SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË 12 Nëntor 2001 Të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare Të dashur miq Bahá’í, Në vazhdim të letrës të datës 5 Gusht 2001, që ju është dërguar në emrin tonë, ne e gjejmë të arsyeshme t’u vemë në dijeni ju, që gjendja e Fondit Ndërkombëtar Bahá’í vazhdon të keqësohet qysh prej asaj kohe, duke u bërë një burim shqetësimi të jashtëzakonshëm. Një numër veprimesh janë ndërmarrë në Qendrën Botërore Bahá’í me qëllim që të reduktojnë në mënyrë të ndjeshme shpenzimet. Këto përfshijnë: • shtyrja e gjithë projekteve që, megjithëse shumë të dëshiruara, nuk janë të rëndësisë së lartë e të menjëhershme. • ndërprerja e funksioneve që mund të pezullohen në mënyrë të arsyeshme për një farë kohe pa shkaktuar dëme projekteve afatgjata të Qendrës Botërore. • reduktimi i numrit të stafit që shërbejnë në Qendrën Botërore. • rritja e numrit të orëve të shërbimit për stafin e Qendrës Botërore. • pezullimi i rritjes së shpenzimeve që i paguhet stafit ne përshtatje me inflancionin. Disa masa te tjera po shqyrtohen akoma për të pakësuar edhe më tej shpenzimet në këtë periudhë krize financiare. Po bashkangjisim një letër drejtuar gjithë anëtarëve të komunitetit Bahá’í duke i informuar për nevojat e Fondit Ndërkombëtar Bahá’í. Kini mirësinë t’ua shpërndani pa vonesë besimtarëve në zonën tuaj. Ju bëjmë thirrje, të bëni përpjekje të reja, me ndihmën e Këshilltarëve dhe Anëtarëve të Trupës Ndihmëse, të inkurajoni miqtë të intensifikojnë përkushtimin për të përmbushur nevojat jetësore të Qendrës Botërore, pavarësisht nga rrethanat materiale, secili sipas mundësive të veta. Pjesëmarrja universale në derdhjen me sakrificë të burimeve, për të cilën janë ftuar miqtë, do të tërheqë bekime të pallogaritshme mbi ta, dhe do të jetë një burim i një gjallërie të re për besimtarët, ndërkohë që vazhdojnë me këmbëngulje të zbatojnë Planin Pesëvjeçar. Përshëndetje të ngrohta Bahá’í Duart e Kauzës së Zotit Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies Bordi i këshilltarëve Këshilltarët