More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale

QENDRA NDËRKOMBËTARE E MËSIMDHËNIES QENDRA BOTËRORE BAHÁ’Í 1 Maj 2002 Transmetuar në mënyrë elektronike Drejtuar gjithë Këshilltarëve Kontinentalë Shumë të dashur Bashkëpunëtorë, Gjatë javëve që do të vijnë ju do të takoheni me Asambletë Shpirtërore Kombëtare dhe Këshillat Rajonale Bahá’í për të vlerësuar progresin e arritur gjatë vitit të kaluar në zbatimin e planeve për rritje sistematike. Procesi i ndarjes së vendit në zona, ashtu siç e shpjegon Shtëpia Universale e Drejtësisë në Mesazhin e saj të Ridván-it 2002, ka bërë të mundur “realizimin e një modeli shtrirjeje dhe konsolidimi të rregullt”. Për ta avancuar këtë proces është e nevojshme që të vlerësohet periodikisht progresi në zona, me qëllim që strategjitë e zbatuara të përputhen me nivelin e tyre të tanishëm të zhvillimit. Për këtë arsye, ne ndiejmë se, ndërsa hyjmë në vitin e dytë të Planit, në shumë vende ka ardhur koha e duhur për të rishikuar kategoritë e zonave, të azhornohet klasifikimi i tyre aty ku e dikton progresi, dhe të rishqyrtohen prioritetet. Detyra e monitorimit të rritjes në zonat e një vendi mund të lehtësohet kur bëhet në kontekstin e kësaj thënieje të Shtëpisë së Drejtësisë, e cila përshkruan me pak fjalë dy procese themelore të Planit Pesë Vjeçar: Plani Pesë Vjeçar…kërkon vëmendje të përqendruar dhe të mbështetshme ndaj dy lëvizjeve thelbësore. E para është rrjedha e paprerë e besimtarëve nëpërmjet serisë së kurseve të ofruara nga instituti i trajnimit, me qëllim zhvillimin e burimeve njerëzore të Kauzës. E dyta, që merr shtysë nga e para, është lëvizja e zonave gjeografike nga një stad rritjeje në tjetrin. Kushtimi i vëmendjes ndaj lëvizjes së parë të lartpërmendur sugjeron që në konsultimet tuaja me Asambletë Kombëtare ju duhet të rishikoni se sa shumë instituti i trajnimit në çdo vend e ka shtuar kapacitetin e tij për të dhënë sekuencën e tij të kurseve, dhe se si burimet e shtuara njerëzore janë në gjendje t’u japin shtysë atyre aktiviteteve bazë që e kanë provuar veten si të domosdoshme për shtrirje dhe konsolidim në shkallë të gjerë. Përsa i përket lëvizjes së dytë – avancimit të zhvillimit të zonave – disa Asamble Kombëtare kanë vendosur kritere me qëllim përcaktimin se kur një zonë lëviz nga një kategori në tjetrën. Në disa raste kategorive iu caktuan objektiva numerike, kurse në raste të tjera u adoptua një përqasje më përshkruese. Në të dyja rastet kriteri synonte ta përkufizonte çdo kategori sipas kërkesave minimale për të arritur një fazë të mëtejshme zhvillimi. Një kriter i tillë ka shumë të ngjarë të ndryshojë nga një vend në tjetrin, madje edhe brenda vetë vendit për zonat rurale dhe urbane. Raportet tregojnë se kriteret numerike mund të përfshijnë, për shembull, numrin e besimtarëve që njihen në një zonë, numrin e pjesëmarrësve në nivele të ndryshme të sekuencës së kurseve të institutit, dhe numrit të aktiviteteve bazë. Faktorë të tjerë që janë subjektivë, por të lidhur me këtë vlerësim, mund të përfshijnë nivelin e iniciativës individuale në zonë, shpirtin e unitetit dhe entuziazmin e treguar në Festën e Ditës së Nëntëmbëdhjetë dhe takimet e reflektimit, ose kapacitetin e komuniteteve për të depërtuar tek jo-Bahá’í-të. Përcaktimi i një kriteri minimum për çdo kategori është një ushtrim që do të përmirësohet krysisht nëpërmjet përvojës. Për këtë arsye është e rëndësishme që në këtë stad të lejojmë një farë fleksibiliteti në zbatimin e kriterit dhe t’i lemë kohë vetes për reflektim. Për faktin se të mësuarit rreth proceseve të Planit Pesë Vjeçar po ndodh kryesisht në rrënjët e komunitetit, përvoja e institucioneve që shërbejnë në nivelin rajonal dhe zonal do të jetë e rëndësishme në vlerësimin e progresit. Kudo ku ekzistojnë Këshillat Rajonale Bahá’í, ato duhet të ofrojnë një kontribut thelbësor në lidhje me kriterin për çdo kategori, dhe përgjithësisht do të jenë në pozitën më të mirë për të përcaktuar kategoritë e tanishme të zonave brenda juridiksionit të tyre. Gjithashtu, mund të merren parasysh edhe pikëpamjet e anëtarëve të Trupit Ndihmës dhe agjencive të tjera që punojnë në nivel rajonal ose zonal. Ndërsa vazhdojmë që t’i japim shtysë nxënies rreth rritjes sistematike, do të ishte me dobi që, saherë që të jetë e mundur, të inkurajojmë Asambletë Kombëtare që të organizojnë takime institucionale në nivel kombëtar me qëllim që besimtarët të shkëmbejnë përvojën rreth dy lëvizjeve të Planit Pesë Vjeçar. Kudo ku janë organizuar takime të tilla konsultuese, ato, ashtu siç ka përmendur Shtëpia e Drejtësisë, kanë bërë shumë për t’i ndihmuar institucionet “të arrijnë një vizion të përbashkët për rritjen e komunitetit të tyre dhe të diskutojnë strategji për veprim”. Sapo të jetë konfirmuar niveli i tanishëm i zhvillimit për çdo zonë, institucionet, ashtu si në vitin e parë të planit, do të zgjedhin zona prioritare dhe do të përcaktojnë strategjitë që do të zbatohen për t’i lëvizur ato në stadin tjetër të zhvillimit. Planet rezultuese do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë aktiviteteve të institutit të trajnimit dhe të sigurojnë një skemë koordinimi për të siguruar shumëfishimin e qarqeve të studimit. Elementë të tjerë të planifikimit në nivel rajonal dhe kombëtar janë përshkruar në dokumentin Institucioni i Këshilltarëve nën titullin “Formulimi dhe Zbatimi i Planeve”. Ne ju inkurajojmë që ta studioni këtë seksion me Asambletë Kombëtare dhe Këshillat Rajonale si përgatitje për ushtrimin e planifikimit. Përshpejtimi i procesit të institutit gjatë vitit të parë të Planit, si edhe zbatimi i strategjive të rritjes të përshkruara në mesazhin e 9 Janarit 2001, i ka përgatitur një numër zonash kudo në botë që të hedhin në veprim programe intensive të rritjes. Falë një shtimi madhor të burimeve të tyre njerëzore, këto zona tashmë kanë dëshmuar një rritje të konsiderueshme në të tre aktivitetet bazë – qarqet e studimit, takimet devocionale dhe klasat e fëmijëve – dhe tani po merren me shumimin e numrit të tyre nëpërmjet pjesëmarrjes më të gjerë të kërkuesve. Që tani disa komunitete po mësojnë se si të hartojnë fushata që shfrytëzojnë në maksimum burimet njerëzore të trajnuara nga instituti. Shpresojmë që konsultimet tuaja do t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë nevojave dhe zhvillimeve të këtyre zonave të përparuara, me qëllim që zbatimi i programeve intensive të rritjes të jetë thelbi i nxënies sonë në vitin e dytë të Planit Pesë Vjeçar. Ne hyjmë në këtë vit të dytë të Planit të frymëzuar nga fjalët e Shtëpisë së Drejtësisë se “një model koherence në linjat e veprimit” është vendosur dhe inkurajuar nga rezultatet tashmë të dukshme mbarëbotërore. Rruga është e hapur dhe mundësitë të pafundme. Ne urojmë që Bahá’u’lláh-u të bekojë sipërmarrjet tuaja dhe të përforcojë përpjekjet tuaja të palodhura për të avancuar procesin e hyrjes me trupa. Përshëndetje të dashura Bahá’í, Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :