More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË
17 Janar 2003
Bahá'í-ve të botës,
Shumë të dashur miq,

Me mirënjohje të pamatë ndaj Bahá'u'lláh-ut, ne kemi ndjekur shpalosjen e Planit Pesë Vjeçar gjatë dy viteve që nga dita e mesazhit tonë të 9 Janarit 2001 drejtuar Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve. Është vërtet inkurajuese të shohësh kulturën e nxënies që po hedh rrënjë kudo, ndërsa komuniteti botëror Bahá'í fokusohet në çuarjen më tej të procesit të hyrjes me trupa. Pikërisht në këtë çast, kur përvoja kolektive e komunitetit ka hedhur një hap kaq të rëndësishëm përpara, mendojmë se ka ardhur koha për të shqyrtuar me ju mprehtësitë shpirtërore që janë përftuar deri tani, si dhe të sqarojmë çështjet që kanë dalë në pah.

Gjatë muajve fillestarë të Planit, Asambletë Shpirtërore Kombëtare proçeduan relativisht lehtë në ndarjen e territorit nën juridiksionin e tyre në pjesë që përbëheshin nga lokalite fqinje me njëri-tjetrin, të quajtura zona (clusters), duke përdorur kritere që ishin thjesht gjeografike dhe sociale, dhe që nuk kishin të bënin me forcën e komuniteteve lokale Bahá'í. Raportet e ardhura në Qendrën Botërore tregojnë se tani në botë ka rreth 17 000 zona, duke përjashtuar ato vende ku, për një arsye apo një tjetër, veprimi i Besimit është i kufizuar. Numri i zonave për vend ndryshon mjaft gjerë - që nga India me 1580 zonat e saj, deri te Singapuri që me domosdo e sheh veten si një zonë. Disa nga grupimet janë zona jo fort të populluara me vetëm disa mijëra banorë, ndërsa kufijtë e të tjerave përfshijnë brenda tyre disa miliona njerëz. Në pjesën më të madhe qendrat e mëdha urbane nën juridiksionin e një Asambleje Shpirtërore Lokale janë përcaktuar si zona më vete, të cilat më pas janë ndarë në sektorë me qëllim lehtësimin e planifikimit dhe zbatimit.

Pas ndarjes së vendeve dhe territoreve të ndryshme në rajone të administrueshme, komunitetet kombëtare ecën me shpejtësi përpara në kategorizimin e zonave në përputhje me stadet e zhvillimit të Besimit të përmendura në mesazhin tonë të 9 Janarit. Ky ushtrim na siguroi një mjet realist për të parë perspektivat e komunitetit, por detyra e rafinimit të kriterit që nevojitet për vlerësime të përshtatshme po del se është një sfidë e vazhdueshme për institucionet. Të caktosh një zonë në një kategori apo një tjetër nuk do të thotë të bësh një deklaratë për statusin e saj. Më saktë është një mënyrë për të vlerësuar kapacitetin e saj për rritje, me qëllim që të adoptohet një mënyrë procedimi në përputhje me zhvillimin e saj evolues. Duket qartë që kriteret e ngurta janë antiproduktive, por një skemë e përkufizuar mirë për të bërë vlerësimin është thelbësore. Dy kritere duket se janë veçanërisht të rëndësishme: forca e burimeve njerëzore të ngritura nga instituti i trajnimit për shtrirjen dhe konsolidimin e Besimit në zonë, dhe aftësia e institucioneve për t'i mobilizuar këto burime në fushën e shërbimit.

Në pothuajse çdo vend fokusi tani është vënë në stimulimin e lëvizjes së zonave të tij prioritare nga stadi aktual i rritjes në tjetrin. Ajo që është bërë së tepërmi e qartë është se përparimi në këtë aspekt varet në një masë të madhe nga efikasiteti i proceseve paralele që synojnë të ndihmojnë një numër gjithnjë në rritje miqsh të lëvizin përmes sekuencës kryesore të kurseve të ofruara nga instituti që i shërben zonës. Shtimi i aktivitetit anembanë botës dëshmon për suksesin e këtyre kurseve në evokimin e shpirtit të sipërmarrjes që duhet për të kryer veprimet e shumëllojshme që kërkon rritja në zonë, në çfarëdo stadi të ndodhet ajo.

Veçanërisht zemërngrohëse për ta vënë në dukje është një ndjenjë në rritje e iniciativës dhe shkathtësisë kudo në botën Bahá'í, përkrah kurajos dhe guximit. Përkushtimi, zelli, mirëbesimi dhe ngulmi - këto janë midis cilësive që po i dallojnë besimtarët në çdo kontinent. Ato janë ilustruar nga, por sigurisht që nuk kufizohen vetem tek, ata që po ngrihen për të shkuar pionierë në frontin vendas. Ashtu siç kishim shpresuar, objektivat për hapjen e zonave të virgjëra po arrihen me gadishmëri nga pjesëmarrës entuziastë të programeve të institutit të cilët, të pajisur me dijen dhe aftësitë e fituara nëpërmjet kurseve të trajnimit, u nisën për të hedhur themelet e Besimit në një zonë të re dhe për të nxjerrë në dritë një komunitet filiz.

Në shumicën e zonave, lëvizja nga një stad i zhvillimit në tjetrën po përkufizohet sipas shumëfishimit të qarqeve të studimit, takimeve devocionale dhe klasave të fëmijëve, si dhe shtrirjes që ato sjellin. Takimet devocionale fillojnë të lulëzojnë kur nëpërmjet kurseve të institutit, midis besimtarëve të një zone, rritet vetëdija për dimensionin shpirtëror të ekzistencës njerëzore. Po kështu, edhe klasat e fëmijëve janë një rrjedhojë e natyrshme e trajnimit të marrë që më parë në studimin e sekuencës bazë. Ndërkohë që të dyja aktivitetet u hapin dyert komunitetit më të gjerë nëpërmjet një larmie mënyrash të perceptuara mirë e me fantazi, ato tërheqin një numër gjithnjë në rritje kërkuesish të cilët, mjaft shpesh, kanë shumë dëshirë të marrin pjesë në takimet rreth vatrës dhe të futen në qarqe studimi. Shumë prej tyre, si rrjedhim, deklarojnë besimin e tyre te Bahá'u'lláh-u dhe, që në hapat e tyre të parë, e shohin rolin e tyre në komunitet si atë të një pjesëmarrësi aktiv në një proces dinamik rritjeje. Përpjekjet individuale dhe kolektive në fushën e mësimdhënies intensifikohen gjithashtu, duke e stimuluar edhe më tej procesin. Komunitetet e ngritura rivitalizohen dhe ato të sapoformuara shpejt fitojnë privilegjin që të zgjedhin Asambletë e tyre Shpirtërore Lokale.

Koherenca e arritur në këtë mënyrë nëpërmjet ngritjes së qarqeve të studimit, takimeve devocionale dhe klasave të fëmijëve siguron impulsin fillestar për rritje në një zonë, një impuls që përforcohet ndërkohë që këto aktivitete thelbësore shumëfishohen në numër. Fushata që ndihmojnë një grup të konsiderueshëm besimtarësh të avancojë aq përpara në sekuencën bazë të kurseve saqë të kryejë aktet e nevojshme të shërbimit i jep shtytje këtij shumëfishimi të aktiviteteve.

Si rrjedhim, është e dukshme që një procedim sistematik ndaj trajnimit ka hapur një rrugë për Bahá'í-të që të depërtojnë ndaj shoqërisë përreth, ta ndajnë mesazhin e Bahá'u'lláh-ut me miqtë, familjen, fqinjët dhe kolegët e punës, dhe t'i ekspozojnë ata ndaj pasurisë së mësimeve të Tij. Ky orientim që sheh për nga jashtë është një nga frytet më të zgjedhur të nxënies që po ndodh në rrënjët e komunitetit. Modeli i aktivitetit që po vendoset në zonat anembanë globit përbën një mjet që e ka provuar veten të aftë në përshpejtimin e shtrirjes dhe konsolidimit. E megjithatë, ky është veçse një fillim.

Në shumë pjesë të botës, futja e numrave te mëdhënj në rradhët e pasuesve të Bahá'u'lláh-ut tradicionalisht nuk ka qenë një detyrë e vështirë. Si rrjedhojë, është mjaft inkurajuese të shohësh që, në disa nga zonat më të zhvilluara, projekte të hartuara me kujdes i janë shtuar modelit ekzistues të rritjes për t'u shtrirë në popullatat që janë pranuese dhe për ta çuar ritmin e përhapjes në një nivel më të lartë. Projekte të tilla përshpejtojnë tempin e mësimdhënies, i cili që tani është në rritje si rrjedhojë e përpjekjeve të individëve. E aty ku po rezultojnë deklarime në shkallë të gjerë, po merren masa që të sigurohet që një farë përqindjeje e besimtarëve të rinj menjëherë të futet në programin e institutit, sepse, ashtu siç e kemi theksuar në disa mesazhe, këtyre miqve do t'iu bëhet thirrje t'u shërbejnë nevojave të një popullsie Bahá'í gjithnjë në rritje. Ata ndihmojnë për të thelluar shumicën e Bahá'í-ve duke i vizituar ata rregullisht; u japin mësim fëmijëve, organizojnë takime devocionale dhe formojnë qarqe studimi, duke bërë të mundur mbështetjen e shtrirjes.

E gjithë kjo hap mundësi drithëruese për Asambletë Shpirtërore Lokale. Sfida është e tyre që, në bashkëpunim me anëtarët e Trupit Ndihmës që i këshillojnë dhe i mbështesin ato, të përdorin energjitë dhe talentet e burimeve të shtuara njerëzore që kanë në dispozicion në rajonet e tyre respektive të juridiksionit, për të krijuar një jetë të gjallë komuniteti, dhe për të filluar ushtrimin e ndikimit në shoqërinë përreth tyre. Në lokalitetet ku Asambletë Shpirtërore Lokale nuk ekzistojnë ose ende nuk funksionojnë në nivelin e nevojshëm, një procedim hap pas hapi në zhvillimin e komuniteteve dhe Asambleve Shpirtërore Lokale po tregon shenja suksesi të shkëlqyer.

Është veçanërisht e kënaqshme të vëmë re shkallën e lartë të pjesëmarrjes së besimtarëve në aspektet e ndryshme të procesit të rritjes. Në zonë mbas zone, numri i atyre që kanë marrë mbi supe përgjegjësitë e shtrirjes dhe konsolidimit po rritet me ritme konstante. Takimet e konsultimit të mbajtura në nivel zone shërbejnë për shtimin e vetëdijes në lidhje me mundësitë dhe të gjenerojnë entuziazëm. Këtu, të çlirët nga kërkesat e marrjes formale të vendimeve, pjesëmarrësit reflektojnë mbi përvojën e grumbulluar, ndajnë mes tyre mprehtësi shpirtërore, eksplorojnë mënyra për të proceduar dhe fitojnë një kuptim më të mirë se si çdonjëri mund të kontribuojë për të arritur synimin e Planit. Në shumë raste, një ndërveprim i tillë çon në arritjen e konsensusit mbi një tërësi objektivash afatshkurtra, individuale dhe kolektive. Të nxënit duke vepruar po bëhet tipari i jashtëzakonshëm e mënyrës së veprimit që po del në pah.

Mos kini pikë dyshimi që ajo çka po dëshmojmë është momenti gjithnjë në rritje i atij procesi të futjes së njerëzimit në Kauzë me trupa, e parathënë në Tabelën e Bahá'u'lláh-ut drejtuar Mbretit të Persisë, e parashikuar me padurim nga Mjeshtri dhe e përshkruar nga Ruajtësi si preludi i domosdoshëm për konvertimin masiv. Në ballë të procesit janë ato zona që, megjithëse të pakta në numër, janë tashmë të gatshme për të filluar programe intensive të rritjes. Shkalla e shtrirjes që do të shënojë stadin e mëtejshëm të rritjes në këto zona bën thirrje për një intensitet përpjekjesh që ende duhet të arrihet. Urojmë që rrjedha e jashtëzakonshme e energjisë që do t'i kushtohet kësaj sipërmarrjeje madhështore të përforcohet nga fuqia e mbështetjes Hyjnore.

Të jeni të sigurt për lutjet tona të përzemërta në Mauzoletë e Shenjtë që Bahá'u'lláh-u të bekojë dhe të konfirmojë përpjekjet tuaja për të realizuar, në maksimum, mundësitë e jashtëzakonshme të këtyre ditëve të çmuara.

Shtëpia Universale e Drejtësisë

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :