More Books by Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í

Bahá'u'lláh
Barazia e burrave dhe grave
Besimi Bahá'í dhe takimi i nivelit të lartë për aleancën midis feve dhe ruajtjen mjedisit
Deklaratë e KNB drejtuar Konferencës botërore të KB për të drejtat e njeriut
Familja në një komunitet botëror
Gratë dhe burrat
Komuniteti Ndërkombëtare Bahá'í
Kush po e shkruan të ardhmen
Kërkimi i vlerave
Legjislacioni ndërkombëtar për mjedisin & zhvillimin
Liria për të besuar
Marrëdhëniet me qeverinë
Mbrojtja e të drejtave të grave
Mirëqenia e njerëzimit
Një strategji & plan veprimi global
Pikë kthesë për të gjitha kombet
Qytetaria botërore
Roli i edukimit, mjeteve të informimit publik
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Zhvillimi i pandërprerë dhe shpirti njerëzor
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í : Zhvillimi i pandërprerë dhe shpirti njerëzor
Bahá'í International Community
866 United Nations Plaza, Suite 120
New York, NY 10017 USA
Tel: 212-756-3500 Fax: 212-756-3573
Zhvillimi i Pandërprerë dhe
Shpirti Njerëzor
Original Title:
Sustainable Development and the Human Spirit
by the Bahá'í International Community
Text: Albanian
(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i parë 1996 - 153 E.B.
Përshtatur nga Deklarata

e bërë në mbledhjen plenare të "Takimit të Nivelit të Lartë të Tokës" (Konferenca e Kombeve

të Bashkuara për
Mjedisin dhe Zhvillimin),
Rio de Zhaneiro, Brazil

Problemet me të cilat ndeshet njerëzimi nuk mund të trajtohen plotësisht pa një kooperim e bashkërendim të gjerë në të gjitha nivelet, që tejkalon shumë çdo gjë që përfshihet në përvojën kolektive të njerëzimit.

Një zgjidhje e vërtetë
e gjendjes së rrezikshme

të punëve në botë mund të realizohet vetëm kur dimensioni shpirtëror

i natyrës njerëzore
të mbahet parasysh
dhe zemra njerëzore
të transformohet.
Dimensioni shpirtëror
i natyrës njerëzore
mund të kuptohet praktikisht si burimi
i cilësive që e kapërcejnë egoizmin e ngushtë.

Tej çështjeve të tilla teknike e politike, si ç'kufizime duhen vënë për gazet e serrave, si mund të stimulohet zhvillimi i pandërprerë dhe kush do të paguajë për të, çështja themelore me të cilën ndeshet komuniteti botëror është kjo: A mundet njerëzimi, me modelet e tij të rrënjosura të konfliktit, me egoizmin dhe qëndrimin e tij dritëshkurtër, të angazhohet në një kooperim të qytetëruar e në një planifikim afatgjatë në shkallë botërore?

Zhvillimi i Takimit të Nivelit të Lartë të Tokës ndriçoi si kompleksitetin dhe ndërvarësinë e problemeve me të cilat ndeshet njerëzimi. Asnjë prej këtyre problemeve - padrejtësitë rraskapitëse të zhvillimit, kërcënimet apokaliptike të nxemjes së atmosferës e të shterimit të ozonit, shtypja e grave, lënia pasdore e fëmijëve dhe e popujve të prapambetur, duke përmendur vetëm disa prej tyre - nuk mund të trajtohet në mënyrë realiste pa mbajtur parasysh të gjitha të tjerat. Asnjëri prej tyre nuk mund të trajtohet plotësisht pa një kooperim e bashkërendim të gjerë në të gjitha nivelet, që tejkalon çdo gjë që përfshihet në përvojën kolektive të njerëzimit.

Por mundësinë për një kooperim të tillë e minon ulja e përgjithshme e karakterit njerëzor. Megjithëse zakonisht nuk diskutohen në lidhje me sfidat e mjedisit e të zhvillimit, në botë ka sot disa rryma - duke pëfshirë mungesën gjerësisht të përhapur të disiplinës morale, ngritjen në qiell të lakmisë e të akumulimit material, dobësimin gjithnjë më të madh të familjes e të komunitetit, rritjen e paligjshmërisë e të rrëmujës, mbisundimin e racizmit e të fanatizmit, përparësinë që u jepet interesave kombëtare mbi mirëqenien e njerëzimit - të cilat të gjitha shkatërrojnë besimin dhe sigurinë, që janë themelet e bashkëpunimit.

Eliminimi i këtyre rrymave shkatërrimtare është thelbësore për vendosjen e unitetit e të kooperimit. Eliminimi i tyre do të kërkojë një kuptim më të thellë të natyrës njerëzore. Sepse megjithë që ekonomia, politika. sociologjia dhe shkenca janë mjete të rëndësishme për trajtimin e krizave të ndërvarura me të cilat ndeshet njerëzimi, një zgjidhje e vërtetë e gjendjes së rrezikshme të punëve në botë mund të realizohet vetëm kur dimensioni shpirtëror i natyrës njerëzore të mbahet parasysh dhe zemra njerëzore të transformohet.

Megjithëse ka aspekte mistike që nuk shpjegohen lehtë, dimensioni shpirtëror i natyrës njerëzore mund të kuptohet praktikisht si burimi i cilësive që e kapërcejnë egoizmin e ngushtë. Cilësi të tilla përfshijnë dashurinë, dhembshurinë, durimin, besueshmërinë, kurajën, përunjësinë, kooperimin dhe vullnetin për sakrifica për të mirën e përbashkët. Këto janë cilësi të një qytetarie të ndriçuar, të aftë për të ndërtuar një qytetërim botëror të unifikuar.

Pasi të ketë vërshuar, ky burim i fuqishëm
e dinamik i motivimit individual e kolektiv

do të përhapë një frymë kaq të thellë e të shëndetshme midis popujve të botës, saqë asnjë forcë nuk do t'i rezistojë dot fuqisë së tij unifikuese.

E vërteta shpirtërore themelore e epokës sonë është njëshmëria

e njerëzimit.

Ndryshimet e thella e që shkojnë larg, uniteti dhe kooperimi pa precedent që kërkohen për ta riorientuar botën drejt një të ardhmeje ekologjikisht të qëndrueshme e të drejtë, do të jenë të mundura vetëm duke prekur shpirtin njerëzor, duke iu drejtuar atyre vlerave universale, të cilat janë të vetmet që mund t'u japin mundësi individëve e popujve të veprojnë në përputhje me interesat afatgjate të planetit e të njerëzimit si një e tërë. Pasi të ketë vërshuar, ky burim i fuqishëm e dinamik i motivimit individual e kolektiv do të përhapë një frymë kaq të thellë e të shëndetshme midis popujve të botës, saqë asnjë forcë nuk do t'i rezistojë dot fuqisë së tij unifikuese.

E vërteta shpirtërore themelore e epokës sonë është njëshmëria e njerëzimit. Pranimi universal i këtij parimi - me të gjitha implikimet që sjell ai për drejtësi shoqërore dhe ekonomike, për pjesëmarrje të përgjithshme në marrjen e vendimeve pa kundërvënie, për paqen dhe sigurimin kolektiv, për barazinë e sekseve dhe arsim për të gjithë - do të bëjë të mundur riorganizimin dhe qeverisjen e botës si një vend i vetëm, si shtëpia e njerëzimit.

Mbi njëqind vjet më parë, Bahá'u'lláh-u sfidoi sundimtarët dhe popujt e tokës që ta bëjnë botëpërfshirës vizionin e tyre: "Nuk duhet të krenohet ai që do vendin e vet, por ai që do gjithë botën." Kjo sfidë ende pret përgjigje.


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :