Në mesditën e datës 2 Maj, Kuvendi i 10-të Ndërkombëtar Bahá'í po shkonte drejt përfundimit. Mbasdite vonë, rreth një mijë delegatë nga 150 shtete, në shoqërinë e Këshilltarëve Kontinentalë dhe të miqve që shërbejnë në Qendrën Botërore, u mblodhën në Bahji për të festuar Ditën e Dymbëdhjetë të Ri(vanit dhe për të ofruar lutje falenderimi për bekimet që u janë dhënë atyre. Asnjëri nga të pranishmit gjatë këtyre gjashtë ditëve të hareshme nuk harroi të vlerësonte rëndësinë e këtij takimi. Në një kohë kur bota po kalon një periudhë kaq të trazuar, të bëhej e mundur që një përfaqësim i tillë i gjinisë njerëzore të vinin së bashku në Tokën e Shenjtë për të përmbushur një qëllim kaq të shenjtë, ishte, në të vërtetë, një arritje me rëndësi të jashtëzakonshme.
Pas arritjes, delegatët patën mundësinë të rifreskonin shpirtin në rrethinat e Mauzoleumeve të shenjtë, duke përgatitur veten për të shkarkuar përgjegjësinë e rëndë të zgjedhjes së Anëtarëve të Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Gjatë ditëve në vazhdim, ata morën pjersë në pesë seksione konsultimi, që përqendroheshin në progresin e Planit të tanishëm Botëror. Ishte burim frymëzimi dhe gëzimi të vëreje eksperiencat e pasura që sollën ata në diskutime dhe unitetin e mendimeve që spikaste në komentet e paraqitura. Kontributi i tyre në konsultim u bë edhe më efikas nga studimi i dokumenteve të përgatitura nga Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies: "Duke ndjekur dinamikën e rritjes: Një paraqitje e shkurtër nga të pesë kontinentet". Siç vërehet edhe nga titulli, dokumenti përshkruan, nga një perspektivë historike, përpjekjet për të vendosur programet intensive të rritjes në pjesë të ndryshme të globit. Mbi të gjitha, demostrohet se si po përshpejtohet procesi i mësimdhënies, duke nxitur progresin në mbarë botën. Ne shpresojmë se kjo do të përbëjë bazën për shumë nga diskutimet në Kuvendet Kombëtare që do të fillojnë së shpejti.
Ndërsa delegatët po largoheshin nga Qendra Botërore, Konferenca e Bordit Kontinental të Këshilltarëve filloi punimet. Vëzhgimet që u bënë nga këta oficerë të rangut të lartë të Kauzës përgjatë mbledhjes, konfirmuan më tej efikasitetin e strategjive të ndërmarra për përhapjen dhe konsolidimin e Besimit. Ndërsa po hyjmë në vitin e tretë të Planit 5-vjeçar, kemi nderin të njoftojmë se numri i programeve intensive të rritjes që janë në funksionim e ka kaluar kufirin e të 600-ve. Sado mahnitëse të duket, kjo arritje zbehet përpara asaj që mbetet për t'u arrirë. Ne ju bëjmë thirrje, secilit dhe të gjithëve, të shtoni përqendrimin, të konsolidoni arritjet tuaja dhe të ngriheni me një vendosmëri akoma më të madhe për të çuar përpara punën e mësimdhënies.