Komuniteti Bahá'í është themeluar më 1844. Si një organizatë joqeveritare, Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í përfshin dhe përfaqëson anëtarët e Besimit Bahá'í në gjithë botën, duke përfshirë mbi pesë milionë burra dhe gra nga më tepër se 2000 grupe etnike dhe pothuajse nga çdo kombësi, klasë ekonomike, zanat e profesion. Komuniteti Bahá'í ka komunitete të rëndësishme në mbi 200 vende e territore, nga të cilat 165 janë të organizuara si filiale kombëtare (ose rajonale), me 17,000 komunitete lokale Bahá'í të organizuara.
Në vitin 1945 përfaqësues Bahá'í ishin të pranishëm në konferencën historike të San Franciskos që krijoi Kombet e Bashkuara. Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í u regjistrua për herë të parë si organizatë ndërkombëtare joqeveritare (ONJQ) nga Departamenti i Informimit Publik të Kombeve të Bashkuara në mars 1948. Në maj 1970, Komunitetit Ndërkombëtar Bahá'í iu dha statusi konsultativ, Kategoria II, në Këshillin Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara (KESKB). Në vitin 1976 iu dha statusi konsultativ në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (FKBF), dhe në vitin 1989 statusi i marrëdhënieve vepruese në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në vitin 1985, Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í krijoi një Zyrë të Informimit Publik, në vitin 1989 një Zyrë të Mjedisit dhe në vitin 1992 një Zyrë për Përparimin e Grave.
Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í merret me një numër të madh çështjesh që u përkasin Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë përparimin e grave, zhvillimin ekonomiko-shoqëror, mjedisin, të drejtat e njeriut dhe paqen. Komunitetet Bahá'í kanë një përvojë të gjerë për të nxitur pjesëmarrjen popullore, për të rritur rolin e grave në marrjen e vendimeve dhe për të parandaluar përdorimin e drogës.
Midis veprimtarive të tjera me të cilat merren komunitetet Bahá'í janë zhvillimi i pandërprerë, kujdesi për mbrojtjen e pakicave, përpjekjet për eliminimin e racizmit dhe edukimi për të drejtat e njeriut. Për mëse 20 vjet, Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í është përpjekur, përmes marrëdhënieve konsultative e vepruese me agjensitë e posaçme të Kombeve të Bashkuara, të përhapë përvojën e komuniteteve Bahá'í në këto e në fusha të tjera. Gjatë viteve 1986-1989, Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í, sipas Raportit të tij Katërvjeçar të vitit 1990 drejtuar Këshillit Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara (KES), ka marrë pjesë në më shumë se 80 takime të Kombeve të Bashkuara.
SYNIMET DHE VEPRIMTARITEKomuniteti Ndërkombëtar Bahá'í i është përkushtuar çështjes së paqes botërore duke krijuar kushtet, në të cilat uniteti shfaqet si gjendja e natyrshme e ekzistencës njerëzore. Midis këtyre kushteve, këto që vijojnë kanë përparësi të veçantë:
Stimulimi i njëshmërisë së njerëzimitPaqja dhe mirëqenia e njerëzimit varen nga vendosja e unitetit, duke përfshirë barazinë raciale dhe eliminimin e të gjitha paragjykimeve. Për më shumë se 140 vjet, Bahá'í-të kanë ngritur komunitete të karakterizuara nga diversiteti dhe të angazhuara në unitetin. Krijimi i komuniteteve të ndryshme e të bashkuara kërkon heqjen dorë nga të gjitha llojet e paragjykimeve dhe i shtyn anëtarët që të mësojnë të punojnë së bashku për të mirën e të gjithëve. Këshillat drejtuese lokale të zgjedhura nxitin kooperimin midis elementëve të ndryshëm të komunitetit duke inkurajuar pjesëmarrjen e gjerë në marrjen e vendimeve përmes konsultimit.
Realizimi i barazisë midis burrave dhe graveNë komunitetet Bahá'í si burrat dhe gratë e kanë për detyrë të zbatojnë parimin e barazisë, që kërkon emancipimin e plotë të grave. Si gratë dhe burrat janë të angazhuar për zhvillimin e qëndrimeve që i përshtaten statusit të barabartë të grave, dhe si njëra dhe tjetra palë kontribuojnë për projektet Bahá'í të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.
Avancimi i drejtësisë e i bashkëpunimit ekonomikBahá'í-të e konsiderojnë shërbimin ndaj njerëzimit si një qëllim thelbësor të jetës dhe si një mjet për përparimin ekonomiko-shoqëror. Këshillat lokale të zgjedhura Bahá'í përgjigjen për ta mbledhur komunitetin që të konsultohet, të planifikojë dhe të verë në zbatim projektet që ndihmojnë për mirëqenien e mbarë komunitetit. Në kohën e tanishme ka mbi 1600 projekte të zhvillimit ekonomiko-shoqëror që drejtohen nga Bahá'í-të anembanë botës.
Shërbimi në çështjen e edukimit universalEdukimi i individit, i familjes dhe i shoqërisë ka qenë një çështje ku është përqëndruar në radhë të parë vëmendja në veprimtarinë Bahá'í. Theks i veçantë vihet te shkollimi i vajzave, sepse, si nëna, ato janë edukatoret e para të fëmijëve, si dhe për arsye të rolit të rëndësishëm që ato luajnë në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Nga projektet e zhvillimit ekonomiko-shoqëror që drejtohen nga komunitetet Bahá'í, 741 janë shkolla, 7 janë radiostacione dhe 203 janë programe për të mësuar shkrim e këndim, si dhe programe të tjera edukative. Trajtimi tërësor i shëndetit, që e vë theksin te raporti midis mirëqenies fizike, mendore, shoqërore e shpirtërore, është një element i edukimit Bahá'í. Disa komunitete Bahá'í sponsorizojnë projekte të posaçme për shëndetin. Për shembull, në 12 vende funksionon një program model i përgatitjes bazë për ruajtjen e shëndetit në nivel fshati.
Ushqimi i ndjenjës së qytetarisë botëroreBahá'í-të mbështesin synimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe synimet humanitare, shoqërore dhe ekonomike të agjensive të specializuara të saj. Vlera të tilla si kujdesi i përbashkët për tokën, të cilat shprehen në nivel ndërkombëtar, pasqyrohen në veprimtari të nivelit lokal. Për shembull, projektet Bahá'í e vënë theksin te strategjitë e zhvillimit të pandërprerë, duke përfshirë ripyllëzimin, zhvillimin e burimeve të përtëritshme, ruajtjen [e mjedisit] dhe praktikat e pastra bujqësore.
Edukimi i tolerancës fetareBahá'í-të mbështesin kooperimin dhe mirëkuptimin midis feve, të bazuar në njohjen e burimit të përbashkët të të gjitha besimeve të mëdha të botës, dhe i kanë bërë thirrje sistemit të Kombeve të Bashkuara të mbrojë lirinë fetare të bashkëfetarëve të saj në pjesë të ndryshme të botës. Bahá'í-të inkurajojnë gjithashtu njohjen e harmonisë bazë që duhet të ekzistojë midis shkencës dhe fesë.
Inkuarajimi për të adoptuar një gjuhë ndihmëseNjë zbrazëti themelore e komunikimit midis njerëzve minon seriozisht përpjekjet për një paqe të përbotshme. Bahá'í-të mbështesin adoptimin e një gjuhe ndihmëse ndërkombëtare, e cila do të kontribuonte për zgjidhjen e këtij problemi.
__________________________________________________
ADRESAT E ZYRAVE TË KOMUNITETIT NDËRKOMBËTAR