Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Opozitë
PJESË TË ZGJEDHURA PËR OPOZITËN
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut

1523. Shikoni sesi në këtë Dispensacion njerëzit pa vlerë e të marrët kanë imagjinuar me naivitet se me mjete të tilla si masakra, plaçkitja e syrgjynosja mund të fikin Llambën që ka ndezur Dora e fuqisë Hyjnore, ose të eklipsojnë Diellin e shkëlqimit të përjetshëm. Ata duket se janë krejt të paditur për të vërtetën që, pikërisht kundërshtime të tilla janë vaji që ushqen flakën e kësaj Llambe! E tillë është fuqia transformuese e Perëndisë. Ai ndryshon çdo gjë që dëshiron; Ai me të vërtetë ka pushtet mbi të gjitha gjërat...

(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #29:5)

1524. Mos i vër veshin poshtërimit që i janë nënshtruar në këtë Ditë të dashurit e Perëndisë. Ky poshtërim është krenaria e lavdia e çdo nderimi tokësor dhe e çdo pozite të lartë në këtë botë. A mund të përfytyrohet nder më i madh sesa nderi i dhënë nga Gjuha e të Lashtit të Kohëve, kur Ai përmend të dashurit e Tij në Më të Madhin e Burgjeve? Po afrohet dita kur retë që janë futur ndërmjet do të shpërndahen tërësisht, kur drita e fjalëve "Çdo nderim i takon Perëndisë dhe atyre që e duan" do të shfaqen të qarta si dielli mbi horizontin e Vullnetit të të Fuqiplotit.

...

Së shpejti bota dhe çdo gjë që ndodhet në të do të zhytet në harresë, dhe gjithë nderimi do t'u përkasë të dashurve të Zotit, Lavdiplotit, Më Bujarit.

(Qëmtime, #140:2,4)

1525. Thuaj: O njerëz të Perëndisë! Hapni sytë se mos pushtetet e tokës ju trembin, ose fuqia e kombeve ju dobëson, ose rrëmuja e përçarësve ju prish mendjen, ose eksponentët e lavdisë tokësore ju dëshpërojnë. Jini si një mal në Kauzën e Zotit tuaj, të Gjithëfuqishmit, Lavdiplotit, të Padetyrueshmit.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 82)

1526. Thuaj: Kini mendjen, o njerëz të Baháit, se mos të fuqishmit e tokës ju grabisin forcën, ose ata që sundojnë botën ju kallin frikën. Mbështeteni besimin te Perëndia dhe i leni punët tuaja në dorën e Tij. Ai, vërtet, përmes fuqisë së të vërtetës do t'ju bëjë fitimtarë, dhe Ai me të vërtetë ka fuqi të bëjë atë që dëshiron, dhe në duart e Tij janë frerët e forcës së gjithëfuqishme.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 85)

1527. Është detyrë e të gjithë njerëzve që, secili sipas aftësisë së tij, të hedhin poshtë argumentat e atyre që kanë sulmuar Besimin e Perëndisë. Kështu ka urdhëruar Ai që është Fuqiploti, i Gjithëpushtetshmi. Ai që dëshiron të përhapë Kauzën e të vetmit Perëndi të vërtetë, le ta përhapë atë me pendën dhe gjuhën e tij dhe jo të përdorë shpatën ose dhunën. Në një rast të mëparshëm Ne e kemi reveluar këtë urdhër dhe tani e konfirmojmë atë, në qofshi ndër ata që kuptojnë. Për drejtësinë e Atij që, në këtë Ditë, thërret në zemrën e të gjitha gjërave të krijuara: "Perëndi, nuk ka Perëndi tjetër veç Meje!" Sikur një njeri të ngrihej për të mbrojtur, në shkrimet e tij, Kauzën e Perëndisë, kundër atyre që e sulmojnë, një njeri i tillë, sado e papërfillshme të jetë ndihmesa e tij, do të jetë kaq i nderuar në botën që do të vijë, saqë Tubimi i epërm do ta ketë zili lavdinë e tij. Asnjë pendë nuk mund të përshkruajë sa sublime është pozita e tij, as ndonjë gjuhë nuk mund të tregojë shkëlqimin e saj. Sepse cilitdo që qëndron fort e i patundur në këtë Revelacion të shenjtë, të lavdishëm e të lartë, do t'i jepet një pushtet i tillë që do t'i japë mundësi t'i bëjë ballë e t'i qëndrojë çdo gjëje që është në qiell e mbi tokë. Perëndia është Vetë dëshmitar për këtë.

(Qëmtime, #154:1)

1528. Kur të ketë ardhur fitorja, çdo njeri do ta shpallë veten besimtar dhe do të nxitojë të strehohet nën besimin e Perëndisë. Lum ata që në ditët kur sprovat kanë përfshirë botën kanë qëndruar të patundur në Kauzën dhe nuk janë larguar nga e vërteta e saj.

(Qëmtime, #150:1)

1529. Errësira e gabimit që ka mbuluar Lindjen e Perëndimin po ndeshet, në këtë cikël kaq të madh, me dritën e Udhërrëfimit Hyjnor. Shpatat dhe ushtat e saj janë shumë të mprehta e shpuese; ushtria e saj tepër e etur për gjak.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 13)

1530. Në këtë ditë, forcat e të gjithë krerëve të feve janë të prirura drejt shpërbërjes së bashkëvëllazërisë së Mëshirëplotit dhe shkatërrimit të Ndërtesës Hyjnore. Ushtritë e botës, qofshin materiale, kulturore apo politike, po shpërthejnë nga çdo anë sulmet e tyre, sepse Kauza është e madhe, shumë e madhe. Madhështia e saj është, në këtë ditë, e qartë dhe e dukshme në sytë e njerëzve.

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 13)

1531. ...Sa e madhe, sa e madhe është Kauza! Sa e ashpër është beteja e të gjithë popujve dhe kombeve në tokë. Së shpejti do të dëgjohet pranë dhe larg zhurma e turmave anembanë Afrikës, përmes Amerikës, thirrja e Europianit dhe e Turkut, rënkimi i Indisë dhe i Kinës. Një dhe të gjithë, ata do të ngrihen me të gjitha forcat e tyre të qëndrojnë për Kauzën e Tij. Pastaj kalorësit e Zotit, të ndihmuar nga mirësia e Tij prej lartësive, të fuqizuar nga besimi, të ndihmuar nga forca e të kuptuarit dhe të përforcuar nga legjionet e besëlidhjes do të nrgihen dhe do të bëjnë të dukshme të vërtetën e vargut: "Shih konfuzionet që ka rënë mbi fiset e mundura!"

(Cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh, Selected Letters [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut, Letra të zgjedhura], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 11)

1532. Prestigji i Besimit të Perëndisë është rritur jashtzakonisht shumë. Madhështia e tij tashmë është e dukshme. Afroi dita kur kjo do të hedhë një hutim të madh në zemrat e njerëzve. Pra, gëzohuni o banorëtë Amerikës, gëzohuni me kënaqësi të jashtëzakonshme!

(Cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 79)

1533. O yje të shumëdashur të Perëndisë! Kur erërat të fryjnë ashpërsisht, shirat të bien me forcë, vetëtimat të ndriçojnë, të buçasin bubullimat, të zbresin rrëketë dhe stuhitë e sprovave të bëhen të ashpra, mos u trishtoni; sepse pas kësaj stuhie, në të vërtetë, do të vijë pranvera hyjnore, kodrat dhe fushat do të bëhen të gjelbra, pllajat e grurit do të valëzojnë gëzueshëm, toka do të mbulohet me lulëzime, pemët do të vishen me rroba t gjelbra dhe do të stolisen me lulëzime dhe fruta. Kështu bekimet do të bëhen të dukshme në të gjitha vendet. Këto favore janë rezultat i këtyre stuhive dhe cikloneve.

...

Prandaj, o ju të shumëdashur të Perëndisë, mos u shqetësoni kur njerëzit ju kundërvihen, ju persekutojnë, ju shkaktojnë vuajtje dhe telashe duke thënë të këqia kundrejt jush. Errësira do të largohet dhe drita e shenjave të dukshme do të shfaqet, perdja do të largohet dhe drita e realitetit do të shkëlqejë nga [mbretëria e padukshme e 'Abhá] këtë po ua tregojmë përpara se të ndodhë, kështu që kur ushtritë e njerëzve të ngrihen undër jush për dashurinë time, të mos shqetësoheni apo turbulloheni; përkundrazi, jini të fortë si një mal, sepse ky persekutim dhe shpifje të njerëzve mbi ju është i paracaktuar. I bekuar është personi që mbetet i palëkundur në rrugë!

('Abdu'l-Bahá, Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabelat e `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1, (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 12-14)

1534. ...një turmë e madhe njerëzish do të ngrihet kundër jush duke ju shtypur, duke shprehur përbuzje dhe përçmim duke shmangur shoqërimin me ju dhe duke ju tallur. Megjithatë, Ati qiellor do t'u ndriçojë në një shkallë të tillë sa ju si rrezet e diellit, ju do t'i shpërndani rrezet errëta të bestytnisë, do të shkëlqeni me ndriçim në mes të qiellit dhe do ta ndriçoni faqen e tokës. Ju duhet të fiksoheni fort në kohën kur do të vijnë këto sprova dhe të demostroni qëndresë dhe durim. Ju duhet t'i përballoni ato me dashurinë dhe dashamirësinë më të madhe; ta konsideroni kundërvënien dhe persekutimin si kapriço fëmijësh dhe të mos i kushtoni rëndësi asgjëje që ata bëjnë. Sepse në fund, ndriçimi i Mbretërisë do ta mposhtë errësirën e botës dhe lartësimi dhe madhështia e pozitës suaj do të bëhet e dukshme dhe e qartë.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual, botuar në Bahá'í News, nr. 10 (Shtator 1910), f. 1-2)

Nga Shkrimet e Shoghi Effendiut:

1535. Megjithatë unë jam i sigurt dhe mbështetem nga bindja që kurrë nuk shuhet nga mendja ime se gjithçka që i ndodh Kauzës së Perëndisë, sado shqetësuese të jenë efektet imediate, është e mbarsur me mençurinë e pafundme dhe në fund të të fundit tenton t'i çojë më tej interesat e saj në botë. Në të vërtetë, eksperienca jonë në të shkuarën e largët si dhe ngjarjet e tanishme, janë të shumta për të na lejuar ne të mos dyshojmë në të vërtetën e këtij principi bazë, një princip që nga baticat dhe zbaticat e misionit tonë të shenjtë të kësaj bote, nuk duhet të harrohet, apo të neglizhohet kurrë prej nesh.

(Nga një letër e datuar 23 dhjetor 1922 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë, botuar në Bahá'í Administration: Selected Messages 1922-1932 [Administrimi Bahá'í, Mesazhe të zgjedhura 1922-1932], bot. i rev., (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í 1980), f.27)

1536. Se Kauza e Perëndisë në ditët që vijnë do të dëshojë shumë orë sfiduese dhe do të kalojë nëpër faza kritike në përgatitje për lavditë e ngjitjes së saj të premtuar në botën e re, kjo është afirmuar shpesh në mënyrë të pamohueshme nga Mjeshtri ynë i ndarë prej nesh dhe u provua me plot shembuj nga e shkuara heroike dhe nga historia e trazuar...

(Nga një letër e datuar 23 shkurt 1944 për Bahá'ít e Amerikës, botuar në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 60-61)

1537. Ne nuk mund të besojmë se ndërsa lëvizja rritet në forcë, në autoritet dhe influencë, telashet dhe vuajtjet me të cilat ajou ndesh në të shkuarën do të pakësohen dhe zhduken. Jo, ndrësa ajo rritet nga forca në forcë, mborjtësit fanatikë të fortesave të Ortodoksisë, cilido qoftë emërtimi i tyre, duke e kuptuar influencën depërtuese të këtij besimi në rritje, do të ngrihen dhe do të sforcojnë çdo nerv për ta sguar dritën e tij dhe për ta diskretituar emrin e tij. Sepse i shumëdashuri 'Abdu'l-Bahá e dërgoi profecinë e tij të zjarrtë që brenda mureve të fortesës 'Akká - fjalë kaq të rëndësishme për parashikimin e trazirës së ardhëshme botërore, megjithatë të pasura në premtimin e fitores përfundimtare...

...

Miq të shumëdashur, mbi ne bie detyrimi suprem për të qëndruar përkrah Tij, për t'i luftuar betejat e tij dhe për t'i arritur fitoret e Tij. Le ta provojmë vetveten të vlefshëm për këtë besim.

(Nga një letër e datuar 12 shkurt 1927 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 123)

1538. Të para në dritën e eksperiencës së shkuar,rezultati i paevitueshëm i përpjekjeve të tilla të kota, sado këmbëngulëse dhe të këqija qofshin, është të kontribuojnë në njohjen më të gjerë dhe më të thellë nga besimtarët dhe jobesimtarët të tipareve dalluese të Besimit të shpallura prej Bahá'u'lláhut. Këto kritika kundërvënëse, qofshin apo jo të diktuara nga e keqja, shërbejnë vetëm për të'i galvanizuar shpirtërat e mbështetësve të tij të zjarrtë dhe për t'i konsoliduar rradhët e shtytësve të tij besnikë. Ata do ta pastrojnë besimin nga elementët e lëkundur bashkëpunimi i vazhdueshëm i të cilëve me besimtarët tenton ta diskretitojë emrin e ndershëm të Kauzës dhe ta njollosë pastërtinë e shpirtit të saj. Ne, pra, duhet t'i mirëpresim jo vetëm sulmet e hapura që drejtojnë kundër saj armiqtë e saj të betuar, por gjithashtu duhet ta shikojmë si një bekim të maskuar çdo stuhi të keqeje që pretenduesit e besimit apo ata që pretendojnë të jenë ekspontentë besnikë e lëshojnë nga koha në kohë. Në që vend ta sabotojnë besimin, sulme të tilla, qofshin nga brenda apo nga jashtë e përforcojnë themelet e tij dhe e shtojnë intesitetin e zjarrit të tij. Në vend që ta errësojnë shkëlqimin e tij, ato i shpallin botës karakterin e lartë të këshillave të tij, kompletësinë e unitetit të tij, veçanësinë e pozitës së tij dhe dominim e influencës së tij.

(Nga një letër e datuar 21 mars 1930 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 15-16)

1539. Le ta kuptojë çdo mbajtës serioz i Kauzës së Bahá'u'lláhut se stuhitë që do të përballojë kjo luftë e Besimit të Perëndisë do të jenë më të ashpra se cilado që tashmë është provuar, ndërsa përparon procesi i shpërbërjes së shoqërisë. Le ta dinë ata se së shpejti përmasat e plota të qëllimeve mrekulluese të Besimit të Bahá'u'lláhut do të bëhen të njohura nga ato fortesa të Ortodoksisë të nderuara prej kohës dhe të fuqishme, që kanë për qëllim ta ruajnë dominimin mbi mendimet dhe ndërgjegjen e njerëzve, sepse ky Besim foshnjor duhet të ndeshet me armiq më të fuqishëm dhe më të ashpër se sa torturuesit më të ulët dhe klerikët më fanatikë që e kanë bërë të vuajnë të shkuarën. Përveç armiqve do të vijnë në ekzistencë konvulsionet që do ta zënë qytetërimin në vdekje, i cili do t'i shtojë persekutimet që tashmë kanë rënë mbi këtë besim!

(Po aty, f. 17)

1540. Ne na duhet vetëm t'u referohemi paralajmërimeve të thëna prej 'Abdu'l-Baháit me qëllim që ta kuptojmë gjerësinë dhe karakterin e forcave që janë të destinuara t'i kundërvihen besimit të shenjtë të Perëndisë....

Madhështore siç është lufta që ravijëzojnë fjalët e tij, ato dëshmojnë për fitoren e plotë që janë të destinuar të arrijnë përfundimisht mbajtësit lart të emrit Më të Madh. Popujt, kombet, pasuesit e besimeve të ndryshme, do të ngrihen sëbashku dhe vazhdimisht për ta dërrmuar unitetin e tij, për ta sabotuar forcën e tij dhe për ta degraduar emrin e tij të shenjtë. Ata do ta sulmojnë jo vetëm shpirtin që ngulit ai, por edhe administratën që shtë kanali, instrumenti,trupëzimi i atij shpirti. Sepse ndërsa autoriteti me të cilin Bahá'u'lláhu e ka veshur të shkuarën e Komunwellthit Bahá'í bëhet gjithnjë e më i dukshëm, aq më e ashpër do të jetë sfida nga çdo skaj që do të hidhet mbi të vërtetat që mban.

(Po aty, f. 17)

1541. Sado i egër, që mund të duket sulmi i forcave të errësirës, që akoma mund të hidhërojnë këtë Kauzë, sado e dëshpëruar dhe e gjatë qoftë lufta e tyre, sado të këqia qofshin zhgënjimet që ajo ende mund të provojë, ngjitja që përfundimisht do të sigurojë do të jetë e tillë që asnjë Besim tjetër nuk e ka arritur në historinë e tij. ...

Megjithatë, kush e di që triumfet, të patejkalueshme për nga shkëlqimi, nuk janë në gatishmëri për masën e pasuesve të palodhshëm të Bahá'u'lláh-ut? Sigurisht, ne qëndrojmë shumë afër ndërtesës madhështore, që dora e Tij e ka ngritur për të qenë e aftë, në kohën e tashme të evolucionit të Revelacionit të Tij, për të kërkuar, të jetë e aftë, bile edhe për të shprehur përmasat e plota të lavdisë së tij të premtuar. Historia e tij e shkuar, e larë me gjakun e martirëve të panumërt, na frymëzoftë me mendimin që, çdo gjë që mund t'i ngjasë kësaj Kauze, sado të frikshme të jenë forcat që mund ta sulmojnë atë, sado të shumta kundërshtitë që ajo mund të hasë, marshimi i saj përpara nuk mund të ndalet kurrë dhe ajo do të vazhdojë të përparojë deri sa të jetë përmbushur plotësisht premtimi i fundit fare, i mbajtur brenda fjalëve të Bahá'u'lláh-ut.

(Nabíl, Lajmëtaret e Agimit, #1032,1033)

1542. Ndarja që është vendosur ndërmjet institucioneve të besimit Bahá'í dhe organizatave fetare islamike që i kundërvihe natij - një lëvizje e nisur në Egjipt dhe që po përhapet në mënyrë të qëndrueshme anembanë Lindjes së Mesme dhe që me kohë do ta kalojë influencën e vet në Perëndim - imponon çdo mbajtës besnik të Kauzës detyrimin e shmangies së çdo fjale apo veprimi që mund ta paragykojë pozitën që kanë shpallur apo mbajtur armiqtë tanë, gjatë viteve të fudit dhe me dëshirën e tyre... Kundërshtarët tanë në Lindje e kanë filluar luftën. Kundërshtarët tanë të ardhshëm në Perëndim nga ana e tyre, do të ngrihen për ta çuar atë një fazë më tej. Detyra jonë, në pritje për këtë përplasje të paevitueshme shtë që ta mbajmë lart pa dyshim dhe me besnikëri të padiskutueshme integritetin e besimit tonë dhe t'i demosntrojmë tiparet dalluese të institucioneve të tij me përcaktim hyjnor.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 15 qershor 1935, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, botuar në Bahá'í News nr. 95 (Tetor 1935), f . 2)

1543. Forcat antifetare, të filozofisë së kulluar materialiste, të paganizmit të pakumufluar janë zgjidhur, po përhapen tani dhe duke e konsoliduar vetveten, po përpiqen të pushtojnë disa prej institucioneve më të fuqishme Kristiane të botës perëndimore, këtë mund ta vërejë çdo vëzhgues i panshëm. Këto institucione po bëhen gjithnjë e më pasive, shumë pak prej tyre tashmë kanë një farë ideje për influencën dominuese të Kauzës së Bahá'u'lláhut, që me keqësimin e fuqisë së tyre të brendëshme dhe me shthyrrjen e disiplinës së tyre, ata do ta shikojnë zemërim të thellë rritjen e Rendit të Tij të Ri Botëror dhe gradualisht do të vendosin ta sulmojnë atë, ndërsa një kundërshtim i tillë nga ana e vet do ta shpejtojë rënien e tyre, të paktë, nëse ka të tillë vëzhgues të kujdesshëm të përparimit të besimit të Tij, do të jenë ata që do ta vënë në dyshim këtë.

(Nga një letër e datuar 11 mars 1936 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 180-81)

1544. Të ashpra dhe të shumta do të jenë sulmet me të cilat qeveritë, racat, klasat dhe fetë, xheloze për presligjin e saj në rritje dhe të trembura për forcën e tij të konsoliduar, do të kërkojnë t'ia heshin zërin dhe t'ia shkallmojnë themelet. I patronditur nga obskurantizmi relativ që e rrethon atë në kohën e tanishme dhe i pamposhtur nga forca që do të rreshtohen kundër tij në të ardhmen, ky komunitet, unë ndihme i sigurt, s'ka rëndësi se sa të vështira janë agonitë e kësaj epoke të vështirë, do ta pasojë destinacoin e vet, i palëkundur në rrugën e tij, pa a paësuar seriozitetin, pa e ulur vendosmërinë, pe i lëkundur bindjet e veta.

(Nga dorëshkrimi i Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 5 korrik 1938, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, botuar në Messages to America: Selected Letters and Cablegrams Adressed to the Bahá'ís of North America 1932-1946 [Mesazhe për Amerikën: Letra the telegrame të zgjedhur, drejtuar Bahá'íte në Amerikë e Veriut 1932-1946] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í 1947), f. 14)

1545. Marshimi i pandalshëm i besimit të Bahá'u'lláhut... i nxitur nga influenct shtytëse që krijojnë pa mençuria e armiqve të tij dhe forcat e brendëshme, e kthen vetveten në një seri pulsimesh ritmike, të përforcuara, nga njëra anë, nëpërmjet shpërthime eksplozive të armiqve të tij dhe prej vibracioneve të fuqisë hyjnore që e shpejton atë, me një momewnt gjithnjë në rritje, nëpër rrugën e paracaktuar të përgatitur për të nga dora e të Gjithëfuqishmit.

(Nga dorëshkrimi i Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 12 gusht 1941, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, po aty, f. 51)

1546. Si munden fillimet e një përmbysjeje botërore, të cilat çlirojnë forca që po çrregullojnë kaq rëndë ekuilibrin shoqëror, fetar, politik e ekonomik të shoqërisë së organizuar, duke hedhur në kaos e konfuzion sisteme politike, doktrina raciale, koncepte sociale, standarte kulturore, shoqata fetare e marrëdhënie tregtare - si munden tronditje të tilla, në një shkallë kaq të gjerë, kaq të papara, të mos shkaktojnë reperkusione në institucionet e një Besimi në moshë kaq të njomë, mësimet e të cilit kanë lidhje të drejtpërdrejtë e jetësore me çdonjërën prej këtyre sferave të jetës e të sjelljes njerëzore?

S'është ndonjë çudi e madhe, pra, në qoftë se ata që mbajnë lart flamurin e një Besimi kaq të përhapur, të një Kauze kaq sfiduese, e shohin veten të ndikuar nga shtytja e këtyre forcave që trondisin botën. S'është për t'u habitur, në qoftë se ata shohin që, midis kësaj vorbulle pasionesh kontestuese, liria e tyre të cungohet, parimet e tyre të përçmohen, institucionet e tyre të sulmohen, motivet e tyre të shahen, autoriteti i tyre të rrezikohet, pohimet e tyre të hidhen poshtë.

(Nga një letër të datuar 25 dhjetor 1938, drejtuar Bahá'ít e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, botuar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 10-11)

1547. Por ushtria e pamposhtur e Bahá'u'lláhut, së cilës i takon të zhvillojë në Perëndim, në njërën prej vatrave të stuhive të mundshme këtu, në emër e për hir të Tij, një prej betejave më të ashpra e më të lavdishme, nuk duhet t'i trembet asnjë kritike që mund të drejtohet kundër saj. Le të mos zmbrapset ajo nga asnjë dënim, me anë të të cilit gjuha e shpifësit mund të kërkojë t'ia poshtërojë motivet. Le të mos tërhiqet përballë avancimit kërcënues të forcave të fanatizmit, të ortodoksisë, të korrupsionit e të paragjykimit që mund të bashkohen kundër saj. Zëri i kritikës është një zë që tërthorazi mbështet shpalljen e Kauzës së saj. Mosdhënia popullaritet s'bën tjetër veçse nxjerr më tepër në pah kontrastin midis saj e kundërshtarëve të saj, ndërsa dëbimi nga shoqëria është në vetvete fuqia magnetike që, më në fund, do të tërheqë në kampin e saj armiqtë më zhurmëmëdhenj e më kokëfortë të saj.

(Po aty, f. 47 )

1548. Ne mund të zbulojmë një rritje jo më pak të dukshme në karakterin e opozitës qëduhet përballuar - ...një opozitë, që tani, nëpërmjet rritjes së rendit të përcvaktuwr hyjnor në Perëndimin Kristian dhe me ndikimin e tij fillestar mbi institucionet qytetare dhe fetare, e bën të drejtë përfshirjen e mbështetësve të tij në sistemet dhe qeveritë e ngritura të lidhura me hierarkitë kishtare më antike dhe më të kristializuara në kristianitet. Në të njëjtën kohë, ne dallojmë, nëpërmjet mjegullës së një armiqësie gjithnjë në rritje, përparimin, me dhimbje, por të vazhdueshëm, të komuniteteve të caktuara përbenda zonave të veta nëpër fazat e obskurantizmit, persekutimit, emancipimit dhe të njohjes - faza që duhet të arrijnë kulmin në rrjedhën e shekujve pasues, në vendosjen e Besmit dhe në krijimin me autoritetin dhe pushtein e tij të madh të Komunwellthit botëpërfshirës Bahá'í...

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], bot. i rev. (Wilmette:Trusti Botues Bahá'í 1987), parathënia f. xvii)

1549. Një vëzhgim i tipareve të shquara të një shërbimi kaq të bekuar dhe të frutshëm duhet t'i përmendë profecitë e shkruara prej pendës së pagabueshme të qendrës së emëruar të Besëlidhjes së Bahá'u'lláhut. Ato ravijëzojnë ashpërsinë e sulmeve që do të krijojë në Perëndim marshimi i pandalshëm i Besimit, në Indi dhe në Lindjen e Largme, kur ai do të përplaset me urdhërat kishtare tënderuara prej kohësh të feve Kristiane, Budiste dhe Hindu. Ato parashikojnë trazirat që do të krijojë emancipimi i tij nga prangat e ortodoksisë fetare në Amerikë, Europë, Kontintentet Aziatike dhe Afrikane...

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 315)

1550. Megjithë goditjet e drejtuara mbi forcën e tij foshnjore, qofshin nga krijuesit e autoritetit të përkohshëm dhe shpirtëror nga përbrenda apo armiqtë zeMirzanj nga përjashta, Besimi i Bahá'u'lláhut, në vend që të thyhet dhe të përulet ka shkuar nga forca në forcë, nga fitorja në fitore. Në të vërtetë historia e tij, nëse lexohet drejt, mund të thuhetse e ka zgjidhur vetveten nëpërmjet një serie pulsimesh, krizash alternative dhe triumfesh, që e kanë çuar atë gjithnjë e më pranë destinacionit të vet me emërtim hyjnor...

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 409)

1551. Trazirat që e ndjekin shpalosjen progresive të besimit të Bahá'u'lláhut kanë qenë me të vërtetë më të mëdha se sa ato nga të cilat kanë vuajtur fetë në të shkuarën. Ndryshe nga këto fe, megjithatë, këto trazira nuk kanë arritur ta dëmtojnë unitetin e tij, apo të krijojnë, qoftë edhe përkohësisht, një thyerje në rradhët e pasuesve të tij. Ai jo vetëm që i mbijetoi këto stuhi, por doli i pastruar dhe i padëmtuar, i pajisur me aftësi më të mëdha dhe për të kaluar çdo krizë që mund të krijojë marshimi i tij i pandalshëm në të ardhëshmen.

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 410)

1552. Çfarëdo që të bjerë mbi këtë Besim foshnjor të Perëndisë, në dekadat e ardhëshme apo në shekujt që pasojnë, cilado qofshin mjerimet, rreziqet dhe trazirat që mund të krijojë faza tjetër në këtë zhvillim mbarëbotëror, nga cilado shtabe të nisen sulmet nga armiqtë e tij të tanishëm apo të së ardhëshmes, sado të mëdha qofshin tërheqjet dhe zbrapsjet që mund të përsojmë, ne, që jemi priveligjuar ta kuptojmë, në shkallën që mendjet tona mund ta imagjinojnë, rëndësinë e këtyre fenomeneve madhështore të lidhura me ngritjen e vendosjen e tij, nuk kemi dyshim se ajo që tashmë është arritur 500 vitet e para të jetës provohet si garanci e mjaftueshme se besimi do të vazhdojë të shkojë përpara duke kapur lartësi të tjera, duke dërrmuar çdo pengesë, duke hapur horizonte të reja dhe duke arritur fitore edhe më të fuqisheme gjersa misioni i tij i lavdishëm të arrihet përfundimisht, duke u zgjatur në hapësirat e paqarta të kohës që shtrihen përpara.

(God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 412)

1553. Në kuadrin e nevojës për të siguruar zhvillimin harmonik të Besimit, nuk duhet injoruar asnjë mundësi që mund të na ofrojnë armiqtë potencilaë të besimit, qofshin fetarë apo ndryshe, për t'i parashtruar me një gjuhë jo provokuese dhe të përmbajtur doktrinat e tij, për t'i mbrojtur interesat e tij, për ta shpallur universalitetin e tij, për ta afirmuar supernatyroren, karakterin mbikombëtar dhe jo politiktë institucioneve të tij dhe pranimin e tij për originën hyjnore të besimit që e ka paraprirë atë...

(Nga një letër e datuar 5 qershor 1947 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadelle of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957], (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1930), f. 23)

1554. Në të vërtetë kjo fatkeqësi e re që, si pasojë e dispensacioneve misterioze të providencës, ra mbi besimin në këtë orë të papritur, në vend që t'u japë një goditje fatale institucioneve apo egzistencës së tij, duhet të konsiderohet si një bekim i fshehur, jo si "qamet", por "providencë" e Perëndisë, jo si një "përmbytje shkatërruese", por "shi delikat" mbi një "kullotë të gjelbër", një "fitil" dhe "vaj" në "llampën" e Besimit të Tij, "ushqim" për Kauzën e Tij, "ujë për atë që është mbjellë në zemrat e njerëzve" "kurorë mbi kokën e tyre" i Lajmëtarit të tij për këtë ditë.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datës 20 gusht 1955, shkruar në emër e tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, po aty, f. 139)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

1555. ...kur vetë progresi i Kauzës nga njëra anë dhe rënia korresponduese e organizatave kishtare nga ana tjetër do t'i nxitë në mënyrë të paevitueshme udhëheqësit kishtarë kristianë ta kundërshtojnë ashpësisht dhe ta sabotojnë Besimin, besimtarët do të kenë një rast të drejtë për ta mbrojtur dhe justifikuar Kauzën...

(Nga një letër e datuar 25 maj 1938 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1556. Çështja e refuzimit të sulmeve dhe të kritikave drejtuar kundër Kauzës nëpërmjet shtypit, siç e ndjen ai, i takon për shqyrtim Asamble Shpirtërore Kombëtare. Ky organ, qoftë drejtpësëdrejti apo nëpërmjet veprimit të komiteteve të veta duhet të vendosë nëse është e këshillueshme t'u përgjigjegjet sulmeve të tilla dhe gjithashtu duhet ta vëzhgojë me kujdes dhe ta shqyrtojë çdo deklaratë që miqtë dëshirojnë ta dërgojnë në shtyp për këtë qëllim. Vetëm nëpërmejt jë mbikqyrjeje dhe kontrolli të tillë të të gjithë veprimtarisë të shtypit Bahá'í, miqtë mund të shpresojnë ta shmangin konfuzionin dhe keqkuptimin në mendjen e tyre dhe në të publikut në përgjithësi, të cilin ata mund ta arrijnë nëpërmjet shtypit.

Ruajtësi do të këshillonte, pra, që si rrjedhim ju të kërkoni udhëzimin dhe aprovimin e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare në të gjitha përpjekjet tuaja për t'i refuzuar kritikat e armiqve të Kauzës, pasi ka raste të caktuara kur është një humbje absolute e kohës dhe e energjisë, dhe, bile absolutisht e dëmshme t'u kundërvihesh sulmeve të tilla, që shpesh çojnë në kundërvënie të pafundme dhe të pafrutshme. Asambleja Shpirtërore Kombëtare mund t'ju këshillojë ju më së miri se çfarë veprimi duhet ndërmarrë në çështje të tilla.

(Nga një letër e datuar 28 shtator 1938 për një besimtar individual)

1557. Miqtë ... nuk duhet të ndjehen të zemëruar, sepse ata kanë sigurinë e Bahá'u'lláhut se të çfarëdo natyre e karakteri të jenë forcat që i kundërvihen Kauzës së Tij, triumfi i saj përfundimtar është padyshim i sigurt.

(Nga një letër e datuar 30 gusht 1937 për një besimtar individual)

1558. Ne kemi çdo arsye të shpresojmë dhe besojmë se në të ardhëshmen shumë prej klerikëve të ndriçuar mund të kërkojnë strehën e Bahá'u'lláhut, ashtu siç ndihemi të sigurt se ne gjthashtu mund të presim në një kohë të ardhëshme kundërshtimin e zellshëm ndaj Besimit tonë nga ana e tyre që nuk shikojnë në të shpëtimin e botës, por kundërvënien ndaj famës e pozitës së tyre.

(Nga një letër e datuar 6 korrik 1942 për një grup besimtarësh)

1559. Duket njëkohësisht e çuditshme dhe për të ardhur keq që kisha dhe klerikët, gjithmonë në çdo epokë, të jenë kundërshtarët më të hidhur të çdo të Vërtete për të cilën ata vazhdimisht i nxitin pasuesit e tyre që të jenë të përgatitur që ta presin! Ata janë bërë kaq të lidhur ngushtë me formën, sa vetë thelbi u shpëton atyre!

Sidoqoftë, denoncime të tilla si ato që ministri juaj i ka bërë publikisht kundër jush dhe Besimit Bahá'í nuk mund t'i bëjnë aspak dëm Kauzës; përkundrazi ato vetëm shërbejnë për ta përhapur emrin e saj anembanë dhe për ta dalluar si një fe e pavarur.

(Nga një letër e datuar 7 shkurt 1945 për një besimtar individual)

1560. Megjithëse kjo përkohësisht mund të jetë një shqetësim për punën tuaj dhe një zbrapsje, nuk ka dyshim se ajo sinjalizon një hap përpara në përparimin e Besimit; sepse ne e dimë se besimi ynë i shumëdashur duhet që përfundimisht të ndeshet me ortodoksitë e rreshtuara të së shkuarës; dhe se ky konflikt nuk bën gjë tjetër veçse çon në fitore më të mëdha, gjer në emëancipimin përfundimtar, njohjedn dhe lartësimin.

(Nga një letër e datuar 8 prill 1951 për dy besimtarë)

1561. Ne kemi për t'u ndeshur me opozitën në rritje nga vendet e dominara prej kishës, por kundërveprimet tona duhet të ndërmerren me kujdes. Ai do të dëshirojë që ju gjithnjë të konsultoheni me nenë çështje që e çojnë Besimin përpara qeverisë apo organeve kishtare në raste të këtij lloji.

(Nga një letër e datuar 23 nëntor 1951 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :