SHTIMI I VRULLIT: NJË PROCEDIM KOHERENT NDAJ RRITJES
Një dokument i përgatitur ngaNë mesazhin e saj të 17 Janarit 2003 drejtuar Bahá'í-ve të botës, Shtëpia Universale e Drejtësisë paraqet një analizë bindëse të progresit të botës Bahá'í në çuarjen para të procesit të hyrjes me trupa që nga fillimi i Planit Pesë Vjeçar. Duke përdorur mesazhin e 17 Janarit si kuadrin për të reflektuar mbi "eksperiencën tonë kolektive", ky dokument shqyrton nxënien që motivon këtë eksperiencë dhe ofron perspektiva të mëtejshme në lidhje me sfidat e mbështetjes së rritjes sistematike. Dokumenti është ndarë në pesë seksione:
1. NJË VIZION RRITJEJE2. LËVIZJA E ZONAVE NGA NJË STAD RRITJEJE NË TJETRIN
2.1 Hapja e zonave të virgjëra2.2 Vendosja e procesit të institutit në zonat që dalin në pah
2.3 Përparimi i zonave nëpërmjet një procesi energjik instituti
2.4 Përshpejtimi i shtrirjes dhe konsolidimit në zonat e përparuara
3. PËRMIRËSIMI I KAPACITETIT INSTITUCIONAL4.1 Nxënia dhe planifikimi në rrënjët e komunitetit
4.2 Mbajtja e fokusit4.3 Fuqizimi i anëtarëve të thjeshtë të komunitetit
4.4 Një "orientim që sheh për nga jashtë"Gjatë dy vjetëve të shkuara besimtarët dhe institucionet në mbarë botën i kanë përqëndruar përpjekjet e tyre në zbatimin e një strategjie themelore të Planit Pesë Vjeçar për krijimin e kulturës së rritjes, një strategji e dhënë në mënyrë të përmbledhur në një mesazh nga Shtëpia Universale e Drejtësisë:
Plani Pesëvjeçar kërkon përqëndrimin dhe pasjen e vëmendjes në dy lëvizje kryesore. E para është rjedha e vazhdueshme e besimtarëve në vijimësinë e kurseve të ofruara nga institutet e trajnimit me qëllim zhvillimin e burimeve njerëzore të Kauzës. E dyta, që merr shtytjen e saj nga e para, është lëvizja e zonave gjeografike nga një shkallë e rritjes në tjetrën.
Këto dy lëvizje kanë qënë në zemër të përvojës mësimore të botës Bahá'í dhe janë fokusi i kësaj analize. Lëvizja e parë i kishte fillimet e saj me krijimin e një rrjeti institutesh trajnimi gjatë Planit Pesëvjeçar. E dyta mori udhë në Planin Pesëvjeçar vetëm kur komunitetet kombëtare në përgjigje të udhëzimit të Shtëpisë së Drejtësisë filluan të hedhin në hartë territoret e tyre në zona gjeografike.
Asambletë Shpirtërore Kombëtare vazhduan me lehtësi relative të ndajnë territoret nën juridiksionin e tyre në rajone që përbëheshin prej lokaliteteve të afërta, të quajtura zona, duke përdorur thjesht kriterin gjeografik e social dhe që nuk lidhej me forcën e komuniteteve lokale Bahá'i.
Shtëpia e Drejtësisë në mesazhin e Ridvanit 2002 tregoi se si përvoja e
vendosjes në zona dhe e kategorizimit u kishte dhënë instutuconeve dhe besimtarëve një vizion për rritjen sistematike: "Një hartëzim i tillë.bën të mundur realizimin e një modeli të shtrirjes dhe konsolidimit të mirë-organizuar."
1.1 Kategorizimi i ZonaveDuke ditur që në disa raste kufijtë e zonave do të ishin vetëm një "përafrim i arsyeshëm,"që do të ndryshohej nëpërmjet përvojës, Asambletë Shpirtërore Kombëtare i kategorizuan zonat në përputhje me shkallën e gjerë të zhvillimit të Besimit siç përvijohet në mesazhin e 9 Janarit 2001 të Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Lidhur me këtë Shtëpia e Drejtësisë ka theksuar pikën e mëposhtme:
Të caktosh një zonë në njërën apo tjetrën kategori nuk do të thotë të bësh një deklaratë rreth statusit. Përkundrazi, ajo është një rrugë për vlerësimin e aftësisë së saj rritëse, që të mund të adoptohet një trajtim i pajtueshëm me zhvillimin e saj evolucionar.
Me qëllim që ta përparonin procesin e rritjes në mënyrë sistematike, Asambletë Kombëtare dhe Këshillat Rajionale Bahá'í kërkuan të vendosin kritere për të përcaktuar kur një zonë do të lëvizte nga një kategori në tjetrën. Në disa raste, kritere të tilla u shprehën në qëllime të shumta, ndërsa në të tjerat u përqafua një përshkrim cilësor. Përcaktimi i kritereve minimale për çdo kategori është një proces që parimisht ngrihet prej përvojës. Në mesazhin e 17 Janarit 2003 Shtëpia e Drejtësisë e cilësoi rëndësinë e kësaj detyre:
Detyra e përpunimit të kritereve të nevojshme për vlerësime të mirëqëna po provohet të jetë një sfidë e vazhdueshme ndaj institucioneve. Kriteret e ngurta duket qartë se janë joproduktivë, por një skemë e mirë-përcaktuar për të bërë vlerësimin është thelbësore.
Kudo ku ka Këshilla Rajonale, ata në përgjithësi janë në vendin më të mirë për të përcaktuar kategoritë aktuale të zonave brenda juridiksionit të tyre; anëtarët e Bordit Ndihmës dhe agjensitë në nivel zonal gjithashtu mund të japin ndihmesën e duhur. Sipas Shtëpisë së Drejtësisë, "dy kritere duken veçanrisht të rëndësishme " në këtë vlerësim:
Forca e burimeve njerëzore ngrihet nga instituti i trajnimit për shtrirjen e konsolidimin e Besimit në zonë dhe aftësia e institucioneve për t'i mobilizuar këto burime në sferën e shërbimit.
Themelore është që institucionet të vlerësojnë në mënyrë periodike progresin që është bërë e strategjitë që janë duke u zbatuar në një zonë të jenë "të pajtueshme me zhvillimin e saj evolucionar." Kur është i përligjur, klasifikimi i një zone ndryshohet e vendosen përparësi të reja.
1.2 Caktimi i PërparësivePërveç klasifikimit të zonave në përputhje me aftësinë e tyre rritëse, institucionet rajonale dhe kombëtare vendosën përparësi sipas të cilave zonat do të merrnin një fokus më të madh në fillim në Plan. Me kohë kjo përfshiu hapjen e disa zonave të virgjëra e përparimin e disa të dobtave, por në përgjithësi, përqëndrimi ishte në zonat e mirë-zhvilluara në një vend. Sapo institucionet kuptuan tipet e strategjive të nevojshme për të përparuar çdo kategori zonash, u bë e qartë se përparësi kishte zgjedhja e disa zonave premtuese ku kushtet për përshpejtimin e rritjes ishin shume të favorshme e pastaj puna për krijimin e një programi intensiv rritjeje. Udhëzimi që vijon, nga një letër e shkruar në emër të Shpëpisë së Drejtësisë për një Asamble Kombëtare, reflekton këshillën e dhënë në të tilla raste:
Tashmë para jush një sfidë e rëndësishme është të siguroheni që një apo dy zona në Austri të arrijnë nivelin në të cilin mund të vendosen programe intensive rritjeje. Kjo, para së gjithash, do të përfshijë ndihmën e institutit në vendin tuaj për t'u zhvilluar në një shkallë më të përparuar, i pajisur me aftësinë për të përcjellë një përqindje të rëndësishme individësh deri në atë shkallë të vijimësisë së kurseve ku ata mund të trajnohen për të vepruar si tutorë e për të shumëfishuar numurin e qarqeve të studimit në zonat e zgjedhura. Duke patur fleksibilitetin e shfaqur në të shkuarën me disa nga grupet e pakicës në Austri ju sigurisht do të bënit mirë të zgjidhnit të paktën një zonë me nje përfaqësim të madh të një popullsie të tillë.
Dhe ndaj një Asambleje tjetër Kombëtare, Shtëpia e Drejtësisë shpjegoi nevojën për përqëndrim në një pakicë zonash të përparuara të potencialit të lartë:
Në konsultim me Këshillat dhe Këshilltarët, ju kini identifikuar disa zona të vogla gjeografike në të cilat komunitetet lokale po marrin forcë nëpërmjet një procesi të fortë instituti. Ndërsa po afrohet me shpejtësi viti i dytë i Planit, Shtëpia e Drejtësisë shpreson që, nëse nuk është bërë deri tani, prej këtyre zonave të zgjidhen dy apo tri për të patur vëmëndjen e veçantë në muajt e ardhshëm me qëllim që ato të arrijnë shpejt në atë pikë ku do të jetë e mundur të konsiderohet fillimi i një programi intensiv rritjeje për secilën.
1.2 Procedimi përgjatë një sekuence kurseshNë mesazhin e vet të 17 Janarit, Shtëpia e Drejtësisë u drejtohet përpjekjeve në të cilat janë angazhuar aktualisht e kryesisht besimtarët:
Tani vëmëndja, pothuajse në çdo vend, është kthyer në stimulimin e lëvizjes së zonave të tij prioritare nga shkalla aktuale e rritjes në tjetrën. Ç'ka është bërë fort e qartë është se progresi në këtë drejtim varet gjerësisht nga efikasiteti i procesit paralel, që synon ndihmën ndaj një numuri gjitnjë në rritje të miqve për të lëvizur nëpërmjet vijimësisë kryesore të kurseve të ofruara nga instituti që i shërben zonës.
Shtysa e dhënë procesit të institutit në dy vitet e shkuara e, në veçanti, pasja e besimtarëve që ecin nëpërmjet një vijimësie kursesh u ndje mbi të gjithë kontinentet. Numuri i pjesëmarrësve që kanë përfunduar të paktën një kurs instituti në sekuencën fillestare vazhdon të rritet, por arritje më kuptimplote është se një rrymë e shtuar miqsh kanë ecuar në kurset e niveleve më të larta. Për shembull gjatë 18 muajve të Planit Pesëvjeçar kishin përfunduar Librin 6 të Institutit Ruhi më tepër se 10 000 besimtarë, që do të thotë një shtim prej më tepër se 500 përqind në krahasim me Prillin 2001 dhe më tepër se 8,000 kishin përfunduar Librin 7 të Institutit Ruhi, që çoi në një rritje të beftë të një rezerve tutorësh të trajnuar.
Gradualisht shumica e komuniteteve kombëtare rreth botës adoptuan për vijimësinë bazë të kurseve të tyre programin e Institutit Ruhi, që ishte zhvilluar në mënyrë specifike gjatë shumë viteve në përgjigje të një shtrirjeje në shkallë të gjerë. Në dritën e fokusit dhe energjisë që po i kushtohej përparimit të mëtejshëm të procesit të institutit në çdo komunitet kombëtar, nga shumë besimtarë u shprehën shqetësime lidhur me forcën e trajnimit dhe përdorimin e një programi uniform. Në një siparmarrje kaq të gjerë të tërheqjes së një numuri të madh të miqve nëpërmjet një programi të caktuar, pritet që disa individë mund të mos gjejnë materiale, të cilat i përshtaten stilit të tyre mësimor.Duke iu përgjigjur kësaj rrethane Shtëpia e Drejtësisë bëri komentin e mëposhtëm në një letër shkruar në emër të saj për një besimtar të veçantë:
raportet nga vende me prejardhje të ndryshme sugjerojnë se shumë komunitete kombëtare Bahá'i, që kanë adoptuar librat e Institutit Ruhi, po i shohin ato mjaft efektive. Është e natyrshme që një program i caktuar edukimi nuk do të tërheqte çdonjerin e se disa nuk do të dëshironin të merrnin pjesë. Sidoqoftë, nga institutet e vendit tuaj është bërë një zgjedhje për t'iu ofruar besimtarëve kurse të caktuara në suazën e planeve të tyre për të avacuar procesin e hyrjes me trupa. Shtëpia e Drejtësisë është e gëzuar kur shikon në letrën tuaj që ju e respektoni këtë vendim e nuk dëshironi ta bëni vlerësimin tuaj vetiak të programit shkak për mungesë uniteti.
Në një letër tjetër shkruar në emër të Shtëpisë së Drejtësisë, lidhjes së besimtarit individual me procesin e institutit i jepet qartësim i mëtejshëm:
Të thuash se instituti është i dobishëm vetëm për besimtarët e sapo regjistruar e ata që lexojnëe pak nuk është e saktë. Shumë besimtarë të pjekur e të thelluar po marrin pjesë në procesin e institutit edhe si nxënës, edhe si mësues në kurse të ndryshme, në përpjekje për të dhënë direkt ndihmesën e tyre në mbështetje të hyrjes me trupa në vendet e tyre përkatëse. Me një pjesëmarrje të tillë ata kanë përparuar më tej kuptimin e nevojave të rritjes e të veprimit që kërkohet për ta mbështetur atë, kanë kapur vështrime të reja të të vërtetave shpirtërore e kanë zhvilluar zotësitë e aftësitë e tyre ndaj shërbimit. Pa rënë ndesh me studimin vetiak të Shkrimeve në përputhje me aftësinë e nevojat e tij vetiake, lidhja e tyre me një institut trajnimi e ka rritur procesin. E natyrisht një pjesëmarrje e tillë nuk është një kërkesë për çdo Baha'i, që në fund të fundit, mund të zgjedhë mënyrën me të cilën ai ose ajo do t'i shërbejë Besimit. Themelore është që procesi i institutit të mbështetet edhe nga ata që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në të.
Në të njëjtën kohë Shtëpia e Drejtësisë ka shpjeguar se nuk duhet t'u jepet ndonjë emërtim i veçantë si atyre që po studjojnë në institut apo shërbejnë si tutorë, as nuk duhet që miqtë të ndjejnë ndonjë kufizim të bazuar mbi pjesmarrjen në institut:
Është krejt e natyrshme të pritet që, kur flitet për trajnimin nga instituti, kurse të caktuara do të kenë si parakusht të tyre përfundimin e kurseve të tjera. Megjithatë ky nocion nuk duhet të përçohet në veprimtaritë e tjera Bahá'í e natyrisht nuk duhet bërë dallim midis besimtarëve "të trajnuar" e "të patrajnuar" të vendit. Është e natyrshme që për lloje të caktuara shërbimi qualifikimet e besimtarëve do të duhej të merreshin parasysh. Sidoqoftë, udha duhet të jetë e hapur që gjithë miqtë të marrin pjesë në çështjet e Besimit, pavarësisht nga shkalla e dijes apo përvojës së tyre
Ato komunitete që nuk u përpinë nga çështjet e programit mësimor, por e kthyen vëmendjen e tyre në vendosjen në vend të sistemit ishin të afta për të mësuar më shpejt se si t'i përhapin kurset e tyre në një numur të madh besimtarësh e të konsolidojnë procesine institutit. Sidoqoftë, me fillimin e Planit Pesëvjeçar besimtarët në shumicën e vendeve nuk kishin ecur më tej se pak kurseve të para të institutit. Sfida që Asambletë Shpirtërore Kombëtare të çojnë më tej procesin e institutit e të kenë një fokus të qartë u trajtua me vend në një letër shkruar në emër të Shtëpisë së Drejtësisë për një Asamble Kombëtare:
Ndihma ndaj një numuri të madh besimtarësh për të ecur përmes një vijimësie kursesh është një detyrë e shkëlqyer, që përfshin punë sistematike me një numur tutorësh në rritje, ngritjen e qarqeve të studimit dhe masat për monitorimin e progresit të pjesëmarrësve. Miqtë e ngarkuar me procesin duhet të kenë qartësi vizioni e duhet të lejohen të kryejnë misionin e tyre pa i shqetësuar.
1.4. "Evokimi i Shpirtit të Sipërmarrjes"Gjatë Planit Katërvjeçar udhëzimi nga Shtëpia e Drejtësisë kishte theksuar se pasi besimtarët të kishin përfunduar kurset më të larta në vijimësi, aftësia e tyre për t'i shërbyer Kauzës do të rritej. Në mesazhin e 17 Janarit u konfirmua kjo dinamikë:
Rritja e aktivitetit përqark botës dëshmon për suksesin e këtyre kurseve në evokimin e shpirtit të sipërmarrjes i kërkuar për të kryer aksione të ndryshme që kërkon në çdo shkallë rritja në një zonë.
Kjo "rritje aktiviteti" nuk ishte askund më e qartë se sa në shtimin e qarqeve të studimit dhe veprimtarive të tjera bazë. Sipas të dhënave në dispozicion të Qendrës Botërore Bahá'i, numuri i qarqeve të studimit në mbarë botën nga 3600 në Prill 2001 u shtua në pothuaj 9,000 në Tetor 2002. Pjesëmarrja e individëve në mbledhjet devocionale dhe në klasat e fëmijve u shtuan në të njëjtën periudhë respektivisht me 80 e 63 përqind, me regjistrimin e përqindjeve më të larta të rritjes për të dyja kategoritë në vendet e Azisë. Në pjesën më të madhe ky shtim i veprimtarive komunitare ishte shprehje e inisiativës individuale të besimtarëve për të vënë në jetë atë që kishin përvehtësuar nga trajnimi në kurset e institutit.
2. LËVIZJA E ZONAVE NGA NJË STAD RRITJEJE NË TJETRIN
2.2 Vendosja e procesit të institutit në zonat që dalin në pah
Zonat e nivelit tjetër të zhvillimit, të karakterizuara në mesazhin e 9 Janarit si zona që kanë "disa lokalitete dhe grupe të izoluara", shpesh përfshijnë një spektër të gjerë të aktiviteteve Bahá'í, kjo në varësi të vendit ku ato bëjnë pjesë, historisë së rritjes në atë zonë, si dhe në se zona është rurale apo urbane.
Në këtë kategori kanë mbizotëruar dy gjendje të ndryshme. Kemi një numër zonash që kanë përjetuar një rritje në shkallë të gjerë në të kaluarën, por që kanë pasur Asamble Shpirtërore Lokale jofunksionuese dhe shumë pak besimtarë aktivë. Gjithashtu të përhapura janë edhe zonat që kanë pasur, përveç lokaliteteve dhe grupeve të izoluara, edhe Asamble Lokale funksionuese, disa prej të cilave vetëm me kapacitet bazë dhe të tjerat me përvojë afatgjatë dhe komunitete aktive, por me aktivitet minimal ose pa aktivitet instituti. Procedimi i përgjithshëm në të dyja këto tipe zonash ka qenë ai i forcimit të procesit të institutit, por mjetet dhe hapi i ecjes ka ndryshuar në përputhje me rrethanat e tyre të veçanta.
Në zonat që kanë përjetuar shtrirje në shkallë të gjerë, një procedim i cili ka dëshmuar të jetë efektiv, është që një ekip mësimdhënieje të rivendosë kontaktet më miqtë që i përgjigjen këtij veprimi, dhe gradualisht të prezantojë kurse instituti në zonë. Duke ia rekomanduar një procedim të tillë një Asambleje Kombëtare që përballej me sfidën e patjes së zonave me numër të madh besimtarësh që nuk ishin kontaktuar për vite të tëra, Shtëpia e Drejtësisë shpjegoi:
Në shumë vende të botës përgjigja ndaj kësaj sfide kërkon që t'i kushtohet vëmendje atyre lokaliteteve për të cilat kemi lista të gjata të besimtarëve, por që me kalimin e kohës, kanë pushuar së paturi ndonjë aktivitet Bahá'í. Në rastin tuaj do të ishte mirë që ju të vini në veprim një program specifik sipas të cilit ekipe mësuesish të aftë do të vizitonin komunitete të tilla njëri pas tjetrit, do të shpenzonin kohë me besimtarët që ata mund të gjejnë, dhe do të mësonin shpirtrat pranues derisa kushtet të jenë të favorshme që instituti të hyjë në veprim dhe të ofrojë kurset e tij.
Në disa komunitete kombëtare në Azi, besimtarët që kishin përfunduar librin e dytë të sekuencës së institutit të tyre, ndërmorën vizita të këtij lloji. Në Bangladesh, Indi dhe Filipine, kjo përpjekje solli si rezultat që një numër besimtarësh të hynin në kurset e institutit dhe takimet devocionale, dhe si rrjedhim të riaktivizoheshin mbas shumë vitesh. Në letrën e cituar më lart, Shtëpia e Drejtësisë shtjellon më tej këtë mënyrë procedimi:
...qëllimi i fushatave të tilla në komunitetet lokale që kanë qenë të përgjumura për vite të tëra, nuk është ai që të gjejmë çdo Bahá'í emri i të cilit është në listën e anëtarësisë dhe të verifikojmë statusin e tij apo të saj. Lista e emrave duhet të konsiderohet si një pikë nisjeje që na jep mundësinë të takojmë individë që janë të gatshëm të angazhohen në biseda kuptimplote, në eksplorimin e realiteteve shpirtërore dhe në mësimin gjithnjë e më shumë rreth Besimit.
Në zonat që kanë pasur komunitete aktive, por të cilave u mungonte një prani e fortë e institutit, një kërkesë fillestare ka qenë që institucionet dhe besimtarët në zona të tilla të fitojnë një vizion të qartë të rolit qendror të procesit të institutit në zbatimin e planit dhe që t'i zotohen përmbushjes së këtij prioriteti. Sapo kjo gjë të jetë kuptuar, këto zona mund të përparojnë mjaft shpejt në zhvillimin e procesit të institutit
E thënë praktikisht, përparimi i procesit të institutit në këtë kategori zonash nënkupton shtimin e numrit të tutorëve dhe qarqeve të studimit, kështu që më shumë besimtarë të përfshihen në procesin e institutit. Ky objektiv mund të arrihet në një sërë mënyrash, në varësi të nivelit të burimeve njerëzore në zonë - për shembull, nga pionierë afatshkurtër brenda vendit që shërbejnë si tutorë, nga tutorë të një zone ngjitur që lehtësojnë qarqet e studimit, ose nga miq që vijnë nga këto zona që po dalin në pah dhe që marrin pjesë në kurse të centralizuara trajnimi ose kurse shtesë në zonën e tyre.
Me rritjen e numrit të qarqeve të studimit në këto zona, një numër në rritje miqsh janë angazhuar në studimin e librit të parë ose të dytë të institutit. Megjithatë, Shtëpia e Drejtësisë theksoi vlerën që ka vendosja në funksionim e një sistemi për kalimin e besimtarëve përmes një sekuence të plotë kursesh dhe rrjedhojave potenciale të kësaj mase:
Sfida me të cilen përballemi nuk është thjesht patja e një farë përqindjeje njerëzish që studion një ose dy kurse, por që studion një sekuencë prej disa kursesh nëpërmjet një sistemi efektiv të edukimit në distancë. Në qoftë se instituti ia del mbanë ta arrijë këtë gjë, atëherë duhet të ketë një rritje korresponduese në ritmin e punës mësimdhënëse ndërkohë që gjithnjë e më shumë miq ngrihen për t'i shërbyer Besimit. Si pasojë, një rrjedhë konstante besimtarësh të sapodeklaruar do të hyjnë në programin e institutit dhe në këtë mënyrë sistemi, si një i tërë, do të jetë në një gjendje të vazhdueshme shtrirjeje.
2.3 Përparimi i zonave nëpërmjet një procesi energjik instituti
Me qëllim që "të sigurojmë që një ose dy zona ... të arrijnë nivelin në të cilin mund të vihen në veprim programet intensive të rritjes," një masë e madhe e vëmendjes është drejtuar për nga zhvillimi i mëtejshëm i zonave të forta dhe përgatitjes së tyre për rritje intensive. Mjetet kryesore për t'i përparuar këto zona kanë qenë fushatat e institutit, takimet e reflektimit dhe një shumëfishim gradual i aktiviteteve bazë. Mënyra më e thjeshtë për të arritur objektivin e fundit është duke i ftuar kërkuesit në këto aktivitete. Përvoja e institucioneve dhe e besimtarëve në këtë kategori zonash ka qenë e konsiderueshme dhe udhëzuese.
2.3.1 Fushatat e institutitMegjithëse kuptimi i një procesi "energjik" instituti ishte interpretuar në një sërë mënyrash, përpjekjet për ta çuar më tej procesin e institutit në zonat më të zhvilluara kanë përfshirë kalimin e një numri të konsiderueshëm miqsh përmes sekuencës së kurseve dhe shtimin e shpejtë të numrit të tutorëve të trajnuar. Në disa raste kjo gjë është arritur shpejt dhe efektivisht nëpërmjet fushatave të institutit, të cilat kanë shtuar përpjekjet e vazhdueshme për të zgjeruar numrin e qarqeve të studimit. Në shumicën e rasteve këto fushata janë hartuar me qëllim që të mundësojnë besimtarët që kanë përfunduar tashmë disa nga librat e parë të sekuencës, dhe që mundësisht të kenë shërbyer si tutorë, të ecin në mënyrë të përshpejtuar përmes librave që kanë mbetur. Ky proces ka gjeneruar një masë të madhe entusiazmi dhe ka ndihmar në krijimin e një grupi të konsiderueshëm besimtarësh të aftë, që kanë filluar t'i kuptojnë "kushtet paraprake për rritje të mbështetshme."
Në pjesën aziatike të Rusisë një fushatë instituti në muajt e parë të Planit Pesë Vjeçar solli si rezultat që 76 besimtarë të përfundojnë të gjashtë librat e institutit dhe të përgatiten për të vepruar si tutorë për secilin nga librat e sekuencës. Zona urbane si ato të Perthit, Australi; Minskut, Bjellorusi; Vankuverit, Kanada; Ulan-Batorit, Mongoli; Karaçit, Pakistan; dhe Los Anxhelesit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës; si dhe zona rurale dhe gjysëm-urbane të zhvilluara mirë në, p.sh., Kamerun, Republikën e Afrikës Qendrore, Kenia, Indi dhe Itali, morën përsipër fushata të tilla dhe regjistruan rritje të menjëhershme në numrin e qarqeve të studimit në zona. Shtëpia e Drejtësisë komentoi këtë lloj përpjekjeje duke thënë:
Është gjëja më inkurajuese të shohësh se progresi i kësaj pune [zhvillimi i brendshëm i zonave] po merr energji nëpërmjet procesit të institutit të trajnimit, i cili u forcua në mënyrë të konsiderueshme ... nga fushatat e ndërmarra në shumë vende për të rritur numrin e tutorëve të trajnuar.
Në zonat me besimtarë aktivë e të thelluar, përparimi i individëve përmes sekuencës së kurseve ka ecur me shpejtësi sapo anëtarët e komunitetit janë zotuar për mbarëvajtjen e këtij procesi. Një shembull i mirë i kësaj dinamike është evidentuar në eksperiencën e Australisë perëndimore. Një fokus i përqendruar në këtë shtet në përfshirjen e një numri në rritje miqsh në institut, të ndihmuar nga një seri fushatash, solli si rezultat që më shumë se gjysma 1500 besimtarëve të saj të marrin pjesë në kurset e institutit. Në më pak se tre muaj numri i qarqeve të studimit, të cilët kishin në rradhët e tyre edhe kërkues, u dyfishua nga 52 në 103, dhe si rrjedhim i këtij "shtimi në ritmin e punës mësimdhënëse" 36 besimtarë të rinj hynë në Besim. Ky numër ishte trefishi i numrit të deklarimeve të reja të regjistruara për secilin nga dy vitet e fundit.
2.3.2 Shumëfishimi i aktiviteteve bazëLëvizja e zonës drejt stadit të mëtejshëm të zhvillimit është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me "shumëfishimin e qarqeve të studimit, takimeve devocionale dhe klasave të fëmijëve, si dhe shtrirjes që ato sjellin." Me rritjen e numrit të burimeve të trajnuara njerëzore, natyrshëm shfaqet një shtim i këtyre aktiviteteve dhe aktiviteteve të tjera. Ashtu siç është treguar, vëmendja që i është kushtuar në këto dy vitet e fundit trajnimit të një numri më të madh tutorësh ka pasur një ndikim të matshëm në numrin e qarqeve të studimit në të gjithë botën. Jo vetëm që kjo shifër ka arritur tani në 10000, por një e treta e pjesëmarrësve janë duke studiuar librat e sipërm në sekuencën e institutit. Përpjekjet për të sjellë besimtarë dhe kërkues të rinj në procesin e institutit kanë krijuar një dinamikë të re në zona. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë deklarues të rinj i bashkohen kurseve të institutit, "sistemi, si një i tërë, do të jetë në një gjendje të vazhdueshme shtrirjeje."
Shtimi i numrit të burimeve njerëzore të gjeneruara nga procesi i institutit ka bërë të mundur zhvillimin e një numri në rritje të dy aktiviteteve të tjera bazë: takimeve devocionale dhe klasave të fëmijëve.
Takimet devocionale fillojnë të lulëzojnë kur nëpërmjet kurseve të institutit, midis besimtarëve të një zone, rritet vetëdija për dimensionin shpirtëror të ekzistencës njerëzore.
Në pjesë të ndryshme të botës, përpjekje të veçanta për të shtuar numrin e takimeve devocionale shpesh fillojnë duke inkurajuar besimtarët e frymëzuar nga kursi i tyre i institutit mbi jetën shpirtërore të marrin vetë përsipër takime të tilla. Një mënyrë tjetër procedimi që ka rezultuar në një shtrirje në numër që nuk mund të mendohej më parë ka qenë mbajtja e takimeve devocionale në shtëpitë e jobahá'í-ve, të cilët ndonjëherë i organizojnë vetë ato. Duke vënë në zbatim këtë mënyrë pune për një periudhë gjashtë mujore, besimtarët në Malajzi ishin në gjendje të shtonin dhjetëfish takimet devocionale në zonat e tyre të përparuara, si dhe nivelin e pjesëmarrjes me 40 përqind.
Shumëfishimi i takimeve devocionale është bërë relativisht lehtë si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane. Në vetëm 18 muaj, numri i individëve që kanë marrë pjesë në takime devocionale në Azi u rrit me rreth 200 përqind, dhe në Amerikë dhe Evropë me rreth 50 përqind.
Një shtim i dukshëm në klasat e fëmijëve është raportuar nga të gjithë kontinentet, duke konfirmuar se ato janë gjithashtu "një rrjedhojë e natyrshme e trajnimit të marrë që më parë në studimin e sekuencës bazë." Përpjekjet për të shumëfishuar numrin e klasave të fëmijëve në një zonë të fortë janë paraprirë nga trajnimi i një kuadri të konsiderueshëm mësuesish të klasave të fëmijëve, dhe zakonisht kërkojnë një tejshtrirje të bashkërenduar të komunitetit në përgjithësi, pasi fëmijët Bahá'í mund të jenë të pakët në numër. Afrika regjistroi rritjen më të rëndësishme në klasat e fëmijëve, ku numri pothuajse u dyfishua midis Prillit 2001 dhe Tetorit 2002.
Shumëfishimi i aktiviteteve bazë në zonat e zhvilluara mirë, që dalin nga shtimi i iniciativës individuale, është identifikuar si një hap i rëndësishëm në përparimin drejt një programi të rritjes intensive. Ashtu siç ka shkruar edhe Shtëpia e Drejtësisë:
Koherenca e arritur në këtë mënyrë nëpërmjet ngritjes së qarqeve të studimit, takimeve devocionale dhe klasave të fëmijëve siguron impulsin fillestar për rritje në një zonë, një impuls që përforcohet ndërkohë që këto aktivitete thelbësore shumëfishohen në numër.
2.3.3 Takimet e reflektimitNjë mjet i natyrshëm për shumëfishimin e aktiviteteve bazë kanë qenë takimet e reflektimit. Këto takime në nivel zone kanë qenë veçanërisht efektive në zonat e konsoliduara mirë ku ekziston një grup në rritje i burimeve njerëzore. Në takime të tilla institucionet dhe besimtarët, shumë prej të cilëve janë të përfshirë në procesin e institutit, studiojnë dokumentat që kanë të bëjnë me Planin Pesë Vjeçar, shkëmbejnë përvojën, dhe konsultohen mbi arritjet dhe pikat e forta brenda zonës. Duke shmangur "planet e fryra e të stërholluara," miqtë arrijnë një konsensus në lidhje me objektivat afatshkurtra që reflektojnë zotimet e iniciativave individuale dhe veprimeve kolektive që kanë dalë nga konsultimi. Këto objektiva përgjithësisht përfshihen në një kalendar aktivitetesh që bëhet kuadri i veprimit për periudhën e mëtejshme dy-tre mujore. Në shumë zona rreth e përqark botës, se si të mbash takime produktive dhe të kënaqshme reflektimi është bërë një fushë e rëndësishme e nxënies.
2.3.4 Tejshtrirja ndaj të gjithë banorëveAjo që i ka ndihmuar zonat me një proces të fortë instituti që të ecin drejt stadit tjetër të zhvillimit kanë qenë përpjekjet e Bahá'í-ve që të hapin komunitetet e tyre ndaj masës së publikut dhe të udhëheqin drejt Kauzës, në numra progresivisht në rritje, ata shpirtra që janë të gatshëm për ta bërë këtë gjë. Në disa nga këto zona të përparuara, shumica e pjesëmarrësve në kursin e parë të institutit janë bërë kërkues.
Si rrjedhim, është e dukshme që një procedim sistematik ndaj trajnimit ka hapur një rrugë për Bahá'í-të që të tejshtrihen në shoqërinë përreth, ta ndajnë mesazhin e Bahá'u'lláh-ut me miqtë, familjen, fqinjët dhe kolegët e punës, dhe t'i ekspozojnë ata ndaj pasurisë së mësimeve të Tij. Ky orientim që sheh për nga jashtë është një nga frytet më të zgjedhur të nxënies që po ndodh në rrënjët e komunitetit.
Në këtë aspekt Shtëpia e Drejtësisë tërheq vëmendjen ndaj mundësive premtuese të ofruara nga takimet devocionale dhe klasat e fëmijëve:
Ndërkohë që të dyja aktivitetet u hapin dyert komunitetit më të gjerë nëpërmjet një larmie mënyrash të perceptuara mirë e me fantazi, ato tërheqin një numër gjithnjë në rritje kërkuesish të cilët, mjaft shpesh, kanë shumë dëshirë të marrin pjesë në takimet rreth vatrës dhe të futen në qarqe studimi. Shumë prej tyre, si rrjedhim, deklarojnë besimin e tyre te Bahá'u'lláh-u dhe, që në hapat e tyre të parë, e shohin rolin e tyre në komunitet si atë të një pjesëmarrësi aktiv në një proces dinamik rritjeje.
Bahá'í-të nga Alaska deri në Australi, nga Irlanda deri në Indi, kanë përgatitur broshura plot krijimtari për të tërhequr kërkuesit në takimet e tyre devocionale. Anëtarët e familjes, fqinjët e madje edhe ata që u përgjigjen njoftimeve në gazetë, janë bashkuar me Bahá'í-të në lutje dhe në leximin e Shkrimeve, shpesh të shoqëruara me muzikë dhe të pasuara nga pije freskuese dhe ushqime të ofruara me këtë rast. Raporte nga 75 përqind të komuniteteve kombëtare na tregojnë se deri në Tetor 2002, rreth 12000 pjesëmarrës në takimet devocionale - ose 20 përqind prej tyre - ishin jobahá'í.
Një formë po aq efektive e tejshtrirjes ka qenë shtrirja aktive e klasave Bahá'í për fëmijë ndaj mbarë komunitetit. Prindërit nga të gjitha mjediset kulturore dhe shtresat e shoqërisë janë të bashkuar në dëshirën e tyre për t'i udhëhequr fëmijët e tyre drejt një jete më të mirë. Përgjigja ndaj ofertave të bëra nga Bahá'í-të për t'i siguruar fëmijëve të një zone edukim shpirtëror ka qenë jashtëzakonisht inkurajuese. Sipas raporteve të marra nga 2/3 e komuniteteve kombëtare, më shumë se 27000, ose 40 përqind e fëmijëve që marrin pjesë në klasat Bahá'í në kohën e tanishme, janë nga familje jobahá'í. Në vënde të tilla si Botsvana, Lesoto, Republika Domenikane, Nikaragua, Panamaja, Paraguaji, Porto Riko, Ishujt Andamane dhe Nikobare, Mjanmari, Nepali, Tailanda, Ishujt Marjane, Shqipëria dhe Rumania, deri në Tetor 2002, 75 përqind ose më shumë e pjesëmarrësve në klasat e tyre të fëmijëve ishin nga familje të jobahá'í-ve.
Përvoja e shtetit të Tamil Nadusë në Indi na ofron një shembull të një procedimi të suksesshëm. Bahá'í-të që kishin përfunduar trajnimin e ofruar nga instituti për mësues të klasave të fëmijëve vizituan disa fshatra të përzgjedhur në zonën e tyre dhe organizuan takime publike në të cilat ata i prezantuan publikut, nëpërmjet përdorimit të skeçeve dhe posterave, rreziqet që u kanosen fëmijëve në shoqërinë e sotme dhe rëndësinë e edukimit shpirtëror. Turma prindërish i regjistruan fëmijët e tyre në klasat Bahá'í, duke sjellë si rezultat një rritje të paprecedent të numrit të klasave të fëmijëve në secilën nga zonat e vëna në shenjë. Në pesë zona ku më parë kishte pasur 28 klasa fëmijësh, numri i përgjithshëm i tyre arriti në 136.
Kudo që janë bërë përpjekje sistematike për të ftuar prindër pranues që i kishin fëmijët në klasat Bahá'í, ose individë që merrnin pjesë në takimet devocionale që t'i bashkoheshin qarqeve të studimit, rezultatet kanë qenë gjithashtu inkurajuese. Për këta shpirtra, prezantimi i tyre ndaj Besimit Bahá'í ka qenë në rradhë të parë Fjala e Perëndisë. Lidhja e menjëhershme e kërkuesve me Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut ka qenë një procedim uniformisht efektiv, një procedim që të sjell ndërmend këshillën e Ruajtësit: "neve na është kërkuar që vazhdimisht ta drejtojmë kërkuesin për nga vetë Fjala."
Gjithashtu, ka qenë inkurajuese të vërejmë se kur jobahá'í-të e kuptojnë se nuk ka kurrfarë presioni ose prozelitizmi në këtë mes, por në vend të tij një dëshirë e vërtetë nga ana e Bahá'í-ve për të ndarë ushqimin shpirtëror në Mësimet e Bahá'u'lláh-ut, ata i përgjigjen pozitivisht dhe janë të gatshëm të vijnë vetë përsëri në takimet Bahá'í. Një program i organizuar kohët e fundit në Medçal të Indisë, na ofron një shembull të spikatur të kësaj përgjigjeje. Një prezantim mbi perspektivën që jep Besimi Bahá'í në lidhje me edukimin moral iu bë një numri prej 80 mësuesish dhe studentësh të Institutit Qeveritar të Trajnimit Industrial. Si rezultat i këtij takimi, më shumë se gjysma e të pranishmëve zgjodhën që të regjistroheshin në një qark studimi. Në mënyrë të ngjashme, në Luksemburg në fund të një takimi publik të organizuar nga Bahá'í-të mbi edukimin shpirtëror të fëmijëve, 10 banorë lokalë u regjistruan për të marrë pjesë në një qark studimi Bahá'í.
2.4 Përshpejtimi i Shtrirjes dhe Konsolidimit në Zonat e Përparuara
2.4.1 Kushtet Paraprake për Rritje IntensiveNdërsa viti i dyë i Planit Pesëvjeçar po i afrohet fundit, përafërsisht 150 zona në mbarë botën janë identifikuar se kanë plotësuar kushtet e favorshme për rritje intensive. Në shumë prej këtyre zonave përshpejtimi i procesit të institutit ka rezultuar që 50 deri 60 përqind e besimtarëve janë përfshirë plotësisht në kurse instituti e një numur i konsiderueshëm ka përfunduar sekuencën aktuale. Këta miq tepër të motivuar, të stimuluar e të ushqyer nga nxitja e Asambleve Shpirtërore Lokale dhe anëtarët e Bordit Drejtues, kanë marrë gjithnjë e më shumë inisiativa personale në fushën e mësimdhënies. Numuri i veprimtarive bazë brenda këtyre zonave është rritur në një progresion siç duket gjeometrik dhe këto "portale të hyrjes me trupa" janë bërë shtrat për shumicëmn e regjistrimeve të reja në komunitetet Bahá'i.
Një shkallë e lartë entusiazmi dhe një ndjenjë e fortë pasurie janë gjithashtu karakteristika të zonave të gatshme për të ndërmarrë një program intensiv rritjeje. Takimet e reflektimit ndiqen mirë dhe pjesëmarrja është e kënaqshme. Ndjenja e pasurisë së procesit manifestohet, përveç të tjerash, në kontributet më të mëdha ndaj Fondit. Megjithëse përballojnë vështirësi serioze ekonomike, miqtë në zonat e mirë-zhvilluara të Moldavisë e Ukrainës po kontribuojnë me më shumë bujari se kurrë për gjithë fondet e Besimit. Në një zonë të përparuar të Nepalit, kontributet e besimtarëve për Fondin Kombëtar u shtuan 100 përqind në krahasim me vitin e mëparshëm.
2.4.2 Intensifikimi i Përpjekjeve MësimoreShtëpia e Drejtësisë në mesazhin e 9 Janarit 2001 deklaroi se në bazë të një programi intensiv rritjeje "duhet të shtrihet një proces shtrirjeje i shëndoshë e i rregullt, i harmonizuar me një proces njëlloj të fortë për zhvillimin e burimeve njerëzore." Puna mësimore do të përfshijë "një varg përpjekjesh mësimore që përfshijnë si veprimtaritë e ndërmarra nga individë edhe fushatat e mbështetura nga institucionet."
Në një letër drejtuar një Asambleje Kombëtare, Shtëpia e Drejtësisë shpjegonte se zbatimi i projekteve mësimore të mirë-menduara, që lidhen me trajnimin sistematik të një numuri të madh besimtarësh për shërbimin ndaj Besimit, është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit dhe mbështetjes së rritjes së Kauzës.
Në mesazhin e 17 Janarit Shtëpia e Drejtësisë ka identifikuar në mënyrë të veçantë projektet mësimore si një hap drejt rritjes intensive:
projekte të hartuara me kujdes po i shtohen modelit ekzistues të rritjes për të kapur popullsitë pranuese e për të ngritur shkallën e shtrirjes në një nivel më të lartë.
Në shumë pjesë të botës, "sjellja e një numuri të madh në rangun e pasuesve të Bahá'u'lláhut nuk ka qënë tradicionalisht një detyrë e vështirë." Me sistemin e institutit në zonat e avancuara gati për të thithur një derdhje periodike të deklaruesve të rinj, tani ka ardhur koha që në zona të tilla të nisim projekte mësimore afatshkurtëra, direkte për të "ngritur shkallën e shtrirjes në një nivel më të lartë." Një fushatë mësimore pesëditore e kohëve të fundit në zonën Medak të Andhra Pradesh, Indi, drejtuar ndaj 194 personave që përqafuan Besimin, bëri që 114 prej tyre të fillonin menjëherë nivelin e parë të kursit të institutit. Shtëpia e Drejtësisë në mesazhin e 17 Janarit e lavdëroi këtë kurs veprimi për zonat më të zhvilluara:
Të tilla projekte e shpejtojnë ritmin e mësimit, tashmë në ngjitje nëpërmjet përpjekjeve të individëve. Dhe ku një regjistrim në shkallë të gjerë po fillon të japë rezultat, po merren masa për të siguruar që një përqindje e caktuar e besimtarëve të rinj të futen menjëherë në programin e institutit, sepse, siç kemi theksuar në disa mesazhe, këta miq do të thirren për t'u shërbyer nevojave të një popullsie Bahá'í përherë në rritje.
Pasi një përqindje e konsiderueshme e besimtarëve të rinj që janë regjistruar e nëpërmjet projekteve mësimore ndjekin kurset e institutit dhe integrohen në veprimtaritë bazë, mund të ndërmerret shpejt një projekt tjetër i ngjashëm. Projektet mësimore periodike nuk do të veprojnë vetëm si një katalizator për rritjen, por vazhdimësia e këtij cikli shtrirjeje e konsolidimi do të ndihmojnë përshpejtimin e mbështetjen e procesit të rritjes.
Projektet mësimore do të jenë veçanrisht efektive nëse ato "hartohen me kujdes" e arrijnë segmente të veçanta të popullsisë së një zone. Trajtimet dhe materjalet mësimore mund t'u përshtaten individëve, psh, të profesioneve të caktuara (mësusve të shkollës, studentëve universitarë, juristëve), grupeve etnike (Indigjenë, Kinezë, Romë) dhe feve (animistë, budistë, kristianë, myslimanë) ose grave e rinisë. Pasi grumbullohet një përvojë e pasur në fushën e metodave dhe lëndës për mësimin e popullsive të veçanta, Bahá'itë e përfshirë me këtë punë mund të ndihmojnë institutin duke hartuar një program që është i veçantë për një grup të caktuar; një program i tillë mund të jepet si një degë e programit bazë të institutit për t'u bërë një mësues efektiv.
2.4.3 Dinamika e Rritjes IntensiveNjë pyetje që bëhet shpesh nga miqtë është se si do ta dinë ata se kur një zonë është e gatshme për një program intensiv rritjeje. Një tregues që nuk mund të injorohet është rritja në vetevete - një shtim i numurit të Bahá'ive në zonë. Një proces i fuqishëm instituti, shumëfishimi i veprimtarive bazë e integrimi i tyre, një avitje e suksesshme ndaj banorëve të zonës, një numur gjithnjë në rritje i nismave mësimore individuale e kolektive, një jetë e gjallë komuniteti e një angazhim për një proces të vazhdueshëm të mësuari do të rezultojnë në rritje. Kjo përfshin po ashtu regjistrimet e reja si dhe Bahá'itë e riaktivizuar, që janë lartësuar nga shpirti e veprimtaria e sërishme në zonën e tyre. Këta elementë, gjithashtu do të çojnë në mënyrë të natyrshme e do të ushqejnë kushtet për programe intensive rritjeje, që cilësohen nga Shtëpia e Drejtësisë në mesazhin e 9 Janarit 2001 si "shpirti i theksuar i bashkëpunimit" midis institucioneve dhe "një shkallë e arsyeshme e aftësisë administrative."
Një program intensiv rritjeje sugjeron pikërisht - intensifikim - një intensifikim të aktivitetit që kontribuon për rritje sistematike. Miqtë e zonave të përparuara do të jenë në dijeni të një ndryshimi të kuptueshëm në intensitetin e aktivitetit në zonën e tyre e kjo do të reflektohet në modelin e rritjes. Një program intensiv rritjeje priret drejt një modeli që përshpejtohet në mënyrë progresive e që mbështetet plotësisht.
3. PËRMIRËSIMI I KAPACITETIT INSTITUCIONALProcesi i ndarjes së vendit në zona, i ndërmarrë në vitin e parë të Planit Pesëvjeçar ka bërë të mundur që institucionet e Besimit "të realizojnë një model shtrirjeje e konsolidimi të rregullt." Asambletë Kombëtare e Këshillat Rajonale kanë hartuar planet e tyre të veprimit, të mbështetura nga një sistem trajnimi për burimet e nevojshme njerëzore, me shikim drejt lëvizjes së zonave nga një shkallë zhvillimi në tjetrën. Dhe kur një zonë aktive i ka elementët e nevojshëm në dispozicion e po bën regjistrime të reja, janë institucionet që konfirmojnë gatishmërinë e saj për t'u përfshirë në një program intensiv rritjeje.
Arritja e mbështetja e një programi intensiv rritjeje kërkon një larmi cilësish dhe qëndrime të reja nga ana e institucioneve Bahá'i. Raportet tregojnë se ndërtimi i kapacitetit, megjithëse gradual, bëhet më me lehtësi kur anëtarët
e institucioneve kanë patur përvojë direkte në dinamikën e zhvillimit të zonës e në proceset që kontribuojnë ndaj rritjes.
3.1 Administrimi i Procesit të RritjesNë përkrahjen e mbikqyrjen e procesit të rritjes, institucionet Bahá'í janë duke treguar një varg aftësish motivuese e organizative. Këto aftësi rriten kur mbizotëron një qëndrim studimi dhe ekziston një vlerësim i harmonisë bazë midis nismës individuale e veprimit kolektiv.
3.1.1 Krijimi i një Mjedisi NxitësKryesorja midis kërkesave për motivimin e besimtarëve dhe edukimin e një kulture rritjeje është aftësia për të krijuar një mjedis nxitës, ku , siç shkruante Shtëpia e Drejtësisë në mesazhin e 9 Janarit, "mësimdhënia është pasioni dominues i jetës së besimtërëve," ndërsa "mbështetja reciproke, angazhimi ndaj mësimit e vlerësimi i larmisë së veprimit janë norma mbizotëruese." Në të njëjtin mesazh, Shtëpia e Drejtësisë deklaron, gjithashtu, se një hop në aktivitetin mësimor varet nga "nxitja e qendrueshme."
Në zonat që përgatiten për rritje intensive, është vënë re se institucionet bashkëpunuese kanë treguar aftësinë për të krijuar një atmosferë besimi reciprok me miqtë, praktikojnë talentet e tyre, lavdërojnë arritjet e tyre e injorojnë gabimet e vogla. Këto janë shënja dalluese të ngritjes së kulturës Bahá'í dhe suksesi i këtij Plani në një masë jo të vogël varet nga hapësira në të cilën si institucionet edhe individët demonstrojnë këto aftësi. Në një letër shkruar në emër të tij për një Asamble Kombëtare, Shoghi Effendi bënte një koment rreth nxitjes, që lidhet me institucionet në të gjitha nivelet e Kauzës:
Trupi Kombëtar është si rrahja e një zemre të shëndetshme në mes të Komunitetit, që jep dashuri shpirtërore, energji e nxitje për gjithë anëtarët.
3.1.2 Koordinimi në Nivel ZonashPuna aktuale e mbështetjes së procesit të rritjes në zona kërkon aftësi organizimi e koordinimi. Këto funksione po kryhen brenda një kornize të re bashkëpunimi, siç cilësohet nga Shtëpia e Drejtësisë:
Zbatimi i një programi të tillë [të rritjes intensive] do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë të institutit, anëtarëve të Bordit Drejtues e ndihmësve të tyre, si dhe të një Komiteti Mësimor të Zonës.
Këto institucione, nëpërmjet bashkëpunimit efektiv, kanë qënë të afta të zmadhojnë në mënyrë sistematike rrethin e burimeve njerëzore në një zonë e të mobilizojnë në një shkallë të tillë këto burime për mësimdhënien e veprime të tjera shërbimi, sa kanë qënë të suksesshme në avancimin e zonës drejt një programi intensiv rritjeje. Themeli i përpjekjeve të tyre ka qënë kuptimi se suksesi do të varej "nga mënyra me të cilën integrohen linjat e veprimit e nga mënyra e të mësuarit që adoptohet."
Në zonat ku ka Asamble Shpirtërore Lokale, që funksionojnë mirë, me kohë një komitet koordinues ka zvendësuar rolin e një Mësimi Zone apo Komiteti të Rritjes, si një agjensi që bashkëpunon me anëtarët e Bordit Ndihmës e institutin. Në raste të tjera, dyluftimi me sfidat e shtytjes përpara të procesit të institutit dhe mbështetjes së rritjes sistematike, ka kërkuar shtimin e kapaciteteve administrative, pa qënë i fundit prej tyre konsultimi efektiv. Aftësia për të organizuar takime reflektimi produktive e të gëzueshme ka qënë, gjithashtu, një tipar në zonat e mirë-zhvilluara.
3.1.3 Mbledhja e Vazhdueshme e StatistikaveAdministrimi i procesit të rritjes kërkon aftësi të caktuara praktike si mbledhja e statistikave, sepse për të monitoruar rritjen është thelbësore të jesh i aftë ta matësh atë. Miqtë po mësojnë të mbajnë të dhëna të sakta në bazë duke regjistruar në mënyrë të rregullt informacione të tilla si numuri i personave që kalojnë nëpër vijimësinë e kurseve të institutit, numurin e aktiviteteve bazë, numurin e personave që i ndjekin këto aktivitete dhe numurin e regjistrimeve të reja. Trajnimi i veçantë për mbledhjen e të dhënave ka qënë shpesh i nevojshëm për miqtë në nivel zonal. Kjo detyrë duhet të kryhet në një mënyrë të tillë që të mos mbingarkojë komunitetet, por të japë të dhëna të mjaftueshme për planizimin e përcaktimin e masave për të përshpejtuar rritjen. Thekse të veçantë janë vënë në gjurmimin e statistikave në zonat më premtuese në një interval prej rreth tre muajsh, që të mund të hidhen hapat e duhur për t'i lëvizur këto zona drejt rritjes intensive.
3.2 Rishqyrtimi i Procedimeve AdministrativeAsambletë Shpirtërore Kombëtare gradualisht po bëhen të vetdijshme se strukturat administrative që ato kanë vënë në vend në komunitetet e tyre kombëtare duhet të reflektojnë e mbështesin synimin kryesor të Planit. Ndërsa në vitet e mëparshme komitetet kombëtare dhe grupet e punës u krijuan për një grup aktivitetesh lokale e kombëtare dhe ngjarjeve deklarative, fokusi i tanishëm në mbështetjen sistematike të rritjes ka ndikuar në natyrën e numurin e komiteteve që mund të dëshirojë të emërtojë një Asamble Kombëtare. Disa Asamble, veçanrisht në vendet me komunitete të vogla, e kanë parë të dobishme të reduktojnë numurin e komiteteve kombëtare për t'i dhënë më shumë kohë e energji përparësive të Planit Pesëvjeçar. Eleminimi apo konsolidimi i komiteteve më pak vitale ka aftësuar, gjithashtu, Asambletë Kombëtare për të përmbushur më mirë përgjegjësitë e tyre për monitorimin e rritjes së përgjithshme të Besimit në vendet e tyre e i ka çliruar besimtarët për veprimtari mësimore.
Një zhvillim i rëndësishëm që për një numur Asamblesh Shpirtërore Kombëtare ka bërë të mundur përmirësimin e drejtimit në punën e tyre, ishte krijimi i Këshillave Rajonale Bahá'i. Nën drejtimin e Shtëpisë së Drejtësisë këto Asamble Kombëtare po mësojnë gradualisht të delegojnë përgjegjësitë e autoritetn tek ky institucion i ri. I ngarkuar me mbikqyrjen e planeve për shtrirjen e konsolidimin në rajonet e tyre, Këshillat janë të aftë të analizojnë rrugë specifike që duhet të adoptohen në zbatim të Planit Pesëvjeçar e të hartojnë plane veprimi që konsistojnë "në mënyrë thelbësore mbi ato masa që nevojiten për të ndihmuar çdo zonë të rajonit për të lëvizur nga shkalla e tanishme e rritjes në shkallën tjetër më të përparuar." Përsëri rezultati ka bërë që Asambletë Kombëtare të jenë të lira për t'u fokusuar në probleme strategjike më të mëdha e në çështje të tjera urgjente, ndërsa planet mësimore e përparësitë u janë përgjigjur më shumë kushteve dhe burimeve në bazë. Në vendet ku organizimi i punës mësimore është kryer nga Komitetet Mësimore Rajonale, nën mbikqyrjen e Komitetit Mësimor Kombëtar, përfitimet nga ky parim decentralizimi po ashtu janë të dukshme.
Delegimi i autoritetit, gjithashtu, është ushtruar nga Asambletë Kombëtare e Këshillat Rajonalë në drejtim të Bordeve të Institutit. Në një letër shkruar në emër të saj, Shtëpia e Drejtësisë, lidhur me delegimin e përgjegjësive dhe administrimin e procesit të institutit, ka dhënë këshillën vijuese:
Në rastin e bordeve të instituteve rajonalë një nga sfidat para Këshillave Rajonale Bahá'í është delegimi ndaj tyre i funksioneve që u takojnë atyre e t'u japin lirinë e duhur për t'i plotësuar ato funksione. Bordet po ashtu duhet t'u japin hapësirën e mjaftueshme koordinatorëve të instituteve e t'i mveshin ata me autoritetin e mjaftueshëm që të kryejnë me efektivitet punën e tyre të përditshme.
Koordinatori duhet të operojë në nivel zbatimi, duke përmbushur planet e aktivitetet e përditshme, duke siguruar që plotësohet funksioni bazë i institutit - ky me ndihmën e tutorëve e , nëqoftëse është e domosdoshme, të ndonjë stafi. Bordi mbikqyr procesin e institutit si një të tërë, në një masë të madhe nëpërmjet raporteve periodike të koordinatorit e nëpërmjet konsultimeve të ralla. Ai do të dëshirojë ta bëjë veten të kapshëm kollaj për koordinatorin, duke siguruar atmosferën që ai apo ajo mund të këmbejë idetë, të kërkojë këndvshtrimet e bordit mbi mundësitë e sfidat që përballon instituti e të përfitojë prej këshillës së bordit. Për të kryer rolin e vet, bordi nuk ka nevojë të takohet shpesh, siç bën një komitet i ngarkuar me kryerjen e një grupi detyrash të posaçme.
Përsa i përket Këshillit Rajonal, ai, natyrisht, është i interesuar të dijë që një agjensi kaq e rëndësishme nën mbrojtjen e tij si institut po përmbush detyrat për të cilat u krijua e po funksionon me kapacitet të plotë. Për më tepër, Këshilli duhet të sigurohet që, ndërsa radhët e mbështetësve të deklaruar të Besimit shtohen nëpërmjet procesit të institutit, ata janë pozicionuar në fushën e shërbimit, duke përforcuar punën për shtrirjen e konsolidimin në shkallë të gjerë. Ky shumëfishim e pozicionim i burimeve njerëzore duhet të kryhet, natyrisht, në suazën e një plani rajonal për të lëvizur çdo zonë të rajonit nga shkalla e saj aktuale e rritjes në një shkallë tjetër më të avancuar.
Përvoja ka treguar se kur Bordeve të Institutit u është dhënë një shkallë e mjaftueshme autonomie për të administruar punën e tyre, ata kanë qënë më efektivë në përparimin e procesit të institutit në krahasim me ata të vendeve ku Asambletë apo Këshillat janë përpjekur të mbajnë procesin mbërthyer nën kontrollin e tyre.
3.3 Lehtësimi i iniciativës individualeRritja e kontigjenteve të miqve të etur për të gjetur shtigjet e tyre të shërbimit ka patur rjedhoja për rolin e Asambleve Shpirtërore Lokale në Planin Pesëvjeçar e më tej. Shtëpia e Drejtësisë tërheq vëmendjen ndaj sfidës:
E gjithë kjo çel mundësi entusiazmuese për Asambletë Shpirtërore Lokale. Sfida e tyre, në bashkëpunim me anëtarët e Bordit Ndihmës, që këshillojnë e ndihmojnë ata, është të përdorin energjitë e talentet e burimeve njerëzore të shtuara në dispozicion në zonat e tyre respektive të juridiksionit për të krijuar një jetë komunitare të gjallë si dhe për të filluar ndikimin ndaj shoqërisë rreth tyre.
Rritja intensive varet nga nxitja e individëve për të bërë një numur të shtuar me shpejtësi të aktiviteteve bazë e të përpjekjeve të tjera dhe, Asambletë Lokale kanë qënë të frutshme në këtë proces. Nëpërmjet frymëzimit e mbështetjes së tyre janë realizuar një lumë veprimesh individuale e kolektive. Duke njohur e lehtësuar iniciativat e shumë miqve që ecin nëpërmjet kurseve të institutit, si dhe nga shërbëtorët e devotshëm në komunitetet e tyre, Asambletë po pëvehtësojnë një stil udhëheqjeje të vënë në dukje nga Ruajtësi:
Cilësia e parë për udhëheqje, si mes individëve edhe Asambleve, është kapaciteti për të përdorur energjinë e kompetencën që ekziston në radhët e pasuesve të saj.
Duke qënë se mjedisi planizues në nivel zone tashmë është zgjeruar, shpesh duke përfshirë disa Asamble Lokale dhe në pjesëmarrjen aktive të besimtarëve në formulimin e qëllimeve, sfera e interesit të një Asambleje ka filluar të shtrihet përtej kufijve të saj. Vizioni i saj është zgjeruar, burimet janë zmadhuar e mundësitë janë rritur. Duke përshkruar karakterin e takimeve zonale, Shtëpia e Drejtësisë prek tiparet e kësaj perspektive më të gjerë:
Shtëpia e Drejtësisë shpreson se konsultimet që bëhën në takime periodike në nivel zone do të krijojnë një unitet të tillë mendimi rreth rritjes së Besimit që, në ato raste ku linjat e veprimit prekin lokalitetet me Asambletë Lokale, kërkesa për marrjen e miratimit të tyre do të përmbushet lehtësisht. Duhet kujtuar se synimi i konsultimeve të tilla, përveç dhënies së konsideratave të caktuara praktike, është të mbajnë një nivel të lartë entusiazmi e të krijojnë një shpirt shërbimi e miqësie midis të pranishmëve. Diskutimet nuk duhet të ngecen nga shqetësimi i tepruar për çështjet proceduriale, por duhet të fokusohen në çka mund të arrihet e në gëzimin për parjen e fryteve të punës së madhe e përpjekjeve të zellshme.
3.4 T'u shërbesh një numri të madh njerëzishSfidat e rritjes do të testojnë e zhvillojnë aftësitë e institucioneve tona në të gjitha nivelet, por përfundimisht këto trupa caktohen për t'u shërbyer një numuri të madh njerëzish. Në të vërtetë, "aftësia e Besimit për të zhvilluar kapacitetin e ndërtimit komunitar varet shumë nga numuri i anëtarësisë sonë." Shoghi Effendi na ka garantuar se rritja është përgjigje ndaj përmbushjes së potencialeve të Rendit tonë Administrativ:
Problemet që përballojnë besimtarët në kohën e tashme, qofshin sociale, shpirtërore, ekonomike apo administrative, do të zgjidhen gradualisht pasi të shumëfishohen numuri e rezervat e miqve dhe të zhvillohet kapaciteti i tyre për shërbim.
E me të njëjtën frymë, Shtëpia Universale e Drejtësisë deklaron:
Një zgjerim masiv i komunitetit Bahá'í duhet të arrihet përtej të gjitha regjistrimeve të shkuara. Nevoja për këtë është kritike, sepse pa atë, agjensive të Rendit Administrativ të ngritura me mundim nuk do t'u sigurohet hapësira për të qënë të afta të zhvillojnë e demonstrojnë siç duhet kapacitetin e tyre të natyrshëm për të plotësuar nevojat e ngutshme të njerëzimit në orën e tij të dëshpërimit të thellë.
Aftësia për të drejtuar e mbështetur një proces rritjeje do të kontribuojë drejt kapacitetit e pjekurisë së instituteve në gjithë nivelet. Shtëpia e Drejtësisë e theksoi këtë pikë në mesazhin e saj të Ridvanit në filllim të Planit Katërvjeçar:
pjekuria e Asamblesë shpirtërore duhet të matet jo vetëm me rregullsinë e takimeve të saj e të rendimentit të funksionimit të saj, por gjithashtu edhe me vazhdimësinë e rritjes së anëtarësisë Baha'i.
Kjo pjekje vjen nëpërmjet rritjes së aftësive të institucioneve Bahá'í ndërsa përfshihen në çuarjen përpara të rritjes, duke iu përgjigjur nevojave të numurit në rritje të besimtarëve e të lehtësimit të shërbimit të tyre ndaj Kauzës.
4. NDRYSHIM NË KULTURËN E KOMUNITETIT BAHÁ'ÍNë fundin e Planit Katër Vjeçar Shtëpia Universale e Drejtësisë shkroi se "kultura e komunitetit Bahá'í përjetoi një ndryshim." "Format e reja të mendimit e veprimit" të prezantuara nga institutet e trajnimit po ushtronin një ndikim të thellë mbi individin, institucionet dhe komunitetet. Themelore për këtë orientim të ri ishte një qëndrim nxënieje, bashkë me një vlerësim të sistematizimit dhe fokusimit, një zotim për të angazhuar një numër më të madh besimtarësh në punën e Kauzës, dhe një tejshtrirje e ndërgjegjshme ndaj shoqërisë në përgjithësi.
Në nivelin e zonës dhe të komunitetit, aty ku po hedh rrënjë kultura e nxënies, ka dalë në pah një dinamikë e re, përmes së cilës miqtë po angazhohen në veprime që janë domethënëse, sistematike dhe gjallëruese.
4.1 Nxënia dhe planifikimi në rrënjët e komunitetit
Dy vërejtje që janë të rëndësishme për zbatimin në vazhdimësi të Planit Pesë Vjeçar mund të bëhen rreth eksperiencës së punës në zona. Së pari, takimet e reflektimit janë bërë burimi i nxënies së zonës. Këto konsultime periodike u kanë dhënë mundësinë besimtarëve që "të reflektojnë në lidhje mbi çështjet e ndryshme, të marrin në shqyrtim rregullime dhe të ruajnë entuziazmin e unitetin e mendimit." Vlera e objektivave afatshkurtra është njohur menjëherë, pasi arritjet dhe sfidat mund të vlerësohen rregullisht, "pengesat mund të largohen, burimet të shumëfishohen dhe mësimet të mësohen," dhe ndryshime në objektiva të mund të bëhen pa humbur fillin e veprimit. Inkurajohen fleksibiliteti dhe durimi, si kushte paraprake thelbësore të procesit të nxënies. Miqtë kanë filluar të vlerësojnë faktin që jo të gjitha përgjigjet mund të jepen para kohe, por ato fitohen nëpërmjet eksperiencës. Duke e përshkruar këtë proces, Shtëpia e Drejtësisë shkroi:
Takimet e konsultimit të mbajtura në nivel zone shërbejnë për shtimin e vetëdijes në lidhje me mundësitë dhe të gjenerojnë entuziazëm. Këtu, të çlirët nga kërkesat e marrjes formale të vendimeve, pjesëmarrësit reflektojnë mbi përvojën e grumbulluar, ndajnë mes tyre kuptime shpirtërore, eksplorojnë mënyra për të proceduar dhe fitojnë një kuptim më të mirë se si çdonjëri mund të kontribuojë për të arritur synimin e Planit. Në shumë raste, një ndërveprim i tillë çon në arritjen e konsensusit mbi një tërësi objektivash afatshkurtra, individuale dhe kolektive. Të nxënit duke vepruar po bëhet tipari i jashtëzakonshëm e mënyrës së veprimit që po del në pah.
Tipari i dytë kritik i punës në zona është zhvendosja e planifikimit në rrënjët e komunitetit. Shtëpia e Drejtësisë e përshkroi këtë si një nga qëllimet e ushtrimit të ndarjes në zona, por implikimet e tij për rolet e individëve dhe institucioneve lokale në zbatimin e Planit vetëm tani po fillojnë të ndihen. Në vend të "renditjes së thjeshtë të objektivave," shpesh të shkëputura nga realitetet dhe burimet e një zone, planifikimi në takimet e reflektimit bazohet në burimet njerëzore që janë aktualisht të disponueshme. Ndikimi i institutit të trajnimit në procesin e planifikimit dhe në nxitjen e iniciativës individuale është parë gjerësisht. Të armatosur me kuptime, dhunti dhe aftësi, individët janë ngritur në zonë pas zone që të marrin përsipër detyrat në mbështetje të planit të tyre zonal. Nëpërmjet inkurajimit të institucioneve, në veçanti të anëtarëve të Trupit Ndihmës, entuziazmi për shërbim është gjeneruar dhe drejtuar "në kanalet e përpjekjes sistematike."
4.2 Mbajtja e fokusimitNë takimet institucionale Bahá'í si dhe në takime të tjera në çdo vend të botës, kujtdo i bën përshtypje fokusimi i qartë dhe i përbashkët që shfaqet nga miqtë në përpjekjet e tyre për të avancuar procesin e hyrjes me trupa. Shtëpia e Drejtësisë e lidhi këtë zhvillim me ndryshimin në kulturë:
... që nga fillimi i Planit Katër Vjeçar, krejt bota Bahá'í ka pësuar një ndryshim të thellë në kulturë, të kërkuar nga fokusi i vetëm i Planeve globale në këtë pjesë të mëvonshme të shekullit të parë të Epokës Formuese të Besimit - ai i avancimit të procesit të hyrjes me trupa.
Të mësuar që të ndjekin një brez të gjerë objektivash në nivelet kombëtare dhe lokale, shumë Bahá'í u përballën me sfidën e fokusimit të mësimdhënies së tyre dhe të formave të tjera të shërbimit në mënyrë më direkte në avancimin e këtij qëllimi mbizotërues të Planit. Ndonëse pritej një "larmi veprimi", udhëheqja e Shtëpisë së Drejtësisë siguroi një kuadër të qartë për atë veprim, dhe besimtarët u bënë të vetëdijshëm se "mënyrat e vjetra të të menduarit, që edhe pse të vlefshme në shumë aspekte të tyre, nuk kanë kontribuar në rritje të shpejtë."
I çiftuar me fokusin në avancimin e procesit të hyrjes me trupa është edhe një vlerësim në rritje i nevojës për të qenë sistematikë në veprim. Rritja nuk duhet të jetë shpërthyese dhe jetëshkurtër, por e vazhdueshme dhe e pandërprerë. Me përkufizim një proces do të thotë një seri sistematike veprimesh të drejtuara drejt një qëllimi të caktuar. Një procedim sistematik në trajnimin e burimeve njerëzore po jep tashmë rezultate të konsiderueshme, dhe sistematizimi i punës mësimdhënëse nëpërmjet lëvizjes së zonave po demonstron efikasitetin e tij. Ashtu siç u tha në fillim të këtij dokumenti, është "vëmendja e përqendruar dhe e pandërprerë" ndaj këtyre dy lëvizjeve ajo që do të çojë në përmbushjen e qëllimit të Planit Pesë Vjeçar.
4.3 Fuqizimi i anëtarëve të thjeshtë të komunitetit
Duke iu referuar me termin "shtytësi kryesor" në ndryshimin e kulturës, institutet e trajnimit, me aftësinë e tyre për të prodhuar një numër në rritje burimesh njerëzore, kanë ndryshuar rrënjësisht procedimin e komunitetit Bahá'í ndaj detyrave të tanishme. Më shumë se kurrë anëtarët e thjeshtë të komunitetit janë përfshirë në shërbim kuptimplotë dhe jetësor ndaj Kauzës. Qoftë duke organizuar takime devocionale, duke lehtësuar qarqe studimi, ose duke mbajtur klasa fëmijësh, një numër më i madh miqsh kanë gjetur rrugë për të shërbyer të cilat nuk varen nga zhdërvjelltësia për të mbajtur biseda publike. Institutet e trajnimit kanë transmetuar "kuptimet e brendshme shpirtërore" të nevojshme, "dijen" dhe "aftësitë" që i kanë mundësuar besimtarët ta "mbështesin procesin e hyrjes me trupa me efikasitet dhe dashuri." Shtëpia e Drejtësisë ka komentuar në lidhje me këtë arritje:
Është veçanërisht e kënaqshme të vëmë re shkallën e lartë të pjesëmarrjes së besimtarëve në aspektet e ndryshme të procesit të rritjes. Në zonë mbas zone, numri i atyre që kanë marrë mbi supe përgjegjësitë e shtrirjes dhe konsolidimit po rritet me ritme konstante.
Mirëbesimi dhe zotimi në rritje i besimtarëve, që është reflektuar në "shtytjen e iniciativave individuale", po merr vrull në Planin Pesë Vjeçar. Në këtë aspekt Shtëpia e Drejtësisë i ka siguruar miqtë se
Ndërkohë që besimtarët fitojnë besim në kapacitetin e tyre për të shërbyer nëpërmjet procesit të institutit, në botën Bahá'í po fillon të shfaqet një shprehje shumë më e pasur e talenteve të larmishme të miqve - një pasuri ogurbardhë për progresin e ardhshëm të Kauzës.
4.4 Një "orientim që sheh për nga jashtë"Kur Shtëpia Universale e Drejtësisë u bëri thirrje Bahá'í-ve në fillimin e Planit Pesë Vjeçar të hapin qarqet e tyre të studimit, klasat e fëmijëve dhe takimet devocionale ndaj "të gjithë banorëve të lokalitetit", ajo frazë sinjalizoi një ndryshim në kulturën e komuniteteve Bahá'í, një ndryshim që është i lidhur ngushtë me përpjekjet e Besimit për t'u rritur dhe për të përqafuar njerëzimin.
Duke u tejshtrirë në të gjithë banorët e një lokaliteti ne frymëzohemi nga fjalët e Bahá'u'lláh-ut: "Në këtë Ditë, një derë është hapur më e madhe se qielli dhe toka." Bërja e një përpjekjeje të bashkërenduar për të hapur portat e jetës së komunitetit tonë ndaj botës së jashtme kërkon guxim dhe imagjinatë. Ka plot histori që tregojnë për masat plot krijimtari që komunitetet Bahá'í kudo në glob po marrin për të tërhequr kërkuesit në aktivitetet e tyre.
Përtej hapjes së dyerve të komunitetit Bahá'í ndaj botës së jashtme, edhe besimtarët gjithashtu po ushtrohen për t'u tejshtrirë. Bahá'í-të po përpiqen të zgjerojnë rrethin e tyre shoqëror, që në fund të fundit do të thotë të zgjerosh miqësinë, pasi miqësia është themeli më i sigurt për të prekur zemrat. Për t'i arritur këto synime, individët kanë filluar të shqyrtojnë prioritetet e tyre, përfshi këtu edhe shërbimet që ata bëjnë për Besimin, si dhe të riorganizojnë jetën e tyre me qëllim që t'i lejojnë vetes më shumë kohë për t'u marrë me farefisin e tyre, miqtë dhe kolegët e punës. Në fund të fundit, çfarë kuptimi ka të përpiqesh të bëhesh mësues më efektiv kur nuk takon njerëz për t'i mësuar?
Të kesh një "orientim që sheh për nga jashtë" sugjeron gjithashtu se është e rëndësishme për Bahá'í-të të kuptojnë më thellë forcat që veprojnë në skenën botërore dhe zgjidhjet e ofruara nga Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut. Detyra jonë është t'u transmetojmë kërkuesve se ne të gjithë jetojmë në të njëjtën botë, përballemi me vështirësi të përbashkëta, dhe përpiqemi të përmbushim aspirata të ngjashme dhe të kahershme për racën njerëzore. Shprehja jonë e solidaritetit me bashkëpjesëtarët tanë të racës njerëzore duhet të shprehet sinqerisht dhe të ndihet çiltërsisht.
5. LËVIZJA E NJERËZIMIT DREJT BAHÁ'U'LLÁHUTNjë premisë bazë që ndodhet nën përpjekjet tona mësimore të tanishme është kuptimi që gjithë njerëzimi po lëviz drejt Bahá'u'lláhut.
Le të mos ketë dyshim se ajo që ne po dëshmojmë është marrja e vrullit të atij procesi të hyrjes së njerëzimit në Kauzë me trupa, i parashikuar në Tabelën e Bahá'u'lláhut për Mbretun e Persisë, e pritur me etje nga Mjeshtri dhe e cilësuar nga Ruajtësi si preludi i domosdoshëm për konvertim masiv.
Jo çdonjeri mëson e përgjigjet në të njëjtën shkallë, por shtegu drejt Tij është tamam i gjerë për t'i nxënë të gjithë pavarësisht nga hapi i tyre. "Kauza e Perëndisë ka vend për të gjithë" sugjeron se janë të mirëpritur në të jo vetëm popujt e ndryshëmm, por që dhe individët mund të jenë në shkallë të ndryshme të kuptimit e pranimit të Besimit. Adoptimi i një qëndrimi të hapur e përfshirës do të ndihmojë zvogëlimin e vijës së prerë që besimtarët disa herë janë prirur të heqin midis vetes dhe publikut në përgjithësi.
Bahá'itë kudo janë mirë në dijeni se ngjarjet jashtë Besimit po shërbejnë, siç shkruante Shtëpia Universale e Drejtësisë, "për të zgjuar në zemrat e atyre që ndajnë këtë planet me ne një dëshirë për unitet e drejtësi që mund të arrihet vetëm me Kauzën e Perëndisë." Gjithë planet, fushatat e takimet e reflektimit synojnë në gjetjen e rrugëve për t'u dhënë Mesazhin Hyjnor masave që presin. Mbi të gjitha, miqtë duhen nxitur për të kujtuar thirrjen e Bahá'u'lláhut "Kjo është dita në të cilën duhet folur," dhe këshillën e 'Abdu'l-Baháit që ne "duhet të përpiqemi me gjithë zemër për të sakrifikuar veten, për të drejtuar të tjerët në shtegun e Tij e për të stërvitur shpirtrat e njerëzve."
REFERENCAT1 Message dated 22 December 2001 written by the Universal House of Justice to the friends gathered at the Eighth ASEAN Youth Conference in Thailand.
2 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
3 Letter dated 12 December 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of the United States.
4 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
5 Ibid.8 Letter dated 20 March 2002 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Austria.
9 Letter dated 8 April 2002 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Bolivia.
10 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
11 Letter dated 3 June 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to an individual believer.
12 Letter dated 31 May 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to an individual believer.
13 Letter dated 4 October 2000 written on behalf of the Universal House of Justice to the Spiritual Assembly of the Andaman and Nicobar Islands.
14 Letter dated 23 October 2000 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Kenya.
15 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
16 Message dated 9 January 2001 written by the Universal House of Justice to the Conference of the Continental Boards of Counsellors.
17 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
18 Letter dated 3 June 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of the Union of Myanmar.
19 Ibid.20 Letter dated 8 September 2000 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Eritrea.
21 Letter dated 20 March 2002 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Austria.
22 Message dated 9 January 2001 written by the Universal House of Justice to the Conference of the Continental Boards of Counsellors.
23 Ridvan 2002 message written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
24 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
25 Letter dated 8 September 2000 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Eritrea.
26 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
27 Ibid.29 Message dated 9 January 2001 written by the Universal House of Justice to
the Conference of the Continental Boards of Counsellors.
30 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to
the Bahá'ís of the world.32 Letter dated 4 June 1957 written on behalf of Shoghi Effendi to the National Spiritual Assembly of Canada, published in The Gift of Teaching (England: Bahá'í Publishing Trust, 1977), p. 35.
33 Message dated 9 January 2001 written by the Universal House of Justice to the Conference of the Continental Boards of Counsellors.
34 Letter dated 3 April 2000 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Guyana.
35 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
36 Ibid.38 Ridvan 2002 message written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
39 Letter dated 30 June 1957 written on behalf of Shoghi Effendi to the National Spiritual Assembly of Alaska, published in High Endeavors (n.p.: National Spiritual Assembly of the Bahá'ís of Alaska, 1976), pp. 35-36.
40 Message dated 9 January 2001 written by the Universal House of Justice to the Conference of the Continental Boards of Counsellors.
41 Ibid.42 Letter dated 12 December 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of the United States.
43 Letter dated 23 December 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Brazil.
44 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to the Bahá'ís of the world.
45 Letter dated 30 August 1930 written on behalf of Shoghi Effendi to the National Spiritual Assembly of the United States and Canada, published in Lights of Guidance (New Delhi: Bahá'í Publishing Trust, 1996), p. 19.
46 Letter dated 9 December 2001 written on behalf of the Universal House of Justice to the National Spiritual Assembly of Seychelles.
47 Letter dated 20 August 2002 written on behalf of the Universal House of Justice to an individual believer.
48 Handwritten note of Shoghi Effendi appended to a letter dated 11 March
1933 written on his behalf to an individual believer, cited in a message
dated 20 October 1983 written by the Universal House of Justice to the
Bahá'ís of the world, published in Readings on Bahá'í Social and Economic
Development (Florida: Palabra Publications, 2000), p. 7.
49 Ridvan 150 [1993] message written by the Universal House of Justice to the
Bahá'ís of the world.50 Ridvan 153 [1996] message written by the Universal House of Justice to the
Bahá'ís of the world.51 Ridvan 2000 message written by the Universal House of Justice to the
Bahá'ís of the world.53 Message dated 9 January 2001 written by the Universal House of Justice to
the Conference of the Continental Boards of Counsellors.
54 The Institution of the Counsellors, a document prepared by the Universal
House of Justice (Haifa: Bahá'í World Centre, 2001), p. 24.
55 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to
the Bahá'ís of the world.58 Letter dated 12 August 2002 written on behalf of the Universal House of
Justice to an individual believer.59 Letter dated 14 August 2002 written on behalf of the Universal House of
Justice to an individual believer.60 Ridvan 153 [1996] message written by the Universal House of Justice to the
Bahá'ís of the world.61 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to
the Bahá'ís of the world.62 Ridvan 2000 message written by the Universal House of Justice to the
Bahá'ís of the world.63 Letter dated 26 June 2002 written on behalf of the Universal House of
Justice to an individual believer.64 Bahá'u'lláh, quoted by Shoghi Effendi in The Advent of Divine Justice
(Wilmette: Bahá'í Publishing Trust, 1990), p. 78.
65 Message dated 17 January 2003 written by the Universal House of Justice to
the Bahá'ís of the world.66 Letter dated 10 December 1942 written on behalf of Shoghi Effendi to two
individual believers, published in Lights of Guidance, p. 67.
67 Message dated 24 May 2001 written by the Universal House of Justice to the
believers gathered for the events marking the completion of the projects on
Mount Carmel.68 Bahá'u'lláh, quoted by Shoghi Effendi in The Advent of Divine Justice, p. 82.
69 Selections from the Writings of 'Abdu'l-Bahá (Wilmette: Bahá'í Publishing
Trust, 1997), sec. 218.8.