More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË 23 Qershor 2009 Drejtuar Bahá’í-ve të Iranit Miq të shumëdashur, Me zemrat e lënduara nga ngjarjet që po ndodhin në Iran, ne ju drejtojmë këtë letër juve, pasuesve të durueshëm të Bahá'u'lláh-ut në këtë vend. Shqetësimit për sigurinë tuaj, i cili ka kohë që peshon mbi ne, tani i është shtuar edhe frika në rritje për sigurinë e miliona burrave dhe grave iranianë, shumica e të cilëve në kulmin e rinisë, me potenciale të mëdha e aspirata të larta për të realizuar. Sa shpejt ra perdja e u bë copë-copë! Mizori të paracaktuara në përmasa të tilla të përllogaritura të përdoren mbi ju e të tjerë ndër vite u lëshuan në rrugët e Iranit për t’i parë gjithë njerëzimi. Pa marrë parasysh se çfarë drejtimi do të marrin ngjarjet, ne jemi të bindur që ju do t’i përmbaheni në mënyrë të vendosur parimit themelor të Besimit tonë, që ndalon rreptësisht çdo përfshirje në veprimtari politike partiake nga Baha'i-të individualë ose nga institucionet Baha'i. Megjithatë, ju nuk mund të mbeteni mënjanë e të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të popullit tuaj. Dekada vështirësish e kanë përgatitur secilin nga ju që të qëndrojë si një fener i fuqishëm në rrethin e familjes dhe të afërmve tuaj, ndër fqinjët dhe të njohurit tuaj, duke rrezatuar shpresë dhe mëshirë për të gjithë ata që kanë nevojë. Mbani gjallë në zemrat tuaja ndjenjën e besimit se e ardhmja e Iranit mban premtimin e shkëlqyer, bindjen se drita e diturisë në mënyrë të pashmangshme do të largojë retë e injorancës, bindjen që interesimi për drejtësi do ta mbrojë popullin të bjerë pré e shpifjeve dhe bindjen se në fund të fundit dashuria do t’i mposhtë urrejtjen dhe armiqësinë. Ju keni treguar me shembullin e jetës tuaj se përgjigjja e duhur ndaj shtypjes nuk është as të japësh dorëheqjen dhe as të marrësh karakteristikat e shtypësit. Viktima e shtypjes mund ta kapërcejë atë përmes një force të brendshme, që e mbron shpirtin nga zemërimi e urrejtja, duke rrënjosur tek ai qëndrimin konsekuent dhe veprimin parimor. U realizofshin fjalët e 'Abdu'l-Bahá-it: "Irani do të bëhet një qendër kryesore e shkëlqimeve hyjnore. Balta e tij e errët do të bëhet e shkëlqyer dhe toka e tij do të ndrisë me shkëlqim." Ju dhe bashkëpatriotët tuaj janë në lutjet tona të vazhdueshme. [nënshkruar: Shtëpia Universale e Drejtësisë]


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :