More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË 28 dhjetor 2010 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve Të dashur miq, 1. Kanë kaluar tashmë pesëmbëdhjetë vite kur i dhamë trupës së Këshilltarëve të mbledhur në Tokën e Shenjtë, në një ngjarje si kjo sot, treguesin e parë të drejtimit që duhet të ndërmarrë komuniteti Bahá’í, nëse duhet të përshpejtojë procesin e dyfishtë të zgjerimit dhe konsolidimit – një drejtim, eksperienca e mbledhur e të cilit e ka përgatitur për të ecur përpara me besim. Nuk është e nevojshme të përmendim largësinë e përshkruar shkurtimisht në një dekadë e gjysëm. Të dhënat për arritjet flasin vetë. Sot ne ju ftojmë juve të filloni bisedimet për fazën tjetër të ndërmarrjes së madhe në të cilën ka hyrë bota Bahá’í, një fazë e cila do të shtrihet nga Riḍván 2011 deri në Riḍván 2016, që përbën Planin e parë nga dy Planet Pesë-Vjecare të njëpasnjëshme, të cilat do të përfundojnë në përvjetorin e inagurimit të Epokës Formative të Besimit. Gjatë ditëve të ardhshme do ju kërkohet të formuloni një perceptim të qartë sesi Këshilltarët dhe ndihmësit e tyre do të ndihmojnë komunitetin në ndërtimin e arritjeve të tyre të jashtëzakonshme – duke shtrirë në sfera të tjera funksionimin e metodës së nxënies, e cila në mënyrë të pashmangshme karakterizon përpjekjet e saj të mësimdhënies, ka fituar aftësinë e nevojshme për të aplikuar me nivel të lartë koherence instrumentet dhe metodat, të cilat i ka zhvilluar me kaq kujdes dhe kanë rritur gjerësisht të gjitha numrat e mëparshëm, radhitja e të cilëve, të gjallë ndaj vizionit të Besimit, janë duke punuar me kaq zell në zbatimin e misionit të dërguar nga Perëndia. 2. Në mesazhin tonë të Riḍvánit për këtë vit, ne përshkruam dinamikat e procesit të nxënies, i cili përgjatë katër Planeve globale të njëpasnjëshme hap pas hapi ka shtuar vrullin, duke përmirësuar aftësitë e miqve për tu angazhuar në veprimet në nivel bazw. Panorama nga kjo pikë avantazhi është me të vërtetë e mrekullueshme. Me më shumë se 350,000 shpirtra në mbarë botën të cilët kanë përfunduar sekuencën e parë të institutit, është rritur dallueshëm aftësia për të formuar një model të jetës që karakterizohet nga karakteri devocional. Në momente të ndryshme, në secilin kontinent, grupe të besimtarëve janë bashkuar me të tjerë në lutje, duke kthyer zemrat e tyre në përgjërim të Krijuesit të tyre dhe duke thirrur ato forca shpirtërore në ndihmë të tyre, mbi të cilat varet efikasiteti i përpjekjeve të tyre individuale dhe kolektive. Pothuajse dyfishimi i mësuesve të klasave Bahá’í të fëmijëve për një periudhë pesë-vjeçare, duke e çuar numrin në një total prej 130,000, ka mundësuar që komuniteti të përgjigjet përzemërsisht për frymëzimin shpirtëror të të riut. Një rritje gjashtëfish të aftësive brenda të njëjtës periudhë për të ndihmuar paratërinjtë në përparimin gjatë kësaj faze thelbësore të jetës së tyre, provon një tregues të nivelit të përkushtimit ndaj kësaj grup-moshe. Për më tepër, kudo, një numër i shquar miqsh lehtësisht hyjnë në bashkëbisedim me njerëz të shtresave dhe interesave të ndryshme duke eksploruar realitetin mbi kuptime të përbashkëta të nevojave urgjente të kësaj periudhe në historinë njerëzore dhe metodave për trajtimin e tyre. Janë përpjekjet e rreth 70,000 miqve të aftë për të shërbyer si tutorë për qarqet e studimit, që po i japin energji shumëfishimit sistematik të aktiviteteve bazë në të gjithë globin ku marrin pjesë jo më pak se gjysëm milionë pjesëmarrës që njihen dhe për një kohë të caktuar. 3. Siç është bërë e qartë në mesazhin e Riḍvánit, në sistemin e krijuar për zhvillimin e burimeve njerëzore, komuniteti i Emrit më të Madh zotëron një instrument të potencialeve të pakufishme. Nën një shumëllojshmëri të gjerë kushtesh, praktikisht në çdo zonë, është e mundur që një bërthamë njerëzish gjithnjë në zgjerim të gjeneroj një lëvizje drejt qëllimit të Rendit të Ri Botëror. Një dekadë më përpara kur prezantuam konceptin e zonës – një zonë gjeografike me qëllim lehtësimin e mendimit rreth zgjerimit të Besimit – ne ofruam një skemë prej katër fazash përgjatë shtegut të zhvillimit të tij. Ndërkohë që komuniteti Bahá’í përshtatej për zbatimin e hapave të Planit, kjo skemë provoi të ishte thellësisht e nevojshme për t’i dhënë formë dhe të përkufizohej se çfarë është thellësisht procesi i vazhdueshëm. Eksperienca e gjerë e deritanishme mundëson besimtarët tani të konsiderojnë lëvizjen e popullsisë, të shtyrë nga forcat rritëse shpirtërore, në aspektin e vazhdimësisë të pasur dhe dinamike. Një përshkrim i shkurtër i procesit që shpaloset në një zonë, edhe pse e njohur për të gjithë ju, do të shërbejë të nënvizojë natyrën e tij thellësisht organike. Programi i rritjes 4. Rregullisht, mundësitë e ofruara nga rrethanat personale të besimtarëve të përfshirë fillimisht – ose thjesht një pioner i vetëm brenda vendit – që hyjnë në një bashkëbisedim kuptimplotë dhe unik me banorët vendas diktojnë sesi procesi i rritjes fillon në një zonë. Një qark studimi i përbërë nga disa miq ose kolegë, një klasë e ofruar për disa fëmijë fqinjë, një grup i përbërë nga paratërinjtë gjatë ose pas orëve të mësimit, një takim lutjesh i mirëpritur nga familjet dhe miqtë – çdonjëra prej tyre mund të shërbejë si një nxitje për rritjen. Çfarë ndodh më pas nuk ndjek një drejtim të paracaktuar. Kushtet mund të justifikojnë që një aktiviteti bazë mund t’i jepet precedencë, duke e shumëfishuar në një hap më të shpejtë se të tjerët. Është barabar e mundur që që të katërt të mund të avancojnë me të njëjtin hap. Mund të kërkohet që të vizitohen skuadrat për t’i dhënë shtysë aktiviteteve të reja. Por pavarësisht specifikave, rezultati duhet të jetë i njëjtë. Brenda secilës zonë, niveli i kohezionit të arritur midis aktiviteteve bazë duhet të jetë i tillë që në total, të hartohet një program shpresëdhënës për përhapjen e qëndrueshme dhe konsolidimin e Besimit. Në këtë mënyrë, në çdo kombinim dhe sado të pakët në numër, takimet e lutjeve, klasat e fëmijëve dhe grupet e paratërinjve të mbahen prej atyre të cilët kanë kryer sekuencën e kurseve të institutit dhe janë përkushtuar në vizionin e transformimit individual dhe kolektiv për të cilin aspirojnë. Kjo valë e parë e burimeve njerëzore në fushën e veprimeve sistematike shënon një ndër gurët e parë kilometrikë në procesin e rritjes së qëndrueshme. 5. Të gjitha institucionet dhe agjencitë që promovojnë qëllimin e serive aktuale të Planeve globale është e nevojshme të ushtrojnë masën e ndërgjegjësimit që lindja e një procesi të tillë dinamik kërkon – jo më shumë se anëtarët e Trupit Ndihmës. Për të ndihmuar miqtë të vizualizojnë këtë gur kilometrik të parë dhe shumëfishimi i mënyrave tek i cili mund të arrihet, është e qenësishme për funksionimin e secilit prej anëtarëve të Trupit Ndihmës dhe në rritjen e numrit të asistentëve të tij/saj. Në këtë si dhe në të gjitha punët e tyre, ata duhet të shfaqin shtrirjen e vizionit dhe qartësinë e mendimit, fleksibilitetit dhe burim zgjidhjesh. Ata duhet të qëndrojnë krah për krah me miqtë, duke i mbështetur ata nëpërmjet përpjekjeve të tyre dhe duke marrë pjesë në gëzimet e tyre. Disa prej këtyre miqve do të lëvizin menjëherë në ballë të aktiviteteve, ndërsa të tjerët do të lëvizin përpara me ritëm më të ngadaltë; por të gjithë kërkojnë mbështetje dhe inkurajim, të ofruar jo në teori, por në bazat e dijes gjithëpërfshirëse e cila përftohet vetëm duke punuar krah për krah në fushën e shërbimit. Besimi në kapacitetin e çdo individi i cili tregon dëshirën për të shërbyer do të jetë thelbësore për përpjekjet e atyre të cilët do të nxjerrin nga besimtarët të përfshirë me gjithë zemër në Plan. Dashuria e pakualifikuar e çliruar nga paternalizmi do të jetë e domosdoshme nëse ata do të përpiqen të shndërrojnë hezitimin në kurajo, të lindur me besim në Perëndinë, dhe të transformojnë dëshirën për entuziazëm në përkushtim e veprim afat-gjatë. Këmbëngulja e qetë do të jetë jetësore ndërsa ata përpiqen të demonstrojnë sesi blloqet e lëkundshme kthehen në gurë gjurmëlënës për progresin. Dhe gatishmëria për të dëgjuar, me një perceptim të lartë shpirtëror, do të jetë e paçmuar në identifikimin e pengesave, që mund të ndalojnë disa nga miqtë nga vlerësimi shumë i rëndësishëm për veprime të bashkuara. Intensiteti në rritje 6. Është e rëndësishme të theksohet se, sapo një program i rritjes vihet në lëvizje, një frymë komunitare në zhvillim e sipër fillon të ushtrojë ndikimin e saj në rrjedhën e ngjarjeve. Qoftë kur aktivitetet janë të shpërndara në të gjithë zonën ashtu edhe kur janë të përqëndruara në një fshat ose lagje, një ndjenjë e qëllimit të përbashkët karakterizon përpjekjet e miqve. Pavarësisht nga niveli i organizimit i cili ka shërbyer për të kanalizuar manifestimet e hershme të kësaj fryme, shumëfishimi sistematik dhe i koordinuar i aktiviteteve bazë është i nevojshëm për të arritur nivele më te larta. Përmes masave të ndryshme, një strukturë më e madhe është huazuar për veprimtari, dhe iniciativa,e cila më parë është formësuar kryesisht nga vullneti individual, tashmë i jepet shprehje kolektive. Një plotësim i koordinatorëve të caktuar nga instituti zë vend - ato për qarqet e studimit, për grupet e paratërinjve, dhe për klasa fëmijësh. Çdo lloj emërimi është potencialisht i vlefshëm. Jo më pak, se një vetëdije e mprehtë e rrethanave në terren duhet të jetë në bazë të vendimeve, sepse çfarë është e rëndësishme nuk është thjesht bindje ndaj një sërë procedurash, por shpalosje e një procesi nxënieje që ka filluar të tregojë potencialin e tij për të sjellë fuqizimin shpirtëror të numërave të mëdhenj. 7. Paralelisht me krijimin e mekanizmave për të mbështetur procesin e institutit, struktura të tjera administrative gradualisht po marrin formë. Nga takimet e rastit të disa besimtarëve po dalin në pah diskutimet e rregullta të një grupi kryesor gjithnjë në zgjerim i miqve të preokupuar për kanalizimin në fushën e shërbimit të një rezerve në rritje të energjisë. Ndërkohë që procesi i rritjes fiton vrull, dhe një rregullim i tillë në fund të fundit nuk arrin të plotësojë kërkesat e planifikimit dhe vendim-marrjes, formohet një Komitet Zonal i Mësimdhënies, dhe institucionalizohen takimet e reflektimit. Në ndërveprimet e përbashkëta të Komitetit, Institutit dhe anëtarëve të Bordit Ndihmës, një skemë me të drejta të plota për koordinimin e aktiviteteve vihet në funksionim - me të gjithë kapacitet e natyrshme të nevojshme për të lehtësuar rrjedhën efikase të udhëzimeve, fondeve, dhe informacionit. Tanimw procesi i rritjes në nivel zone do të jetë në përputhje me ritmin e vendosur nga ciklet e pwrhapjes dhe të konsolidimit, të cilat po zhvillohen pa ndërprerje, duke u vënë theksin çdo tre muaj në një takim për reflektim dhe planifikim. 8. Përsëri e theksojmë se, është për Anëtarët e Trupit Ndihmës dhe institucione e agjenci të tjera të rëndësishme, të tilla si Këshillat Zonal apo Bordi i Institutit, për të siguruar që strukturat administrative të farkëtuara në nivel zonal marrin karakteristikat e nevojshme. Në mënyrë të veçantë, sekuencat e kurseve që kemi rekomanduar për përdorim nga institutet kudo në botë janë projektuar për të krijuar një ambient të favorshëm njëkohësisht si në pjesëmarrjen universale ashtu edhe në mbështetjen reciproke dhe ndihmën, si dhe janë duke ndihmuar kështu në mënyrë efektive në procesin e transformimit në zhvillim e sipër. Natyra e marrëdhënieve midis individëve në këtë mjedis, të cilët të gjithë e konsiderojnë veten si në një rrugë të përbashkët të shërbimit, është shpjeguar shkurtimisht në mesazhin tonë të Riḍvánit . Ne gjithashtu përmendim atje ( në mesazhin e Riḍvánit) një mjedis i tillë nuk është pa efekt në çështjet administrative të Besimit. Me rritjen e numrit të besimtarëve të cilit marrin pjesë në punën mësimore dhe administrative, të ndërmarra me një qëndrim të përulur të të mësuarit, ata duhet të vijnë për të parë çdo detyrë, çdo bashkëveprim, si një rast për t’u bashkuar duart në arritjen e progresit dhe për të shoqëruar njëri-tjetrin në përpjekjet e tyre për t’i shërbyer Kauzës. Në këtë mënyrë shtysa për të mbingarkuar me udhëzime do të pushoj. Në këtë mënyrë tendenca për të zvogëluar një proces të ndërlikuar transformimi në hapa simpliste, të ndjeshëm ndaj udhëzimeve sipas një manuali, do të mënjanohet. Veprimet e veçanta janë vendosur në kontekst, madje edhe hapat më të vegjël pajisen me kuptim. Veprimi i forcave shpirtërore në fushën e shërbimit bëhet gjithnjë e më e dukshme, dhe lidhjet e miqësisë,kaq jetike për një model të shëndetshme të rritjes, përforcohen vazhdimisht. 9. Brenda këtij peizazh të shpalosjes së proceseve, strukturat e reja, shoqërizimi jetëgjatë, atë moment që ka arritur të jetë i njohur si “fillimi” i një programi intensiv të rritjes paraqet njohje të vetëdijshëm se të gjitha elementet e nevojshme për të përshpejtuar zgjerimin dhe konsolidimin e Besimit janë jo vetëm në vend, por edhe funksionojnë me një shkallë të mjaftueshme të efektivitetit. Kjo tregon maturimin e një sistemi gjithnjë në zgjerimin, dhe vetë-mbështetës për ndërtimin shpirtëror të një popullsie: një rrjedhë e qëndrueshme e miqve procedon përmes kurseve të institutit të trajnimit dhe të angazhuar në aktivitete përkatëse, e cila shërben, nga ana tjetër, për të rritjen e numrit e të sapo futurve rishtas në Besim, një përqindje e rëndësishme e të cilëve pa ndryshim hyn në procesin e institutit, duke garantuar zgjerimin e sistemit. Kjo përbën një tjetër piketë që miqtë përmes një pune plot përpjekje e mundime duhet të arrijnë në çdo zonë. 10. Në përsëritjen këtu të asaj që kemi deklaruar në raste të mëparshme, ne shpresojmë të kemi lënë mbresa te ju sesa e gatshme është lëvizja e popullatave, të frymëzuar nga qëllimi dhe parimet e Kauzës, dhe mund të ushqehen, kur nuk është bërë objekt i komplikimeve pa lidhje. Ne nuk kemi asnjë iluzion se rruga në gjurmët e asaj që përmendim më lart është e çlirur nga vështirësitë. Progres është arritur nëpërmjet dialektikës së krizës dhe fitores, dhe pengesat janë të pashmangshme. Një rënie në pjesëmarrje, një përçarje në ciklet e aktivitetit, një shkelje çastit në lidhjen e bashkuar të unitetit - këto janë ndër sfidat e panumërt që mund të duhet të përballeni. Jo rrallë rritja në burimet njerëzore, apo aftësia për ti mobilizuar ato, do të dështojnë në plotësimin e kërkesave të zgjerimit të shpejtë. Megjithatë, vendosja e formulave në proces nuk do të rezultojë në një model të rritjes së karakterizuar nga ekuilibri i dëshiruar. Luhatjet e përkohshme në ecurinë e aktiviteteve të ndryshme janë të brendshme për vetë procesin, dhe ato mund të rregullohen me kalimin e kohës, nëse trajtohen me durim. Matja mprapsht e një aktiviteti që po lulëzon, në bazë të konceptet teorike të balancimit të rritjes, shpesh dëshmon kundërproduktivitet. Ndërsa miqtë në zonë përfitojnë nga përvoja e atyre që kanë krijuar tashmë modelin e domosdoshme e veprimit, është vetëm nëpërmjet, veprimit, reflektimit dhe konsultimit të vazhdueshëm nga ana e tyre që ata do të mësojnë për të lexuar realitetin e tyre, të shohin mundësitë e tyre, të bëjnë përdorimin e burimeve të tyre, dhe për t’iu përgjigjur nevojave të një shtrirje në shkallë të gjerë dhe të konsolidimit së bashku duke ardhur. 11. Sot, ka rreth 1.600 zona në të gjithë botën, ku miqtë kanë pasur sukses në krijimin e modelit të veprimit, të shoqëruar me një program intensiv të rritjes. Edhe pse i rëndësishëm, kjo arritje nuk mund të konsiderohet si kulmi i procesit që ka mbledhur vrull në çdo zonë. Fronte të reja të të mësuarit janë tashmë të hapura për miqtë, të cilët janë kërkuar për ti kushtuar energjitë e tyre në krijimin e komuniteteve të gjallë, në rritje në madhësi dhe për të pasqyruar në shkallëzime më të mëdhaja vizionin e Bahá’u’lláh-ut për njerëzimin. Zona të tilla do të duhet të shërbejnë si rezervuare të pionierëve të mundshëm që mund të vendosen, në masë të madhe në të gjithë frontin e brendshëm, në zonë pas zone, duke derdhur në disa prej tyre rrezet e para të dritës së Revelacionit të Tij dhe forcimin në të tjerët praninë e Besimit, duke u mundësuar të gjithëve të ecin me shpejtësi drejt piketës së parë historike përgjatë rrugës së zhvillimit, apo më tej. Me këtë në mendje, ne do të bëjmë thirrje komunitetit të Emrit Më të Madh në Riḍván 2011, për të rritur gjatë pesë viteve të ardhshme numrin e përgjithshëm të zonave në të cilat një program i rritjes është në proces, në çfarëdo niveli të intensitetit, në 5000, përafërsisht një e treta e të gjitha grupimeve në botë për momentin. Përparimi i kufijve të të mësuarit 12. Ajo që kemi përshkruar në paragrafët e mësipërm dhe në kaq shumë mesazhe gjatë dekadës së fundit mund të shihet më së miri si e fudmja në serinë e rrugëtimit drejt rritjes së komunitetit Bahá’í, ku gjithsecila i përshtatet rrethanave të veçanta historike. Ky proces hyjnor shytës i rritjes u vu në lëvizje prej entuziasmit të gjeneruar në Djepin e Besimit në më shumë se njëqind e gjashtëdhjetë vjet më parë, ku mijëra iu përgjigjën thirrjes së një Dite të Re, dhe morri shtysë përmes përpjekjeve të bëra nga besimtarët e hershëm në bartjen e mesazhit të Bahá’u’lláh-ut në vendet fqinjë në Lindje si dhe ne vende të shpërndara në Perëndim. Ajo përftoi një strukturë më të madhe nëpërmjet Tabelave të Planit Hyjnor të zbuluara nga ‘Abdu’l-Bahá-i dhe mori vrull ndërsa miqtë u përhapën në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë globin nën drejtimin e Ruajtësit për të ngritur qendra të aktiviteteve Bahá’í dhe ngritën shtyllat e para të Rendit Administrativ. Ajo u fuqizua në zonat fshatare të botës, kur masat e njerëzimit lëvizën për të përqafuar Besimin, por i ra vrulli shumë kur miqtë u përpoqën të zbulojnë strategji për të mbështetur përhapjen në shkallë të madhe dhe konsolidimin. Dhe tani, për pesëmbëdhjetë vjet, ajo është përshpejtuar në mënyrë të vazhdueshme, që kur në fillim të Planit Katër Vjeçar ne i propozuam botës Bahá’í të organizojë punën e mësimdhënies në bazë të përvojës që ishte fituar në dekadat e nxënies së vështirë, por të paçmuar. Që afrimi i tanishëm drejt rritjes, i dobishëm ashtu siç është, duhet të zhvillohet ende më tej në ndërlikim dhe stërhollim sapo të ketë zënë rrënjë në një zonë, duke treguar gjithnjë e më shumë “fuqinë shoqëri–ndërtuese” të mbrujtur në Besim, pak do dështojnë t’a njohin. 13. Duke përmendur zhvillimin e komunitetit botëror Bahá’í, sa shpesh Ruajtësi i dashur i ka inkurajuar miqtë të qëndrojnë të patundur në qëllimin e tyre dhe këmbëngulës në përpjekjet e tyre. “Të vetëdijshëm për thirrjen e tyre të lartë, të sigurtë në fuqinë shoqëri–ndërtuese që zotëron Besimi i tyre, “ vuri ai në dukje me kënaqësi, “ata ngulmojnë përpara, të patrembur dhe pa drojë, në përpjekjet e tyre për t’u dhënë forëm dhe përsosur mjetet e nevojshme prej nga Rendi Botëror embrionik i Bahá’u’lláh-ut të mund të piqet dhe të zhvillohet.” “Është ky proces ndërtues, i ngadalshëm dhe modest,” u kujtoi ai atyre, që “përbën shpresën” e një njerëzimi të zhgënjyer. Që ky proces të vazhdojë të fitojë në qëllim dhe ndikim dhe Rendi Administrativ të shfaqë në kohë “aftësinë e tij për t’u konsideruar jo vetëm si bërthama, por vetë modeli i Rendit të Ri Botëror “është e qartë nga shkrimet e tij. Në një botë, struktura e institucioneve politike dhe sociale e të cilës është e dëmtuar, vizioni i të cilës është i mbuluar me mjegull, ndërgjegjja e së cilës është e hutuar, sistemet fetare të së cilës janë bërë anemikë dhe kanë humbur virtytin e tyre,”deklaroi ai prerazi,” kjo Agjenci shëruese, ky Pushtet brumosës, kjo Forcë betonuese, thellësisht e gjallë dhe e gjithë-përhapur, është “duke marrë formë,” është “duke u kristalizuar në institucione,” dhe është “duke vëvë në lëvizje forcat e saj. 14. Çfarë duhet të jetë e dukshme është se, që Rendi Administrativ të shërbejë si një model për shoqërinë e ardhshme, atëherë komuniteti në të cilin ai po zhvillohet duhet jo vetëm të fitojnë aftësinë për të trajtuar çështje materiale dhe shpirtërore përherë e më të ndërlikuara, por gjithashtu të bëhet edhe më i madh në përmasa. Si mund të jetë ndryshe. Një komunitet i vogël, anëtarët e të cilit janë bashkuar nga besimi i tyre i përbashkët, të karakterizuar nga idealet e tyre të larta, ekspert në organizimin e punëve dhe duke u kujdesur për nevojat e tyre, i angazhuar ndoshta edhe në disa projekte humanitare – një komunitet të tillë si ky, i përparuar, por në një distancë të dukshme nga realiteti përjetuar nga masa e njerëzimit, nuk mund të shpresojë kurrë të shërbejë si model për rindërtimin e shoqërisë së tërë. Që komuniteti mbarëbotëror Bahá’í ka arritur të shmangë rreziqet e vetëkënaqjes, është një burim gëzimi i përhershëm për ne. Në të vërtetë, komuniteti e ka vetë në dorë zgjerimin dhe konsolidimin e tij. Megjithatë, administrimi i punëve të panumërta në fshatrat dhe qytetet anembanë botës - për të ngritur lart, që t’a shohin të gjithë, flamurin e Rendit Botëror të Bahá’u’lláh-ut - është ende një qëllim i largët. 15. Ndaj, aty, shtrihet sfida që duhet të përballen ata që janë në krye të procesit të të mësuarit, i cili do të vazhdojë të rritet përgjatë Planit të ardhshëm. Kudo që krijohet një program intensiv i rritjes, miqtë të mos kursejnë asnjë përpjekje për të shtuar nivelin e pjesëmarrjes. Le të tendosin ata çdo nerv për të siguruar që sistemi i cili ata kanë ngritur me shumë mund të mos mbyllet në vetvete, por në mënyrë përparuese të zgjerohet për të përqafuar gjithnjë e më shumë njerëz. Mos i lini ata të çojnë dëm perceptimin e shquar që gjetën – apo, ndjenjën e pritjes të etur – përderisa ata fituan besimin në aftësinë e tyre për të bashkëvepruar me njerëzit e të gjitha sferave të jetës dhe të bisedojnë me ta në lidhje me personin e Bahá’u’lláh-ut dhe Zbulesën e Tij. Le ta mbajnë fort ata bindjen se një prezantim i drejtpërdrejtë i Besimit, kur kryhet në një nivel të thellë të mjaftueshëm dhe përforcohet me një këndvështrim të qartë konsolidimi, mund të sjellë rezultate jetëgjata. Dhe le të mos harrojnë ata mësimet e së kaluarës që treguan pa dyshim se një grup relativisht i vogël i përkrahësve aktivë të Kauzës, pa marrë parasysh sa të shkathët, pa marrë parasysh sa të shenjtë, nuk munden t’u bëjnë ballë nevojave të komuniteteve të përbërë nga qindra e mijëra burra, gra dhe fëmijë. Nënkuptimet janë mjaft të qarta. Nëse, në një zonë, ata që mbajnë mbi supe përgjegjësinë për zgjerimin dhe konsolidimin numërohen në dhjetra, me disa qindra ata që marrin pjesë në aktivitetet e jetës së komunitetit, të dyja shifrat duhet të rriten ndjeshëm në mënyrë që deri në fund të Planit, një ose dy qind të jenë lehtësues të një ose dy mijë pjesëmarrësve. 16. Eshtë inkurajuese për të parë se, tashmë në rreth 300 prej 1.600 zonave në mbarë botën me programe intensive të rritjes në veprim, besimtarët kanë hyrë në arenën e re të të mësuarit tashmë e hapur për ta, dhe, në më shumë se disa, ata i kanë shtrirë kufijtë e saj. Në mënyrë të qartë, në zona të tilla, forcimi i proceseve edukative të vëna në lëvizje nga instituti i trajnimit, secili me kushtet e veta – duke mbajtur klasa të rregullta për anëtarët e rinj të shoqërisë, grupe të lidhura ngushtë për paratërinjtë, dhe qarqe studimi për të rinjtë dhe të rriturit – është i një rëndësie të madhe. Pjesa më e madhe e asaj që kjo punë përfshin u diskutua në mesazhin e Riḍvánit. Çdo përpjekje po bëhet për të siguruar që procesi të pasqyrojë bërjen të qartë prej kurseve të institutit të natyrës plotësuese të njëra-tjetrës të “të qënit” dhe “të bërit “; rëndësinë që ata i japin njohurisë dhe zbatimit të saj, rëndësinë që vënë ato për të shmangur ndasitë e rreme, theksin që vënë në mësimin përmendësh të Fjalës Krijuese, dhe kujdesin që ata ushtrojnë në ngritjen e ndërgjegjes, pa zgjuar egon këmbëngulëse. Zgjerimi i kapacitetit administrativ  17. Megjithëse elementet qendrore të procesit të rritjes mbeten të pandryshuara nëpër zonat në pararojë të nxënies, statistikat e plota kërkojnë skema organizative për të marrë përsipër një shkallë më të lartë kompleksiteti. Tashmë janë prezantuar inovacione të ndryshme duke u bazuar qoftë në konsideratat gjeografike, ashtu edhe në rritjen numerike. Ndarja e zones në njësi më të vogla, decentralizimi i takimeve të reflektimit, caktimi i asistentëve ndaj koordinatorëve të institutit, mobilizimi nëpër ekipe i miqve me përvojë për t’i mbështetur të tjerët në terren – këto janë disa nga rregullimet që janë bërë deri tani. Kemi besim të plotë që, me ndihmën tuaj të mundshme, Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies do t’i ndjekë këto zhvillime përgjatë vijimit të Planit tjetër, duke ndihmuar për t’i konsoliduar mësimet e nxëna në metoda e instrumente të mirëprovuara. Për këtë qëllim, juve dhe ndihmësve tuaj do t’ju nevojitet të kultivoni një atmosferë që i inkurajon miqtë të jenë metodikë por jo të ngurtë, krijues por jo të parregullt, të vendosur por jo të ngutur, të kujdesshëm por jo kontrollues, duke ditur që, në fund të fundit, nuk është teknika por uniteti i mendimit, veprimi konsistent dhe përkushtimi ndaj nxënies që do të sjellin progres. 18. Çfarëdo qoftë natyra e arranxhimeve të bëra në nivelin e zonës për ta koordinuar aktivitetin në shkallë të gjerë, progresi i vazhdueshëm do të varet nga zhvillimi i Asambleve Shpirtërore Lokale dhe në kapacitetin e rritur të Këshillave Rajonalë Bahá’í dhe përfundimisht të Asambleve Shpirtërore Kombëtare. Në mesazhin e Riḍvánit shprehëm kënaqësi tek vinim në dukje forcën në rritje të Asambleve Kombëtare dhe i shohim me optimizëm pesë vitet e ardhme, të sigurt që do të shohim kapërcime përpara domethënëse në këtë aspekt. Përmëtepër, nuk kemi asnjë dyshim që, në harmoni me Asambletë Kombëtare, ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni Këshillat Rajonalë ta zgjerojnë kapacitetin e tyre institucional. Aktualisht ka 170 trupa të tillë administrativë në 45 vende anembanë botës dhe është e sigurt që numri i tyre do të rritet gjatë Planit tjetër. Do të jetë detyrë parësore që të gjithë Këshillat Rajonalë t’i kushtojnë vëmendje të ngushtë operimit të institutit të trajnimit dhe funksionimit të Komiteteve të Mësimdhënies së Zonës. Duke mbajtur këtë në mendje, do ta shohin të domosdoshme të krijojnë e t’i rafinojnë mekanizmat që shërbejnë për ta çuar më tej modelin e rritjes që shpaloset në nivel zone dhe procesin e nxënies që shoqërohet me të. Këto do të përfshijnë një zyrë rajonale mirëfunksionuese, që i siguron sekretarit mbështetjen organizative bazë; një sistem të shëndetshëm kontabiliteti që i përshtatet kanaleve të ndryshme për rrjedhën e fondeve në dhe nga zonat; një mjet efikas komunikimi që merr në konsideratë realitetin e jetës në fshatra e lagje; dhe, aty ku duket me vend, struktura fizike që lehtësojnë veprimtarinë intensive e të fokusuar. Ajo çka është e rëndësisshme të dihet në këtë aspekt është se vetëm kur vetë Këshillat të angazhohen në procesin e nxënies, të tillë mekanizma do të tregojnë të jenë të efektshëm. Përndryshe, ndërsa janë krijuar me qëllim për ta mbështetur nxënien përmes të vepruarit nga një numër në rritje pjesëmarrësish nëpër lagje e fshatra, sistemet që do zhvillohen mund të veprojnë kundër saj në mënyra të imta, asfiksuese, pa dashur, duke rritur pritshmëritë në bazat e popullatës. 19. Ndërsa bashkëpunimi me Asambletë Shpirtërore Kombëtare dhe Këshillat Rajonalë do të jetë një ndër preokupimet tuaja parësore, ndihmësit tuaj nevojitet t’i drejtojnë gjithnjë e më shumë energjitë e tyre drejt rritjes së kapacitetit institucional në nivel lokal, ku kërkesat për ndërtim komuniteti e shfaqin veten në mënyrë kaq të pagabueshme. Për t’ju ndihmuar të përfytyroni se çfarë shtrihet përpara Anëtarëve të Trupit Ndihmës dhe asistentëve të tyre kudo, veçanërisht në zonat që përjetojnë përhapje dhe konsolidim në shkallë të gjerë, ju kërkojmë të reflektoni, së pari, mbi zhvillimin e Asambleve Shpirtërore Lokale në zonat e shumta rurale të botës në të cilat gjenden sot shumica e gjerë e zonave të tilla. 20. Siç jeni në dijeni, shpesh në një zonë rurale të përbërë nga fshatra dhe ndoshta nga një apo dy qytete, ndërkohë që po vendoset modeli i veprimit i shoqëruar me një program të rritjes intensive, përpjekjet e miqve kufizohen në dy-tre lokalitete. Sapo është ngritur, megjithatë, modeli mund të zgjerohet shpejt nga një fshat në tjetrin, ashtu siç e kemi shpjeguar në mesazhin e Riḍvánit të këtij viti. Në çdo lokalitet, shumë shpejt, Asambleja Shpirtërore Lokale vjen në ekzistencë dhe zhvillimi i saj i qëndrueshëm ndjek një trajektore paralele e të lidhur ngusht me procesin e ri të rritjes që shpaloset në fshat. Dhe po njësoj si evolucioni i aspekteve të tjera të këtij procesi, zhvillimi i Asamblesë Lokale mund të kuptohet më mirë në termat e rritjes së kapacitetit. 21. Çka nevojitet të ndodhë në rradhë të parë është relativisht e drejpërdrejtë: Vetëdija individuale mbi procesin e rritjes që merr vrull në fshat, lindur nga përfshirja personale e çdo anëtari në aktivitetet bazë, duhet të bashkohet me vetëdijen kolektive që pranon qoftë natyrën e transformimit që ndodh, ashtu edhe detyrimin e Asamblesë për ta nxitur atë. Padyshim, një farë vëmendje do të duhet t’i jepet funksioneve të caktuara administrative bazë – për shembull, takimi me një shkallë rregullsie, drejtimi i Festës së 19 Ditëve dhe planifikimi i mbajtjes së Ditëve të Shenjta, ngritja e fondit lokal dhe mbajtja e zgjedhjeve të përvitshme në përputhje me parimin Bahá’í. Sidoqoftë, nuk duhet të jetë e vështirë për Asamblenë Lokale të fillojë, krahas përpjekjeve të tilla dhe me inkurajim nga një asistent i një anëtari të Trupit Ndihmës, të konsultohet si organ mbi një apo dy çështje specifike me rëndësi të momentit për jetën e komunitetit: si po zgjerohet kapaciteti i karakterit devocional të fshatit përmes përpjekjeve të individëve që e kanë përfunduar kursin e parë të institutit; si po trajtohet nga mësuesit e ngritur prej institutit edukimi shpirtëror i fëmijëve; si po përmbushet potenciali i paratërinjve nga programi për fuqizimin e tyre shpirtëror; si po forcohet struktura shpirtërore e sociale e komunitetit, ndërsa miqtë vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që Asambleja konsultohet mbi çështje të tilla të prekshme dhe mëson ta ushqejë me dashuri e durim procesin e rritjes, marrëdhënia e saj me Komitetin Zonal të Mësimdhënies dhe institutin e trajnimit çimentohet gradualisht në një qëllim të përbashkët. Por, me një rëndësi edhe më të madhe, ajo do të nisë të hedhë themelin mbi të cilin do të ndërtohet ajo marrëdhënie unike e përzemërt dhe mbështetëse e pastër, e përshkruar nga Ruajtësi i shumëdashur në shumë prej mesazheve të tij, të cilën Asambletë Shpirtërore Lokale duhet ta krijojnë me besimtarin individual. 22. Në mënyrë të qartë, mësimi si të konsultohemi mbi çështje specifike të lidhura me Planin global, pavarësisht sa jetësor, përfaqëson veçse një dimension të procesit kapacitet-rritës në të cilin duhet të angazhohet Asambleja Shpirtërore Lokale. Zhvillimi i tij i vazhdueshëm nënkupton besnikëri ndaj urdhëresës së parashtruar nga ‘Abdu’l-Bahá-i që “të gjitha diskutimet duhet të kufizohen në çështjet shpirtërore që lidhen me trajnimin e shpirtrave, mësimin e fëmijëve, ndihmesën ndaj të varfërve, ndihmën ndaj të dobtëve nëpër të gjitha klasat e botës, dashamirësinë ndaj të gjithë popujve, përhapjen e aromave të Perëndisë dhe lartësimin e Fjalës së Tij të Shenjtë”. Përparimi i tij i qëndrueshëm kërkon zotim të papërkulshëm për të çuar përpara interesat më të larta të komunitetit dhe vigjilencë për ta ruajtur procesin e rritjes nga forcat e kalbëzimit moral që kërcënojnë ta ndalin atë. Progresi i tij i vazhdueshëm bën thirrje për një sens përgjegjësie që shkon tej rrethit të miqve dhe familjeve të angazhuara në aktivitetet bazë, për të përfshirë të gjithë popullatën e fshatit. Dhe qëndrueshmëria e pjekjes graduale të tij kërkon besim të patundur në premtimin e ‘Abdu’l-Bahá-it se Ai do ta përqafojë çdo Asamble Shpirtërore me krahët e kujdesit dhe mbrojtjes së Tij. 23. Shoqëruar me këtë rritje të vetëdijes kolektive është aftësia në rritje e Asamblesë për t’i vlerësuar e përdorur siç duhet burimet, si financiare ashtu edhe të tjera, qoftë në mbështetje të aktiviteteve të komunitetit, ashtu edhe në ekzekutimin e funksioneve të saj administrative, të cilat mund të perfshijnë në kohën e duhur emërimin e mençur të komiteteve dhe mbajtjen e lehtësirave modeste fizike për operacionet e saj. Jo më pak jetësore është aftësia e saj për të ushqyer një mjedis që çon në pjesëmarrjen e shumë njerëzve në veprim të unifikuar dhe për të siguruar që energjitë dhe talentet e tyre kontribuojnë drejt progresit. Në të gjitha këto aspekte, mirëqenia shpirtërore e komunitetit mbetet parësore në mendjen e Asamblesë. Dhe kur të dalin probleme të pashmangshme, qofshin në lidhje me ndonjë aktivitet apo ndërmjet individëve, ato do të trajtohen nga Asambleja Shpirtërore Lokale, e cila e ka fitur në mënyrë aq të plotë besimin e anëtarëve të komunitetit, saqë të gjithë i kthehen asaj në mënyrë të natyrshme për ndihmë. Kjo nënkupton se Asambleja ka mësuar përmes përvojës se si t’i ndihmojë besimtarët t’i lënë mënjanë mënyrat përçarëse të mendësisë partiake, si t’i gjejë farat e unitetit qoftë edhe në situatat më hutuese e më të vështira dhe si t’i ushqejë ata ngadalë e me dashuri, duke ruajtur në çdo kohë standartin e drejtësisë. 24. Ndërsa komuniteti rritet në përmasë e në kapacitet për ta mbajtur gjallërinë, miqtë, siç e kemi treguar në të shkuarën, do të tërhiqen më në brendësi të jetës së shoqërisë dhe do të sfidohen për të përfituar nga përqasjet që kanë zhvilluar për t’iu përgjigjur një game në zgjerim çështjesh me të cilat përballet fshati i tyre. Çështja e koherencës, kaq thelbësore për rritjen e arritur deri më sot dhe kaq themelore për kuadrin evolues të veprimit të Planit, tani merr dimensione të reja. Shumë do bien mbi supet e Asamblesë Lokale, jo si ekzekutuesja e projekteve, por si zëri i autoritetit moral, për të siguruar që, ndërsa miqtë përpiqen t’i zbatojnë mësimet e Besimit për të përmirësuar kushtet përmes një procesi veprimi, reflektimi dhe konsultimi, integriteti i përpjekjeve të tyre nuk po rrezikohet. 25. Mesazhi ynë i Riḍvánit përshkruante dy-tre karakteristika të veprimit social ndër masat e popullatës dhe kushtet që duhet të plotësojë ai. Përpjekjet në një fshat do të fillojnë përgjithësisht në një shkallë të vogël, ndoshta me ngritjen e grupeve të miqve, ku secili shqetësohet me një nevojë specifike sociale apo ekonomike që ka identifikuar dhe ku secili ndjek një bashkësi të thjeshtë veprimesh të duhura. Konsultimi gjatë Festës së 19 Ditëve krijon hapësirë për një vetëdije sociale në rritje të komunitetit për të gjetur shprehje konstruktive. Cilado qoftë natyra e aktiviteteve të ndërmarra, Asambleja Shpirtërore duhet të jetë e vëmendshme ndaj grackave të mundshme dhe duhet t’i ndihmojë miqtë, nëse është e nevojshme, t’i kapërcejnë ato – joshjet e projekteve tepër ambicioze që do të konsumonin energji dhe që në fund do të rezultonin të paqëndrueshme, tundimin e granteve financiare që do të kërkonin largimin nga parimi Bahá’í, premtimin e teknologjive të paketuara në mënyrë mashtruese sa do ta zhvishnin fshatin nga trashëgimia kulturore e tij dhe do të çonin në ndarje e mosmarrëveshje. Në fund të fundit, forca e procesit të institutit në fshat dhe kapacitetet e rritura që ka ushqyer te individët, mund t’i japin mundësi miqve të përfitojnë nga metodat dhe programet që kanë provuar se janë të efektshme, të cilat janë zhvilluar nga një apo një tjetër organizatë e frymëzuar nga Besimi Bahá’í dhe të cilat janë prezantuar në zonë përmes sugjerimit dhe mbështetjes së Zyrës për Zhvillimin Social dhe Ekonomik. Përmëtepër, Asambleja duhet të mësojë të ndërveprojë me strukturat sociale dhe politike të lokalitetit, duke rritur gradualisht ndërgjegjësimin mbi praninë e Besimit dhe influencën që ai po ushtron në progresin e fshatit. 26. Ajo që parashtrohet në paragrafët e mësipërm përfaqëson vetëm pak nga atributet që Asambletë Shpirtërore Lokale në shumë fshatra të botës do të zhvillojnë gradualisht në shërbim të nevojave të komuniteteve që përqafojnë numra gjithnjë në rritje. Ndërsa ato shfaqin gjithnjë në rritje kapacitetet dhe fuqitë e qenësishme, anëtarët e tyre do të fillojnë të shihen prej banorëve të çdo fshati si “të besuarit e të Mëshirshmit ndër njerëzit”. Kështu, këto Asamble do të bëhen “llampa shkëlqyese dhe kopshte qiellore, prej të cilave përhapen aromat e shenjtërisë mbi të gjitha krahinat dhe prej të cilave derdhen dritat e dijes mbi të gjitha gjërat e krijuara. Prej tyre rrjedh fryma e jetës në çdo drejtim”. 27. I tillë vizion i lartë vlen njësoj, natyrisht, për të gjitha Asambletë Shpirtërore Lokale anembanë botës. Edhe në një zonë metropolitane kryesore, natyra e zhvillimit të një Asambleje është rrënjësisht e njëjta me atë të përvijëzuar më lart. Dallimet qëndrojnë kryesisht në madhësinë dhe shumëllojshmërinë e popullatës. E para ka si domosdoshmëri ndarjen e zonës së jurisdiksionit të Asamblesë në lagje sipas kërkesave të rritjes dhe prezantimit gradual të mekanizmave për administrimin e punëve të Besimit në secilën. E dyta kërkon që Asambleja të familjarizohet me miriadën e hapësirave sociale, përtej atyre gjeografike, në të cilat segmentet e popullsisë vijnë bashkë dhe për t’iu ofruar atyre, sipas shkallës së mundshme, urtinë e përmbajtur në mësimet. Më tej, strukturat institucionale në një zonë urbane – sociale, politike dhe kulturore – me të cilat Asambleja duhet të mësohet të angazhohet, janë më të gjera në fushën e veprimit dhe më të mëdha në numër. Shërbimi në institucionet Bahá’í  28. Duke parashtruar për ju në këto faqe zhvillime që kemi dëshirë t’i shohim në punën administrative të Besimit gjatë Planit Pesëvjeçar të ardhshëm, na kujtohen paralajmërimet e përsëritura të Ruajtësit në lidhje me këtë. “Le të kemi mendjen se mos nga shqetësimi ynë i madh për perfeksionimin e makinerisë administrative të Kauzës”, pohonte ai, “ta humbim shikimin ndaj Qëllimit Hyjnor për të cilin është krijuar”. Makineria administrative Bahá’í, ai e ka përsëritur vazhdimisht, “duhet parë si një mjet dhe jo si synim në vetvete”. Ajo synon, siç ai e ka bërë të qartë, “t’i shërbejë një qëllimi të dyfishtë”. Nga njëra anë, “ajo duhet të synojë drejt një përhapjeje të qëndrueshme e graduale” të Kauzës “përgjatë vijash që janë njëkohësisht të gjera, të shëndetshme e universale”. Nga ana tjetër, “ajo duhet të sigurojë konsolidimin e brendshëm të punës së arritur tashmë”. Dhe ai vazhdonte për të shpjeguar: “Ajo duhet të sigurojë qoftë impulsin përmes të cilit forcat dinamike të qenësishme të Besimit të mund të shpalosen, të kristalizohen dhe t’i japin formë jetëve dhe sjelljes së njerëzve, ashtu edhe të shërbejë si ndërmjetës për shkëmbimin e mendimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndër elementet e ndryshme që e përbëjnë komunitetin Bahá’í”. 29. Është shpresa jonë e zjarrtë që, në përpjekjet tuaja përgjatë Planit tëardhshëm për të përkrahur zhvillimin e shëndetshëm e harmonik të administratës Bahá’í në të gjitha nivelet, nga ai lokal te ai kombëtar, ju do të bëni të pamundurën për t’i ndihmuar miqtë t’i kryejnë funksionet e tyre në kontekstin e procesit organik të rritjes që po merr vrull në të gjithë globin. Përmbushja e kësaj shprese do të varet, në një shkallë të gjerë, në masën në të cilën ata që janë thirrur për ta kryer këtë shërbim – qofshin të zgjedhur në një Asamble Shpirtërore apo të emëruar në një nga agjencitë e saj, qofshin të caktuar si koordinator i institutit apo një nga zëvendësit tuaj të emëruar – e njohin këtë privilegj të madh që i takon atyre dhe i kuptojnë kufinjtë që ky privilegj vendos për ta. 30. Shërbimi në institucionet dhe agjencitë e Besimit është, në të vërtetë, një privilegj madhështor, por jo i tillë që kërkohet nga individi; është një detyrë e një përgjegjësi në të cilën ai ose ajo mund të thirret në çdo kohë. Është e kuptueshme, natyrisht, që të gjithë ata që janë të përfshirë në administratën Bahá’í do të ndiheshin, me të drejtë, sikur janë veshur me një nder të veçantë që bëjnë pjesë, në çfarëdolloj forme, në një strukturë të hartuar të jetë një kanal përmes të cilit rrjedh fryma e Kauzës. Sidoqoftë, ata nuk duhet të imagjinojnë që një shërbim i tillë u jep të drejtën të operojnë në periferi të procesit të nxënies që po merr fuqi kudo, të justifikuar nga kërkesat e tij të brendshme. As nuk duhet supozuar që anëtarësia në organet administrative jep një mundësi për të promovuar kuptimin e dikujt vetë mbi çfarë ruhet në Tekstin e Shenjtë dhe se si duhen zbatuar mësimet, duke e drejtuar komunitetin në çfarëdolloj drejtimi që ia diktojnë preferencat vetjake. Duke iu referuar anëtarëve të Asambleve Shpirtërore, Ruajtësi shkruajti se ata “duhet t’i shpërfillin tërësisht pëlqimet dhe mospëlqimet e veta, interesat dhe prirjet e tyre personale dhe duhet t’i përqendrojnë mëndjet në ato masa që do të çojnë në mirëqenien dhe lumturinë e komunitetit Bahá’í dhe që përkrahin të mirën e përbashkët”. Institucionet Bahá’í ushtrojnë autoritet për t’i udhëzuar miqtë dhe influencë morale, shpirtërore e intelektuale në jetët e individëve dhe komuniteteve. Megjithatë, të tilla funksione duhet të kryhen me të kuptuarin se është zakoni i shërbimit të dashur ai që e përshkon identitetin institucional Bahá’í. Kushtëzimi i autoritetit dhe influencës në këtë mënyrë nënkupton sakrificë nga ana e atyre që iu është besuar të administrojnë punët e Besimit. A nuk na ka treguar ‘Abdu’l-Bahá’í se “kur një copë hekuri hidhet në farkë, cilësitë e saj të errësirës, ftohtësisë e të ngurtësisë, të cilat simbolizojnë atributet e botës njerëzore, fshihen e zhduken, ndërsa cilësitë e dallueshme të zjarrit, si kuqësia, nxehtësia e rrjedhshmëria, të cilat simbolizojnë virtytet e Mbretërisë, bëhen të dukshme në të”. Siç pohoi Ai, “ju duhet në këtë çështje – që është shërbimi ndaj njerëzimi – të jepni vetë jetën tuaj dhe ndërsa e dorëzoni veten, ngazëllehuni”. * 31. Shumë të dashur miq: Siç e dini mirë, ne me shumë kënaqësi dëshmojmë sa të aftë ju dhe ndihmësit tuaj, që shërbejnë në ballë të fushës së mësimdhënies, janë duke zbatuar detyrat e tyre për të ushqyer në çdo zemër dhe shpirt zjarrin e dashurisë së Perëndisë, të zhvillojnë nxënien dhe të ndihmojnë të gjithë në përpjekjet e tyre për të zhvilluar një karakter të drejtë dhe të lavdërueshëm. Kur komuniteti Amerikan Bahá’í i Veriut hyri në Planin e parë të vitit të shtatë, për të ndjekur përgjegjësitë me të cilat është ngarkuar në Tabelat e Planit Hyjnor, Ruajtësi iu drejtua miqve në atë tokë nëpërmjet një letre të një gjatësie të konsiderueshme dhe të një fuqie të madhe, datë 25 dhjetor 1938, e publikuar menjëherë nën titullin “Ardhja e Drejtësisë Hyjnore”. Duke përshkruar natyrën e detyrave në dorë, letra i bën referencë kushteve të domosdoshme shpirtërore të përshkruara nga Ruajtësi për suksesin e të gjitha angazhimeve Bahá’í. Ndër to ai përmendi tre, “ngrihu si njeri i shquar dhe i gjallë”: sjellje të një morali të lartë, një jetë e dëlirë dhe e shenjtë, dhe liria nga paragjykimet. Duke parë kushtet e botës sot, do të bënit mirë të reflektoni në ndikimin e vëzhgimeve të tij për përpjekjen globale të komunitetit Bahá’í për të mbushur zonë pas zone me shpirtin e Revelacionit të Baha’u’llah-ut. 32. Duke iu referuar sjelljes me moral të lartë, Shoghi Effendi flet për “drejtësinë, paanësinë, vërtetësinë, ndershmërinë, një mendje të drejtë, përgjegjshmërinë, besueshmërinë” që duhet “të dallojë çdo fazë të jetës së komunitetit Bahá’í”. Edhe pse e zbatueshme për të gjithë anëtarët, ky kusht i drejtohet fillimisht, theksoi ai, ‘përfaqësuesve të zgjedhur, qofshin në rang lokal, rajonal, ose kombëtar,” të cilët duhet t’i karakterizojë kjo sjellje morali të drejtë në kontrast të qartë ndaj ‘ndikimeve demoralizuese të cilat manifestohen qartazi nga jeta politike e prirur drejt korrupsionit’. Ruajtësi bën thirrje për ‘një sens të detyrueshëm të drejtësisë së padevijueshme’ në një ‘botë çuditërisht të çrregullt’ dhe citon gjerësisht nga Shkrimet e Baha’u’llah dhe ‘Abdu’l-Baha, që shikimet e miqve duhet të drejtohen drejt standardeve të ndershmërisë dhe vërtetësisë. Ai u bën thirrje besimtarëve të tregojnë me shembuj sjelljen e lartë në cdo aspekt të jetës së tyre – në ndërveprimet e tyre në biznes, në jetën e tyre familjare, në çdo marrëdhënie pune, në çdo shërbim që kryejnë për Kauzën dhe për njerëzit e tyre – dhe të vëzhgojnë kërkesat e tyre në zbatimin pa kompromis të ligjeve dhe parimeve të Besimit. Ajo jetë politike kudo vazhdon të shkatërrojë në një nivel alarmant në vitet që do vijnë, pasi koncepti vetë i aftësisë politike nuk ka më kuptim, politikat tashmë shërbejnë për interesat ekonomike të disave në emër të progresit, sepse është e qartë që hipokrizia është lejuar të minojë funksionimin e strukturave sociale dhe ekonomike. Nëse me të vërtëtë është kërkuar përpjekje e madhe nga miqtë që të mbajnë standardet e larta të Besimit, atëherë sa më e madhe duhet të jetë përpjekja në një botë që shpërblen pandershmërinë, që inkurajon korrupsionin dhe që trajton të vërtetën si një komoditet negociues. Konfuzioni që kërcënon themelet e shoqërisë është i thellë dhe e patundur duhet të jetë vendosmëria e të gjithë atyre të përfshirë në aktivitetet Bahá’í, dhe as më e holla gjurmë e vetë-interesit nuk duhet të njollosë gjykimin e tyre. Le të vlerësojnë domethënien e lutjes së Ruajtësit koordinatorët e çdo instituti trajnimi, anëtarët e çdo Komiteti Zonal të Mësimdhënies, çdo anëtar i Trupit Ndihmës dhe çdo asistent i tij ose saj dhe të gjithë anëtarët e çdo organi Bahá’í lokal, rajonal dhe kombëtar, qoftë të zgjedhur ose të emëruar, të vështrojnë në zemrat e tyre ndikimin e qëndrimit moral të cilën ai e përshkruan me kaq qartësi. Le të shërbejnë veprimet e tyre si një kujtesë për njerëzimin e tronditur dhe të lodhur për fatin e tij të lartë dhe fisnikërinë e tij të qenësishme. 33. Të një rëndësie të madhe sot për suksesin e ndërmarrjes Bahá’í janë komentet e drejtpërdrejta të Ruajtësit të rëndësisë së një jete të dëlirë dhe të shenjtë, ‘me ndikimet e saj për modestinë, pastërtinë, përmbajtjen, mirësjelljen dhe mendje të pastër’. Në mënyrë të pagabueshme në gjuhën e tij, ai u bën thirrje miqve për një jetë të panjollosur “nga paturpësia, veset, standardet false, të cilat i toleron, i mundëson dhe i nxit një kod moral qenësishëm i mangët”. Nuk është e nevojshme të ofrojmë për ju prova të influencës që ky kod i mangët tani ushtron tek njerëzimi në tërësi; edhe vendet më të largëta të globit janë nën joshjen e tij. Megjithatë ne ndihemi të detyruar të përmendim disa pika lidhur me temën e pastërtisë. Forcat që veprojnë në zemrat dhe mendjet e të rinjve, të cilëve iu drejtohet Ruajtësi në apelin e tij të zjarrtë, janë me të vërtetë rrënonjëse. Këshillat për të qëndruar të pastër e dëlirë do të kenë sukses deri në një shkallë duke i ndihmuar ata tu rezistojnë këtyre forcave. Ajo çfare duhet të vlerësohet në këtë rast është sesi mendjet e të rinjve ndikohen nga zgjedhja që bëjnë prindërit për jetën e tyre, kur, pavarësisht sesa e paqëllimtë, pavarësisht sesa e pafajshme, këto zgjedhje injorojnë pasionet e botës -- admirimin e tij për pushtet, admirimin e tij për status, dashurinë e tij për luks, ndjekjen e aktiviteteve të pavlera, lavdërimin e dhunës, dhe obsesionin e tij të shoqëruar me vetë-vlerësim. Duhet të kuptohet që izolimi dhe dëshpërimi nga të cilat shumë vuajnë janë produkte të një mjedisi që mbizotërohet nga materializmi gjithë-depërtues. Dhe në këtë miqtë duhet të kuptojnë rrënjët e thënies së Baha’u’llah që “rendi i sotëm” duhet “të mbyllet, dhe një i ri të shpaloset në vend të tij.” Kudo në botë sot, të rinjtë janë ndër mbështetësit më entuziastë të Planit dhe kampionet më të zjarrtë të Kauzës; dhe jemi të sigurtë që numri i tyre do të rritet nga viti në vit. Le të kuptojnë secili prej tyre bekimet e një jetë të stolisur me pastërtinë dhe të mësojnë të tërheqin fuqitë që burojnë nëpërmjet kanaleve të dëlira. 34. Në vijim Ruajtësi trajton temën e paragjykimit, duke pohuar haptazi që “çdo ndarje ose copëzim” në radhët e Besimit “është një i huaj për vetë qëllimin, parimet, idealet”. Ai bën të qartë që miqtë duhet të manifestojnë “liri të plotë ndaj paragjykimit në veprimet e tyre me njerëz të racave të ndryshme, klasave, llojit ose ngjyrës”. Ai vazhdon duke diskutuar në gjerësi çeshtjen specifike të paragjykimit racial, “gërryerja e së cilës”, cilëson ai “ka kafshuar në karakter dhe ka sulmuar të gjithë strukturën shoqërore të shoqërisë amerikane” dhe pohon në atë kohë “duhet të shikohet si një çështje shumë sfiduese dhe jetësore me të cilën përballet komuniteti Bahá’í në fazën e tij të tanishme të evolucionit të tij.” Pavarësisht pikave të forta dhe të dobta të masave të marra nga kombi amerikan dhe komuniteti Bahá’í përfshirë në të, në trajtimin e kësaj sfide të vecantë, fakti mbetet që paragjykimi i të gjitha llojeve – qoftë racial, klasor, etnik, gjinor, besimit fetar – vazhdon të mbajë të mbërthyer njerëzimin. Ndërkohë është e vërtetë, që në nivel diskutimi publik, janë ndërmarrë hapa të mëdha në refuzimin e falsitetit mbi paragjykimin në çdo formë, por pavarësisht kësaj ndikon ende në strukturat e shoqërisë dhe sistematikisht ndikon në ndërgjegjen e individit. Duhet të jetë e qartë për të gjithë që procesi i vënë në lëvizje nga seritë aktuale të Planeve globale, kërkon nëpërmjet qasjeve që merr dhe metodave që punëson, të forcojë kapacitetet në cdo grup njerëzor, pavarësisht klasës apo besimit që i përket, pavarësisht shtresës etnike ose racës, gjinisë ose statusit shoqëror, për tu ngritur dhe kontribuar për përparimin e qytetërimit. Ne lutemi që ndërkohë që shpaloset vendosmërisht, potenciali i tij për të bërë të paaftë çdo instrument të sajuar nga njerëzimi gjatë gjithë kësaj kohe nga fëmijëria e tij për një grup që të mbaj nën zgjedhë grupin tjetër, të mund të realizohet. 35. Procesi i edukimit i shoqëruar me institutin e trajnimit është sigurisht duke ndihmuar kushtet shpirtërore të cilave iu referohet Ruajtësi në “Ardhjen e Drejtësisë Hyjnore” së bashku me shumë të tjera të përmendura në shkrime që duhet të dallojnë jetë e komunitetit Bahá’í, të vëmë heksin në pak prej tyre si – shpirtin e unitetit që duhet të gjallërojë miqtë, lidhjet e dashurisë që duhet të bashkojë ata, vendosmërinë në Besëlidhje që duhet të mbajë ata dhe sigurinë dhe besimin që ata duhet të vendosin në fuqinë e ndihmës hyjnore. Vlerësohet veçanërisht, që këto atribute thelbësore të zhvillohen në kontekstin e forcimit të kapaciteteve për shërbim, në një mjedis që kultivon veprim sistematik. Në ngritjen e një mjedisi të tillë, anëtarët e Trupit Ndihmës dhe asistentët e tyre duhet të njohin rëndësinë e dy kuptimeve themelore ndërvepruese: Në njërën anë, standardin e lartë të sjelljes të rrënjosur në Revelacionin e Baha’u’llah-ut e cila nuk pranon kompromise; as nuk mund të zvogëlohet, dhe të gjithë duhet të ngulin shikimin e tyre në lartësitë e tij fisnike. Nga ana tjetër, duhet të pranohet që si qenie njerëzore, jemi larg nga perfeksioni, çfarë pritet nga secili është përpjekja e përditshme e sinqertë. Vetë-kënaqësia duhet të shmanget. * 36. Pavarësisht nga kushtet shpirtërore të një jete të shenjtëruar Bahá’í, ekzistojnë prirje të mendimit që ndikojnë në shpalosjen e Planit botëror, dhe përmirësimi i tyre duhet të inkurajohet në nivel të kulturës. Ka prirje, gjithashtu, të cilat duhet të kapërcehen gradualisht. Shumë nga këto prirje janë përforcuar nga afrimi dominues në shoqërinë e lirë përgjithësisht, dhe jo krejt pa arsye hyjnë në aktivitetet Bahá’í. Ne jemi në dijeni të madhësisë së sfidës me të cilën përballen miqtë në këtë aspekt. Ata janë thirrur të përfshihen gjithnjë e më shumë në jetën e shoqërisë, duke përfituar nga programet e saj arsimore, duke u shquar në marrëdhëniet tregëtare dhe në zanatet e tjerë të saj, duke mësuar të përvetësojnë mirë mjetet e saj, dhe duke e përkushtuar veten e tyre në përparimin e artit dhe shkencave të saj. Në të njëjtën kohë, ata nuk duhet asnjëherë të harrojnë qëllimin e Besimit për të ndikuar në transformimin e shoqërisë: duke riformuar institucionet dhe proceset e saj në një shkallë të padëshmuar më parë. Për këtë qëllim, ata duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për mangësitë e mënyrës bashkëkohore të të menduarit dhe të vepruarit--kjo, pa ndjenjën më të vogël të epërsisë, pa u shkuar mendja në ndonjë frymë fshehtësisë apo ftohtësie, dhe pa përvetësuar ndonjë qëndrim kritik të panevojshën ndaj shoqërisë. Ka disa pika të veçanta që ne dëshirojmë të përmendim në lidhje me këtë. 37. Është inkurajuese të vëmë re se miqtë po i afrohen studimit të mesazheve të Shtëpisë Universale të Drejtësisë të lidhura me Planin me kaq shumë zell. Niveli i diskutimit të krijuar, kur ata përpiqen për të vënë në praktikë udhëzimet e marra dhe për të mësuar nga përvoja, është mbresëlënës. Ne nuk mund të mos vëmë re, megjithatë, se arritjet kanë prirje të jenë më të qëndrueshme në ato rajone ku miqtë përpiqen të kuptojnë tërësinë e vizionit të shprehur në mesazhe, ndërkohë që lindin shpesh vështirësi kur frazat dhe fjalitë janë nxjerrë jashtë tekstit dhe janë parë si copëza të veçuara. Institucionet dhe agjencitë e Besimit duhet t’i ndihmojë besimtarët që të analizojnë, por jo të zvogëlojnë, të peshojnë kuptimin por të mos ndalen nëpër fjalë, të identifikojnë zona të dallueshme veprimi, por jo të fragmentojnë. Ne e kuptojmë që kjo nuk është detyrë e vogël. Shoqëria flet gjithnjë e më shumë me parulla. Ne shpresojmë se zakonet që miqtë po formojnë në qarqet e studimit për të punuar me mendime të plota dhe të ndërlikuara dhe për të arritur të kuptuarin do të shtrihen në sfera të ndryshme të veprimtarisë. 38. E lidhur ngushtë me zakonin e zvogëlimit të një teme të tërë në një ose dy fraza tërheqëse është prirja për të dalluar ndarjet boshtore, ku, në fakt nuk ekzistojnë. Është thelbësore që idetë që janë pjesë e së tërës së bashkuar të mos mbahen në kundërshtim me njëra-tjetrën. Në një letër të shkruar në emër të tij, Shoghi Efendiu paralajmëroi: “Ne duhet t’i marrim mësimet si një e tërë e madhe harmonike, dhe jo të kërkojmë dhe të vëmë në kundërshtim me njëra-tjetrën dy deklarata të forta që kanë kuptime të ndryshme; diku në mes, ka lidhje që i bashkon të dyja.” Sa u inkurajuam ne kur vumë re se shumë nga keqkuptimet e së kaluarës kanë rënë poshtë si vlerësim për rritjen e përgatitjes së Planit. Përhapja dhe konsolidimi, veprimi vetjak dhe fushata kolektive, përmirësimi i karakterit të brendshëm dhe përkushtimi për shërbim vetëmohues – marrëdhënia harmonike midis këtyre aspekteve të jetës Bahá’í është pranuar tashmë. Ne jemi njësoj të kënaqur të dallojmë se miqtë janë në roje të tyre, duke mos lejuar që ndarjet boshtore të reja dhe të rreme të pushtojnë të menduarit e tyre. Ata janë të vetëdijshëm që elementet e ndryshme të një programi të rritjes janë plotësues të njëri – tjetrit. Prirja për t’i parë aktivitetet dhe agjencitë që i mbështesin ato, në konkurrencë me njëra-tjetrën, një prirje kjo e rëndomtë në shoqërinë e gjërë, është duke u shmangur nga komuniteti. 39. Së fundi, një përparim i rëndësishëm në kulturë, të cilën ne e kemi ndjekur me interes të veçantë, është shënuar nga rritja në aftësinë për të menduar në drejtim të procesit. Se, që prej fillimit, besimtarëve iu është kërkuar të jenë gjithnjë e më të vetëdijshëm për proceset e gjera që përcaktojnë punën e tyre, është mëse e dukshme nga një lexim i kujdesshëm i deri edhe letrave më të hershme të Ruajtësit në lidhje me planet e para kombëtare të Besimit Megjithatë, kërkohet përpjekje e konsiderueshme që të mbash nivelin e kërkuar të përkushtimit për veprim afatgjatë, në një botë ku gjithnjë e më shumë vërhet përqëndrimi në përkrahjen e ngjarjeve, apo projekteve më të mira, të bazuara në mentalitetin që kënaqësia buron nga sensi i pritshmërisë dhe emocionet që prodhojnë ato. Zgjerimi dhe konsolidimi i komunitetit Bahá’í përfshin një numër procesesh bashkëvepruese, ku secila prej të cilave kontribuon pjesën saj në lëvizjen e njerëzimit drejt vizionit të Bahá’u’lláh-ut të një Rendi të ri Botëror.Hlusta Linjat e veprimit të lidhura me çdonjë proces të caktuar, sigurojnë organizimin e ngjarjeve të rastit, dhe nga koha në kohë, aktivitetet marrin formën e një projekti me një fillim të qartë dhe një fund të caktuar. Nëse, megjithatë, ngjarjet imponohen në shpalosjen e natyrshme të një procesi, ata do t’i pengojnë tonet e zhvillimit të tij. Nëse projektet e ndërmarra në një zonë nuk janë bërë në vartësi të nevojave të qarta të proceseve të shpalosura atje, ata do të japin fryte të pakta 40. Kuptimi i natyrës së ndërveprimit të proceseve që, në tërësinë e tyre, sjellin zgjerimin dhe konsolidimin e Besimit është jetike për përmbushjen e suksesshme të Planit. Në përpjekjet tuaja për të çuar më tëj një kuptim të tillë, ju dhe ndihmësit tuaj jeni të inkurajuar të mbani “vëth në vesh” një koncept që ndodhet në themelet e sipërmarrjes së tanishme botërore dhe, në të vërtetë, në zemër të çdo fazë të Planit Hyjnor: që përparimi është arritur nëpërmjet zhvillimit të tre pjesëmarrësve - të individit, të institucioneve, dhe të komunitetit. Gjatë gjithë historisë njerëzore, bashkëveprimet midis këtyre të treve, kanë qenë përplot me vështirësi në çdo hap, me individin që bërtet për liri, institucionin që kërkon nënshtrim, dhe komunitetin që pretendon përparësi. Çdo shoqëri ka të përcaktuara, në një mënyrë apo një tjetër, marrëdhëniet që i lidhin këta të tre, duke ngritur periudha të qëndrueshme, thurur me trazira. Sot, në këtë moshë ndryshimesh, kur njerëzimi lufton për të arritur pjekurinë e tij kolektive, marrëdhënie të tilla - madje, kuptimi thelbësor i individit, të institucioneve shoqërore, dhe të komunitetit - vazhdojnë të sulmohen nga kriza tepër të shumta për t’u numëruar. Kriza botërore e njerëzve të besueshëm ofron dëshmi të mjaftueshme. Kaq të trishtueshmë kanë qenë abuzimet e saj, dhe kaq thellë ngrihet tani dyshimi dhe pakënaqësia, sa që bota është duke u bërë gjithnjë e më e papërmbajtshme - një situatë e bërë edhe më e rrezikshme nga dobësimi i lidhjeve të komunitetit. 41. Çdo ndjekës i Bahá’u’lláh-ut e di mirë se qëllimi i Zbulesës së Tij është që të sjellë në jetë një krijim të ri. Sapo “Thirrja e Parë doli nga buzët e Tij dhe i gjithë krijimi u vërtit rrënjësisht, dhe të gjithë ata që janë në qiej dhe gjithë ata që janë në tokë u trazuan deri në thellësi. “ Individi, institucionet dhe komuniteti -. tre personazhet kryesorë në Planin Hyjnor - janë duke u formuar nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Zbulesës së Tij, dhe një kuptim i ri i secilit, i përshtatshëm për një njerëzim të pjekur tashmë, po del në shesh. Marrëdhëniet që i lidhin ata, gjithashtu, janë duke kaluar nëpër një transformim të thellë, duke sjellë në mbretërinë e të qenit, fuqi shoqëri–ndërtuese të cilat mund të çlirohen vetëm nëpërmjet përputhjes me urdhërin e Tij. Në nivelin bazë këto marrëdhënie janë karakterizuar nga bashkëpunimi dhe ndërsjellja, shfaqje të ndërlidhura që qeverisin gjithësinë. Pra, kjo është që individi, pa menduar për “përfitimet personale dhe përparësitë egoiste,” arrin të shohë veten e tij ose të saj, si “një nga shërbëtorët e Zotit, Gjithë-Zotëruesit,” dëshira e vetme i/e të cilit/cilës është të zbatojë ligjet e Tij. Ndaj dhe miqtë arrijnë të njohin se “pasuria e ndjenjave, bollëku i vullnetit të mirë dhe përpjekjes” janë pak të dobishëm kur rrjedha e tyre nuk drejtohet në kanalet e duhura, se “liria pa vargonj e individit duhet të jete e kalitur me konsultim të ndërsjellë dhe sakrificë,” dhe se “shpirti i iniciativës dhe i ndërmarrjes duhet të përforcohet me një ndërgjegjësim më të thellë të nevojës më të lartë për veprim të bashkërenduar dhe përkushtim më të plotë për mirëqenien e përbashkët.” Dhe kështu është që të gjithë arrijnë të dallojnë me lehtësi ato fusha të aktivitetit ku individi mund të ushtrojë më së miri nismën, dhe atyre që varen vetëm nga institucionet. “Me zemër e shpirt”, miqtë ndjekin udhëzimet e institucioneve të tyre, në mënyrë që, siç shpjegon Abdu’l-Bahá-i, “gjërat të mund të renditen si duhet dhe të rregullohen mirë”. Kjo, natyrisht, nuk është një bindje e verbër, por është një bindje që shënon shfaqjen e një race njerëzore të pjekur e cila i kupton nënkuptimet e një sistemi kaq të gjerë, si Rendi i ri Botëror i Bahá’u’lláh-ut. 42. Dhe ata që janë thirrur nga radhët e shpirtrave kaq shumë të ndezur për të shërbyer në institucionet e këtij sistemi të fuqishëm, i kuptojnë mirë fjalët e Ruajtësit se “funksioni i tyre nuk është të urdhërojnë, por të konsultohen, dhe të konsultohen jo vetëm ndërmjet tyre, por sa më shumë të jetë e mundur me miqtë që ata përfaqësojnë. “ Asnjëherë” nuk do “të çojnë në mendje se ata janë stolitë qendrore të trupit të Kauzës, qenësisht superior ndaj të tjerëve në aftësi apo merita, dhe nxitësit e vetëm të mësimeve dhe parimeve të saj.” “Me përulësi të skajshme,” ata u aviten detyrave të tyre dhe “përpiqen, me mendjen e tyre të hapur, ndjenjën e tyre të lartë të drejtësisë dhe të detyrës, sinqeritetin e tyre, thjeshtësinë e tyre, përkushtimin e tyre të plotë për mirëqenien dhe interesat e miqve, Kauzës, dhe njerëzimit, për të fituar, jo vetëm besimin dhe mbështetjen e çiltër, dhe respektin e atyre që ata u shërbejnë, por edhe nderimin dhe dashurinë e tyre të vërtetë.” Brenda mjedisit të krijuar në këtë mënyrë, institucionet me autoritet e shohin veten si mjete për të ushqyer mundësinë njerëzore, duke siguruar shpalosjen e vet përgjatë rrugëve të frytshme dhe të merituara. 43. I përbërë nga individë të tillë dhe institucioneve të tilla, komuniteti i Emrit Më të Madh të ngjan me atë arenë të mbushur shpirtërisht në të cilën fuqitë janë shumëfishuar në veprim të njësuar. Është për këtë komunitet që ‘Abdu’l-Bahá-i shkruan: “Kur çdokush prej shpirtrave të rritet për të qenë besimtarë të vërtetë, ata do të arrijnë një marrëdhënie shpirtërore me njëri-tjetrin, dhe do shfaqin një ëmbëlsi që nuk është e kësaj bote. Ata, të gjithë, do të ngazëllehen nga një gllënjkë e dashurisë hyjnore, dhe ai bashkim i tyre, ajo lidhje, do të mbetet e përherëshme. Kjo do të thotë, shpirtra që, kush dorëzon vetveten në harresë, heq nga vetja të metat e njerëzimit, dhe zgjidh veten nga robëria njerëzore, pa asnjë dyshim do të ndriçohen me shkëlqime qiellore të njëshmërisë, dhe të gjithë do të arrijnë në bashkimin e vërtetë në botën që nuk vdes.” 44. Ndërsa gjithnjë e më shumë shpirtra të hapur përqafojnë Kauzën e Perëndisë dhe hidhen në pjesëzën e tyre me ata që tashmë marrin pjesë në ndërmarrjen botërore në proces, zhvillimi dhe aktiviteti i individit, të institucioneve, dhe komunitetit padyshim do të marrë nje hov të madh përpara. Mund të njerëzimi i hutuar të shohë në marrëdhëniet e farkëtuara mes këtyre tre personazheve kryesorë prej pasuesve të Bahá’u’lláh-ut një model të jetës kolektive që do t’a çojë atë drejt fatit të tij të lartë. Kjo është lutja jonë e zjarrtë në Varret e Shenjtë. [nënshkruar: Shtëpia Universale e Drejtësisë]


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :