More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit

SHTËPIA UNIVERSALE TË DREJTËSISË 21 dhjetor 2006 Bahá’í-ve të Egjiptit Të shumëdashur Miq, Ne e kemi marrë lajmin shqetësues që më 16 dhjetor 2006, Gjykata Supreme Administrative në Kairo ka marrë vendim të kundërt me atë të një gjykatë të shkallës më poshtë, e cila i lejonte Bahá’í-të të pajiseshin me karta identiteti të lëshuara ligjërisht. Ne kemi simpati të plotë për zhgënjimin tuaj, që drejtësia nuk u vu në vend për shkak të një vendimi, i cili u heq anëtarëve të komunitetit tuaj një të drejtë kaq të rëndësishme për qytetarët egjiptianë, për shkak të besimit tuaj. Por ju duhet të qëndroni të vendosur e të këmbëngulni në përpjekjen tuaj për të fituar afirmimin e kësaj të drejte. Të bërit më pak se kaq do t’u hiqte mundësinë autoriteteve në Egjipt të ndreqin gabimin, i cili ka pasoja për shumë të tjerë, e aq më tepër për ju vetë. Për më tepër, të hiqni dorë do të thotë të mos merrni parasysh kurajon morale të atyre organizatave, mediave dhe personave me vullnet të mirë, të cilët e kanë bashkuar zërin e tyre me tuajin në kërkesën për një zgjidhje të drejtë ndaj kësaj pabarazie. Gjatë shpjegimit të vendimit të gjykatës që u bë në media, kryegjyqtari pohoi se kushtetuta egjiptiane njeh vetëm tri fe: Islamin, Krishtërimin dhe Judaizmin. Ky argument e anashkalon thelbin, e errëson çështjen. Sigurisht, ju nuk po kërkoni që Besimi Bahá’í të njihet. Ashtu si edhe shtetasit e tjerë egjiptianë, ju thjesht kërkoni të jeni të lirë të kryeni kërkesën e ligjit civil për t’u pajisur me karta identiteti pa bërë një pohim të rremë rreth besimit tuaj fetar. Pasja e një karte të tillë është një e drejtë e përbashkët që i jepet çdo banori të lindur në Egjipt. Por sa e habitshme është që kujdestarët e ligjit ju detyrojnë vetë të shkelni një politikë qeveritare, të cilën çdo shtetas, pa përjashtim, duhet ta ndjekë! Natyrisht që është për t’u lavdëruar që gjyqtarët kanë mbrojtur vlefshmërinë e tre prej feve hyjnore. Si komunitet që beson se të gjithë Lajmëtarët e Perëndisë “ulen në të njëjtin fron, flasin të njëjtat fjalë dhe shpallin të njëjtin Besim”, Bahá’í-të e Egjiptit nuk e kanë të vështirë të përqafojnë të vërtetat e tri feve të përmendura. Por për ç’arsye u thirrën emrat e tyre? A ishte kjo për të justifikuar përjashtimin e qytetarëve të caktuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre? A nuk do të numërohej kjo si një keqpërdorim i autoritetit të këtyre Besimeve për të kryer një padrejtësi që ofendon standartet e larta të drejtësisë, të cilave kërkohet t’u përmbahen ndjekësit e tyre? Por interesi juaj nuk qëndron në një prag lufte teologjike me gjyqësorin egjiptian, pavarësisht nga keqinterpretimi i madh që i bën Besimit Bahá’í: ai qëndron në aplikimin e parimeve të barazisë, të paanësisë dhe të ndershmërisë, të cilat janë kaq jetësore për të gjithë pjesëtarët çdo besimi dhe të asnjë besimi. Vendimi ishte i paarsyeshëm jo vetëm sepse është në kundërshtim me udhëzimet e deklaruara në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike, në të cilën Egjipti është nënshkrues, por, më veçanërisht, sepse shkrimet e Islamit e lartësojnë tolerancën si një parim për stabilitet shoqëror. Ky incident sjell në mendje rastin e më se tetë dekadave më parë, kur autoritetet egjiptiane gjyqësore e fetare i konsideruan pretendimet e Besimit tonë jo me një përpjekje simpatizante, por me qëllimin për t’iu kundërvënë. Interesi i tyre u tërhoq nga një rast që kishte të bënte me tre burra myslimanë, të cilët ishin bërë Bahá’í në një fshat. Si rezultat, gjykata fetare e apelit e Bebas lëshoi një vendim më 10 maj 1925, i cili denonconte Besimin Bahá’í dhe anullonte martesat e këtyre burrave. Sidoqoftë, nga studimi i kujdesshëm që gjyqtarët u bënë shkrimeve Bahá’í, ata arritën në përfundimin e saktë se Besimi Bahá’í ishte “një fe e re”, “krejtësisht e pavarur”, me “besime, parime e ligje” të vetat. Ky vendim u miratua në atë kohë prej autoriteteve më të larta fetare. Nëse magjistrët egjiptianë ishin të aftë atëherë për një perceptim kaq të qartë dhe të tjerë në një gjykatë lokale kanë treguar së fundi një vetëdije të ngjashme, duket e arsyeshme të besohet se ky kapacitet, në të ardhmen, do ta ripohojë vetveten pozitivisht në nivelet më të larta të autoritetit në vendin tuaj. Një shekull më parë, në kohën e Bahá'u'lláh-ut, Feja e Tij përhapi rrënjët e saj edhe në tokën tuaj. Pavarësisht nga kundërshtimet, ajo lulëzoi në klimën e fermentimit intelektual. Në fillim të vitit 1934 u krijua Asambleja juaj Shpirtërore Kombëtare, duke fituar një personalitet të tillë ligjor, që bëri të mundur të funksiononte sipas procedurave Bahá'í dhe të zotëronte mjaft prona, duke përfshirë edhe Qendrën Kombëtare dhe varrezat. Më vonë, papritmas, në vitin 1960, pa paralajmëruar, Dekreti Presidencial nr. 263 ndaloi institucionet tuaja kombëtare e lokale si dhe konfiskoi pronat tuaja dhe asete të tjera. Për rreth pesë dekada anëtarët e komunitetit tuaj janë poshtëruar në të gjitha mënyrat, duke përfshirë edhe shqetësimet nga vëzhgimet e policisë dhe arrestimet e padrejta. Deri më sot asnjë e dhënë nuk ka provuar që ju nuk e meritoni besimin e publikut, madje mund të thuhet që ju keni bërë kontribute shumë të vlefshme në edukimin e karakterit shpirtëror, intelektual e kulturor të popullit egjiptian. Lidhur me këtë, ne kujtojmë me emocion të thellë dhe krenari shërbimet e shquara në vendin dhe komunitetin tuaj të bashkatdhetarit tuaj Baha'i, Hussein Bikar, të cilit, edhe pse ishte dekoruar me Urdhrin e Presidentit për arritjet e tij të vyera si artist, iu mohua karta e identifikimit egjiptian deri në vdekje. Gjithsesi, nuk është koha që komuniteti juaj të bëhet pré e shqetësimeve, të cilat i ka përballuar deri më sot. Është një rast i përshtatshëm për të reflektuar në një kuptim më të gjerë për vendimin e marrë nga Gjykata Administrative e Lartë, prej të cilit mund të rrjedhë një kuptim dhe qëllim më i gjerë. Padrejtësia është përhapur. Në të gjithë botën ajo vreros çdo pjesë të jetës, në shtëpi, në vendin e punës ose në mjedisin publik, si rrjedhojë e sjelljes së sëmurë nga individët, grupet ose qeveritë. Për shkak të së keqes që shumohet, Bahá'u'lláh bën këtë vërejtje therëse: "Drejtësia në këtë ditë po vajton shqetësimet e saj, dhe Paanshmëria ofshan nën thundrën e shtypjes. Retë e dendura të tiranisë kanë errësuar tokën dhe kanë mbështjellë popujt e saj.” Një situatë po kaq e rëndë ekziston edhe në këtë kohë ndryshimesh të pashembullta: proceset e kundërta të kaosit dhe të rregullit ndërveprojnë në spiralen e turbullirës, duke sinjalizuar tranzicionin në të gjithë botën si për çështjet shpirtërore ashtu dhe ato shoqërore. Shoqëria njerëzore ka mbërritur në një fazë të tillë evoluimi kur është i domosdoshëm uniteti i të gjithë racës njerëzore. Të mos vlerësosh këtë realitet do të thotë të mos kuptosh domethënien e krizave që kanë pushtuar tashmë të gjitha çështjet e botës. Parimi i njëshmërisë së njerëzimit identifikon kodin për zgjidhjen e çështjeve të vështira. Si Bahá'í ju e kuptoni që ky parim nënkupton jo vetëm qëllimin më të madh paqësor, por përfshin gjithashtu pjesëmarrjen tuaj në detyra të dhimbshme për ta arritur atë. Prandaj, ju vlerësoni domethënien globale të shtypjes, si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj, dhe pranoni përgjegjësinë për t’u përpjekur, të udhëhequr nga parimet e Fesë dhe në bashkëpunim me të tjerët, kurdoherë që të jetë e mundur, për të luftuar padrejtësinë për të mirën e përbashkët. Ato grupe që ju mbështesin juve në ngjarjet e tanishme kanë një vizion që përfshin tërë botën dhe vetë ata janë të përgatitur të përballin rezistencën e ashpër me një qëndrim vetëmohues, duke përballur goditjet e padrejtësisë në proces. Ndërsa drejtësia siguron unitetin në botë, të gjithë ata që marrin pjesë në sfidat e vështira për t’u përpjekur për të, kanë kuptuar me të vërtetë shpirtin e epokës të mishëruar në parimin e njëshmërisë. Lufta për drejtësi kontribuon në vendosjen e një standardi global për të drejtat e njeriut dhe organizatat e përfshira në Egjipt janë duke punuar për të arritur bashkimin e të gjithë popujve. Ata janë përkushtuar në përmasa të mëdha në detyrën jetësore për të zgjidhur tensionet që ndërlikojnë shoqërinë e tyre dhe vonojnë vendosjen e unitetit. Një pajtim i tillë nuk duhet të jetë i pamundur për popullin egjiptian, i cili mund të krenohet që në të kaluarën e ndriçuar e të lavdishme ka arritur unitetin e vet në një shoqëri në lulëzim. Padyshim, Egjipti do të ngrihet për të marrë pjesë, ashtu siç i ka hije atij, për të përmbushur fatin për paqen botërore dhe mirëqenien për të cilat ëndërrojnë të gjitha kombet. Të jeni të sigurtë për lutjet tona të zjarrta në Pragun e Shenjtë në emër të secilit dhe për të gjithë anëtarët e komunitetit tuaj, si dhe për progresin e bashkatdhetarëve tuaj në atë tokë të madhështisë së lashtë. [nënshkruar: Shtëpia Universale e Drejtësisë]


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :