More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Nevruzit 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale

QENDRA NDERKOMBETARE E MESIMDHENIES QENDRA BOTERORE BAHÀ’Í 26 Nëntor 2001 Të gjithë Këshilltarëve kontinentale Tani që gjashtë muajt e parë të Planit Pesë Vjeçar kanë kaluar, ne mund të nisim të reflektojmë në disa prej çështjeve praktike që kanë lindur nga zbatimi i koncepteve dhe masave paraprake të Planit. Duke parë, në këtë periudhë të shkurtër kohore, eksperiencat e Këshilltarëve dhe Asambleve Shpirtërore Kombëtare në të gjitha kontinentet, kanë dalë disa ide rreth planifikimit të qarqeve të studimit, zhvillimit të instituteve, strategjive për rritjen, dhe rregullimet brenda për brenda qarqeve, të cilat ne dëshirojmë t’i ndajmë me ju si pjesë të një procesi të vazhdueshëm mësimi. Në disa raste, për më tepër, Shtëpia Universale e Drejtësisë në letrat e fundit drejtuar Asamblesë Shpirtërore Kombëtare e ka zgjeruar udhëzimin e saj mbi elementet e planit 5 vjeçar dhe ne ndihemi të sigurt se ju do ti gjeni këto sqarime të dobishme. Procesi i qarqeve të studimit. Duke filluar me takimet institucionale që ndodhën përreth botës para dhe pas Ridvanit 2001, shumë komunitete kombëtare ndanë vendet e tyre në zona gjeografike dhe caktuan kategoritë e tyre sipas shkallës së zhvillimit të tyre. Tanimë më shumë se 130 vende kanë zbatuar këtë detyrë. Duke pasuar këtë proces planet kombëtare dhe rajonale u përgatitën gjerësisht. Ashtu siç ishte parashikuar, në shumë raste një qytet i madh dhe rrethinat e saj, përgjithësisht nën juridiksionin e një Asambleje të vetme Shpirtërore Lokale u identifikua si një qark studimi. Disa prej këtyre qaqeve kanë miliona banorë. Për ti praktikuar me sukses programet për rritjen në një qark të tillë urban, Shtëpia Universale e Drejtësisë dha këshillën si më poshtë ndaj një Asambleje Kombëtare që kishte pyetur në se mund të ndahej qarku i një qyteti në njësi më të vogla. Eshtë krejt e lejueshme për një Asamble Lokale që të konsiderojë zonën e vet të juridiksionit si të përbërë nga grupe besimtarësh që jetojnë pranë njëri tjetrit, kur ajo zonë është e madhe. Për të shmangur konfuzionin do të ishte e dobishme në se do të përdorej një term i ri si p.sh. sektor që do të dallojë secilin prej këtyre segmenteve. Nuk ka asgjë që ta ndalë një Asamble Shpirtërore nga inkurajimi i një metode sistematike për rritjen në këta sektorë, paralel me ato linja të ngjashme që përdorën diku tjetër këto qarqe studimi. Në klasifikimin e qarqeve në një vend, u vu theksi në shtimin e kapacitetit të komuniteteve për të ndihmuar dhe mbështetur rritjen. Një faktor kyç në përcaktimin e stadit të zhvillimit në një qark studimi ishte forca e procesit të institutit në atë zonë. Një përvojë e rëndësishme ishte se arsyeja e klasifikimit të qarqeve nuk kishte për qëllim që të vendoste etiketa për zonat, por për të ndihmuar institutet për të përcaktuar strategjinë më të përshtatshme që ta ndihmojë një qark të përparojë drejt një procesi të vazhdueshëm rritjeje. Shtëpia Universale e Drejtësisë përgatiti këtë sqarim për një Asamble Kombëtare: “Qarqet” janë vetëm një ndërtesë-me funksion shumë të rëndësishëm-që i ndihmon miqtë të mendojnë për rritjen e Besimit në një shkallë të mundshme dhe për të hartuar e zbatuar plane që i përshtaten masës së përgjithshme të besimtarëve në komunitet. Zhvillimi i Instituteve dhe Strategjitë e Rritjes Në fillim të procesit të planifikimit bëhet e qartë se ka shumë pak qarqe në botë ku komunitetet Bahá’í kanë arritur atë stad të nevojshëm zhvillimi sa të jenë në gjendje të lançojnë programe intesive të rritjes. Ndërkohë që institutet e trajnimit zmadhojnë gradualisht burimet njerëzore, në më të shumtën e rasteve ato nuk kanë qënë të afta të shkojnë më shumë se disa kurse të pakta e fillestare. Në mesazhin e vet të Janarit 2001, Shtëpia Universale e Drejtësisë thotë: “institutet duhet të sigurojnë komunitetet e tyre me një vërshim të pandalshëm burimesh njerëzore, që do ti shërbejnë procesit të hyrjes me trupa.”Për këtë arsye, çuarja përpara e procesit të institutit, ka shërbyer si një strategji e rëndësishme për kalimin e qarkut nga një stad zhvillimi në një tjetër. Jo vetëm që duhen përfshirë më shumë besimtarë në kurset e institutit, por nevojitet gjithashtu një numër edhe më i madh që ti shkojë deri në fund të gjithë kursit. Prandaj, bëhet e qartë se përforcimi i lidhjes midis procesit të Institutit dhe rritjes sistematike, kërkon përgatitjen e më shumë tutorëve dhe një numër në rritje të miqve që të kenë përfunduar të gjitha etapat e kurseve, me qëllim që të përqëndrohen në qarqet më të avancuara të një vendi. Kjo strategji sjell entuziazëm dhe krijon një grup të aftë besimtarësh që i kuptojnë “kërkesat për rritje të qëndrueshme.” Eksperienca e muajve të kaluar në përkrahjen e strategjive për rritje brenda qarqeve të avancuara brenda një vendi ka dhënë kudo këto konkluzione: Fushata e Institutit. Me qëllim që të përkrahet procesi i zhvillimit të burimeve njerëzore dhe të përgatiten qarqe më të qëndrueshme për të lançuar programet intesive të rritjes, Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies ka inkurajuar një numër këshilltarësh që të ndihmojnë fushatat e Institutit në qarqe të caktuara. Synimi i këtyre fushatave është aftësimi i besimtarëve që i kanë mbaruar kurset e para të institutit dhe që kanë shprehur dëshirën për të shërbyer si tutorë, duhet të përparojnë me shpejtësi përmes kurseve të mbetura që të mund të zhvillojnë kapacitetin për të shërbyer si tutor për të gjithë librat që përmban programi i plotë. Shumëfishimi i aktiviteteve. Nëpërmjet fuqizimit të procesit të Institutit në komunitetet e zhvilluara mirë, krijohet një rezervuar i burimeve njerëzore, i cili mund të ngjasohet me një piramidë. Si rezultat i inkurajimit të instituteve, brenda një qarku, këta miq të motivuar do të nisin një numër në rritje të Qarqeve të studimit, Klasave të Fëmijëve dhe Takimeve të Adhurimit. Shtimi gradual i këtyre linjave të veprimit-“masa që kanë rezultuar si të domosdoshme për konsolidimin dhe shtrirjen në shkallë të gjerë”-kanë përparuar me një sukses në rritje. Takime reflektimi. Një instrument efektiv për shtimin e këtyre linjave të veprimit,kanë qënë takimet e reflektimit në nivel qarku. Në këto takime institutet konsultohen me besimtarët, shumë prej të cilëve janë përfshirë në procesin e Institutit, mbi arritjet dhe potencialet brenda një qarku. Ata diskutojnë edhe për natyrën e sferën e aktiviteteve që do të ndërmerren në fazën tjetër të planit të tyre. Hartohet një plan i thjeshtë dhe afatshkurtër, i cili pasqyron nevojat e individëve, por edhe të aktiviteteve kolektive që bëhen elementë të programit për periudhën në vazhdim prej tre deri katër muajsh, të propozuar nga Komiteti i Mësimdhënies i zonës dhe nga Asambleja Lokale. Si rezultat i këtyre reflektimeve, plani për një qark bazohet mbi burimet njerëzore më tepër se sa nevojat minimale të vetë komiteteve të tyre Bahá’í -kështu ka qënë deri më tani praktika në të kaluarën. Në këtë mënyrë, një komunitet është në gjendje të ofrojë shërbime-p.sh. klasa fëmijësh-përtej kufirit të qarqeve të vogla besimtarësh, deri në përfshirjen e të gjithë komunitetit. Administrimi brenda një qarku. Kanë lindur pyetje në lidhje me masat më të përshtatshme administrative në nivel qarku. Në përgjithësi, tipi i strukturës së duhur, varet nga stadi i zhvillimit të një qarku të veçantë dhe nga lloji i aktiviteteve që do të kryhen. P.sh. Në një qark ku ka vetëm një numër të vogël e grupe të izoluara besimtarësh, pjesa më e madhe e programit mund të realizohet nga institutet rajonale ose kombëtare,dhe nga komunitetet e tyre. Ndërsa procesi i rritjes avancon në një qark, një forcë ndihmëse e përbërë prej disa besimtarëve aktivë, do mund të sigurojë një strukturë të përshtatshme. Në të njëjtën mënyrë, koordinatori rajonal i institutit, gjithashtu mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave koordinative. Kur të arrihet një stad i caktuar zhvillimi, kur aktivitetet brenda qarkut të bëhen më komplekse, në këtë stad komunitetet do të përfitonin duke patur një Komitet Zonal Mësimdhënieje për të stimuluar dhe koordinuar aktivitetet në nivel qarku. Në vende me institucione lokale të avancuara, një komitet me përfaqësues nga Asamble lokale në qark, do të ishte një ndihmesë e përshtatshme. Shtrirja e Qëndrueshme dhe Rritja Sistematike. Komunitetet Kombëtare duhet të kenë parasysh se përparimi i procesit të institutit e shumëfishimi i tre linjave të veprimit, të identifikuara në Mesazhin e 9 Janarit, në vetvete, nuk përfaqësojnë një rritje intesive. Përfundimisht, këto përpjekje duhet të çojnë drejt një rritje të qëndrueshme e domethënëse në numrin e besimitarëve të rinj. Siç ka shprehur edhe Shtëpia Universale e Drejtësisë, duke iu referuar programeve sistematike të rritjes: Në thelb të programit duhet të qëndrojë një proces i shëndoshë dhe i qëndrueshëm i përkrahur nga një proces i fuqishëm i zhvillimit të burimeve njerëzore. Një sasi e përpjekjeve të nevojshme për t’u realizuar, duke përfshirë si aktivitetet e ndërmarra nga individi ashtu edhe nga fushatat e mbështetura nga Institutet. Me qëllim që të arrihet kjo shtrirje, besimtarët dhe institucionet duhet të jenë vigjilentë ndaj rasteve të reja në kohën kur ato hartojnë programet e tyre mësimdhënëse. Në shumë raste fushatat mësimdhënëse kanë qënë përqëndruar në shtimin e një numri të madh besimtarësh të interesuar për të marrë pjesë në kurset e institutit, duke përdorur në këtë mënyrë institutin në vetvete si një instrument mësimdhënieje. Në disa raste artet janë përdorur me një efikasitet të habitshëm. Metoda të tjera përfshijnë mësimin në familjet e besimtarëve, ndërsa në shumë qarqe, nëpër fshatra, i kushtohet vëmendje e veçantë mësimit të adoleshentëve. Ne dëshirojmë t’u komunikojmë konkluzionet e arritura nga informacionet që kemi marrë në muajt e kaluar. Këshilltarët që janë përqëndruar mbi pak qarqe të veçanta në një vend, e që kanë punuar direkt me besimtarët duke aplikuar strategjitë e mësipërme kanë mësuar shumë për çuarjen përpara të rritjes në një numër rrethanash të ndryshme. Duke i kushtuar më shumë vëmendje qarqeve më të, kjo ka rritur mundësinë që programet intesive të rritjes të ndërmerren me shpejtësi. Ne presim me kënaqësi një dialog të vazhdueshëm me ju të bazuar mbi eksperiencat e fituara në këtë fushë, dhe ne do të lutemi në Varret e Shenjta që komfirmimet hyjnore të mbështesin të gjitha përpjekjet tuaja. Me përshëndetje të ngrohta Bahá’í Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies.


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :