Duke filluar që në muajt e parë të Planit Pesë Vjeçar, komunitetet Kombëtare kanë marrë masa të cilat kanë dhënë një dinamikë shtytëse në lidhje me aktivitetet e tyre. Tashmë, në shumë vende Asambletë Shpirtërore Kombëtare, ose Këshillat e tyre Rajonale duhet të kenë shqyrtuar ndarjen në zona të vogla gjeografike të territorit nën juridiksionin e tyre, duke iu përmbajtur kritereve të letrës sonë të dt. 9 Janar 2001. Këto zona po kategorizohen në përputhje me stadin e tyre të tanishëm të zhvillimit, dhe janë hartuar plane veprimi për të mbështetur në to rritjen nga një fazë në tjetrën. Ne jemi shumë të kënaqur nga përgjigjet e zellshme të institucioneve kudo në përkrahje të nevojave të Planit Pesë Vjeçar.
Planet e përcaktuara qartë, që po vihen në zbatim tani, shumfishojnë mundësitë për mësimdhënie për ata që duan t'i shërbejnë Besimit në fushat ndërkombëtare si pionierë afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Pjesa më e madhe e nevojave të një zone në një vend të caktuar duhet të përballohet gjithnjë e më shumë nga pionierët vendas, ndërkohë që Plani shpaloset. Por për shkak të numrit të madh të zonave gjeografike, të cilat kërkojnë vëmendje sistematike në mënyrë që të përparojnë, edhe pionierët ndërkombëtarë do të luajnë një rol të shquar. Pjesëmarrja e tyre do të jetë veçanërisht efektive në programet e përhapura kudo në botë, nëse do të kenë zhvilluar aftësitë për të nxitur procesin e institutit. Përtej kësaj pionierët ndërkombëtarë dhe mësuesit udhëtues mund të kontribuojnë dukshëm në Besim: si p.sh. në sfera të tilla aktiviteti, si administrimi, shpallja dhe zhvillimi social dhe ekonomik.
Lëvizja e pionierëve dhe mësuesve udhëtues nga njëri vend tek tjetri është një tipar i domosdoshëm i komunitetit Bahá'í . Vetëm në Planin e 12 mujor, mbi 1800 besimtarë prej afro 90 shtetesh u nisën të shërbejnë në fushat ndërkombëtare të besimit. Përveç shërbimeve, këta shpirtra besnikë janë në gjendje të ofrojnë Kauzën e Perëndisë, kjo përzierje e popujve të botës është jetike për modelet e jetës që pasuesit e Bahá'u'lláh-ut po përpiqen të destinuar të japin një shembull që ta imitojë pjesa tjetër e njerëzimit. Ndërkohë që komuniteti Bahá'í vazhdon të rritet në kapacitet, ai duhet t'i kushtojë vëmendje gjithnjë e më të madhe bashkimit të anëtarëve të ndryshëm të racës njerëzore në një shoqërizim gjithnjë e më të ngushtë.
Në këtë moment kritik në zhvillimin e Besimit, kur sistematizimi i punës së mësimdhënies po fiton rëndësi në çdo cep të globit dhe forcat integruese po shtyjnë shoqërinë drejt planit të Bahá'u'lláh-ut, atëhere çdo shërbyes besnik i Çështjes duhet të galvanizohet me vizionin e arritjeve të shkëlqyeshme të së ardhmes.
Ne ju bëjmë thirrje që të shqyrtoni rrethanat tuaja, të merrni parasysh kushtet e vendeve të ndryshme, e të përcaktoni ku mund t'i shërbeni më mirë nevojave të Besimit, dhe më pas të hidheni vendosmërisht në veprim. Bëni që ata që kanë dëshirë të zjarrtë të marrin pjesë në gëzimin që jep një shërbim i tillë kaq i meritueshëm, të ecin përpara të sigurt që lutjet tona do ti shoqërojnë ata, dhe të jenë plot shpresë për konfirmimet Hyjnore.
Me përshëndetje të ngrohta Bahá'í,