetë ilaçi për konfliktet shëtiake. Gratë nuk duhet të përpiqen t'i dominojnë burrat, as burrat gratë e tyre ...

(1 gusht 1978)

2337. Letra juaj ... që përshkruante vështirësitë që përballon familja juaj, e shqetësoi Shtëpinë Universale të Drejtësisë dhe ne po kërkojmë t'u përçojmë sa vijon. Duke theksuar se ju dhe burri juaj jeni konsultuar për problemet e familjes suaj e Asamblenë tuaj Shpirtërore, por nuk morët ndonjë këshillë gjithashtu e diskutuat situatën tuaj me një këshilltar familjar pa sukses, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se është tepër e rëndësishme për bashkëshortin tuaj dhe për ju ta kuptoni që martesa është një burim mirëqenieje, që sjell një sens sigurie dhe lumturie shpirtërore. Megjithatë, kjo nuk vjen thjesht. Që martesa të bëhet një strehë e kënaqësisë kërkohet kooperimi i vetë partnerëve në martesë dhe ndihmesa e familjeve të tyre. Ju përmendni shqetësimin tuaj për bijën tuaj më të madhe. Sugjerohet që ju ta përfshini atë dhe ndoshta edhe fëmijën tuaj më të ri në konsultimet familjare. Si Bahá'í ne e kuptojmë rëndësinë e procesit konsultativ dhe ne nuk duhet të mendojmë se kjo duhet të përdoret vetëm nga Asambletë Shpirtërore.

(24 qershor 1979)

2338. Antipatia e papajtueshme që krijohet midis dy palëve të një martesë nuk është thjesht një mungesë dashurie për të martuarin, por një antipati që nuk mund të zgjidhet. I takon Asamblesë Shpirtërore të vendosë nëse kjo konditë ekziston përpara se ajo të vendosë datën për fillimin e vitit të pritjes dhe kjo mund të bëhet me kërkesën e njërës prej palëve. Kjo nuk ndikohet nga mosdashja e palës tjetër për të kërkuar divorc.

Pas fiksimit të datës për fillimin e pritjes, është detyrimi i palëve të bëjnë çdo përpjekje për t'i pajtuar dallimet e tyre dhe për t'u përpjekur ta ruajnë martesën. Asambleja Shpirtërore e ka për detyrë t'u afrojë atyre çdo ndihmesë në këtë drejtim. ...

Sigurisht, kërkimi i ndihmesës në Asamblenë Shpirtërore është pjesë e procedurës Bahá'í të divorcit dhe palët në fjalë duhet të konsultohen me Asamblenë rreth problemit të tyre. Lihet në gjykimin e palëve, të secilës prej tyre, që gjithashtu të kontaktojnë këshilltarët profesionalë të martesave.

(12 korrik 1979)

2339. Letra juaj e... për Shtëpinë Universale të Drejtësisë e bën të qartë se ju po kërkoni ta rivendosni martesën tuaj nëpërmjet studimit të Shkrimeve dhe metodave të shumta të konsultimit dhe të ndihmesës. Ne na duhet t'ju përçomë këshillat e tyre për këtë subjekt jetësor të pajtimit të partnerëve në martesë në kontekstin e të kuptuarit të vetes suaj dhe të marrëdhënieve me të tjerët. Ju nxiteni t'i vazhdoni studimet tuaja, të luteni për zgjidhjen e problemeve tuaja dhe të meditoni, gjë që mund të japë udhëzim dhe siguri, sepse të kuptuarit të vetvetes dhe të marrëdhënieve të të tjerëve përmbajnë Shkrime dhe në shembujt e Mjeshtrit 'Abdu'l-Bahá. As ju as burri juaj nuk duhet të hezitoni të vazhdoni të konsultoheni me këshilltarët profesionalë të martesave individualisht dhe sëbashku, nëse është e mundur, dhe, gjithashtu, ta shfrytëzoni këshillimin mbështetës që mund tëvijë nga miq të mençur dhe të pjekur. Këshillimi jo-Bahá'í mund të jetë i dobishëm, por zakonisht është e nevojshme të kalitet me këndvështrimin Bahá'í.

Ju pyesni si mund të veproni ku zemëroheni. Shtëpia e Drejtësisë sugjeron që të kujtoni qortimet në Shkrimet për nevojën për të mos i parë mangësitë e të tjerëve; për t'i falur dhe harruar gabimet e tyre; për të mos i ekspozuar cilësitë e tyre të këqija, por t'i kërkojmë dhe t'i afirmojmë ato të vlefshmet dhe të përpiqemi të jemi gjithnjë të duruar, të urtë dhe të mëshirshëm. Fragmente të tilla si ato që pasojnë janë marrë nga letrat e shkruara në emër të Ruajtësit të shumëdashur dhe do t'ju ndihmojnë.

Ka cilësi tek gjithkush që ne mund t'i vlerësojmë dhe admirojmë dhe për të cilat ne mund t'i duam ata, dhe, ndoshta, nëse ju vendosni të mendoni vetëm për këto cilësi që zotëron burri juaj kjo mund t'ju ndihmojë ta përmirësoni situatën.... Ju duhet t'i largoni endimet nga gjërat që ju shqetësojnë dhe t'i luteni vazhdimisht Bahá'u'lláhut që mund t'ju ndihmojë. Pastaj ju do ta shihni se si dashuria e kulluar, e ndezur prej Perëndisë, që e djeg shpirtin kur ne i lexojmë dhe i studiojmë Mësimet, do të ngrohë dhe shërojë, më tepër se çdo gjë tjetër, secili prej nesh ka përgjegjësi vetëm për një jetë dhe kjo është jeta e tij. Secili prej nesh është larg në mënyrë të pamatshme nga të qënit "i përsosur siç është i përsosur ati ynë qiellor" dhe detyra e përsosjes së jetës dhe e karakterit tonë kërkon gjithë vëmendjen tonë, fuqinë e vullnetit dhe energjinë....

(17 korrik 1979)

2340. Marrëdhëniet në mes burrit dhe gruas duhet të shikohet në konteksin e idealit Bahá'í të jetës familjare. Bahá'u'lláhu erdhi për të sjellë unitet në botë, dhe një unitet themelor është ai i familjes. Prandaj duhet menduar se Besimi ka për qëllim ta forcojë familjen e jo ta dobësojë atë, dhe një prej kyçeve për forcimin e unitetit është konsultimi dashamirës. Atmosfera brenda një familjeje Bahá'í, si dhe brenda komunitetit në tërësi, duhet të shprehë "idenë themelore të Kauzës së Perëndisë", e cila, ka thënë Ruajtësi i dashur, "nuk është autoritet diktatorial, por miqësi e përunjur, nuk është pushtet arbitrar, por fryma e konsultimit të sinqertë e dashamirës." ...

Në çdo grup, sado dashamirës qoftë konsultimi, megjithatë ka pika për të cilat, nga koha në kohë nuk mund të arrihet mirëkuptim. Në Asamblenë Shpirtërore kjo dilemë zgjidhet me shumicë votash.Megjithatë nuk mund të ketë maxhoritet dy palësh, në rastin e burrit dhe të gruas. Prandaj ka raste kur një grua duhet t'i bindet burrit të saj dhe raste kur burri duhet 'i bindet gruas së saj. Asnjëri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht tjetrin...

(28 dhjetor 1980 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2341. Megjithatë ju pyesni për rregullat specifike që drejtojnë qeverisjen e marrëdhënieve të burrave dhe grave. Kjo Shtëpi e Drejtësisë nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe e ndjen se ka udhëzime tashmë të mjaftueshme të përfshira në përmbledhjen e këtij subjekti; për shembull, principi se të drejtat e secilit dhe të të gjithëve në njësinë familjare duhet të mbahen lart dhe këshilla se konsultimi dashamirës duhet të jetë "nota kyçe", se të gjitha çlëshjtet duhet të zgjidhen me harmoni dhe dashuri dhe se ka raste kur burri e gruaja duhet t'i nënshtrhen dëshirave të njëri-tjetrit. se në çfarë rrethana duhet të ndodhë ky nënhstrim, ekzaktësisht, është një çështje që e përcakton secili çift. Nëse Perëndia i ndaloftë, ata nuk arrijnë të bien dakord dhe moskuptimi i tyre çon në largimm ata duhet të kërkojnë këshilla prej atyre që u besojnë dhe në sinqeritetin dhe gjykimin e shëndoshë të të cilave ata kanë besim, me qëllim që t'i ruajnë dhe t'i fuqizojnë lidhjet e tyre si një familje e bashkuar.

(16 maj 1982)

2342. Lidhur me përcaktim e termit "urrejtje" në lidhje me ligjin Bahá'í të divorcit Shtëpia Universale e Drejtësisë thekson se nuk ka "arsye" specifike për divorc Bahá'í të tilla si në disa kode të ligjit civil. Ligji Bahá'í e lejon divorcin, por, siç e bënin shumë të qartë edhe Bahá'u'lláhu edhe 'Abdu'l-Bahái, divorci urrehet. Kështu, nga këndëvështrimi i besimtarit individual. ai duhet të bëjë gjithçka që të mundet për t'i qëndruar larg divorcit. Bahá'ít duhet ta dinë mirë shenjtërinë e martesës dhe duhet të përpiqen t'i bëjnë martesat e tyre një lidhje të përjetshme të unitetit dhe të harmonisë. Kjo kërkon përpjekje dhe sakrifica dhe mençuri dhe vetëmohim. Një Bahá'í duhet ta shqyrtojë mundësinë e divorcit vetë nëse situata është e padurueshme dhe ai ose ajo ka një urrejtje të madhe për qenien në martesë me partnerit tjetër. Ky është një standard i individit, ky nuk është një ligj por një këshillim. Ky është qëllimi për të cilin ne duhet të përpiqemi. Nga pikëpamja e Asamblesë Shpirtërore, megjithatë, çështja është pakëz ndryshe. Asambleja Shpirtërore gjithnjë duhet të shqetësohet që besimtarët në komunitetin e saj po thellohen në kuptimin e tyre Bahá'í të martesës, veçanërisht të rinjtë, kështu që vetëm mendimi i divorcit do të jetë i urryer për ta...

Si rrjedhim mund të shihet se "urrejtja" është termi i veçantë legal që duhet përcaktuar. Në të vërtetë janë nxjerrë një numër tjetër termash që mund të përshkruajnë situatën që mund të çojë në divorcin e ligjit Bahá'í. Të tilla si "antipati", "zemërim", "largim", pa mundësi për vendosjen e harmonisë dhe "papajtueshmëri". Tekstet, megjithatë theksojnë se divorci dënohet ashpërsisht, duhet të shihet, "si një mjet i fundit" kur ekzistojnë "rrethana të rralla dhe urgjente", dhe se partneri që është shkak i "divorcit "do të bëhet padyshim "viktimë e fatkeqësive të tmerrshme".

(3 nëntor 1982)

2343. Kur Asamblesë Shpirtërore i bëhet një kërkesë për divorc, mendimi dhe veprimi i saj i parë është për ta pajtuar çiftin për t'u siguruar se ata i dinë mësimet Bahá'í mbi këtë çështje. Zoti dashtë, Asambleja është e suksesshme dhe s'ka nevojë të fillojë viti i pritjes. Megjithatë, nëse Asambleja e sheh se është e paaftë për ta bindur palën në fjalë që ta tërheqë kërkesën për divorc, ajo duhet të nxjerrë përfundimin se, sipas pikëpamjes së saj duket se ka një antipati të papajtueshme dhe se nuk ka alternativë tjetër përveçse përcaktimit të vitit të pritjes. Gjatë vitit çifti ka përgjegjësi për t'u përpjekur t'i pajtojë kontradiktat e veta dhe Asambleja ka për detyrë t'i inkurajojë dhe t'i ndihmojë ata. Por, nëse viti i pritjes përfundon pa u arritur pajtimi, duhet të jepet divorci Bahá'í në datën e dhënies së divorcit civil nëse ky tashmë nuk është kryer.

(6 maj 1987)

2344. Është e qartë se mësimet Bahá'í bëjnë thirrje për një standard absolut të besnikërisë në marrëdhëniet në mes të burrit e gruas. Një fragment nga një letër e datuar 28 shtator 1941 për një besimtar individual e shkruar në emër të Shoghi Effendi, cituar në Messages of the Universal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 108, deklaron:

Çështja që ju ngrini për vendin që zë në jetën e dikujt një lidhje e thellë dashurie me dikë që takon përveç burrit apo gruas mund të përcaktohet me lehtësi në pikëpamjen e mësimeve. Panjollësia nënkupton edhe përpara edhe pas martese një jetë të ndershme, të panjollosur seksuale. Përpara martese absolutisht të panjollë, pas martese absolutisht besnike ndaj shokut të zgjedhur. Besnik në të gjtiha veprimet e seksit besnik në fjalë dhe vepra.

Gjithashtu është evidente nga mësimet Bahá'í se asnjë bashkëshort nuk duhet ta nënshtrojë gruan e tij ndaj abuzimieve të çdo lloji dhe se një veprim i tillë i urryer është antiteza e marrëdhënieve të respektit të dyanshëm dhe e berazisë që urdhërohet prej shkrimeve Bahá'í - marrëdhënie të qeverisura nga principe të konsultimit dhe t privuara nga përdorimi i forcës për ta detyruar bindjen ndaj vullnetit të tjetrit.

(22 korrik 1987)

2345. Shtëpia e Drejtësisë iu këshilllon të vazhdoni përpjekjet e sforcuara që p bëni për t'i mposhtur vështirësitë në martesën tuaj. Ai u kënaq kur ju dhe burri juaj i jeni drejtuar Asamblesë Shpirtërore Lokale për udhëzime dhe keni kërkuar mendime nga një Bahá'í që është këshilltar martesor. Përpjekje të tilla kur kombinohen me një përpjekje të fuqishme dhe të ndjeshme i përmirësojnë shumë perspektivat e ruajtjes së martesës suaj. Megjithatë duhet patur parasysh se fakti që Bahá'u'lláhu e lejonte divorcin, është pa dyshim një tregues se në rrethana të caktuara është i pashmangshëm. Nëse përpjekjet tuaja serioze për ruajtjen e martesës nuk japin frutin e dëshiruar, ju duhet të vendosni.

(28 prill 1989)

2346. Shtëpia e Drejtësisë u shqetësua kur mësoi se ju dhe bashkëçshorti juaj po vazhdoni të kaloni vështirësi martesore. Shpesh u këshillohet besimtarëve në rrethana të tilla t'u drejtohen për këshillimin Asambleve Shpirtërore dhe këshillit duke e pasuar këtë këshillë në përpjekjet e tyre për ta ruajtur unitetin në marrëdhëniet e tyre martesore. Është parë e dobishme në shumë raste që gjithashtu të kërkohet ndihmesa e këshilltarëve kompetentë profesionale të martesave që mund të japin ide të dobishme dhe udhëzime për përpdorimin e metodave konstruktive që sjellin një shkaëllë më të madhe të unitetit.

(17 korrik 1949)

2347. ...asnjë bashkëshort nuk duhet ta nënshtrojë gruan e tij ndaj abuzimeve të ndonjë lloji, qoftë emocionale, mendore apo fizike...

Kur një grua Bahá'í e sheh vetveten në një situatë të tillë dhe nuk mund të zgjidhet nëpërmjet konsultimit me bashkëshortin e vet ajo duhet t'i kthehet Asamblesë Shpirtërore Lokale për këshilla dhe udhëzime dhe gjithashtu mund të jetë shumë pozitive kërkimi i ndihmesës së këshilltarëve kompetentë profesionalë. Nëse bashkshorti është gjithashtu Bahá'í, Asambleja Shpirtërore Lokale mund t'ia tërheqë vëmendjen për nevojën e shmangjes së sjelljes abuzive, dhe nëse është nevoja, mund të marrë masa të ashpra për ta nxitur atë t'u bindet qortimeve të mësimeve. Ka patur shumë raste në të cilat një çift nëpërmjet një përpjekje të shenjtë dhe të vendosur, të ndihmuar nga fuqia e lutjes dhe këshilla e ekspertëve, kaloi pengesa në dukje të pakalueshme gjer në pajtimin e tyre dhe rindërtimin e një themeli të të fuqishëm të martesës së tyre. ka gjithashtu raste të panumërta të individëve që kanë qenë të aftë të kryejnë ndryshime të mëdha dhe të qëndrueshme në sjelljen e tyre, nëpërmjet marrjes së fuqive shpirtërore që vijnë prej bujarisë së Perëndisë.

Siç e dini, në Besimin Bahá'í divorci dekurajohet dhe duhet të përdoret vetëm kur përpjekjet e stërzgjatura për të sjellë pajtim nuk janë të suksesshme. Megjthatë, duhet theksuar se divorci është i lejueshëm, kur ekziston një antipati e papranueshme ndërmjet dy palëve në martesë.

(6 gusht 1989)

1 Kjo Tabelë i adresohet Mrs. Pocohontas në Washington. Sipas Fáḍil Mázandaráni, marrësi i Tabelës ishte zezake. Shih Tárikh-i-Zuhúru'l-Haq, vëll. 8, pjesa 2, f.1209 (Ṭihrán: Trusti Botues Bahá'í, 132 B.E.). Informacione shtesë jepen nga Arkivat e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara që tregojnë se z. Louis Gregory, në një ngjarje të komunitetit Bahá'í të Washingtonit, D.C., përmend një Bahá'í zezake, Mrs. Pocohontas Pope, që ka të ngjarë të jetë i njëjti person. Zonja Pope mësoi për Besimin Bahá'í nëpërmjet Alma dhe Fanny Knobloch dhe Joseph dhe Pauline Hannen. Tani për tani nuk ka të tjera të dhëna për zonjën Pope.

2 Nga fragmente të tjera është e qartë se kufizimi i anëtarësisë për burra aplikohet vetëm për Shtëpinë Universale të Drejtësisë dhe jo për Shtëpitë e Drejtësisë Kombëtare dhe Lokale.

3 Tabela e Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #3:22-23

4 Citati në letrën origjinale u mor nga Bisedat e Parisit, #59:5, duke u zëvendësuar nga ky përkthim i revizonuar.

5 Kurani 49:13
6 Kurani 23:14
7 Kurani 55:2
8 Adrianopoja.
9 Kuran 46:15

10 "Ngushëllimi i syrit tënd" - shprehje idiomatike Persiane që do të thotë "bir".

11 Bahá'u'lláh
12 Shih Zanafilla 9:25

13 Citati në letrën origjinale u zëvendësua nga ky përkthim i revizionuar.

14 Citati në letrën origjinale u mor nga Bisedat e Parisit, #59:5, duke u zëvendësuar nga ky përkthim i revizonuar.

15 21 prill 1909
16 Kurani 47:15

17 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

18 "Humbja e gjashtë Duarve të Kauzës" dhe "valët e persekutimit të hidhur" drejtuar kundër komunitetit Bahá'í në Iran.

19 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

20 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

21 The Bahá'í World [Bota Bahá'í]

22 George Townshend, The Promise of All Ages [Premtimi i të gjitha Epokave]

23 Pionerët Amerikanë

24 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

25 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

26 Përkthimi i kësaj fjalie është revizionuar pas publikimit të Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit.

27 The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 203

28 Tabela për Mbretëreshën Viktoria, Proclamation of Bahá'u'lláh [Shpallja e Bahá'u'lláhut], f. 13

29 Tabela e Bahá'u'lláhut, #7:19

30 Studentët ishin duke vizituar mauzolenë e Bábit.

31 Një prej besimtarëve të shquar të Qazvín

32 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

33 Një besimtar që, pasi u martua me gruan e tij të parë prej dhembshurisë tani kërkonte të martohej me një grua me të cilën kishte rënë në dashuri, duke thënë se gruaja e tij ishte dakord që ai të merrte gruan e dytë.

34 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------

164
165

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :