More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SEKRETARIATIT 11.6.2002 Per Asamblete Shpirterore Kombetare Te dashur Miq Bahá’í, Raportet prej anembane botes Bahá’í tregojne qe faza e pare e shperndarjes se mesazhit te Shtepise Universale te Drejtesise drejtuar udheheqesve fetare te botes, ka dhene fryte shume mbresedhenese nga ana e Asambleve Shpirterore Kombetare. Nje permbledhje e disa zhvillimeve paraprake po pergatitet nga Zyra e Informacionit Publik te Komunitetit Nderkombetar Bahá’í dhe do te shperndahet se shpejti. Kjo Zyre do te perfitoje nga mundesia per te paraqitur gjithashtu disa keshilla praktike si p.sh: si mund te trajtohen pyetjet prej medias mbi pjese te ndryshme te mesazhit. Ne pergjigje te pyetjeve prej nje numri asamblesh dhe miqsh, Shtepia Universale e Drejtesise na ka kerkuar neve t´ju pajisim me udhezime te metejeshme, si me poshte, per letren tone te 25 Marsit 2002. Ashtu sic e qarteson edhe vete teksti, mesazhi duhet te shihet jo si nje perhapje e misionit te Bahá'u'lláh'-ut, por si nje pergjigje e Shtepise Universale te Drejtesise per pergjegjesite qe shtrihen mbi Shrimet per nxitjen e paqes midis popujve dhe kombeve te botes. Meqe urrejtjet fetare jane bere kaq ligesisht nje burim i perleshjeve, Shtepia Universale e Drejtesise beson se ka ardhur koha kur duhet t´i beje thirrje udheheqjes se besimit fetar te organizuar, qe ta drejtojne ceshtjen ne menyre energjike dhe vendimtare. Nje forum madhor ne te cilin padyshim do te ngrihet nje diskutim i tille eshte aktiviteti nderfetar, qe tashme eshte nje veçori e krijuar e bisedave publike te niveleve lokale, kombetare dhe nderkombetare. Do te jete me rendesi per pjesemarresit Bahá’í ne keto takime te kene "vath ne vesh" gjate gjithe kohes, qe pergjegjesia per te analizuar kushtet ne vazhdim dhe per te percaktuar metodat e veprimit, qe mund te kundershojne rreziqet e krijuara nga ngritja e forcave te paragjykimeve fetare, qendron ne shoqerine njerezore ne pergjithesi e veçanerisht ne te gjithe besimtaret. Bahá’ít mezi do te presin te ndihmojne ne çdo menyre qe munden ne keto biseda, por ata nuk po perpiqen te pershkruajne zgjidhje te mundshme per grupet fetare qe po ballafaqohen me probleme shpirterore dhe sociale te krijuara prej rrethanave historike. Po keshtu, do te jete jetesore, qe besimtaret tane te respektojne me perpikmeri natyren dhe qellimin e ketyre bisedave te organizuara. T´i shmangësh ato ne nje mundesi per t´u mesuar Fene Bahá’í, do te ishte nje shperdorim i dashamiresise se te tjereve. Ne menyre te dukshme, rrethanat mund te lindin te tilla, qe keshillimi mbi nje teme te mesazhit te çoje ne kerkesen prej pjesemarresve te tjere per njohuri te metejshme mbi Fene vete. Perfaqesuesit Bahá’í do te jene natyrisht te lumtur te mundesojne njohuri te ketij lloji, por do te duan t´i mbajne keto verejtje brenda kornizes se pyetjes se bere. Asambletë Kombëtare dhe Lokale duhet t’i kushtojnë vëmendje hapave që duhet të ndërmerren, të cilat do të bëjnë të mundur, që iniciativa e marrë nga Shtëpia e Drejtësisë dhe mesazhi të përhapen në një publik sa më të gjerë që të jetë e mundur, veçanërisht nëpërmjet medias së ndryshme të informacionit. Efekti që do të shkaktohet do të përforcojë diskutimin mbi një subjekt, i cili është i një rëndësie jetësore për mirëqenien e njerëzimit dhe do të rrisë qartësimin e çështjeve që kanë pushtuar zemrat e tij. Folësa Bahá’í mund të kontribuojnë në këtë përpjekje dhe të përqëndrojnë vëmendjen mbi sfidat e vazhdueshme shoqërore dhe shpirtërore me të cilat përballet bota jonë dhe të shmangin grindjet mbi teologjinë. Gjatë aktiviteteve të tyre për mësimdhënie individë Bahá’í, do të gjejnë sigurisht gjatë leximit të mesazhit ide dhe perspektiva, që do t’i ndihmojnë në prezantimin e Fesë tek miqtë dhe të njohurit, dhe nuk duhet të zbrapsen që të përfitojnë nga këto mundësi. Një numër i madh njerëzish po alarmohen nga dita në ditë nga pasojat e tmerrshme, që rrjedhin nga urrejtjet midis sekteve, si dhe padurimi i justifikimeve teologjike, të cilat prej kohësh mbështesin sjellje dhe qëndrime shkatërruese. Shpjegimi i qartë në mesazh i parimit të njëshmërisë së Perëndisë dhe ardhja e besimeve nga një Burim i vetëm mund t’i pajisë kërkuesit e shqetësuar me ura ndihmëse drejt studimit të Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut. Kjo iniciativë tashmë e lançuar i vë para sfidave anëtarët e komunitetit Bahá’í të demonstrojnë me sjelljen e tyre personale idealet që gjallërojnë Besimin. Në të gjitha rastet, shoqërimi me besimtarët e besimeve të tjera ofron një mundësi për të shprehur atë shpirt të çiltër të miqësisë, që buron nga njohuria, që të gjitha besimet më të mëdha burojnë nga i njëjti Burim dhe që ndryshueshmëria e opinioneve nuk është shkak konflikti. Inkurajimi që sjell ky shoqërim i tillë është vetë shërbimi publik, që do të nxisë kauzën e paqes dhe të vullnetit të mirë dhe indirekt, përhapjen e Besimit. Në vazhdimin e misionit të vendosur nga Bahá’u’lláh-u, komunitetit Bahá’í i është bërë gjithmonë thirrje të ruajë një ekuilibër midis dy detyrave paralele të përfshira: nga njëra anë, të nxisë përhapjen e Kauzës nëpërmjet mësimdhënies së mesazhit tek të gjithë njerëzit dhe nga ana tjetër të kontribuojë në mirëqenien e njerëzimit nëpërmjet vertetësimit të idealeve të unitetit, tolerancës dhe bashkëpunimit. Kur ato zbatohen siç u ka hije, këto dy mandate megjithëse në thelb ndryshojnë nga njëra tjetra, përforcohen në mënyrë të ndërsjelltë. Me përshëndetje të ngrohta Bahá’í Departamenti i Sekretarisë cc: Duart e Kauzës së Zotit Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies Bordi i Këshilltarëve


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :