More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË 28 korrik 2008 Besimtarëve në Djepin e Besimit Të shtrenjtë Miq Bahá’í, Gjatë këtyre ditëve vështirësie e fatkeqësie, kur një valë e re persekutimi përballet me ju dhe ndërsa shpirtrat e shumështrenjtë, të cilët ju kanë shërbyer kaq mirë, qëndrojnë të burgosur pa asnjë justifikim, jeni vazhdimisht në mendimet dhe në lutjet tona. Dashuria e thellë që i mbush zemrat tona, kurdoherë që ju sjellim ndërmend, na bën t’ju drejtohemi me shpeshtësi më të madhe se më parë dhe t’ju shprehim ndjenjat tona më të ngrohta për ju. Qëllimi ynë, siç e dini edhe ju, nuk është t’ju nxisim të ndërmerrni ndonjë program të ri veprimi, aq më pak të shtojmë barrën e përgjegjësive tuaja, ose t’ju bëjmë thirrje për nivele më të larta sakrifice, sepse jemi të sigurtë për vendosmërinë dhe përkushtimin tuaj ndaj Besimit dhe kemi besimin se ju nuk lëkundeni kurrë në kryerjen e detyrave shpirtërore të urdhëruara nga Bahá’u’lláh-u. Të patrembur nga zërat që insistojnë që ju të besoni veçse në heshtje, sikur Besimi dhe shprehja e tij të mund të ndaheshin, ju jeni angazhuar, me urtësi e pa rënë në sy, në shkëmbimin e pikëpamjeve me miqtë tuaj mbi tema qendrore për progresin e Iranit dhe lavdërimin e tij. Në një kohë kur shoqëria iraniane është duke u bërë copash nga paragjykime të vjetra fetare, gjinore e klasore, përvoja e komunitetit tuaj për më shumë se një shekull e gjysmë mund të shërbejë si një burim i bollshëm kuptimi për popullin e atij vendi. Nga njëra anë, ju keni qenë të aftë që jo vetëm t’i bëni ballë, por edhe t’i përgjigjeni me dashamirësi formës më të rrezikshme të paragjykimit fetar, i cili është mbajtur gjallë nga armiqtë e Besimit që prej lindjes së tij, për ta shtrembëruar opinionin publik. Nga ana tjetër, ju keni ushtruar pa pushim përpjekje për t’i eliminuar paragjykimet e çdo lloji, qoftë brenda komunitetit tuaj, ashtu edhe në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Drita që e ka ndriçuar përherë shtegun tuaj është parimi i njëshmërisë së njerëzimit – boshti rreth të cilit sillen të gjitha mësimet e Bahá’u’lláh-ut. "Tenda e unitetit është ngritur”, ju i keni mësuar fëmijët tuaj që në moshë të njomë, "mos e shihni njëri-tjetrin si të huaj. Ju jeni frytet e një peme të vetme dhe gjethet e së njëjtës degë". Paragjykimi, siç besoni ju, nuk mund të luftohet me ftohtësi e armiqësi; njeriu duhet ta kapërcejë atë përmes mirësisë e dashurisë. Themeli i të gjitha formave të paragjykimit, siç ka qenë pohimi juaj i vazhdueshëm, është injoranca dhe ajo mund të kapërcehet, pra, kur drita e dijes përhapet përmes veprimit dhe bashkëpunimit të harmonizuar me të tjerët, pasi njëra nga mënyrat më të efektshme për t’u ngritur mbi paragjykimin është të punuarit bashkë në unison drejt një synimi të përbashkët. Ju jeni shumë të vetëdijshëm, sigurisht, që parimi i njëshmërisë së njerëzimit, siç është shpallur nga Bahá’u’lláh-u, është i papajtueshëm me çdo përpjekje për të imponuar uniformitetin. Motoja e tij është uniteti në larmi. Ta pranosh këtë do të thotë të përqafosh larminë e pasur që e karakterizon racën njerëzore. Ta çosh përpara atë nënkupton që ta ndihmosh çdo shpirt t’i zhvillojë e t’i shprehë talentet dhe kapacitetet e tij apo të saj, të dhuruara nga Perëndia, në shërbim të njerëzimit. Që prej ditëve të saj të hershme, Kauza e Bahá’u’lláh-ut ka tërhequr në radhët e saj individë nga çdo segment i shoqërisë iraniane. I ndërgjegjshëm për sfidat e përfshira në krijimin e një mjedisi të çliruar nga paragjykimi, komuniteti juaj ka përgatitur me zell programe edukative që orientohen drejt grupmoshave të larmishme dhe i ka ekzaminuar veprimtaritë shoqërore të tij, si dhe procedurat administrative të tij, me qëllim që ta ngushtojë sistematikisht hendekun e gjerë që mund t’i ndajë njerëz të preardhjeve etnike të ndryshme, të moshave të ndryshme, të shtresave të ndryshme dhe të gjinive të ndryshme. Për më tepër, ai i ka shqyrtuar imtësisht dhe i ka modifikuar ato praktika të bazuara në traditat shoqërore, përfshirë përdorimin e gjuhës së përditshme, e cila, në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, e kultivon paragjykimin. Fakti që lidhje kaq të forta uniteti e mirëkuptimi të ndërsjelltë kanë dalë në pah ndër familje të shumta përgjatë brezave, qoftë përmes martesave me ata nga prejardhje fetare të ndryshme, ashtu edhe përmes ndërveprimeve shoqërore, qëndron si një dëshmi e gjallë e suksesit që kanë arritur përpjekjet tuaja. Ajo që është më domethënëse, sidoqoftë, është se ju jeni angazhuar në një proces nxënieje mbi mënyrën se si të krijoni unitet dhe që përvoja juaj në këtë drejtim të rezultojë e dobishme për të tjerët. Këmbëngulni, pra, me zell e vendosmëri përgjatë këtij shtegu përpjekjesh. Ndërsa bëni kështu, përpiquni të perceptoni fisnikërinë në çdo qenie njerëzore – të pasur ose të varfër, burrë ose grua, të vjetër ose të ri, punonjës ose punësues, pavarësisht nga etnia apo feja. Ndihmojini të varfrit dhe të privuarit. Kujdesuni për nevojat e të rinjve dhe ushqeni tek ata besimin tek e ardhmja, në mënyrë që ata ta përgatisin veten në mënyrën e duhur për shërbim ndaj njerëzimit. Rrokni çdo mundësi për t’ia paraqitur bashkështetasve tuaj, me sinqeritetin më të madh, përvojën tuaj në luftimin e paragjykimit dhe bashkëpunoni me ta për krijimin e lidhjeve të dashurisë e të miqësisë, dhe kështu të kontribuoni në përparimin e kombit tuaj dhe në mirëqënien e popullit të tij. Nuk kalon një moment që të mos jeni në mendimet tona. Në çdo kthinë ne ju kujtojmë dhe krenohemi kur ritregojmë bëmat e qëndresës e të besnikërisë suaj. Lutjet tona të vazhdueshme janë me ju dhe, në Mauzoletë e Shenjtë, i përgjërohemi Bukurisë së Bekuar t’ju mbrojë e t’ju mbështesë. Me përshëndetje të përzemërta Bahá'í, [nënshkruar: Shtëpia Universale e Drejtësisë]


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :